Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    UtNapishtim, ose Noe i Mesopotamise

    Jam kurioz te di mendimet e ndryshme te atyre qe besojne ne Bibel,por edhe te atyre qe nuk besojne.Eshte bibla autentike,apo thjesht eshte nje riperpunim i besimeve Sumero-Akado-Babilonase(qyteterimet mesopotame).Shembujt qe te lene te dyshosh jane te shumte,dhe nje prej tyre eshte pjesa qe flet per permbytjen( Le deluge) ku Zoti meshiroi Noen dhe e instruktoi ate se si te ndertonte anijen me te cilen ai dhe familja e tij do te mund ti shpetonin permbytjes.Besoj se shumica e dine kete histori.Por cudia qendron ne faktin se nje histori e tille ekzistonte ne besimet e popujve te Mesopotamise te pakten 2600 vjet para ngjarjeve qe pershkruan Bibla.
    Jane me qindra-mijra tableta ku flitet me detaje per permbytjen.Ne epopene e Gilgameshit mund te lexoni edhe per permbytjen,ku ne te njejten menyre si Noe,Zoterit instrukojne Ut-Naparishin se si te ndertoje nje anije sa te gjate aq edhe te gjere ku do te strehoet me familjen e tij.Ut-Naparishi duhet gjithashtu te mare me vete ne anije edhe nga nje cift kafshesh te buta dhe te egra ne menyre qe jeta te vazhdoje pas uljes se ujrave dhe shfaqjes se sterese.E keshtu me rradhe eshte pothuaj e njejta histori si e Noes.C'fare mendojne vellezerit tane bersimtare dhe jo besimtare?A eshte kjo nje koincidence?A eshte nje kopjim qe cifutet i bene shkrimeve te vjetra mesopotame?Apo mos ndoshta valle nje pjese e mesopotameve u vendosen ne token ku jetonin hebrejte pas shkaterrimit te qyteteve te tyre dhe u perzine me hebrejte?Kjo eshte vetem nje nga shembujt e shumte te cilat per mendimin tim nuk mund te jene thjesht koincidenca.
    Pre reagimet tuaja.

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Permbytja pershkruhet jo vetem ne mitet e Mesopotamise, por dhe ne ato te Kines, Indise, Peloponezit, Gjermanise, Indianeve te Amerikes etj...

    Eshte fenomen global
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e buffa
    Anėtarėsuar
    26-12-2006
    Postime
    21
    per mendimin tim bibla nuk eshte autentike mjaftom te shohim perpunimet qe i jane bere deri sa ka ardhur tek ne ne formen e sotme .pervec permbytjes eshte edhe ringjallja qe e shohim edhe ne kultura te tjera si ne ate egjiptjane horosi.vetm fakti qe krishterimi u vendos ne 325te ben te dyshosh per autentiketin e saj .jane zbuluar statuja te vogla ne egjipt te emeruara ''iside laktantis'' qe rafigurojne isiden me nje femije qe i jep gji keto statuja datohen 2500-2600 para k.edhe ne kuluren egjiptjane iside mbetet shtatzane nga nje i vdekur osiride pra jane histori te kulturave apo qyteterimeve te meparshme historite e bibles se vjeter, sigurisht me ndryshime por te bejne te dyshosh

  4. #4
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Citim Postuar mė parė nga murik
    Apo mos ndoshta valle nje pjese e mesopotameve u vendosen ne token ku jetonin hebrejte pas shkaterrimit te qyteteve te tyre dhe u perzine me hebrejte?
    Hebrejt jane pasardhes te Isak-Jakub-Ibrahim ndersa permbytja ka ndodhur shume para se te lindte stergjyshi i tyre Ibrahim,andaj nuk qendron kjo qe u perzien mesopotamet me hebrejte.

    Si tha edhe Matrix tregimi per te ndodhet te te gjithe popujt,edhe kur u zbulua Amerika e gjeten kete tregim tek populli autokton.

    Une nuk mendoj qe e kopjuan nga popujt tjere tregimin, ashtu sikur qe nuk mendoj qe Kur'ani e kopjoi nga Bibla.

    Ne bibel ka shume israeliata qe jane futur e qe nuk kane lidhje me shpalljen.Ka psh kenge dhe tregime nga folklori israelit qe i kane futur ne Dhijaten e vjeter e qe nuk e kane vendin aty.Me nje fjale nuk jane fjale nga Moses por te me vonshme.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  5. #5
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Une e di qe edhe ne popuj te tjere ekziston versioni i permbytjes,por qellimi qe e hapa kete teme lidhet me faktin se kjo nuk eshte e vetmja histori e bibles qe duket e kopjuar nga tekstet sumere,dhe duke pasur parasysh afersine gjeografike qe kane hebrenjte me popujt mesopotamas.Edhe ne rastin kur Gilgamesh kerkon te gjeje "parajsen" e keshillojne qe te kerkoje ne vendin e Sedrave dhe Saria,qe nuk eshte gje tjeter por Libani dhe Siria e sotme.Pra ka nje lidhje evidente ndermjet mesopotameve dhe vendit nga lindi besimi hebre dhe me vone edhe besimi kristian.

  6. #6
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga murik
    .Edhe ne rastin kur Gilgamesh kerkon te gjeje "parajsen" e keshillojne qe te kerkoje ne vendin e Sedrave dhe Saria,qe nuk eshte gje tjeter por Libani dhe Siria e sotme..
    Ne fakt, Gilgameshin e keshillon Utnapishtimi te mos kerkoje asgje se nuk ia vlen. Tamom tamom Gilgameshi kerkonte pavdekesine e jo parajsen.
    Per nje kritike teper te lezetshme dhe koncize te Epikes te Gilgameshit lexoni librin e Thomas Cahill "The Gift of the Jews". Teper teper interesant...sidomos po te jesh besimtar i feve monoteiste.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  7. #7
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga alko71
    .Ka psh kenge dhe tregime nga folklori israelit qe i kane futur ne Dhijaten e vjeter e qe nuk e kane vendin aty.
    Dhjata e vjeter eshte Torah-u i cifuteve..dhe ata e dine vete se c'te vene e c'te heqin.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  8. #8
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Dhjata e vjeter eshte Torah-u i cifuteve..dhe ata e dine vete se c'te vene e c'te heqin.
    Nuk e di me cfare kuptimi e thua kete(eshte sarkazem apo jo),por nese eshte ashtu atehereTorah-u(Tewrat-i)si i tille nuk mund te quhet shpallje por" historia dhe mitologjia Hebreje"
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #9
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga alko71
    Nuk e di me cfare kuptimi e thua kete(eshte sarkazem apo jo),por nese eshte ashtu atehereTorah-u(Tewrat-i)si i tille nuk mund te quhet shpallje por" historia dhe mitologjia Hebreje"
    Quaje c'te duash! Fakti qendron qe nje i krishtere eshte 'nje rob qe deshiron te behet cifut'...me kete rast edhe Gilgameshi hyn ne ket mesele.

    P.S Nga mos-pasja e kontakteve te shumta me Hebrejte Shqiiptaret kane huazuar fjalen "Cifut" nga Turqit Osmane...dhe sigurisht qe nuk ka konotacion te mire.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Quaje c'te duash! Fakti qendron qe nje i krishtere eshte 'nje rob qe deshiron te behet cifut'...me kete rast edhe Gilgameshi hyn ne ket mesele.
    Si ore i nderuar nje i krishter po deshirojka te behet cifut. Por kjo eshte pjese e propagandes jo-logjike qe po behet koheve te fundit dhe me heret. Te kisha sugjeruar qe tjera here te mendosh se cfare flet e pastaj te flasesh e te mos flasesh nga injoranca. Ka pasur rast p.sh. kur neve evangjelisteve na kane quajtur "sekt te jahudive" gje qe nuk eshte fare e vertete.
    Propaganda vazhdon, qellimi i kesaj propagande dihet, t'i behet dem sa me te madh ndaj krishterimit dhe te krishtereve. Do t'u kisha bere thirrje te krishtereve qe te mos mbajne gojen mbyllur por t'u pergjigjen me vendosmeri kesaj propagande.

  11. #11
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Mesia4ever,

    Une do shqetesohesha nqs ndaj te krishtereve nuk do behej propagande.

    Fakti qe behet tregon se bota na urren, dhe kjo tregon se ne nuk jemi nga bota...

    Te pershendes ne Krisht
    Ku i gjeni keto shprehje pash Zotin?
    "te pershendes ne Krisht" per te qesh,apo per te shkul floket

  12. #12
    Ne fakt per huazimin e historise se Noah-s nga cifutet ka dy versione. Para se gjithash me aq sa di une ska dyshim qe historia eshte e huazuar nga sumeret por dyshimi eshte nese behet fjale per Utnapishtim (njeri prej tyre eshte dhe Stitchin ) apo per Ziusudran apo Ziusudu, mbretin e famshem te Shuruppakut, njeri prej pese qyteteve legjendare sumere te cilat jane te famshme dhe qe njihen si djepi i civilizimit. Eridu, Sippar, Shuruppak, Nippur dhe Uruk jane perfshire dhe nga permbytja qe mund ti atribohet dhe permbytjes biblike. Kjo ngjarje i atribuohet mijevjecari te katert pra rreth 3800 p.e.s. dhe qe perputhet me historine 6 mije vjecare te Tokes sipas Bibles. Ndersa Gilgameshi si histori njihet dhe pranohet boterisht qe eshte historia me e vjeter e njohur sot per sot. Sipas kronologjise se Stitchin Gilgameshi ka te gjitha gjasat qe te jete baza e Testamentit te Vjeter (e kam fjalen per Noah) ndersa sipas arkeologjise konvencionale Ziusudra i ploteson me mire keto kushte si ne afat kohor ashtu dhe ne pershkrim. Kjo teori mbeshtetet shume ne tabelat qe jane gjetur relativisht jo shume kohe me pare. Po i jap ne origjinal (dmth ne anglisht) ku mungojne disa rrejshta dhe ngjarja fillon qe perpara permbytjes, shkeputet dhe shfaqet perseri gjate permbytjes dhe me pas kohe mbas saj.

    The oldest version of the Flood is the Sumerian, of course, recorded on a fragment of a tablet discovered in ancient Nippur, midway between Kish and Shuruppak in north central Babylonia. It dates most probably before 2000 BC, and it is inscribed on both sides, with three columns to the side. The first column tells of a previous destruction of humankind and how both humans and animals were created.
    The second column relates how a certain deity founded five cities, including Eridu, Sippar, and Shuruppak, and how he assigned a god to each and established the irrigation canals.
    The third column introduces the Flood, which, according to the tablet, "made Ninhursag groan" for her people.
    At the time of the Flood, Ziusuddu was king-priest. When he got the frightening news of the coming deluge, he built an idol of wood, representing the chief deity, and then worshipped it every day.
    In the next column, Ziusuddu receives instruction to stand beside a wall where he will receive a divine communication concerning the impending disaster. When he stands where he was told, a god tells him that the gods are going to destroy the human race in a flood.
    In column five, the Flood has begun and Ziusuddu is riding it out in a huge boat, when the badly damaged tablet once again becomes legible enough to translate:


    The rain storms, might winds all of them, they sent
    The floods came upon the...
    When for seven days and seven nights
    The Flood had raged over the Land
    And the huge boat had been tossed on the great waters by the storm,
    The Sun-god arose shedding light in Heaven and on Earth.
    Ziussudu made an opening in the side of the great ship,
    Ziussudu the king
    Before Sun-god he bowed his face to the ground.
    The king slaughtered an ox;
    Sheep he sacrificed in great numbers.


    Qe mos e zgjas me shume. Ate qe tek sumeret e gjejme si Ziusudra, tek Babilonasit me Epiken e Gilgameshit e gjejme si Utnapishim. Ngjashmerite qe gjejme ne te treja, dmth bibel, Epiken e Gilgameshit dhe ne Ziusudren sumere mund te kene kete shpjegim:

    1- babilonasit e huazuan historine nga cifutet (gje qe eshte e pamundur pasi eshte vertetuar se tabelat sumere jane me te vjetra se Libri i Gjenezes/Zanafilles)

    2- cifutet e huazuan nga babilonasit (edhe kjo hipoteze ka problemet e saja pasi ndryshimet midis dy historive jane te rendesishme dhe qe shpesh eklipsojne ngjashmerite te tyre)

    3- te dy e kane huazuar historine e tyre nga nje burim i perbashket (dhe ky eshte qendrimi me i fundit qe po ze vend me shume midis rradheve te arkeologeve) dhe nese eshte keshtu atehere ne menyre definitive nuk behet fjale per nje mit po legjende po per nje fakt historik. Pra permbytja ka ndodhur. E kam fjalen per permbytjen e madhe jo per permbytje lokale te Tigrit apo Eufratit qe kane ndodhur cdo 700-800 vjet.


    Po te jeni te interesuar lexoni Underworld: The Mysterious Origins of Civilization nga Graham Hancock qe i ka bere nje studim fantastik sumereve dhe vjetersise se tyre si dhe te dhenave per ndodhine reale te permbytjes.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •