Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Njebrireshi

    FLURANS ILIA - Njėbrirėshi

    Magjepsja ndaj misterit tė mungesės e bėnte tė vėshtronte akoma mė me ngulm natyrėn pėrrreth.
    Djathtas, barriera baritore bregdetare, me pisha tė larta belkėputura, dhe bredha tė shkurtėr barkfryrė.
    Majtas, deti i dyndur nė nuanca ngjyrimi bluerrėt, qė shpesh ē'ngjyrosej kur dita rrendte drejt muzgut, dhe mbretėria e shikimit, i nėnshtrohet skotomas, pikės sė errėt tė vėshtrimit.
    E sotmja veēanti e kėtij segmenti kohor paraperėndues ishte pėrndezja e veshur nė tė kuqeremtė, e krejt qiellores masė nė horizont. Ose ndoshta ishte syri i tij i skuqur qė e pėrflakte pamjen qė vinte nėpėr det, pasqyrimi i perėnduesit tė dielltė perandorak, gjer tek kėmbėt e zbathura, qė preknin tė parėn valė, qė rivinte dalė-kadalė, valė-valė...
    Natyra kuqerremt'heshtur e peisazhit dhe mendimet bluerrėsuara tė djaloshit, dukej sikur kishin lidhur njė pakt pritjeje tė fshehtė midis, qė erėmonin aromė shiu. Ndjesi e kapur pre, nė njė vend tė caktuar, nė rrethana tė caktuara. Nė varėsi tė sė cilave ai ende nuk kuptonte asgjė nga e gjithė kjo masė pa formė. Por, qė e shtynte akoma mė fortė ta sodiste i qetė, si njė pikturė moderne, ku ndjesia e mesazhit ndijohet pa konture tė qarta pėrftimi ndėrtimor. Ndaj edhe i pėlqente tė ndodhej aty, nė bregdetin e shkatėrruar tė Currilave. Nga vendi ku kodra puthej me vijėn bregdetare, rrokte krejt hapsirėn qė i lejonte shikimi, i ulur kėmbėkryq mbi njė masė leshterikėsh tė tharė nga mirazhi i orėve tė pėrzhitjes nėn diell. Prej vendtakimit purgatorian, ndijonte aromėn e kripės qė vinte nga fuqia posedoniane e detit, bashkuar me ajrin qė zbriste nga lartėsia olimpike e kodrės, qė bėheshin njėsh pėrbrendėshmi, nė frymėn e 'tij.

    Firoma si njė kraharuar i praruar, kurbantherrur, duke gulēuar, mbi vet krijimin e frymuar, karramohej fjalėzuar.

    Pėr tė ardhur gjer tek Ju: Nė krye tė herės ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Zotit, dhe Fjala ishte Zot. Ja ē'qe nė krye tė herės pranė Zotit dhe detyra (ime) ėshtė tė pėrsėrisė dita-ditės si njė psalm plot pėrvujtni tė vetmen ndodhi tė pandryshim, pėr tė cilėn mund tė thuhet e vėrteta e pakthyeshme.

    Koha ishte ngujuar vragė mbi ballin e tij nga rrahjet barbare me rryp nga Ati i dehur prej papunėsisė. Pergamen e fshirė ėndrrash mbi sy nga netėt e bijve tė heroinės, ndėr vagonat e braktisura tė stacionit tė trenave tė tranzicionit. Nė tėrheqjet pėr leshrash tė edukatorėve tė shkollės. Nga mashtrimi i rradhės. Nga bishti i pirunit tė mprefur si thikė, ngulur pėrfund barkut tė ballėgjerit, qė i kishte thyer dy dhėmbėt e sipėrm ballorė me ballin e vet tė gjerė si shkėmb, dhe e kishte shėmtuar aq mizorisht pėr tė dytėn herė (pas vragės sė rrypit tė Atit). Koha pėrthyhej, pėrplasshėm si vala, drejt bregut. Ajri qė vinte nga kodra i ledhatonte cullufet mbi ballė. Ai nuk ishte fllad. Ishta thithka e gjirit ushqyes qė prodhonte jetė duke ushqyer dashurinė foshnjore. Ishte dora e humbur ndėr shtegėtime qė luante mbi harpėn e valėve. Ishte kėngė pėshtjelluese qė po pėrpiqej tė shtjellonte. Ndaj dhe e lėshoi veten muzikalisht, si fėmija i uritur qė i jepet gjirit tė nėnės.
    Gjithēka fillonte nga poshtė dhe ngjitej lartė. Qė nga thėllėsia, vetthellėsia e ftohtė, misterioze, e padepėrtueshmja funddetėsi, ku miliona vjetė mė parė kishte lindur e para qelizė trunore, qė prej miliona vjetėsh ishte pėrpjekur me aq stėrmundim t'i avitej bregut. Bregut tė vakėt llapaēitės. Bregut tė njohur ku deti villte leshterikė tė pafund'm. Vendit tė sė parės puthje qė jeta i kish' dhėnė tokės kur qelizat milionavjeēare u shndėruan nė peshq mijravjeēarė, dhe Ripidistėt u shndėruar nė zvaranikė, nė pėrpjekjen dinosaurjane pėr tė pushtuar sterenė. Pikėrisht aty, emocioni vibrant transmetohej mbi ballin e djaloshit tė pėrndezur nga e kuqeremta e diellit nė perėndim. Ose ndoshta ishte syri i tij i skuqur qė e pėrflakte pamjen qė vinte nėpėr det, pasqyrimi i perėnduesit tė dielltė perandorak, gjer tek kėmbėt e zbathura, qė preknin tė parėn valė, qė rivinte dalė-kadalė, valė-valė... Si fragmenti i dikurshėm i pasqyrės, poshtė bankės sė a-b-cėsė, qė pozicionohej fshehurazi aq sa pėr tė pėrftuar pėrballė, pamjen poshtėkatedrės ku shfaqej orana e kofshėve dhe brekėve tė kuqeremta qė fshihnin misterin pėrthithės bermudian tė mėsueses qė e priste mė njė shuplakė mbi vetull, njė shuplakė qė e detyroi tė shikonte nga tė katra anėt me sy tė xixėlluar imazhin e pėrftuar nė pasqyrė tė pėrthyer nė mijra imazhe kaledioskopike tė veckėl breēkash tė kuqe. Pėrballė sė cilave, jo pėr fajin e tij, fatėzimi zemėrak i yjeve e kishte shtėnė nėn fatin e shenjės sė Demit. I cili nuk dihej asnjėherė pėrse i vėrsulej me aq tėrbim vetėm mbi pėrzgjedhjen e kuqe, nė larminė e gjithatyre ngjyrave qė mund tė pėrzgjithtte pa mundim. Dhe demi dikur ndėrsa dheut harbohej, kishte qenė njėbrirėsh, (nuk dihet kur, pėrse, qysh, i'u shtua briri i dytė? Prej kėtu kuptohej qashtėr se djalli dybrirėsh ishte veēse njė mutacion pa origjinalitet)...
    Njėbrirėshi origjinal nuahaste veē me bri. Askush nuk e kishte parė. Megjithėse legjendat thoshin se ekzistonte. Anipse pėr 'tė nuk kishte dėshmi. Ndaj dhe trunorėt e steresė morrėn njė vashėz tė virgjėr gjer nė shajni, dhe nė trungun e mė sė madhes pemė e lidhėn nė pyll. I thanė: "Hapi pak kėmbėt, se Njėbrirėshi do tė vij, e dimė se e ndjell veē flladi dalldisės i virgjėrisė!", dhe ashtu vajza ndenji, nė pritje...
    Pėrmes pėshtjellimit pėrndezės prrallor piskama pikasi paudhėsinė pėrbindėshe pėrballė pėrbindėshit.
    Njėbrirėshi nuhati nyjen ndėrlidhėze me botėn, dhe ballin mbėshteti pėrfund barkut tė 'saj. Kjo ishte dėshmia e vetme qė trunorėt patėn mbi pamjen e Njėbrirėshit mitik. I vetmi ēast pas tė cilit u tret nė mjergullt mitologjikisht ... rrugėve tė njė atdheu, ku vagonat e ndryshkur tė tranzicionit prisnin lokomotivėn qė t'i lėvizė.
    Mjergulluar mbėshtolli masėn mishtore mveshur me nevralgjizėm djaloshar djaloshi. Lėshuar symbyllur mbi leshterikė, si njė degėz bredhi barkfryrė, mbytur nėn pushtetin e pėllėmbės sė vet. Ndėrsa qiellin pranė e pėrshkoi njė zog vetmitar nė kėrkim tė anijes sė humbur, kėngės sė humbur, fėmijėrisė sė humbur, qyshkur nėna e tij kishte humbur. Humbshėm, qyshkur tė gjithė e thėrrisnin Bir kurve!, dhe i vetmuar nėpėr vagona xhamathyer tė derteve heroike tė heroinės, kryqėzonte papunėsinė e Atit tė vet, ish-makinist. Atij qė i takonte tė shtynte vagonat, dhe jo ta ndėshkonte si pėrherė.
    Me sy tė skuqur u drejtua drejt lartėsisė olimpike tė kodrės prej sė cilės ai fllad (ri)lindje vinte mbi ballin e tij tė shėnjuar me rryp. Prej aty ku ish-mbreti kishte ndėrtuar vilėn e tij, dukej i gjithė qyteti, me portin ku anijet niseshin nėpėr botė, me stacionin e vagonave tė braktisur, me bulevardin e mbrėmjeve verore, ku bukuroshet e Durrėsit shėtisnin sikur t'i ishin vjedhur mozaikėve, sikur tė kishin shpėtuar fsheurazi nga rrethinat e amfiteatrit tė jetėve antike, sikurse ai sot, qė vjedhurazi kishte mundur tė arratisej, prej mureve tė shkollės sė riedukimit.
    lundertar pa atdhe

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Figurinat

    FIGURINAT


    I. Humbaba dhe Trashėgimia

    Baba vdiq natyrshėm. I erdhi Ora pėr tė vdekur. Ēasti e ikjes ja behu. Ajo qė ndodhi pas vdekjes ishte edhe mė e tmerrshme se vet vdekja. Aq sa me plot gojė detyrohem tė them: “Baba humbi!”
    Caku qė e shkėputi Humbabėn prej nesh shėnoi kufirin e ndarjes midis “Tokės sė Trashėgimisė Lindore” & “Tokės sė Ėndrrave Perėndimore”.
    Humbaba ishte i papėrsėritshėm nė karakterin e vet. Tek e fundit pyes veten nė fund tė fundit: “Si ka mundėsi? Ky njeri? I vetėm e krijoji kėtė armatė kaq tė pėrkryer kukullash? Ēfarė gjeniu?”
    Nė njė kohė kur kjo traditė daton qė prej mėse katėr mijė vjetėsh. Ati. Vetė Ai. Ah ti! Ti. Nuk ke si ta kuptosh ēfarė strategu ishte Ai? Ati mundi tė riinterpretojė dhe ringrejė nė skajet mė tė larta Teatrin e Kukullave. Artin e Trashėgimisė Lindore qė kishte mbėrritur nė kufirin e Ėndrrave Perėndimore. Shumė kohė mė parė se Aktorėt e Skenės tė shfaqeshin me Aktrime Teatrore. Ati dhe Arti. Ishin e njėjta gjė. Ati ishte vet Arti. Arti mishėrohej tek Ati.
    Kukullat e Dorės nuk i kalojnė tė pesėdhjetė centimetrat. Kanė kokė tė madhe. Fill pas kokės janė tė lidhura me dorėn. Dora e Humbabas e zhytur nga Poshtė mbėrrin gjer tek koka. Prandaj quhen Kukullat e Dorės. Krahun e kukullaxhiut e mbulon njė dorezė e gjatė qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse trupi i kukullės, qė vishet e ē’vishet sa herė qė ndėrron rol. Humbaba lėvizjet e kukullės i kryen me gishtat e njė dore tė vetme. Veēmas. Ose tė bashkuara. Grusht. Gishtat luajnė rolin mė funksional tė lėvizjeve. Sidomos nė hapje-mbylljen e gojės. Ato i japin shpirt kukullės.
    Kukullat e Shkopit i kalojnė tė pesėdhjetė centimetrat. Gjatėsia e tyre shkon shpesh njė metėr. Ashtu sikurse Kukullat e Dorės edhe ato kanė mbėrritur nga Toka e Trashėgimisė Lindore. Ndėrsa tė parat nė mėnyrė amatore e fituan popullaritetin e tyre mė tė madh nė Evropėn Perėndimore. Nė vendet e Evropės Lindore Kukullat e Shkopit e ngritėn Artin e tyre nė Institucion. Njė profesionalizėm i vėrtetė drejt institucionalizimit. Trupi i kukullės mbahet mbi njė shkop tė ngulur nga Poshtė. Qafa dhe krahėt funksionojnė nėpėrmjet thuprave qė kryejnė lėvizjet. Pikėrisht. Kėtu qėndron ndryshimi. Krahėt dhe koka e tė gjitha Kukullave tė Shkopit pa pėrjashtim kryejnė lėvizje tė pavarura nga trupi. Ky nuk ėshtė njė ndryshim i vogėl. Kukullaxhiu punon me tė dyja duart. Me njė mban trupin. Me tjetrėn lėviz gjymtyrėt. Goja ėshtė statike.
    Kukullat e Hijes kanė tė njėjtėn gjatėsi me Kukullat e Dorės. Ndryshimi qėndron tek gjerėsia. Ato janė petashuqe. Tė shtypura si tė kishin kaluar pėrposhtė njė makinerie tė rėndė, qė e shndėrron trupin nė karton. Lėvizjet e tyre ndryshe nga llojet e kukullave tė mėparshme komandohen nga Lart. Janė tė varura nė fije tė perit. Ato duhet patjetėr tė pėrftojnė Hijen e tyre nė njė ekran qė ndriēohet me anė tė njė prozhektori nga pas. Hija ngelet akti mė i diskutueshėm nė evolucionin e historisė sė zhvillimit tė kukullaizmit. Ēfarė mund tė na thotė sot pėr shembull dizneizimi qė po e shndėrron mbarė Globin nė njė Disneyland? Pordhė me rigon! Asgjė e re nė kėtė botė imituesish. Gjithēka ėshtė e parathėnė. Kukullat e Hijes e kanė ideuar vizualisht kėtė rrugė kėtu e katėr mijė vjet mė parė. Shumė kohė mė parė se disneizmi. Prejardhjen e kanė nga Kina. Ēudi. I vetmi rajon ku kjo farsė teatrale u popullarizua nė Evropė sė pari ishte Ballkani i Jugut.
    Marionetat mė kanė tunduar qė kur kam filluar tė kuptoj s’e po plakem. I dashuroj marionetat. Nė thelbin e karakterit tim artistik nuk jam as mė shumė e as mė pak veēse njė marionetist i talentuar. Ato komandohen nga Lart gjithashtu. E veēanta qėndron nė faktin se janė tė pėrbėra nga pjesė tė veēanta trupore. Ēdo cope tė ndryshme tė trupit tė kukullės i pėrket njė tel lėvizės. Shumė tela pėrbėjnė shumė lėvizje. Normalisht funksionojnė me nėntė tela. Por nė Mayanmar (Burma e dikurshme, ose ndryshe nė Birmani) thonė se i komandojnė me gjashtėmbėdhjetė tela. E pa-be-su-esh-me! Po tė mendosh se ėshtė njė kukullaxhi i vetėm qė duhet tė kryej gjithato lėvizje? Njė mjeshtėri e vėrtetė! Mė besoni. Po jua them unė kėtė fakt. Dhe unė vlej «njėqind-karatė». Jam mjeshtri i marionetizmit. Po tė mė jepej mundėsia mė herėt, tė udhėtoja drejt vendesh tė largėta tė lindjes, do tė zgjidhja padyshim Vendin e Bekuar tė Gjashtėmbėdhjetėtelėshit. Atė pikė tė Globit tė rrethuar nga Gjiri i Bengalit dhe Deti Andaman. Marionetat qė prodhohen aty janė e ardhmja e kukullaizmit modern.



    II. Zėhumbur

    Unė jam i lindur Kėtu. Nė vitin 1967. Me njė dekret tė posaēėm ndėrzimi. Jam rritur Kėtu. Nuk kam dalė asnjėherė jashtė territorit tė Kėtu. Nga Kėtu mbaj mend shumė histori pėr Kėtu.
    Ndjesia qė kam fiksuar nga fėmijėria ime ėshtė dora e Humbabas. I kapur pas saj baba mė shpuri njė ditė nė Xhaminė e mbyllur pas gjashtėdhjeteshtatės.
    Kishin marrė vendim nga Lart qė kulti tė shndėrrohej nė teatėr kukullash. Kishin filluar planet pėr ndryshimin e tij, nga njė objekt besimi nė njė vend pėr kukulla. Humbaba drejtonte punimet dhe ishte urdhri i tij i formės sė prerė, qė muret e trasha gati njė metėr tė shkallmoheshin nė pjesėn e brendshme tė ngrehinės. Kjo bėhej “pėr t’i dhėnė hapėsirėn e nevojshme sallės” - sipas fjalėve tė babės.
    Kur pothuajse muri i brendshėm i Xhamisė ishte hedhur nė tokė, Baba ulėriti qė t’i ndalnin shkallmimet. Nė gjerėsinė prej njė metro tė krijuar midis murit u gjendėn qindra qypa tė muruara horizontalisht. Punėtorėt e komunales i hodhėn tej kazmat dhe varetė. Nėn mbikėqyrjen e tė plotfuqishmit dhe shpurės sė tij. U vėrsulėn pėrmes pluhurit drejt grykave tė qypave si tė babėzitur. Duke rrėshqitur duart e tyre si gjarpėrinj brenda enėve misterioze. Me gishtat e tyre si nepėrka pikėlore u endėn mė kot tė preknin monedhat e arit qė ata mendonin se ndoshta mund tė gjenin brenda tyre. Me fytyra tė habitura filluan tė ndijonin zbrazėtinė e eterit tė ajėrt. U thartuan kur nuk gjetėn absolutisht asgjė tė prekshme. Asnjė send. Asnjė monedhė tė vetme. Asgjė intriguese. Veēse frymė. Frymė nė ajrģ mbushte qypat e zbrazėt qė rrethonin muret. Qypa tė ēuditshėm. Qypa me gryka tė kthyera nga hapėsira e sallės sė brendshme. Mure tė veshura me qypa.
    “Mos!” Thirri Baba. Ma lėshoi dorėn. Mbėshtolli ballin e vet duke e goditur me grusht. “Mos! Ēfarė bėmė?!”
    “Ēfarė?” Pyeta unė kureshtar.
    “Muri ishte i trashė njė metėr. Jo mė kot!” Foli i dėshpėruar duke i kapsallitur sytė nėn rrėnoja. “Ishte i tillė. Jo mė kot! Aty janė shtresuar qypa nga tė gjitha anėt e mureve tė sallės. Jo mė kot! Grykat e qypave janė tė drejtuara nga brenda. Jo mė kot!”
    “Jo mė kot?” Pyeta i shushatur nė pritje qė Ai vet tė ma thoshte arsyen pėrse jo mė kot ishin renditur tė gjitha kėto gjėra jo mė kot.
    “Nuk po e kupton?” Mė pyeti duke ma rimarrė dorėn.
    “Jo.” Thashė i trembur.
    “Pa ja filluar mirė punės qė kemi nisur sapo kemi humbur zėrin biri i babės!” Foli me njė keqardhje qė buronte nga sytė e tij dhe finalizohej me shtrėngimin e dorės time e cila filloi tė mė dhembte. Me gjysmėzė ja nisa tė ankohem, por ai nuk e kishte fare mendjen tek unė.
    “E humbėm jehonėn! E humbėm akustikėn! E humbėm zėrin! E humbėm muzikėn!” Ulėrinte.
    “Si nuk na shkoi mendja xhanėm? Jo mė kot muret ishin ndėrtuar kėshtu. Qė salla tė kumbojė. Qė Fjala tė pėrēohet nė veshin dhe shpirtin e gjithsecilit. Tash do tė na duhet tė thėrrasim e tė ngjiremi. «Do tė endemi si ēifutėt nė shkretėtirė...» dhe askush s’ka pėr tė na dėgjuar. E humbėm zėrin ende pa ja filluar mirė me Fjalėn. «Fjala na la...» me shembjen e kėtij muri. Ah po ta dija! Po ta dija? Ah! Nuk kisha pėr ta bėrė kėtė gabim. Dhe kjo firane Fjalė ėshtė hapi i parė.”

    III. Zhozi

    Nga ēastet shterpe kur tė kaplon hidhėrimi baba e dinte se po lindte vazhdimi. Pikėrisht. Nė ditėt nė vijim (pas shembjes sė murit tė brendshėm tė tempullit). Pikėrisht. Pas atij Akti kur ai pretendonte se e kishim humbur Fjalėn (qė pėr hir tė sė vėrtetės unė e imagjinoja si person tė gjallė). Lindi qenia e tij mė e dashur. Lindi mes nesh Zhozi. Krijesa e babės.
    Ato Orė jete tė kaluara nė Xhaminė e shndėrruar nė teatėr kukullash janė e gjithė fėmijėria ime. Skena me perdet e trasha. Kadife e kuqe. Portreti i Humbabas nė krye tė sallės. Kukullat e bėra nė mėnyrė artizanale nga mendja dhe duart e Humbabės. Dhe padyshim Zhozi. Krijesa mė sublime e babės zėhumbur.
    “Kėtej e tutje,” mė kishte thėnė Ai, “Zhozi do tė jetė shoqja jote e pandarė. Do ta kesh si motėr mė tė vogėl. Do tė kujdesesh pėr tė si pėr dritėn e syve pėr aq kohė sa tė shohėsh nga sytė.”
    Rrėqethesha i tėri kur e mendoja se ē’forcė e pazakontė i kishte rėnė pėr hise Zhozit nė tė gjithė kėtė traditė historike. Dridhesha kur e komandoja dhe luaja me tė nga poshtė. Sepse nė ato vite nuk kishte marioneta. Kukullat e Dorės ishin mė praktike pėr kushtet tona tė vėshtira ekonomike tė shoqėrisė sė re qė po ndėrtonim. Krahu im bėhej mornica-mornica sa herė qė kishim shfaqe. Futej nga poshtė Zhozit dhe pėrfundonte m’u nė gojėn e saj. Nga emocioni dora mė mpihej. Kėshtuqė Zhozi mund tė konsiderohej si njė fėmijė i ndrojtur qė nuk e hapte shpesh gojėn.
    Vitet e rinisė sime pėrkuan me ndryshime nė regjimin tim tė interpretimit. Kukullat e Dorės kishin dalė jashtė loje. Ishte njė fenomen normal nė kushtet dritėdhėnėse tė materializmit dialektik. Po aq sa ishte normale qė Koha ikėn dhe Zhozi rritet. Trupi i saj kishte marrė tė atillė zhvillim, sa njė dorė e vetme nuk mund ta komandonte mė. I ngulėm njė shkop nga poshtė me vendim tė posaēėm nga Humbaba. Ajo u bė dyfish mė e gjatė nga ē’kishte qenė si kukull dore. Kėshtu lindėn Kukullat e Shkopit. Nė fakt nuk ishte vetėm Zhozi qė po pėsonte ndryshim. Tė gjitha kukullat u ngulėn mbi shkopinj. Dhe atėherė kur shkopinjtė mungonin pėrdornim kallama tė grumbulluara me punė vullnetare nga kallamishtet e pafundme buzė lumenjve. Humbaba e bėri tė gjithė trupėn me krahė. Krahėt filluan tė lėviznin me thupra. Zhozi duartrokitej tashmė nga e gjithė armata e teatrit tė kukullave sa herė qė interpretonte subjektet teatrore ku e nxirrnin ujdhesat fabuleske tė ndryshimit.
    Njė ditė pas shfaqes, i vetėm nė prapaskenė, Zhozi po mė dukej mė e bukur se kurė. Tonaliteti i shprehjeve tė saj entuziaste kishte njė shikim romantik qė tretej tek perdet e kuqe. Nuk mu durua. Isha rritur me tė. Ushqeja ndjenja tė papėrmbajtshme qysh nga fėmijėria. E mbėrtheva vetėm-pėr-vetėm pas skenės. Pas perdeve qė nė teatėr pėrkufizohen si quinta. Pas vetes. E putha. Kjo ishte puthja ime e parė. Zhozi nuk kundėrshtoi. Nuk bėri gėk-mėk. E heshtur mė vėshtronte me sy tė fiksuar drejt e mbi duart e mia qė dridheshin si veshė lepuri.
    “Pėrse mė shikon ashtu?” I thashė. “Fundi i fundit mos harro! Ti je njė kukull dhe bėj ē’tė dua me ty!”
    Ajo vazhdonte tė mė shikonte qortueshėm me dashuri dhe pėrgjunjėzim. Nuk munda ta duroj mė gjatė atė vėshtrim. Nuk ishte njė shikim normal pėr kushtet e njė kukulle. Kukullave u ėshtė e ndaluar tė vėshtrojnė kukullaxhiun drejt e nė kokėrdhok tė syrit. Vėshtrimi i kukullės tė ēmend. Si i ēmendur e ktheva vrullshėm me shpinė nga vetja qė mos t’ja ndeshja vėshtrimin. Mė kishte hipur gjaku nė kokė qė ta ndreqja. Fillova t’ia shtyja shpėrfillės shkopin poshtė e mė poshtė qė e mbante nė skenė lart e mė lart. Me fytyrėn e pėrmbysur mbi tavolinėn e punės, krahė ēarfalitur si njė fluturzė-flamur, nuk bėzante.
    Qė nga ajo ditė e komandoja mė mirė. E fiksuar mbi shkop ajo ja doli mbanė tė ishte personazhi mė i shikuar pėr shikuesit dhe njė nga kukullat e mia mė tė preferuara. Megjithėse baba dyshues shpesh mė thoshte:
    “Kujdes me Zhozin! E ke si motėr mė tė vogėl.”
    Nuk munda t’ia vė veshin fjalėve tė tij. Brenda meje gėlonte njė ndjenjė e tillė qė nuk kishte fjalė ta shprehte. Gjė qė mė bėnte automatikisht dy herė fajtor. Sė pari, ngaqė gjithēka e kryeja nė konspiracion tė plotė nė njė vend tė pazakontė: pas skene, pas kuintave, pas vetes. Mundet ta kisha shpėnė Zhozin larg prej aty. Nė ndonjė kopsht me mollė, pėr shembull. Por ja qė vetullnxehtė e kisha kryer pikėrisht aty Aktin tim. Kjo nuk mjaftonte. Isha i zhytur thellė e mė thellė nė mėkat kur mendoja se sė bashku me kėtė Akt kisha kryer njė Incest njėkohėsisht. Zhozi nuk do tė ishte mė motra ime e vogėl por skallvja ime pėrgjunjėsisht e dashur. Nė qoftėse i vutė veshin me kujdes fjalėve tė mia do tė kuptoni se kjo situatė mė bėnte automatikisht fajtor. Nuk thashė dhe as po ju them se ndihesha apo ndihem fajtor. Pėrkundrazi. Shpesh mė verbon xhelozia dhe do tė dėshiroja po tė kisha mundėsi t’i ngulja njė thikė pas shpine Humbabės kur ndėr krahė merrte Zhozin pėr t’i ndrequr ndonjė kostum apo paruke.
    “Mos!” Gėrthisja. “Mos e prek Zhozin se e rregulloj vetė!”
    Vazhdoi kėshtu njė farė kohe tė gjatė. Gjersa njė ditė Humbaba solemnisht deklaroi para tė gjithė trupės se “kisha marrė tėrėsisht pamjen e njė kukullofili”. Unė kukullofil? Natyrisht Ai e thoshte kėtė nė kuptimin e dashurisė time tė pėrgjithshme ndaj tė gjitha kukullave dhe traditės teatrore nė pėrgjithėsi. Por mua kjo fjalė e thėnė nė njė kuptim dytėsor mė sėmbonte parėsisht nė shpirt. Ma priste rrugėn koronare tė zemrės si me brisk. Ma zhvendoste zemrėn tjetėr kund. Si transplantim i parė i zemrės qė ishte kryer po nė vitin 1967. Vit kur kisha lindur. Sepse mė zhvishte brenda vetes ndjenjat e veshura pėr qenien e vetme qė dashuroja pėrdhunshėm. Zhargozanėn e Zhargonit. Zhargonkėn si zana. Qė shkurt me ledhatim e thėrrisnim Zhozi. Cipa e rrjepur e Aktit qė kisha kryer me tė mė kishte shndėrruar automatikisht nė njė kukullofil. Qė nga ai ēast po e kuptoja s’e nėpėrmjet ndjenjave qė ushqeja ndaj Zhozit isha pjekur dhe isha shndėrruar nė burrė. Njė burrė i pėrhumbur nė mekanizmin e komandimit mė tė pėrsosur qė mundej t’i bėhej kukullave brenda teatrit tė kukullave.
    Me kėtė lloj tė vetėndjeri rinia ime e hershme kishte marrė fund. Isha unė tashmė qė nė fundin e kėsaj etape hodha idenė e madhe revolucionare se diēka domosdoshmėrish duhej tė ndryshonte mes nesh. Incesti. Ishte njė ndjenjė evoluimi pėr t’iu shmangur kontaktit tė drejt-pėr-drejtė me trupin e Zhozit. Me atė trup qė po aq sa e dėshiroja, po aq mė neveritej vetja njėkohėsisht. Ndaj i propozova Humbabas tė hidhnim nė veprim njė tjetėr traditė lindore tė lojės me kukulla.

    (vazhdon...)
    lundertar pa atdhe

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56
    (vazhdim...)


    IV. Hijet

    Gjithēka filloi me spastrimin e kukullave mė tė vjetra me tė cilat ja kishim filluar. Shumica e vėshtrimeve tė tyre ishin dėshmi e asaj qė nė tė vėrtetė kishte ndodhur ndėrmjet meje dhe Zhozit. Por kėtė pak-kush e dinte. Kėta si tė thuash ishin dėshmitarėt e parė qė mund tė rrezikonin daljen nė shesh tė veprimeve tė mia. Ndaj edhe duhej tė zhdukeshin menjėherė. Por kishte edhe personazhe tė reja tė cilat nuk i pėrshtateshin frymės sė re qė po pėrpiqeshim tė sillnim nė traditėn tonė. Tė gjitha i dogjėm. Zjarri pėrfshiu edhe pjesėn mė tė madhe tė dekorit. U dogjėn pyje dhe kodra tė panumėrta prej kompensate. U zėvendėsuan me njė tip fortifikimi qė quhet Bunker. U militarizua krejt rekuizita jonė me armatime tė rėnda prej kartoni. Kostumet u thjeshtėzuan nė xhaketa dhe pantallona ushtarake treēerekėshe tė prodhuara nė Kombinatin e Tekstileve “Stalin” nė Tiranė, apo, Kombinatin e Tekstileve “Mao Ce Dun” nė Berat.
    Veē t’i shihje fytyrat e kukullave tė reja. Pa qime ndėr faqe. Zėvendėsuese tė burrave tė vjetėr me mustaqe. Humbaba filloi t’i derdhte ato me sy gjysmė tė mbyllur dhe buēkat e faqkave si mandarina. Madje edhe Zhozi morri njė pamje krejt tjetėr mandariniste. Tė shtypura nė profil kukullat gjithė-gjithė ēfarė u kėrkohej tė bėnin ishte pėrftimi i Hijes. Pas bezes sė bardhė ishte pėrherė i pozicionuar prozhektori. Kukullat parakalonin pėrpara ekranit nė radhė. Hija e tyre gjigante shpėrfaqej nė sfond. Shikuesit i ngulnin sytė nė ekranin e improvizuar shumė kohė mė parė se nė jetėt e secilit nga ju tė hynte televizori.
    Sa mė tepėr Zhozi ndryshonte aq mė tepėr ndihesha i epur pėr ndryshim. Kėnaqesha dhe ndihesha krenar qė baba tashmė i plakur po e lėshonte drejtimin e trupės gradualisht nė duart e mia. Unė isha biri i babės. I vetmi trashėgimtar qė po e kuptonte se baba po humbte dalėngadalė.
    “Jam krenar pėr ty!” Mė thoshte Ai. “Jam i qetė qė po e lė traditėn e trashėgimisė lindore nė duar tė sigurta!”
    Kėto ishin fjalėt e fundit pėrpara se tė vdiste natyrshėm. Sepse baba ishte njė titan i shėndetshėm qė nuk vuante nga asnjė sėmundje trupore. Pėrveē sėmundjes sė sheqerit. Edhe kjo ngaqė ishte njė personalitet shumė-shumė i ėmbėl me spektatorin. Por, Ora pėr tė vdekur ja behu. Ēasti e ikjes erdhi. Pas asaj grime, humbi baba. Kufiri e ndarjes midis “Tokės sė Trashėgimisė Lindore” & “Tokės sė Ėndrrave Perėndimore” ishte i hapur. Nė njė kohė kur tradita e kukullaizmit daton qė prej mėse katėr mijė vjetėsh. Ja tek po ta pėrsėris edhe njėherė se Humbaba. Vetėm Ai. Ah ti! Ti. Lexues i ri. Nuk ke si ta kuptosh ēfarė strategu ishte Ai! Ati mundi tė riinterpretojė dhe tė ringrejė nė skajet mė tė larta Teatrin e Kukullave. Artin e Trashėgimisė Lindore qė kishte mbėrritur pas kėtij ēasti nė kufirin e Ėndrrave Perėndimore. Me njė origjinalitet tė papritur shumė-e-shumė kohė mė parė se Aktorėt e Skenės tė shfaqeshin me Aktrime Teatrore. Ati dhe Arti. Ishin e njėjta gjė. Ati ishte vet Arti. Arti mishėrohej tek Ati.

    V. Hiri

    Si tė mos mjaftonte vdekja e babės, ato ditė, njė rrufe e shkėputur prej Qielli, depėrtoi mistershėm nga deriēka e hapur e Minares, qė i rezistonte kryelartė, si halė peshku syrit tė gjithkujt e prej aty, si njė ortek zjarri, njė Orbe, gurrė pėrvėlonjės, u rrokullis nėpėr shkallaret spirale, duke fituar shpejtėsinė zhbiriluese tė njė pėrdredhėsi gjigant, duke depėrtuar drejt e mbi perdet e kuqe tė kadifenjta, tė cilat e pėrcollėn zjarrin brenda tempullit, tė shndėrruar, qė prej njė kohe tė gjatė, nė teatėr kukullash. Hataja qė ndodhi ishte edhe mė e tmerrshme se vetė vdekja. Aq sa me plot gojė detyrohem tė them se vetėm pas asaj katastrofe baba humbi plotėsisht nė tė gjithė kuptimin e fjalės.
    Vetėm muret e tempullit ngelėn tė paprekura nga ajo zjarrmori e paimagjinueshme. Flaka pėrfshiu krejt trupėn, dekoret, rekuizitat, kostumet, shikimet e pėrhumbura tė kukullave dhe trupin e pajetė tė babės. Tek e fundit, pyes veten, nė fund tė fundit: “Ē’ishte ky mallkim?”
    Pasi zjarri shkrumboi gjithēka, aty ku fillonin hamendjet, rrėfimi im, nuk do tė ishte asnjėherė i njėjtė si mė parė. I kisha pėrshkuar rreshtat e mėsipėrme, nė kolonat e tė cilave, pati kaluar fėmijėria, rinia, burrėria ime, fillesat, dhe vijueshmėrinė e traditės sonė, sukseset, dhe ndryshimet e nevojshme, para dhe pas skenėn, pothuajse, pa asnjė presje. Po. Po. Pėr presjet, shenjat e piksimit e kam fjalėn. Nuk kam pėrdorur nė rrėfimin e mėsipėrm shumė tė tilla. Njėsoj si tė pėrshkoja «The Waste Land», zonėn neutrale, qė ndan dy kufijtė midis “Tokės sė Trashėgimisė Lindore” & “Tokės sė Ėndrrave Perėndimore”. Pa e parashikuar, se fundi, nuk do kishte fund, asnjėherė, nė fund tė fundit, pėr aq kohė sa do tė kaloja nėpėr djerrinėn asnjanėse, tė mbushur me tabela ku shkruhej “Zonė e Lirė” apo “Zonė e Ndaluar”.
    Zjarri do tė kalonte kėndej. Zjarri nuk do tė vononte. Ai veē kishte pritur Orėn tė mbėrrinte. Tė shkrumbonte, t’i shkrumbonte, tė shndėrronte, t’i shndėrronte, tė gjitha nė Hi. Njė hi i hirtė, ku nuk mund tė gjeje se ku kishte pėrfunduar mbeturinat e trupit tė djegur tė babės. Gjithēka ishte njėtrajtėsuar nė humbje, dhe nuk kisha mė tej ē’tė humbja nga humbja, veē tė shpėtoja trupin gjysmė tė djegur tė Zhozit, pėr tė mos humbur. Tė vetmen gjė qė e mendoja si shpresė dhe me atė, tė rendja i tmerruar nė lumė.
    I lumi Lumė na mori dhe na pėrplasi andej-kėndej, duke na pėshtyrė detrave.

    (vazhdon...)
    lundertar pa atdhe

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56
    (vazhdim...)


    VI. Gaforre dhe Marioneta

    Ranishte e gjerė dunatike pėrshkonte brigjet e thata ku lum Lumi na nxori. Kėtu fije bari nuk kishte. Nė rėrė nuk mbin asgjė. Rėra ėshtė tokė e vdekur (waste land). Aty mund tė ushqehesh vetėm me atė qė Deti tė jep. Nuk qaheshim nga ushqimi. Kėtu kishte bollėk tė jashtėzakonshėm. Peshq tė llojeve tė ndryshme edhe fruta deti. Karavidhe, midhje, sepje, kalamarja, aragosta, e mbi tė gjitha, gaforre tė panumėrta. Mund tė quhej ndryshe «Bregdeti i Gaforreve».
    Zhozi, qė nuk kishte parė gaforre me sy, i shihte e mahnitur lėvizjet e tyre shumėkėmbėshe. Nė njė nga ato vėshtrimet e saj, qė tė linin pa gojė, kuptova se ajo dėshironte njė fėmijė nga unė. Nuk e kisha ēuar ndėr mend njė gjė tė tillė. Pėr tė parėn herė tash qė pleqėria me sa dukej po mė trokiste nė prag. Kėtu kuptova se koha ishte tamam qė tė bėhesha baba si baba im. Vdisja nga dėshira qė edhe ky Akt i fundit tė mė njėtrajtėsonte me Timonierin Humbaba; Strategun e udhėtimeve tė mia; Pishtarin tim. Qė tė bėhesha tėpkė, njėsoj si ai. Si? Qysh? Tek? Zhozi ishte kukull. Njė kukull nuk mund tė lindė fėmijė.
    Mė filluan tė mė sėmbonin nė tru pikėpyetje, qė gjer nė atė cak, as qė i kisha shkuar ndėrmend, pėrgjatė gjithė jetės sime paqėsore tė njėtrajtshme si kukullaxhi. Kush kishte qenė nėna ime? Si nuk e kisha ndeshur asnjėherė mė parė? A ishte qenie njerėzore? Apo kishte qenė njėsoj si Zhozi, njė kukull e pagojė, zėhumbur, hije, hi? Pėrse Humbaba nuk mė kishte folur asnjėherė pėr tė? Dhe si nuk e kisha ndier nevojėn ta pyes, se nga kisha ardhur unė nė kėtė botė magjike? E vetmja gjė qė dija ishte se kisha lindur pas vitit 1967. Nė po tė njėjtin vit kur njerėzimi kishte realizuar transplantimin e parė tė zemrės. Kisha lindur nga njė dekret i posaēėm. Por ē’ishte ky dekret? Kush e kishte lėshuar? Kush e kishte firmosur miratimin e tij? Kishte ardhur nga Lart? Apo nga Poshtė? Si nuk kishte depėrtuar asnjė Presje e vetme si fije bari nė prozaiken histori tė shkruar tė njė jete qė ishte vet jeta ime? Pėrse nuk mbarte gjelbėrim ranishta? Pėrse Lumi pėrshkon hapėsirat, thjesht, pėr tė pėrfunduar nė Det? Qysh, kaq shumė rrugė, pėr tė pėrfunduar nė njė Bregdet Gaforresh? Pėrse kaq shumė gaforre? Gaforre?
    Instinkti m’i ringjalli pėrsėri shpresat. Kukullat e Hijes kishin qenė njė rrugė e gabuar, e pranoj, me njė pėrkatėsi shumė tė dyshimtė pėr tė mbajtur njė teatėr kukullash sė bashku me traditėn lindore tė gjallė nė kėmbė nė kėtė bregdet ėndrre ku kishim pėrfunduar, Kėtu nė perėndim.
    Ndryshimi ishte pjesė e imja qė mė bėnte vazhdimisht ta mbaja nėn tundim publikun. Shikuesit e kėtushėm kėrkonin gjėra tė reja gjithmonė nė lėvizje. Nė lėvizje tė shumanshme. Ndaj dhe shpėtimi im ishte Gaforrja. Kukullat duhet tė lėviznin njėsoj si ato pėr tė qenė tė suksesshme nė njė botė qė popullohej nga ėndrrat. Fillova nga zeroja tė rindėrtoj gjithēka nga e para. Shkallė pas shkalle rivinte nė syrin e shikuesit: trupa, dekori, rekuizitat, efektet skenike, kuintat (me perde Blu, me perde Rozė), gjithēka e ideuar saktėsisht me paramendim nė sajė tė modelimit tim origjinal qyshkur. U bėra marjonetisti mė i vetpėrsosur Kėtu. Njėshi i atyre qė pretendonin se ishin Njisha. Humbaba do tė ishte krenar pėr mua. Do tė doja qė biri im krenar nė tė ardhme, tė thoshte ty shikues i nderuar i teatrit tė kukullave, tė njėjtat fjalė qė unė thosha dikur pėr babėn tim:
    “Ati im. Doravetė Ai. Ah ti! Mosbesues njeri. Ti, nuk ke si ta kuptosh ēfarė strategu ėshtė Ai?! Ati im, riinterpreton dhe ringreh pėrherė, nė skajet mė tė larta, Teatrin e Kukullave. Artin e Trashėgimisė Lindore qė po kapėrcen kufirin e Ėndrrave Perėndimore. Shumė kohė mė parė se Aktorėt e Skenės sė sotme tė shfaqen me Aktrime Teatrore. Ati dhe Arti. Ėshtė e njėjta gjė. Ati ėshtė vet Arti. Arti mishėrohet tek Ati.”
    Por, trashėgimtari, biri im, ende nuk ekziston. Zhozi po ēmendet qė ta ketė nė bark. E vetmja zgjidhje, pasi e kisha shndėrruar vet Zhozin, nga njė Kukull Hije nė Marionetė, ishte t’i qepja fort njė gaforre vocėrrake brenda barkut. Dhe ashtu bėra. I futa nė trup njė gaforre, tė gjallė, qė nuk reshtte sė lėvizuri. Ja qepa pazgjidhshmėrisht tė gjitha cepat e kostumit, nė mėnyrė tė atillė qė mos tė kishte se nga tė dilte, dhe Zhozi tė kėnaqej gjithė kohėn, duke menduar vazhdimisht se mbart nė barkun e saj, trashėgimtarin tonė tė ardhshėm.

    VII. Pėrpjekja e fundit

    Popullariteti i marionetave dhe fama ime si marionetist mė shtynė nė hulumtime dhe kėrkimin e rrugėve tė reja tė Shprehjes. Jo mė tepėr pėrsa i pėrket pasionit tim pėr t’u shprehur, gjė e cila nuk mė mungon, por sepse me kėtė mėnyrė shihja rrugėn e vetme pėr t’u bėrė jashtėzakonisht i pasur. Parį. Paré. Zhutra. Llove. Mė duhej tė fitoja parį me thasė tashmė qė po e ndieja se po plakesha dhe njėkohėsisht do tė kisha njė trashėgimtar tė ri. Njė bir tė cilit do t’i lija krejt trashėgiminė time tė trashėguar. Lovet. Zhutrat. Paret. Kėshtuqė ja bėra tė ditur Zhozit se do tė nisesha drejt e nė Birmanģ. Thonė se atje i komandojnė me gjashtėmbėdhjetė tela marionetat. E pabesueshme, hė! Dhe tė mendosh se ėshtė njė kukullaxhi i vetėm qė duhet tė kryej gjithato lėvizje? Njė mjeshtėri e vėrtetė. Apo jo? Po mė jepej kjo mundėsi. E pse mos tė udhėtoj drejt Lindjes sė Largėme? Pse mos tė sjell ndėr ju traditėn e gjashtėmbėdhjetėtelėshit? Prej brigjeve tė Gjirit tė Bengalit. Rrethuar nga deti Andaman. Kėto lloj kukullash janė nė vetvete shprehja mė kulmore e Artit tė Kukullaizmit. Njė prirje legjitime drejt modernizmit. S’mė mbetej tjetėr veēse edhe njėherė ndoshta pėr tė fundit herė tė nisesha nga “Toka e Ėndrrave Perėndimore” drejt “Tokės sė Trashėgimisė Lindore”. Dhe u nisa.
    Nuk e kisha menduar kurrė se do tė ndeshesha me kaq-e-kaq vėshtirėsi. Rruga pėr nė Mayanmar nuk kishte tė sosur dhe sa mė tepėr i afroheshe - aq mė e largėt bėhej.
    Ma shton imazhin e gėnjeshtėrt edhe kjo shkretėtirė e pafundme ku shtegtoj pafundėsisht. Ku Dielli ta pjek lėkurėn. Ku Deti i tėrhequr qė prej mijėra vjetėsh nuk ka ndėrmend tė rikthehet njė Ditė. E etur, pa Lumenj, kjo hapėsirė vdekjeprurėse ta mpin mendjen dhe nė tė mund tė shihje gjithēka qė nuk ekziston. Ose qė lind, jeton, vdes, po Kėtu; brenda parapėrfytyrimit tėnd tė tunduar nga etja.
    I etur kėrkoja njė pikė ujė tė vetme. Dhe i vetmi send qė gjeta, ishte njė shishe Coca~Cola. Koka’e’Kolės ishte si tė thuash shpėtimi im. E ndoshta shpėtimi i «generation coca-cola»?! Forever Coca~Cola !!!
    Njė shishe e hedhur nė shkretėtirė, e boshatisur jo gjer nė fund, pėrfund barkut tė saj, mbante shpresėn mė tė fundit, tė pėrpjekjes sė fundit, nė fund tė fundit, pėr tė mbijetuar sė fundmi. U zhyta brenda saj me njė frymė duke thithur me buzė tė etura pjesėn e lėngut freskues qė kishte mbetur pėr mua. Dhe ky ishte gabimi i vetėm qė nuk ja fal vetes! Njė Dorė e padukshme, jo si ato qė komandojnė Kukullat e Dorės, por si ai trupi i rrumbullakėt i hapėsirės, i zbritur nga Lart, qė Poetėt nė gjuhėn e tyre tė zgjedhur magjikisht e thėrrasin Orbe, e vulosi shishen, dhe unė u gjenda pėrjetėsisht i kapur nė grackė.
    Mė ėshtė e pamundur tė dal jashtė prej Kėtu. Mė duket sikur kam njė jetė tė plotė qė jetoj Kėtu. Me sy tė pėrlotur, Kėtu, mė vjen ndėrmend e gjithė jeta ime. Humbaba. Kukullat e Dorės, Kukullat e Shkopit, Kukullat e Hijes. Marionetat, Zhozi, qė kujton se ėshtė shtatzėnė, qė mė pret tė kthehem pranė saj. Ah, ē’gabim i pafalshėm qė ia qepa atė gaforre tė mallkuar nė bark, duke mos i lėnė asnjė cep daljeje! Kėshtu Zhozi ka pėr tė marrė fund, sepse krijesa qė mban nė bark do tė qelbet, dhe karriera e Zhozit do tė digjet si hiri, do tė thėrrmohet si rėra, shumė shpejt. Mė shpejtė se koha qė do tė mė duhet pėr tė mbėrritur nė Birmani, dhe riinterpretuar njė Zhozi tė re, tė hatashme, me gjashtėmbėdhjetė lėvizje mahnitėse, qė do t’ju hipnotizojė. Mė shpejtė se koha e panjohur e qėndrimit Kėtu, brenda kėsaj shisheje tė mallkuar, ku nga mėrzia kam filluar ta mbush krejt trupin tim me tatuazhe. Figurina tė panumėrta qė mė mbulojnė nga koka tek kėmbėt.
    Askush s’ka pėr tė mė njohur mė. Sepse kam ndryshuar. Pėr kaq-e-kaq Orė, askujt nuk i bie rruga kėndej, dhe kjo mė ka mbushur plot mllef e urrejtje, pėr fatin tim. Megjithėse ndjekėsit fanatik tė teatrit tė kukullave, nė mbarė botėn, ata qė mė njohin, edhe ata qė vetėm kanė dėgjuar tė flitet pėr legjendėn time, do tė pyesin me kureshtje:
    “Ku u zhduk mjeshtri i marionetave? Ku gjendet tash, Tani i Shejt?”
    E di. E di se kam edhe kundėrshtarė, tė cilėt pa ngurrim nuk reshtin sė nėmuri:
    “Mos e luaj Shejtanin nga shishja!”
    Xheloz. Ata. Duan tė mė shohin tė ndihem i rrėnuar nga kjo pėrpjekje e fundit. Por, jam i palodhur tė shpresoj se njė ditė, njė tjetėr i etur si unė, rastėsisht do kalojė kėndej duke e hapur shishen, sa pėr tė shuar etjen dhe duke bėrė ndoshta aksidentalisht realitet pėrpjekjen time tė fundit. Dhe atėherė do tė jetė krejt ndryshe. Besomė!
    - Gjer kur do tė vazhdoj tė pres Kėtu? Nuk tė vjen keq pėr mua? Po mė merret fryma. Po mė erren sytė! Mos nguro, o kalimtar i etur! Hajde, hape shishen...
    - Si? Ti nuk mė beson? Me tė gjitha forcat jam pėrpjekur veē pėr ty dhe bijtė e tu.
    - Ende nuk mė beson?
    - Hape pra shishen, dhe vetėm atėherė do tė mė zėsh besė.

    FUND


    ©FLURANS ILIA
    lundertar pa atdhe

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Me intrigoi titulli dhe me befasoi larmia e ngjarjeve dhe stili juaj i embel.
    Nuk pata mundesi t`i shfletoj te gjitha , por neper te dhe e shenova faqen qe te kem mundesi t`i rilexoj.
    tregime te bukura........
    Me respekt, nje vargezues dhe i dashuruar pas fjales dhe kritikes letrare.
    Gentjan Banaj

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •