fragment...
*Me quajne Anxhela...
-Pershendetje Anxhela...
*Ndodhem ketu sepse....mendoj se jam njeri i perkryer, madje nuk mendoj, nuk di si te mendoj. E verteta eshte qe zakonisht kam shume gjera ne mendje, por kjo nuk do te thote se jam duke menduar ndonjeren prej tyre, ose shpesh i mendoj te gjitha ne nje kohe dhe keshtu mendimet behen pa vlere,humbje kohe per mua me shume se per ... te tjeret, ju te tjereve ne pergjithesi.
Quhem Anxhela dhe jam e sigurt qe jam njeri i perkryer, ndoshta me shume se aq - ka fjale "e perkryera?" ose "me e perkryera nga te gjithe?" - ajo jam une.
-Oh...
*Nuk kam a/erdhur ketu tju tregoj, njohurite e mia mbi veten, me shume doja te kerkoja cfare ju dinit per te...! Rasti e solli qe nje pjese e humba rruges-figuratives. Ja humba asaj tek e lija te me ngjyroste damarret me ngjyra te tjera, ngjyra jete.
-Ciles jete?
*...ndoshta kjo eshte nje pyetje tjeter e stivuar ne mendje, fakti eshte se nuk jam e zonja te mendoj ne keto momente, te flas po. E folura nuk lidhet drejperdrejt me te menduarin. E folura eshte thjesht pulsim gjaku, pulsime ngjyrash (jete) ne kete rast. E folura eshte ylber e shfaqet pas cdo stuhie, me jetet...jetet i jetoj dhe i humbas me veten. Kam jetuar shume prej tyre, tani nuk do dija nga tja filloj...
Cdo gje qe do ju tregoj nuk do me beje me pak te perkryer nga sa jam tani. Linda dhe u formova e perkryer. Sot gershetoj jetet dhe vdekjet per te zbukuruar kurorat e minutave, te gjitha, sensuale dhe te brishta me puthin atje ku nuk duhet, ndersa une i kafshoj ndonjehere. Kjo per te mos i lene te ikin sic ndodhi...
Krijoni Kontakt