Close
Faqja 33 prej 35 FillimFillim ... 233132333435 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 348
  1. #321
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    La Graine Et Le Mulet

    Ne shqip nuk i bie "Fara dhe mushka" por "Peshku dhe Orizi" (diçka e tille, mbase me mire do te ishte "Fara e peshkut").
    ok, si duket ti e thua kete sipas kontekstit te filmit; sepse, leksikisht, "graine" eshte fara (ne shqip), jemi dakort, dhe "mulet" eshte mushka. Nga doli peshku ? po orizi ?

  2. #322
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    ah, falje ! "Mulet" qenka nje emri i nje lloj peshku !! Dhe meqe u beka fjale per couscous, per me teper "couscous peshku", tani e kam te qarte !! Sonte e kam rradhen une te shoh filmin

  3. #323
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "La graine et le Mulet" (Couscous me peshk) - film francez nga A. Kechiche

    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    La Graine Et Le Mulet

    Film i forte. Mua me la nje fare pershtypjeje "keqkuptimi" gjithesesi. Keqkuptime psikologjike apo dialektike (nuk ka te beje me dialektin gjuhesor).
    Me pëlqeu !! Por per mua, keta (psh filmi danez "After the weedding", italiani "Mio fratello è figlio unico", amerikani "In the valley of Elah") pra jane filma qe te pelqejne gjate shikimit, emocioni eshte i forte,por ... qe nuk kam fort deshire t'i rikthehem e rikthehem filmit, ne nje te ardhme te aftert, per shembull. Edhe pse, "La graine et le Moulet" ("Couscous me peshk") eshte shume here më i arrire se te lartpermendurit dhe permban ne vetvete nje suspens qe eshte per t'u pershendetur. Dhe aktore amatorë per t'u hequr kapelen (edhe pse, nje çike si "shume profesioniste", nganjehere...)

    Me pelqeu menyra "Eustache" e filmit : pra flitet e flitet pa fund ne film, por jo me batuta dhe fraza pikante. Lloqe e lloqe pa fund, kete e adhurova ne film (sidomos pjesa e pare).

    korçar, ne cilin sens te la keqkuptim? Jam kurioz se si mund te "kritikohet" (po e vendos gjithsesi ne thonjeza) nje film i tillë. Kam dhe une nje dyshim per nje fare "keqkuptimi", ndaj te pyes...

    "Keqkuptimi" im lidhet me nje fare deshire te filmit per t'i pelqyer te gjithe llojeve te spektatoreve : edhe kinofileve, edhe jo kinofileve, edhe..., edhe ... , tamam si ata njerezit qe perpiqen me gjithe forcen e shpirtit qe te jene te pelqyeshem nga te gjithe. Shkurt, nje film nje çike si më shume "human" se sa vete natyra njerezore e njeriut. Pra nje film nje çike "më katolik se vete Papa"...




  4. #324
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Filmi i A Kechiche ka arritur te joshe shume shtresa popullsie me ç'duket nga shifrat e publikuara ne Le Monde (dt 19 dhjetor). I nxjerre vetem ne 90 kopje ne javen e pare, ka bere pothuajse 950 bileta per kopje, gje e rralle sot kur filmat me kopje nga 500 e 600 mberthejne territorin e sallave me jave te tera. Ndersa ne javen e dyte, Pathé qe shperndan filmin, ka arritur t'i shtoje kopjet, sot jane 112. Pra nje film aq delikat, gjen mbeshtetjen e publikut te gjere, kinema-dashes, por edhe vleresimin nga festivalet: çmimi L. Delluc 2007.

  5. #325
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Si shpjegohen keqkuptimet e "La Graine et Le Mulet"?... Nuk e di mire. Te betohem qe kam nje jave qe po e mendoj dhe akoma nuk kam gjetur nje menyre se si ta shpreh, apo çfare te shpreh. Ti autor i ke shpjeguar keqkuptimet duke i konsideruar si çeshtje qellimesh ne lidhje me "prekjen" e publikut. Diç duhet te kete dhe nga ajo ane po megjithate une besoj ne ndershmerine e regjizorit, te pakten persa i perket konsiderateve qe ai i ben publikut, dua te them kam pershtypjen se filmi jep mjaft prova qe regjizorit sikur nuk i behet shume vone per publikun (shyqyr). Megjithate gjithçka eshte relative. Per mua keqkuptimet jane ne disa gjera, gjykime apo paragjykime, qe shprehin presonazhet tek e tuk, ne lidhje me boten qe i rrethon, me personazhet e tjere, me the te thashe. Disa shprehje pra te personazheve, si dhe disa marredhenie njeri personazh me tjetrin, por sidomos trajtimi i tyre. Ne fakt "keqkuptimi" ashtu si e intrepretoj une, ka te beje me qellimet e regjizorit ne lidhje me ato dialektikat (hajde shpjegoje tani se ç'eshte dialektika) e ndryshme ne film. Ne fakt, ne fakt nuk di ta shpjegoj mire sepse kam frike mos bie ne kurthin e "gjyq qellimesh" (procès d'intention). Gje e shemtuar kjo e fundit. Megjithate po mundohem, po rezikoj ; per shembull : gati te gjithe personazhet jane franceze, as qe e ve ne dyshim, por nuk e mohon dot qe gati te gjithe, perveç nje a dy, jane me origjine te huaj. Dhe ata qe s'jane me origjine te huaj qellon te jene personazhet te cileve u kushtohet me pak kohe. Nejse. Regjizori ve ne gojen e njerit prej personazheve ne lidhje me padronet e ndermarrjeve "Ata nuk duan te marrin me ne pune franceze." Ok. Kuptuam ate qe duhet kuptuar, edhe pse me origjine te huaj, keta njerez jane po aq franceze sa francezet vete neqofte se me lejohet ta them keshtu (megjithese ne maje te gjuhes, s'e mbaj dot, kam nje pyetje te tipit ç'do te thote sot te jesh francez? Per me shume, akoma me keto budallalleqe te tipit jo une jam francez se kam lindur ketu jo ti s'je francez se ke ardhur ne France... Nejse! Ashtu qofte.). Po i rikthehem diçkaje qe thashe me lart, pra fakti se gati gati te gjithe personazhet jane franceze por me origjine te huaj. Francezet den baba den jane gati te gjithe zyrtare apo me the te thashe, dhe si te tille ironizohen deri ku s'ka me (gjithçka ndodh ne festen e fundit, sidomos nje plan i nje plakusheje borgjeze qe vjen disa here gjate kesaj feste). Por personazhet te cileve u kushtohet kohe, me e shumta e kohes, jane te gjithe franceze me origjine te huaj. Nje gje me beri pershtypje, koha qe i kushtohet vajzes me origjine ruse. Ne fund te fundit pyetja eshte : pse kjo ka origjine ruse, pse me duhet ta di qe ka origjine ruse? Pse jo me origjine franceze den baba den? Pse atehere nuk me tregon origjinen e atij francezit peshkatar qe flet gjate ne tavoline, dreka e pare, pse nuk me thote a e ka origjinen nga veriu i Frances apo nga jugu? Pse vetem rusja? (S'kam asgje kunder ruseve qe te jemi te qarte.) Nuk me intereson fare te di a eshte ruse apo shqiptare apo franceze, ajo qe me intereson eshte individi, asgje me shume. Edhe njehere nuk arrij ta shpjegoj dot mire, mbase jam une i keqkuptuari. Por ka vertet diçka qe me shqeteson ne perzgjedhjen dhe menyren e trajtimit te shume personazheve. Por sidomos kalimi i gjithe filmit nen dialektiken e te qenit "francez" kush me pak e kush me shume (po kush pra?), te qenit me origjine te huaj por prape se prapi francez, te qenit francez me origjine algjeriane, francez me origjine ruse, francez me origjine franceze... Oh shoku ku shkon, ku te shpie mushka. Kujt i behet vone a je a s'je francez, francez keshtu, francez ashtu, me jep te shoh personazhe dhe kaq mbaron muhabeti. Mbase kjo eshte pikerisht ajo qe ka dashur te thote regjizori me kete film... por ku di une sikur nuk i besoj. (Là je suis sûr que ce que je dis ça relève du procès d'intentions. C'est très moche ce que je fais. Désolé. Mais je ne peux pas m'empêcher de le dire... Peut-être que le problème (est-ce qu'il y a un problème?) c'est moi qui l'invente. Mais je suis sûr d'une chose c'est que, au-delà de tout, le premier sujet du film c'est l'identité, si ce n'était pas ça on n'aurait pas eu droit a tant de fiction autour d'un couscous, qui mine de rien est la part identitaire principale des personnages. On peut nier tout ce qu'on veut mais pas ça. Et concernant tout ceci... QUID?)

    PS. Nuk eshte dhe aq delikat si film jo, sepse buxhetin e ka 6.000.000 € e ca therrime...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #326
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Nje gje me beri pershtypje, koha qe i kushtohet vajzes me origjine ruse. Ne fund te fundit pyetja eshte : pse kjo ka origjine ruse, pse me duhet ta di qe ka origjine ruse? Pse jo me origjine franceze den baba den?

    ... Edhe njehere nuk arrij ta shpjegoj dot mire, mbase jam une i keqkuptuari. Por ka vertet diçka qe me shqeteson ne perzgjedhjen dhe menyren e trajtimit te shume personazheve.

    Mais je suis sûr d'une chose c'est que, au-delà de tout, le premier sujet du film c'est l'identité, si ce n'était pas ça on n'aurait pas eu droit a tant de fiction autour d'un couscous...
    Kur shkruaja qe "filmi duket sikur perpiqet tu pelqeje te gjitheve", ne nje fare menyre, doja te thoja kete qe shpreh ti: filmi bie ne nje fare "politikisht korrekt", pra ne nje fare menyre, filmi ben lojen e asaj vulgate qe eshte jopak e perhapur sot nder njerezit: ideja "nga je ti, nga jam une". Ti kete drejte : e pse ajo vajza ka origjine ruse ?? (dhe pothuaj nuk ka fare theks !!!). Më mire te kishte, e keshtu do t'i shkohej idese deri ne fund: eshte ruse, ndaj dhe ka kete fat ! Por pikerisht, mendoj se regjizori ka vendosur qe ajo te jete ruse, sepse ka frike qe ajo te ishte franceze. Duket sikur regjizori ka frike "se mund te na shqetesohej publiku", ose thene më troç "si ka mundesi qe nje "puro" francezeje t'ja dridhka burri i saj me origjine arabe ??". Ne kete prizem them se ke te drejte, ka nje fare "hipokrizie" (complaisance) nga ana e regjizorit ne zgjedhjen dhe trajtimin e personazheve.

    Nese tema qendrore e filmit nuk do ishte identiteti (ne sensin e origjines, kultures...), atehere po, supozimet e tua nuk do qendronin. Por, gjithshka sillet perreth nje coucscous-i !!
    By the way: per koincidence, dje po shikoja disa minuta tek RAI UNO, nje emision te shkurter qe quhet "appuntamento cinema" dhe qe ben reklamen e filmave te rinj neper kinemate italiane. Ishte edhe "La graine et le moulet". E di si quhej ne italisht filmi ? "Couscous" !

  7. #327
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Jagdhunde" ("Qen gjuetie")- film gjerman nga Ann-Kristin Reyels

    Ky eshte filmi i pare i regjizores se re gjermane Ann-Kristin Reyels, nje tjeter regjizore e vales se re te kinematogrfise gjermane (Shkolla e Berlinit).

    "Qen gjetie" (Des chiens dans la neige - ne frengjisht) merr persiper te shfaqe nje copez jete nga nje fshat i sotem gjerman, ose thene shkurt, nje copez jete te sotme ne Gjermani. Motivi i filmit eshte ai i pamundesise se komunikimit, ftohjes se mardhenieve ne shoqerite e sotme post-moderne.

    Film gati-gati enigmatik, ndofta me disa te meta (si çdo filmi parë !! - dhe aq më mire) por intrigues dhe vertet interesant ! Optika e regjizores eshte origjinale.

    Film nxehtesisht i ftohte !

    web site i filmit: http://www.jagdhunde.zauberlandfilm.de/







  8. #328
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Autor-o! Gezuar festat njehere, ty dhe gjithe atyre qe lexojne.
    Per sa i perket debatit me lart, kam pershtypjen se nuk e kam bere te qarte mire ate qe dua te them... Ne fund te fundit, per mua e vetmja kritike (por qe nuk eshte e pakte), eshte kjo : mua me duket se diku, nen rrenjet e ketij filmi, ka nje retorike "naïve", dhe me qellime te ngateruara, te identitetit. Filmi ka nje energji shume te bukur, pothuaj instinktive (gje qe mua me pelqen jashtmase ne filma, filmat qe me pelqejne me shume jane pikerisht te tille), dhe si i tille jam i pari qe e mbroj. Perfundimisht, e vetmja gje qe me ngacmon eshte "qellimi i regjizorit" (qofte ky i panjohur apo i fshehte apo ku di une se çfare). Qellimi i regjizorit ne retoriken qe shfaqet ne trajtimin e identiteteve te personazheve. Per ta thene qart e shkurt, egziston te ky film njefare "regullim hesapesh", midis konsiderateve te te qenit francez apo arabo-francez (apo i huaj) si dhe hierarkise popullore qe rrjedh nga keto konsiderata. Trajtimi i filmit shfaq keqkuptime ne lidhje me kete. Dy jane zgjidhjet ; ose regjizori nuk i ka koshiente keto gjera, dhe ne ate rast per mendimin tim duhet t'i beje ca pyetje vetes, ose ose eshte krejt koshient, pra e ka bere qellimisht, dhe ne kete rast nuk ngelet gje tjeter veçse nje provokues. (Assez pour moi, j'arrête là le procès d'intentions.)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #329
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sot pashe 'I Am Legend'....! Me eshte futur nje frike e tmerr ne trup qe asnje film horror nuk me ka shkaktuar ndonjehere. Nuk e di nese une i stermendoj gjerat dhe shikoj dhe ato qe nuk jane atje, apo thjesht filmi me kapi ne moment te dobet.

    Pas atij filmi erdha ne shtepi dhe pashe 'Dream Girls', film i ketij viti gjithashtu. Kete e pashe si per te balancuar mendimet qe me 'shkaktoi' filmi i pare. Duke qene se kam si antipati per Beyoncé e kisha vendosur mos e shikoja kete film, gezohem qe nderrova mendje dhe e pashe sot, te pakten kishte muzike dhe linje historie 'normale' hehe

    Gezuar Festat te gjitheve...

  10. #330
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Autor-o! Gezuar festat njehere, ty dhe gjithe atyre qe lexojne.
    gezuar dhe ti !


    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    egziston te ky film njefare "regullim hesapesh" .
    Po e bej edhe une si tek filmi shqiptar "Mesonjëtorja" : Po ne kemi shprehjen e bukur shqipe "Larje hesapesh" ose, "qërim hesapesh" !


    Ja, keshtu mor miku im korçar. Iku dhe nje vit. Edhe i mire, edhe i keq (flas nga ana kinematografike, kuptohet). Me duket se problemi kryesor i kesaj fushe (i filmave, kuptohet), mbetet sasia kafshërore e tyre : 90% e filmave qe prodhohen jane "me te ik truri", pra te nje cilesie surrogato e shkuar surrogatos !! Po i del fjala Stalinit qe thoshte : Sasia nje dite do ta munde cilesinë " ("A force de quantité, on finit par écraser la qualité").

    C'më mbetet ne mendje nga ky vit ? Pak filma te mire (ndofta ngaqe sa me shume shoh, aq më mire marr vesh nga keto "punë"... lol).

    Nëse do ti ndaja veç e veç permbajtjen nga forma (gje qe eshte e gabuar, por po e bej per thjeshtezim), do thosha qe :

    1. per nga forma, edhe kete vit, pothuaj asnje film, asnje regjizor nuk "shpiku" ndonje "gje te re". Sinqerisht, i vetmi film keto tre-kater vjetet e fundit qe nuk me shqitet nga mendja (eshte e çuditshme !!) per nga forma (si diçka krejt e re, "e pa-parë") mbetet "Hamaca Paraguaya" qe nuk i ngjan as me nje film hollywoodian, as Antonionian, as Hitchcockian, as Godardian, biles as Straubian (permenda influencat më kryesore ne keto 100 vjet kinematografi). Nuk ta pret mendja sa me padurim e pres filmin e dyte te regjizores se atij filmi (nganjehere them me vete se, ajo mundi te beje nje film te tille meqe vjen pikerisht nga nje vend, Paraguaji, qe nuk kish prodhuar asnje film gjate gjithe historise se ekzistences se atij vendi, pra Paraguajit). Pra vetem ne 2005-en Paraguaji arriti te beje nje film dhe ndofta kjo e ndihmon origjinalitetin e "Hamaca Paraguaya".

    Por megjithate, "per nga forma", jam koshient qe nuk duhet pritur ndonje "shpikje e madhe". Po rishihja keto dite 3 kryevepra te Godard-it, te viteve 80-te. Dmth, po rishihja "Sauve qui peut la vie" (1980), "Passion" (1982) dhe "Prénom Carmen" (1983). Ne tre vjet, ne tre filma, Godard pothuaj ezauron (il achève) problemin e formes kienmatografike: i pari, "Sauve qui peut la vie" eshte film qe "ezauron" levizjet dhe parakalimin (défilement) e imazheve; i dyti, "Passion", nje film qe "ezauron" kuadrin (le cadre) dhe driten. I treti, "Prénom Carmen" "ezauron" naracionin dhe zerin. Shkurt, ne tre filma dhe ne tre vjet, Godard ezauron pothuaj ne totalitetin e tij formen artistike ne kinematografi. E ç'mbetet per te bere sot, pra 25 vjet me pas ?? C'te "shpikesh" ??

    2. Mbetet permbajtja. Kete vit, filmat amerikane (duke lene menjane 90% e prurjeve te keqija hollywoodjane) duken më te mire, me te moralshem (jam shprehur ne nje vend tjeter per kete). Me se shumti ata rrefejne nje Amerike republikane ne depresion dhe keshtu, ne nje fare menyre, bejne thirrje per te votuar per demokratet. Do ta shikojme konfirmimin e kesaj gjeje tek OSCAR 2008.

    Filmat europiane me duken gjithe e me shume reaksionarë, a thua se Sarkozizmi francez eshte ne mode gjithandej (ose me sakt, eshte sarkozysmi qe reflekton gjendjen aktuale te Oksidentit), po aq ne politike sa dhe ne kinematografi. Te shohim cdo dale nga kjo "mode".

    Megjithate, siç e thash me lart, eshte e pa-llogjikshme te ndash formen nga permbajtja, dhe shembulli me i mire per kete jane pikerisht 3 filmat e lartpermendur te Godard-it te vitetve 80, sepse ata, edhe per nga permbajtja, jane po aq "ezaurues": "Sauve qui peut la vie" rrefen nje shoqeri njerezore te shek. te XX ne rënie totale (déchu); "Passion" filmon vdekjen ne pune; "Prénom Carmen" rrefen se si fitohet sot paraja (vetem duke e vjedhur). Pra, edhe per nga permbajta, a thua se nuk mbetet gje më per te thene sot permes filmave, perveç se te perserisesh ato qe jane thene.

    E megjithate, une do vazhdoj te shkoj ne kinema edhe ne 2008, a thua se prap se prap, ( vijme tek Godard-i lol), i cili, gjithe duke paralajmeruar vdekjen e kinematografise, vazhdon sot e gjithe diten te beje filma !!

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •