Karl Gurakuqi, njė mendje e ndritur

Prof.dr. Tomor Osmani

Karl Gurakuqi me Hannyn, bashkeshorten, ne periudhen kur ka qene profesor ne universitetin e studimeve te Palermos


Gjuhėtar, letrar, gazetar, autor tekstesh, pėrkthyes. Ky ėshtė Karl Gurakuqi (1895-1971), njė figurė shumėplanėshe. U lind nė Shkodėr, mė 24 mars 1895 dhe vdiq 35 vjet mė parė, mė 6 dhjetor 1871 nė Bresanone tė Italisė. Shkrimtari Ernest Koliqi nė njė artikull kushtuar Gurakuqit i pėrshkruan me hollėsi bukuritė natyrore tė Bresanones ku Karli bashkė me tė shoqen austriake, kaloi vitet e fundit tė pleqėrisė pranė tė birit Gilbertit qė ishte mjek e qė e "nderon emnin shqiptar me zotėsi e sjellje fisnike."
Mėsimet e para dhe dy klasė tė shkollės sė mesme i kreu nė Shkodėr, nė gjimnazin franēeskan. Mė pas, la vendlindjen dhe shkoi nė Austri pėr studime tė mėtejshme. Kreu shkollėn e mesme ku mori maturėn klasike nė Salcburg, ndėrsa studimet e larta pėr filozofii pėrfundoi nė Fakultetin e Filozofisė nė Universitetin e Gracit. Gurakuqi nuk qėndroi nė Austri, por u kthye nė atdhe nė vitin 1917. Djaloshi 22-vjeēar shėrbeu nė radhėt e arsimit pėr 27 vjet rresht, duke punuar si arsimtar, inspektor arsimi nė Vlorė, pastaj nė Ministrinė e Arsimit, drejtor liceu, pedagog i gjuhės shqipe dhe i latinishtes nė Institutin "Nana e Skenderbeut" nė Tiranė dhe kėshtu do tė kryejė edhe detyra tė tjera deri nė vitin 1940, kur caktohet anėtar efektiv i Institutit tė Studimeve Shqiptare nė cilėsinė e lėvruesit tė gjuhės shqipe dhe tė letrarit. Nė 1944 shkoi pėr pushime nė Austri, por nuk u kthye nė Shqipėri me vendosjen e regjimit komunist. Ai vetė ishte i pakėnaqur nga regjimi i ri dhe njėkohėsisht i padėshirueshėm prej tij. Prej kėtij viti jetėn e mėrgimtarit e derisa vdiq e kaloi nė Austri dhe nė Itali. Megjithėse jetoi 27 vjet larg atdheut, Karl Gurakuqi nuk mori nėnshtetėsinė e asnjė shteti tė huaj.

Nė kėtė pėrvjetor tė vdekjes, ne kujtojmė me respekt dhe nderim tė veēantėstudiuesin Karl Gurakuqin pėr punėn e kryer e shumė voluminoze nė dobi tė kulturės shqiptare, pėr zhvillimin e saj, e nė veēanti tė gjuhės shqipe.

Nė Austri

Kaloi vitet e para jashtė atdheut. Pėr 4-5 vjet qė qėndroi aty, Gurakuqi do t'i kushtohet, kryesisht leksikografisė. Kėtu bashkėpunoi me studiuesin Ndue Paluca. Nė Austri mori pjesė nė hartimin e skedarittė madh tė fjalorit tė shqipes me shpjegime nė gjermanisht pėr Akademinė e Shkencave tė Austrisė. Pėr pasionin qė Karli kishte pėr tė gjurmuar fjalėn shqipe, Ernest Koliqi shkruan: "Dashunia e Karlit pėr gjuhėn shqipe qe dhe asht e zjarrtė sa m'u quejt pasion. Qysh nė moshėn mė tė re nisi me mbledhė fjalė e skaje. Sa ndėgjonte udhės, nė pazar, nė ndonji dyqan, nė kafe ndokend tue pėrdorė ndonji thanie tė rrallė, ndonji synonim tė panjoftun nxirrte laps e tefter dhe i shėnonte. Kėshtu erdhi tue grumbullue landėn e fjalorit tė shqipes, rreth tė cilit shkrini mund nė tė tanė jeten e vet."

Nė Palermo

Nė mėrgim, 20 vje i kaloi nė Siēili, nė Palermo. Dėshira e tij ishte tė merrej me studimin e gjuhės shqipe dhe tė vazhdonte pasionin si mėsimdhėnės. Dhe e gjeti veten tek arbėreshėt e Siēilisė. I ftuar nga filologu arbėresh Rosalin Petrota la Austrinė dhe mori udhėn pėr nė Palermo dhe menjėherė u aktivizua pedagog i gjuhės shqipe nė Universitet. Kėtu bashkėpunoi edhe me Gaetano Petrotėn dhe at Zef Valentinin, u mor me punė kėrkimore-shkencore pranė katedrės sė albanologjisė, dha mėsim nė kurse tė veēanta pėr gjuhėn shqipe dhe kulturėn shqiptare me mėsuesit arbėreshė. Ai ka qenė ideator dhe bashkėthemelues i Qendrės sė Studimeve Shqiptare nė Palermo. Sė bashku me R. e G. Petrotėn dhe Z.Valentinin organizuan katėr kongrese ndėrkombėtare tė studimeve shqiptare. I pari Kongres u zhvillua nė tetor 1948, qė ėshtė pikėnisja e kėtij aktiviteti shkencor.

Dhjetė vjet mė pas botoi gramatikėn shqipe nė italisht me titull "Grammaticaalbanese dell'uso moderno", tė cilėn e ribotoi mė 1967. Kjo vepėr ishte me vlerė se do tė ndihmonte nė mėsimin e gjuhės shqipe jo vetėm nė Universitetin e Palermos, po edhe nė universitetet e tjera tė Italisė dhe tė vendeve ku mėsohej gjuha shqipe. Gramatika ka 180 faqe dhe pėrmban probleme teorike, ushtrime dhe njė fjalorth italisht- shqip, i cili do tė ndihmonte nė zgjidhjen e ushtrimeve tė tekstit. Nė 1970, njė vit para vdekjes, Karl Gurakuqi i bėri njė shtesė kėsaj gramatike duke e botuar si broshurė, ku pėrfshiu edhe njė fjalorth italisht-shqip me rreth 400 fjalė.

Nė gjuhėn e pėrdorur nė gramatikė dhe nė shkrime tė tjera, autori ynė nuk ka qenė konservator. Ai nuk u nis nga pozita lokaliste. Gegėrishtja e K.Gurakuqit ėshtė njė gegėrishte letrare, e mbėshtetur nė tė folmet e Shqipėrisė sė mesme, ashtu siē kishte vendosur Komisia Letrare Shqipe e Shkodrės (1916-1918) dhe tė figurave tė shquara tė letėrsisė sonė. Pėr kėtė ai ishte i bindur. Koliqi vinte nė dukje se para se tė bėheshim kolegė me K.Gurakuqin, atė e pata mjeshtėr tė shqipes. "Ai, shkruan autori, mė udhėzoi kah pėrdorimi i gjuhės sė mesme, nga ligjėrimi i Elbasanit... Unė i shtym nga kushtet e kohės, pata nisė me shkrue shkodranēe... ma vonė mė udhėhoq edhe Mushtafa Kruja."

Ky qe pozicioni i Karl Gurakuqit pėr kėtė problem. Por ai e ēon mendimin e tij mė tej, duke argumentuar se historia e gjuhės sė shkruar shqipe e ka fillimin e saj nė veprat e shkrimtarėve gegė: Buzuku, Budi, Bardhi dhe Bogdani. Edhe Martin Camaj, 15 vjet mė vonė, nė gramatikėn shqipe tė hartuar prej tij (1984) shpreh tė njėjtin mendim. Ai pohon se gjuha e mirėfilltė letrare shqipe fillon me veprėn e Pjetėr Bogdanit "Ēeta e profetėve", me poezitė popullore dhe fetare tė Pjetėr Budit e me "Gjellėn e Shėn Mėrisė sė Virgjėr (1762) tė Jul Varibobės. Gjithashtu ai thekson se nė shekullin XVI duhet tė gjejmė fillimet pėr normalizimin e gjuhės letrare.

Gramatika ka disa vlera, megjithėse kanė kaluar rreth gjysmė shekulli nga botimi i saj, ajo mund tė shftrytėzohet me dobi edhe sot nė disa anė tė saj. Vepra mė e mirė qė mbeti nė dorėshkrim, ėshtė fjalori shqip-italisht. Ėshtė vazhdim i punės qė Gurakuqi kreu nė Austri nė pėrgatitjen e skedarit tė gjuhės shqipe me shpjegime nė gjermanisht pėr Akademinė e Shkencave Austriake, por tashti duke e kthyer shqip – italisht dhe duke pėrfshirė edhe pasurinė gjuhėsore tė arealit arbėresh. Megjithatė pėrpjekjen e parė autori i kishte bėrė disa vite mė parė, kur ishte nė Shqipėri, duke botuar nė 36 numra tė organit "Iliria" njė fjalorth tė fjalėve tė rralla. Miqtė e tij e vlerėsojnė kėtė vepėr pasi autori "derdhi... mundin hulumtues e shoshitės nė lamė leksikore e frazeologjike." Dorėshkrimi i kėtij fjalori ruhet edhe sot e kėsaj dite nga i biri Gilbert Gurakuqi.

Nė revistėn "Shejzat"

Karl Gurakuqi ka qenė ndėr bashkėpunėtorėt mė tė zellshėm dhe produktiv tė revistės "Shejzat", njė e pėrkohshme kulturore, shoqėrore qė qarkulloi jashtė atdheut, gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar e, qė vazhdoi pa ndėrprerje nga viti 1958 deri nė vitn 1974. Pati edhe njė numėr pėrkujtimor nė vitin 1978. Ishte anėtar i kėshillit drejtues tė kėsaj reviste qė botohej nė Romė. Gurakuqi botoi nė kėtė organ rreth 100 shkrime. Ato me karakter gjuhėsor, pėr mendimin tim, kanė qenė mė me vlerė. Aty ai mbajti rubrikat "Hulumtime gjuhėsore dhe botimet albanologjike". Sė pari autori ka trajtuar probleme me karakter leksikologjik dhe leksikografik. Kėshtu nė shkrimet qė kishin lidhje me sinoniminė e fjalėve dhe me kuptimin e tyre e qė nuk janė pak, Gurakuqi jo vetėm konstaton, por jep edhe zgjidhje, sipas mendimit tė tij. Tek "Shejzat", ai nuk ka lėnė pa kujtuar ata dijetarė shqiptarė dhe tė huaj qė kanė dhėnė njė ndihmesė pėr zhvillimin e kulturės shqiptare, si dhe ngjarjet dhe botimet mė me vlerė tė kohės dhe tė retrospektivės.

Mund tė pėrmendim shkrimet, kryesisht, pėrkujtimore pėr Marko la Pianėn. G.Petrotėn, A.Xhuvanin, K.Kamsin, J.Rrotėn, Gj.Fishtėn, M.Lambercin, atė M.Sirdanin, A.Leotin, De Radėn, Z.Sqiroin, pėr Kongresin e Manastirit, shoqėrinė "Bashkimi" etj.

Gurakuqi pėrkthyes

Gurakuqi njihet edhe si hartues tekstesh shkollore me bashkautorėsi ose jo dhe nė kėtė fushė ėshtė mjaft prodhimtar. Shėnojmė: "Libėr leximi pėr shkollat e mesme", "Te praku i jetės", "Rreze drite" etj., si dhe disa tekste pėr gjuhėn dhe historinė e letėrsisė romake.

Edhe si shkrimtar Gurakuqi pėrmendet pėr dramėn me pesė akte "Gjenovefa".

Veprimtarinė si mbledhės dhe botues folklori autori e ka kryer, kryesisht gjatė viteve '40,duke bashkėpunuar edhe me autorė tė tjerė. Merr pjesė si mbedhės dhe botues i 3 vėllimeve tė "Visaret e Kombit" (vėll.I, II dhe IV).

Njė veprimtari tė pasur ka pasur Gurakuqi edhe si pėrkthyes. Duke zotėruar latinishten, italishten, gjermanishten dhe serbokroatishten, ai pėrktheu nga kėto gjuhė disa vepra me karakter gjuhėsor, letrar dhe historik, si "Ilirėt", 1923 (K.Paē), "Zemra", 1924, 1932(F. de Amiēit), "Serbėt dhe shqiptarėt"(Shuflai), "Gjendja ekonomike dhe kulturore e Shqipėrisėnė kohėn e kalueme" (K.Paē) etj.

Ai ka drejtuar edhe disa organe, kryesisht me karakter pedagogjik si "Agimi" (1920-1922), "Revista pedagogjike" (1925-1927), "Mėsuesi"(1928), "Shkolla Kombtare" (1938) etj

Diēitura: Dy fotografi te prof. Karl Gurakuqit. E para eshte e dates 1 shtator 1922. Karl Gurakuqi eshte i dyti nga e majta, dhe eshte nje moment ne dalje te Parlamentit shqiptar te asokohe, qe gjindej aty ku eshte sot Teatri i Kukellave ne Tirane.

E dyta ėshtė ndėr tė fundit, nė Palermo me bashkeshorten Hanny Gurakuqi, ne periudhen kur ka qene profesor ne universitetin e Studimeve te Palermos