Ekziston nje term ne fushen e kulinarise qe quhet KUZHINA "FUSION". Me sa me kujtohet e tille quhet kuzhina ose recetat e mbeshtetura mbi receta te vjetra dhe tradicionale, me asortimentet baze te njejta por me ndryshime ose "penelata" moderne per sa u perket erezave te reja, asortimenteve te tjere te shtuar(ose hequr), ndryshimit te proceseve ku kalon ushqimi, menyres se servirjes se tij etj. Besoj se shefat e forumit mund te na flasin me gjere per kete, dhe mund te na japin edhe ide mbi nje kuzhine tradicionale Shqiptare te modernizuar. Secili prej nesh mund te jape sugjerimet e veta ose ndryshimet qe u ka bere recetave te ndryshme tradicionale.
Krijoni Kontakt