panorama

--


stilistja shqiptare
interviste

Historia e vajzės nga Tirana qė u rrit nė familje sportistėsh


Ish-volejbollistja e Dinamos qė stilon rrobat e Viktoria Bekam e Paris Hilton

Ema Koja realizon ėndrrėn amerikane, por s’resht


Rezarta Delisula
Luante volejboll me vajzat e Dinamos krah Ela Tases dhe Mimoza Ibrahimit, por nė familjen e saj, e tėra sportistėsh, kishte dhe njė pasion tjetėr, rrobaqepėsinė.

E ėma, ish-atlete, bashkė me tė motrėn qepnin rrobat e tyre dhe vajza e vogėl nuk mund tė rrinte pa u interesuar. E dy preferencat e saj, sporti dhe rrobaqepėsia, rriteshin paralelisht. As ajo vetė nuk e kish menduar qė do tė mundte tė hapte nė SHBA firmėn e saj tė stilimit dhe prodhimit tė rrobave nėn firmėn “Ema Savahl”, tė stilonte rroba pėr Paris Hilton, Viktoria Bekam, Ana Kurnikovėn, Kerry Kasem...dhe shumė personazhe tė njohura nėpėr botė, tė fitonte nė vitin 2000 ēmimin stilistja mė e mirė e modės nė Paris, kryeqytetin e modės. Njė shqiptare qė realizon ėndrrėn amerikane. Kjo ėshtė historia e Ema Kojės, tiranases qė mundi tė ēajė nė tregjet e modės duke ngritur pozitivisht emrin e mirė tė Shqipėrisė. Ema e thekson faktin qė ėshtė shqiptare dhe nė websitin e saj www.emasavahl.com kjo gjendet lehtėsisht. Mes njė interviste qė Ema Koja ka dhėnė nga SHBA pėr gazetėn “Panorama”, ne do tė mėsojmė historinė e vajzės qė luante pėr ekipin kampion tė Dinamos nė volejboll dhe qė tani ėshtė fituese sėrish, por nė botėn e modės...

Si ka qenė fėmijėria juaj dhe ēfarė gjėrash ju pėlqenin mė shumė pėr sė vogli?
Unė kam qenė njė fėmijė shumė aktiv dhe gjėja qė mė pėlqente mė tepėr ishte tė vrapoja e tė luaja, sidomos t’i ngisja biēikletėn gjigande tė babit, lartė e poshtė nėpėr mėhallė.

Kur tė pyesnin tė tjerėt se ēfarė doje tė bėheshe kur tė rriteshe, ti si i pėrgjigjeshe?
Pėr njė farė kohe doja tė isha astronaute, mė vonė desha tė isha shkrimtare… edhe sot e kėsaj dite vazhdoj tė kem dėshirė tė ndėrroj profesionet.

Jeni rritur nė njė familje sportistėsh, si ju lindi dėshira pėr t’u marrė me stilim?
Unė jam rritur me tezen dhe mamin tim, tė cilat ishin mjaft tė talentuara pėr prerjen dhe qepjen e rrobave dhe nisur nga kjo, mendoj qė rrobaqepėsia ishte njė hobi qė filloi tė mė shfaqej teksa rritesha.

Keni qenė pėr disa vjet volejbolliste me Dinamon. Kujt brezi i pėrkisni dhe cilat janė emocionet mė tė forta qė ju ka lėnė ajo periudhė?
Unė isha nė bankėn e rezervave, kur Ela Tase dhe Mimoza Ibrahimi ishin nė maksimumin e tyre. Emocioni mė i fortė nė atė kohė ishte kur dola pėr herė tė parė jashtė shtetit me ekipin.

Cilat ishin vėshtirėsitė e para qė hasėt gjatė shpėrnguljes familjare nė Itali?
Me thėnė tė drejtėn isha shumė e lumtur pėr ndryshimin. Nga natyra unė i mirėpres ndryshimet. Sa mė tė mėdha janė ato, aq mė eksituese janė.

Ju ishit njė vajzė e vogėl pėr tė pėrballuar njė ndryshim kaq tė madh. Si reaguat?
Megjithėse unė emigrova nga Shqipėria komuniste, nuk isha shumė e impresionuar me Italinė e Jugut ku ne u shpėrngulėm. Reagimi im lidhej me njė dėshirė akoma mė tė madhe pėr tė parė botėn dhe pas xhiros qė doja tė bėja ishte tė vendosja ku tė jetoja. Pėr njė gjė isha e sigurt: Duhet tė jetoja nė njė qytet tė madh, jo nė provinca ose qytete tė vogla ku mentaliteti ėshtė i mbyllur dhe ėshtė kollaj tė gjykohesh.

Me sa kemi mėsuar, kur ju ishit nė Itali filloi dhe dėshira pėr t’u marrė me rrobaqepėsi e stilim...
Gjatė verės kur nuk isha e zėnė me kampionatin modeloja nė Bari Centro pėr tri linja: Blue Marine, Parah dhe Off Limit. Ēmimet e kėtyre koleksioneve ishin tė paprekshme, por ky nuk ishte problem pėr mua, qė isha rritur qė nė fėmijėri me artin e rrobaqepėsisė si pjesė e edukimit tim, ashtu si dhe shumė vajza shqiptare. Kėshtu fillova tė qepja rrobat e mija e frymėzuar nga rrobat fantastike qė po modeloja ēdo ditė. Vetėm mė vonė kuptova sa tė talentuara ishin tezet dhe mami im dhe sa shume gusto kishin. Madje kujtoj humorin e sime mėje kur shihte gardėrobėn time nė kohėn qė jetonim nė Shqipėri.

Aty ishin dhe produktet e para tė bėra nga dora juaj?
Nė fakt, kisha filluar qė nė Shqipėri.

Pas disa vitesh ju u shpėrngulėt nė SHBA. Mund tė na tregoni pse morėt kėtė vendim?
Pas njė traume nė shpatull vendosa tė marr pushim pėr njė vit nga volejbolli dhe ky ishte momenti mė i pėrshtatshėm pėr tė plotėsuar dėshirėn time pėr tė parė botėn. Mbas udhėtimit nė Evropė dhe Afrikėn e Veriut, NY City m’u duk tepėr interesant dhe ndalova atje pėr tre muaj, ku takova shumė emigrantė shqiptarė dhe nėpėrmjet tyre gjeta ca punė tė rėndomta pėr tė mundėsuar udhėtimin e ardhshėm, qė do tė ishte Miami. Kur shkova atje rashė nė dashuri me klimėn dhe mentalitetin nė Miami Beach. Pėr tė parėn herė mendova se kisha gjetur vendin nė tė cilin me tė vėrtetė dėshiroja tė jetoja.

Lidhja juaj me stilimin u rrit edhe mė shumė, pse?
Njė kombinim i koincidencės dhe domosdoshmėrisė forcoi drejtimin qė mora. Por mbi tė gjitha ishte se unė merrja kaq shumė komplimente pėr rrobat qė po vishja, sa mė erdhi natyrale me mendu pėr njė biznes nė kėtė drejtim. Sidomos fakti qė nuk kisha “Green Card” e bėnte tė domosdoshme qė tė punoja pėr veten time.

Mund tė na tregoni hap pas hapi si arritėt qė fillikat e vetme tė ndėrtoni njė atelie, ku sot punojnė rreth 30 vetė?
Janė shumė faktorėt qė ndikuan nė kėtė drejtim. Njė sekret mund tė jetė qė unė kam shumė energji dhe humb interesin kollaj nė gjėrat monotone. Nuk mė pėlqen tė rri gjatė nė zonėn e konfortit. Unė e mirėpres tė renė dhe nuk kam frikė me guxu nė diēka qė askush nuk e ka bėrė mė parė. Gjithashtu jam a good leader (drejtuese e zonja) dhe e drejtoj biznesin sikur tė ishte njė skuadėr volejbolli (faleminderit babit) dhe kėshtu “my girls” (punonjėset e mia) janė shumė eficiente. Dhe njė gjė tjetėr pėr tė shtuar ėshtė, qė unė mėsoj nga gabimet dhe zakonisht kurrė s’e bėj tė njėjtin gabim dy herė.

Si e organizoni njė ditė pune?
Sapo arrij nė atelier nė orėn 9:00, Marta, dora ime e djathė qė punon qė prej 10 vjetėsh me mua, mė pėrgatit kafen kubane qė e pimė sė bashku, duke mė informuar pėr progresin dhe organizimin e prodhimit. Mė vonė shkoj nė zyrė, ku asistentja ime pasi ka filtruar mesazhet mė jep ato pėr tė cilėt unė duhet tė kujdesem personalisht. Nga ora 11:00 punoj me modelistin dhe pasdite, nėse nuk kam ndonjė takim shkoj nė dhomėn e pikturės, ku punoj me materiale tė reja qė tė krijoj tekstura tė reja. Gjatė gjithė ditės ndėrpritem nė mėnyrė konstante nga pyetje, telefonata e takime. Nė orėn 17:30 shkoj nė palestėr dhe mė pas gėzoj familjen time.

Cilat janė ėndrrat tuaja?
Endrrat e mija janė shumė ambicioze dhe kanė pak tė bėjnė me stilimin dhe biznes. Unė mendoj qė zhvillimi shpirtėror ėshtė baza pėr tė arritur gjithēka qė ti dėshiron nė jetė. Ky ėshtė fokusimi im.

Shumė personazhe tė njohur edhe nė Shqipėri si Paris Hilton dhe Paola Abdul mbajnė nė trup veshjet e stiluara prej jush, si ndjeheni kur i shihni?
Eshtė kėnaqėsi e veēantė.

Mund tė na rendisni dhe personazhe tė tjerė me famė, qė mbajnė veshjet tuaja?
Anna Kurnikova, Victoria Beckam, Brook Burk, Lil Kim, Tyra Bangs, Kelly Clarkson, Sophia Vergara, Adriane Curry, Phoebe Price,

Cilat janė karakteristikat e stilit tuaj?
Unė jam shumė e informuar me trendet, kėshtu qė koleksionet tona janė njė interpretim i tė resė dhe hip qė po ndodh nė moment nė botėn e modės.

Cila ėshtė e veēanta e veshjeve tuaja?
Karakteristike pėr linjėn tonė ėshtė krijimi i tesuteve dhe sipėrfaqeve qė janė tė papara ndonjėherė.
Unė punoj me silikon, gomė, zamkė, prodhimin e ngjyrave e produkte tė tjera, tė cilat i pikturojmė nė tesute dhe krijojmė bluza e fustane qė nė tė vėrtetė janė vepra arti tė pikturuara njė nga njė.

Me sa kemi zbuluar nė internet, ju gjithmonė e theksoni faktin se jeni shqiptare. Sa krenare ju bėn tė ndjeheni fama qė keni arritur?
Shumė.

Sa kohė i kushtoni familjes suaj?
Unė e kam si parim qė tė punoj 8 orė nė ditė dhe jam shumė xheloze pėr kohėn time tė lirė, kėshtu qė me pėrjashtim tė udhėtimeve qė pėr momentin nuk i kam deleguar akoma, familja ka kujdesin tim total.

Keni thuajse 16 vjet qė jeni larguar nga Shqipėria, pėr ēfarė ju merr malli mė tepėr?
Pėr ritmin… Kur vij nė Shqipėri koha merr nocion tjetėr dhe i gjithė kėndvėshtrimi ndryshon. E tėrė kjo mė duket shumė rigjeneruese.

Ke menduar ndonjėherė tė kthehesh nė Shqipėri?
Akoma jo.

Ju keni njė djalė tė vogėl, a i flisni shqip?
I flas shqip dhe i tregoj pėrralla po nė shqip, por gjėja qė e intrigon mė shumė tim bir janė pėrrallat me Gjeto Bash Mujin dhe Gjergj Elez Alinė, qė edhe pse ia kam treguar 100 herė, ai nuk ngopet kurrė. Nė mendjen e tij Shqipėria ka njė perde mistike dhe ai mendon qė tė qenit shqiptar ėshtė diēka speciale.

Nėse do tė ktheheshim prapa nė kohė, do tė zgjidhnit sėrish profesionin e stilistes apo keni ndonjė ėndėrr tjetėr?
Nė qoftė sė nuk do tė ishte stiliste do tė ishte njė formė tjetėr arti.

Si e shihni zhvillimin e Shqipėrisė nė kėto vite?
Shqipėria po ecėn e do te ecė pėrpara shumė shpejt. Unė uroj megjithė zemėr qė zhvillimi tė jetė i balancuar si nga ana ekonomike, shpirtėrore dhe artistike.

Po pėr modėn qė ndjekin vajzat shqiptare?
Unė mbeta e impresionuar, nė sensin pozitiv, nga bukuria dhe stili i vajzave tona.

Ndėr planet tuaja ekziston mundėsia e hapjes sė ndonjė dyqani apo atelieje nė Tiranė?
Ndoshta nė tė ardhmen.



Profesor Xhela, legjenda nė volejbollin pėr meshkuj

I ati i Emės ėshtė njė emėr mjaft i njohur nė botėn sportive, nė fakt ata janė njė familje e tėrė sportistėsh. Njė kėnd nė shtėpinė e tyre e kanė zėnė shumė kupa e medalje tė fituara gjatė kampionateve. Vangjel Koja ka qenė trajner pėr 45 vjet i ekipit tė volejbollit tė Dinamos pėr meshkuj, Sanija gruaja e tij atlete e basketbolliste, Ema volejbolliste dhe djali vazhdon aktualisht tė jetė trajner i kategorive tė larta B1, B2 nė Itali. Dhe pse ka hequr dorė nga drejtimi i ekipit si pasojė e moshės, kur ecėn rrugės ish-trajneri s’mund tė kalojė pa u vėnė re nga shumė njerėz, tė cilėt e thėrrasin me kofidencialitet, presor Xhela. Nė kohėn qė ai ishte drejtues i Dinamos, ekipi ka fituar 17 kupa republike dhe 23 tituj kampionėsh, nga viti 1965 deri nė vitin 1990. Mė pas presor Xhela sė bashku me familjen shkoi nė Itali, ku lidhi njė kontratė nė Castelanova pranė Barit si trajner i ekipeve zinxhir. Nė vitin 1996 Ema u largua nė SHBA, ku mė pas u martua dhe krijoi familjen e saj, ndėrsa familja Koja vazhdoi tė qėndronte nė Itali. E pas disa vitesh punė si trajner jashtė, presor Xhela hoqi dorė nga sporti, ndėrsa bashkė me tė shoqen Sanijen jetojnė tė ndarė mė tresh, nė Shqipėri ku kanė shtėpinė, te djali nė Itali dhe dy-tri herė nė vit shkojnė te Ema, e cila jeton nė Miami qysh prej 10 vjetėsh.