Close
Faqja 21 prej 35 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 348
  1. #201
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    "THE BOURNE ULTIMATUM" eshte kapitulli i fundit i triptikut kinematografik, ku dy pjeset e para quheshin : "The Bourne Identity" (2002) dhe "The Bourne Supremacy" (2004).

    Ky i treti, i bere nga i njejti regjizor qe pat bere te dytin, pra "The Bourne Supremacy" ( anglezi Paul Greengrass) eshte jo vetem me i miri, por nga filmat me te mire me aksion qe kam pare keto 10 vitet e fundit, per te mos thene ajka e ajkes se filmave me aksion !

    Europianet kane nja 40 vite qe e kane zbuluar qe kinematografia NUK eshte literature (pra s'ka nevoje per "skenare" te nderlikuara, dialogje me kripë apo me sheqer lol ), por thjesht per imazhe qe flasin vete !

    Kete ka kuptuar me siguri regjizori Greengrass per te bere nje film kaq te mire, kaq cilesor, edhe pse film me bum-bum (me aksion pra mo lol). Por qe me kete rast konfirmon se filmat e tille MUND te jene edhe cilesore, pra te mos e marrin spektatorin per koqekandari.

    Ashtu sikuder Tom Cruise eshte defilnitivisht aktori më i mire boteror i viteve '90 (sidmos kur luante ne filma te tille te mrekullueshem si "Eyes wide shot" te KUBRICK-ut ose "M. I: Mission Impossible" të Brian De Palma-së), ashtu dhe Matt Damon-i, me sa duket, eshte aktori më i mire i viteve 2000. Ne filmin ne fjalë loja e tij tejet e moderuar dhe e bazuar pothuaj vetem ne shikime dhe levizje (Matt Damon gjate filmit flet apo nuk flet gjithesej veçse 10 minuta !!) eshte pa dyshim konfirmimi i tij si aktor i magjishëm.

    bravo !

    web-site i filmit : http://www.thebourneultimatum.com/



    Prezantim i bukur Autori!

    Une e pashe filmin dje dhe hyra ne shikimin e tij me kete parapershtypje te marre prej pershkrimit dhe vleresimit qe ti ke bere dhe ne fund te tij vec munda te them: kishte te drejte!

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga nimf Lexo Postimin
    Disa komente/reagime nga une mbi filmat e fundit qe kam pare.

    Climates/Iklimler/Klimat
    :


    Loja e kameras eshte gjeniale ...

    Cfare une gjej brilante te ky film eshte se si regjizori arrin te krijoje nje ekuivalence mes karakterit dhe spektatorit.

    ... Per me teper realizoj qe vjen nje moment kur personazhi vete eshte ne medyshje per sinqeritetin e atyre qe thote.

    Metafora e ndryshimit te klimes gjate rrjedhes e filmit funksionon perfekshmerisht ne krijimin e dinamikes natyre –gjendje emocionale (diell gjate unitetit te lidhjes, shi gjate periudhes se largesise dhe bore gjate deshtimit perfundimar te lidhjes.) Ana vizuale: vecoj pamjet e mrekullueshme te debores qe Ceylan i thekson edhe ne Distant/Uzak.

    Pjesa me e bukur e filmit per mua ishte nje nga skenat e fundit te filmit kur e dashura, pas nje nate pajtimi ne dukje, tregon nje enderr te saj (Behar ne fakt e njohim vetem ndermjet enderrave te saj). Nese ne gjithe filmin ajo ka qene melankolike dhe ngasheruese, ne ket skene ajo hapet ne nje hare qe te ben per vete. Reagimi I te shoqit eshte vulgar, por perputhet me perfundimin e paevitueshem te kesaj historie dashurie te pafat.

    Nje zhgenjim i parashikueshem.

    Nimf moj Nimf !
    ne shqip thuhet qe, nese dy njerez flasin ne te njejtin moment, perdoret shprehja "folem me nje goje" pra duhemi fort (keshtu me kujtohet mua se ekziston si shprehje).
    E them kete se jam prej dy-tre ditesh ne qytetin e korcarit (ai eshte tejet i zene... nuk mund ta takoj dot), dhe sot pasdite, nuk kisha c'beja dhe shkova ne nje kinema (ARENBERG), dhe... ripashe "Climates" !! vertet koincidence !!

    Zgjodha disa paragrafe te postimit tend, sepse ndaj plotesisht ate opinion (per me teper qe ishte hera e dyte qe e shihja filmin): Ashtu eshte, regjizori Bilge Ceylan filmon fundin e nje mardhenieje. Klimat jane nje alegori per te thene qe fundi i nje relacioni kalon permes klimash te ndryshme, here ben ngrohte, here ftohte, per tu ftohur perfundimisht...

    Ka dhe nje skene qe me beri pershtypje, kete heren e dyte . Eshte po aty nga fundi, ku te ka pelqyer de ty. Behari shkon me ne fund ne dhomen e hotelit te ish te dashurit (burrit ??) te saj dhe ne fakt... e ze gjumi ! pra gjithshka ka mbaruar....

    Por dhe kur thua se vete karakteret (personazhet) nuk jane te sigurt ne ato qe thone, ke shume te drejte. Nga fundi, ne nje moment, te dy e marrin fjalen per te thene dicka, dhe... nuk arrijne te nxjerrin fjaline nga goja... Dhe perfundimisht nuk flasin...

    Per ta mbyllur me "Climates", duhet me pas parasysh qe filmi eshte i xhiruar i gjithi ne HD (Hight definition) pra me camera dixhitale, dhe prap se prap, ka po aq magji kinematografike sa nje film i xhiruar ne kamera filmi artistik. Mjeshteri e madhe ne xhirim !! Plane te mahnitshme (sidomos plani fiks gati 10 minutesh i kacafytjes se Isait dhe dashnores se tij ). Por qe nuk bie ne manierizem, ne snobizem (flas gjithmone per menyren e te filmuarit).

    Me duhet ta mbyll ketu. Do te shkruaj prap. Por thjesht per te thene qe, me shume te drejte edhe korcari mendon se ate qe ka bere nga ana artistike Lynch ne filin e fundit (INLAND EMPIRE) eshte dicka qe e distancon tejet tejet lart nga pothuaj te gjithe regjizoret aktuale. Pra PO, Lynch eshte i cmendur, ashtu them dhe une, per te bere nje gje te tille.


    Po , e kam para ‘hedwig and the angry inch’, film qe ka dale ne 2001 . Flm i mre,po jo ndonje eveniment nderplanetar kinematografik lol
    shkruhemi

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Une e pashe perseri Climates sot dhe dua te shtoj edhe dicka tjeter qe nuk e di a e vure re. Titrat, te pakten ne anglisht, jane fjali te plota qe shprehin mendime te prera. Kjo eshte disi mashtruese sepse kur degjon filmin kupton qe personazhet flasin shume lirshem, pa sforcime, aspak me fjali te prera, ndonjehere nderpresin njeri tjetrin, flasin mbi njeri tjetrin, perdorin pasthirrma, theksojne ndonje fjale duke e perseritur e shembuj te tille. Kuptoj qe ne cdo film me titra ka mangesi perkthimi perfekt qe si ne rastin e ketij filmi demton karakterin apo atmosferen qe regjizori ka ndermend te sjelle.

    Sa erdha nga shfaqja e filmit te fundit te Cronenberg: Eastern Promises
    Pervec disa skenave, per mua ishte nje zhgenjim sidomos duke pas parasysh konsideraten per regjizorin. Ky film niset me idete humaniste te karakterit te Naomi Watts qe rrethana jobindese e ngaterrojne me mafian ruse ne Londer. Cronenberg rremon siperfaqesisht mbi kriminalitetin apo edhe kulturen ruse te mafias nepermjet nje loje te rendomte te karaktereve. I vetmi qe me pelqeu ishte 'papa' pra babai i mafias...loja e tij te impononte autoritet dhe nga gjestet dhe mimika eshte i vetmi qe ta mbush mendjen per identitetin e tij rus. Ploti kishte disa mangesi sa ne nje pike me erdhi inat qe Kronenburg nuk ishte munduar ti shpjegonte apo ti fshihte.
    Filmi ishte komplet i parashikueshem dhe mezi e perfundova. Disa skena as nuk mi hante stomaku...Cronenberg eshte monster ne violencen qe perdor (gje qe e prisja nga ai ne fakt.) Po pervec 'shock element' nuk provova emocion tjeter.

    Autor, ja kalofsh mire aty edhe detyroje korcarin te dali per nje birre...i duhet nje pushim edhe sikur per ndonje mini-frymezim

    Pershendetje,
    Ndryshuar për herë të fundit nga nimf : 28-09-2007 më 00:02

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Nimfo, jam kthy ne shtepi. Filmi i ri i Cronenberg-ut ketu del veçse fiks më 7 nentor, pra gati pas nja nje muaji e gjysme

    Kam pare disa filma te tjere, por do ti komentoj pak me vone; s'kam kohe per momentin...

    paçim

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Prezantim i bukur Autori!

    Une e pashe filmin dje dhe hyra ne shikimin e tij me kete parapershtypje te marre prej pershkrimit dhe vleresimit qe ti ke bere dhe ne fund te tij vec munda te them: kishte te drejte!
    eshte film i mire THE BOURNE ULTIMATUM, por e kane qelbur fare amerikanet me filmat me aksion. Ke frike te shohesh nje film te ketij zhanri, se te duket vetja sikur ke 5 vjeç, pra filmi te merr per nje torollak qe mahnitesh nga budallalleku me i vogel. Ndersa THE BOURNE ULTIMATUM i bën nder kesaj gjinie kinematografike. Me ne fund ! Ufff !

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga nimf Lexo Postimin


    The lives of others[/B]

    Ky me pelqeu ne nje menyre te ndryshme (sigurisht) nga Climates: jo aq intensivisht. Nje film konformist, nje narrative e parashikueshme. Me shume me ngjau me nje film informatik sesa artistik. Me pelqeu humori sporadik. Euforia qe ndihet ne fund kur konflikti zgjidhet dhe personazhet gjejne paqen, e ben per mua te vlefshem filmin.
    Nese e ke fjalen per filmin gjerman qe mori vjet Oscar si filmi me i mire ne gjuhe te huaj (ne fregjishte njihet si "La vie des autres", nuk e ke idene se sa sukses komercial (publik) ka patur ky film ne Europe. Besoj se dhe ne USAka patur sukses (ne dvd e ke parë ? ), sidmos tek ai publik qe e mban veten per nje çike inteligjent, apo intelektual.

    Fakti qe mori ate OSCAR konfirmon se ne fakt, filmi eshte eshte film tipik hollywoodian, ne sensin "film me skenar tullë", "film me dramatrugji te forte", ose thene shkurt, film letraresk ! Ose thene edhe më shkurt, filmat qe urrej më teper !

    Pse ?

    Sepse me sa duket, une nuk jam pertac, dhe kur dua te mesoj nje ngjarje, nje histori (a story), blej nje liber dhe e lexoj. Historite, ngjarjet e jetes mesohen permes literatures, letersise, romaneve, dhe keshtu njeriu i jep vehtes mundesine ta imagjinoje ngjarjen te misheruar ne personazhe qe eshte i lire t'i imagjinoje si te doje (mundesi qe ta jep literatura, letersia, pasi shprehet me germa, me fjale, dhe JO me imazhe realë).

    Por si duket, ne shek. e XXI njerzit vazhdojne te jene pertacë, nuk lexojne, dhe i bien shkurt : shikojne nje film, "per te mesuar nje histori" dhe thone: "Ngjarje e forte !". Me kupto, NUK jam kunder historive origjinale ne kinematografi, por filmi qe permend eshte tipik i tille, film dramatrugjik, dhe jo rastesiht eshte shume hollywood-ian ne menyren e tij te te shprehurit. Por jam koshient se "fajin" nuk e ka ngjarja qe rrefen, por menyra se si e rrefen filmi ate ngjarje dhe rendesise qe i jepet ngjarjes ne film, duke injoruar totalisht mizaskenen (qe eshte, e perseris, tipike hollywood-iane), ose siç e quan ti, konformiste dhe qe kuptohet, e ben edhe filmin konformist ( regjia, dmth mizaskena eshte super konformiste, dhe kjo e ben filmin te parashikueshem, konformist).

    Citim Postuar më parë nga nimf Lexo Postimin
    Inland empire

    'Inland Empire' e kam pare 3 here. Cdo here detajet shtohen. Kuptoj qe ndoshta nje shpjegim koherent nuk eshte I nevojshem, por nuk rri dot pa vrare mendjen mbi skenaret e ndryshem.

    Nga ç'kam kuptuar, por dhe sipas "germimeve" qe kam bere ne internet, tema e filmit eshte tradhtia bashkeshortore. Personazhi kryesor i filmit qenkërka ajo brunia, qe qan here pas here perpara ekranit te TV (dhe qe ne fund takon te shoqin dhe femijen e saj jo-legjitim (kopil), ne nje dhome hoteli anonim. Ajo gjate gjithe filmit shikon ne TV nje serial televiziv, ku personazh kryesor eshte Laura Dern (bjondja), dhe qe ne serialin televiziv luan rolin e nje aktoreje qe po ashtu tradheton burrin. Po e njejta aktore, pra Laura Dern, ne jeten e saj te vertete, po ashtu ben edhe ajo nje tradheti bashkeshortore.

    Pra i bie qe historia e filmit te jete trefish e ngaterruar

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga nimf Lexo Postimin

    Happy together

    C’te them une per ket film qe WongKar Wai ka bere para nje dekade tashme. Perfundimisht e gjeta veten tek prisja dicka…dicka qe te justifikonte c'ka kisha pare deri ne ate pike. Po pervec pamjeve piktureske apo kendeve te komplikuara qe filmonte kamera, nuk me terhoqi gje. Nuk e di pse regjizori shkon deri ne Buenos Aires…. me duket sikur ka dale nga elementi i tij…dinamika e qytetit eshte pak a shume si firme e regjizorit por ne ket rast ndihet shume pak.
    ah, ketu nuk jam dakort! E pelqej shume "happy together": eshte i kohes (vitet '90) kur WongKar Wai bente filma te mire dhe arrinte te filmonte kohen qe rrjedh. Edhe pse filma me estetikë deri diku ekstravagante (siç thua ti, "me kende te komplikuara qe filmon kamera"), prap se prap, filmat e viteve '90 te Wong KarWai-it jane te mrekullueshem. Pastaj, ai pak e nga pak ka rene ne manierizem, ne repeticion, perseritje te atyre qe ka thene, ne estetizim ekstrem. Sidomos pas viteve 2000, duke filluar me "In the mood for love" qe kur e ripashe para disa muajsh... me zhgenjeu disi... (shume estetike dhe pak jetë... !). Akoma dhe me keq "2046" qe i ngjan nje video-klipi 2 oresh, ndersa i fundit qe do nxjerre se shpejti dhe qe ishte ne Kanë (por jo ne konkurim), kritiket shkruajten se eshte nje tmerr fare... Per mua, Wong KarWai ka marre fund: c'ka patur per te thene i ka thene ... Arrivedreci !

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    Por si duket, ne shek. e XXI njerzit vazhdojne te jene pertacë, nuk lexojne, dhe i bien shkurt : shikojne nje film, "per te mesuar nje histori" dhe thone: "Ngjarje e forte !". Me kupto...
    Dakort...ate doja te thoja kur u shpreha se filmi ishte me shume informatik. Edhe ketu u shfaq per nje kohe te gjate ne kinema dhe nuk mbaj mend filmin e fundit europian qe pati nje publicitet te tille. Eshte historia qe tregon filmi qe i 'habiti' aq shume sa i dhane edhe nje oscar. Po e le me kaq se rame ne perseritje.

    Sa per Happy Together, mbase une duhet ti shikoja kronologjikisht keta filmat e WongKar Wai qe ti gjykoja drejt. Ke te drejte kur thua qe regjizori s'ka me gje per te thene dhe as per te filmuar, pasi mendoj 2046 arriti perfeksionimin e eksperimenteve filmike qe ben. Tony Leung, ne nje interviste pas 2046, thote qe ai dhe regjizori jane gati per nje drejtim tjeter...pra e kuptojne qe e kane konsumuar ate zhaner.
    Nje pjese e mire e happy together mu duk si nje himn pirjes se cigares

  9. #209
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Tout est pardonné" ("GJITHSHKA FALET NE KETE BOTE") film francez nga Mia Hansen Love

    Mia Hansen Love ka 25 vjeç.


    Mia Hansen Love ka luajtur ne dy filma, kur ka qene ne moshen 20 vjeçare.

    Pastaj, ajo ishte gazetare (kritike kinemaje) ne revisten prestigjioze franceze "Cahiers du Cinéma"

    Mia Hansen Love nuk ka studiuar per kinematografi.

    Mia Hansen Love beri filmin e saj te pare, "Gjithshka falet ne kete bote" dhe e prezantoi ne Festivalin e Kanes, ne kategorine "15 regjizore" ku filmi u mireprit dhe u duartrokit shume entuziasshem.

    Filmin (qe tregon historine e mardhenieve te nje vajze te re dhe te babait te saj, dikur i droguar) e pashe dje, dhe mendoj se ka lindur nje regjizore shume e talentuar ! SHUME SHUME e talentuar, biles !! Bej habi si ka mundur te realizoje nje film kaq te mire ne ate moshë !!! bravo bravo bravo !!!




  10. #210
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    autori, për mendimin tim është filmi më i mirë që kam parë këtë vit. Një mrekulli që shpresoj të funksionojë. Unë e ripashë mbrëmë, dhe mendoj që gjithçka qëndron në atë film, elipset, ngjyrat, dialogjet dhe aktrimi i personazheve, pastaj presenza e tre motrave Rousseau...të lë pa mend kjo furi regjizoriale. Duket që ka punuar me një regjizor të madh si Assayas, por dhe përgjegjësitë kritike në revistën që ti përmend.
    Shtatori pati plot hyrje të mira.

Faqja 21 prej 35 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •