Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Policia sekrete komuniste nė fokus

    QYTETI I VATIKANIT

    Zėdhėnėsi i Vatikanit, Federico Lombardi tha se vendimi i kryepeshkopit tė Varshavės, Stanislav Wielgus, qė sot dha dorėheqje, ishte i drejtė. Sipas tij akuzat e kanė dėmtuar autoritetin e kryepeshkopit Wielgus, dorėheqja e tė cilit mė herėt ishte pranuar edhe nga Papa Benedikti i 16-tė.

    Zoti Wielgus kishte pranuar se ka bashkėpunuar me shėrbimet sekrete tė periudhės komuniste nė Poloni.

    (Radio Europa e Lire)

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga BBC Shqip

    Kryepeshkopi polak jep dorėheqjen

    Kryepeshkopi kontraversial i Varshavės ka dhėnė dorėheqjen mė pak se njė orė para se tė merrte postin zyrtarisht me njė ceremoni fetare.

    Stanislaw Wielgus u bė epiqendra e njė pėrplasje rreth spiunazhit nė kohėn e komunizmit nė Poloni dhe sė fundmi pranoi se kishte bashkėpunuar me shėrbimin sekret.

    Tė dielėn ai e dha vetė lajmin e dorėheqjes nga posti gjatė njė meshe tė posaēme pėr instalimin e tij.

    Misioni i Vatikanit nė Poloni tha pėrmes njė deklarate se Papa Benedikt e kishte pranuar dorėheqjen.

    Ai i ka kėrkuar kardinalit Jozef Glemp, pararendėsit tė kryepeshkopit Wielgus, qė tė rikthehej pėrkohėsisht nė post deri nė marrjen e vendimeve tė tjera.

    Para Krishtlindjes, Vatikani lėshoi njė deklaratė nė tė cilėn ngulej kėmbė se Papa ishte tėrėsisht i informuar pėr tė shkuarėn e kryepeshkopit dhe e mbėshteste emėrimin.

    Korrespondenti i BBC-sė nė Romė, David Willey thotė se kryepeshkopi ishte nėn presion tė jashtėzakonshėm qė tė jepte dorėheqjen, por vendimi pėr t'u larguar nga posti vetėm pak minuta para ceremonisė madhėshtore tė inagurimit, ėshtė i paprecedent.

    Tronditje

    Kryepeshkopi Wielgus pranoi publikisht se kishte bashkėpunuar me shėrbimin sekret gjatė komunizmit tė shtunėn.

    Pėrmes njė deklarate, ai pranoi se nuk kishte treguar tė vėrtetėn nė lidhje me kėtė ēėshtje.

    Deklarata e tij u lexua nė tė njėtėn ditė nė kisha anekėnd Polonisė.

    Ai e bėri tė ditur vendimin pėr dorėheqjen tė dielėn nė mėngjes, pas bisedimeve urgjente gjatė natės mes zyrtarėve polakė dhe atyre tė Vatikanit.

    Duke bėrė tė ditur vendimin gjatė njė shėrbese me lotė nė sy, kryepeshkopi tha se e kishte marrė atė pas shumė reflektimesh.

    Besimtarėt qė po ndiqnin shėrbesėn e pritėn lajmin me duartrokitje, tė bėrtitura dhe brohoritje.

    Pati dhe nga ata qė thanė: "Jo, mos e bėj kėtė".

    Korrespondenti i BBC-sė nė Varshavė thotė se nė njė vend si Polonia, ku kisha katolike luan njė rol shumė tė rėndėsishėm, ky skandal nuk mund tė mos kishte qenė mė tronditės se kaq.

    Kisha Polake gjatė viteve tė fundit ka nisur njė seri hetimesh pėr tė identifikuar bashkėpunėtorėt e ish-regjimit komunist.

    Kryepeshkopi i Krakovit, qė drejton hetimet nė dioqezėn e tij, ka thėnė se epoka e komunizmit kishte qenė "kohė persekutimi pėr Kishėn, shpesh e pėrgjakshme dhe brutale".

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    ...nuk kane bashkepunuar te gjithe, per shembull te vdekurit heronjte nje bari qe jetonte kohen me te madhe me bagetine etij...te tjeret ose pa dashka ose nga halli ose nga qefi.
    Mos shih nga vjen po shih ku shkon,nuki keni gjithēka ne dore po ato qe kemi t'i bejme si me mire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i humburi : 09-01-2007 mė 22:40

  4. #4
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga BBC Shqip

    Policia sekrete komuniste ende nė fokus

    Dorėheqja dramatike e Kryepeshkopit tė Varshavės, Stanislaw Wielgus, pas zbulimit lidhur me pėrfshirjen e tij me policinė sekrete tė Polonisė gjatė komunizmit, ka hedhur pėrsėri dritė mbi atė se sa thellė kanė penetruar shėrbimet sekrete tė Evropės lindore nė tė gjithė fushat e jetės.

    Gati dy dekada pas rėnies sė Murit tė Berlinit, spektri i policisė sekrete komuniste vazhdon t'i qėndrojė mbi kokė vendeve tė Evropės qendrore e lindore.

    Akuza janė ngritur ndaj individėve tė tė gjithave fushave tė jetės.

    Qė nga vendosja e qeverive demokratike, njė numėr i madh politikanėsh e zyrtarėsh tė lartė, artistėsh e shkrimtarėsh, janė akuzuar se kanė bashkėpunuar me policinė e vjetėr sekrete - dhe disa prej tyre janė detyruar tė japin dorėheqjen nga postet e tyre.

    Dhe gjithnjė e mė shumė kėto pretendime po mbėshteten nga fakte - qė megjithatė nuk janė gjithnjė plotėsisht tė besueshme - nga institucione tė posaēme tė ngritura pėr tė ofruar informacione lidhur me veprimtarinė e policisė sekrete komuniste.

    Akuza pėr bashkėpunim

    Asnjė nuk ka qenė i imunizuar nga akuzat. Vetėm pak muaj mė parė presidenti i Rumanisė, Traian Basescu, u lirua - pėr herė tė dytė - nga akuzat e vazhdueshme pėr bashkėpunim.

    Zoti Basescu, kapiten anijeje gjatė periudhės komuniste, tha se ai kishte pėrgatitur raporte rutinore pėr shefat e tij pas udhėtimeve jashtė, por mohoi se kishte punuar ndonjėherė pėr policinė sekrete.

    Nė kontrast, homologu bullgar i zotit Basescu, Georgi Parvanov, pranoi vitin e shkuar se ai kishte qenė i pėrfshirė me ish-shėrbimin sekret.

    Por portretizimi i tij pėr rolin e tij si njė historian i ri, i cili kishte kontribuar pa qėllim tė keq nė njė botim lidhur me njė emigrant tė shquar bullgar, u pranua gjerėsish nga publiku bullgar.

    Vetėm disa muaj pas pranimit tė tij zoti Parvanor - ish-agjenti Gotse - u rizgjodh me shumicė dėrrmuese votash si president i vendit.

    Njė tjetėr agjent qė e ka pranuar vetė ishte ish-kryeministri i Hungarisė, Peter Medgyessy, pėr tė cilin u zbulua se kishte qenė agjenti "D-209" vetėm disa javė pasi u bė kryetar i qeverisė nė vitin 2002.

    Por zoti Medgyessy, njė ekspert i vjetėr financiar, mundi ta neutralizonte kėtė ēėshtje.

    Ai shpjegoi se detyra e tij nė autoritetin e sigurimit nė fillim tė viteve 1980 kishte qenė qė tė mbronte informacione tė ndjeshme, si planet e Hungarisė pėr t'u anėtarėsuar nė Bankėn Botėrore dhe FMN, nga agjencitė e huaja tė zbulimit - dhe jo mė pak tė KGB-sė, qė mund tė pėrpiqej t'i minonte plane tė tilla.

    Llojet e bashkėpunimit

    Kėto raste tė zyrtarėve tė lartė kanė nėnvizuar tri ēėshtje qė lidhen me bashkėpunimin nė tė shkuarėn me policinė sekrete.

    Njė ishte shtrirja e madhe e pranisė sė sigurimit nė tė gjitha fushat e shoqėrisė - qė mund tė kishte tė bėnte me institutet akademike apo personat e pėrfshirė nė udhėtime jashtė.

    Njė tjetėr ishte mėnyra me tė cilėn individė tė ndryshėm mund tė kenė kryer punėn, pėr shembull, kishin pėrgatitur raporte qė pastaj ishin kaluar - pa dijeninė e tyre - tek shėrbimi sekret.

    Dhe sė fundi, kishte njė ndryshim midis punės pėr vendin, pėr shembull, duke grumbulluar informacione jashtė, dhe spiunimit ndaj kolegėve, miqve, madje edhe pjesėtarėve tė familjes.

    Ky ndryshim, megjithatė, bėhej i padukshėm pėr shkak tė strukturės sė policisė sekrete, e cila - duke ndjekur modelin e KGB-sė - i kombinonte kėto funksione tė ndryshme nė njė organizatė tė stėrmadhe.

    Pėrveē kėsaj, puna jashtė vendit pėr policinė sekrete nė ato ditė jo domosdoshmėrisht do tė ishte e pranueshme sipas standardeve tė sotme: shumė shpesh ajo punė mund tė pėrfshinte spiunimin e bashkėpatriotėve apo grupeve tė emigracionit.

    Ndoshta politikanėt kanė mbajtur shumicėn e barrės sė akuzave pėr bashkėpunim - dhe kjo ndoshta ka qenė njė mėnyrė e mirė pėr kundėrshtarėt e tyre qė tė shkatėrrojnė imazhin e tyre.

    Por edhe profesione tė tjera kanė pasur pjesėn e tyre nė grupin e informatorėve.

    Vetėm pak mė shumė se njė vit mė parė kreu i Bashkimit tė Shkrimtarėve tė Rumanisė, Eugen Uricaru, dha dorėheqjen pas akuzave se i kishte dhėnė informacione Securitates rumune lidhur me intelektualėt disidentė tė komunizmit - akuza qė ai i mohoi.

    Dhe vitin e shkuar regjizori hungarez, fitues i Ēmimit Oscar, Istvan Szabo, pranoi se kur kishte qenė student nė akademinė e teatrit dhe filmit ai kishte punuar pėr policinė sekrete - por vetėm pėr tė shpėtuar jetėn e njė shoku student qė pėrballej me dėnimin me vdekje pas Kryengritjes Hungareze tė vitit 1956.

    Ka plot arsye pse individė tė ndryshėm kanė bashkėpunuar me policinė sekrete - qė mund tė ishte pėr tė siguruar arsim universitar pėr fėmijėt e tyre, pėr tė siguruar udhėtim jashtė shtetit pėr familjen, apo pėr tė shmangur pushimin nga vendet e tyre tė punės.

    Por pėrballja me kėtė trashėgimi ka qenė njė detyrė e vėshtirė edhe pėr njė arsye tjetėr: shumė shpesh dosjet e ish-shėrbimit sekret nuk bėjnė ndryshimin midis agjentėve qė bashkėpunonin me dėshirė dhe atyre qė nuk do tė dėshironin ta bėnin kėtė punė, dhe objektivit tė tyre.

    Megjithatė, nė pėrgjithėsi, urija pėr informacion dhe ndonjėherė pėr tė arritur pėrfitim politik, i ka bėrė shumicėn e vendeve ish-komuniste tė adoptojnė njė variant ose njė tjetėr tė sistemit tė provuar pėr herė tė parė nė Gjermani, duke krijuar njė arkivė ku ofrohet informacion pėr aparatin e vjetėr tė sigurimit.

    Nė Evropėn qendrore interesi pėr veprimtarinė e policisė sekrete tė epokės komuniste mbetet ende i lartė edhe sot ashtu siē ishte nė fillim tė viteve 1990.

    Nė kontrast, nė ish-Bashkimin Sovjetik - pėrveē vendeve balltike - ka pasur njė qasje krejt tė ndryshme.

    Nė pėrgjithėsi tendenca ka qenė pėr ta mbuluar kėtė aspekt tė sė shkuarės komuniste.

    Nė Rusi, nė veēanti, duke filluar nga presidenti Vladimir Putin dhe tė tjerė mė poshtė, ish-oficerė tė KGB-sė janė nė nivelet e larta tė politikės dhe biznesit, dhe ata duket se nuk shohin ndonjė arsye pėr tė ndjerė ndonjė gjė tjetėr pėrveēse krenarisė, lidhur me karierrėn e tyre tė mėparshme.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anėtarėsuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Kam marre nje artikull nga The Economist qe e pershkruan ne detaje pasigurine shteterore e vendeve ishkomuniste!
    Ja linku:
    Shqip perkthyer vete: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=76598
    Anglisht origjinal: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=76262

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Kush ishin ballistėt?
    Nga Tepelenas_nr_1 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. LDK-ja nėn terrorin e pol-potistave
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •