"How to dismantle an atomic bomb" ėshtė njė ndėr albumet mė tė mira tė kėtyre viteve tė fundit.![]()
"How to dismantle an atomic bomb" ėshtė njė ndėr albumet mė tė mira tė kėtyre viteve tė fundit.![]()
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Cdo album i U2 ka qene sukses.
Jane thjeshte te pakapshem, talenta.
Toleranca, eleksiri i lirisė.
Kenget me te preferuara oer mua nga U2 jane Unforgettable Fire, New Year's Day dhe Sunday Bloody Sunday. Kjo e fundit me duket se eshte zgjedhur balada me e mire e te gjithave koherave nga VH1.
I can't believe the news today,
I can't close my eyes and make it go away.
How long, how long must we sing this song?
How long? Tonight we can be as one.
Broken bottles under children's feet,
Bodies strewn across a dead end street,
But I won't heed the battle call,
It puts my back up, puts my back up against the wall.
Sunday, bloody Sunday.
Sunday, bloody Sunday.
And the battle's just begun,
There's many lost, but tell me who has won?
The trenches dug within our hearts,
And mothers, children, brothers, sisters torn apart.
...
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Mua nga ky grupi U2 me pelqen shume kenga me titull ''ONE'' kenduar nga U2 & Mary. J.Blage eshte nje kenge e mrekullueshme![]()
U2 - 25 Vjet Rock'n'Rooll
Ishte Larry Mullen Jr. (i lindur nė Artan tė Dublinit verior mė 31 tetor 1961. Baterist) nė moshėn 14-vjeēare, qė afishoi njė lajmėrim nė murin e shkollės sė mesme Mount Temple nė Dublin (Irlandė) 1976, ku kėrkonte partnerė nė formimin e njė bande muzikore me natyrė rock'n roll. Katėr persona ju pėrgjigjėn thirjes sė tij, vėllezėrit Dick dhe Dave Evans-The Edge (David Howell Evans i lindur nė Barking nė lindje tė Londrės mė 8 gusht 1961. Kitarist), Paul Hewson-Bono (Paul Hewson i lindur nė Dublin mė 10 maj 1960. Kėngėtar) dhe Adam Clayton (Adam Clayton i lindur nė Oxford mė 13 mars 1960. Kitar bass).
Grupi u pakėzua me emrin Feedback. Pas largimit tė kitaristit Dick Evans pėr njė tjetėr grup, Feedback do tė ndryshonin emėr pėr The Hype qė mori njė sukses tė menjėhershėm nė vitin 1978 duke fituar konkursin e talenteve tė reja nė qytetin e Limerick. Vetėm disa minuta pėrpara konkursit ishte ideja e basistit Adam Clayton qė The Hype tė ndryshonin pėrfundimisht emėr pėr U2. Gjatė viteve '60-'70 termi U2 ishte i njohur nė hapsirėn social-politike botėrore tė luftės sė ftohtė me ndodhinė e 1 Majit 1960 kur piloti amerikan Francis Gary Power ishte rrėzuar me aeroplanin e vet U-2 sepse kishte shkelur hapsirėn sovjetike pėr qėllime spiunazhi. E kush e dinte qė disa dekada mė vonė kjo histori do tė harroej por emri i saj do tė hynte pėr mėse 25-vjet nė historinė muzikore tė Rock'N Roollit. Nė shtator tė vitin 1979 ėshtė menaxheri i pėrgjithshėm (edhe sot) Paul McGuinnes qė mer ndėr duar drejtimin financiar dhe organizativ tė grupit me regjistrimin e diskut tė par LP (dymbėdhjetsh nė atė kohė) tė titulluar U2-3 qė pėrmban tre kėngė: Stories for Boys, Boy-Girl, Out of Control. Disku menjėherė njeh sukses nė rrethet lokale nė Irlandė aq sa nė dhjetor U2 pėr tė parėn herė prezantohen nė Londėr ku nėnshkruajnė edhe kontratat pėr dy albumet e tyre tė parė BOY (1980) dhe OCTOBER (1981). Por do tė ishte albumi WAR (1983) vepra e tyre e parė qė hapi portat e njė suksesi tė jashtėzakonshėm botėror. Kėnga Sunday Bloody Sundy e frymėzuar nga masakra e 30 Janarit 1972 nė Derry (Irlandė) ku 13 irlandez tė pafajshėm gjetėn vdekjen si pasoj e bombardimit tė pilotėve anglez, edhe sot ka njė kumbim muzikor, literal dhe politik me nota rrėnqethėse. Kėnga New Year's Day poetikisht ngelet njė nga himnet muzikore qė edhe sot ka freski qė e shpunė opinionin kritik drejt konkluzionit: U2 tė frymėzuar muzikalisht dhe tė angazhuar politikisht, me njė kėngėtar-poet ngrohtėsisht tėrheqės, njė kitarist veēanėrisht tė ndieshėm dhe me rritmin mė eksploziv tė kohės (bateri-kitar bass) kanė shėnuar epokė nė historinė rock aq sa me plot gojė ngelen ikona e vetme dhe grupi mė i vlersuar i viteve '80". Nėn kėtė atmosferė u shfaqėn edhe albumet e njė pas njėshme qė pasuan mė tej: UNDER A BLLOD RED SKY (live 1983) , THE UNFORGETTABLE FIRE (live 1984) , WIDE AWAKE IN AMERICA (live 1985) pėr tė mbėritur tek kryevepra e tyre e dytė muzikore albumi THE JOSHUA TREE (1987) qė ka ngelur nga sondazhet e kritikave si njė nga albumet mė tė vlersuara nė rock-history. Ky album ėshtė njė zbulim i ritmeve prej tė cilave ka lindur muzika amerikane dhe nė veēanti rock'n'roll. Me kėngė tė tilla qė gjithkujt i kanė ngelur nė kujtesė si: With or Withaut You, Where the Streets Have no Name, I Still Haven't Found What I'm Looking for. Duke vazhduar nė kėrkimet e tyre rrėnjėsore muzikore njėkohėsisht U2 janė vlersuar si rizbulues tė vlerave kulturale amerikane. Nė kėtė atmosferė ėshtė ndėrtuar albumi RATTLE AND HUM (1988) qė evokon figura tė tilla si Elvis Presley, Bob Dylan, apo B.B.King. U2 ngelen grupi mė largpamės nė showbisnes dhe nė industrinė botrore muzikore pėr kėtė fakt janė ende nė skenė edhe sot. Nė pėrfundim tė viteve '80 Bono pat deklaruar nė njė nga koncertet e fundit se grupi do tė ndryshoj strukturėn dhe stilin muzikor nė vigjilje tė viteve '90. Ashtu ndodhi. Bota po ndryshonte dhe sė bashku me tė edhe muzika. ACHTUNG BABY (1991) shėnon kthesėn mė tė fortė nė karierėn e tyre. E kush nuk i njeh balada tė tilla si One, So Cruel, Love is Blindness apo ritmet ekstreme tė Zoo Station, The fly, Mysterious Ways, Even Better Than the Real Things, etj. Djemtė e Dublinit shndėrrohen nė milionerė dhe zėnė vendin e dytė nė industrinė Irlandeze. Albumet e mėtejshme ZOOROPA (1993) dhe POP (1997) janė jo vetėm triumf komercial nė fushėn e arenave dhe stadiumeve, showkoncerteve gjigande tė papara asnjėherė mė parė nė industrinė e muzikės, por edhe albume provokativ nė tė njėjtėn kohė. THE BEST OF 1980-1990 (1998), THE BEST OF 1990-2000 (2002), janė pėrmbledhjet e kėsaj pune mėse njėzet vjeēare. Ndėrkohė qė albumi ALL THAT YOU CAN'T LEAVE BEHIND (2001) padyshim shėnoi njė rikthim tė ri novatorues pėrher tė freskėt tė U2 nė origjinėn e vėrtetė tė tyre qė ėshtė rock'n'roll.
Jam shumė me fat qė nė 28 Maj 2001 nė Center Molson tė Montrealit (Kanada) munda pėr herė tė parė nė jetėn time tė shikoj dhe brohoras Elevation Tour 2001 nga legjendarėt U2. Koncertin mundet ta quaj njė natė magjike nga tė rrallat qė ndodhin dhe kam kaluar. HOW TO DISMANTLE AN ATOMIC BOMB (2005) ėshtė albumi mė i ri i kėtyre veteranėve qė nuk e pranojnė sfidėn e moshės dhe vazhdojnė tė dominojnė skenat botėrore. U pėrpoqa tė gjithė kėto kohė tė gjej bileta pėr koncertin e tyre nė Boston nė tetor 2005 por biletat gjithandej janė tė shitura. Bėhet fjalė pėr koncerte me mė tepėr se 20-25 mijė shikues. Me njė diferencė prej gjashtė muajsh nuk gjen dot bileta. Nuk ėshtė ndonjė ēudi e madhe sepse sapo ju kemi folur pėr legjendėn e quajtur U2.
Pėrgatiti.Ilia
lundertar pa atdhe
BONO - Gjysėm Shenjtor dhe Gjysėm RokStar
Paul Hewson ėshtė i lindur mė 10 Maj 1960 nė Dublin Irlandė. I ati Bobby ishte punonjės poste dhe i pėrkiste besimit katolik. E ėma Iris shtėpiake, protestante. Kėshtu thellė brenda dyzimit tė krishterė lindi Bono qė mė tej gjer nė ditėt tona do tė ngelet njė ikonė roku, rrebelues, poet, kėngėautor, aktivist shembullor nė trajtimin e problemeve ndėrkombėtare, besimtar dhe humanist i njohur. Nė moshėn katėrmbėdhjet vjeēare mori goditjen e parė nga jeta me vdekjen e nėnės sė tij. Kthetra e fatit jetėsor krijoi shqyerje evidente nė shpirt tė djalit adoleshent i cili shndėrohet nė punk dhe fillon jetėn e rrugėve tė Dublinit por njėkohėsisht fillon tė mėsojė se si tė shkruaj sidomos nė vargje qė mė tej do tė bėheshin edhe platforma e kėngėve tė grupit U2. Por sot tė dashur lexues do ju rrėfejmė njė anė tjetėr tė medaljes.
Gjithēka filloi nė vitin e largėt 1984 kur U2 morėn pjesė aktivisht nė Band Aid dhe Live Aid (ideator dhe inisiator i tė cilave ngelet legjendari Bob Geldof) dhe prej aty me plot sukses filluan ta shndėrojnė makinėn e industrisė muzikore nė njė armė nė funksion tė humanizmit dhe problemeve qė ka bota. Menjėherė pas kėtyre koncerteve (1984) Bono dhe gruaja e tij Alison Stewart (aktiviste-feministe e njohur me tė cilėn janė tė martuar qė prej vitit 1982 dhe kanė katėr fėmijė) shkojnė nė Etiopi ku dhe me formacionet e kryqit tė kuq punojnė vullnetarisht pėr gjashtė javė resht nė trajtimin dhe ndihmesėn e foshnjave tė atjeshme tė rrezikuara nga vdekja e sėmundjeve, urisė, skamjes dhe mjerimit. Nga kjo pėrvojė Bono do tė kujtoj : Ndėrsa ecėn jashtė tende nėpėr kamp, ėshtė i tmershėm numri i fėmijėve tė vdekur dhe tė braktisur. Akoma mė keq kur babai i fėmijės afrohet dhe pėrpiqet tė tė japi fėmijėn e vet nėn fjalėt: " Merre, merre fėmijėn tim sepse po tė jetė i yti ka pėr t'i shpėtuar vdekjes"
Qė nga ky moment figura e Bono-s do tė jetė e pranishme gjithandej nė vijėn e parė tė artistėve mė progresiv. 1983 - kėnga "Sunday Blody Sunday" denoncon problemin Irlandez. 1984 - del nė qarkullim disku "Sun City" i Artistėve tė Bashkuar nė turne boteror kundra regjimit tė aparteidit nė Afrikėn e Jugut, ku U2 janė nė rreshtat e parė me kėngėn "Silver and Gold" totalisht njė demaskim i shfrytėzimit tė skllavėris sė kohės. 1984- kėnga "Pride" (in the name of love) i pėrkushtohet Martin Luther King i vrarė nė atentat tė tipit racist pėr hir tė bindjeve tė veta liberale nė raport me tė drejtat humane. 1987 - tė tjera shpėrthime politike-sociale nė muzikė me kėngėt "Bullet The Blue Skye" dhe " Mothers Of The Disappeared" protesta kundrejt regjimit tė Reganit ne raport me politikėn e shfrytėzimit nė Salvador dhe Nikaragua. Kėtu lindi edhe grupimi tjetėr i Artistėve tė Bashkuar pėr ēėshtjen e Amnesty International sė bashku me Sting, Lou Reed, Peter Gabriel, Bob Dylan, Bob Geldof, etj. Grupim ky pėr tė cilin Bono do shprehej: Diēka e tillė si Amnestia Ndėrkombėtare ėshtė vėrtetėsisht njė organizim nga e djathta nė tė majtė, nga drita nė hije e filozofisė sė politikės, ėshtė gjithshka nė raport me tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn , nė nivelet mė tė larta. Nocioni i faktit se ekzistonė ende edhe sot (viti 1987) njė masė njerėzish qė torturohen nė mėnyrė naziste, ėshtė eventualisht njė e vėrtetė pėr tė cilėn po luftojmė. 1989- 1995 janė vite tė demaskimit tė shoqerisė sė konsumit dhe boshllėkut tė shoqerisė tė pashpirt tė tregut, vite tė ndryshimeve tė mėdha gjeopolitike nė hartėn e Europės me rrėzimin e Murit tė Berlinit e mė tej me ngjarjet e Ballkanit tonė tė mundimshėm me luftėn e ish Jugosllavisė. Bono erdhi nė Ballkan duke vizituar nė 31 dhjetor 1995 bibliotekėn e djegur tė Bosnias. Aty lindi ideja e dhėnies sė njė koncerti pėr tė ndaluar gjakderdhjen dhe ndihmuar popullsinė civile por fatkeqsisht lufta ishte nė kulmin e saj dhe njė ide e tillė ishte e pa mundur. U desh tė vinte viti 1997 ndėrsa e bukura Mis-Sarajevo Inela Nogiē i dėrgon njė ftesė me fax Bono-s ku e fton tė rivijė nė Bosnia.
Shtatori i vitit 1997 nė Kosovo Stadium tė Sarajevos shėnon njė nga pikat mė nevralgjike ku muzika ndėrthuret si asnjėherė mė parė me elemente politike, luftėn, klithjet humane pėr liri dhe barazi. Dhjet mijė trupa tė Kombeve tė Bashkuara mbronin tė rrethuar stadiumin nga ndonjė bombardim i mundėshėm serb. Ky koncert nuk ka ngelur vetėm nė historinė e rokut por ėshtė i momenti artistik mė i spikatur nė historine e Ballkanit. Dy-tre vjetė mė vonė ndėrsa shpėrtheu lufta e Kosovės sekuencat e videos sė kėngės " Miss Sarajevo" duet me Luciano Pavarotin (kompozuar nga bashkpunimi me njė nga figurat mė madhore tė mbas-skenės produktive tė U2, Brian Eno ) do tė ngelet edhe sot njė himn kushtuar paqes dhe bukurisė humane nėn komentin e tyre: Kjo kėngė ka nė vetvete elemente mė tepėr surealistė (si vet lufta) se sa nė tė vėrtetė ne jemi pėrpjekur tė bėjmė nė kėtė kohė nė realitet. Ata (popullsia e Bosnjes) e bėnė festimin e Miss-it tė tyre nė bunker ! Ata e ruajtėn bukurinė humane nė zemėr tė konfliktit gjakderdhės duke i treguar indiferencės sė botės gishtin e mezit me nėnteksin "Ndoshta Ju na keni harruar, por Ne jemi ende nė jetė, nė paradėn tonė tė bukurisė qė mbijeton!"
1998 - Bono me shokėt e vet e gjejmė nė Santiago tė Kilit teksa ringreh edhe njėhere problemin e familjeve tė personave tė zhdukur nga diktatura e Pinoēetit. 1998 - pėrsėri nė qendėr tė diskutimit tė konfliktit Irlandezo-Verior nė Belfast. 1999- takohet me shkėlqesinė e tij Papa Gjon Palin ku diskutojnė problemin e ndihmave humanitare pėr botėn e tretė. Viti 2000 e gjen Bono nė tryezėn e bisedave politike pėr shlyerjen e borxheve tė botės sė tretė si dhe rihapjen e problemit Afrikan. Ish presidenti Bill Clinton do tė kujtojė: Asnjėherė nuk kam pėr ta haruar kur sekretari (Lawrenc) erdhi nė zyrėn time dhe mė tha "Zoti President a e njihni njė person tė ēuditėshėm tė veshur me bluxhins dhe bluzė rokeri, qė m'u prezantua me njė emėr tė vetėm (Bono), qė kishte nė kokė ide interesante. A dini diēka pėr tė?" ...
Ndėrsa Paul O'Neill ish-sekretari i thesarit tė shtetit Amerikan do tė kujtojė: Refuzova tė takohem me tė nė fillim. Mendova se do tė ishte njė pop-star qė donte tė shfrytėzonte pozitėn time. Por mbas nėntėdhjet minutash diskutim kuptova se kam tė bėjė me njė njeri serioz. Dikė qė thellėsisht ėshtė i proekupuar kundrejt angazhimeve tė veta sociale. Dhe e dini ēfarė ? Bono ėshtė jashtzakonisht i pėrgatitur dhe i vendosur pėr kėtė problem.
Vet Bono shprehet: Poezia nuk mundet tė bėjė asgjė. Jam i lodhur duke ėndėruar. Kėshtu po e jetoj momentin. Pėrngjan e gjitha kjo me faktin e tė paturit sukses dhe tė rendėsh mė tej pas tij. Gjithēka qė mundet tė them pėr U2 ėshtė fakti se ata janė nė kėrkim tė tė pamundurės me kėngėt e tyre. Politika ėshtė arti i sė mundshmes. Janė dy gjėra tepėr tė ndryshme dhe jam i kacavier nė mes tė tė dyjave tashti. Shndėroj nė muzikė gjėra tė cilat nuk mė lėnė tė bie nė gjumin e lirisė time personale. Mėsova pėr Amerikėn e Jugut nga kėngėt e grupit punk-rock the Clach. Tė qenit aktual e mėsova nga grupi the Sex Pistols. Por kjo ėshtė njė kohė tepėr e largėt nga ditėt tona ku jam duke negociuar me Kongresin Amerikan dhe partnerė Evropiano Perėndimorė si dhe vendet e tjera tė zhvilluara pėr problemet e botės sė tretė dhe Afrikės. Nuk ėshtė e thjeshtė. Muzika nga njėra anė ka rolin e saj sepse ngre emocionalisht njerėzit rreth e qark. Por shpesh nuk ėshtė e mjaftueshme. Bota shndėrohet me forcėn e mėndjes e mė tej me atė tė zemrės...
Bono ėshtė i pari dhe i vetmi rok-star i rekomanduar pėr ēmimin Nobel tė Paqes. Njė kontraditė por edhe pėrputhje perfektshmėrisht evidente kjo me vargjet e kėngės sė tij "Peace on Hearth"
I sėmurė nga lutjet
Jam i sėmurė nga dhimbja
I sėmurė duke dėgjuar pėrsėri, pėrsėri
Qė njė ditė Paqja mbi Tokė do tė vij
Pėrgatiti: F. Ilia
lundertar pa atdhe
Krijoni Kontakt