Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 68
  1. #1
    Talentja Maska e etno_melaqja
    Anėtarėsuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    Zvicerr
    Postime
    7

    Mbulesa nė Islam

    Jeni femėn muslimane,
    faleni (namaz)
    por nuk keni mbules (hixhab)...

    Tregoni arsyjet e mos mbajtjes te mbuleses (hixhabit)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    une personalisht nuk jam kunder mbajtjes te mbuleses por ne shqiperi kjo gje bie ne sy pasi duket si dicka absurde .

  3. #3
    Talentja Maska e etno_melaqja
    Anėtarėsuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    Zvicerr
    Postime
    7
    Citim Postuar mė parė nga SKORPIONSKING
    une personalisht nuk jam kunder mbajtjes te mbuleses por ne shqiperi kjo gje bie ne sy pasi duket si dicka absurde .
    Pse te duket absurde, kur shumica e popullates i takojn fejes Islame...!!

  4. #4

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Mosmbajtja e mbuleses varet nga individi,dikush ka probleme me familjen por vazhdon fal namaz(gjysma e te keqes),varet nga shkalla e besimit,Dikush mund te zihet ngushte nga shoqeria,ambienti punes,shkolla etj.Ama kjo nuk do te thote qe ajo mos te fal namaz.

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Perkujtoj nje vajze muslimane, e ftuar ne TopShow para nje viti e teper, dhe tema ishte Mbulesa (ose Ferrexheja).

    Dudushi e pyeti pse nuk ishte e mbuluar, meqe ishte muslimane si ajo vajza ne panelin e te ftuarve e cila ishte e mbuluar.

    Vajza iu pergjigj Dudushit:
    - Do doja te isha aq shume besimtare sa eshte ajo vajza qe te bindem per tu mbuluar. Une besoj Zotin por ajo ka besimin me te forte, qe e ka vendosur vet te mbaje mbulesen. Po ta mbaj une, ka rrezik qe te mos jem e sigurte pse e mbaj...

    Mendoj se mbulesa duhet te respektohet, nga ato femra qe e mbajne. Ta dine pse e mbajne dhe si ta mbajne. Nuk mjafton te mbulohesh, e ne anen tjeter te bejne qindra kurveri larte e poshte (cdo respekt cdo perjashtimi). Normalisht qe jo te gjitha jane te tilla, por raste ka - prandaj shpresoj te mos keqkuptohemi mbi kete qe thashe me siper.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  6. #6
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Etno melaqe, une nuk mundem te te pergjigjem direkt per pyetjen, sepse ....
    po edhe une do kisha dashte te di arsyet pse vajzat tona nuk preferojne te mbulohen.
    Une personalisht menyren e vjeter te mbuleses nuk e pelqej edhe aq, po me pelqen shume kjo menyra 'trendy' e mbuleses e cila eshte shume e bukur.
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  7. #7
    Larguar Maska e lone_star
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    Shpresoj pyetja e etno_melaqes te jete vertet e sinqerte. Se mu duk pak si akuze hipokrizie per myslimanet... Shume myslimane shqiptare e te huaja nuk mbulohen per te vetmen arsye, ate te presionit shoqeror qe ekziston ne shoqeri. Eshte shume me i thelle se shume gjera te tjera se per shqiptaret qofshin edhe myslimane ne emer mbulesa perfaqeson prapambetje e fanatizem. Keshtu pra ka vajza qe duan ti zbatojne urdhrat e fese islame, falen, agjerojne etj po nuk munden te mbulohen dot per shkak te arsyeve me lart. Zoti ishalla ua pranon ato qe bejne.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar mė parė nga etno_melaqja
    Pse te duket absurde, kur shumica e popullates i takojn fejes Islame...!!

    i takojne fese islame por nuk jane aq besimtar te denje si ne disa vende ku perdoren shume .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anėtarėsuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Une jam femer muslimane, fal namaz por nuk kam vene mbulese - hixhab. Arsyet nuk shpjegohen edhe aq thjeshte, nese ke veq nje pengese do ta tregosh lehte por nese te jane bere me shume atehere nuk di nga t'ia fillosh!! Po mundohem qe sadopak ta sqaroj ate cfare me pengon ta ve mbulesen. Ne rend te pare eshte familja ime dhe ajo ne te cilen jetoj qe kane mendime krejtesisht te kunderta nga une per te vene mbulese, eshte vet bashkeshorti im qe nuk me jep perkrahje lidhur me kete gje me arsyetimin se vendi ku jetojme nuk eshte i pershtatshem per nje gje te tille!!
    Por asnjehere nuk me hiqet nga koka se ne nje te ardhme te afert une mund te jem femer e mbuluar por kjo arrihet vetem me ndihmen e te Madhit Zot, vetem nese ai don, do te lehtesohet rruga per venien e mbuleses, pa deshiren e Tij nuk arrihet asgje....
    "Nuk ka pune te ngutshme, por njerez te vonuar !!"

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    All-llahu bėri mbulesen titull nderi duke thėnė:

    "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, spese kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues. "

    Mbulesa (hixhabi) ėshtė pasterti e zemres

    E kur kėrkoni prej tyre (grave tė Pejgamberit) ndonjė send, atė kėrkonie pas perdės, kjo ėshtė mė e pastėr pėr zemrat tuaja dhe tė tyre."(ahzab 23)

    Mbulese ėshtė respekt ndaj Zotit

    "O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri. Kėto janė
    argumentet e All-llahut, ashtu qė ata tė pėrkujtojnė. "/araf 26/

    Mbulesa ėshtė besim

    Allahu nuk u eshte drejtuar me urdherine Tij per mbulese jobesimtareve,por besimtareve.Ai thote:" Dhe thuaju besimtareve..." dhe thote 'dhe grave te besimtareve".

    Mbulesa eshte per ata qe turperohen

    "Ēdo fe ka moralin e vet, kurse morali i Islamit eshte turpi"(hadith)

    "Turpi eshte prej minait (besimit), kurse imani te shpie ne xhenet" (hadith)

    Hixhabi akt i bindjes

    Hixhabi ėshtė njė akt i bindjes ndaj Allahut. "Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės." (Kur'an, 33:36)

    Po ashtu ne Kur'an Allahu thote:

    "Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre.
    Tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme,
    le tė venė shamitė mbi krahrorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė vet, babajve tė vet ose babajve tė burrave tė vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet, vėllezėrve tė vet ose djemve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmenden) dhe robreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbetoreve meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pė femrat ose fėmijėt qe nuk janė tė pjekur (pėr gra).
    Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė mos zbuluar fshehtesinė nga stolitė e tyre.
    Pendohuni tė gjithė te Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim."
    (Kur'an, 24:31)
    Hixhabi eshte Modesti

    Allahu (swt) thote ne Kur'an: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues." (Kur'an, 33:59)
    Thote Allahu (swt) ne Kur'an: "O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukues. Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri. Kėto janė argumentet e All-llahut, ashtu qė ata tė pėrkujtojnė. (Kur'an, 7:26)
    Hixhabi eshte Simbol i Islamit

    Njė nga parimet themelore tė Islamit ėshtė se besimi ėshtė njė mesazh, deklaratė apo komunikim me anė tė gjuhės, njė besim nė zemėr, i cili manifestohet nė cdo pjesė tė trupit. Prandaj kur njė besimtare muslimane dėshmon pėr besimin e saj nė Allahun dhe tė Derguarin e Tij, me siguri do tė vendosė tė manifestojė besimin e saj edhe nė veshje pėr t'u dalluar nga jo-besimtarėt.

    Rruga pėr tek Hixhabi

    Hixhabi nuk ėshtė diēka arabe, pakistaneze, zezake, etj. Por ėshtė njė komand nga Allahu (swt), e sqarimet pėr te janė dhėnė nė Kur'an si dhe nė Sunetin e Profetit Muhammed (as) per t'i dhėnė gruas mbrojtje dhe siguri.
    Rruga pėr tek Hixhabi pėrshkon keto 3 hapa:
    Nijeti (apo qėllimi) ėshtė hapi i parė. Veshja e Hixhabit ėshtė pėrmbushje e njė prej urdhrave tė Allahut, prandaj mund tė klasifikohet si njė akt adhurimi. Hixhabi duhet tė vishet vetėm dhe vetėm qė tė jesh nė perputhje me urdhėrin e Allahut (swt) duke kėrkuar kėnaqesinė e Tij.

    Dituria ėshtė hapi i dytė. Imam Bukhari, dijetar i madh pėr Hadithin, ka thėnė: "Dituria duhet t'i paraprijė ēdo veprimi apo thėnieje". Prandaj motra muslimane duhet tė kėrkojė dituri pėr ēėshtjen e Hixhabit nė Kur'an, Sunetin e Profetit dhe nė literaturen islame qė tė jetė sa mė e qartė dhe e sigurtė vetė.
    Dashuria ėshtė hapi i tretė. Njė nga shenjat e besimit tė vėrtetė ėshtė ta bėsh adhurimin me dashuri. Dashuria pėr Hixhabin qė ka qenė tek brezat e parė tė grave muslimane duket sikur ėshtė dobėsuar pak nė zemrat e gruas muslimane sot. Kur Aliu e pyeti gruan e tij Fatimen, vajzen e Profetit, se "Cila ėshtė gjėja mė e dashur pėr njė grua besimtare?", ajo iu pergjigj "Tė mos shikoje e tė mos e shoh asnjė burrė tė huaj". Ēfarė ndodhi me kėtė dashuri pėr modestinė? Qė tė kthejmė dashurinė pėr Hixhabin nė zemrat e geave muslimane, gruaja muslimane, duhet tė largojė nga zemrat semundjen sipas tė cilės Hixhabi i bėn inferiore dhe i kufizon jeten. Hixhabi i gruas muslimane ėshtė e drejta e saj dhe nderi i saj qė ia ka dhėnė Allahu, Zot i tė gjithė botėrave. Eshtė drita e saj qė e dallon motren muslimane nga errėsira e jobesimtarėve.


    Sabri Selmani

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mbulesa tė mbronė nga te Ftohtit dhe tė Nxehtit !!?
    Nga dallendyshi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 03:20
  2. Mbulesa tė mbronė nga te Ftohtit dhe tė Nxehtit !!?
    Nga dallendyshi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 18:47
  3. Mbulesa - Ahmed Kalaja
    Nga dallendyshi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 22:56
  4. Mbulesa
    Nga alvi_79 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-10-2007, 07:04
  5. Mbulesa Ime-kėnaqėsia Ime-mburrja Ime
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 14:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •