https://www.youtube.com/watch?v=E-CCP27UKTI
Lindi nė Itali, i riu shqiptar kthehet nė Berat: Shtėpinė e stėrgjyshėrve e shndėrrova nė restorant, kontribuoni nė vendin tuaj
Lindur dhe rritur nė Itali, Kristian Kondi ėshtė njė i ri nga Berati qė u kthye nė shtėpinė e tė parėve pėr ta shndėrruar nė restorant.
Ka vendosur tė jetojė nė Shqipėri, ndėrsa jep njė mesazh interesant pėr tė rinjtė qė po largohen nė emigrim.
Kristian Kondi u lind nė Brescia tė Italisė, aty ku prindėrit kishin emigruar 3 dekada mė parė....Dashurinė pėr vendlindjen ia ka kultivuar nėna, ndaj nė moshėn 22-vjeēare, Kristiani u kthye pėr tė ndjekur studimet e larta nė njė universitet privat nė Shqipėri. Tashmė i diplomuar pėr “Ekonomi”, i ri i ka hyrė me pasion botės sė biznesit nė turizėm.
“Historia ime ėshtė e veēantė nuk jam lindur e rritur kėtu por kam ardhur nė moshėn 22 vjecare. Vendosa tė bėj shkollėn kėtu, kam mbaruar ekonomi ndėrmarrje.
Shtėpinė 100-vjeēare tė stėrgjyshes nė lagjen muzeale “Mangalem” tė Beratit e ka kthyer nė njė bar-restorant, duke ruajtur elementet e traditės.
“Biznesin e kemi bėrė kėtu sepse nga ana emotive jam i lidhur me kėtė pronė, kemi bėrė dhe njė plan biznesi, ishte qartė se statistikat ishin pozitive. Zona ku ndodhej shtėpia dhe tani ėshtė bėrė restorant ėshtė nė pozicion tė mirė buzė rruge. Ėshtė njė investim i mirė”.
Pozicioni buzė rrugės kryesore ėshtė mjaft i favorshėm, dhe njihet si toponim nga vendasit ndaj sot restoranti mban emrin e veēantė “Zonja Gjena”.
“Njerėzit kėtu nė Berat kur takoheshin thonin tek shtėpia e “Zonjės Gjena”. I vogėl vija tek kjo shtėpi dhe mė vinte keq teksa shikoja se po rrėnohej, ndaj bashkė me mamanė tezen vendosėm ta shndėrronim dhe ti jepnim jetė”. Kėshtu lindi dėshira jonė ti jepnin vlere kėsaj shtėpie 100-vjeēare bashkė me Entela Koraqe, tezen koreografe Eneida Koraqe dhe kushėririn.”
Tradicionalja nė arredim ndėrthuret me modernen nė kuzhinė, duke sjellė kulturėn e vendit ku lindi, Italisė.
“Shėrbejmė antipasta italiane vere italiane risoto pasta”.
Kristiani e sheh tė ardhmen nė Shqipėri, ndėrsa pėr bashkėmoshatarėt qė gjithnjė e mė shumė zgjedhin emigrimin, thotė se eksperienca nė vendet e huaj ėshtė e rėndėsishme, por pa harruar rrėnjėt.
“Mund tė bėjnė eksperience e tė kthehesh se s’ka gjė mė tė mirė se sa tė kontribuosh nė vendin tėnd”.
Shqiptarja.com
https://shqiptarja.com/lajm/lindi-ne...ne-vendin-tend
Krijoni Kontakt