Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beni_The_Great
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    Nou Camp
    Postime
    379

    Enver Idrizi - kush është?!

    Unë kam qenë kureshtarë të di të vërtetën rreth Enver Idrizit. Ai në një far kohe u paraqit në skenë si kamion bote i karatesë, por mua mu duk si një parashutist që silleshte asaj kohe në Maqedoni pa asnjë fjalë të dokumentuar. Nuk kam parë as një videoinçizim të tij. Kohës fundit dëgjova se dëshiron t'i kthehet muzikës shund. Mu duk diçka e tmershme.

    A keni ju ndonjë njohuri më shumë për këtë person? Por së paku të jetë e dokumetuar, se fjalë kam dëgjuar pak si tepër

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ben, tek kjo teme: Enver Idrizi, shqiptari kampion... ke ca postime me te detajuara per Enver Idrizin, eshte me shume si leternjoftim per te, besoj se mund te te sherbej per te marre ndonje informate plus.

    PS:
    Te pershendes dhe te fala nga kendej dhe urime kurban bajrami dhe viti i ri dhe degjohemi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga Beni_The_Great
    Kohës fundit dëgjova se dëshiron t'i kthehet muzikës shund. Mu duk diçka e tmershme.
    Cfar muzike shund ore, cka po flet? Ai nuk ka ze per te kenduar (bile as per shund muzike), ndoshta ke degjuar se ai shoqerohet me asi tipa "kengetare" por assesi ai nuk ka tentu te behet kengetar, thesht nuk mundet.
    Kurse sa u perket dokumentareve, sigurisht qe ka por ne gjuhen kroate sepse ai ka mbrojtur ngjyrat e Kroacise ne kampionatin boteror (kurse ne shqip nuk e di). Sidoqofte, eshte e vertete se ai ka qene kampion bote ne karate, dhe vertet eshte i shkathet per ate pune, por sic zakonisht ndodhe njeriu ka prirje per nje gje kurse per nje tjeter eshte "drrase" ,keshtu me duket se eshte edhe me Enverin, ai nuk arriti te jape bile as nje deklerate ne nivel. Aftesite fizike te shkelqyeshme si duket ia kane ndale zhvillimin e aftesive intelektuale.
    Sidoqofte ne duhet te krenohemi me Enver Idrizin si ish-kampion bote ne karate,dhe keto mangesite tjera duhet tia falim, se ne fund te fundit ai eshte nje karatist, nuk eshte orator.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  4. #4
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Nese te intereson me shume, eshte me prejardhje ne Kosova dhe me vendbanim ne Saraj te Shkupit, ka nenshtetesi kroate ku edhe ka qendruar nje kohe te gjate, momentalisht jeton ne Prishtine, por e di se frekuenton shpesh neper Gjermani ku eshte pronar i nje klubi nate.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beni_The_Great
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    Nou Camp
    Postime
    379
    Ju flmd per informatat, megjithate vazhdoj ta mbaj ate mendimin tim te me parshem. Nuk mund ta kuptoj si një "kampion bote" të krenohet më shumë se është takuar me Van Damin se sa për atë që është dashur në arrijë në karierën e tij. Van Dami është hiç më shumë se një artist për fëmijë, dhe ai duhet të merret me gjëra më të mëdha, nëse vërtet është ai që mendojmë të jetë. Nuk duhet të merret me klube nate


    p.s. Urime Davius kurban bajramin, paç shnet. Të përshëndes.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Enver Idrizi - kush është?!

    Enver Idrizi dekorohet me Urdhërin “Nderi i Kombit” nga Presidenti Nishani (Video/Foto)
    14 PRILL 2017,

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani çmoi sot sportistin e shquar e të njohur, kampionin botëror në karate Enver Idrizin me Dekoratën “Nderi i Kombit”, shkruan Kosovarja.


    Urdhri “Nderi i Kombit” është një dekokoratë nderi e Republikës së Shqipërisë, që u jepet qytetarëve shqiptarë që me veprat dhe emrin e tyre nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
    Dekorata jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë. Kështu që, sot, Ikona e karates, Kampioni evropian e botëror Enver Idrizi i shton imazhit të tij edhe një tjetër mirënjohjeje nga kreu i shtetit të Shqipërisë, të cilën mirënjohje ai e vlerëson si më të çmuarën deri sot.Kosovarja
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Enver Idrizi - kush është?!

    Enver Idrizi e kujton takimin me Dr. Rugovën (Foto)
    2017
    Sot bëhen 19 vjet nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, të cilat i pati shpallur ish Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, shkruan Kosovarja.

    Me këtë rast, kampioni i botës në karate, i njohuri Enver Idrizi duke postuar me dhembje e krenari fotot me Dr. Rugovën , shkruan: Dr. Rugova, është emri, personaliteti dhe figura me të cilin identifikohemi në botë, ne shqiptarët kudo që jetojmë.
    E kuptoj dhimbjen me të cilin iku Ai nga jeta. Nuk e pa krijimin e Kosovës si shtet i lirë dhe i pavarur. Por, besoj se do provonte dhimbje të njëjtë kur të shihte si është katandisur Kosova pak vite pas shpalljes së pavarësisë. Shumë mburren se janë trashëgimtarët e mendimit politik të tij, por ajo çka shihet në realitetin kosovar është zhgënjyese.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Enver Idrizi - kush është?!

    Kadare takohet me Enver Idrizin në Prishtinë
    Sot është mbajtur ceremonia e dhënies së Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, i cili i është dhënë shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, shkruan Kosovarja.


    Kadare pa mëdyshje është kampion i letërsisë shqipe dhe jo vetëm. Një shkrimtar dhe njeri i madh, personalitet me vlera të larta dhe që mbetet i pa krahasueshëm në botën e letërsisë. E, në fushën e sportit, legjendë e gjallë është boksieri Enver Idrizi, njeri i madh, kampion bote i shumëfishtë, që na ka bërë gjithherë krenar, shkruan "Kosovarja". Dy kampionët, Kadare i letërsisë dhe Idrizi i sportit, janë takuar në "Swiss Diamond" në Prishtinë, ku kanë konsumuar një bisedë të këndshme së bashku.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Enver Idrizi - kush është?!

    Legjenda e karatesë,Enver Idrizi, në Francë për Ramushin (Foto)
    2017, 09:05

    Ramush Haradainaj sot do të dal para trupit gjykues në Francë ku pritet të jepet vendimi nga autoritetet për lirimin e tij.

    Në përkrahje të tij, përveç shumë intelektualeve dhe shqiptarëve të tjerë atje po qëndron edhe legjenda e karatesë, Enver Idrizi.Idrizi ka qenë në mbështetje të tij gjatë gjithë qëndrimit në Francë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Hajrush Idrizi
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-12-2013, 18:01
  3. Karate: Enver Idrizi, shqiptari kampion...
    Nga Zana e malit në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 00:19
  4. Hetimi mbi zhdukjen pa gjurmë të myftiut të Gotivarit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 07-03-2008, 18:02
  5. PS publikon emrat e kandidatëve të saj në zgjedhje
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •