Postuar mė parė nga
Borix
Druaj se ketu ka nje gabim konceptimi te debatit. Kur nje diskutim eshte i zhveshur, atehere ndodhin brohoritjet e ndersjella, sic u referohesh ti. Nje diskutim behet i zhveshur, atehere kur linja e arsyetimit e diskutanteve nuk rrjedh logjikshem. Me specifikisht, pohimet e bera gjate diskutimit nuk jane mjaftueshmerisht logjike, ose te arsyetuara. Kjo do te those se, nese nje diskutant pohon dicka dhe nese ky pohim nuk ka nje strukture ku te mbahet (shembuj, evidenca logjike, evidenca fizike, shkencore, sociale, etj.), atehere diskutimi (debati) degradon ne piken e brohoritjeve, fyerjeve, grushtave (sidomos neper kuvende). Keto te fundit nuk pranohen si argumenta, sepse, sic eshte shkruar edhe ne hyrje te Akropolis, injoranca nuk pranohet si argument.
Mund te jesh sa te duash i ftohte, i eger, etj., por per sa kohe qe pohimet e tua (diskutimi yt) nuk eshte i arsyeshem, atehere mos prit te vleresohesh nga mendjet e shendosha (pasi mendje te tjera mund t'ju duartrokasin).
Ky pohim eshte nje shembull i asaj qe sapo shkruajta, sepse meqenese ky pohim nuk eshte i argumentuar, atehere nuk mund te jete i arsyeshem, dhe per pasoje vertetesia e tij nuk mund te pranohet. Nese pretendon se pohimet e tua (jo te tuat specifikisht) jane te verteta por nuk ke kohe te zgjatesh me nje diskutim te detajuar, atehere zgjidhja eshte fare e thjeshte - mos u perfshi.
Krijoni Kontakt