Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 106
  1. #51
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    PERENDESHA IME....


    Perendeshe e zemres sime,syte e tu jane banuar nga nje mije yje,shikimi yt eshte i bere me diamante qe asnjeri nuk i ngjan tjetrit...
    Shikoj ne ngjyren tende te menduar lumturine tende dhe gezimin per te jetuar,lekura jote eshte vetem butesi dhe arome...
    Ti i shperndan keto parfume si ne nje nate me shi ku ndjehet era e lagesht...
    Ti shperndan rreth teje kenaqesine dhe lumturine!!!
    Barku yt kercen ne menyre te dashuruar kur ti ecen!
    Te puthurat e tua jane nje filter dhe buza jote nje amfore...

    O perendesha ime,ji ti cfare te duash,e zeze si nata,e kuqe si prushi,dhe cfare do qe te jesh ,nuk ka pjese te trupit time qe nuk dridhet duke te thirrur.....o perendesha ime ,te adhuroj!!
    Ti shkelqen si aurora dhe ti te ve ne gjume si nata,ti i ngjan ketyre horizonteve te bukur qe ndezin dhe sjellin diellin kur koha eshte e ftohte..
    Kur ti fshin ajrin me fundin tend te gjere,ti me ben efektin e nje anijeje spaciale qe iken diku larg e qete dhe e ndjeshme...
    Krahet e tu jane si nje gjarper boa per te me shtrenguar sikur donin te me gdhendnin ne zemren dhe shpirtin tend..
    Ne qafen tende koka qendron me madheshti,me ty cdo gje eshte si nje parajse e parfumuar ne nje qiell blu te hapur ku ne te cilen jeton vetem dashuria dhe lumturia...
    Trupi yt eshte po aq i bukur sa natyra dhe peizazhi i saj..
    E qeshura mbi fytyren tende luan si nje ere e fresket ne nje qiell te paster...
    Kalimtaret qe ti takon ne rruge jane te verbuar prej shendetit qe shfaqet si nje drite ne fytyren tende..

    Engjell apo sirene,ti je perendesha ime me sy te bukur.....

    O perendesha ime,e mbreteresha ime e vetme,ti ben qe universi imte jete me i bukur dhe castet e jetes sime te jene me te lehta dhe jo te renda si me pare...

    Per ty qe si nje thike ne ne zemren time hyre....

    A l,amour de ma vie......
    "Carpe Diem"

  2. #52
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    I dashuri im Pasion
    Ti je gjithēka pėr mua, ti je kuptimi i ekzistencės sime, ti je universi im personal, o dashuria mė e madhe e jetės sime! Falė teje mund t'i shpėtoj gjithēkaje dhe gjithkujt nė kėtė botė. Ti mė bėn tė jem e lirė si njė zog nė pafundėsinė e qiejve. Nė krahėt e tua unė ndihem mbretėreshė e vetvetes dhe e ēdo gjėje tjetėr nė botė.
    Mė kujtohen ato ditėt e mėrzitshme kur pėr ēdo njeri asgjė s'ka kuptim, por pėr mua po. Mjafton vetėm njė copė letėr e njė laps dhe me ty nė zemėr, mund tė shkoj kudo madje edhe mė tė errėtėn skutė tė imagjinatės. Dhe magjia fillon: fjalėt rrjedhin si uji i burimit dhe unė i kaloj muret e dhomės sime sepse nuk mund tė marr dot frymė. Shkoj, por ku tė shkoj? Shkoj nė ato vende qė njerėzit thjesht i pėrmendin dhe s' guxojnė tė mendojnė pėr tė shkuar ndonjėherė, por me fjalė mund tė kapėrcesh oqeane tė tėrė, mund tė fluturosh mbi majat e alpeve, mund tė notosh nė oqeanin e rėrtė tė Saharasė. Megjithėse ē'janė kėto nė krahasim me tė vajturit pėr vizitė nė Parajsė, nė Ferr, nė Purgator, madje edhe nė Olimp. "Oh, tė kujtohet ajo pasdite nė Pallatin e Olimpit duke pirė ēaj me Zeusin dhe duke bėrė thashetheme pėr zonjushėn Botė, se si do tė ngjante ajo nė vitin 5000? Po atėherė nė Egjipt? Ah, nuk do ta harroj kurrė se ēfarė mėsova! Po, po, vetė Sfinksi mė tregoi sekretin e tij tė falshėm dhe si guidė turistikė mė ēoi nė vendet akoma tė pazbuluara tė tre piramidave, madje mė mėsoi edhe disa fjalė tė formuara nga hieroglifet e lashta.
    Po nė Parajsė? Kot s'i thonė Parajsė! Ishte njė natyrė e qetė, kudo me gjelbėrim dhe me lule mė tė bukura se nė kopshtet e varura tė Semiramidės. Njerėzit e kafshėt jetonin nė harmoni nėn muzikėn pėrrallore tė Bethovenit, Shubertit, dhe tė gjithė kompozitorėve mė tė shquar tė tokės. Cicėrimat e zogjve ishin mė tė ėmbla se mjalti. E gjithė kjo ngjante me njė pikturė tė formės natyrė e qetė tė Leonardo Da Vinēit. Betohem qė pas vizitės nė Ferr nuk do tė shikoj mė filma me horror pėr gjithė jetėn. Ato tani mė duken si melodramat e Tomit dhe Xherrit.
    Vizita nė Hėnė bėri qė pėr njė vit ta urreja ngjyrėn e bardhė. Bardhėsia e saj ishte njė errėsirė verbuese. Boll, boll tani se mė duket se tė bėra ca si shumė nostalgjik".
    Sapo po filloja tė shkruaja rreshtat e para tė vizitave tė mia ose tė ēdo gjėje tjetėr, ti fillon dhe mė pushton tė tėrėn. Shpirti im dhe ti bėhemi njė. Pas ēdo fjale, emocionet janė tė forta dhe sa mė tė bukura tė jenė gjėrat qė shkruaj, dridhjet mė fillojnė edhe mė tė forta dhe zemra mė rreh gjithmonė e mė shpesh, si njė tambur. Mendja ime s' ėshtė mė nė kėtė univers, por kalon nė njė pėrmasė tjetėr. Nė njė pėrmasė, qė vetėm ata qė e kanė pasionin pėr tė shkruar mund tė shkojnė, prandaj kjo pėrmasė ėshtė akoma njė vend i virgjėr.
    Ja pėrse shkruaj dhe tė dashuroj, o pasioni im, qė tė ndjej kėto emocione dhe tė vizitoj atė pėrmasė. Ti s' do tė vdesėsh kurrė brenda meje sepse asnjė nė botė nuk e ka aftėsinė pėr tė tė ndarė ty nga unė. Ti je pjesė e imja. Mė pėrket dhe tė pėrkas. Pėrjetėsisht do tė rilindesh si njė Feniks, pas ēdo gjėje tė shkruar prej meje. Ekzistenca jote ėshtė fryma qė mė mban gjallė. Mos mė braktis kurrė! Tė dua pasioni im!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bebushja : 12-02-2007 mė 10:47
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  3. #53
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    pershendetje bebushja....


    Bukur dhe shume romantike.....pergezime!!
    "Carpe Diem"

  4. #54
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    PRITJA..........

    Isha e ulur ne nje cep bote qe prej shume muajsh...
    Ngjyrat e shpirtit tim kishin humbur pergjithmone,endrrat e mija ishin futur thelle ne nje riviere te panjohur,njerezit ne rruge nuk me shikonin dhe nuk i shikoja...
    Nje dite te zakonshme te pashe qe u afrove me koken e menduar ne lutjet e tua...
    Ne nje kohe ku po zhytesha ne mes te nje oqeani pashprese,mu duk sikur pashe te shkelqenin syte e tu ashtu si per te dhene nje thirrje per jeten...
    Ti me the "ne qofte se qan per jeten ,nuk ke per te qene e fundit,hajde bejme nje shetitje bashke per te marre fryme ne kete ajer te paster dhe pastaj do te te flas per dashurine..."
    Me keto fjale qe me liruan ti me the ne te njejten kohe ato qe doja te degjoja prej kohesh,me keto fjale besimi qe akoma tingellojne ne koken time ti me ftove per tu ulur ne dhomen e dashurise...
    Para se te te njihja endrrat e mija ishin gjithmone shume te zbehta ose shume te zeza....duke me ftuar te ulesha prane teje,ti me ndihmove te bej perzierjen e bojrave ne mur ne kete dhome dashurie...
    Prej fjaleve te tua te buta,mora shije per kete bote qe me dukej kaq e larget,dhe ndeza dritat e jetes sime...
    Prej butesise tende natyrale ti arrite qe te me bindesh me siguri te plote qe kishte vend per ne te dy ne kete dhome dashurie dhe qe rruga qe kisha marre e vetme nuk me conte ne asnje lloj drejtimi...
    Me mua qe prisja qe kjo bote te ishte me e mire,ti ndave shume ngrohtesi ...
    Duke me mermeritur keto fjale ne veshin tim..."ishte nje enderr e keqe,harroje te lutem.." ti me dhe besimin ne jete pergjithmone....
    Dhe me duhet te te rri besnike deri ne fund te jetes time....


    je t,aime
    "Carpe Diem"

  5. #55
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    E dashura ime eshte ere!
    Ajo s'mund te preket....s'mund te pervetesohet...ajo eshte lindur per te qene e lire!
    Mjaftohem ta shoh kur rend fushave te pamata dhe i jep gjelberimit te tyre nje dallgezim hyjnor....
    Lumturohem duke e pare te vrapoje si e harbuar bregut te detit....te perplaset me dallget...te behet njish me to....
    dhe se bashku te konsumojne pasionin e perjetesise..ate pasion te fuqishem, ngjizur qe nga fillimi i koherave...
    Mjaftohem ta ndjej....kur me prek lehte supet...kur perkedhel floket
    e mi...kur si nje dore e mendafshte ledhaton embelsisht fytyren time e me pas rreshket dutesisht
    mbi kraharuar....me pershkron te gjithin...ne c'do fragment..ne c'do qelize...
    Ahh prekje engjellore!
    Ajo eshte larg....eshte prane...eshte jashte....eshte brenda meje....
    E shoh kudo ne enderrat e mia!
    Ne realitetin enderr.......... ne endrren jete.....
    Me peshperit embel ne vesh me nje ze qe te tret nga kenaqesia....
    Degjoj ofshamen e saj joshese e cila me therret...me ben te lehte, me ngre lart si nje zog
    ..me krahe te brishte por me besim te palekundur ne te...
    Shkoj me te mbi re....ulemi mbi pambukun e bute dhe sodisim boten tone!
    Ne kete ambjent ndihem i mbytur nga dehja e pasionit ...
    ajo me dhuron nje puthje
    me nje dhuron jete...nje jete te dyte...te bukur...te thjeshte...te zhveshur nga c'do lakmi...
    Nje jete,themelet e se ciles jane dashuria.....pastertia...ajka e ndjenjave"
    Me ne fund,jam nje shpirt i lumtur...
    Me ne fund jam ere!

    Te pershendes me keto vargje Di Ana dhe te falenderoj nga zemra qe ke ndare me ne keto krijime te mrekullueshme...te uroj lumturi te pafundme"

  6. #56
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shprehje dashurie....

    ___Dashuria eshte si cokollata,qe kur e provojme nje here,nuk mund te rrime dot pa te....

    ___Ashtu si nje zog i mbyllur ne kafaz,ashtu jam e burgosura e zemres tende...

    ___Neqofte se nje dite vdes dhe do te me hapin zemren,mund te lexojne aty me shkronja te arta......te dua akoma!

    __Mund te bej gjithcka per ty,nuk eshte nevoja te te zbres yjet ,ato i ke ne dy syte e tu!

    __Neqofte se nje dite me pyesin se cfare do te zgjidhja midis jetes edhe ty,do te zgjidhja jeten,po dije qe jeta ime je ti!!

    __Ti mendon se te harroj?....Atehere harro ate qe mendon!

    __Fli me engjejt dhe enderro per mua, sepse diten qe ti do jesh me mua ke per te enderruar engjejt!!!

    __Nje bebe ka nevoje per biberonin e vet...
    Nje trendafil ka nevoje per gjembat e vet....
    Dialli ke nevoje te provokoje frike....
    Kurse une kam nevoje per zemren tende!!!
    "Carpe Diem"

  7. #57
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    587
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA
    TE KAM PARA SYVE...........

    Te kam para syve dhe ne te vertete ti nuk je ketu.
    Nuk mendoja para se te te njihja qe nje dite do mund te mendoja per dike kaq shume...
    Do te desha vetem me nje peshperitje te te thoja ate qe ndjej aq fort...ne njeren dore kerkoj ne jastek,mmmmmmm.....ti nuk je ketu!!!
    Dhe terhiqem,mendohem dhe fantazma jote me merr ne krahe,e ndjej eren tende qe rreshket te une sepse te kam ne vete...
    A e di ti qe vetem me te menduar mund te ndertojme dhe katedralet me te larta?
    Mund te humbas ne keto vargje ... por frenohem. Di je shume romantike dhe e lire ne shpirt. Nje kombinim i bukur por dhe i rrezikshem.

    Pergezime per shkrimet.

  8. #58
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Visage
    Mund te humbas ne keto vargje ... por frenohem. Di je shume romantike dhe e lire ne shpirt. Nje kombinim i bukur por dhe i rrezikshem.

    Pergezime per shkrimet.

    Te falenderoj shume per vleresimin,
    "Carpe Diem"

  9. #59
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    PER TY...

    Ti me erdhe nje te shtune pranvere dhe me nje puthje more zemren time.
    Ma nderrove kete jete nga cdo gje monotone dhe me bere te enderroj dhe te mendoj per dashurine..
    Sot me te gjitha ndalesat dhe largesia qe na ndan,enderroj te jem serisht me ty dhe ashtu si ne historine e Kazimondos,te jem "bohema jote",une..
    Cdo mengjes mendoj per ty,si edhe gjithe diten,kam nje deshire te forte dhe te dhimbshur per te qene ne krahet e tua,zemra dhe mendimet jane plotesisht dhe teresisht me ty dhe kjo jete,kjo jeta ime nuk rimon pa patur prezencen tende..
    Qe diten qe ti hyre ne jeten time me bere qe te shoh gjithcka ne kete bote me ngjyren roze,me bere qe te me rilindin endrrat e vdekura dhe cdo deshire,pasi gjithcka per mua para teje kishte marre fund...
    Ti me je me i cmuar se floriri,te dua per eternitetin,te dua ,te adhuroj dhe mjaftohem nga cdo butesi e shpirtit tend dhe gjithcka qe ben qe te jesh....TI!!!

    te dua!
    "Carpe Diem"

  10. #60
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuri....

    E gjithe kjo filloj kur syte tane u kryqezuan,ti me drodhe zemren dhe me bere te te ndjej,nje ere dashurie me beri plotesisht te humbas mendjen.....historia jone lindi qe kurre te mos vdese!!
    Dashuria jone rritet nga dita ne dite,te lashe te hyje brenda ne kete zemren time dhe e mbylla me dy celesa qe kjo gje kurre me te mos dale!
    Cdo gje behet e bukur dhe mrekulli,ne momentin qe shkoj duke u zhytur ne thellesine e syve te tu,ndjenja te panjuhura nga me pare u krijuan te une,oh sa fort do te dua ti mbaj dhe mos ti humb dot kurre!
    Ne krahet e tua dua te fluturoj qe te fluturojme te dy pastaj drejt nje bote te bute si bora dhe te embel si sheqeri...
    Nje drite dhe flake u ndez ne syte e mij,ate nate ku buzet tona u preken dhe trupat tane u bashkuan,sot i dashur e ardhmja na perket.....jemi ne te vetmit qe dime rrugen drejt saj!
    Dashuria ime per ty eshte me e madhja e madheshtive dhe me e ngrohta se dielli dhe rrezja vete.....

    je t,aime
    "Carpe Diem"

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė histori dashurie.
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-08-2006, 15:33
  2. Ja Dhe Nje Histori Dashurie E Imja Ketu 3 Vjete Me Pare !
    Nga DiGiTeX nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 13:54
  3. Njė histori dashurie pėrfundon te Krimet e Rėnda!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-02-2005, 07:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •