... lindi nė Tiranė, mė 25 maj tė vitit 1942. Kreu shkollėn e mesme tė pėrgjithshme dhe njė kurs tė lartė pėr gjuhėn frėnge. Nė vitin 1960 u dėnua me 4 vjet burg pėr agjitacion e propagandė. Mė pas, pėr motive politike iu hoq e drejta e botimit dhe u pa gjithmonė si njeri i dyshimtė nga regjimi komunist. Ka shkruar dhe botuar poezi, tregime dhe ka punuar me pėrkthime letrare. Ndėr veprat e Piro Kuqit, pėrmėnden :
- Botė e pėrgjakur (1998);
- Blatimi (2001);
- O sa lule, o sa ngjyra (1998).
- Netėve - prozė poetike
Fragment nga proza poetike
'Netėve'
'...Shpesh herė zgjohem netėve. Dua tė fle. Kujtimet mė buisin nė kokė. Shikoj draprin e hėnės. Ajo varet si njė hajmali nė gjoksin e qiellit. Jam vetėm me hėnėn pėrballė, kaq larg e kaq afėr njėri-tjetrit. Dua tė zgjas dorėn, tė rrėmbej draprin e saj dhe tė korr kujtimet. Pastaj tė fle, tė fle
Por, duke kaluar nėpėr llagėmin e thellė tė natės, vjen frymėzimi. Ai vjen tek unė nė mėnyrė tinzare, prek si me shkop magjik, kujtimet dhe ato hedhin valle para syve tė mi. Dua tė thėrras nė ndihmė, megjithė mushkėritė e mia, gjumin, harrimin. Po ndjej njė shtrėngim nė gjoks. O Zot! Pėrse u dashka tė rijetoj ato qė kam jetuar? Pėrse u dashka tė vuaj sėrish ato, qė i kam vuajtur njėherė? Mbyll sytė. Po vallja e kujtimeve sillet rreth meje mė kryeneēe dhe ironike. Ajo ironizon dėshirėn time pėr gjumė, pėr harrim. Ajo mė sugjeron vetėm njė zgjidhje: tė kap stilolapsin dhe tė shkruaj. Kujtimet nuk duan tė vdesin. Nė botė ēdo gjė vjen njė moment dhe vdes. Pėr mua ky ėshtė njė moment dhe vdes. Pėr mua ky ėshtė i vetmi ngushėllim. Po kujtimet, duke mos pranuar vdekjen, mohojnė kėtė ngushėllim. Ndez dritėn. Shikoj pezhishkat e merimangave tė varura nėpėr qoshe. Vetė nata ėshtė njė merimangė e madhe dhe unė pėrpėlitem nė pezhishkėn e saj. Siē duket kujtimet e dinė kėtė, prandaj mė nxisin ti hedh nė letėr, qė tė mos vdesin bashkė me mua. Unė orvatem tė shkruaj. Hajmalia e hėnės qė varet nė gjoksin e qiellit, sikur varet dhe nė gjoksin tim. Kujtimet braktisin vallet dhe vėrshojnė mbi letrėn e bardhė. Unė dua qė tė kenė durim, tė mbajnė radhė, ashtu siē kishim durim nė burg, kur na numėronin rojet, kur ktheheshim nga puna rraskapitėse, ashtu siē mbanim radhė me tasin nė dorė pėrpara kazanit me lėtyrė
'
Krijoni Kontakt