Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 100
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet nė Bllog
    17

    Kultura e debatit

    Po e marr mundimin te ulem e shkruaj kete artikull, per tu ardhur ne ndihme te gjithe atyre anetareve te forumit qe e kane te veshtire komunikimin me anetaret e tjere. Te dish te komunikosh e debatosh me njerez te tjere eshte virtyt i karakterit te gjithesecilit. Do perpiqem qe te gjithe eksperiencen time ne kete drejtim, ta hedh me poshte. Ftoj te gjithe ata shqiptare qe gezojne nje kulture te gjere demokratike qe te hedhin keshillat dhe eksperiencat e tyre me poshte. Ne kete menyre, te gjithe perfitojme.

    1. Cfare eshte ne vetvete diskutimi?

    Diskutimi ose debati eshte nje shkembim idesh midis 2 ose me shume personash mbi nje teme te caktuar. Te gjithe pjesemarresit ne diskutim shprehin mendimin e tyre mbi nje teme te caktuar. Mendimet mund te perkojne ose jene te ndryshme dhe ne te shumicen e rasteve qellon qe jo dy persona mendojne njesoj. Kjo eshte mese normale dhe e pranueshme.

    2. Perse njerezit e lire diskutojne?

    Qe te arrini te shikoni vleren e diskutimit, duhet qe te keni te qarte qe zgjidhja me e mire per nje problem eshte ajo qe del si produkt i shkembimit te mendimeve te sa me shume personave qe kane njohuri te avancuara ne nje fushe te vecante. Gjate ketij debati, serviren fakte dhe mendime te faktuara te cilat mbrojne ose hedhin poshte nje mendim apo hipoteze. Kjo praktike mundeson qe: a) te arrihet ne nje zgjidhje me konsensus pas nje diskutimi te hollesishem b) te gjithe ata qe marrin pjese ne diskutim zgjerojne bagazhin e tyre duke mesuar nga njeri-tjetri. Ne kete menyre idete evoluojne dhe shoqeria avancon.


    3. Cfare ju nevojitet per te marre pjese ne diskutim?

    a. Njohuri te mjaftueshme mbi temen ne fjale.
    b. Njohje te normave demokratike
    c. Etika e te shprehurit.
    d. Eksperienca mbi debate te ndryshme.

    Le ti zeme tashme te treja keto me rradhe per ti shtjelluar me tej.


    a. Njohurite e mjaftueshme mbi temen

    Asnjehere mos jepni mendim mbi nje teme ku informacioni juaj mbi te eshte zero. Shprehni mendim mbi temat dhe forumet ku ju keni nje interes te vecante dhe kjo ju ka shtyre qe te mesoni me shume mbi ato tema. Nese forumi ka 150 nen-forume ju mund te lexoni te 150 por mund te shkruani rregulisht ne 5-10 prej tyre, te cilet jane edhe forumet ne te cilet diskutohen temat qe ju i shihni me interes. Une nuk shkruaj tek forumi i letersise, pasi une kam njohje shume te ceket te kesaj fushe. Kjo nuk me pengon mua te lexoj ne ate forum, dhe te bej komente personale mbi pershtypjen qe me la nje poezi ose proze e postuar nga dikush tjeter. Thjeshte une nuk ia lejoj vetes qe te perfshihem ne nje debat letrar, pasi nuk kam njohuri dhe do te beja figuren e budallait. Ju nuk doni te beni nje figure te tille apo jo?!

    Eshte me mire te pyesesh se sa te dalesh me supozime te gabuara! Nese lexoni nje teme me interes, dhe doni te mesoni me shume per te, perapara se te beni nje koment, do te ishte me e udhes qe te shtronit disa pyetje ne ate teme qe iu linden pasi e lexuat temen. Ne kete menyre anetaret e tjere qe kane nje bagazh njohurish me te medha ne ate fushe do te jene ne gjendje qe tu japin ju pergjigje. Pasi ti lexoni pergjigjet, ju jeni ne pozita me te mira per te bere nje gjykim te drejte te problemit, pasi vetem tani ju i njihni te gjitha detajet ne temen ne fjale.

    Cdo teme qe ju lexoni e rrit bagazhin tuaj mbi ate sfere diskutimi! Ky eshte nje proces qe ndodh pa vetedijen tuaj dhe duke lexuar debatin mbi nje teme ju servir ju te dyja anet e medaljes. Nga pozitat qe ju jeni, ju mesoni larmite e mendimeve qe anetare te ndryshem servirin, dhe ne kete pike ju gjykoni e dilni edhe me nje qendrimin tuaj ne temen ne fjale. Mos nguroni ta shprehni mendimin tuaj duke dale pro ose kunder nje mendimi ne nje teme por gjithmone kete mendim faktojeni me fakte reale nga jeta dhe eksperienca juaj. Ne kete menyre ju do te jeni bindes dhe komenti juaj do te kete nje vlere te vecante ne ate teme.

    Edukoni veten me informacion ekstra mbi nje teme perpara se te shprehni mendimin tuaj ne te! Kjo do te thote qe nese tema qe diskutohet eshte me interes per ju, ju shume mire mund te kerkoni ne internet ose neper mjete te tjera informacioni, fakte qe ndihmojne mendimin tuaj mbi ate teme. Keto mund ti servirni si citate ose referime ne shkrimin tuaj. Ky eshte mbase edhe kontributi me i madh qe ju mund te jepni ne forum. Kete praktike e ndjekin njerezit qe kane nje kulture te gjere demokratike. Argumentet e tyre jane bindese pasi mbeshteten jo thjeshte mbi obzervime subjektive por mbi fakte reale.


    b. Njohja e normave demokratike dhe etikes te se shprehurit

    Te jesh njeri i ditur eshte njera ane e medaljes. Te dish si ta shprehesh sa me pastert dhe ne menyren me bindese mendimin tuaj, eshte ana tjeter e medaljes. Me kete dua te them qe po aq e rendesishme sa mendimi qe shpreh eshte edhe menyra se si e shpreh. Pra ne skene del edukata personale e secilit dhe forma se si manifestohet kjo ne sjelljen e secilit ne debat.

    1. Lexo shume, shkruaj pak

    Kjo eshte cilesi e njerezve te zgjuar, te cilet lexojne shume e shkruajne pak ne forum. Kjo manifestohet ne cdo teme qe hapet ne forum, dhe njererezit me kulture, perpara se te shpehin mendim ne nje teme, lexojne me vemendje te gjitha mendimet e atyre qe kane marre pjese ne diskutim. Pasi njihesh me mendimin e anetareve te tjere, ju jepni mendimin tuaj te plote ne formen ne ate teme.

    Asnjehere mos harroni vleren e diskutimit, qe aplikohet edhe ne kete rast. Ju merrni pjese ne kete forum per shume arsye por ajo me kryesorja eshte te zgjeroni bagazhin tuaj kulturor duke mesuar mbi te rejat me te fundit nga fusha te ndryshme diskutimi. Kete do ta beni vetem duke lexuar mendimet e anetareve te tjere te shumte qe marrin pjese ne kete forum. Perzgjedhjen se cili prej mendimeve mbart me shume peshe, e beni pikerisht ju.

    2. Diskutoni mbi temen e jo mbi personin

    Nje shprehje e famshme tani ne kete forum thote tekstualisht: "Njerezit e medhenj diskutojne mbi idete, njerezit medioker diskutojne mbi ngjarjet, njerezit e vegjel diskutojne mbi njerezit!". Kjo shprehje eshte kuptimplote. Kjo sherben si nje barometer per te matur shkallen e kultures se secilit prej nesh qe diskutojme ne forum: ka nga ata qe jane anetare te respektuar pasi diskutojne e sjellin gjithmone ide te reja; ka nga ata qe pergjithesojne duke u nisur nga episode apo ngjarje te vecanta; ka edhe nga ata qe diskutojne mbi njerezit.

    Sa here qe lexoni nje teme e merrni mundimin te pergjigjeni, kini parasysh qe pergjigjia te mos marri formen e nje replike me nje anetar tjeter. Cdo pergjigje duhet ne fillim te permbaje mendimin tuaj personal mbi temen ne fjale fillim mbarim, dhe brenda saj ose ne fund mund te jepni edhe disa mendime mbi mendimet e anetareve te tjere per te mbeshtetur mendimin tuaj. Replikat ia ulin vlerat diskutimit per aq kohe sa perqendrohen mbi njeri-tjetrin duke hequr keshtu vemendjen nga tema. Kjo eshte dobesia kryesore tek shume anetare ne forum.

    3. Respekto bashkebiseduesin

    Nese deshiron qe anetaret e tjere qe te lexojne te te respektojne ty, ti duhet ti respektosh ata me pare. Respektin ti e tregon ne fjalet qe perdor ne shkrimin tuaj, menyren se si u drejtohesh, tonin qe i jep shkrimit tuaj dhe kortezine reciproke. Anonimitetin virtual shume njerez e interpretojne si liri per tu shprehur e bere ashtu sic duan ata, duke dashur keshtu qe te kompesojne lirine e humbur ne jeten reale, me ate virtuale. Ne fakt, ky lloj mentaliteti eshte foshnjerak dhe i gabuar, pasi nese ne jeten reale komunikoni me njerez sy ne sy, ne jeten virtuale komunikoni po me te njejtet njerez vecse kesaj here nuk i shikoni sy nder sy, por i gjykoni nga mendimi qe shprehin, dhe jo nga paraqitja. Ne forum ka njerez te mirenjohur qe shkruajne, me te cilet ju nuk keni mundesi ne jeten reale qe te komunikoni, ashtu sic keni edhe me njerez te grupmoshave/krahinave/arsimeve te ndryshme.

    Asnjehere nuk duhet te shkelni lirite dhe dinjitetin e bashkebiseduesit, kushdo qofte ai. Asnjehere, ne cfaredo rrethane qe te jeni, mos e humbni toruan qe te ofendoni, ironizoni, apo shkruani mbi personin me te cilin diskutoni. Ju nuk doni qe te jeni ne grupin e njerezve te vegjel, qe diskutojne vetem mbi njerezit. Zakonisht, vetem njerezit e ulet perdorin nje fjalor rruge ne diskutimin e tyre. Sa here qe keta njerez frikohen nga forca e shprehjes se mendimit te bashkebiseduesit, perdorin sulmin personal si armen me te fundit. Kjo ne vetvete tregon nje dobesi te karakterit dhe te gjithe "njerezit e vegjel" injorohen nga njerezit me kulture. Fjala per njeriun e mencur eshte e shtrenjte, per budallain eshte shume e lire.

    4. Qendroni larg pergjithesimeve

    Gjithmone kur shprehni mendimin tuaj ne forum, beheni kete dua perdorur veten e pare njejes, "Une mendoj se...". Asnjehere mos merrni persiper te flisni ne emer te gjithe shqiptareve, ose ne emer te nje grupi te cilit ju nuk i perkisni. Nese ju do te beni pergjithesime te tilla, ne shumicen e rasteve do te hasni ne replikat e anetareve te tjere, dhe keto replika do ta degjenerojne diskutimin ne fjale qe nuk kane fare lidhje me temen per diskutim.

    Njerezit qe kane paragjykime bejne edhe pergjithesime te rrezikshme. Keto pergjithesime i hasim shpesh ne forum nga individe qe kane krijuar paragjykime per nje krahine, grup shoqeror ose shtet, fale episodeve qe ata kane patur ne jete me nje individ qe i perkiste ketij grupi shoqeror. Kini parasysh qe nese ka 100 kriminele shqiptare ne nje shtet, kjo nuk do te thote qe te gjithe emigrantet shqiptare, qe mund te kapin shifra deri ne qindra mijra, jane kriminele. E njejta gje edhe me krahinizmat, shume individe i nxjerrn ne pah krahinizmat dhe provicionalitetin e tyre duke sulmuar me fjale te uleta krahina te vecanta shqiptare. Sic do te lexoni me poshte, te tille njerez injorohen nga shumica e anetareve fale sjelljes se tyre.

    5. Argumentoni dhe mos komentoni

    Diskutimit i rritet vlera kur ju arrini qe te argumentoni mendimin tuaj me fakte te sjella nga libra, shkrime autoresh te tjere, ne formen e citimeve. Shume mire mund te shprehni mendimin tuaj, por kjo nuk do te jete e mjaftueshme per te mbrojtur qendrimin tuaj, iu duhet ti mbroni keto mendime edhe me mendimet e personazheve te tjere te mirenjohur. Keta mund te jene figura publike, autore, shkrimtare, poete e gjithe kategoria e njerezve qe futen ne eliten e nje kombi.

    Eshte e lehte ti thuash dikujt qe mendimi i tij eshte i gabuar, por jo aq e thjeshte te ndertosh nje ceshtje bindese per te, qe edhe ai ta kuptoje se ku eshte ndryshimi midis mendimit te tij dhe mendimit tuaj. Ne kete menyre, diskutuesit jo vetem shkembejne fjale me njeri-tjetrin, por edhe mesojne nga njeri-tjetri. Ne kete menyre ju kontribuoni ne emancipimin e atyre qe do tu lexojne dhe kane deshire te mesojne me shume ne ate teme.

    6. Mbani nje mendje te hapur

    Mendjet e hapura e vleresojne diversitetin e mendimit ne nje diskutim. Mendjet e mbyllura utopike i acaron diversiteti i mendimeve ne nje diskutim. Ne nje forum me mijra anetare, eshte e natyrshme te lexosh nje mori mendimesh ne nje teme te caktuar. Diskutimi ne kete pike eshte shumengjyresh por jo te gjithe i pelqejne ngjyrat. Ka nga ata qe e shohin boten ne bardhe e zi, dhe reagojne keq kur perballen me nje larmi mendimesh. Ne jeten e perditshme njerezit shoqerohen me ata njerez qe mendojne si vetja, ose kane te njejtat hobe dhe interesa. Ne forum perplasen nje numer i madh anetaresh qe vijne nga eksperienca te ndryshme ne jete, me grupmosha te ndryshme, nga klasa te ndryshme te shoqerise, me nivel arsimor te larmishem.

    Nese deshironi te merrni pjese ne nje forum, duhet te jeni te pergatitur te lexoni edhe mendimin ndryshe. Nese ju pelqen qe te jetoni ne ate boten tuaj, ku ju ngrini te vertetat tuaja dhe i mbroni ato me fanatizem, atehere nuk iu rekomandohet te merrni pjese ne kete forum. Forumi dhe perplasja e mendimeve jane nje testim i mire i bindjeve tuaja. Do te qelloje qe keto bindje ta kalojne kete test, ashtu sic mund te qelloje qe bindjet tuaja te ndryshojne fale njohurive te reja qe ju do te lexoni nga anetaret e tjere te forumit. Te vetmit qe nuk perfitojne nga nje diskutim jane propagandistet dhe "njerezit e vegjel" qe nuk e kane kapacitetin te kuptojne ato qe lexojne.


    c. Etika e te shprehurit

    Po aq e rendesishme sa mendimi qe ti shpreh ne nje teme, eshte edhe menyra se si ju e shprehni kete mendim. Mund te merrni parasysh keto keshilla:

    - Shprehni mendimin tuaj ne gjuhen shqipe. Eshte turp te shkruash ne gjuhe te huaj ne forumin shqiptar. Nese kujtoni se i ngrini vlerat vetes duke u shprehur ne gjuhe te huaj, une iu them qe vetem sa tregoni mendjelehtesine tuaj.

    - Respektoni gramatiken dhe shenjat e pikesimit te gjuhes shqipe. Nese ju shkruani pa teklif, duke mos respektuar as shenjat e pikesimit te gjuhes shqipe, ju po largoni anetaret e respektuar dhe po afroni adoleshentet dhe anetaret e paskrupuj qe te marrin pjese ne temen tuaj.

    - Titulli i temes eshte gjithmone nje permbledhje me sa me pak fjale e temes qe diskutohet. Cdo teme qe ju hapni, vetem nga titulli, anetaret duhet te kuptojne se perse diskutohet ne te. Temat me titull te gjate, te shkruajtur keq, ose me titull sensacional, vetem sa terheqin llafazanet e forumit.

    - Fjalori i rruges ose fjalet e uleta tregojne shkallen e edukates te atij qe i shpreh. Asnjehere mos perdorni te tilla fjale, pasi sa here qe do ti perdorni do te beni qe shume anetare te fyhen nga to kur ti lexojne. Gjithashtu, moderatoret e forumit do tu terheqin ju vemendjen duke iu paralajmeruar ne privat ose ne publik.

    - Mendimi juaj ne cdo teme duhet te shprehet i plote ne nje mesazh. Ata qe lene shume mesazhe me 2-3 rreshta vetem sa e degjenerojne diskutimin. Pasi ta shprehni mendimin tuaj te plote, ju mund ta mbroni kete mendim ne vazhdim.

    - Asnjehere mos perseritni veten ne nje teme. Fakti qe ju perseritni te njejtat fjale nuk ben qe mendimi juaj te triumfoje por qe diskutimi te kaloje ne nje diskutim personal. Ata qe e komentojne shkrimin tuaj dinjitoz te plote, me 2-3 rreshta nuk meritojne pergjigjen tuaj.

    - Ndajeni mendimin tuaj ne pika dhe theksojini keto pika duke shkruajtur disa paragrafe per cdo pike. Ne kete menyre, mendimi juaj eshte i rrjedhshem, llogjik dhe jo thjeshte "llafollogji".

    - Citoni mendimet e anetareve te vecante, ose theniet e te tjereve duke perdorur thonjezat dhe emrin e personit i cili i ka shprehur keto fjale. E njejta gje vlen edhe me artikujt e sjelle nga burime te ndryshme, ne fund te tyre duhet te jepni edhe burimin e artikullit.

    d. Eksperienca ne debate

    Per aq kohe sa ju do te mbani parasysh dhe respektoni udhezimet e mesiperme ju do te jeni ne gjendje qe te reflektoni kulture me mendime qe do te shprehni ne forum. Megjithate, ajo perben vetem anen teorike te diskutimit pasi praktike do tu vendosi ne situara te tilla qe udhezimet e mesiperme nuk i mbulojne. Ne kete pike secili del me ato rregullat e veta te pashkruara si mesime nga eksperienca e tyre ne diskutime. Me poshte po ju jap disa prej leksioneve qe une kam nxjerre nga diskutimet e ndryshme.

    1. Jo te gjithe gezojne kulturen e duhur

    Sa here qe merrni pjese ne nje diskutim, duhet te jeni te pergatitur qe te perballeni me njerez nga te cilet ke se cfare meson, ashtu sic do te perballesh edhe me nje njerez qe nuk kane as edukaten dhe as arsimin e duhur. Kjo nuk duhet tu shokoje apo frenoje ju ne ndonje menyre. Forumi mbledh shume njerez dhe keta njerez kategorizohen ne klasa pikerisht nga niveli i mendimit qe keta shprehin ne forum, dhe sa mire i njohin rregullat e mesiperme. Qellon shpesh me njerezit e edukuar qe te shokohen nga mendimi prematur i anetareve te vecante. Kjo eshte e natyrshme si fillim.

    2. Injoroni ne heshtje personat qe nuk gezojne kulturen e duhur

    Nese ju qellon qe nje anetar i vecante te mundohet qe ta ktheje mendimin tuaj ne nje replike personale me ju, eshte me mire qe ketij personi ju te mos i ktheni pergjigje fare por ta injoroni. Disa persona gezojne nje edukate dhe arsim te ulet dhe kjo manifestohet me ato qe keta shkruajne ne forum. Sa here qe ne diskutim perplaseni me te tille persona, eshte me mire ti injoroni, pasi po i konfrontuat e ulni veten ne nivelin e tyre. Me besoni, ju nuk deshironi ta beni kete.

    3. Kerkoni ndihmen e stafit te forumit kur ofendoheni

    Sa here qe dikush ju ofendon hapur me fjalet me te uleta, mos iu pergjigjni me te njejten monedhe por njoftoni stafin e forumit per kete incident. Stafi i forumit do te nderhyje duke i terhequr vemendjen personit qe ju ka ofenduar, dhe ka per te fshire edhe ofezat karshi jush. Duhet ti rezistoni tundimit per tiu pergjigjur me te njejten gjuhe te tille personave.

    4. Beni qe prezenca juaj te ndihet ne forum

    Nje njeri me kulture e fiton respektin e lexuesit fale mendimit qe ai shpreh ne forum. Nje njeri llafazan kujton se duke shkruajtur sa me shume, i rrit vlerat vetes. Asnjehere mos hezitoni te shprehni mendimin tuaj. Mendimi juaj, menyra se si ju e shprehni kete mendim, eshte shembulli me i mire ne forum per ata anetare qe kane deshire te mbushin boshlleqet e tyre ne kete fushe.

    Asnjehere mos tu shkoje ndermend se pjesmarrja ne forum eshte humbje kohe. Keshtu mendojne vetem hipokritet dhe egoistet. Mendimi qe ju shprehni, koha qe shpenzoni ne forum i sherben nje qellimi fisnik, emancipimit te bashkekombasve te tu me kulturen demokratike. Te ndertosh nje shoqeri demokratike do te thote qe te emanciposh individin me normat, lirite dhe pergjegjesite e shtetasit ne nje shoqeri demokratike. Kete detyre nuk e ka vetem klasa politike, por e kane te gjithe ata shqiptare qe kane jetuar, studiuar dhe punuar ne perendim. Gjeja me me vlere qe keta importojne nga perendimi nuk jane leket dhe veshjet e bukura, por kultura demokratike. Eshte kjo mungesa kryesore qe ka lene ne stanacion shoqerine shqiptare per plot 12 vjet.

    FUND
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-03-2005 mė 00:24

  2. 3 antarėt mė poshtė falenderuan Albo pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    -Zana- (12-09-2014),adnnan.b (24-01-2014),Neteorm (13-01-2021)

  3. #2
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Pjesmarrja ne Forum eshte kenaqesi por rendesi ka prezantimi dhe ajo cka percjell nepermjet mesazhit! Te debatosh eshte normale por te respektojme mendimin e kundert, ne shqiptaret e kemi te veshtire! Sic duket kjo eksperience nuk ka bashkejetuar me ne dhe sa te pershtatemi plotesisht, na duhet edhe pak kohe. Gjithkujt i pelqen mendja e vet por kur je ne nje sofer te madhe, eshte e domosdoshme te respektohen te gjithe. Nese nuk te pelqen mendimi i kundert, eshte me mire te mos marresh pjese sesa te ofendosh sepse vec bashkefolesit fyen edhe te tjeret. Personalisht perpiqem te postoj ide te permbledhura dhe mendoj qe eshte me mire keshtu sesa postime te gjata qe kane shume uje. Kundershtoj nje mendim me argumentin tim dhe pa fyer askend! I ftoj edhe te tjeret te veprojne keshtu!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #3
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Pershendetje Albo per keshillat e vlefshme.
    Besoj i sinqerte se "dija eshte vlere e pakonvertueshme".
    Keni mirenjohjen time per te gjitha ato qe keni shkruajtur me lart.
    Lis
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e MICH
    Anėtarėsuar
    10-08-2003
    Vendndodhja
    T.H.E M.I.C.H.I.G.A.N S.T.A.T.E
    Postime
    146
    Albo mire ke bere qe i ke nxjerr ato ti lexojne gjithe. Ka nga ata qe mundohen te injorojne por edhe nqs dikush i kthen pergjigje injoruesit nuk do te thote se ai eshte pa shkolle por menyra e tille e komunikimit virtualitet dmth i shtyn te bejne i gje te tille. Ne rrealitet do ishte nryshe .
    *"The Whole Problem With The World Is That Fools And Fanatics Are Always So Certain Of Themselves, But Wiser People So Full Of Doubts."*
    * LifE RunS FasT If u Don'T StoP SometimeS & LooK AraunD YoU'LL MisS IT!*"What is moral is what you feel good after, and what is immoral is what you feel bad after."Life is a mystery to be lived, not a problem to be solved.Love is like a fire, it can either warm your heart or burn your house down.It is foolish to deal with a fool.After dark all cats are leopards.

  6. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Kultura e vertete e Debatit eshte te mos ekzistojne kushte vetem respekt. Po sic duket Albo ka ven shume kushte!

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet nė Bllog
    17
    Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Kultura e vertete e Debatit eshte te mos ekzistojne kushte vetem respekt. Po sic duket Albo ka ven shume kushte!
    Nuk jane "kushte" dhe nuk jane te Albos. E kane emrin norma demokratike dhe i respekton gjithe bota e qyteteruar. Ata qe i njohin dhe i kane mesuar, i mbrojne si te shenjta. Ata qe nuk i njohin, bejne mire ti mesojne. Percjellja e ketyre normave ne shoqeri nga nje individ tek tjetri jane themelet e shendosha te emancipimit te shoqerise me kulturen demokratike.

    Te jetosh ne nje shoqeri demokratike do te thote te dish te debatosh e te mbrosh lirite, te drejtat dhe interesat e tua.

    Albo

  8. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Epo atehere ma shpjego pak kete normen qe ke shkruajtur me siper: "argumento mos komento", ne cilen shkence mund te ndodhi kjo pervecse ne matematike, fizike e kimi? Ne histori dhe politike vet menyra se si zgjedhim argumentet nuk perbejne koment?

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet nė Bllog
    17
    Ndryshimi midis atyre qe kane perfunduar studimet e larta nga ata qe nuk e kane patur ate fat eshte pikerisht "te menduarit kritik", qe do te thote, ti nuk komenton per emra te pervecem, as per ngjarje te vecanta, por analizon situaten dhe temen duke u dhene pergjigje te gjitha pyetjeve mbi ate teme. Te gjitha lendet qe nxenesit bejne ne shkolle gjate gjithe jetes se tyre shkollore kane per qellim te zgjerojne horizontet e tyre me dije, ne menyre qe kjo dije ti shtyje te mendojne ne menyre kritike per cdo gje, qe nga hipotezat shkencore, e deri tek zgjedhja e nje kandidati per ti dhene voten.

    Koment eshte nje mesazh me dy fjale qe i shohim shpesh ne forum. Argumentimi eshte procesi i analizimit te temes dhe shprehja e mendimit te plote qe ka dale si rezultat i analizimit te gjithe fakteve dhe argumentave te hedhura nga te tjeret.

    Komente ne forum gjen plot, sa te duash. Edhe ti me lart ke bere 2 komente ose 3 fjali qe nuk argumentojne asgje. Nese do te argumentoje, do ta filloje fjaline me:

    Une Kryeplaku nuk mendoj si ju Albo kur shpreheni se "....." pasi:

    1. Argument 1
    2. Argument 2
    ......

    Te argumentosh do te thote te mos mjaftohesh vetem me komentin e fjaleve te dikujt tjeter, por hedhjen e botekuptimit tend se si duhet te jete ne realitet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-03-2005 mė 00:32

  10. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    perSHENDETje
    Albo mesa duket paskemi mendim te ndryshem reth domethenjes te "argumentit".

    Une besoje se ne shkencat ose temat shoqerore nuk mund te bisedosh pa komente, sepse vet gjeja qe zgjedh per "argument" (me kuptimin e vertetimit) perben nje koment psh.: me tjeter sy e shef nje Marksist "Aleancen e Shenjte" te shek. 18 midis mbreterive te asaj kohe ne Europe dhe ndryshe e sheh nje Pluralist ose Realist. Pra vet argumenti do koment se perndryshe nuk te thote asgje. Eshte si puna e librit te Rusoit i cili perdorte te njejtat terma me filozofet e tjere te asaj kohe, vecse se me ato terma Rusoi nenkuptonte gjera te tjera.(ne shtjellimin e mesiperm perdora argument)

    Gjithashtu besoje se nje debat pa komente eshte i pavlefshem, perkundrasi ka vlere kur ekzistojne komente qe bazohen ne argumente. Nese nuk bejme komente nuk na intereson debati, nga komentet e secilit na hypen deshira per debat. Puna eshte se komentet tona duhet te dalin nga nje menyre e rregullt, duke perdorur si fillim argumentin.
    Une nuk imagjinoj dot nje politikan te dali ne Televizor dhe te mos bej komente reth politikes se vet ose te tjereve, nese kjo gje ndodhte ai politikan nuk do i mbushte mendjen njeriut qe ta votoje. (ketu dhash mendimin tim pa argument, sipas pervojes)

    falemiNDERit

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Pershendetje te gjitheve.
    Kjo eshte nje teme e vjeter por eshte kthyer jashtezakonisht aktuale keto kohet e fundit.
    Duke mos permendur muaq e xhan te padoganes,livelli i diskutimeve ne forum ka pčsuar nje rendje te theksuar drejt shkalles se fundit te kultures.
    Personalisht nuk e mbaj veten ndonje filosof por jam i bindur se ketu ka njerez qe mund ti japin nje kontribut te madh ketij forumi.
    Nje shembull...
    Me problematikat qe ka vendi yne,ēdo dite shohim tema mbi Irakun,Palestinen,Afganistanin etj. Duhen diskutuar edhe keto probleme,por per mendimin tim modest mund te konsumojme intelektin per vendin tone.
    Dhe ofendimet ne temat fetare..
    Si ka mundesi qe nuk sheh nje postim realist(deri diku e vertete),te flasi per paqe dhe vellazeri,ashtu si fete mesojne.
    Mjaft me,nuk eshte e mundur qe kjo te jete vlera reale e ketij forumi.
    Sa per demokracine dhe debatet mendoj qe te gjithe ne kur shkruajme tregojme edukaten dhe kulturen tone.

    Jane thjesht pikepamje personale dhe frut i pjesemarrjes time ne kete forum.
    leci

  12. #11
    Eshte e vertete qe ne shqipot ne pergjithsi debatin ekuptojme si te zenurit midis njeri tjetrit por ka dhe debati taktiken dhe rregullat e veta qe duhen respektuar , do mesohmi me kete dhe sidomos ketu ne forum besoj
    !!!

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Ne bishtin e kometes
    Postime
    20
    Kulture demokratike hmmm!
    Ne kalimthi lexova disa mesazhe qe i kishit ngjitur ne leter te forumit, por une shkurtimisht do te doja te them se kultura demokratike eshte nje ceshtje shume stilistike, dhe ne vete ngerthen nje kulture te heshtur... Edhe perse kulture ne te perkufizuarit del se eshte nje ecuri progrese ne raport te pergjithesuar, kete e thash me rezerve artistike...
    Prandaj kultura demokratike synon nje shoqeri te hapur me nenvetedije te spikatur, synon marredhenie reciproke mes krijesave, dhe mundeson nje fjalor te ngjeshur..... Une per veten time do ta pelqeja kulturen demokratike...
    Me respekt

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-06-2004
    Postime
    82
    Si mund t'jua bej te qarte nje mendim, ne rastin kur nuk kam nje njeri para syve te mi, ne rastin kur zeri im nuk kumbon, ne rastin kur nga veshtrimi i personit tjeter nuk e ndiej dliresine qe ka brenda?
    Ajo qe do te shpjegoje Albo eshte, besoj: 1. duke folur ne shqip
    2. duke dhene shenja dhe udhezime
    3. (personalisht) duke u identifikuar sadopak
    me personin tjeter

  15. #14
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Teme shume e kapur

    Duke lexuar me kujdes,nje pjese te mire te shkrimeve ne kete teme do te desha te shpreh dhe une mendimin tim persa i perket ''Kultures se debatit''

    Personalisht jam i mendimit qe cdo njeri eshte i lire te shprehet si te doje,por duke patur parasysh dhe respektimin ndaj bashkefolesit ose bashkeshkruajtesit.

    Pra sic sic shikoni personalisht mendoj qe nje debat i civilizuar duhet te bazohet mbi respektin,per personin me te cilin bashkebisedojme,edhe atehere kur nuk kemi te njejta ide ose te njejta mendime.

    Kurre nuk mundemi t'i imponojme tjetrit mendimin tone,duke thene se ''une di me shume,kam horizont me te hapur etj.''
    Nqs arrijme ne kete faze te mundohemi te impojme tjetrin,ateher kjo tregon se ne jemi me poshte se ai nga aspekti i eukates.

    E rendesishme eshte qe nje debat i frutshem dhe i kulturuar te sjelli gjithmone ne nje konkluzion,persa i perket temes,por meqe asnjeri nuk mund ta imponoje tjetrin me mendimet e tij,atehere,ashtu sic shprehet dhe Albo menyra me e mire jane Argumentet.

    E pra argumentet dhe faktet jane provat bindese ne nje problem,por edhe nqs shikojme qe perseri personi me te cilen bashkebisedojme nuk bindet nuk mund te perdorim asnje lloj metode tjeter fyese ndaj ti ose jo.

    Duke patur parasysh qe kultura e debatit do te thote njekohesisht dhe kulture demokratike,nuk duhet te harrojme dhe nje here qe cdo person eshte i lire te shprehet ashtu sic do ai,por me detyrimin ndaj bashkofolesit,per respektin dhe ndaj tij.

    Pra duke mos e zgjatur shume,si konkluzion i shkrimit tim eshte qe kultura e debatit eshte e bazur mbi Respektin dhe Edukaten.
    Keto jane dy gjerat me te rendesishme ne nje te ashtuquajtur Demokraci.

    Tani duke zbatur nje nga pika e Albos ne te cilen thote qe mos komento te tjeret por argumento,do te desha ti them qe;
    Eshte shume bukur teoria Albo,por e rendesishme eshte se sa e zbatojme ate ne praktike.
    E pra mua me pelqeu shume shkrimi yt,por nuk ma mbushi syrin nga ckam lexuar nga ana jote.
    Eshte me mire te respektosh dhe ata qe kane ide dhe mendime te ndryshme,sepse ne fund te fundit kjo do te thote Demokraci.


    Te kesh ide dhe mendime te ndryshme,nga bashkefolesi,nuk do te thote qe nuk e respekton ate,as qe personi me te cilin debaton eshte me i ceket se ty.
    E pra kur flasim per kulture demokratike,duhet te kemi kujdes qe cdo mendim apo sugjerim i tjetrit duhet lexuar, dhe duke respektuar personin te cilin e shpreh kete mendim,dhe ne fund mund te nxjerresh nje konkluzion te vogel te cilin mund ta shprehesh hapur pa e ofenduar ate.

    Nje nga veset me te keqija te ne shqiptareve eshte Egoizmi ose Kokefortesia,eshte ai egoizem i cili nuk ndihmon aspak ne ndryshimin e mentalitetit shqiptar.


    Ja kalofshit mire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 20-06-2004 mė 08:20
    .........................

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Ja kesaj i thuhet Kulture Debati...

    Titulli i temes sidomos shkrimet pasuese e te stolisura me mendime te larmishme eshte pertej cka do e quaja interesante...

    Ne keto momente qe po shkruaj jam "katandisur" (ashtu si ne momentin kur nje femije ndihet ngushte me vetveten per kryerjen nje faji te pafalshem), ne "procesin reflektues" te te rrafurit te vetes me shpulla (metaforikisht) per te vetmen arsye sipas te ciles nuk kam patur shansin apo (me mire te shprehem, [shkruaj]) perqendrimin e duhur per t'i falur oportunitetin vetes, te lexoja kete teme shume kohe me pare, nje teme kjo prej te ciles vihet re, tregohet qartesueshem, lakuriqesia e se vertetes se "nendheshme" pertej mesazhit siperfaqesor, mbartja ne brendesi e "perpjekjeve per rafinizimin e kultures se shqiptarit" permes normave (te ashtuquajtura) "demokratike" te perpiluara, hartuara, analizuara dhe me se fundi te hedhura ne flete te bardhe, por te cilat ne kundershtim me synimin per te cilin u destinuan, perhapin frymen ---> "bej si te te them une..." dhe nje thes me pika (shenja pikesimi) nga prapa.

    Pik s'pari, ajo macja me ngjyre (e pershendes nese me lexon) duke mos patur synimin mė mikroskopik per te mohuar kontributin e mendimeve te barazvlefshme te pjesmarresve te tjere tek kjo teme, ka plasur sheshit ne menyre te permbledhur dhe te plote "te verteten" e cila fshihet mjeshterisht pas kesaj "skene te montuar dhe stermontuar" me synim "perhapjen e frymes totalitare ne arenen e forumit" permes "normave demokratike" te parashtruara prej hapesit te temes per te fituar no i "filxhan respekti" dhe padyshim per ta bere te qarte idene se "rregullat i harton Maliqi, i zbaton Maliqi"
    ...nese no i pizeveng ktej rrotull perpiqet te prishe rendin forumor apo bie ne kundershtim me aspiratat e agjendes se "normave te ster-demokratizuara" me mire t'i beje vetes ban, perpara se ta mberthejne ethet e "normave demoratike" te hartuara nen "frymen demokratike" te stafit.

    Se dyti, pothuajse pjesa me e madhe e permbajtjes se shkrimit (perjashtohen rregullat e shkrimit) i destinohet ne menyre te terthorte "te gjithe" anetareve te forumit ,jo vetem atyre qe nuk zoterojne kulture debati, pavaresisht se titulli i temes dhe ngjyrimet per nje "debat te kulturuar" ne plan te pare te japin pershtypjet e nje teme me te vertete "demokratike" e cila ka ne plan te "emancipoje" shqiptarin (me kulture te plogesht) drejt "te debatuarit me kulture demokratike" Eshte qesharak fakti sipas te cilit kjo teme ndonese ne "siperfaqe synon" te perēoje nje ide me karakter shqiptaro-kulturoro-reflektues, nuk mund te fshehe "avujt demagogjike" te mbuluar me peceten e perkedhelise se normave "demokratizuese"

    Se treti, tema ka patur si synim percjelljen e mesazhit "urte, urte" mo e ngri, majen e kokes mbi ate te Revolver-Pistolierit, se te kercen no i ban rikoshe e te shohim sa "te drejte ke ti apo no i tjeter"

    Se katerti, tema per nga permbajtja do i pershtatej nen-forumit "Verejtje" e "keshilla" tek i cili do e pasqyronte me se miri idene se ciles i eshte nisur. Por dicka e tille nuk mund te ndodhte kurrsesi pasi nenforumi "Ver e Kesh" do ja zbathte temes "gezofin demokratik" me te cilin triumfon tek forumi "Kulture" ---> "Kulture demokratike"

    Egzistojne mjaft pika te tjera por besoj se e kam bere te qarte mendimin tim "te lire" sipas te cilit une edhe pse, (kete e theksoj) kurrsesi nuk mund te mohoj punen, kontributin per krijimin dhe mbarevajtjen e ketij forumi nga ana juaj, nuk duket aspak i pershtatshem perkundrazi fyeres "mesazhi filmik" me te cilin jeni propaganduar permes kesaj teme.

    Tema do te ishte me e pershtatshme tek "Verejtje e Keshilla"...dhe dyshimi i mesazheve qe percjell tema fillon qe prej aty, pasi vete permbajtja e komenteve tregon qarte se nuk perkon me karakterin e atij nenforumi i cili quhet Kulture --> Kulture demokratike.

    Une dhe kushdo merr pjese tek ky Forum e kemi mese te qarte qe ju e administroni ate dhe e kemi kursyer ne kuleten e mendjes faktin sipas te cilit ju per hir te pozites e "poziciononi" veten shume me lart se cdo anetar tjeter,(s'do mend ky muhabet) por nese ju vazhdoni te perhapni tema me ide te tilla pezmatike, ashtu si kjo ne fjale, ne Forum, atehere forumi do te braktiset prej anetareve (te cilet e mbajne gjalle) ashtu sic ka ndodhur deri me sot.

  17. #16
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    eshte me mire te pasqyrosh kulture debati sesa te flasesh per te e mos ta zbatosh.

    Disa e fillojne mendimin e tyre me mos flisni kur nuk dini gje dhe ne raste te tjera kur kane marre nje informacion per nje teme perkatese qe mbeshtet mendimet e tyre i ndryshojne titullin temes qe ti pasqyroje ato.

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e arsen
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    12

    Keshilla te zgjuara ato te Albos ,vertete.

    pershendetje te gjitheve! Jam antar i ri ne kete forum ,por i lumtur tek lexoj shume gjera te lehta per tu kuptuar ,por te veshtira per ti ditur.Te gjitheve besoj na ka ndodhur qe kur degjojme nje shprehje te mencur te na duket nje fjali qe ne te vertete e thote cdokush,por ne fakt ka aq shume vlere ,kuptim dhe s'do ishte keq qe ta vinim ne zbatim ne ndonje cast ku do nevoitej.

    I uroj fat Albos ,dhe e falenderoj per kshillat e tij sepse e ndjej se me kane sherbyer.




    me respekt arseni

  19. #18
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Mendoi se:debati i mirfillt ėshtė shkencė,e qė nė vete pėrmban artin dhe kulturėn.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-01-2016 mė 13:10

  20. #19
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    3. Kerkoni ndihmen e stafit te forumit kur ofendoheni

    Sa here qe dikush ju ofendon hapur me fjalet me te uleta, mos iu pergjigjni me te njejten monedhe por njoftoni stafin e forumit per kete incident. Stafi i forumit do te nderhyje duke i terhequr vemendjen personit qe ju ka ofenduar, dhe ka per te fshire edhe ofezat karshi jush. Duhet ti rezistoni tundimit per tiu pergjigjur me te njejten gjuhe te tille personave.


    Albo pershendetje:

    Te kam cituar kete pjese ku veprimi ka qene i kundert nga sa shkruhet me siper nese nuk gaboj.
    Pra pyetja ime: A zbatohen kjo pike ne menyre korrekte? apo kjo zbatohet sipas preferences suaj dhe thashethemeve te stafit tuaj qe skane argument apo fakt.
    Pra Albo djali kur merr mundimin te ndertosh nje mini kushtetute per kete forum te bukur mundohu mos biesh ne kontradikte me ate cka shkruan.

    Etika duhet te zbatohet me vepra ne forumin tuaj dhe jo vetem me shkrime te llustruara bukur.

    Dito.

  21. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    397
    Dito thnx persh keshillen qe po ju jep forumistave
    Une per vete debat llogaris biseden kur ka edhe mendime pro dhe kunder teje,une per vete jam shume gjakeftofte dhe beje debat te ftofte debat qe nuk duket i vrazhed po gjithmon e them ate qe dua,ndresa sa a duhet te ju kthehet njerezve me te njetin monedh une mendoj qe jo, e para cdo njeri ketu eshte personalitet ne vete dhe ka mendim te vetin,cdo njeri mendon se ai e ka mire keshtu duhet len se njerezit me se shumti rrezohen ne rrafsh gjyshja jem e thote keshtu qe une i le te bejn cte dojne nuk iu kthej as 1%,kjo eshte pjese e edukates se familjes time,dhe e kultures te popullit time

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Rinia dhe kultura gjuhėsore
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •