Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    15 vjet nga ikja e Petro Markos

    Nė QNK organizohet takimi "Nė kujtim tė Petro Markos"


    Shkrimtari Petro Marko u pėrkujtua dje nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės "Arbnori", gjatė njė takimi organizuar me rastin e 15-vjetorit tė largimit nga jeta tė shkrimtarit, i cili njohu dhe pėrjetoi si plagėt e Luftės Antifashiste, ashtu dhe zhgėnjimet e diktaturės komuniste. Nė takim ishin tė pranishėm personalitete tė jetės kulturore dhe publike tė vendit, shkrimtarė, botues, aktorė, gazetarė, studiues tė letėrsisė, politikanė, etj, tė cilėt ndoqėn dokumentarin e pėrgatitur nga Petro Lati, me titull "Hasta la Vista Petro Marko". Dokumentari pėrmbante filmime unikalė pėr shkrimtarin e njohur, materiale fotografike qė pasqyrojnė aspekte tė jetės sė tij, vlerėsime e opinione pėr Petro Markon nga personalitete tė jetės kulturore dhe publike tė vendit.

    Poeti i njohur Xhevahir Spahiu, njė nga miqtė e autorit dhe njė nga bashkėpunėtorėt e shkrimtarit tė njohur, cilėsoi se "Petro Marko nėn tisin e filozofisė hamletiane 'tė rrosh a tė mos rrosh', 'tė shkruash apo tė heshtėsh', ėshtė njė emėr i gdhendur nė panteonin e letrave shqipe. "Nė 60 vjet krijimtari, ai solli nė mėnyrė krejt tė natyrshme, sa edhe tė rrallė, realitetin shqiptar", tha Spahiu. Petro Marko lindi nė fshatin Dhėrmi tė Himarės, mė nėntor 1913. U shkollua nė vendlindje dhe nė Vlorė. Pak kohė studioi nė Athinė. Qė kur ishte nxėnės i Shkollės Tregtare nė Vlorė (tė cilėn e kreu nė vitin 1932), filloi tė shkruajė poezi dhe proza tė shkurtra. Petro Marko ka njė biografi nga mė tė pasurat dhe tė bujshmet nė letėrsinė shqipe.

    Deri nė vitin 1936, ai punoi nė Tiranė si gazetar dhe po atė vit, nė moshėn 23-vjeēare, u nis vullnetar nė Luftėn e Spanjės, si luftėtar nė brigadat internacionale. Pas Luftės sė Spanjės, gjatė kthimit pėr nė Shqipėri, ai do tė ndeshet dhe do tė marrė pjesė nė shumė beteja antifashiste nėpėr Europė. Pas kthimit nė Shqipėri, nė vitin 1940 do tė burgoset nga italianėt, qė aso kohe e kishin pushtuar Shqipėrinė dhe do tė pėrfundojė nė kampin e ishullit Ustika, afėr Palermos. Petro Marko mori pjesė nė radhėt e partizanėve italianė, duke i rėnė kryq e tėrthor Italisė, si luftėtar dhe si komandant me pėrvojė luftarake.

    Kur kthehet nė Shqipėrinė e ēliruar, ftohet tė drejtojė gazetėn "Bashkimi" nė Tiranė, por shpejt do tė pėrjetojė disa nga vitet mė tė rėnda nė burgjet e shtetit shqiptar komunist, pėr tė cilin Petro Marko kishte luftuar nė Evropė dhe Shqipėri pėr mė se 10 vjet rrjesht.

    Nė kulturėn dhe letėrsinė kombėtare, Petro Marko ėshtė personalitet i pėrmasave tė mėdha, me shpirt e mendje tė paluhatur. Vetėm njė lartėsi shpirti e tillė mund ta pėrballonte ndeshjen sy mė sy me vdekjen, qė ai e pėrjetoi aq shumė herė gjatė jetės sė tij.

    Nė romanet "Hasta la vista"(1958) dhe "Qyteti i fundit"(1960), rruga e tij jetėsore e asimiluar artistikisht ėshtė aq e pranishme. Nė vitet '70, ai do tė shkruajė romanin "Njė emėr nė katėr rrugė", ndėrsa periudhėn e vėshtirė tė jetės sė tij nė ishullin e Ustikės do ta pėrjetėsojė nė romanin e tij tė rėndėsishėm "Nata e Ustikės" (1989).

    Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij tė parė "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" nė vitet '60 ėshtė njė kthesė e vėrtetė nė historikun e shkurtėr tė romanit shqiptar.

    Dhe pikėrisht pėr natyrėn e risive, pėr natyrėn qė pretendon ndryshime tė vėrteta tė vlerave letrare, tė gjitha veprat e Petro Markos u pėlqyen dhe u kėrkuan nga lexuesi. Faqet mė tė fuqishme tė prozės sė Petro Markos reflektojnė triumfin e dashurisė dhe tė humanizmit njerėzor. Pas tėrė atij ferri nėpėr tė cilin kalon njeriu, nė rrėfimin e Petro Markos njeriu arrin tė mbetet i pamposhtur nga mizoritė e botės. Kėtė bėrthamė tė brendshme e rrezatojnė personazhet nga romanet e tij, kėtė shkėlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar, nė tėrė veprat e tij.

    Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, e ka dekoruar me Urdhrin e lartė "Nderi i Kombit" shkrimtarin e shquar shqiptar Petro Marko (pas vdekjes) nė 90-vjetorin e lindjes sė tij. "Luftėtarit tė paepur tė fjalės sė lirė, atdhetarit tė shquar qė gjithė jetėn dhe veprėn ia kushtoi ēėshtjes sė emancipimit shoqėror dhe identitetit kombėtar, shkrimtarit tė madh, i cili zhvilloi dhe pasuroi mė tej letėrsinė shqipe, duke u bėrė njė ndėr korifejtė e saj", thuhej nė kėtė motivacion.





    -------------
    Shkėputur nga gazeta RD
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 28-12-2006 mė 11:56

Tema tė Ngjashme

  1. Petro Marko
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-09-2012, 08:40
  2. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  3. Provokacionet e Greqise ne Gusht tė 1949-s.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 00:24
  4. Petro Marko
    Nga thorgal nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 14:01
  5. Petro Marko, shkrimtari me shpirt prej revolucionari:
    Nga Kryeplaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 12:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •