Close
Faqja 27 prej 35 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 348
  1. #261
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Brahmani i Kominternit" - dokumentar francez nga Vladimir Léon

    "Brahman" eshte fjala qe percakton kastën më te larte ne Indi.

    "Kom intern" quhej "Internacionalja Komuniste" ne shek XX.

    Dokumentari ne fjale ben portretin e Manabendra Nath Roy, brahman indian ne vitet 1920, nje nga anetaret më aktivë te Kominternit, por figure pothuaj e panjohur.

    Nje dokumentar i hatashëm dhe krejt i veçante, sepse materialet, dokumentet dhe dëshmitë per personazhin e filmit pothuajse sot nuk ekzistojne më, keshtu qe personazhi, gjate rrjedhes se filmit, kthehet ne gati fantazëm : Nga Meksika, duke kaluar per nga Rusia dhe Gjermania dhe duke perfunduar ne Indi !


  2. #262
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Nuk jam ndonjë njohës i fortë i GVS, por filmi i fundit i tij meriton pak respekt sepse spektatori udhëhiqet në një ngjarje të sinqertë, ai nuk mbyllet në botën e çuditshme të adoleshencës, por i lejohet ta jetojë. Dhe të jetosh (në) një film = me kënaqësinë që kemi të shkojmë në kinema dhe të presim imazhet, ngjyrat, muzikën dhe historinë. Krahasimi që autori bën me kameran e WKW nuk është aspak bindës sepse operatori mund të jetë i influencuar nga regjizorët që e udheheqin, por në asnjë mënyrë që të përcaktojë estetikën e filmit, ajo mbetet e GVS që e shpjegon me planet e ndërtuara shumë mirë, dhe e mbron me qtë çka ka bërë më parë.
    Antonioni ishte mjeshtër për të bërë filma të "mërzitshëm", ai krenohej me këtë lloj modernizmi që mendoj e ka origjinën shumë larg: Renoir, Mabuse-t e Langut apo dhe tek neorealizmi italian. Dhe filmi i GVS nuk i përket askujt tjetër përveç historisë së tij, nuk them përsonale, por historisë kinematografike sepse ky film do i përkasi shumë shpejt historisë për brezin e ardhshëm.
    Nuk heq dot paralele ndërmjet Aventura të MA dhe [B]Paranoid Park[/B (megjithëse nganjëherë më pelqen t'i vë në një plan), por ka një lloj morali tek ndërtimi i skenave, perzonazhi gjendet vetëm, dhe krijon shumë mërzi, ai nuk përshtatet me botën që e rrethon dhe nuk del nga magjia e jetës së tij. Spektatori kërkon një shenjë dhe GVS na e jep, na qartëson se kush është dhe pse u bë, dhe këtu hyn krijimtaria Hitchockiane, edhe pse me pak dyshim mendoj.
    Një kritikë që dëgjova mbi filmin ishte se përse spektatori duhet të pranojë këtë film ku muzika abuzon dhe planet janë shumë të ngadalta, por mendoj se ngadalsimi dhe zhdukja e qartësisë (flou) përkon me botën e brendshme të personazhit që shpjegon guximin apo dhe frikën që ai mban, por asnjëherë nuk kuptojmë se kush jemi ne që duhet të dimë çdo gjë. ne shohim me anën e personazhit edhe pse kamera nuk gjendet shpesh tek syri i adoleshentit (caméra subjective).
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 05-11-2007 më 12:40

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Eastern Promises" - "Premtimet e Lindjes"- film nga david Cronenberg

    Citim Postuar më parë nga nimf Lexo Postimin

    Sa erdha nga shfaqja e filmit te fundit te Cronenberg: Eastern Promises
    Pervec disa skenave, per mua ishte nje zhgenjim sidomos duke pas parasysh konsideraten per regjizorin. Ky film niset me idete humaniste te karakterit te Naomi Watts qe rrethana jobindese e ngaterrojne me mafian ruse ne Londer. Cronenberg rremon siperfaqesisht mbi kriminalitetin apo edhe kulturen ruse te mafias nepermjet nje loje te rendomte te karaktereve. I vetmi qe me pelqeu ishte 'papa' pra babai i mafias...loja e tij te impononte autoritet dhe nga gjestet dhe mimika eshte i vetmi qe ta mbush mendjen per identitetin e tij rus. Ploti kishte disa mangesi sa ne nje pike me erdhi inat qe Kronenburg nuk ishte munduar ti shpjegonte apo ti fshihte.
    Filmi ishte komplet i parashikueshem dhe mezi e perfundova. Disa skena as nuk mi hante stomaku...Cronenberg eshte monster ne violencen qe perdor (gje qe e prisja nga ai ne fakt.) Po pervec 'shock element' nuk provova emocion tjeter.
    Ah Cronenberg, Cronenberg ! Erdhi me ne fund dhe ketej oqeanit filmi i tij i fundit "Eastern Promisis".
    Cronenberg eshte nga te rrallet regjizore per te cilet kam thene gjithmone me vehte :"Ky nuk ben kurre filma te keqinj" , por... me duket se ndodhi e paparashikuara: edhe mua m'u duk goxha i dobet Cronenberg-u i fundit...

    Per mendimin tim, problemi eshte i thjeshte: per sa kohe Cronenberg-u bente filmat e tij ne Kanada, pra ne "Amerikat e Veriut", ishte ne rregull me ate qe na shpaloste para syve, pra me universin e tij që, edhe pse i veçante (tema qendrore e filmave te tij eshte raporti mish(trup) - mendje, jemi dakort besoj), ishte bindes, sepse ishte amerikano verior (kanadez ose amerikan), pra gjeografia e filmave te tij korrespondonte me gjeografine e jetes se regjizorit.
    Kete rradhe Cronenberg-u ka nderruar gjeografi, dhe merret me mafian ruse (ne Londer); biles nuk ka rendesi fare qe eshte ne Londer: universi i filmit eshte Rusia, bota sllave, mafia ruse.

    Por si duket, "ce n'est pas sa tasse de thé" (thote frengu),pra nuk eshte bota e tij, universi i tij. Mua m'u duk fallco gati 80% e filmit !

    Nga ana tjeter, jam dakort me ty Nimf edhe per diçka tjeter: filmi eshte komplet i parashikueshem, edhe pse, per mendimin tim, nuk eshte ky qellimi i Cronenberg-ut. Pra, filmi vetem ne dukje (ne aparence) eshte nje thriller (suspens), ne thelb filmi eshte nje rremim në thellesisite e botes njerezore, te mendjes se njeriut, te personalitetit te tij, te se mires dhe se keqes qe fsheh ai (qe shpesh shfaqen permes tatuazheve, pra lëkures, pra mishit, pra trupit !). Por te gjitha keto qe them une, jane fjale dhe vetem fjale, sepse filmi nuk te bind ne qellimin qe Cronenberg-u ka patur.

    Pastaj dhe diçka: mafozët rusë flasin midis tyre anglisht gati 95% te kohes (me theks rus, kuptohet). Dhe vetem sa per te na bindur se jane vertete rusë, ja kepusin ndonje fjali ne rusisht ! Kjo eshte nje tjeter gjë qe e ben filmin jo bindes. Nuk e marr vesh se ç'i eshte dashur Cronenberg-ut te ngaterrohet me nje botë, me nje univers (mafia ruse, Rusia, Lindja, vendet e Lindjes), qe nuk eshte universi i tij...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #264
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Perdja prej sheqeri" - film dokumentar kuban nga Camila Guzmán Urzúa

    Po te kisha qene regjozor, do ta kisha bere nje film dokumentar te tille : pra do merrja nje kamera dixhitale dhe do filmoja, pas 20 vitesh, Kampin e Pionereve ne Durres !

    Pikerisht kete gje ben regjizorja e re kubane, qe jeton ne Madrid, Camila Guzmán Urzúa : kthehet ne Kuba dhe filmon kampin e pushimit te dikurshem te Pionereve ne Havana. Ndryshimi i vetem eshte se Kuba ende eshte vend socialist, dhe regjizorja e re e gjen kampin e saj te pushimit pothuaj si 20 vite me pare.
    Po ashtu regjizorja filmon shoket dhe shoqet e klases, tashme te rritur, Kubën 20 vite pas ekzilit te saj, nje gjeneracion i tere...

    "Perdja prej sheqeri" ( "El Telón de azucar" ) eshte nje film tejet intim, personal, dhe mbi te gjitha subjektiv. Por subjektivitet i qellimshem dhe i bere me ndergjegje.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #265
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Pylli i Mogarit" - film japonez nga Naomi Kawase

    Regjizorja japoneze Naomi Kawaze fitoi Cmimin e Madh te Jurise ne Festivalin e kanes 2007 me kete film (titulli ne origjinal "Mogari no Mori" - Pylli i Mogarit).



    Ne qender te filmit eshte Shigeki, nje plak japonez qe jeton ne nje qender pensionistesh. Aty ai njihet me Machiko-n, ndihmes-infermiere e re, me te cilen ai ka nje gje te perbashket : te dy kane humbur nje njeri te afert (gruan per njerin, dhe femijen - per tjetrën).

    "Shara" titullohej filmi i parafundit i kesaj regjizoreje, para 3 vitesh, dhe une e pata pelqyer shume. Por ky i fundit me la plotesiht te ftohte si mermeri. Mendoj se filmit i mungon tensioni dramatik, por kurrsesi ne sensin qe filmit i mungon aksioni. Film i sheshtë, as marramendes (hipnotik), as nevrik, pra si te thuash, pa jete (edhe pse e kuptoj qe tema e filmit eshte humbja e nje te afermi, pra vdekja) por kjo nuk mund te justifikoje mungesen e dramaturgjise, filmicitetit. Dommage...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  6. #266
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Secili kinemanë e tij" - film kolektiv

    33 regjizore te njohur, pjesemarres te herepashershem ne Festivalin e Kanes, kane realizuar secili nga nje metrazh te shkurter 3 minutesh me nje teme te perbashket : salla e kinemasë !

    Filmi "Chacun son cinéma" ("Secili kinemane e tij") permbledh 33 filma 3 minutesh dhe kjo eshte pergatitur nga Presidenti historik i Festivalit te Kanes, Gilles Jacob.

    Nga 33 filmat, me i mrekullueshmi per mua ishte ai i Ken Loach, nje kryeveper e vertete 3 minutëshe !

    Shume interesante, ato të Lars Von Trierit, Hou Hsiao Hsienit, Tsai Min Liangut, Nanni Morettit.

    Tejet pretencioz ai i Angelopulosit dhe Jussef Chahinit.

    Nje tmerr i vertete ato te Claude Lelouch-it, Polanskit, Wang KarWait

    Me i keqi nga te gjithe, ai i Michael Cimino-s...


    Ne foto, disa nga regjizoret pjesemarres ne kete film : nga e majta,ne te djathte : David Cronenberg, Alejandro González Inárritu, Michael Cimino, Olivier Assayas dhe Tsai Ming-liang :


  7. #267
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "DARLING" - film francez nga Christine Carrière

    Te rralle jane ata film qe nisen nga nje histori e vertete (ngjarje e jetuar) dhe arrijne te transmetojne nepermjet imazhit cilesi kinematografike.

    Ky qe pashe dje me pelqeu, dhe eshte i tille, pra nje ngjarje e perjetuar (nje vajze e re tek te 20-tat qe fati i takon te heqe 1001 te zeza ne jete). Por qe nuk bie ne historizim te ngjarjes, ne rrefim letraresk, ne roman-foto.


    Jo keq per nje regjizore te re (ky eshte filmi i saj i dyte) !! Me pelqeu shume !!

    web-site i filmit : http://www.darling-lefilm.com/






  8. #268
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Akoma s'i kam parë filmat me m. të shkurtër të regjizorëve të ftuar nga G. J.
    Por mbrëmë pashë një film të mirë, të fundit të N. Lvovskit "Il faut que ça dance" (duhet me kërcy). Kurse R. Scott na dha një film që tashmë është bërë blozë nga kineastët e tjerë, më të talentuar se ai në temën e trajtuar.

  9. #269
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Akoma s'i kam parë filmat me m. të shkurtër të regjizorëve të ftuar nga G. J.
    Por mbrëmë pashë një film të mirë, të fundit të N. Lvovskit "Il faut que ça dance" (duhet me kërcy). Kurse R. Scott na dha një film që tashmë është bërë blozë nga kineastët e tjerë, më të talentuar se ai në temën e trajtuar.
    AH OK, desha te pyesja biles, se ç'kishe pare keto dite. Mos i humb metrazhet e shkurter : eshte gati-gati si ushtrim te gjesh vete se cilie ka bere secilin film (emri i regjizoreve shfaqet veçse ne fund te 3 miuntave te secilit film.

    Do shkoj ta shoh Lvovsky-n; Hezitoj per "American gangster". Por, me thuaj diçka nese i ke pare, per Mogari-n, apo per ndonje dokumetar (ka pas dokumetare te mire keto kohe). Ndersa une dje dhe pardje pashe nje bombe dhe nje gomarllek !! I ke më poshte...

  10. #270
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Auf der anderen Seite" ("Ne anën tjeter") - film gjerman nga Fatih Akin

    Nje gje te mire ka kinematografia : konfirmon se nga shkojne rrjedhat e kohes. Dua te them qe, duke pare filmin "Ne anen tjeter" (fitues i çmimit te skenarit me te mire ne Festivalin e Kanes, 2007), bindesh qe rrjedhat e kohes aktuale, te pakten ne Europe, çojne per nga perzierjet e popujve dhe nacioneve. Konkretisht, eshte me se flagrante qe nese Fassbinder-i, regjizori i madh gjerman i viteve '70-80 do te kete nje dite nje trashegimtar te denje artistik ne vendin e tij, pra ne Gjermani, ai nuk do te jete më nje gjerman "puro", por nje nje turko-gjerman. E kam fjalen per regjizorin e filmit ne fjale, e qe quhet Fatih Akin.



    Fatih Akin, regjizor i ri tek te 40-tat, gjerman per nga nenshtetesia por i lindur nga prinder turq, eshe padyshim emri me i forte i kinematografise aktuale gjermane, por qe per te qene preçize, duhet thene: kinematoigrafi turko-gjermane. Pikerisht, kete perzierje, kete trazim personal, ai e shfaq ne menyre te mrekullueshme edhe tek filmi i fundit ("Ne anen tjeter" , ose "Auf der anderen Seite", ose "De l'autre soté" ose "The edge of Heaven") sikunder e kish shfaqur tashme 3 vjet me pare me filmin e tij "Head On", fitues i atehershemi festivalit te Berlinit.

    Ka nje rrjedhshmeri filmike te admirueshme ne film. Pjesa e pare (filmi ka 3 pjese ne vetvete), eshte totalisht Fassbinderiane dhe per mua eshte me e mrekullueshmja e gjithe filmit! Nga ana tjeter, Fatih Akin eshte nga te rrallet regjizore te sotem qe arrin te bashkoje ndjenjat dhe politiken (filmi zhvillon ngjarjet sa ne Gjermani, aq edhe ne Turqi) ne menyre kaq dinjitoze !

    Bravo !

    web-site i filmit: http://www.auf-der-anderen-seite.de/





    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 27 prej 35 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •