Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Bullgaria dhe Rumania - dy anëtaret e reja të BE-së

    Pasojat gjeopolitike të integrimit evropian të Rumanisë dhe Bullgarisë



    Më 1 janar 2007, kufiri lindor i Bashkimit Evropian do të arrijë në Detin e Zi: integrohen Bullgaria dhe Rumania. Territori i Bashkimit Evropian rritet me rreth 350 mijë kilometra katror, ndërsa popullsia e 27 vendeve anëtare arrin pranë 500 milionëshit, prandaj ky hap i ri përpara drejt zgjerimit do të ketë pasoja gjeopolitike dhe ekonomike të rëndësishme. Tulio D’Aponten, autor i raportit vjetor të Shoqërisë Gjeografike Italiane, që merret pikërisht me pasojat e zgjerimit evropian, shprehet kështu:

    Është saldimi i skajshëm i Lindjes, saldohet zona e Detit Kaspik. Po flasim për serbatorin e madh e të ri energjitik, që Federata Ruse vendos në peshore për të kundërshtuar prirjet centrifuge pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik. Tani, ky element – për dikë nëpërmjet shantazhit, për të tjerët nëpërmjet mjetit energjitik – arrin që të rikompaktësojë dhe t’i japë fuqi kontraktuale Federatës Ruse. Bullgaria dhe Rumania janë kufiri i skajshëm, nëpërmjet të cilit kalon ky fluks energjitik, si gazi, ashtu edhe nafta, e që pastaj drejtohet për në Turqi. Këtu hapet sërish kapitulli nevojës për të përfshirë në Evropë edhe Turqinë. Nga ana tjetër, ekziston nevoja e ballancimit me interesat amerikane ndaj vendeve të reja të pavarura në zonën e Kaspikut. Që këtej, kuptohet se integrimi në Evropë ka vlerë gjeopolitike: e bën Evropën të aftë për të qenë ndërmjetësuese dhe bashkëbiseduese në planin energjitik, apo në marrëdhëniet Lindje-Perëndim.


  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Bullgaria dhe Rumania - dy anëtaret e reja të BE-së

    Bullgaria dhe Rumania do të jenë nga 1 janari i 2007-s dy anëtaret e reja të Bashkimit Evropian. Për të dyja vendet ky është një hap historik

    "Dua të shpresoj se për ne do të ketë një të ardhme më të mirë." "Ne besojmë se është diçka e mirë." "Po ne e dimë se shumica e shteteve në Evropë bëjnë pjesë në B". Unë shpresoj se prej kësaj do të dalë diçka e mirë"- thonë disa maturantë rumunë. Për maturantët rumunë me njohuri të gjuhëve të huaja pranimi në BE i Rumanisë është hap mjaft pozitiv. Ata mund të studiojnë jashtë shtetit dhe të kërkojnë punë në ekonominë rumune, aktualisht në lulëzim. Qytetarë të rinj, me shkollim të mirë mund të gëzohen me të drejtë për futjen në Bashkimin evropian.

    Në Bukuresht dekorimi për krishtlindjet u bë qëllimisht me drita blu me yje të verdhë, simbole të BE-së që krijuan një atmosferë vërtet të mirë në kryeqytet. Por në fshatra të del parasysh një pamje tjetër. Rreth 3 milionë fermerë nuk do të munden të mbijetojnë dot konkurencën e mprehtë evropiane. Për fat të mirë, shumica prej tyre janë në një moshë jo aq të re, ata do të dalin në pension dhe tokat e tyre do t'ja japin me qira fermerëve të mëdhenj. Por edhe këta janë të pasigurtë, dhe nuk e dinë se si të gjejnë burimin e subvencioneve të Bashkimit Evriopian. Martin Szegedi që drejton një fermë me 160 hektarë tokë, thotë se ata nuk i njohin edhe aq mirë rregullat e reja: "Ajo që dimë është ekzotike. Nuk lejohemi të bëjmë raki si deri më tani, nuk do të therim derrat sipas metodave të deritanishme. Para pak kohësh kemi marrë subvencione për secilin hektar të mbjellë me drithëra, por çfarë do të marrim në të ardhmen këtë nuk e dimë."

    Rumania është vërtet në gjendje që të shpërndajë fondet e subvencioneve nga Brukseli me besueshmëri dhe aty ku duhet. Në këtë pikë si Rumania ashtu edhe Bullgaria po vëzhgohen ende nga Bashkimi Evropian. Me pranimin e këtyre vendeve në BE, anëtarë të Bashkimit Evropian bëhen edhe 3 milionë romë. Shumica shumë të varfër. Fëmijët romë më shpesh shkojnë të mbledhin hekurishte të vjetra se sa në shkollë. Edhe sigurimi shëndetësor për ta është keqësuar pas rrëzimit të komunizmit. Në Bullgari gjendja u keqësua prej asaj kohe kur shteti la pas dore përkujdesin ndaj familjeve rome me shumë fmëijë. Partia radikaliste, Ataka, me fyerjet ndaj romëve arriti të futen edhe në parlamentin bullgar.

    Një banor i lagjes së varfër rome në Sofia reagon i zemëruar: "Sigurisht që punët nuk do të behe më mire me futjen në Bashkimin Evropian. Ata do të ndërtojnë një gardh përqark rajonit tonë me qëllim që të na fshehin nga Bashkimi evropian. Kështu ne jemi të izoluar me qëllim që t'ja hamë kokat njëri-tjetrit." Nga ana tjetër Bullgaria kritikohet nga BE-ja sepse ende nuk e ka nën kontroll fenomenin e korrupsionit. Ndërsa Rumania ka bërë një hap pozitiv dhe ka ndërkohë një nga ligjet më të ashpra në Evropë kundër korrupsionit. Ministrja e drejtësisë, Monika Macovei përndjek madje edhe politikanë të lartë. Aktualisht ish-kryeministri, Adrian Nastase përgjigjet ndaj akuzave për korrupsion para gjyqit:

    Megjithatë në jetën e përditshme, bakshishet ndaj mjekëve apo zyrtarëve janë ende të pranishme si Bullgari ashtu edhe në Rumani. Në Bullgari ende nuk është zbardhur një nga vrasjet më spektakulare me porosi. Për të flitet edhe në Bruksel. Prej vitesh bandat e mafies bullgare zhvillojnë luftë të hapur në rrugë, por gjykatësit dhe policët nuk janë ende aq të përgatitur për një luftë të një kalibri të tillë, mendon gazetari, Yovo Nikolov, i cili hulumton edhe në ambientet e mafias: "Problemi kryesor është se këtu nuk është bërë ende një ndjekje penale ashtu siç duhet ndaj krimit të organizuar. Sistemi ynë i drejtësisë ka dështuar në kët pikë, nuk kishte ligje të cilat t'i tregonin vendin organizatave të krimit të organizuar. Kështu ata kishin kohë këto dhjetë vite, që të mblidhnin para, të bënin pastrimin e tyre dhe t'i investojnë tani në ekonominë normale."

    Sipas këtyre zërave mafiozët kanë ndërtuar hotele në brigjet e Detit të Zi, hotele që janë mjaft të dashur edhe për turistët gjermanë. Megjithë problemet, Rumania dhe Bullgaria janë vende në rritje e sipër. Pranimi në BE është për to i vetëkuptueshëm, sepse këto vende e kanë pare gjithmonë veten si pjesë të Evropës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Nder kushtet qe ju eshte ven shteteve per ne EU ishte stabiliteti ekonomik.
    Stabiliteti ekonomik po marr nje shembull eshte, kur ti te punosh 10 vjet dhe te kesh mundesi te blesh nje shpi.
    Ne shqiperi duhet te punosh 100 vjet dhe tua lesh amanet femijve qe edhe ata te mbedhin lek dhe ta blejn nje shpi se ndryshe se blen dot.
    Pra stabiliteti ekonomik esht qe me rrogen qe merr te mundesh te jetosh dhe rumanija ,bullgarija e arriten kete gje ndaj dhe u pranun.{ky ish 1 nder kushtet }
    Me rrogat ne shqiperi ska nevoj per komente se cfar mund te blesh ne fund te muajit.
    .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Seriozisht qysh jetojn njerezit ne shqipri?
    Me sa kam degjuar dhe un, rrogat jan shume te uleta dhe cmimet e gjerave ne qiell. Se kur do rregullohet ajo shqipri nje zot e di.

    Pranimi ne BE eshte nje nga problemet e fundit qe ka shqiperia tani.

  5. #5
    FiErAk4EvER Maska e ILLUZION
    Anëtarësuar
    27-12-2006
    Vendndodhja
    united state of america
    Postime
    29

    Wink

    Citim Postuar më parë nga FierAkja143
    Seriozisht qysh jetojn njerezit ne shqipri?
    Me sa kam degjuar dhe un, rrogat jan shume te uleta dhe cmimet e gjerave ne qiell. Se kur do rregullohet ajo shqipri nje zot e di.

    Pranimi ne BE eshte nje nga problemet e fundit qe ka shqiperia tani.


    kur te fluturoj gomari do regullohet shqiperia ciao
    PrOuD To Be AlBaNIAN

  6. #6
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Lol ILLUZION Dhe ketu e solle koken yllo.......welcome here...kiss/bro




    Lol Shqiperia thote...Shqiperia eshte rregullu shume por ce do njerzit nuk punojne se kuptoi mese rrojne/vishen/keta njerez.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Polonia eshte me keq se Rumania dhe Bullgaria por u pranua ne BE

    Pranimi ne BE eshte me shume problem politik sesa ekonomik

    Turqia eshte nje shtet qe ka standarte jetese me te mire se gjitha shtetet ish komuniste nuk e pranojne ne BE

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Bullgaria dhe Rumania hyjnë në Bashkimin Evropian

    Kanë mbetur edhe pak orë kur Bashkimi Evropian do të pranojë edhe dy anëtare të reja në familjen e saj, Bullgarinë dhe Rumaninë. Në këto dy vende sot po qëndrojnë zyrtarë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian. Pas bujës që është bërë me zgjerimin e fundit me 10 anëtare të reja, Bashkimi Evropian ka bërë presion jashtëzakonisht të madh në këto dy vende të Ballkanit që të sigurohet se ato janë të gatshme t’i bashkohen Unionit prej 25 shteteve.

    Edhe vet bullgarët ende nuk janë të sigurt nëse janë plotësisht të përgatitur për t’u integruar në Bashkimin Evropian. 50 për qind e bullgarëve janë të mendimit se aderimi i Bullgarisë me BE-në do t’i sjellë vendit ndryshime pozitive. Pjesa tjetër shqetësohet për të ardhmen. Çdo i dytë mendon se do të bëhet më i varfër pas aderimit, mirëpo në të njëjtën kohë 63 për qind mendojnë se ekonomia e Bullgarisë do fillojë të lëvizet lart pas një janarit të vitit 2007. Këto janë të dhëna të një hulumtimi të një agjencie për studime sociologjike bullgare. Njerëzit në vendbanimet më të vogla dhe ata të cilët merren me bujqësi janë shumë të shqetësuar. Sipas hulumtimit ndoshta te këta njerëz ndikon fakti se banojnë në vendbanime më të vogla, si dhe informacioni i pamjaftueshëm. Lucia Montanaro-Jankovski, një analiste në Qendrën Evropiane për Politikë në Bruksel dhe ajo konsideron se ka ende shumë punë të bëhet në Rumani dhe Bullgari. “Këto vende ende kanë shumë gjëra ti adresojnë, si në gjyqësi dhe cështje tjeta – ende po e dëshmojnë luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë Lucia Montanaro-Jankovski për agjenci të lajmeve.

    Fakti që Rumania dhe Bullgaria, sipas analistëve janë dy vende më të varfëra se shumë fqinjë të tyre të Bashkimit Evropian nuk duhet të jetë shqetësues për vendet perëndimore. Bile këto vende mund të përfitojnë nga kjo situatë duke investuar në Bullgari dhe Rumani. Dhe tjetri fakt është se me zhvillimin e këtyre vendeve, ato do të mund të konsumojnë edhe më shumë produkte të anëtareve të vjetra të BE-së. Kushti më i dhimbshëm që duhet ta plotësojë Bullgaria është mbyllja e reaktorëve nuklear të energjisë. Energjia elektrike e prodhuar nga centrali atomik bullgar plotëson afro 90% të pamjaftueshmërisë së energjisë elektrike në rajon gjatë dimrit. Mbyllja e dy reaktorëve të “Kozllodujit” me fuqi të përgjithshme 880 megavate nuk do t’i lejojë Bullgarisë të eksportojë energji pas fillimit të vitit 2007. Përpos se do t’i humb bullgarisë shumë të hyra, sipas llogarive të bëra kjo mund të shkaktojë krizë energjetike në rajon.

    Rumunët dhe Bullgarët kanë kaluar me vite të tëra duke u përpjekur që të hyjnë në familjen e madhe evropiane. Pastaj përpjekjet vazhdojnë në vitin 1999 ku Rumania e merr seriozisht procesin integrues, ku pasojnë një sërë marrëveshjesh mes këtij vendi dhe institucioneve të BE-së. Kjo rrugë e Rumanisë vazhdon deri më sot, vetëm disa orë para anëtarësimit të saj në BE. Rruga e Bullgarisë për integrim fillon me nënshkrimin e një marrëveshje për bashkëpunim tregtar në Bruksel mes zyrtarëve bullgar dhe këshillit të Ministrave të BE-së 16 vjet më parë në viti 1990. Pasojnë edhe shumë marrëveshje tjera mes bullgarisë dhe institucioneve evropiane derisa komisioni evropian të konstatojë se Bullgaria është e gatshme të anëtarësohet më 1 janar 2007 por me disa kushte. Analistët vlerësojnë se përkundër disa telasheve të vogla që u përmenden integrimi në BE do të sjell përfitime të mëdha për këto dy vende në të gjitha fushat, pasi që këto dy vende janë konsideruar si vende të varfra krahasuar me vendet evropiane, por në të njëjtën kohë edhe Bashkimi Evropian do të përfitojë pasi që tregu i saj tash është më i madh edhe për disa dhjeta miliona njerëz.

    RTK LIVE
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Citim Postuar më parë nga evertet
    Polonia eshte me keq se Rumania dhe Bullgaria por u pranua ne BE

    Pranimi ne BE eshte me shume problem politik sesa ekonomik

    Turqia eshte nje shtet qe ka standarte jetese me te mire se gjitha shtetet ish komuniste nuk e pranojne ne BE

    Nuk jane standartet ato qe te fusin, por jane aplikim/perpuqa e ligjeve Europeane me ate te atij shteti! Turqia ka shum probleme (fetare/edhe ligjore) ato duhet te mandetojne shum ligje para se te konsiderohen per ne EU. Persa i perket Rumanise/Bullgarise- kane vertetuar qe ekonomikisht/ligjerisht jane te zotit (kete kuptihet) e bejne kokat e shtetiti! Tani shiko ke kemi koka shteti neve..edhe athere pyet veten se kur do futemi...
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga evertet
    Polonia eshte me keq se Rumania dhe Bullgaria por u pranua ne BE

    Pranimi ne BE eshte me shume problem politik sesa ekonomik

    Turqia eshte nje shtet qe ka standarte jetese me te mire se gjitha shtetet ish komuniste nuk e pranojne ne BE
    Plotesisht pajtohem me ju, se keta te bashkimit europian i kane pranuar Rumanine dhe Bullgarine per shkaqe politike, se sa ne te vertete keto dy shtete e kane merituar te hyjne ne bashkimin europian. Gjithashtu eshte fakt, qe ne Turqi standardet jetesore jane me te larta se sa ne ne Rumani dhe Bullgari, besa me te larta se sa edhe ne shume shtete qe jane ne Bashkimin Europian.

    Vetem nje gje mendoj qe Bashkimi Europian me futjen e Rumanise dhe Bullgarise ne gjirin e saj, ka tenedence qe ne cdo kusht ta ngushtoje Rusine, pra qe Rusia te jete ma large Serbise.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  11. #11
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB
    ....Gjithashtu eshte fakt, qe ne Turqi standardet jetesore jane me te larta se sa ne ne Rumani dhe Bullgari, besa me te larta se sa edhe ne shume shtete qe jane ne Bashkimin Europian...
    Standarded nuk maten vetem ne Stamboll, Ankara, qytetet kryesore apo qendrat
    turistike. Bile dhe ne Stamboll jashte lagjeve turistike, pjesa tjeter eshte pocaqi,
    mbushur me bidonvile balt e qerpiç. Te pakten kete pershtypje me kane lene mua.

    Gjithashtu, "standardi i jeteses" nuk eshte vetem te hashe arapash me droboçka
    e mish te pjekur, ka dhe shume gjera te tjera te cilat Turqia nuk mundi ti
    arrije megjithe perpjekjet e levizjes "oksidentalizuse" te Qemal Ataturkut.

    Bullgaria dhe Rumania ndoshta kane me pak "salltanete" se Turqit, por nga ana
    tjeter kane nje popullsi te alfabetizuar/kualifikuar ne nivele te larta, dmth me nje
    potencjal afat gjate shume here me te forte se shumica e anadollakeve qe kane
    dhjetra vjete emigrim ne Perendim dhe akoma vrasin per "nder" çupat!

    Ne si Shqipetar u gjendem ne nje situate katastrofike ne 90-en nga ana
    ekonomike. Popullit, siç i thone andej nga Dardania, as i "ndiente" per
    "standarded politike" te Evropes. Instikti e shtynte drejt "drites", "parajses"
    se Perednimit me ç'do mjet, ne fillim per nje pal atlete te bardha, nje magnetofon,
    nje tv me ngjyra; me pas makina, shtepia, vila, ...
    Fatkeqesia ne kete mes ishte se asnje nga "politikucet" tane nuk dinin se
    ç'ishin "standarded e Evropes", perkundrazi, na kthyen ne epoken e Gjergj
    Elez Alise e Lek Dukagjinit.

    Vone e moren vesh mileti se "Evropa" s'kerkonte nga ne te beheshim Zvicer para
    se te na pranonte si antare, thjesht donte qe te vinim ne udhe standarded e saj;
    zgjedhjet e lira, sigurine e jetes, institucjone serjoze, sjellje njerezore e jo
    kafsherore (vrasje per nje fjale goje sikur jetojme ne malesite Pashtunit) ...

    Nejse, nuk eshte per tu mburrur por akoma me duket se nuk kemi kuptuar gje;
    ashtu si Turqit nxjerrim ne pah "ekonomine" se kemi "mercedesa" e hame
    mish te pjekur ne hell nderkohe qe mentalitetin e kemi te perbashket,
    harbut milet!

    Rumaniet dhe Bullgaret jane shume large nesh si Shqiptare apo Turq ne lidhje
    me "standarded Evropjane".

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Habitem perse shume nga ju shqetesoheni me shume per turqine se sa shqiperine.....
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  13. #13
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Habitem perse shume nga ju shqetesoheni me shume per turqine se sa shqiperine.....
    "500 vjet bashkejetese nuk behen asha Ismail bej" lol,
    Puna eshte se as rumania e as bullgaria nuk jane gati per kete hap. Eshte thjesht biznes, hapje e tregut dhe afersisht 40 milion fuqi blerse. Shqiperia ka vetem 3 milion (tere jeten 3 milion do ngelemi ne) pra dhe interesi ekonomik eshte me i vogel se sa ne 2 te parat. Per nga makroekonomia qe te 2-ja jane perpara Shqiperise ndersa nga mikroekonomia, nuk do beja ndonje ndryshim te madh. Rrogat buxhetore jane aty aty me tonat.
    Vjet kur isha per vizite ne Rumani ne nje shok qe studion atje, pashe ne nje fshat , se si beheshe sapuni nga dhjami i derrit me sode kaustike. Ne kete nivel jane fshataret rumune. Analfabete rumune ka sa te duash-kryesisht fshatare, por qe perbejne nje perqindje te larte te popullsise.
    Por ajo qe na bejme te dallohemi nga keto 2 shtete eshte mentaliteti
    Kur te ndryshojme kete atehere do kemi shprese.

  14. #14
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nje menyre per tu futur ne grazhd (me falni ne Europe) eshte te qerohen disa nga kompanite e huaja eq duan ta kthejne ate qe ka mbetur nga Arnautistani ne hale.....
    P.Sh Tecet, depozitat e naftes, licencat per ta kthyer Shqiperine ne depozite skoriesh te cdo lloji etj.....
    Ne i duhemi Europes si kosh plehrash, dhe Natos si mish per top!
    Te mundohemi ta shesim tajaren pak me shtrenjt!
    Ne me keq se jemi nuk behemi, ne keto rrethana, ne i kemi nevoje ata me pak se ata ne.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e DIaVoLeTTo
    Anëtarësuar
    27-09-2002
    Vendndodhja
    Rumani
    Postime
    32
    Interesat drejt integrimit ne B.E eshte politike dhe ekonomike dhe Rumania ishte e pergatitur pak a shume nga te dyja anet per te hyre ne BE. Keto 5 vitet e fundit ka ecur shume perpara dhe ka arritur standartet te caktuara nga Europa, por kryesorja qe i dha shume pike Rumanis drejt BE-s ishte lufta kunder korupsionit.(sepse e di cfare korupsioni ka qene para 10 vjetesh ku mund ta blije nje rumun per 5 leke edhe e di si eshte tani, ku ke frike te besh edhe gjen me te vogel te paligjshme) Ndersa per integrimin e Shqiperis ne B.E me vjen keq qe po e them sepse ne nje te ardhme edhe une atje do jetoj por jemi akoma shume mbrapa!
    Edhe nje gje tjeter Rumania nga niveli i kultures dhe i mentalitetit eshte me perpara se shume vende te tjera qe jane tashme me Europe (qe eshte shume pozitive nqs do te bashkohesh me U.E)
    "Zemra njeh arsye
    qe arsyeja nuk i njeh."

  16. #16
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Unë personalisht jam i bindur se procesi i integrimit Bullgari dhe Rumani nuk u mbyll me 1 janar por vijon me një intensitet në rritje pas kësaj dite historike.

    Kuptohet që pjesa më e madhe, kryesisht e rumunëve, shpreson në një të ardhme ekonomike më të mirë, por kjo sigurisht nuk do të ngjasë menjëherë.

    Besoj se Bullgaria dhe Rumania do të jenë të afta të sjellin në shtëpinë e madhe evropiane diçka që mund të pasurojë të mirën e përbashkët të kontinentit.

    Personalisht jam i bindur se këto dy shtete hyn në Evropë në një çast kur këto po kërkojnë ende identitetin e tyre, dhe kjo do të thotë se vendi i tyre hyn në Evropë në momentin e duhur. Kësisoj Bullgaria dhe Rumania do të mund të japin kontributin e tyre qoftë për plotësimin e projektit evropian, qoftë për të ravijëzuar tiparet kryesore të karakterit, shpirtit evropian.

    Po ashtu Sibiu, një nga qytetet kryesore të Rumanisë, është zgjedhur së bashku me Luksemburgun kryeqytet i kulturës evropiane për 2007. I populluar nga pakica hungareze dhe gjermane, ardhur pikërisht nga Luksemburgu, Sibiu është një mozaik kulturash evropiane. Krahas tjerash programi i ngjarjeve kulturore në Luksemburg parashikon edhe një shtegtim të quajtur “ Shtegtimi i Krishtit të buzëqeshur” nëpër shenjtnore të ndryshme në Gjermani dhe Belgjikë.

    Sa për dijeni duke filluar nga 1 janari 2007 numri i banorëve të BE-ian arriti në thuajse një gjysëm miliardi. 25 vendeve që bënin pjesë në familjen e madhe evropiane iu shtuan edhe Rumania e Bullgaria. Tani gjithsej janë 27 shtete evropiane.



    by NoName

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Rumania dhe Bullgaria anëtarësohen në BE
    Nga *Babygirl* në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 15:53
  3. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  4. Bullgaria e Rumania nënshkruajnë zyrtarisht anëtarësimin në BE
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2005, 08:19
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •