Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Mato Gruda dhe Sali Berisha
    E Hene, 22 Janar 2007
    Nga Elton METAJ

    Kryeministri Sali Berisha u shfaq i kenaqur per zgjidhjen e krizes politike rreth zgjedhjeve te ardhshme vendore. Megjithate kenaqesia e shefit te qeverise buronte, jo me shume nga brendia e marreveshjes me opoziten, se sa nga teknika e zgjidhjes se lemshit paraelektoral nepermjet Fatos Nanos. Pikerisht rruga qe beri te mundur fiksimin e 18 shkurtit si date te zgjedhjeve vendore, mund te vijoje ta favorizoje Partine Demokratike, duke u reflektuar ne efekte elektorale. Por me mbylljen e kapitullit te zgjedhjeve vendore, Berisha nuk do te jete aspak ne nje pozite me te favorshme. Pikerisht takimi apo marreveshja me Nanon mund te shnderrohet per Kryeministrin ne goditjen me te rende te qeverisjes se tij.

    Nuserimi i dyte i Partise Demokratike nisi pikerisht te korrupsioni i shumeperfolur i Fatos Nanos dhe antikorrupsioni i premtuar nga Sali Berisha. Megjithate ne 16 muaj, simboli i betejes antikorrupsion jane pullat e postes se Luiza Hoxhes. Vete Berisha kujton nje konference shtypi pompoze pak ore pas fitores se 3 korrikut 2005, ku pershendeti publikisht ata, te cilet munden ne zgjedhje “kokat e korrupsionit”. Angjeli, Duka, Duraku apo vete Nano, aktualisht jane shume me te qete se atehere kur kryetari i Partise Demokratike i kercenonte me venien para ligjit, pasi Kryeministri, pikerisht ne takimin me Nanon, dorezoi armet me te cilat mori pushtetin. Qeveria “Berisha” i ngjan sot nje cete partizane, qe sic tregonin gjysherit tane, sulmonte armiqte italiane gjate luftes, u merrte atyre armet, mposhtte kundershtarin dhe me pas roberit i fuste ne shtepite e partizaneve. Ishte Agushi ai qe duhet te mesonte Mato Gruden si te asgjesonte me top, jo pushtuesin, por kete here bashkefshatarin e tij.

    Pothuajse ne menyre simetrike, Berisha i ngjan personazhit te njohur te filmit “Njeriu me top”. Mato Gruda nuk kishte dale malit per liri dhe ne perpjekjen e pare per te shkrehur armen ndaj pushtuesit, mbeti i vrare. Fati politik i Berishes eshte pak a shume ky: Ne nje vit te drejtimit te qeverise, njerezit e derguar para drejtesise per afera korruptive ishin te paket, beteja me institucionet e pavarura rezultoi e deshtuar dhe disa nga ligjet me te rendesishme jane shpallur antikushtetues. Alibia e vetme e shefit te shumices se djathte parlamentare eshte Prokurori i Pergjithshem dhe lidhjet e tij te pretenduara me krimin. Fati i vetem i Kryeministrit eshte nje opozite e paqarte, e cila nuk tentoi ne asnje moment ta vere ne veshtiresi qeverisjen nepermjet betejes parlamentare. Vetem nje interpelance ne vit eshte shume me pak se numri i vizitave te pakta zyrtare jashte vendit qe Kryeministri ka arritur te siguroje.

    Ndaj qeveria e ndertuar rreth boshtit antikorrupsion, tashme eshte e deshtuar. Sukseset fillestare te Ministrise se Brendshme mbeten te izoluara, pavaresisht se strukturat antikrim nen varesine ekzekutive te Berishes mund t’i ofronin shume me teper produkt antikorrupsion Kryeministrit. Per rrjedhoje, pas zgjedhjeve vendore dhe arkivimit te nje historie te trishte perplasjesh politike, Berisha ka pergjegjesine t’u ofroje shqiptareve nje qeveri tjeter, jo vetem ne emra, por edhe ne program. Nuk mjafton te largosh Bumcin, Leskajn, Pollon apo Xhuvelin dhe t’i zevendesosh me agrare apo reformatore te konvertuar ne demokristiane. Qeveria “Berisha 2” duhet te kete nje bosht programor krejt tjeter, kete radhe te orientuar drejt reformave te thella dhe programeve te zhvillimit. Pjesa e pare e qeverisjes se Berishes mund te quhet e mbyllur me deshtim, pasi beteja antikorrupsion perfundoi brenda 15 minutave ne Pallatin e Brigadave. Kryetari i Partise Demokratike, pikerisht per shkak te takimit ne pallatin presidencial me Fatos Nanon, ndoshta do te kete shansin te provoje te luaje edhe pjesen e dyte deri ne veren e vitit 2009. Nje program dhe nje trup qeverisese tjeter do te jene premisa te mira per te djathten dhe Kryeministrin Berisha. Ne te kundert, vete Berisha do te terhiqet zvarre drejt plotesimit kalendarik te mandatit katervjecar, ashtu si paraardhesi i tij, i cili nuk nguroi te qendronte per muaj te tere pa ministra apo per vite te tere pa komunikuar me ministrat e kabinetit te tij.

    Botuar ne revisten “Klan”

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2006
    Postime
    8
    --------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga -v- : 23-01-2007 më 05:14

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2006
    Postime
    8
    Hej po ckeni ore, ka premtime te reja tani. Lerini ato te vjetrat.

    Premtimi me i ri:

    Shqiperia do te exportoje energji elektrike.

    Pyes se cili do te jete premtimi i ri i Berishes.

    Isha shume optimist kur erdh Berisha ne pushtet. Mirepo me sa e shoh paska qene e njejta gjendje si me Nanon si me Berishen Ky i fundit te pakten i ka premtimet e tija, asgje me teper.

    Filloi me korupcionin e Nanos (e beri mik me vone, dhe mikut nuk i mbyllen bizneset)

    Pastaj me fushat e golfit (skish faj, na duhen fusha golfi, kur ska drita shkojme dhe luajme golf)

    Tani shqiperia do te exportoje energji elektrike pas 4 vitesh. Me se? Skam mare vesh se shqiperia ka ndoj central nuklear ose plan per te ndertuar nje te tille qe te eksportoje energji elektrike. Dhe planet e tij per te eksportuar energji elektrike te fituar nga energjia solare, jane tipike kur nje mjek meret me inxhinjeri.
    Dielli mund te prodhoje energji te mjaftueshme vetem per te mbushur celularet e shqiptareve, asgje me teper. Te pakten me arritjet teknologjike te fundita (ose Berisha ka dijeni per zbulime me te reja ne kete lemi; normalisht si mjek qe eshte).

    E vetmja shprese per ti plotesuar nevojat e shqiptareve, ku e theksoj per ti plotesuar jo per eksport, eshte me ane te termocentraleve. Energjia e fituar nga hidrocentralet dhe menyrat alternative (ala Berisha - solare dhe me fuqine e eres) nuk mjafton as per 10 % te nevojave. Cdo shtet ne rajon mbeshtetet ne energji nga TEC-et ndersa HEC-et i ka vetem ne rast krizash.

    Sot i gjithe Ballkani ka problem me energjine elektrike. Kjo sidomos pas mbylljes te centralit nuklear ne Bullgari. Problem ka Maqedonia sado qe TEC-et dhe HEC-et punojne dhe ska pas asnje krize deri tani, paralajmerohen nderprerje sidomos ne industri. Problem ka Serbia edhe pse i shet energji shqiperise me trefishin e cmimit real (prap Berisha ketu), si dhe Rumunia qe njejte importonte rryme nga Bullgaria.

    Te gjithe keto shtete kane TEC-e dhe HEC-e dhe nuk kane tharje liqenesh. Por nga goja e lidereve te ketyre shteteve nuk doli ideja e eksportimit, pasi nje kryeminister duhet ti mase shume fjalet e veta. Sikur edhe ne ender ta kishte thene kete, prap duhej te meret pergjegjesi.

    Nuk do te hyj ne shpenzimet qe duhen per te ndertuare TEC-e te reja ose ne shpenzimet per blerjen e qymyrit pas ndertimit te TEC-eve. E rendesishme eshte qe sot Shqiperia harxhon 1 milion USD ne dite per te ble energji elektrike (sipas mediave shqiptare). Qe dmth shteti nuk mund tja lejoje vetes as edhe gjashte muaj importit. Cfare me pas?

    Si cdo shqiptar, edhe une ndjehem shume keq kur e shoh krizen qe e ka kapluar Shqiperine, por ndjehem akoma me keq kur personi qe duhet te na nxjere nga kriza jep deklarata te ketij tipi.

    Ndoshta ndonjehere edhe ne shqiptaret do te luajme golf nen driten e reflektoreve elektrik. Shpresoj

  4. #14
    Cikli deshtime - premtime - mashtrime - elektrifikime - moszbatime - justifikime - prokurime (te drejtperdrejta) - tenderime - shkallmime - premtime nga e para - genjeshtra me sofistikime - dhe nuk dilet me keta pusht-e-tare prej rrethit vicioz ku e kane zhytur vendin ...

    Politikani që kërkon të sigurojë votën e publikut s'e ka të lehtë të gënjejë, meqë gënjeshtra herët a vonë do të demaskohet, madje edhe në një kulturë politike amnezike, si ajo në Shqipëri.

    Nëse e vërteta është e hidhur ("me këtë infrastrukturë që kemi, asnjë firmë e huaj nuk afrohet") dhe gënjeshtra e rrezikshme ("Shqipëria do ta prodhojë energjinë që i duhet nga turbinat e erës"), atëherë profka mbetet rrugëzgjidhja më e pranueshme ("duam që e nesërmja të na buzëqeshë").

    Pasi të gjithë duam që e nesërmja të na buzëqeshë, mesazhi politik homologohet dhe kandidatët e partive të ndryshme vijnë e dallohen prej njëri-tjetrit vetëm nga kushërinjtë e ndryshëm që kanë, boja e kravatave, ose marka e celularit përkatës.

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Mato Gruda dhe Sali Berisha
    E Hene, 22 Janar 2007
    Nga Elton METAJ

    Kryeministri Sali Berisha u shfaq i kenaqur per zgjidhjen e krizes politike rreth zgjedhjeve te ardhshme vendore. Megjithate kenaqesia e shefit te qeverise buronte, jo me shume nga brendia e marreveshjes me opoziten, se sa nga teknika e zgjidhjes se lemshit paraelektoral nepermjet Fatos Nanos. Pikerisht rruga qe beri te mundur fiksimin e 18 shkurtit si date te zgjedhjeve vendore, mund te vijoje ta favorizoje Partine Demokratike, duke u reflektuar ne efekte elektorale. Por me mbylljen e kapitullit te zgjedhjeve vendore, Berisha nuk do te jete aspak ne nje pozite me te favorshme. Pikerisht takimi apo marreveshja me Nanon mund te shnderrohet per Kryeministrin ne goditjen me te rende te qeverisjes se tij.

    Nuserimi i dyte i Partise Demokratike nisi pikerisht te korrupsioni i shumeperfolur i Fatos Nanos dhe antikorrupsioni i premtuar nga Sali Berisha. Megjithate ne 16 muaj, simboli i betejes antikorrupsion jane pullat e postes se Luiza Hoxhes. Vete Berisha kujton nje konference shtypi pompoze pak ore pas fitores se 3 korrikut 2005, ku pershendeti publikisht ata, te cilet munden ne zgjedhje “kokat e korrupsionit”. Angjeli, Duka, Duraku apo vete Nano, aktualisht jane shume me te qete se atehere kur kryetari i Partise Demokratike i kercenonte me venien para ligjit, pasi Kryeministri, pikerisht ne takimin me Nanon, dorezoi armet me te cilat mori pushtetin. Qeveria “Berisha” i ngjan sot nje cete partizane, qe sic tregonin gjysherit tane, sulmonte armiqte italiane gjate luftes, u merrte atyre armet, mposhtte kundershtarin dhe me pas roberit i fuste ne shtepite e partizaneve. Ishte Agushi ai qe duhet te mesonte Mato Gruden si te asgjesonte me top, jo pushtuesin, por kete here bashkefshatarin e tij.

    Pothuajse ne menyre simetrike, Berisha i ngjan personazhit te njohur te filmit “Njeriu me top”. Mato Gruda nuk kishte dale malit per liri dhe ne perpjekjen e pare per te shkrehur armen ndaj pushtuesit, mbeti i vrare. Fati politik i Berishes eshte pak a shume ky: Ne nje vit te drejtimit te qeverise, njerezit e derguar para drejtesise per afera korruptive ishin te paket, beteja me institucionet e pavarura rezultoi e deshtuar dhe disa nga ligjet me te rendesishme jane shpallur antikushtetues. Alibia e vetme e shefit te shumices se djathte parlamentare eshte Prokurori i Pergjithshem dhe lidhjet e tij te pretenduara me krimin. Fati i vetem i Kryeministrit eshte nje opozite e paqarte, e cila nuk tentoi ne asnje moment ta vere ne veshtiresi qeverisjen nepermjet betejes parlamentare. Vetem nje interpelance ne vit eshte shume me pak se numri i vizitave te pakta zyrtare jashte vendit qe Kryeministri ka arritur te siguroje.

    Ndaj qeveria e ndertuar rreth boshtit antikorrupsion, tashme eshte e deshtuar. Sukseset fillestare te Ministrise se Brendshme mbeten te izoluara, pavaresisht se strukturat antikrim nen varesine ekzekutive te Berishes mund t’i ofronin shume me teper produkt antikorrupsion Kryeministrit. Per rrjedhoje, pas zgjedhjeve vendore dhe arkivimit te nje historie te trishte perplasjesh politike, Berisha ka pergjegjesine t’u ofroje shqiptareve nje qeveri tjeter, jo vetem ne emra, por edhe ne program. Nuk mjafton te largosh Bumcin, Leskajn, Pollon apo Xhuvelin dhe t’i zevendesosh me agrare apo reformatore te konvertuar ne demokristiane. Qeveria “Berisha 2” duhet te kete nje bosht programor krejt tjeter, kete radhe te orientuar drejt reformave te thella dhe programeve te zhvillimit. Pjesa e pare e qeverisjes se Berishes mund te quhet e mbyllur me deshtim, pasi beteja antikorrupsion perfundoi brenda 15 minutave ne Pallatin e Brigadave. Kryetari i Partise Demokratike, pikerisht per shkak te takimit ne pallatin presidencial me Fatos Nanon, ndoshta do te kete shansin te provoje te luaje edhe pjesen e dyte deri ne veren e vitit 2009. Nje program dhe nje trup qeverisese tjeter do te jene premisa te mira per te djathten dhe Kryeministrin Berisha. Ne te kundert, vete Berisha do te terhiqet zvarre drejt plotesimit kalendarik te mandatit katervjecar, ashtu si paraardhesi i tij, i cili nuk nguroi te qendronte per muaj te tere pa ministra apo per vite te tere pa komunikuar me ministrat e kabinetit te tij.

    Botuar ne revisten “Klan”
    Drejtësia dhe krimi i kanë rrugët e ndara


    Ilir RUSMALI


    Garantoj se si ministër i Drejtësisë do të ndërmarr të gjitha hapat që më lejon funksioni për të denoncuar dhe ndjekur institucionalisht këtë rast dhe çdo rast tjetër ku drejtësia i nënshtrohet ligjit. Drejtësia dhe krimi i kanë rrugët e ndara, jo të përbashkëta, siç ka ndodhur deri më sot me anëtarin e KLD-së, Artan Gjermeni.

    Përpara tre ditësh, në cilësinë e ministrit të Drejtësisë, kam marrë pjesë në inaugurimin e punimeve për Gjykatën e Krimeve të Rënda, në Tiranë, ku kam shprehur vlerësimin tim maksimal për modelin pozitiv të pushtetit gjyqësor që është instaluar në atë Gjykatë.

    Si ministër i Drejtësisë kam vullnetin maksimal që modelet pozitive t'i promovoj me gjithë fuqinë time, sepse vetëm kështu ne mund të rrisim besimin e opinionit publik shqiptar tek drejtësia. Sikundër kam gjithë vullnetin që të denoncoj të gjitha modelet e shëmtuara, që janë ende të instaluara brenda pushtetit gjyqësor. Modeli më i shëmtuar i bërë publik deri më sot, është modeli i kapjes së instancave më të larta të pushtetit gjyqësor nga përfaqësues politikë dhe juridikë të organizatave kriminale shqiptare, siç është edhe rasti i denoncimit më së fundi nga një pjesë e medias së shkruar të shtypit shqiptar i funksionit të gjyqtarit dhe anëtarit të KLD-së, Artan Gjermeni, në shërbim të bandës kriminale të Lushnjes.

    Denoncimi vjen nga të dhënat që merren nga provat e dosjeve gjyqësore që administrohen nga Gjykatat italiane dhe që tregojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të funksionarit në fjalë me eksponentët kryesorë të bandës kriminale.

    Sot, funksionari ka pretenduar se nuk ka lidhje me bandën. Unë dua të risjell sot në vëmendjen tuaj një rast që është bërë publik dhe më parë, por që është neglizhuar, injoruar dhe mbuluar nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe nga eksponentët më të lartë të KLD-së, me qëllim që të favorizonin njeriun e bandës të kapte pushtetin gjyqësor.

    Në gjykimin që i është bërë bandës së Lushnjes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, i penduari i bandës, Petrit Liçi, ka deklaruar një nga rastet e përfshirjes së drejtpërdrejtë të gjyqtarit Gjermeni.

    Liçi është ndihmuar për t'u liruar nga burgu për akuzën e "armëmbajtjes pa leje" nga gjyqtari Gjermeni, me ndërhyrjen e Enver Dondollakut. Kjo gjë është në deponimet që Liçi ka bërë përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, (keni ekstraktin e procesit gjyqësor së seancës gjyqësore tek dokumentat që jua vumë në dispozicion).

    Siç rezulton nga hetimi i kryer nga inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë në atë kohë, me veprim të drejtpërdrejtë, në kundërshtim me ligjin, Artan Gjermeni, jashtë procedurave të shortit, në dhunim të procedurave të shortit, ka marrë përsipër drejtpërdrejt gjykimin e çështjes së Liçit, nuk e ka hedhur në short, e ka gjykuar vetë dhe për akuzën e "armëmbajtjes pa leje", e ka liruar pas 40 ditësh burg.

    Provat i keni këtu së bashku me vendimin që ka marrë në atë kohë gjyqtari dhe Kryetari i Gjykatës së Lushnjes, Artan Gjermeni. Të gjitha këto materiale nuk janë sekret dhe nuk janë të panjohura. Në kohën e tyre, këto i janë vënë në dispozicion Presidentit të Republikës dhe KLD-së.

    Presidenti dhe KLD-ja, në atë kohë, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të denoncuar rastin e shëmtuar të kapjes së pushtetit gjyqësor nga bandat kriminale, përkundrazi, kanë shërbyer vetë si protektorë të këtij protektori të krimit.

    Garantoj ju dhe opinionin publik se si ministër i Drejtësisë do të ndërmarr të gjitha hapat që më lejon funksioni, për të denoncuar dhe ndjekur institucionalisht këtë rast dhe çdo rast tjetër ku drejtësia i nënshtrohet krimit.

    Drejtësia dhe krimi i kanë rrugët e ndara, jo të përbashkëta siç ka ndodhur deri më sot me anëtarin e KLD-së, Artan Gjermeni.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •