Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Thumbs up Libri i parë orthodhoks në gjuhën kineze

    KINA, LIBRI I PARE I LUTJEVE DHE SHERBESAVE ORTODOKSE NE GJUHEN KINESE DHE NE ATE RUSE.

    Hong Kong ( ASIA NEWS ) – nje liber lutjesh ortodoks ne dy gjuhe, kinese dhe ruse – eshte ne dispozicion per here te pare, per besimtaret e te dyja kombesive. Tirazhi i pare eshte dy mije kopje dhe eshte stampuar ne Moske me ndihmen e Vellazerise Sh. Petro e Pavl ne Hong Kong. Perveç Liturgjise se Sh. Joan Krisostomos, perfshihen edhe lutjet mengjesore e mbremesore.
    Liturgia kineze eshte e bazuar mbi Librin e lutjeve te perditeshme ortodokse kineze – qe eshte prezent ne internet – me kuren e komunitetit ortodoks kinez.
    Ky perkthim i ri eshte frut i zellit misionar i Metropolitit Innokenty ( Figurovski ) te Pekinit, qe ne fillim te Shek.XX – kishte autorizuar nje komision perkthyesish te fillonin pershtatjen ne gjuhen kineze moderne, te librave liturgjike. Shembulli i pare eshte Libri i lutjeve kineze, botuar me 1910.
    Sh. Joani ( Maksimoviç ) ne 1948 dha bekimin nje edizioni te rishikuar – me shume material per mesimin e Doktrines ( Katekezi ), pergatitur rishtas per komunitetin e besimtareve , kur ishte Kryepiskop ne qytetin e Shanghait.Ky perkthim eshte pergatitur duke mbajtur parasysh tekstet origjinale ne greqisht dhe libra te tjere ne gjuhen kineze.Teksti i Psallmeve do te rishikohet per tu konformuar me traditen e te Shtatedhjeteve dhe do te publikohet online. Kurse libri do tu dergohet falas nga Vellazeria, te gjithe besimtareve te komunitetit ortodoks kinez, te cilet jetojne ne Rusi dhe ne Kine. Kisha Ortodokse Kineze ka marre autonomine e plote nga Patriarkana e Moskes ne vitin 1957. Pas revolucionit “kulturor” 1966-67’, jeta e ketij komuniteti ka patur nje renie graduale.
    Aktualisht, sipas te dhenave nga Dipartimenti i relacioneve me kishat jasht shtetit – i Patriarkanes se Moskes, besimtaret ortodoks ne Kine jane mbi 13 mije, ku 400 jetojne ne Pekin.

  2. #2
    Pershendetje te gjitheve.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3

    Libri i pare ortodoks ne gjuhen kinese.

    Pershendetje.

    Ikona e mesiperme eshte Ikona e Hyjlindeses ose ( " DEIPARA" ), eshte Ikona mbrojtese e ortodokseve kineze.
    Ikona e lartpermendur quhet ndryshe dhe Ikona e "Nenes se Zotit" e Iberise.
    Iberia eshte emri antik i Gjeorgjise se sotme.Emri i kesaj Ikone vjen nga manastiri i Athonit, ku eshte e konservuar edhe origjinali, behet fjale per manastirin e Iviron, o ndryshe " manastirin e gjeorgjaneve" ( sot eshte nje manastir grek, por te paret murgj erdhen nga Kaukazi).
    Ne rusisht quhet " Ivirskaja" qe vjen nga fjala "Iviron".
    Besimtaret e krishtere ortodoks i drejtohen kesaj Ikone ashtu si i drejtohen po te njejtes Hyjlindese ( Theotokos ), kjo pra eshte vetem nje nga variantet e shumta si ato te ( Smolensk - Vladimir etj.).

Tema të Ngjashme

  1. Informata Rreth Kultures Islame
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 15:27
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •