2006-a, triumfi i femrave

Nga Merkel te Pelosi, Livni, Rice... njė armatė e tėrė qė pritet tė ndryshojė botėn pėr mirė

Politika dhe biznesi "njohėn" mė shumė se kurrė pushtetin e grave


Segolene dhe figura tė tjera tė njohura femėrore u ngjitėn nė skenėn politike tė gjitha sė bashku, duke ndryshuar nė kėtė mėnyrė rrjedhėn e historisė. Nė njė periudhė mė tė shkurtėr se njėvjeēare, arritėn tė dalin nga hija e figurės mashkullore dhe tė triumfojnė nė partitė dhe ideologjitė qė pėrfaqėsojnė. Ato kanė mundur tė bėjnė pėr vete zgjedhėsit qė deri dje nuk e kanė menduar se njė femėr mund tė ishte edhe njė drejtuese e mirė, e cila do t‘i dėgjonte me shumė kujdes tė gjitha hallet dhe shqetėsimet e tyre. Nė Gjermani, Francė, SHBA, Amerikėn Latine dhe nė Lindjen e Mesme janė bėrė vendimmarrėset kryesore tė shteteve tė tyre. Quhen Angela Merkel, prej njė viti kancelare gjermane; Michelle Bachelet, Presidente e Kilit qė marsin e kaluar; Nancy Pelosi, e sapozgjedhur zėdhėnėse e dhomės nė Washington; Tzipi Livini qė drejton nga janari politikėn e jashtme izraelite. Kėto ndiqen pas nga ambicia mė e madhe, e cila ėshtė marrė pėrsipėr nga Hillary Clinton, e cila ka vendosur tė drejtojė njė nga vendet mė tė zhvilluara nė botė: presidencėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku nuk ėshtė menduar asnjėherė se mund tė kryesohet nga ndonjė femėr.

Por tė gjitha kėto duken se kanė marrė shembull nga ardhja shumė e vrullshme e kohėve tė fundit: Segolene Royal. E bukur, triumfuese dhe gjithė feminilitet, kandidatja socialiste ka "shpartalluar" keqas meshkujt rivalė, ka ditur qė tė qėndrojė gjithmonė nė qendėr tė vėmendjes ashtu si di tė bėjė vetėm njė divė, ka ditur tė mbajė njė stil tė veēantė nė tė folur, tė zgjedhė gjithmonė fjalėt e duhura dhe t‘i sugjerojė botės pyetje dhe ide tė reja.

A ka arritur vėrtet momenti i grave? Ēfarė kanė mė tepėr dhe ndryshe nga burrat pėr t‘u pėrballur me gjėrat publike? Kjo gjė ka ekzistuar prej kohėsh apo ėshtė njė risi e cila pėrqafon edhe kėtė grup? Pėrse shoqėria e sotme preferon mė tepėr njė kandidate nėnė se njė kandidat baba?

Cilat do qofshin pėrgjigjet, njė gjė ėshtė e sigurt se nėntė gratė qė pėrmendėm mė parė tė cilat mbajnė poste tė rėndėsishme nuk do tė kalojnė pa u vėnė re ashtu si dikur ka ndodhur me koleget e tyre, Margareth Thatcher dhe Golda Meyer. Nėntė gratė publike dolėn nga qetėsia qė i karakterizon me njė palė tė theksuar tė fundit zyrtar, me ndonjė lifting dhe disa foto artistike, si dhe filluan tė pėrdornin dy armė tė padukshme: feminilitetin pėr tė goditur dhe empatinė pėr tė kuptuar. Pas njė udhėtimi tė gjatė, i cili ka zgjatur nė kohė pėr breza me radhė, pas barazive qė kėrkonin me ēdo kusht dhe pas "krahasimit" tė hapur duket se mė nė fund, ato mund tė jenė vetvetja edhe nė pushtet.




Pėr kėtė gjė u vjen nė ndihmė njė kulturė e pėrgjithshme, njė shoqėri e cila sa vjen e bėhet mė konkurruese dhe qė kėrkon njė demokraci direkte. Nė periudhėn e fushatės, politikanėt luajnė me imazhin e tyre(me anė tė imazheve tė rregulluar qė shfaqen ēdo darkė nė TV) duke u munduar qė tė transmetojnė te publiku mė tė mirėn e tyre. Kėtė gjė e ka kuptuar mirė edhe Segolene Royal, e cila ka injoruar ikonat e vjetra ideologjike tė socializmit dhe ka prezantuar njė slogan, tė cilin e ka pagėzuar si "dėshira e sė ardhmes", si dhe ka qėndruar nė kontakt tė vazhdueshėm me shumė njerėz, kontakte tė cilat i kanė shėrbyer pėr tė njohur mė mirė problematikėn dhe dėshirat e tyre.

Atyre tė cilėt e kanė akuzuar pėr populizėm, ajo i ėshtė pėrgjigjur: "Pardon, por unė jam nė sintoni tė plotė me kėrkesat qė parashtron shoqėria".

Nė njė ese tė disa viteve mė parė "Feminizmi", Claudia Mancina tregon e bindur se "gjėja e vėrtetė" qė gratė kanė, i pėrket eksperiencės sė lindjes, kujdesi pėr trupin dhe ndjeshmėria e tyre nuk merret vetėm si njė funksion natyror, por si njė eksperiencė etike. Kjo shpjegon edhe faktin, sepse ato mund tė jenė lidere tė shkėlqyera nė njė eksperiencė politike. Studiuesja e filozofisė shpjegon se "ato janė pika e referimit mė e mirė pėr sa i pėrket krijimit tė marrėdhėnieve njerėzore, ato dinė tė pėrballojnė dilemat e shumta qė i vė pėrballė jeta, kalojnė prova shumė tė vėshtira, por ndihen tė vlerėsuara nga pasardhėsit e tyre. Duke vėnė re se ato janė kaq tė afta nė njė detyrė kaq tė vėshtirė si lindja dhe rritja e mirė e liderėve tė mundshėm, ato mund tė pėrballojnė fare lehtė ambiciet politike". Nėse do tė mendonim njė shoqėri pa pėrkujdesjen e figurės femėrore, gjithēka do tė ishte kaos, nuk do tė kishte edukim, dashuri dhe pėrkushtim. Burrat e kanė kuptuar rėndėsinė e kėtyre tė fundit dhe u kanė kaluar atyre tė gjitha detyrimet familjare qė ata tė mund tė zhvillojnė tė qetė karrierėn e tyre politike. Kėshtu qė pėr njė moment tė vetėm po tė mendonim kėtė gjė, atėherė mund tė thoshim me siguri se forma qė i japin pushtetit deri mė sot burrat, ėshtė nė Perėndim. Kėtė e dėshmon edhe Jacques Genereux, politolog francez, i cili nė librin e tij tė fundit: La Dissociete" analizon krizėn e politikės. Ndėrsa pėr fenomenin Segolen thotė: "Ekziston njė krizė e fortė pėr sa i pėrket besueshmėrisė qė japin burrat nė varėsi tė klasave politike. Ardhja e njė figure femėrore tė bėn tė mendosh pėr rifitimin e njė prokure. Zakonisht votohet pėr dikė qė ne mendojmė se do tė mundė tė na dėgjojė dhe tė na mbrojė. Sot bota tė frikėson dhe duhet qė nė krye tė qėndrojė njė figurė shumė besuese. Situata nuk ėshtė kaq e rėndė, por nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme ne kėrkojmė krahėt e njė nėne qė tė na sigurojė dhe tė kujdeset pėr ne".

Babai, nė njė farė mėnyre, e ka humbur rolin e referuesit qė e ka karakterizuar nė shoqėri. Elene Pulcini, e cila shpjegon filozofi sociale nė Universitetin e Firences ėshtė pjesėrisht dakord me kėtė tendencė: "Mendoj se ėshtė momenti i duhur pėr kandidaturat femėrore, sepse politika ka gjithmonė nevojė pėr simbole dhe nėse kjo do tė mungonte, nuk do tė kishte demokraci. Dikur pushtetin ua kemi atribuuar meshkujve, por kjo nuk ėshtė e prerė me thikė. Gjėrat mund tė ndryshojnė dhe mendoj se ka ardhur pėr ta bėrė kėtė ndryshim".

Qėndrojmė te thjeshtėsia dhe natyrshmėria qė e karakterizon Segolene Royal, e cila mungon te protagonistėt e momentit. Vėshtirė tė gjesh pak feminilitet tek Angela Merkel apo nė karakterin e Tzipi Livni.

Kush do ta imagjinonte Hillary Clinton nė rolin sigurues tė nėnės sė kombit? Aktualisht, zonja mendjemprehtė ka filluar qė tė shfaqet pothuajse seksi pėr imazhin e saj elektoral.

Ndėrsa Nancy Pelosi pėrbėn njė rast unik. Ka sjellė nė jetė pesė fėmijė nė gjashtė vjet. Edhe pse duhet tė jetė nė dijeni tė tendencės sė fundit amerikane, e cila e vlerėson tė qenit femėr vetėm si njė aftėsi produktive. Bankat dhe ndėrmarrjet qė kanė tė punėsuara femra (tė cilat marrin njė periudhė pushimi pėr shkak tė shtatzėnisė) mendojnė se periudha e paspushimit ėshtė burimi mė i madh intelektual. Mamatė e reja kthehen nė punė me njė bagazh eksperiencash emotive, tė cilat do t‘i shėrbejnė pozitivisht nė punėn e saj. Kjo eksperiencė do tė ndikonte mė pozitivisht nėse ajo do t‘i futej politikės. Vlerat, tė cilat karakterizojnė femrat janė tė mėdha si: feminiliteti, empatia, pėrkujdesja ndaj tė tjerėve dhe kėto bashkohen me interesin publik, ku rėndėsi shumė tė madhe ka kuptimi i fjalės shtet. Pėr kėtė duhet tė jetė e sigurt, Bachelet, e cila nė Kili ka nisur njė "epokė" tė re. Ajo ka zgjedhur 10 gra ministre dhe thotė me siguri: "Kur njė grua i hyn politikės, ėshtė gruaja ajo qė ndryshon. Por nėse shumė gra hyjnė nė politikė, atėherė ėshtė politika ajo qė ndryshon pėr mirė". Njė gjė mund tė thuhet me siguri, se femrat janė gati pėr tė pranuar sfidėn qė u ofron pushteti dhe ky fenomen ka filluar tė pėrhapet nė shumė vende tė botės. Disa nga kėto po japin prova shumė tė forta pėr kėtė gjė, duke provuar fatin e tyre edhe nė vendet ku historikisht janė udhėhequr nga figura mashkullore. Janė tė zgjuara, kanė vullnet dhe kurajė tė madhe pėr tė ēuar pėrpara njė shoqėri tė lodhur dhe tė pashpresė qė ka nevojė pėr njė ndryshim tė madh material dhe simbolik. Nuk na mbetet gjė tjetėr, veēse tė shpresojmė te to...

Iluzioni Royal


Filozofja franceze, Elisbeth Baditner, shprehet shumė optimiste pėr gratė nė pushtet


Elisabeth Baditner, thonė se pėr tė pasur sukses sot ėshtė mė mirė tė jesh femėr...

Ėshtė e vėrtetė se tė qenit femėr pėrbėn njė avantazh shumė tė madh. Megjithatė, kjo nuk ka ndryshuar asgjė na ligj.

Pėrse, sipas jush, ėshtė mė e lehtė tė bėsh politikė nėse je femėr?

Sepse gratė sot kanė shumė gjėra tė reja pėr tė treguar. Gjatė gjithė fushatės sė Partisė Socialiste, kur u kėrkoja militantėve tė thoshin pėr kė do tė votonin, ata pėrgjigjeshin: "Segolene Royal, sepse ėshtė grua" dhe mė pas shpjegonin "kemi votuar pėr tė majtėn, sepse kemi provuar tė djathtėn, tani e kanė radhėn tė vihen gratė nė provė. Mendoj se edhe po tė kishte njė figurė tė re tė Partisė Socialiste sėrish nuk do ta votonin nėse nė lojė do tė ishte njė femėr. Sepse nga natyra, femrat janė mė tė dashura, dinė t‘u qėndrojnė afėr njerėzve dhe janė mė paqėsore. Shoqėria sot preferon mė shumė njė mama se njė baba nė kėto lloj postesh.

Por ndonjėherė duhet pranuar se pushteti ndikon negativisht te feminiliteti. Duke qenė se femrat vihen nė konkurrencė tė fortė me meshkujt, ato e harrojnė butėsinė qė duhet tė karakterizojė njė femėr dhe nė shumicėn e rasteve luftojnė brutalisht si meshkujt, sepse dihet qė pushteti ėshtė brutal. Megjithatė, kjo ėshtė e vetmja anė qė rrezikohet. Por duhet gjithsesi...Ēfarė do tė ndodhte nėse nuk do tė sakrifikonim fare pak?!

Gazeta Shqip