Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 41
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    Kriza energjitike apo kriza parlamentare

    C mendoni per krizen energjitike .A mund te shmangesh po te paguanin te gjithe shqiptaret energjine e harxhuar?
    Per ju kush ka me shume rendesi kriza energjitike apo kriza parlamentare?
    A mund te shmangesh kjo krize ne qofte se partite politike do te mendonin me shume per kete popull?

  2. #2
    Korrieri, E Marte, 09 Janar 2007

    Tunde Belin
    Nga Arben Rrozhani

    Per te dytin dimer rresht nen qeverisjen e kabinetit te drejtuar nga kryetari i PD-se, Sali Berisha, Shqiperia eshte perfshire nga kriza e pashembullt energjetike, duke cuar vendin ne zgrip te humneres ekonomike dhe sociale. Per te dytin dimer rresht, drejtori i KESH-it, nje emer mbiemer i denje per personazhet e videoklipeve sharlatane te shtepive diskografike ne rrugen e Durresit, eshte bere shqiptari me i urryer i atyre qe banojne ne 28 mije kilometra katrore siperfaqe dhe kane nevoje ne dimer vetem per 22 milione kilovatore energji elektrike ne dite, per jetese e biznes.

    Per te dytin vit rresht politika dhe shoqeria civile kerkon te coje ne gijotine ministrin e Ekonomise dhe te Energjetikes, Genc Ruli dhe drejtorin e KESH-it dhe apelet e tyre perfundojne me terheqjen e vemendjes se kryeministrit te vendit, Sali Berisha. Shefi i qeverise dhe kryetari i partise qe premtoi “Kohen per ndryshim”, qe para se te merrte pushtetin “de facto” ne shtator 2005 kish bere gati, e zeza ne te bardhe programin 4-vjecar te qeverise se tij, te cilin me shume mburrje e kish quajtur nje kontrate me qytetaret e Shqiperise.

    Dhe para se shqiptaret e kontraktuar nga kryeministri Sali Berisha te numerojne dimrat shkaterrues pa energji elektrike, te kerkojne kokat e turkut te Rulit e Belit, duhet t’i kerkojne llogari nenshkruesit te kontrates, shefit te qeverise.

    Ne kapitullin per energjine te programi qeverises 2005-2009, qeveria (pra kryeministri) premtohet solemnisht: “Energji e mjaftueshme, e lire dhe e garantuar”. Ne janar 2007, 17 muaj pas mbreterimit ne krye te Ekzekutivit, per shqiptaret nuk ka energji, ajo u jepet gjithnje e me shtrenjte dhe askush nuk eshte i garantuar se do ta kete ate ne shtepine apo biznesin e tij.

    Shqiperia eshte i vetmi vend ne rajon, qe eshte zhytur ne erresire, shume muaj para se termocentrali ne Bullgari te mbyllej dhe askush nuk eshte gati t’i jape energji, megjithese ajo blihet ne menyre te dyshimte sa frengu pulen. Qeveria (Berisha) kish premtuar se: “Energjia elektrike do te jete nje fushe prioritare e qeverise, e cila angazhohet se kjo energji nuk do t’i mungoje asnje familjeje dhe asnje biznesi kudo qofshin ato dhe pa diskriminim dhe do te synohet qe brenda vitit 2007 te garantohet furnizimi i panderprere i energjise elektrike, objektiv ky qe do te sigurohet nepermjet kryerjes se reformave te thella dhe investimeve prioritare ne kete sektor.”

    Ne janar 2007, te jesh ne Tirane (qender) te ikin dritat dy here ne dite, gjithsej pese ore, te jesh ne periferi ke dy here me shume erresire, te jesh ne Tropoje dhe Gjirokaster (vendlindje te Berishes dhe Rulit) ke energji pa nderprere, te jesh afer Fierzes nuk ke energji fare dhe po te kesh mbetur ne fshat edhe ndizet ndonjehere poci. Qeveria (Berisha) per te dytin dimer rresht po deformon edhe shtresezimin social te shqiptareve. Sot njeriu me pushtet ka drita pa nderprerje, ndersa “njeriu i mire” kur ta ngreje leven ai i KESH-it. Qindra biznese te medha po tretin dhjamin per te patur energji elektrike, ndersa mijera biznese te mesme apo te vogla thuajse kane falimentuar, duke i bere te pavlefshme premtimet per uljen e cmimit te energjise apo te taksave dhe duke rrezikuar vendet e punes per mijera te punesuar.

    Qeveria (Berisha) kish premtuar se: “Do te instalohen matesat ne te gjithe konsumatoret e per rrjedhoje do te marre fund brenda vitit 2006 faturimi aforfe. Ne kete kuader do te rishikohet dhe permiresohet edhe sistemi ekzistues i matjes. Nga ana tjeter do te ndeshkohen me rreptesi abuzimet dhe vjedhjet e energjise elektrike nga cdo perdorues i pandergjegjshem. Energjia elektrike do te paguhet e plote nga cdo konsumator. Per rrjedhoje do te mund te zvogelohen ne minimum humbjet joteknike qe sot perbejne rreth 800-1,000 milion kWh dhe do te rriten arketimet ne mbi 95% nga rreth 88% qe ishin ato ne vitin 2004.”

    Sot te marresh nje mates duhet te kesh mik ne KESH dhe ai kushton 20 mije leke te reja, ndersa faturat aforfe po gelojne. KESH-i i do parate nje me nje, madje i kerkon edhe para kohe. Vjehrrit tim, konsumator te Rruga e Durresit ne ditet e para te dhjetorit te kaluar i erdhi fatura e muajit dhjetor (!!!), kur ai pensionist i shkrete priste te merrte ndonje therrime lemoshe nga thesi i qeverise per festat e fundvitit. Ne Tropojen e Doktorit pakkush e njeh faturen e energjise, ashtu si dhe ne Bathore, ku ka protesta po erdhi faturisti, por KESH nuk harron te vjele kamatvonesat per te tjeret qe kane frike te mos paguajne detyrimet ndaj shtetit. Humbjet ne rrjet sipas ish-nendrejtorit te KESH-it, Pjeter Dema po shkojne mbi 40 per qind, si mos kurre me pare, duke treguar paaftesine e KESH-it.

    Qeveria nuk ka arritur te vendose disiplinen financiare e administrative ne Korporaten Elektroenergjetike, ku prej 17 muajsh jane bere qindra emerime qe nuk kane lidhje me energjetiken, duke flakur ne rruge specialistet, ndersa do te duhen rreth 500 milione euro per te siguruar energji per konsumatoret.

    Qeveria (Berisha) kish premtuar se: “Praktikat korruptive te importit te energjise do te marrin fund. Per kete do te rregullohet kuadri ligjor dhe praktikat per importin e energjise elektrike duke e bere ate transparent dhe te afte te siguroje energji te importuar ne sasi te mjaftueshme dhe me cmimin me te leverdisshem. Brenda mundesive teknike ne rritje KESH do te perdore metoden e depozitimit te perkohshem te energjise.”

    Qeveria prej shume muajsh ka bere disa dhjetera prokurime te drejtperdrejta dhe duke e blere nje kilovat shume here me shtrenjte se sa ne vere. Ish-drejtori i KESH-it, Dritan Prifti vazhdimisht akuzon se: “Dikush ne KESH po ben shume leke me blerjet e energjise”, sepse ajo me qellim i ka deshtuar tenderet e blerjes, duke blere drejtperdrejt energji dhe duke mos bere transparente asgje nga kontratat.

    Ne pranveren e kaluar dhe gjate veres me rreshje te bollshme, Beli deklaronte me krenari se nivelet e ujembledhesve te hidrocentraleve ishin me mire se cdo vit tjeter, se po depozitohej energji ne Kosove.

    Qeveria nuk ka mbeshtetur investimet ne prodhimin e energjise me termocentrale ne jug te vendit, duke bere strucin para nje grushti “ambientalistesh” te sponsorizuar qe nuk duan TEC-et, per hir te disa votave ne Vlore apo Fier, duke rrezikuar jo vetem financimet e Bankes Boterore, por edhe shtimin e prodhimit vendas nga burime alternative.

    Prej 13 muajsh qeveria nuk pergjigjet per nje projektligj te prezantuar nga LSI-ja per nxitjen e investimeve private ne TEC-et vendore, ku eshte thithur mendimi i specialisteve me ne ze te energjetikes. Sa per te thene ajo kaloi nje projektligj te ngjashem, por te destinuar per te mbetur ne leter, si vete kontrata e bere me shtetasit shqiptare per furnizimin me energji elektrike. Per me teper ajo po ushqen monopolet e karburanteve, qe kercenojne serish me rritje te cmimit te gazit, qe vazhdon te shitet ne bombolat e blera per skrap.

    Shqiptaret te sprovuar tashme me demokraci dhe qe duan loje te ndershme, qofte edhe ne biznes, sic eshte kontrata e furnizimit me energji elektrike, kane nje gur te forte ne dore. Jo per te goditur qeverine, e cila per cdo dimer para ekraneve tund Belin, sepse Berisha ende nuk e ka ngritur qeverine e premtuar, por fillimisht ate personalisht, si nenshkruesi i kontrates me popullin shqiptar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk eshte aspak e vertete se shqiptaret duan ta shohin ne gijotine ministrin ruli.. apo se belin e keshi-t e urrejne me shume..

    kanibalet 97-tsh qe humben ne 3 korrik po.. ata vertet do te donin ta shohin cdo berishian ne gijotine..
    keshi po ben te pamunduren dhe shqiperia ka pasur drita.. deri tani..
    le te flasin ata qe banojn aty..
    bredhin me 5000 drita e beri edvini e ato drita me korrentin e rul belit qendruan ndezur..
    dihen veshtirsite e kto sjan 2 vjecare ore rrozhan kanibali.. i korrierit te bimcave te kq-se..

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Per mendimin tim qeverisja dritshkurter e ktij vendi eshte fajtore kryesore e krizes.
    Mbas viteve 90 konsumi i energjise elektrike ishte disa hapa perpara investimeve qe bente KESH megjithese u mbyllen shumica e ndermarjeve te medha konsumatore.Te gjitha qeverite e kane pare KESH si nje lope qe milet e milet vashdimisht pa i dhene nje dor bar.Hidrocentrali i Banjes u la pergjysem megjith investimet e medha te bera ne te .Qeveritaret tane me shpejt aprovuan ligjin per kazinote se ate te koncesioneve .KESH ka paisje qe ne kohen e rusit pra teje te amortizuara ,mos te flasim pastaj per rrogat qesharake te punonjesve gje qe ka bere largimin e specialisteve kryesore ne per ndermarje private ku sigurisht i trajtojne me tre apo kater fishin e rrogave te Keshit.
    Ne Shqiperi duhet thene troc VIDHET energjia elektrike .I pari vjedh shteti kjo eshte absurdja ne kete shtet ku shumica e institucioneve nuk pagojne per energjine e harxhuar ne arkat e keshit.Vidhet nga te gjith llojet e konsumatoreve privat, familjar etj.Humbjet e Keshit ,jane dhe ato teknike qe vine kryesisht nga amortizimi i linjave kryesore dhe atyre te shperndarjes plus largesise gjeografike te hidrocentraleve tane.
    Eshte folur shume per privatzimin e KESH gje qe nuk eshte bere akoma dhe per mendimin tim kjo eshte kryesore per cdo qeveri E dyta do te ishte ndertimi i hec te Skavices ,perfundimi i hecit te Banjes.Ndersa ndertimi i teceve do te behet kur
    te vine tubacionet e naftes ne Shqiperi etj

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    81
    Duhet marre parasysh qe kjo gjendje aktuale energjitike ne Shqiperi nuk eshte faji i nje qeverije te vetme por e nje lenje pas dore qellimist ose pa e kuptuar ne fillim. Degradimi vazhdoj gradualisht duke arritur ne gjendjen e sotme. Masat qe duhen marre per te dale nga kjo gjendje jane goxha te veshtira per tu ndjekur dhe goxha te kushtueshme nga ana e qeverise. Po sikur keto te mos mjaftonin fitimet personale qe vihen ne plan te pare nga ana e qeveritarve bejne te mundur nje bllokim te investimeve te huaja ne kete fushe megjithse jane jetike per vendin. Rasti me i fundit ehste pengimi nga ana e qeverise i nje investimi pre disa miliona eurosh per hidrocentralin e skavices. Ky lajme i nxjerre ne pah nga Topchannel tregon se ministri aktual jo vetem qe nuk ka ndermend te jap zgjidhje per gjendjen e krijuar por shpreson qe ajo te zgjase duke krijuar keshtu mundesin per fitime edhe me te medha. Mire eshte kuptojme te gjithe me bindje te majta apo te djathta qofshim, qe pushtetaret ne vendin tone te majte apo te djathte qofshin, nuk kane as me te voglin interes per zhvillimin e shqiperise por vijne ne pushtet per interesa personale dhe vetem personale. E ardhmja me keta politikan duket gjithmon edhe me zymet e me e erret per ne.
    Jeta eshte e shkuter dita eshte e gjate

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Lulka dakort te behet Skavica por edhe njeqind Skavica te behen po nuk u pagua energjia e harxhuar keshtu si tani do te jemi edhe pas 10 vjeteve .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pa na trego o luk baruti se cfar ka zbuluar top qanelli.. i filip qakullit e rudinkė xhugunges..
    kush erdhi te investoje per skavicen.. e cili e pengoi..

    he te degjojme..

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Brar te majtet i a fusin kot .E kishin mundesine ta benin ata kur ishin ne pushtet dhe se bene, tani na cajne derrasat.Une kembengul qe rrjeti shperndares duhet te privatizohet urgjentisht sepse keshtu evitohen vjedhjet.Ne qofte se te gjithe shqiptaret do ta paguajne energjine e harxhuar atehere dote bjere konsumi i energjise dhe shteti nuk do te bleje kete sasi qe blen tani por me pak.Gjithashtu pagesa e energjise do te sjelli fitime te tilla qe te investohet ne rrjetin e amortizuar te keshit.Me sa di une nuk ka patur ndonje studim per Skavicen ,por ndertimi i saj ndoshta duhesh bere e para ne kaskaden e Drinit pasi do te luante rolin e rregullatorit te ujit per Fierzen,Komanin,dhe Vaun e Dejes .

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Shoke Komunista Te Forumit Www.enverhoxha.com

    Citim Postuar mė parė nga luka Boroti
    Duhet marre parasysh qe kjo gjendje aktuale energjitike ne Shqiperi nuk eshte faji i nje qeverije te vetme por e nje lenje pas dore qellimist ose pa e kuptuar ne fillim. Degradimi vazhdoj gradualisht duke arritur ne gjendjen e sotme. Masat qe duhen marre per te dale nga kjo gjendje jane goxha te veshtira per tu ndjekur dhe goxha te kushtueshme nga ana e qeverise. Po sikur keto te mos mjaftonin fitimet personale qe vihen ne plan te pare nga ana e qeveritarve bejne te mundur nje bllokim te investimeve te huaja ne kete fushe megjithse jane jetike per vendin. Rasti me i fundit ehste pengimi nga ana e qeverise i nje investimi pre disa miliona eurosh per hidrocentralin e skavices. Ky lajme i nxjerre ne pah nga Topchannel tregon se ministri aktual jo vetem qe nuk ka ndermend te jap zgjidhje per gjendjen e krijuar por shpreson qe ajo te zgjase duke krijuar keshtu mundesin per fitime edhe me te medha. Mire eshte kuptojme te gjithe me bindje te majta apo te djathta qofshim, qe pushtetaret ne vendin tone te majte apo te djathte qofshin, nuk kane as me te voglin interes per zhvillimin e shqiperise por vijne ne pushtet per interesa personale dhe vetem personale. E ardhmja me keta politikan duket gjithmon edhe me zymet e me e erret per ne.

    SHOK KOMUNISTA HOMERI SHQIPETAR AT.GJERGJ FISHTA SHKRUAN:

    .................................................. ...........

    PER NJE DITE BIJNE KERPURDHAT N'SHI:

    POR NUK M'KAMEBET ,JO 'I SHQIPNI:

    .................................................. ...............

    TANI SIPASE SHKENCAVE,H2O SHKONE PERPJET PO TI VEDOSET PRITE NE SKAVICE

    DHE SHOKE KOOOOMUNISTA, H2O HYNE NE NJE TERITOR TE NJE SHTETI TJETER

    BALLKANIK. DHE PER KETE SHOKE KOMUNISTA DUHET MARREVESHJE

    NDERSHTETRORE. PRA MENDOJ SHOKE KOMUNISTA MEQENSE JETA U KA SHKUAR

    VETEM ME DEMAGOGJI DO TE SHKONI NE FERR .POR ME QENE SE JU SI SPECJE E

    VEQAT E KENI KUPTUAR SE ...

    JU KESHILLOJ TE PERDORNI ARSYEN QE TE SHKONI NE PARAJS.

    E QE TE PERDORI ARSYEN GJIGANTI HOMERIK AT.GJERGJ FISHTA SHKRUA:




    POR TUE KENE SE BESE E FE

    NUK PO KISHIT',JU, SOT MBI DHE,

    E SE "I FORTI" N' ARME MBERTHYE,

    AI PO KISHT' GJITHMONE ARSYE.

    E QE KRISI QIELLVET KANGA,

    N'PER T'AMSHUEMET TU'SHTUE BOKA.

    LUCIFERRI U STRUK NDER PRANGA,

    MA PERMALLSHEM LULZOI TOKA:

    .................................................

    AT . GJERGJ FISHTA O.F.M.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TOKE GEGA : 11-01-2007 mė 16:06

  10. #10
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Cool Marre nga Shekulli

    Tė mirat qė s'ia dimė errėsirės!

    Agjencitė e organizmit tė protestave, ofrojnė ulje ēmimesh pėr tė gjithė ata parti politike, subjekte tregtare, individė, shoqata dhe OJQ, qė duan tė protestojnė pėr mungesėn e energjisė elektrike. Pakėnaqėsia ndaj KESH-it ka arritur kulmin dhe zgjidhja kėrkohet te dorėheqja e drejtorit tė KESH-it, ose te "Tundja e Belit" tė ministrit Ruli. Protestat ndaj KESH-it ėshtė moda mė e fundit nė Tiranė.

    A e patė se ēfarė ndodhi dje? Nė orėn 10 del ZMQ protestė kundėr KESH-it, njė orė mė pas del vetė drejtori i KESH-it, gati edhe ky pėr tė protestuar ndaj Korporatės qė drejton. Pėr mungesė kohe "MJAFT!" nxitoi tė bėjė njė konferencė shtypi, dhe kulmi arriti me daljen e ministrit Ruli qė shkoi deri atje sa... mori edhe pėrgjegjėsi pėr kėtė situatė. Askush, pėrfshi edhe gjithė televizionet edhe gazetat, nuk ndėrmori hapin pėr tė parė anėt pozitive tė situatės nė tė cilėn ndodhemi.

    Ka disa njerėz qė harrojnė se nuk kanė hapur ēadrat prej muajsh e muajsh, e kanė shumė tė lehtė tė ēirren deri nė ngjirje pėr mungesėn e dritave. Po, unė e shoh problemin me pėrfitim tė madh, si nė pikėpamjen individuale ashtu edhe nė planin kombėtar. Madje edhe pak mė gjerė. Vetėm se duhet tė nxitojmė qė tė pėrfitojmė nga situata qė kemi gatuar me duart tona dhe me ndihmėn e Perėndisė.

    Mendoj se ka plot tė tjerė, qė ashtu si edhe unė, kanė pėrfituar shumė nga mungesa e dritave. E mira nuk ka fund, por siē po njoftohemi edhe mė shumė, do tė kemi orė pa energji. Nė planin personal, mungesa e dritave bėn qė tė mos shoh televizor, duke mos parė televizor nuk shoh lajme, duke mos parė lajme kam shansin qė tė jem i mirėinformuar pėr ēfarė ndodh nė Shqipėri e mė gjerė. Nė ditėt e para kur kufizimet ishin dy apo tri orė, pėrfitimi nuk ishte shumė i madh. Me shtimin e orėve tė errėsirės po rriten dhe pėrfitimet, pėrveēse nuk shoh dot televizor tani nuk mund tė karikoj dot as celularin. Njerėzit qė marrin pushim prej celularit janė po aq tė rrallė nė ditėt tona sa edhe speciet nė zhdukej qė janė marrė nė mbrojtje nga UNESCO. E kush e imagjinonte qė bash nė vitin 2007, ne gjallesat e kėsaj bote qė sa vjen dhe ngrohet, do tė kishim fatin e madh tė ēlirohemi nga televizori, radio, celulari, kompjuteri, play station dhe madje edhe nga vetė drita elektrike.

    Tė ēlirohesh nga puna ėshtė njė gjė qė e ke vetė nė dorė, por tė ēlirohesh nga gjėrat qė tė rrethojnė ėshtė mrekullia vetė apo jo? Edhe imagjinata e shfrenuar e skenaristėve tė Hollivudit nuk ka arritur kaq larg! Errėsirė pėr shtatė palė qejfe!

    Sikur tė mos ishin shpikur gjeneratorėt, do tė ishte njė qetėsi olimpike dhe Shqipėria do tė kthehej nė njė parajsė akustike ku nuk pipėtin asgjė. Problemi i vetėm qė kemi ėshtė se ne nuk dimė tė shesim tė mirat qė na vijnė nė derė. Me njė marketing tė mirė, ne mund tė ktheheshim nė njė vend shumė tėrheqės pėr turistėt e huaj. Slogani qė kemi pėrdorur deri mė tani "Shqipėria, sekreti i fundit" duhet pasuruar me imazhe nga errėsira qė "ndriēon" nga Vermoshi nė Konispol.

    Kjo nismė dhe jo ato tė tipit "Shqipėria njė euro" mund tė thithin investitorėt e huaj dhe gjithfarėlloj tė interesuarish pas problemeve tė errėsirės. (gjithsesi duhet bėrė kujdes qė gjithė tė huajt t'i mbajmė sa mė larg Qytetit Studenti nė Tiranė qė nuk i ikin dritat pėr arsye tė kuptueshme. Sa pėr Gjirokastrėn, ajo larg ėshtė vetė kėshtu qė nuk ka problem, le tė vazhdojnė tė marrin veten nė qafė dhe tė kenė drita 24 orė). J

    emi me fat, se kjo errėsirė na ka zėnė nė mes tė dimrit kur orėt e ditės janė mė tė shkurtra dhe kėshtu duhet nxituar, se me kalimin e ditėve dhe javėve do tė na pakėsohen orėt e errėsirės. Ndryshe nga fjala e vjetėr popullore, se "puna e natės, gazi i ditės", kėto ditė (nė fakt netė) po provojnė tė kundėrtėn. Njerėzit vėrtet janė fytyrė ngrysur nė mėngjes, por kjo nuk duhet marrė si shenjė pakėnaqėsie, por si problem i pėrkohshėm derisa tė gjithė tė mėsohemi me shtimin e orėve tė gjumit.

    Nė planin kombėtar ne kemi edhe pėrfitime tė tjera, por si ēdo gjė e mirė qė ia di vlerėn vetėm atėherė kur tė mungon, edhe me errėsirėn nuk po dimė tė vjelim tė mirat qė po na sjell. Ja pėr shembull, ėshtė e vėrtetė se po thahet liqeni qė furnizon hidrocentralet, por nė anėn tjetėr banorėt e zonave pėrreth po ngopen me peshk dhe pėr mė tepėr, toka e pėrfituar nga tharja liqeneve mund tė shėrbejė pėr tė kompensuar tė gjithė ish-pronarėt! Ka vetėm njė problem. Agjencia qė ka fituar tenderin pėr fotografimin satelitor tė ndėrtimeve pa leje nė vend, duhet tė bėjė kujdes nė Kukės se fotografon dhe Kukėsin e Vjetėr dhe agjencisė sė z.Memia nė pėrputhje tė plotė me ligjin nė fuqi, nuk i mbetet gjė tjetėr, veēse ta legalizojė. Megjithatė, siē e kanė thėnė edhe rilindasit tanė tė shquar, netėt e mira pas kėsaj vijnė. Lum kush tė rrojė ta shohė zonjė...

    P.S. - Ky shkrim nuk synon tė shkurajojė punonjėsit kurajozė tė KESH-it, qė tė mos vazhdojnė punėn pėr tė mbledhur pagesat pėr energjinė elektrike. Fakti qė nuk ka energji nė shtėpi, nuk ka lidhje me pagesat qė duhen bėrė. Tek e fundit, ka ardhur koha qė edhe errėsira tė konsiderohet shėrbim si gjithēka tjetėr dhe si shėrbim qė tė ofrohet nga KESH, duhet tė paguash qė ta KESH.

    P.S 2. - Sa kohė qė nuk mungon energjia politike, nuk e kemi problem mungesėn e energjisė elektrike.

  11. #11
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,680
    ta ndryshojme se nuk eshteme rendesi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 11-01-2007 mė 21:55
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  12. #12
    Para se ta ndryshoni, a po me ndigjoni,
    A thoni eshte krize energjitizmi.
    mos ndoshta parlamentarizmi,
    une paskam nje mendim xhumakizmi,
    na mbyti shkerdhatarizmi!

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ne emisionini e mbremshem te Blendi Feiziut u tha nga specialistet qe Shqiperia importon rreth 7 milion kilovat ore ne dite por nuk u tha qe kjo energji vidhet deri ne kilovatin e fundit.U tha qe prodhohen rreth 18 milion kilovat ore dhe nuk u tha qe po te paguen keto kilovatore Shqiperia nuk importon energji elektrike.
    Perse nuk thuhen gjerat troc?

  14. #14
    Shkerdhatarizmi nano-berisha eshte arsyeja e te keqijave, genjeshtrave, makinacioneve ne kurriz te vendit e te popullit, per ata kryeshkerdhatare bashke me langaraqet shkerdhatariste, ne partite e dhjeruara, mediat e marionetuara, karriget e qelbezuara, shqytat e kuterbuara, laviret e lavarduara ...

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Po mer mak i shajme sa te duash por si behet hallit.Privatizimi i Telekomit thuajse u harrua ndersa energjitika mund te privatizohet nga 2020.Telekomi kur nuk paguan te heq sinjalin ndersa Kesh eshte me ;SOCIAL; te le te vjedhesh a thua se energjia elektrike nuk eshte mall

  16. #16
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg
    Po mer mak i shajme sa te duash por si behet hallit.Privatizimi i Telekomit thuajse u harrua ndersa energjitika mund te privatizohet nga 2020.Telekomi kur nuk paguan te heq sinjalin ndersa Kesh eshte me ;SOCIAL; te le te vjedhesh a thua se energjia elektrike nuk eshte mall
    Sa te jene te dy ata, ceshtja ne rend te dites do te jete shkerdhatarizmi; te tjerat pak rendesi kane per sal e tos - ata jane gangrenizues.

  17. #17

    Traplliku i radhes ...

    salis ia kerkon europes, por nuk e di se e ka brenda ...

    publikut shqiptar i thote se po ben te pamunduren ... m'ka ēue nana me la gojen; drita nuk ka


    Gazeta Sot

    Berisha-KE: Ndizni reaktorėt nė Bullgari

    Berisha i ka bėrė thirrje dje Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian qė tė rishikojnė vendimin pėr mbylljen e reaktorėve bėrthamorė tė prodhimit tė energjisė nė Bullgari. Njė gjė e tillė, sipas Berishės, duhet bėrė pasi vendimi pėr mbylljen e dy reaktorėve bėrthamorė dėmton tregon rajonal tė energjisė, duke pėrfshirė kėtu edhe vendin tonė, i cili aktualisht gjendet nė njė situatė mjaft tė vėshtirė energjetike.

    “Ne i bėjmė thirrje Komisionit Evropian dhe BE-sė tė rishqyrtojė kėtė detyrim tė Bullgarisė, i cili, nė fakt, dėmton nė tėrėsi tregun rajonal tė energjisė mė shumė sesa direkt vetė Bullgarinė, pasi i hoqi kėtij tregu njė sasi shumė tė madhe energjie. Mbyllja e dy blloqeve tė centralit nuklear nė Bullgari ka imponuar qėndrime politike nė vende tė tjera, deri nė vendime pėr tė mos lejuar eksportin e energjisė nė mėnyrė qė tė parandalojnė krizė energjetike. Shpresoj qė zėri ynė tė dėgjohet dhe nuk ėshtė vetėm zėri ynė, por i tė gjitha qeverive tė rajonit, pasi mendoj se ka njė problem serioz, derisa burime tė reja energjetike tė tejkalojnė problemin e krijuar me mbylljen e kėtyre dy blloqeve tė mėdha nė centralin nuklear tė Bullgarisė”, tha Berisha.

    Apeli i Kryeministrit Sali Berisha drejtuar familjes evropiane ėshtė bėrė dje gjatė njė konference pėr shtyp qė ai dha sė bashku me Kryeministrin e Maqedonisė, Sergei Stanishev, pas njė takimi qė zhvilloi me kėtė tė fundit nė Tiranė. Lidhur me ēėshtjen e energjisė, edhe kryeministri bullgar ka mbėshtetur qėndrimin e Berishės, duke u bėrė edhe ai pjesė e apelit tė tij. Sergei Stanishev ka bėrė tė ditur se Bullgaria nuk mund ta ndihmojė Shqipėrinė pėr tė kapėrcyer krizėn e saj energjetike. Ai theksoi se, Bullgaria mund tė eksportojė energji, vetėn nėse do tė vazhdonin tė ishin nė punė dy blloqet e termocentralit nuklear.

    Duke pasur parasysh pasojat qė ka sjellė mbyllja e reaktorėve bėrthamorė tė energjisė, Kryeministri bullgar ka thėnė se, vendet e rajonit duhet tė informojnė Komisionin Evropian mbi pasojat praktike nė zhvillimin ekonomik dhe furnizimin me energji nė rajon, nė mėnyrė qė tė merren masa.

  18. #18
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Mosha
    36
    Postime
    439
    Parlamenti te njejtat avaze ka dhe do te kete, por problemeve te popullit si u behet...
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  19. #19
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Mosha
    43
    Postime
    966
    Mbyllja e reaktoreve eshte thjeshte nje justifikim qesharak, pasi mu dha rasti te bashkbisedoja ne kafene me nje shok, i cili punon ne KESH, ku po me thoshte se Shqiperia nuk merr energji nga Bullgaria qe nga viti 2003.
    Tallu Sali e Bela tallu me kete popull. Kur kam degjuar prononcimin se Shqiperia se shpejti do te behet nje vend eksportues, nuk po e shpreh se cmendova ne ato momente.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  20. #20
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ket lajmin e eksportimit te energjise e kam degjuar me kohe, por s'e kam besuar.. pasi Shqipria vuan per vete.. le me t'a eksportoje..

    nejse,,,
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •