Nuk kam faj
Albulenė Shala u lind mė 11.05. 1987 nė fshatin Osdrim, komuna e Pejės. Rrjedhė nga njė familje intelektuale. Shkollėn fillore tetėklasėshe e mbaroi nė vendlindje. Tani ėshtė nxėnėse nė klasėn e njėmbėdhjetė nė gjimnazin Bedri Pejani nė Pejė. E shkėlqyeshme nė mėsime dhe e angazhuar nė krijime letrare. Ka filluar tė shkruaj qė nga klasa e shtatė e fillorės.
Kjo ėshtė pėrmbledhja e parė e saj me poezi. Ka nė dorėshkrim edhe njė pėrpjekje letrare nė prozė me tematikė rinore.
LIGJĖRIM ZEMĖRIMI ME PAFAJĖSINĖ E MOSHĖS
Poetesha e re me moshė dhe vargje Albulenė Shala, me librin e saj tė parė Nuk kam fajna vie si rrezja e parė e diellit nė mengjesin e ditės plot dritė. Njė shpirt i njomė qe shpreh brendinė e vet me shqetėsime moshe duke kėrkuar gjithnjė pafajėsinė pėr frymėzimin e shprehur, edhe kur ėndėrron edhe kur qorton, edhe kur zemėrohet edhe kur soditė blerimin e stinės. Ajo di tė fshijė lotin me butėsinė e vorgut qė tė bėhet mbretėreshė ngrohtėsie, duke ofruar durimin e pritjes, qė prapė dhe gjithmonė tė jetė sa mė pranė ndjenjės tė cilėn butėsisht e dhuron. Nė kėtė vėllim tė saj poetik, vėrehet njė thellėsi meditimi ku gjithnjė gjurmon nė kėrkim shtegun e afrisė, portretin e bardhėsisė dhe unazėn e fatit nė jetė. Melankolinė e shpirtit di ta shpeh aq prekshėm deri nė drithėrimė ndjenjash, sa qė portretin e njeriut e sheh nga do nė syrin e vet. Heshtjen e ka pėr mikeshė moshe, ēka nuk ėshtė aq e natyrshme, magjithatė di ta vė nė ligjėrim vargun duke i dhėnė edhe kuptim tė plotė poetik e filozok. Kur i mungon portreti e parafytyron hijen e tij duke kėrkuar gjurmėt shtėrpė tė hijes sė adhuruar. Nė njė masė tė caktuar ėshtė e mbyllur por jo dhe e mbėrthyer nė rrethin e vetmisė, meqė gjithnjė shpresėn e di pėr ēelės jete, ani qė pritja i rri shtrirė nė shtratin e durimit. Nuk ka faj pėr trazimin e parė, trazim ky edhe poetik i vetpėrcaktuar si frymėzim krijimi. Sidoqoftė, poetesha e re Albulenė Shala, ka pėrspektivė krijimi dhe nė letrat shqipe, me kėtė zell dhe pėrkushtim mund tė arrijė nivelin e krijueses sė dėshmuar.
Krijoni Kontakt