Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Hans Zimmer

  1. #1
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483

    Hans Zimmer

    Hans Zimmer

    Nje nga kompozitoret me te famshem dhe me influence ne boten e muzikes per filma (OST). Disa nga filmat me te famshem te kesaj dekade (dhe jo vetem) kane muzike te tij. Hans Zimeer konsiderohet nga te paret qe kombinoi elemente ethnic, instrumentale dhe electro. Eshte vleresuar me 7 Golden Globes‚ 7 Grammys and Oscars per nje seri filmat; midis tyre “Rainman”‚ “Gladiator”‚ “The Lion King”‚ “As good As It Gets”‚ “The Preachers Wife”‚ “The Thin Red Line‚” “The Prince Of Egypt” and “The Last Samurai”.

    BIO
    Lindur ne Frankfurt (Gjermani), fillimisht me tendenca ne muziken pop. Bashkepuntor me grupin "The Buggles", videoja e tyre "Video Killed the Radio Star" ishte video e pare luajtur nga kanali muzikor MTV ne 1980. Gjate kesaj kohe ne Londer (UK) filloi te bashkepunonte me kompozitorin e muzikes per filmat Stanley Myers (nga i cili infuencohet shume) por dhe me disa projekte te tij solo. Gjithashtu bashkepunon dhe me David Byrne ne muziken e "The last emperor", kryevepres se Bertoluccit. Ne 1988 krijon soundrack te filmit "Rain Man" (D. Hoffman, T. Cruise); filmi fiton Oscar dhe Zimmer kandidaturen e pare per Oscar ne kategorine e kolonave sonore. ne 1989 krijon OST e "Driving Miss Daisy" (M. Freeman), nje tjeter film qe fiton Oscar. disa vjet me vone, me muziken e "Lion King" (Disney) konfirmohet si nje nga kompozitoret me te mire ne Holliwood; ky album shet mbi 15 millione kopje, Zimmer vleresohet me nje Golden Globe, 2 Grammy etc.
    Ne kulm te karieres organizon ne Santa Monica (California) nje institut/think-tank muzikor, perqendruar kryesisht ne/rreth muziken OST. Afersisht gjate kesaj kohe fillon dhe bashkepunimi i tij me Lisa Gerrard(gjysma e Dead can dance). nje nga krijimet e tij gjate kesaj kohe eshte dhe OST dhee "The rock" (Connery, Cage, Harris). Ne 2000, "Gladiator" shet mbi 3 millione kopje dhe behet re-release nje album i dyte “Gladiator: More Music From The Motion Picture”. gjithashtu, gjate kesaj kohe prodhon dhe muziken per "Mission: Impossible 2", "Pearl Harbor"‚ The Ring", "Hannibal"‚ "Black Hawk Down", "Backdraft" etc. Ne 2003 Zimmer krijon muziken per "The last samurai"; ky OST eshte i 100ti i tij dhe vleresohet perseri me nje Golden Globe. Deri sot ne Hans Zimmer ka krijuar muzike dhe per "Shark's Tale"(Dreamworks), "Batman Begins" (Warner) dhe "Madagascar" (Dreamworks) etc.


    Discography

    Me poshte disa nga albumet/OST me te rendesishme

    1985 - My Beautiful Laundrette
    1987 - Castaway
    1988 - Rain Man, A World Apart
    1989 - Driving Miss Daisy
    1991 - Backdraft, Thelma and Louise, White Fang
    1993 - House of the Spirits, True Romance
    1994 - The Lion King, Renaissance Man
    1995 - Crimson Tide, Beyond Rangoon
    1996 - The Rock, The Preacher's Wife
    1997 - The Prince Of Egypt, As Good As It Gets
    1998 - The Thin Red Line
    2000 - Gladiator, Mission: Impossible II
    2001 - Black Hawk down, Pearl Harbor, Hannibal
    2002 - The Ring
    2003 - The Last Samurai, Pirates of The Caribbean
    2004 - King Arthur, SharkTale
    2005 - Batman beggins, Madagascar, The Weather Man
    2006 - The Da Vinci Code, Pirates Of The Caribbean - Dead Man's Chest


    Seriozisht, ky tipi ka nxjerre muziken e shumices te filmave komerciale te kesaj dekade. Une personalisht mendoj qe OST e nje filmi eshte shume e rendesishme: shume here ploteson ne menyre perfekte ate/messsazhin qe do te te thote/kaloje filmi. Anyway, per mua "Black Hawk down", jashtezakonisht i bukur si album/OST, gjithashtu dhe "Thin Red line", plus disa kenge nga Gladiator. Megjithese pothuajse gjithe kengen qe ka bere bashke me Lisa Gerrard jane shume ok.

    Me shume per Hans Zimmer:

    http://www.hans-zimmer.com
    http://en.wikipedia.org/wiki/Hans_Zimmer
    http://www.allmusic.com/cg/amg.dll?p...e08b5z4bsqe~T2
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  2. #2
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Eshte cik kopjac eshte pop.
    I intereson me shume te shesi sesa te beje art.
    Megjithate nuk eshte i keq.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •