Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10

Tema: Anxhela

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Anxhela

    fragment...

    *Me quajne Anxhela...
    -Pershendetje Anxhela...
    *Ndodhem ketu sepse....mendoj se jam njeri i perkryer, madje nuk mendoj, nuk di si te mendoj. E verteta eshte qe zakonisht kam shume gjera ne mendje, por kjo nuk do te thote se jam duke menduar ndonjeren prej tyre, ose shpesh i mendoj te gjitha ne nje kohe dhe keshtu mendimet behen pa vlere,humbje kohe per mua me shume se per ... te tjeret, ju te tjereve ne pergjithesi.
    Quhem Anxhela dhe jam e sigurt qe jam njeri i perkryer, ndoshta me shume se aq - ka fjale "e perkryera?" ose "me e perkryera nga te gjithe?" - ajo jam une.
    -Oh...
    *Nuk kam a/erdhur ketu tju tregoj, njohurite e mia mbi veten, me shume doja te kerkoja cfare ju dinit per te...! Rasti e solli qe nje pjese e humba rruges-figuratives. Ja humba asaj tek e lija te me ngjyroste damarret me ngjyra te tjera, ngjyra jete.
    -Ciles jete?
    *...ndoshta kjo eshte nje pyetje tjeter e stivuar ne mendje, fakti eshte se nuk jam e zonja te mendoj ne keto momente, te flas po. E folura nuk lidhet drejperdrejt me te menduarin. E folura eshte thjesht pulsim gjaku, pulsime ngjyrash (jete) ne kete rast. E folura eshte ylber e shfaqet pas cdo stuhie, me jetet...jetet i jetoj dhe i humbas me veten. Kam jetuar shume prej tyre, tani nuk do dija nga tja filloj...
    Cdo gje qe do ju tregoj nuk do me beje me pak te perkryer nga sa jam tani. Linda dhe u formova e perkryer. Sot gershetoj jetet dhe vdekjet per te zbukuruar kurorat e minutave, te gjitha, sensuale dhe te brishta me puthin atje ku nuk duhet, ndersa une i kafshoj ndonjehere. Kjo per te mos i lene te ikin sic ndodhi...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    o fior

    nga eshte marre ky fragmenti? apo eshte krijimtaria jote?

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    buna une them qe eshte e imja, domethene une si timen e kam shkruar kur e kam shkruar. Megjithate, kam diskutuar dhe me pare per dicka te tille...duke qene se jam duke lexuar e degjuar gjithe kohes nuk eshte cudi e madhe dhe te kopjoj idera. Do me vinte keq nq se kjo gje do ndodhte por ky eshte realiteti eshte nje nga menyrat si ne si njerez formohemi... merr ca ketu e merr ca atje se te ditur nuk kemi lindur, lere ca thote Anxhela.

    Nejse, shkrimi me lart eshte 100 % i imi, pjese e dickaje me te zhvilluar se aq...

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    eh'he?!!


  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Dje me thirren feshferimat e nates...kukumjacka ne cati me njeh prej kohesh. Ndoshta e vetmja shoqe (femer) qe kam pasur ndonjehere...shumica ka frike nga njerez si une edhe pse ne te shumten e rasteve friken e shprehin me ithka-fjalesh te ndezura nga rrjedhje gjaku te pakontrolluara nga venat e tyre. E leshojne andej kendej duke ndryshuar ngjyrat e fytyres. Me dhimbsen...por nuk do shume mend te kuptosh se une nuk kam fare interes ne ta. Nuk ka menyra fjalesh apo ngjyra fytyrash me te cilat te mund tja u shpjegoj e ndersa ata sforcaren te me futen brenda, per te kuptuar zbrazetirat e venave te mija, une harroj ti shikoj.
    Kukumjacka me ka mesuar si te ulerij kendueshem, ndoshta dicka jo teper e perkryer tek une ne lindje, po sigurisht kjo do mbetet sekret midis saj dhe meje, ashtu si cdo lidhje me interes te dyanshem (jo me shume se dy). Kjo eshte dhe arsyeja pse arrita te behesha shoqe me te...mungesa e gjithanshmerise ne individin e saj e ben te prekshme nga ndjenjat dhe kjo e ndan nga mua me horteqe oresh te errta. Ndoshta eshte me mire keshtu...cdo lidhje e tepert do te me kish ulur superioritetin qe kam ndaj te tjereve, dhe tani qe kam arritur kaq larg nga ta, nuk do te doja te kthehesha prapa.
    Njerzit i ngjitin vetes brishtesi me copa dielli e hene dhe plagosen lehte keshtu nga tingujt, fjalet, shikimet, nga armet...asnje e ketij lloji e prodhuar apo e menduaar deri tani nuk mund te me vrase. Kam qene brenda te gjithave dhe dola aq e vdekur sa dhe e gjalle. Tani kam imunitet te tille qe vetem nje vet-eliminim mund te me shfaroste, po e dua veten, oh sa e dua veten...
    - Huh do jetosh perjetesisht duke u varrur pas vetes kaq ndryshe nga ne?! E bukur kjo po te tille budallenj shohim per dite ketu...
    *Ishit ju te paret qe me ftuat per te folur...gjithsesi durimin njerzit e blejne me jete, nuk besoj se ti je gati per te shitur njeren nga tendet...cfare kerkoni nga une, perseri ??! Mund tja filloj nga nje cep tjeter nese deshironi...por qe ne kete moment koha e jetes suaj behet e imja. Pak e veshtire per tu pranuar apo jo. Me duhet te vazhdoj?...

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    oh, sa e bukur!!!
    Keshtu po fliste anxhela???
    po piqesh fior, po nuk po behesh e dashur dreqi ta haje . lol
    ku ta dish ajo kukumjacka para se te behej kukumjacke ka qene femer ne trajte njeriu.
    Provoje shoqerine me femrat qe flasin e qe iu levrin gjaku (i pakontrolluar se jane ndonjehere te kendshme si nuse lalet ose si macet. (kur macet jane te kendshme) lol
    Pra ve re se po rritesh... (kete ritje e dua edhe perbrenda teje , sidomos ne shpirt, se mendimi pote synon majat ne stilin shprehor')
    Macia e kenaqur !
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    -Nuk mu pergjigje. Do jetosh perjetesisht?
    *Tani nuk po kuptoj qellimin e vizites sime. Duhet une te vija tek ju apo do ishte me mire e anasjellta?!...
    Sigurisht jo, sigurisht jo, jo, jo. Te ka rastisur te pyesesh nje njeri tjeter nese do te jetoje perjetesisht. Asnjeri, asnjeri nuk do te jetoje perjetesisht. Perjetesisht nje minute, perjetesisht nje seconde - asnjehere perjetesisht nje jete. Mengjeset e vonta kane shijen e lengjeve ne barkun e nenes. Atehere kur nuk kemi lindur akoma, shije e perseritur, e vjeteruar...ujra te ndenjura por te shijshme, te ngrohta per me teper. Eshte e lodhshme te jetosh per nje mengjes. Sidomos atehere kur nuk ka mengjese. Ditet e pavdekshme, te lodhura ne rradhe buke, kur morat i shkelim me kembe por krimbat na mbijne ne koke.
    -Mendova se ti ishe e perkryer ??
    *E perkryer jo e cmendur, mendoni se jam e cmendur? - nje njeri i perkryer mendon nje hap perpara, jo mbrapa zoteri. Me eksperiencen time as nje i cmendur nuk do donte jete te perjetshme, me jepni nje arsye perse nje i gjalle do deshironte perjetesine?! Jemi ulur ne shkalle te ndryshme...Nuk po e kuptoj qellimin, ndoshta do ishte mire te ikja, asnjeri nga ne nuk eshte gati per ballafaqime te tilla. Ndoshta eshte me mire keshtu...
    -Asnjeri...?
    *Ju sigurisht, dhe ata te tjeret prapa ekranit qe mi kane ngulur syte sikur te kisha lindur me dy koka, nuk jeni gati. Sa here lenkundeni ne krahet e ish te dashurve, me imazhet e te njejtat enderrave, te njejtat fjaleve qe dhe ata vete perserisin sikur te kishin qene te parat. Te njejtat frymemarje te stergjatura, te stervarura, te zgjeruara nga koha ne mekje ndjenjash. Relativiteti eshte ndare ne fije njohjesh. Cfare na ka mbetur te njohim...mospranimet! Kemi qene te etur te njihnim, te shikonim, permes barkut, mbi hene, nen te, tani te gjithe po veme syze. Nuk ka me cfare te shikojme, aq me teper asgje qe shikojme nuk do ndryshonte, perseritjet, bretkosat dhe bataket ne te cilat shfryhemi pas mbremjeve te ftohta te dimrit.

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    kjo lloji cmendurie te ka hije!
    ....
    me shume se e bukur.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    -Si do e pershkruaje shoqerine me seksin tjeter. Me sa me the me pare shoqeria me femrat eshte e kufizuar...
    *Nje njeri nuk mund te jete i perkryer duke krijuar lidhje me njerzit e tjere. E kupton cfaredolloj lidhjeje te krijoj, krijoj nje mundesi me shume per te shkaterruar superioritetin tim. Gjithe kohes jemi duke dhene e duke e marre. E une mundohem te marr pak per te mos dhene fare ne te kundert. Ne fund te fundit cfare mund ti marr nje djali me shume se ai mund te me jape mua...
    -Kete e quan jete dhe superioritet?
    *Te jesh superior nuk do te thote te jetosh. Superioriteti i shpall lufte jetes....dhe vdekjes gjithashtu. Fitorja arrihet me neneshtrim.

    Une isha ne nje dhome me te dhe e degjoja tek fliste percart. Eshte pakuptim per mua te luftosh jeten, asnje nga ne nuk i ka forcat per kete.I neneshtrohemi vertet, po ne asnje menyre ne nuk jemi te fituar duke bere kete... duke pasur parasysh historine e saj, pamja fizike deshmonte se ajo vertet kishte fituar mbi dicka. E sigurisht kjo dicka nuk ishte jeta.

    -Perse jeton?
    *Qesharake perseri. Cfare lloj pyetjeje eshte kjo. Une jam lindur per te jetuar. Ky eshte misioni im. Ky eshte qellimi i ardhjes sime. Sepse nuk mendoj dot ndryshe, sepse per mua nuk ka dere per te dale nga kjo. Sepse kur erdha ketu linda nuk vdiqa. A me kupton?? Jeten e pranoj ashtu sic eshte, asnjehere duke ju kundervene, sepse ndryshe do me kthehet mbrapsht dhe do me urreje me keq. E une nuk kam aq shume kohe sa ka ajo. Ajo jeton me shekuj, jeton ne shpirtra, jeton e formuar ne pafundesira imagjinatash, duke kaluar ne perberjet tona...cfare pret nga mua, nuk jam perendi.
    Njerzit vdesin, te gjithe vdesin...une qaja. Eshte shume e veshtire te konceptosh largimin, nga dicka kontrolluese ne dicka mos prekese. E imagjinon dot, sot e urren, neser nuk ke mundesi te mbushesh veten, diten me urrejtjen, neser urrejtja behet pa kuptim, veteshkaterrohesh pa e kuptuar. Eshte kalim prites...e pres e di kuptimin, e njoh, e kam pare, e di qe do te ndodhe por asnjehere nuk e mendoj. Kalimin...dashurine, mos-egzistencen e saj. Me thuaj perse duhet te kaloj gjithe kete ballafaqim me veten, perse duhet ta shikoj kaq hapur meshirimet tona. Vdiq ai, vdiq ajo, te gjithe, une jo...cfare mund te beje i pavdekuri mes vdekjesh. Me jep nje kuptim, nje lufte, nje urrejtje, nje dashuri, me jep vrasesit e vdekjes...ahahaha ajo nuk vdes, vdekja eshte e perjeteshme.
    Une jam ketu zoteri, nuk vdiqa me asnjerin, as me vdekjen. Nuk e quani kete fitore?!

    12112002

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e B-rexha
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Vendndodhja
    Aty ku i behet hije Tokes
    Postime
    95
    Dikush shume i panjohur ka thene-
    N

Tema tė Ngjashme

  1. Anxhela Peristeri
    Nga Humdinger nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 26-11-2022, 20:40
  2. Aleksandër Gjoka
    Nga Letersia 76 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 29-07-2021, 19:17
  3. Kenge me kitarre e qyp nga liqeni
    Nga marangozi nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 12:41
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 20:05
  5. Skandal provincial
    Nga Dreri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 00:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •