Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Policia sekrete komuniste në fokus

    QYTETI I VATIKANIT

    Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi tha se vendimi i kryepeshkopit të Varshavës, Stanislav Wielgus, që sot dha dorëheqje, ishte i drejtë. Sipas tij akuzat e kanë dëmtuar autoritetin e kryepeshkopit Wielgus, dorëheqja e të cilit më herët ishte pranuar edhe nga Papa Benedikti i 16-të.

    Zoti Wielgus kishte pranuar se ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete të periudhës komuniste në Poloni.

    (Radio Europa e Lire)

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga BBC Shqip

    Kryepeshkopi polak jep dorëheqjen

    Kryepeshkopi kontraversial i Varshavës ka dhënë dorëheqjen më pak se një orë para se të merrte postin zyrtarisht me një ceremoni fetare.

    Stanislaw Wielgus u bë epiqendra e një përplasje rreth spiunazhit në kohën e komunizmit në Poloni dhe së fundmi pranoi se kishte bashkëpunuar me shërbimin sekret.

    Të dielën ai e dha vetë lajmin e dorëheqjes nga posti gjatë një meshe të posaçme për instalimin e tij.

    Misioni i Vatikanit në Poloni tha përmes një deklarate se Papa Benedikt e kishte pranuar dorëheqjen.

    Ai i ka kërkuar kardinalit Jozef Glemp, pararendësit të kryepeshkopit Wielgus, që të rikthehej përkohësisht në post deri në marrjen e vendimeve të tjera.

    Para Krishtlindjes, Vatikani lëshoi një deklaratë në të cilën ngulej këmbë se Papa ishte tërësisht i informuar për të shkuarën e kryepeshkopit dhe e mbështeste emërimin.

    Korrespondenti i BBC-së në Romë, David Willey thotë se kryepeshkopi ishte nën presion të jashtëzakonshëm që të jepte dorëheqjen, por vendimi për t'u larguar nga posti vetëm pak minuta para ceremonisë madhështore të inagurimit, është i paprecedent.

    Tronditje

    Kryepeshkopi Wielgus pranoi publikisht se kishte bashkëpunuar me shërbimin sekret gjatë komunizmit të shtunën.

    Përmes një deklarate, ai pranoi se nuk kishte treguar të vërtetën në lidhje me këtë çështje.

    Deklarata e tij u lexua në të njëtën ditë në kisha anekënd Polonisë.

    Ai e bëri të ditur vendimin për dorëheqjen të dielën në mëngjes, pas bisedimeve urgjente gjatë natës mes zyrtarëve polakë dhe atyre të Vatikanit.

    Duke bërë të ditur vendimin gjatë një shërbese me lotë në sy, kryepeshkopi tha se e kishte marrë atë pas shumë reflektimesh.

    Besimtarët që po ndiqnin shërbesën e pritën lajmin me duartrokitje, të bërtitura dhe brohoritje.

    Pati dhe nga ata që thanë: "Jo, mos e bëj këtë".

    Korrespondenti i BBC-së në Varshavë thotë se në një vend si Polonia, ku kisha katolike luan një rol shumë të rëndësishëm, ky skandal nuk mund të mos kishte qenë më tronditës se kaq.

    Kisha Polake gjatë viteve të fundit ka nisur një seri hetimesh për të identifikuar bashkëpunëtorët e ish-regjimit komunist.

    Kryepeshkopi i Krakovit, që drejton hetimet në dioqezën e tij, ka thënë se epoka e komunizmit kishte qenë "kohë persekutimi për Kishën, shpesh e përgjakshme dhe brutale".

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    ...nuk kane bashkepunuar te gjithe, per shembull te vdekurit heronjte nje bari qe jetonte kohen me te madhe me bagetine etij...te tjeret ose pa dashka ose nga halli ose nga qefi.
    Mos shih nga vjen po shih ku shkon,nuki keni gjithçka ne dore po ato qe kemi t'i bejme si me mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga i humburi : 09-01-2007 më 22:40

  4. #4
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga BBC Shqip

    Policia sekrete komuniste ende në fokus

    Dorëheqja dramatike e Kryepeshkopit të Varshavës, Stanislaw Wielgus, pas zbulimit lidhur me përfshirjen e tij me policinë sekrete të Polonisë gjatë komunizmit, ka hedhur përsëri dritë mbi atë se sa thellë kanë penetruar shërbimet sekrete të Evropës lindore në të gjithë fushat e jetës.

    Gati dy dekada pas rënies së Murit të Berlinit, spektri i policisë sekrete komuniste vazhdon t'i qëndrojë mbi kokë vendeve të Evropës qendrore e lindore.

    Akuza janë ngritur ndaj individëve të të gjithave fushave të jetës.

    Që nga vendosja e qeverive demokratike, një numër i madh politikanësh e zyrtarësh të lartë, artistësh e shkrimtarësh, janë akuzuar se kanë bashkëpunuar me policinë e vjetër sekrete - dhe disa prej tyre janë detyruar të japin dorëheqjen nga postet e tyre.

    Dhe gjithnjë e më shumë këto pretendime po mbështeten nga fakte - që megjithatë nuk janë gjithnjë plotësisht të besueshme - nga institucione të posaçme të ngritura për të ofruar informacione lidhur me veprimtarinë e policisë sekrete komuniste.

    Akuza për bashkëpunim

    Asnjë nuk ka qenë i imunizuar nga akuzat. Vetëm pak muaj më parë presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, u lirua - për herë të dytë - nga akuzat e vazhdueshme për bashkëpunim.

    Zoti Basescu, kapiten anijeje gjatë periudhës komuniste, tha se ai kishte përgatitur raporte rutinore për shefat e tij pas udhëtimeve jashtë, por mohoi se kishte punuar ndonjëherë për policinë sekrete.

    Në kontrast, homologu bullgar i zotit Basescu, Georgi Parvanov, pranoi vitin e shkuar se ai kishte qenë i përfshirë me ish-shërbimin sekret.

    Por portretizimi i tij për rolin e tij si një historian i ri, i cili kishte kontribuar pa qëllim të keq në një botim lidhur me një emigrant të shquar bullgar, u pranua gjerësish nga publiku bullgar.

    Vetëm disa muaj pas pranimit të tij zoti Parvanor - ish-agjenti Gotse - u rizgjodh me shumicë dërrmuese votash si president i vendit.

    Një tjetër agjent që e ka pranuar vetë ishte ish-kryeministri i Hungarisë, Peter Medgyessy, për të cilin u zbulua se kishte qenë agjenti "D-209" vetëm disa javë pasi u bë kryetar i qeverisë në vitin 2002.

    Por zoti Medgyessy, një ekspert i vjetër financiar, mundi ta neutralizonte këtë çështje.

    Ai shpjegoi se detyra e tij në autoritetin e sigurimit në fillim të viteve 1980 kishte qenë që të mbronte informacione të ndjeshme, si planet e Hungarisë për t'u anëtarësuar në Bankën Botërore dhe FMN, nga agjencitë e huaja të zbulimit - dhe jo më pak të KGB-së, që mund të përpiqej t'i minonte plane të tilla.

    Llojet e bashkëpunimit

    Këto raste të zyrtarëve të lartë kanë nënvizuar tri çështje që lidhen me bashkëpunimin në të shkuarën me policinë sekrete.

    Një ishte shtrirja e madhe e pranisë së sigurimit në të gjitha fushat e shoqërisë - që mund të kishte të bënte me institutet akademike apo personat e përfshirë në udhëtime jashtë.

    Një tjetër ishte mënyra me të cilën individë të ndryshëm mund të kenë kryer punën, për shembull, kishin përgatitur raporte që pastaj ishin kaluar - pa dijeninë e tyre - tek shërbimi sekret.

    Dhe së fundi, kishte një ndryshim midis punës për vendin, për shembull, duke grumbulluar informacione jashtë, dhe spiunimit ndaj kolegëve, miqve, madje edhe pjesëtarëve të familjes.

    Ky ndryshim, megjithatë, bëhej i padukshëm për shkak të strukturës së policisë sekrete, e cila - duke ndjekur modelin e KGB-së - i kombinonte këto funksione të ndryshme në një organizatë të stërmadhe.

    Përveç kësaj, puna jashtë vendit për policinë sekrete në ato ditë jo domosdoshmërisht do të ishte e pranueshme sipas standardeve të sotme: shumë shpesh ajo punë mund të përfshinte spiunimin e bashkëpatriotëve apo grupeve të emigracionit.

    Ndoshta politikanët kanë mbajtur shumicën e barrës së akuzave për bashkëpunim - dhe kjo ndoshta ka qenë një mënyrë e mirë për kundërshtarët e tyre që të shkatërrojnë imazhin e tyre.

    Por edhe profesione të tjera kanë pasur pjesën e tyre në grupin e informatorëve.

    Vetëm pak më shumë se një vit më parë kreu i Bashkimit të Shkrimtarëve të Rumanisë, Eugen Uricaru, dha dorëheqjen pas akuzave se i kishte dhënë informacione Securitates rumune lidhur me intelektualët disidentë të komunizmit - akuza që ai i mohoi.

    Dhe vitin e shkuar regjizori hungarez, fitues i Çmimit Oscar, Istvan Szabo, pranoi se kur kishte qenë student në akademinë e teatrit dhe filmit ai kishte punuar për policinë sekrete - por vetëm për të shpëtuar jetën e një shoku student që përballej me dënimin me vdekje pas Kryengritjes Hungareze të vitit 1956.

    Ka plot arsye pse individë të ndryshëm kanë bashkëpunuar me policinë sekrete - që mund të ishte për të siguruar arsim universitar për fëmijët e tyre, për të siguruar udhëtim jashtë shtetit për familjen, apo për të shmangur pushimin nga vendet e tyre të punës.

    Por përballja me këtë trashëgimi ka qenë një detyrë e vështirë edhe për një arsye tjetër: shumë shpesh dosjet e ish-shërbimit sekret nuk bëjnë ndryshimin midis agjentëve që bashkëpunonin me dëshirë dhe atyre që nuk do të dëshironin ta bënin këtë punë, dhe objektivit të tyre.

    Megjithatë, në përgjithësi, urija për informacion dhe ndonjëherë për të arritur përfitim politik, i ka bërë shumicën e vendeve ish-komuniste të adoptojnë një variant ose një tjetër të sistemit të provuar për herë të parë në Gjermani, duke krijuar një arkivë ku ofrohet informacion për aparatin e vjetër të sigurimit.

    Në Evropën qendrore interesi për veprimtarinë e policisë sekrete të epokës komuniste mbetet ende i lartë edhe sot ashtu siç ishte në fillim të viteve 1990.

    Në kontrast, në ish-Bashkimin Sovjetik - përveç vendeve balltike - ka pasur një qasje krejt të ndryshme.

    Në përgjithësi tendenca ka qenë për ta mbuluar këtë aspekt të së shkuarës komuniste.

    Në Rusi, në veçanti, duke filluar nga presidenti Vladimir Putin dhe të tjerë më poshtë, ish-oficerë të KGB-së janë në nivelet e larta të politikës dhe biznesit, dhe ata duket se nuk shohin ndonjë arsye për të ndjerë ndonjë gjë tjetër përveçse krenarisë, lidhur me karierrën e tyre të mëparshme.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Mosha
    41
    Postime
    251
    Kam marre nje artikull nga The Economist qe e pershkruan ne detaje pasigurine shteterore e vendeve ishkomuniste!
    Ja linku:
    Shqip perkthyer vete: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=76598
    Anglisht origjinal: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=76262

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Kush ishin ballistët?
    Nga Tepelenas_nr_1 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •