Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Dështon programi i qeverisë për 2006-2007-ën.

    Energjia, 8 premtimet e pambajtura të Ekzekutivit.

    Qeveria ka mbetur në klasë për sa u përket detyrave që ajo i kishte vënë vetes lidhur me zgjidhjen e problemit disavjeçar të mungesës së energjisë. Edhe pse ka hyrë në vitin e dytë të mandatit, ekzekutivi i koalicionit të djathtë ka dështuar në të gjitha pikat e programit, ku parashikoheshin hapat e zhvillimit në sektorin e energjisë. I shpallur si mandati i "luftës kundër errësirës", në mbyllje të vitit të dytë të qeverisjes, mazhoranca jo vetëm që nuk ka mundur të reduktojë orët e kufizimeve, por i ka shtuar ato në krahasim me një vit më parë. Premtimet e pambajtura janë të shumta, dhe sipas të gjitha gjasave do të klasifikohen në dështimet flagrante të kabinetit "Berisha". Në programin e qeverisë thuhet se "energjia nuk do t‘i mungojë asnjë familjeje dhe asnjë biznesi kudo qofshin ata dhe pa diskriminim. Do të synohet që brenda vitit 2007 të garantohet furnizimi i pandërprerë i energjisë elektrike, objektiv ky që do të sigurohet nëpërmjet kryerjes së reformave të thella dhe investimeve prioritare në këtë sektor". Ky premtim ka rënë automatikisht poshtë që në ditën e parë të vitit 2007, ku kufizimet e energjisë kanë qenë të pranishme në të gjithë vendin dhe sipas të gjitha gjasave, 2007 do të shënojë krizën më të rëndë energjetike pas elektrifikimit të vendit. Një tjetër pikë e programit qeverisës thotë se "do të eliminohen furnizimet diskriminuese rajonale të praktikuara në këto vitet e fundit nga KESH-i dhe qeverisja socialiste", premtim ky që është shkelur në mënyrë flagrante për sa kohë në qytetin e Gjirokastrës, njëkohësisht zonë elektorale e ministrit të Energjetikës Genc Ruli, nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike, ndërkohë që në zona të thella kufizimet shkojnë deri në 18 orë. Një angazhim tjetër i qeverisë thotë se "brenda vitit 2006 do të instalohen matësat në të gjithë vendin e për rrjedhojë do të marrë fund brenda vitit 2006 faturimi aforfe". Edhe ky premtim ka dështuar, për arsye se nuk ka përfunduar ende vendosja e matësve dhe faturimi aforfe vazhdon akoma dhe sot. Në një tjetër pikë të programit thuhet se "do të zvogëlohen në minimum humbjet joteknike dhe do të rriten arkëtimet në mbi 95% nga rreth 88% që ishin ato në vitin 2004". Edhe këtu qeveria nuk e kalon klasën, pasi humbjet teknike dhe jo teknike jo vetëm që nuk janë zvogëluar, por janë rritur me 2% duke shkuar në 37 për qind të energjisë së prodhuar. Qeverisë i mbetet që në dy vitet e ardhshme të përmbysë të gjitha parashikimet e deritanishme dhe të mbajë premtimet edhe pse në dy vitet e para të saj nuk ka bërë asgjë nga ato që ka pasur në dorë.


    Premtimet dhe realizimi

    24 orë drita në 2007-ën i pambajtur

    Eliminim i diskriminimeve i pambajtur

    Instalim i matësve në 2006-ën i pambajtur

    Eliminim i faturave aforfe i pambajtur

    Zvogëlim i humbjeve në rrjet i pambajtur

    Import i mjaftueshëm i energjisë i pambajtur

    Çmim i leverdishëm i energjisë i pambajtur

    Investime të thella i pambajtur


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Premtim se do kete shi----i pa mbajtur


    premtim se do shkrije apo ngrije akujt ne antakrtide-----i pambajtur


    premtim se lopet e gazetes shqip do vet milen-----totalisht i mjabtur



    sa pa lidhje kan edhe kto shkrime mor Zot. premtimet jan shum lehtesisht te verifikushme


    premtim anti-korrupsion-----i majtur, te ardhurat ne dogana jan shtuar gati gati 100 e ca perqind


    premtime----per ulje taksash dhe detyrimisht shtim i biznesit ne shqiperi,,,,i mjatur, ket e tregojne rritjet e bizneseve te vogla dhe te mesme, dhe rritja e buxhetit te vendit.


    gazeta Shqip, nje burdello plot 30 fleteshe me ngjyra, shum ndryshe nga ZP qe eshte pa ngjyra.

  3. #3
    {Familjaret} Maska e k@stro
    Anëtarësuar
    03-01-2007
    Vendndodhja
    [H][P][D] Elbasan
    Postime
    6
    Çmim i leverdishëm i energjisë kjo vetem per bisneset eshte ulur .
    Investime të thella shqiperia 1 euro
    24 orë drita në 2007-ën i pambajtur eh kjo mund te thuhet per 2006 se ky vit sa erdhi .

    kete qeveri fundja fare populli e zgjdhi ne 3 korrik tani le ta mbaje .
    HAKMARRJA_PER_DREJTESI

  4. #4
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    kastro, ti i ke ra pikes, ruju vec se po te bje pika ty mrapsht sa me ta kthy....premtimet e sales kan qene per drita 24 ore, por ama ai nuk mu me mush hidrocentralin plot shurr vetem e vetem se don ti me gazeten shqip me pas drita.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ky nolt e paska kap keq me gazeten shqip

    Homza per temen ketu nuk po flas une se e di ti :P ne cfare ane jam une

  6. #6
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Skorpionsking.....ti flet te drejten sa her flet per politike, ama per kto tjerat po e dhi ka i her

    shife se ca shkrimesh shkrujne neper gazeta mor pash zotin, e din ti se toka eshte rrotullu rreth boshtit te saj me ngadal se ne viin 2005? qoft i zi 3 korriku per boshtin e per gazeten shqip....

    premtimet e Sales mund te kene qene drita 24 ore ama ket mund ta kishte bo krejtesisht lehete nga miremenazhimi i KESHit dhe nga shifrat marramendese te importit te energjise elektrike----duhet theksu qe ne kto momente me shum energji eshte e e importuar sesa produar ne vend, linjat e transmetimit nuk bajne me.....ky eshte maximumi qe mund te bej nje qeveri, kjo eshte kompetence e saj te blej energji me nje cmim sa me trasparent.

    Edhe per cmimin e energjise elektrike qe eshte rritur, po normal qe do rritet per aq kohe sa ne importojme kto shuma te medha kilovatesh nga jasht, neper bot nuk blihet kilovati i energjise 12 lek, mos ta harrojme kte.

    Tashi pse ska uje hidrocentrali i fierzes, une nuk fajsoj kend tjeter vec Sales, edhe pse ska ra bore per vit te ri vetem Sala eshte fajtor, edhe jan ftoh shumica e miletit sepse vishen holle me shit pordhe, fajin vet Sala e ka......ne kete linje vejne argumentat e GAzetes Shqip, 30 flet me ngjyra shum dryshe nga ZP qe osht akoma bardh e zi....

  7. #7
    Eshte me se e vertete qe ka deshtuar programi i qeverise se tashme per energjine.

    Qeveria ne kete deshtim nuk eshte e vetme, por bashkedeshtues jane dhe i gjithe spektri politik shqiptar, institucionet qe merren me problemet energjitike, akademia dhe institutet, universiteti dhe specialistet qe merren me keto probleme.

    Shqiperia nuk ka nje strategji reale te zgjidhjes njehere e pergjithmone te problemeve jetike te saj si: uji dhe energjia.

    Programet kane mbetur neper letra dhe neper tituj disertacionesh e doktoraturash, neper konferenca e tryeza fondngrenese.

    Zgjidhjet qe ofrohen jane vetem te pjesshme, vetem neper fushata elektorale, vetem te momentit sa per te kapercyer dhe nje dimer me lutjet nga qielli.

    Eshte nje deshtim i madh kombetar!


    Privatizimi urgjent i KESH-it dhe hapja e tregut te energjise do te jene shpetimi per daljen nga kriza.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-01-2007 më 09:38

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE
    Energjia, 8 premtimet e pambajtura të Ekzekutivit.

    Qeveria ka mbetur në klasë për sa u përket detyrave që ajo i kishte vënë vetes lidhur me zgjidhjen e problemit disavjeçar të mungesës së energjisë. Edhe pse ka hyrë në vitin e dytë të mandatit, ekzekutivi i koalicionit të djathtë ka dështuar në të gjitha pikat e programit, ku parashikoheshin hapat e zhvillimit në sektorin e energjisë. I shpallur si mandati i "luftës kundër errësirës", në mbyllje të vitit të dytë të qeverisjes, mazhoranca jo vetëm që nuk ka mundur të reduktojë orët e kufizimeve, por i ka shtuar ato në krahasim me një vit më parë. Premtimet e pambajtura janë të shumta, dhe sipas të gjitha gjasave do të klasifikohen në dështimet flagrante të kabinetit "Berisha". Në programin e qeverisë thuhet se "energjia nuk do t‘i mungojë asnjë familjeje dhe asnjë biznesi kudo qofshin ata dhe pa diskriminim. Do të synohet që brenda vitit 2007 të garantohet furnizimi i pandërprerë i energjisë elektrike, objektiv ky që do të sigurohet nëpërmjet kryerjes së reformave të thella dhe investimeve prioritare në këtë sektor". Ky premtim ka rënë automatikisht poshtë që në ditën e parë të vitit 2007, ku kufizimet e energjisë kanë qenë të pranishme në të gjithë vendin dhe sipas të gjitha gjasave, 2007 do të shënojë krizën më të rëndë energjetike pas elektrifikimit të vendit. Një tjetër pikë e programit qeverisës thotë se "do të eliminohen furnizimet diskriminuese rajonale të praktikuara në këto vitet e fundit nga KESH-i dhe qeverisja socialiste", premtim ky që është shkelur në mënyrë flagrante për sa kohë në qytetin e Gjirokastrës, njëkohësisht zonë elektorale e ministrit të Energjetikës Genc Ruli, nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike, ndërkohë që në zona të thella kufizimet shkojnë deri në 18 orë. Një angazhim tjetër i qeverisë thotë se "brenda vitit 2006 do të instalohen matësat në të gjithë vendin e për rrjedhojë do të marrë fund brenda vitit 2006 faturimi aforfe". Edhe ky premtim ka dështuar, për arsye se nuk ka përfunduar ende vendosja e matësve dhe faturimi aforfe vazhdon akoma dhe sot. Në një tjetër pikë të programit thuhet se "do të zvogëlohen në minimum humbjet joteknike dhe do të rriten arkëtimet në mbi 95% nga rreth 88% që ishin ato në vitin 2004". Edhe këtu qeveria nuk e kalon klasën, pasi humbjet teknike dhe jo teknike jo vetëm që nuk janë zvogëluar, por janë rritur me 2% duke shkuar në 37 për qind të energjisë së prodhuar. Qeverisë i mbetet që në dy vitet e ardhshme të përmbysë të gjitha parashikimet e deritanishme dhe të mbajë premtimet edhe pse në dy vitet e para të saj nuk ka bërë asgjë nga ato që ka pasur në dorë.


    Premtimet dhe realizimi

    24 orë drita në 2007-ën i pambajtur

    Eliminim i diskriminimeve i pambajtur

    Instalim i matësve në 2006-ën i pambajtur

    Eliminim i faturave aforfe i pambajtur

    Zvogëlim i humbjeve në rrjet i pambajtur

    Import i mjaftueshëm i energjisë i pambajtur

    Çmim i leverdishëm i energjisë i pambajtur

    Investime të thella i pambajtur


    Gazeta Shqip

    Ishe mese normale qe Berisha do deshtonte me energjine. As njerez as program as vullenet ska patur Berisha te ve ne zbatim qe te ishte i sukseshem ....pale mo as qe bohet fjale te kete ndonje plane strategjik energjetik qe ti shperbej shqiperise per 100 vitet e ardheshme.

    Kur kryeministri Sali Berisha prezantoi programin e qeverise per energjetiken ai lexoi fjalimin e Nanos qe kishte thene para 5 vjetesh - dhe ju tani cuditeni qe ka deshtuar?. Vetem kjo tregon sa e ka ven ujin ne zjarr ose sa djerse kane derdhur per ti bere kto plane pale me ti zbatojne.

    Berisha e dinte problem nr 1 eshte energjia elektike. Shqiperia kurr ska per tu zhvilluar po nuk e regulloi kete problem.

    Te pershendes Homz si kalove per ditelindje?

  9. #9
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Ishe mese normale qe Berisha do deshtonte me energjine. As njerez as program as vullenet ska patur Berisha te ve ne zbatim qe te ishte i sukseshem ....pale mo as qe bohet fjale te kete ndonje plane strategjik energjetik qe ti shperbej shqiperise per 100 vitet e ardheshme.

    Kur kryeministri Sali Berisha prezantoi programin e qeverise per energjetiken ai lexoi fjalimin e Nanos qe kishte thene para 5 vjetesh - dhe ju tani cuditeni qe ka deshtuar?. Vetem kjo tregon sa e ka ven ujin ne zjarr ose sa djerse kane derdhur per ti bere kto plane pale me ti zbatojne.

    Berisha e dinte problem nr 1 eshte energjia elektike. Shqiperia kurr ska per tu zhvilluar po nuk e regulloi kete problem.

    Te pershendes Homz si kalove per ditelindje?

    O ca demokrati je edhe ti more burre, i falkt e i tymosur fare.


    Tashi persa i perket argumentit qe po vijojme ktu.

    Gjeja me e keqe eshte qe ne Shqiperi kemi vetem disa hodrocentrale ato me uje, jan edhe ca termocentrale po ato jan me te shtrejta se jahtet e sheikeve, kto jan vetem per raste emergjente edhe pikrisht per ate pune ja ndryshk dhe jan obsolete krejt.


    Hidrocentrali i Fierzes eshte ai kryesori ne Shqiperi, per fat te keq kushtet atmosferike kan shku ne krah te gabum gjat kti viti. Sali Berisha nuk mundet te bej sehir apo te ndjelli shi sikur ata indianet e USA neper filma. Desha te argumentoj edhe premtimin e Sales per drita 24 ore.....kjo mund te behej nga mirmenaxhimi i KESHit poqe se gjithnje binte shi ne firze e perpjete. Ky premtim ka kuptim te plot, kur shikon shifrat marramendese te energjise elektrike qe importohet nga jasht, tashi me shum importohet sesa prodhohet ne vend, po te kishte nje prodhim ne shifra qe duhet te ket gjat ksaj periushe ne Firze ateher premtimi i Sales per drita 24 ore do ishte mese i arritshem.


    Edhe ti permend fjalimin e Sales qe ishte identik me ate te Nanos, po normal ai fjalim ka pas ne thelb privatizimin e KESH dhe joshjen e investitoreve te huaj ne fushen energjetike......ska rrugzgjidhje tjeter per konsumatorin Shqiptar pervec kti opsionit te fundit qe permenda.


    Vagabond, kur e pate ditlindjen ti?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Ndalet prodhimi, vjen errësira

    Drejtori i KESH-it deklaron rritjen e importit dhe mbylljen e HEC-eve. Tirana dje 8 orë pa drita. Pritet thellimi i kufizimeve


    Për herë të parë, pas elektrifikimit të vendit, Shqipëria nuk mund të prodhojë më energji elektrike. Lajmin e ka bërë të ditur "pa iu dridhur qerpiku", drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike, Andi Beli, i cili ka demonstruar në mënyrë të ripërsëritur përgjegjësinë që ka Bullgaria, rajoni, si dhe situata meteorologjike në thellimin e krizës drejt një kolapsi të paparashikuar energjetik. Më në fund, ai ka folur dhe u ka thënë të gjithë konsumatorëve se që nga dita e sotme, errësira e shqiptarëve do të varet nga bamirësia që do të tregojnë vendet fqinje, si në lirimin e kanaleve të tranzitimit ashtu edhe në haraçin e taksës së tranzitimit. Por ajo që është më dramatikja në këtë situatë, është fakti se KESH-i mund të ketë teorikisht në dispozicion vetëm gjysmën e energjisë që i duhet vendit për të konsumuar në këtë periudhë të dimrit. Sa do ta paguajmë!? Sa frëngu pulën, borxhet që do t‘i kemi korporatës do të duhet një fushatë e re çmimesh për t‘i shlyer. Sipas drejtorit të KESH-it, "që nga dita e sotme do të ulet gradualisht prodhimi vendas, në mënyrë që të ruhen rezervat ujore, kryesisht të kaskadës së Drinit". Kjo do të thotë se të tre hidrocentralet që janë ndërtuar mbi këtë kaskadë, ai i Komanit, ai i Vaut të Dejës dhe hidrocentrali i Fierzës, të mbyllin turbinat për t‘u hapur sërish në sezonin e pranverës, kur nga malet me dëborë të të shkrijë gjithë arsenali i akullt që është rezervuar në alpet e veriut. Zgjidhja e vetme, sipas drejtorit Andi Beli, do të jetë shtimi me çdo çmim i kapaciteteve të importit, në mënyrë që vendi të mos zhytet në errësirë të plotë. Por, edhe pse teorikisht vendi ka kapacitete importuese deri në 14 milionë kË/h në ditë, praktikisht konjukturat e tregut dhe aftësitë menaxhuese të drejtuesve të KESH-it nuk mundësojnë më shumë se 12 milionë kË/h në ditë. Vetë Beli pohoi faktin se "aktualisht importi është në nivelet e 9-10 milionë kË/h", maksimumi që korporata ka arritur të sigurojë. Sipas të dhënave zyrtare, KESH-i importon aktualisht 6 milionë kË/h nga linjat e Jugut të vendit dhe 3 milionë nga linjat e Veriut. Kjo do të thotë se krahasuar me konsumin ditor të energjisë, që në ditët më të ftohta ka kapur nivelin e 19 milionë kË/h në ditë, KESH-i të mund të ketë vetëm gjysmën e energjisë. Rezultati është i lexueshëm, 12 nga 24 orë që ka një ditë-natë mund të ndriçohen nga llambat e zbehta, në varësi edhe të ngarkesës së rrjetit. Më dramatik është fakti se premtimi i Belit për të rritur sasinë e importit si sakrificë e mostharjes totale të Fierzës, praktikisht është një ëndërr me sy hapur, pasi KESH-i nuk ka më asnjë qindarkë për të blerë energji, sepse i ka shpenzuar të gjitha paratë e akorduara nga qeveria për blerjen e energjisë me prokurim të drejtpërdrejtë. Aq më tepër që çmimi i energjisë aktualisht ka shkuar në 120 euro për MË/h plus taksën e tranzitimit. Edhe nëse Beli do të kthejë sërish sytë nga qeveria, shanset janë të pakta, pasi zgjidhja e vetme janë paratë nga fondi i kontigjencës, që ndryshe do të thotë se "de facto" vendi është në gjendje emergjence.


    Gazeta Shqip

    Une qe thu ti Homzz e kom ditlindjen anej ka gushti kur ka drita

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •