Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 128
  1. #21
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Mbreme po ndiqja lajmet dhe pashe qe mijera qytetare nga e gjithe Shqiperia po perkrahnin nje proteste te organizuar nga Opozita kunder Qeverise dhe "krizes energjitike" Nderkohe qe kufizimi i energjise do vazhdoje akoma ne ditet e ardheshme.

  2. #22
    ØÐЮ§ ® Maska e White_Wolf
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Vendndodhja
    ŦǾЯÖйЂŌ ®
    Postime
    59
    Ca jane keto shkrime,ca jane keto artikuj qe te japin shpresa te kota,Kusha jane keta qe po tallen me kete popull gati per 20 vjet rresht!!!???
    Nuk ja vlen as per tu bere copy&paste ketyre artikujve qesharak te politikaneve shqiptare.
    A GOOD FRIEND IS LIKE A PC:Enters Your Life,Saves You In His Heart,Formats Your Problems & Never Deletes You.

  3. #23
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Viti 2007
    Shqiperia--Nuk ka 24 ore uje
    Nuk ka energji elektrike 24 ore
    Nuk ka siguri

    me pak fjale ska asgje elementare per nje jetese normale.

    ja dhe nje mallkim alla korcarce per te gjithe pseudo politikanet tane qe nuk kane hapur nje liber per te lexuar, qe ne momentin e vetshpalljes te te qenit politikan.

    "Ju rente kanceri , ju rente"

  4. #24
    Balkanweb, 13/01/2007 - 08:22

    KQZ vendos: Pa drita, votimi dhe numërimi me qiri
    • ROZETA RAPUSHI

    Çdo qendër votimi do të paiset me qirinj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të votuar në 18 shkurt. Si rrallë herë, KQZ ka vendosur të sigurojë me qirinj çdo qendër votimi e komision ku do të bëhet numërimi i votave dhe do të dalë rezultati i zgjedhjeve lokale. Në kulmin e krizës energjitike dhe frikës se energjia nuk do të mjaftojë për të qenë 24 orë e më pas ditën e zgjedhjeve, KQZ-ja është furnizuar me qirinj për t’ua shpërndarë 4800 qendrave të votimit që ndodhen në të gjithë vendin. Institucioni ka gjetur një mënyrë shumë praktike për të shpërndarë “dritën”, në rast të ndonjë kolapsi energjitik ditën e zgjedhjeve. Në çdo kuti votimi do të vendosen 2 qirinj, që do të mbahen nga Qendrat e Votimit dhe do të përdoren në rast të mungesës së energjisë elektrike. Ata (qirinjtë) do të jenë të mjaftueshëm për të ndriçuar vendin ku do të votohet, pasi një qendër votimi, merr disa kuti së bashku me dy qirinjtë që ndodhen në secilën. Vendosja e qirinjve bëhet në pamundësi të sigurimit të çdo qendre votimi me një gjenerator për ditën e zgjedhjeve, apo në rastin më të mirë, të sigurimit me energji pa limit nga KESH-i të qendrave atë ditë. Marrja e masave për dritë ditën e votimit, bëhet në një kohë kur vendi është përfshirë nga kriza energjitike. Situata tepër e rënduar është në qytete e fshatra të thella të vendit, ku energjia mungon për rreth 10 orë. Ndërkohë që edhe në kryeqytet orët e territ vazhdojnë.

    Dëmet

    Debatet politike dhe kriza parazgjedhore, jo vetëm ka bllokuar punën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por ka çuar dëm edhe mijëra lekë. Rreth 80 mijë postera që KQZ-ja ka përgatitur për ndërgjegjësimin e zgjedhësve që të votonin në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës për zgjedhjet 20 janar, shkojnë dëm. Me diskutimin dhe arritjen e një marrëveshjeje për shtyrjen e zgjedhjeve në 18 shkurt, asnjë nga posterat e bëra nga KQZ-ja nuk vlejnë më. “Nuk mund të përdoren posterat e bërë për ndërgjegjësimin e zgjedhësve që të votojnë në 20 janar, sepse kjo datë nuk është më”, - tha zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli. Sipas tij, Komisioni do të bëjë postera të tjerë, ku do të korrigjojë vetëm datën e zgjedhjeve. Por para se të ndërmarrë këtë nismë, KQZ-ja do të sigurohet mirë për marrëveshjen dhe do të presë dekretimin e datës së re të zgjedhjeve, në mënyrë që sërish ato të mos shkojnë më dëm. Për sigurimin e posterave do të harxhohen sërish para, që do të merren nga fondi i KQZ-së për zgjedhjet. Ndërkohë që humbje Komisioni ka pasur edhe në bërjen e reklamave të tjera. KQZ-ja ka realizuar spote në radio për rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje si dhe spot televiziv po për të njëjtën çështje. Të dy realizimet do të ndryshojnë me ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Të gjitha problemet janë krijuar nga mosmarrëveshjet mes partive politike për zgjedhjet.

  5. #25
    Populli i lumturuar ne pritje te deklarates se perbashket berisha - nano per zgjidhjen e krizes energjitike ...

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    “I gjithë arti i qeverisjes qëndron në artin e të qenit i ndershëm”


    Thoma Jefferson

  7. #27
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Populli i lumturuar ne pritje te deklarates se perbashket berisha - nano per zgjidhjen e krizes energjitike ...
    hahaha.....

    populli!? Une shof vetem pensjonista. Ndoshta te njejtet qe dolen ne manifestimin ke zogu zi?
    ku e gjete kete foto pash zotin?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #28
    Ja mentaliteti i komunizmit fshataresk antinjeri ...

    A jan pensionistat popull?

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Ja mentaliteti i komunizmit fshataresk antinjeri ...

    A jan pensionistat popull?

    Komunizmin vetem fshataret e perkrahin.

    A MUNDENI JU TE GJENI NJE KOMUNIST NE VATIKAN?

  10. #30
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    Komunizmin vetem fshataret e perkrahin.

    A MUNDENI JU TE GJENI NJE KOMUNIST NE VATIKAN?

    Ha ha ha .....nga Shqipëria del tek Vatikani

  11. #31
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Ja mentaliteti i komunizmit fshataresk antinjeri ...

    A jan pensionistat popull?
    Natyrisht qe pensjonistat jane pjese e popullit.
    Por nuk mund te reduktosh Popullin vetem tek pensjonistat.

    Ne fakt, ky eshte gabimi strategjik i Ramistave, reduktimi i elektoratit tek pensjonistat dhe adoleshentet.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a i kini pare se si lidhen me rrjetin vilat dyqanet fabrikat gratacielat.. shtepite e magazet.. ne nje shtillë sheh qindra kabllo lloj lloj tipi ngjyre e kalibri.. qe shkojne sa lart poshte sa ne te mengjer e djathtas..
    kjo eshte tragjedia..
    kte vetem nje "enver" e rregullon.. po nje enver qe ta kish mire me bushnë e eu-ne sic e kish mire ai me stalin e krushov e mao cedun cunlal etj.. (ku i jepeshin dulles falas nga ata revizioniste miljarda pa hesap e pa fature) e tja hyne ata ketij qelizmi ne energjetike..
    se kto qeverite me 5 lek ne buxhet smunden dot.. prandaj ti kuptojme kto gjera..

    pse them qe gratacieloizmi tip edvin e brojk eshte tragjedi.. sepse ndertohen gjigande mbi tubin e m.utit e telat e vena qe ne koh te zog-musolinit.. qe vetem ne vitin 1935 e perballonin uj-sjelljen dhe m.ut kako sh.urr- percjelljen..

    tirana e cdo qytet shqiptar do nje fillim nga e para se cdo gje eshte mbrapsht..

    shikoni cfar reklamojne si gje te bukur kta te rinjt e sotem ne forum.. gratacielat e ndertuara rras mes lagjeve bi.th me b.ithe me pallatet e mjera te enverit..
    ato pallate vuanin athere ne koh te spiro kolek adil sheh mehmet manush hysniut..per pak oborr per femijet e lagjeve.. e tani mu te shkalla i vjen mercedesi me 70 km a 100 ne ore..
    pra koncepti per.. cfar eshte nje qytet i rregullt eshte katastrof..

    vet nanua duke blere apartament ne nje grataciele ndertuar mes oborrit te shallvareve tregoi se scan koken per estetik e rregull e ajer per miletin..
    po ashtu saliu duke blere apartament ne gratacielat buz te mjeres rrug te elbasanit.. tregoi se nuk i ben pershtypje kjo rrumpalle..

    i madhi.. Gand mbante nje carcaf e nje dhi.. per ti treguar njerzve se.. ja dhe keshtu jetohet..thjesht..
    cdesh te thosh Gandi..
    se ky vend me 1 miliard njerez.. qe te behet do sakrifice.. jo ca Raxhaj ne pallate perallore e mileti te ngordhin rrugve per buke.. pra nje solidaritet njerzor mes te gjithve qe fillon nga i pari vendit sic ishte gandi legjendar..
    edhe saliu ..te jepte shembull se ne princip eshte kunder betonizimit ajer shkatrrues.. jo te kish thene.. sdua apartament ne nje grumbull gratacielash te ndertuara aty ku duhej te ishin oborre cerdhesh kopshtesh e shkollash fillore apo kendi sportiv i liceut apo i shkolles jetimore.. sepse rrug e elbasani duhej lene sic qe.. me ato vila e ambasada te kohes vjeter.. e keshtu gjith tirana..
    tirana ska vend per 1 milion njerez.. me nje lane mikroskopike..
    ne se duan ajer ..tirana ka vend vetem per 200 000 banor ..tjeret..te ikin..
    te ndertohen qyteza te reja zinxhir nga bacalleku deri ne novosele.. me plan e moderne..
    po ashtu kadarja te mos pranonte villë ne breg det bi.th me b.ith me marsel skendo fevzi meto m.utat.. po te thosh se.. at cop breg qe kemi ta kete tere populli me te drejte te vene mullaqet ne kum sic thon myzeqaret ca dit ne vit.. dhe breg deti te behet industri turizmi qe te han buke 3 milion vete.. jo vetem te pushojne lo.qet 70-100 miliardere.. me dashnoret e tyre gjimnaziste qe i ndrrojne kry jave..
    e keshtu me radhe..

    edvini mu mes bankes e muzeut ka ne plan te ndertoj gjigande dhe jo 1 po nja 3 a 4 dhe spash askend te lebetitet nga kjo tragjedi..
    dmth ju pis milet aq e keni horizontin..

    jan te lidhura gjerat..

    kriza nuk eshte tjesht elektrike por filozofike morale .. etjetj..

    cohen privatet ne rrugen e dibres e u japin bahcet e shpijat qerpicore.. mafies e ata mu mbi ate 2 metro rruge te gjere qe ka qen llogaritur vetem per karro -qerret e karvaneve qe vinin nga dibra e madhe me shit pasul ne pazar te tiranes..qe ne 1800 e cane.. e behen tani aty nje mur kinez me grataciela..

    ku e marrin korentin kto.. mijra banesa.. te reja..po squfurin ku e leshojne ato mijra mercedeza te banorve te rinj .. po m.uti ku u vete atyre mijra e mijra te instaluarve ne nje rrugic qe dikur banohej nga 100 njerez.. e sot nga 100 000 mije..
    pra do plasin dhe transformatoret dhe tubat e m.utit dhe rruget do shtypin njerez..
    kishim nje plazh dikur nga ura dajlanit der ne plepa.. ska me..
    u dh.je..

    pra te gjithe po i bejne m.unë shqiperise..

    prandaj edvinua vet vete fle te dashi ne peze.. ohoho ajri paster..
    nuk eshte budalla te thithe dioksid e so 3 e 4 e plumb me tonelata per dite si te mjeret femij te tiranes..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 15-01-2007 më 06:25

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Tironen e dhjene ca ;vizionare;
    Flene e gdhien bojn pazare
    ***** e shurren e Tirones
    Dun me e kalu n brim gjilpones

  14. #34
    Koha Jone, E Marte 16 janar 2007

    Përfaqësuesi i Bankës Botërore, Nadir Mohamed, komenton situatën energjitike në vend

    “KESH përkeqësoi treguesit e tij gjatë vitit të kaluar”

    Banka Botërore ka kritikuar ashpër qeverinë dhe KESH-in për krizën e rëndë energjitike. Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Tiranë, Nadir Mohamed ka deklaruar se KESH përkeqësoi treguesit e tij në gjashtëmujorin e fundit të vitit të kaluar, duke bërë që të bllokohen investimet e donatorëve në këtë sektor.

    Po kështu ai ka deklaruar se menaxhimi i KESH-it është përgjegjësi e qeverisë, pasi Koorporata është një shoqëri publike, e cila duhet t’u ofrojë shërbime qytetarëve shqiptarë.

    Banka Botërore dhe donatorë të tjerë i kanë vendosur disa objektiva KESH-it, ku më të rëndësishmet janë arkëtimet dhe ulja e humbjeve në rrjet. Por KESH vitin e fundit nuk i ka plotësuar këto detyrime. Për katër vite rresht KESH i plotësoi të gjitha objektivat e vëna, por vitin që kaloi ato nuk u arritën, është shprehur dje për mediat Nadir Muhamed, duke shtuar se gjendja u përkeqësua në gjashtëmujorin e fundit dhe këto realizime i ka quajtur si 100 përqind përgjegjësi të KESH-it.

    Sigurimi i energjisë nga importi në kohën dhe masën e duhur është përgjegjësi e KESH-it. Instalimi i matësave që nuk janë vendosur është përgjegjësi e KESH-it, edhe zbatimi i projekteve të vonuara është përgjegjësi e KESH-it, tha përfaqësuesi i Bankës Botërore në Tiranë. Por ndërsa e cilësoi fajtor KESH-in për gjendjen e krijuar, zoti Muhamed bëri më përgjegjësi qeverinë se nuk arriti të kontrrollontë koorporatën në këtë drejtim.

    “Marrëdhëniet tona me qeverinë kanë qenë të kënaqëshme dhe dialogu i politikave për energjinë ka qenë mjaft i mirë, por në jemi të zhgënjyer, sepse disa projekte kanë ngecur. Ndërkohë që KESH duhet të kishte marrë masa që duhet t’i paraprinin krizës energjitike”, ka thënë përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri.

    Zoti Mohamed, si e komentoni situatën aktuale energjitike në Shqipëri dhe cilat janë vlerësimet që jepni për Koorporatën Elektroenergjitike shqiptare?

    Energjia është një nga sektorët më të rëndësishëm për vendin dhe ka ndikim në të gjithë sektorët e tjerë, prandaj dhe Banka Botërore i ka dhënë shumë prioritet këtij sektori, si në financimin e projekteve, dialogut të politikave etj. Interesat tona lidhen pikërisht me faktin se sektori është i reformuar dhe kontribuon në rritjen ekonomike.

    Janë disa faktorë të rëndësishëm në sektorin e energjitikës, brenda të cilëve do të doja të veçoja tre aspekte: situatën afatshkurtër, atë afatmesme dhe atë afatgjatë. Kur bëhet fjalë për periudhën afatshkurtër mund të themi se moti dhe situata energjetike në rajon janë jashtë varësisë së qeverisë shqiptare dhe KESH-it. Këtë sezon nuk ka pasur reshje të mjaftueshme dhe kjo është një nga arsyet e krizës energjitike. Po ashtu, edhe situata në rajon ka qenë jo e mirë.

    Për të gjetur zgjidhjen në një periudhë afatshkurtër nuk na mbetet gjë tjetër veçse të lutemi që të bjerë shi, ose të merren masat maksimale që të rritet sa më shumë importi i energjisë.

    Nga pikëpamja e periudhës afatmesme dhe afatgjatë, problemet e energjisë duhen trajtuar hollësisht, për të gjetur një zgjidhje përfundimtare.

    Pra, ju jeni të mendimit se kjo krizë ka ardhur nga mosmenaxhimi i mirë i KESH-it, apo mosmarrja e masave edhe nga qeveria?

    Menaxhimi i KESH-it është edhe përgjegjësi e qeverisë shqiptare, sepse ajo është një ndërmarrje publike. BB dhe qeveria shqiptare kanë rënë dakord që KESH-i të plotësojë disa objektiva 3-mujorë ose 1-mujorë. Ndër objektivat kryesorë është ulja e humbjeve teknike, ndërsa objektivi i dytë ka të bëjë me arkëtimet energjetike. Këto dy tregues janë shumë të rëndësishëm për gjendjen ekonomiko-financiare të koorporatës. Për vitin e kaluar KESH-i nuk i ka plotësuar këto objektiva.

    Për 4 vjet (2001-2005) KESH-i i kishte përmbushur këto objektiva dhe tani për një vit ka përmbysur gjithçka duke mos i plotësuar këto objektiva. Situata ka ardhur duke u përkeqësuar gjashtëmujorin e dytë të vitit 2006. Këto masa janë 100 përqind përgjegjësi e KESH-it dhe duhet shumë punë për të ndryshuar situatën. Importi i energjisë në kohën e duhur është sërish përgjegjësi e KESH-it, instalimi i matësave është gjithashtu përgjegjësi e KESH-it.

    Hapi i zbatimit të projekteve është sërish përgjegjësi e KESH-it. KESH-i është agjencia kryesore e zbatimit të 3 projekteve të Bankës Botërore dhe ne duam që koorporata të ketë kapacitetet e duhura për zbatimin e këtyre projekteve. Mendoj se KESH-i duhet të bëjë më shumë, përsa i përket menaxhimit financiar të vetvetes.

    Cila është zgjidhja që ju sugjeroni për zgjidhjen e situatës dhe a ka pasur ndonjë projekt nga Banka Botërore për energjinë?

    Qeveria duhet të ecë më shpejt, përsa i përket privatizimit të Divizionit të Shpërndarjes në KESH. Ajo duhet të liberalizojë tregun e burimeve prodhuese të qeverisë. Po ashtu, qeveria duhet të shlyejë të gjitha detyrimet financiare që ka ndaj KESH-it. Është e papranueshme që ndërmarrjet publike nuk paguajnë detyrimet e veta, duke akumuluar borxhin shtetëror ndaj KESH-it.

    KESH dhe qeveria duhet të bashkëpunojnë që çdo familje të ketë matësin e saj. Gjithmonë ka kërkesa të vazhdueshme për matësa dhe kjo situatë duhet zgjidhur, duke bërë një studim të situatës për t’u zgjidhur njëherë e mirë problemi. Qeveria ka ndeshur në probleme me importin e energjisë, që vijnë nga ligji i prokurimeve dhe ne i kemi sugjeruar asaj të fusë një ligj të ri, përsa i përket rregullave të eksport-importit të energjisë.

    Së dyti, për të qenë sa më të saktë një pjesë e faktorëve që ndikuan në krizën energjetike nuk kanë qenë në dorën e KESH-it. Në Shqipëri paguhet vetëm një e treta e energjisë, ndërsa dy të tretat ose vidhen, ose nuk paguhen. Kjo është tërësisht përgjegjësi e KESH-it dhe e konsumatorëve.

    Energjia ka një sërë projektesh, që pritet të fillojnë zbatimin dhe TEC-i Vlorës është një nga ata. Ka shumë projekte të tjera që kanë të bëjnë me linjat e transmetimit dhe intrekoneksionit dhe implementimi me shpejtësi i tyre është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe e agjencive zbatuese të tyre. Këto natyrisht që nuk do të zgjidhin krizën aktuale, sepse ndërtimi i një TEC-i kërkon 18 muaj kohë, ndërsa për ndërtimin e një hidrocentrali duhen 3 vjet.

    Pra, duhet filluar që tani për të mos pasur krizë në të ardhmen e afërt me çmime dy ose tri herë më të larta dhe kështu që dikush duhet të paguajë këtë energji. Për ne kanë qenë shumë zhgënjyese treguesit e KESH-it, prandaj dhe kërkojmë një punë më të mirë nga KESH-i dhe një ndërgjegjësim nga ana e konsumatorëve. Disa rekomandime teknike nuk janë ndjekur deri në fund.

    E kemi paralajmëruar KESH-it për këtë situatë dhe masat duhet të ishin marrë me kohë si për sigurimin e imporit ashtu edhe në menaxhimin më të mirë të rezervave hidrike.

    Si po ecin punët në zhvillimin e projekteve për ndërtimin e burimeve termike apo hidrike, në të cilat Banka Botërore ka marrë pjesë e projekteve?

    Për ne është me rëndësi që të përqendrohemi në ato çfarë duhen bërë dhe çfarë mund të bëhen. Ka një sërë projektesh, që pritet të fillojnë zbatimin dhe TEC-i Vlorës është një nga ata. Ka shumë projekte të tjera, që kanë të bëjnë me linjat e transmetimit dhe intrekoneksionit dhe implementimi me shpejtësi i tyre është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe e agjencive zbatuese të tyre.

    Këto natyrisht që nuk do të zgjidhin krizën aktuale sepse ndërtimi i një TEC-i kërkon 18 muaj kohë, ndërsa për ndërtimin e një hidrocentrali duhen 3 vjet. Pra duhet filluar që tani për të mos pasur krizë në të ardhmen e afërt.

    Vendi ka potenciale të shumta në Bushat, në Skavicë në Kalimash dhe nëse do të kishte një sistem të mirë përsa i përket tërheqjes së investitorëve të huaj, qeveria mund të përshpejtonte hapin edhe përsa i përket hidrocentraleve të vegjël. HEC-et e vegjël nuk e zgjidhin problemin, por nëse do të kishte shumë, bashkarisht ato mund të përbënin një burim të rëndësishëm. Shqipëria është një nga të vetmet vende në botë që bazohet më shumë nga çdo vend tjetër në burimet hidrike.

    Për këtë element duhet filluar puna sa më shpejt, që do të marrë zgjidhje në një periudhë afatmesme. Në Shqipëri varësia nga burimet hidrike është 97 përqind, ndërsa shumica e vendeve të tjera mbulon 40 përqind të nevojave nga burimet hidrike, prandaj dhe Shqipëria mbetet vunerabël i motit dhe kushteve klimaterike. Pavarësisht avancimeve të teknologjisë moti mund të parashikohet vetëm për katër ditë dhe ciklet e motit nuk janë gjithmonë preçize.

    Për këto arsye kam një mesazh për qeverinë, KESH-in dhe konsumatorët. Për të zgjidhur varësinë e saj nga burimet hidrike qeveria shqiptare është e rëndësishme që të zbatojë menjëherë projektet aktuale të ndërtimit të burimeve termike të energjisë, siç është ai i TEC-it të Vlorës. Nga ana tjetër Shqipëria ka potenciale të tjera edhe përsa i përket burimeve hidrike.

    Tashmë është miratuar edhe ligji për koncensionet dhe në këtë kontekst është e rëndësishme që qeveria shqiptare të tërheqë investimet e huaja direkte. Qeveria ka ndërmarrë një qasje aktive për të hartuar një ligj të ri për hidrocentralet e vogla.

    Kriza ekonomike nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga përfaqësuesit e Bankës Botërore në vendin tonë. Sipas Nadir Mohamed KESH përkeqësoi treguesit e tij në gjashtëmujorin e fundit të vitit të kaluar, duke bërë që të bllokohen investimet e donatorëve në këtë sektor. Po kështu ai ka deklaruar se menaxhimi i KESH-it është përgjegjësi e qeverisë, pasi koorporata është një shoqëri publike, e cila duhet t’u ofrojë shërbime qytetarëve shqiptarë

    Projektet

    Ka një sërë projektesh, që pritet të fillojnë zbatimin dhe TEC-i Vlorës është një nga ata. Ka shumë projekte të tjera që kanë të bëjnë me linjat e transmetimit dhe intrekoneksionit dhe implementimi me shpejtësi i tyre është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe e agjencive zbatuese të tyre. Këto natyrisht që nuk do të zgjidhin krizën aktuale sepse ndërtimi i një TEC-i kërkon 18 muaj kohë, ndërsa për ndërtimin e një hidrocentrali duhen 3 vjet.

  15. #35
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Prit te mendohem pak.... eh po, faji i Berishes.

  16. #36
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Qeveria dhe Keshi jane pergjegjesit...

    Ju kujtohen deklaratat e bera nga zoti Beli (drejtori i keshit) vitin e kaluar se per kete vit apo viti qe sapo kaloi, se do te kishim drita me shume se kurre, etj. Tani kjo deklarate e tij te ngjan e bere nga nje planet tjeter, false. Ose zoteria ne fjale nuk ka qene i zoti ne mexhamin, ose nuk ja ka haberin fare per Keshin. Pra, kemi te bejme me nje keqmexhanim te keshit.
    Sot Shqiperia po e paguan me erresire. Me shpresen per tek shiu Keshi i zotit Beli e humbi bastin me motin.

    Justifikimet qe jane prishur kontratat apo I gjithe rajoni vuan nga mbyllja nga centraleve berthamor te Bulgarise nuk jane vecse justifikime boshese. Pasi nese te prish kontraten, brukseli ka nje zyre avokatore per tille probleme, e me sa mbaj mend une ka ndodhur dikur me nje firme, e cila nuk respektoi kontraten, ajo falimentoi, ndersa firma rumune e ajo italiane qe qeveria pretendon se nuk respektoi kontraten, po keta dy firma po na shesin energjine sot, kuptohet me nje cmim atmosferik, kuptohet qe aq I larte eshte cmimi saqe keto dite kane filluar te paguajne buxhetoret.

    Arsyeja e centralit berthamor, akoma me false, pasi mbaj mend se para dy vjetesh ka rene tellalli neper shtypin e perditshem per mbylljen e tij.
    Askush nuk pretendon se ka qene nje vit i thate sic pretendon zoti Berisha, mjafton tju kete rene ne dore ndonje gazete te pavarur, e do te lexonit se sipas shifrave zyrtare se reshjet per vitin 2006 kane qene me te mira per keto 10 vitet e fundit, shifra zyrtare.

    Por po te vendosim pak llogjike joprofesionale gjithsecili prej nesh, se keta te arshtuquajturit specialiste (edhe pse nuk ka dite qe emisioni Fiks Fare denoncon emerimet pa kriter te bera nga keshi, kur drejtori i nje hidrocentrali, se spo me kujtohet emri, me pare kishte punuar si shef krimesh ne Shkoder), ti kishin mbyllur rrubinetat e hidrocentraleve dhe te kishte importuar me shume energji gjate veres nuk do tu gjindeshim ne erresiren e sotme.

    Humbje pas humbje nga paaftesite qe tregojne askush nuk jep doreheqje, por me e keqja vazhdojne po ne postet e paftesise dhe me premtime boshese si ato qe ben zoti kryeminister per vitin tjeter

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  17. #37
    Humbje pas humbje nga paaftesite qe tregojne askush nuk jep doreheqje, por me e keqja vazhdojne po ne postet e paftesise dhe me premtime boshese si ato qe ben zoti kryeminister per vitin tjeter
    Te pa aftet arriviste si berisha e fanatiket e tij te interesit tendero-kolltukofag shesin edhe Shqiperine per te zgjatur jeten e tyre qelbanike ne pushtet.

    Persa i perket temes, energji te pashtershme keni per te gjetur vetem tek aftesia energjitike e berishes per te gjeneruar shpifje, genjeshtra, mashtrime, kriza ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxh Xhumaku : 21-01-2007 më 10:04

  18. #38
    tirana observer

    Pse nuk ndërtohet Tec-i i Fierit (Seman), zoti Kryeministër?
    LUFTIM AHMETAJ

    Në versionin zyrtar jepet që më datën 20 dhjetor 2006 nuk u bë dot KRRTRSH-ja, mbasi kishte një krizë të rëndë politike. Për atë kryesoren, energjetiken asnjë pushtetar deri tani nuk ka menduar apo folur seriozisht se si do të zgjidhet kjo krizë. Dikush thotë se me kursime mund ta evitojmë katastrofën, një tjetër thotë se po të privatizohet shpërndarja apo dhe vetë KESH-i zgjidhja është e garantuar, disa të tjerë thonë se gjoja ne si një vend me shumë ujëra mund të ndërtojmë hidrocentrale të tjerë në Devoll, në Vjosë, pse jo dhe në Osum etj, dhe kështu shpëtuam. Këto vërtet përmirësojnë diçka gjendjen, por nuk mund të ndalojnë errësirën dhe katastrofën që çuditërisht është shumë afër, por që qeveritaret tanë nuk duan ta kuptojnë.

    Disa zëra, kuptohet shumë 'dashakeq', flasin për gjoja gjëra të ndodhura dhe më parë në Shqipëri, si puna e blerjes së energjisë me prokurim direkt (korrupsion i pastër dhe që i leverdis dikujt), se në KESH është bërë 'reformë' ku janë eliminuar specialistët dhe janë punësuar militantistët.

    Kushdo mund të dalë në TV dhe të thotë se TEC-i i Vlorës është katastrofë. Përfundimi: Shqipëria në terr, biznesi në falimentim, shoqëria e terrorizuar, politika dhe politikanët të klonuar, populli 16 vjet i masakruar. Nuk zbuloj Amerikën në qoftë se them se të gjitha këto jo vetëm janë dokrra. Tani në një gjendje katastrofike të kaskadës së Drinit, por dhe të gjithë HC të tjerë, gjë e cila mund të ketë ndikim disavjeçar, dalim në TV dhe pa u dridhur qerpiku themi se së shpejti Shqipëria do të eksportoje energji. Kjo, në gjendjen që jemi edhe pse ngjan shumë donkishoteske, ekziston si një mundësi.

    Unë njoh një projekt, që është Termocentrali i Fierit në zonën e Semanit, ish-këneta e Hoxharës, që do të përdorë gazin e lëngët dhe do të ketë një fuqi të instaluar 1200 MGW. Ky investim nga më të mëdhenjtë në Ballkan, me vlerë një miliardë e nëntëqind milionë (1.900.000.000) euro akoma nuk është përfshirë në agjendën e miratimit nga organet kompetente shqiptare edhe pse ka gati një vit që ka përfunduar studimin kompleks për fazën e fizibilitetit. Pse? Dikush, nga ish-të majtët, e vonuan miratimin e këtij projekti për qëllime elektorale apo për diçka tjetër.

    Zoti Kryeministër, truqe të tilla nuk janë për staturën tënde, kuptohet që ti do të ndikosh që ky TEC të ndërtohet, bashkë me të firma ASG-Power do të ndërtojë dhe linjën 400 KW me terminal Greqinë në jug dhe Malin e Zi në veri, pra për ata që duan të dinë më shumë, përfundimisht Shqipëria futet në rrjetin ndërkombëtar energjetik, pastaj blen me kontrata afatgjata 300-400 MGW (megavat) që i nevojiten me një çmim diçka më të lartë nga ai i hidrikut, por me siguri sa gjysma e këtij që ne blejmë sot dhe resti, Shqipëria në dritë pa probleme fare dhe nga ky vend i errësirës tragjike mund të eksportohen 800-900 MGW që prodhohen me TEC.

    Një e mirë e madhe është fakti se TECI do të punojë me gaz të lëngët, ka një projekt francez të fjalës së fundit, ndërtohet në një zonë në toka të kripura që s'vlejnë asgjë, është pa ndotje dhe larg pjesëve turistike të anatemuara si të mbrojtura fort këto vitet e fundit.

    Zoti Kryeministër, e vetmja e metë e ndërtimit të këtij TEC-i është fakti që ky nuk do të varet nga KESH-i (faktikisht nga shteti), nuk do të blihet dot energji me çmime të pa kontrolluara, pra eliminon të gjitha përpjekjet për korrupsion, kështu kushdo që do të pengojë në këtë projekt, të lutem shikojeni tamam si ata që vendosëm të luftonim gjatë fushatës elektorale.

    Zoti Berisha, po u shpejtua puna, ky TEC ndërtohet për rreth dy vjet, ju keni kohë të prisni shiritin dhe me siguri ky është i vetmi rast që ju të mbeteni përfundimisht KALORËSI I NDRIÇIMIT dhe i prosperitetit të sigurte të Shqipërisë.

    Ja qe Shqipëria eksportuese energjie mbas dy vjetësh nuk është utopi, por është vetëm një realitet, shumë i bukur edhe si i tillë, por realitet i vërtet ama, ndihmojeni!

  19. #39
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Mbreme dhe sot ka pasur reshje te medha shiu dhe shpresojme te vazhdoje ca dite qe te permiresohet gjendja neper hidrocentrale

  20. #40
    Gazeta Kritika 25/1/2007

    Ushtari dhe Kurbani i Mirë Andi!!!

    Kryeministri Sali Berisha, si mjeshtër i përdorimit dhe shtrydhjes si limoni të vartësve, tashmë e ka vënë në shënjestër Andi Belin. Por nuk do ta sakrifikojë shpejt. Do të presë disa javë sa të mbarojë fushata elektorale, kur të zbrazen digat e HC-ve nga furnizimi non stop i Tiranës dhe Durrësit me energji (pasi PD-së i duhet ti fitoje keto dy bashki). Pas 18 shkurtit kryeministri do ta flakë nga posti, por dhe do ta procedojë penalisht “hajdutin” dhe “të papërgjegjshmin” Beli, që “ka luajtur dhe zhvatur paratë e qytetarëve”…

    Kryeministri e di që Andi Beli nuk duhet të qëndrojë asnjë sekondë në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Korporatën Elekrtoenergjitike Shqiptare. Ketë e ka dëgjuar nga publiku, nga media (dhe ajo që punon për hesap të tij), e ka dëgjuar nga opozitarët e tij të dashur, madje dhe nga shoqata e pavarur e kandidatit të ardhshëm për Prokuror të Përgjithshëm.

    Kryeministrit i është mbushur mendja top se Andi, pavarësisht rezistencës së fortë të ministrit Ruli, duhet te ikë për 1000 arësye. Por një minutë. Andi Beli i duhet z. Berisha edhe për një eksperiment të fundit. Të cilin do ta bëjë javët e fundit të fushatës zgjedhore.

    Kryeministri, nje politikan me përvojë dhe një mjeshtër në përdorimin e shtrydhjen si limoni të vartësve, në këtë moment që Andit "i kanë rrënë pantallonat nga beli", i ka kërkuar atij dhe një nder: Me hir ose me pahir të furnizojë non stop Tiranën dhe Durrësin me energji elektrike. (Ah sa i duhen kryeministrit dhe PD-së këto dy bashki?!)

    Ndaj ato duhen furnizuar me drita, për të rregulluar imazhin dhe mundimet e errësirës. Por dhe për të injoruar dhe fjalët e Metës se …"në 2007-n Berishën do ta zbojë nga posti zhurma e gjeneratorëve të territ…" Pra, drita do ti jepen me cdo kusht Tiranës dhe Durrësit, pavarësisht se situata hidrike është bërnut dhe importi po kërkon qimet e kokës.

    Dikur z. Berisha akuzoi kundërshtarët e tij se "e lanë popullin në errësirë nga shfrytëzimi barbar i rezervave hidrike ne hidrocentarle për shkaqe elektorale". Tani kjo punë nuk i duket e keqe, aq më tepër që "ai nuk është informuar për katastrofën" dhe "ata të KESH-it ia kanë mbajtur të fshehur"…

    Pasi të mbarojë fushata do të zbulohet menjëherë shkaktari i katrahurës hidrike dhe energjitike. Ky do të jetë Andi Beli. Dhe zëvëndësi i tij do të jetë ai që aktualisht është numri 2 në KESH. Ai, i cili para një viti e gjysëm la biznesin fitimprurës të karburanteve për biznesin më shumë fitimprurës të një posti drejtues në KESH…

    Për "kukullën" Beli nuk do të ketë vetëm flakje nga detyra, por dhe ndjekje penale, pasi në një nga mbledhjet e muajit mars 2007, kryeministri me gishtin e tij karakteristik tregues të drejtuar nga ministrat që e shikojnë totalisht me vëmendje do të mbajë një fjalim të fortë antikorrupsion. Do ta demaskojë deri në palcë, të korruptuarin Beli, të papërgjegjshmin Beli, hajdutin e parave të qytetarëve Beli…

    Nga Kimet Morina

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •