Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Gjakova, qyteti i kulturės antike

    BEQIR SINA

    Pas luftės dhe ēlirimit tė Kosovės, Gjakova ka krijuar mundėsi mė tė madhe pėr levizje tė lirė, shkėmbim mallrash ideshe dhe rritjen e martesave kėndej e andej kufirit Shqiptaro - Shqiptar

    GJAKOVE - PRISHTINE : Para se tė nisesha pėr nė Gjakovė, u ula e"rrėmova" nėpėr libra e broshura tė shkruara pėr Gjakovėn. Mėsova se qyteti i Gjakovės shtrihet nė bregun e majtė tė lumit Erenik, ndėrkaq nga tė dy anėt e pėrroit Krena shtrihet kodra e Ēabratit. Lartėsia mesatare mbidetare e Gjakovės, ėshtė 365m. Qyteti gjendet nė gjatėsi gjeografike nė mes tė 42.24 skallė nė veri dhe 20.26 shkallė nė lindje. Sipas, tė dhėnave arkeologjike tė bėra nga ekipet e pėrbashkėta nga Shqipėria dhe Kosova, nė territorin e Gjakovės, nė bazė tė materialeve tė gjetura ėshtė vėrtetuar se i pėrkasin kulturės antike, ėshtė vėrtetuar dhe dėshmuar se kėto treva kanė qenė tė banuara edhe mė parė.

    Gjakova, si qytet mė kėtė emėr daton nga shekulli XV, por lulėzimi i vėrtet i saj fillon nė fund tė shekullit XVI dhe nė fillim tė shekullit XVII. Nga kjo periudhė veēojmė ndėrtimin e Xhamisė sė Hadumit nė vitin1554, Mejtepit, Bibliotekės, Haremit, Hamamit, ndėtimit tė Sahat-Kullės, Medreses sė Madhe, Hanit tė vjetėr, Kompleksit tė Teqės sė Madhe si edhe urave lidhese tė qytetit mbi lumin Krena, si ajo e Tabakut, ura e Taliqit etj.tė cilat edhe sot ekzistojnė.

    Komuna e Gjakovės sot ka 586 km katrorė tė cilėn e pėrbėjnė qyteti dhe 84 fshatra.Sipas regjistrimit tė fundit i bėrė nė vitin 2000 nga UNMIK-u, komuna e Gjakovės ka 150.800 banorė, duke e renditur si komuna e tretė pėr nga madhėsia nė Kosovė.Komuna e Gjakovės ka lidhje tė mira me rrugė tė asfaltuara me qytetet e Prizrenit, Pejės, Rahovecit, Klinės, Prishtinės, Deēanit, Malishevės etj.

    Ėshtė me rėndėsi tė ceket se Komuna e Gjakovės, pas luftės sė vitit 1999 - ka lidhje edhe me Republikėn e Shqipėrisė, pėrmes dy pikave kufitare ate tė Qafės sė Prushit dhe Qafės sė Morinės.

    Mirpo, kjo lidhje nuk ėshtė vetem thjesht si infrastrukturė e thjeshtė rrugore, por ajo ėshtė si nje arterie tepėr e rėndėsishme qė kalon nga Tropoja, Puka, Mirdita, Shkodra, Kukesi, kalon edhe nė vende dhe zona tė tjera tė Shqipėrisė, me tė cilat, historikisht Gjakova dhe gjakovarėt, kanė patur lidhje historike me njeri tjetrin. Ajo lidhje

    pas luftės dhe ēlirimit tė Kosovės, Gjakovės i ka krijuar mundėsi mė tė madhe pėr levizje tė lirė, shkėmbim mallrash ideshė dhe rritjen e martesave kėndej e andej kufirit Shqiptaro - Shqiptarė. Ndėrsa mua me Gjakovėn, mė lidhi njė njohje virtuale, dhe mė shumė se kaq historia e lavdishme e qytetit dhe rrethinės sė saj. Emėri i Medelin Bardhit, ose Medelinės sė Gjakovės, ishte njė njohje nėpėrmjet internetit, lajmeve nga e gjithė bota. Kisha lexuar dhe dėgjuar se Gjakova, ka njė ndėr historitė nga mė tė pasurat shqiptare, me ngjarje dhe personalitete tė rėndėsishme tė ēėshtjes kombėtare . Midis shumė figurave qė nderuan Gjakovėn e kombin tonė, kisha lexuar e dėgjuar edhe pėr Mehmet Agė Rashkocin, nacionalist i njohur pėr lirinė e Kosovės dhe trojeve shqiptare. Ai i cili kishte emigruar nė Amerikė, nė fillim tė viteve tė 50-ta, pinjoll i familjes AGA tė Rashkocit tė Gjakovės, familje kjo e dalluar pėr ēėshtjen kombėtare ndėr shekuj, edhe nė Diasporė.

    Nė qytetin historik tė Gjakovės, disa ēaste ndodha me njėri prej doktorve mė popullor tė Gjakovės, emėri i tė cilit u bė mjaft i njohur nė median shqiptare dhe atė mė presitgjoze botėrore, kur atij me 01. 11.1999, pas shumė dėshtimeve , i lindi vajza, e cila, nė shenjė mirėnjohje, dashurie e respekti tė madh e pagėzoi, me emėrin e mikeshės sė madhe tė shqiptareve, ish Skeretaren e Shtetit zonjėn Madeleine Albright. Me ardhjen e lirisė nė Kosovė, familjes Bardhi i erdhėn edhe fėmijet aq shumė tė pritur. Prindėrit e tij kanė qėnė tė shkolluar - njeri prej tyre - babai ka pėrfunduar shkollimin nė Shkollėn Bujqėsore pėr Djem e Institutit Shqiptaro – Amerikan nė Kavajė, nė vitin 1934.Aty kreu dhe specializimin nga fusha e Zooteknikės Kjo shkollė Amerikane ėshtė finansuar nga z.Harry Fulc. Familja ime thotė ai, ėshtė familja e koncidencave. Pas lindjės sė vajzės sė parė, e cila, u pagėzua mė pasė me emėrin Medeleine- ēka na sillte nė mendje edhe njė herė ish Sekretaren e Shtetit Amerikan, miken e madhe tė shqiptarėve Medeline Albright, ditėn e ēlirimit tė Gjakovės mė 14 qershor 2006, ne na lindi edhe njė vajzė tjetėr .

    Kėsaj rradhe, thotė dr Bardhi, vogėlushja u pagėzua nga motra e saj Medlina e Gjakovės, me emėrin Poema, njė poemė e gjallė pėr Gjakovėn dhe Kosovėn.Motrės sė vogėl shumė iu gėzua dhe vėllau Betimi i cili posa i ka mbushur 5 vite. Besniku, ėshtė fėmija i tretė i njė familje tė njohur nga Gjakova. Babai i tij Rasimi, pėr atė kohė ishte ndėr intelektualet e rrall jo vetėm nė qytetin e Gjakovės por edhe mė gjėrė. Ai rrjedhė nga njė familje tregtarėsh gjakovarė, ishte i biri i njė vizionari poashtu tė shkolluar, i cili e dinte mirė sesa i nevoitej shkollimi i fėmijeve tė tijė.

    Pėr fat tė keq babai u sėmurė rėndė nga tuberkulozi, vdiq ne vitin 1958, nė moshėn 42 vjeēare, duke lėnė pas vetes tre djemė. Mė i vogli Besniku kishte vetėm njė vjet kur i ati i vdiq. Ai mė vonė e njohu tė atin vetėm nėpėrmjet kujtimeve tė tė tjerėve , fotografive si dhe diplomave tė shkollimit. Megjithatė, "ai i ėshtė tepėr mirėnjohės prindėrve, dhe krenar pėr ata". Ai thotė se janė meritė e nėnės tash mė tė ndjerė Taibes qė arriti tė rrisė dhe tė shkolloj tre djemtė e saj si dhe biografia dhe diplomat e babait, qė ishin fanar drejtė formėzimit tė personalitetit tim dhe qė mė trasuan rrugėn , si nė rrashfin kombėtar, edhe atė tė edukimit dhe tė shkollimit.

    Nė atė kohė, pushtetmbajtėsit dhe okupatorėt sėrb ushtronin dhunė dhe represion tė egėr ndaj shqiptarėv nacionalistė nė Kosovė. Ishte koha kur Besniku, ishte fare i ri dhe ēdo ditė po rritej e frymėzohej me dokumentat qė ruante si trashegemi nga babai, diplomėn dhe fotografitė e tija. Njė udhėrrėfyes nė shtėpinė time kujton ai sot, ishin simbolet kombėtare nė ato dokumenta dhe diploma, shpata e Skėndėrbeut, pėrkrenarja, tablot nga luftėrat e shqiptarėve, pėr liri e pavarėsi, pėrej nga hordhit turke, e deri tek pushtuesit sllavo -sėrb. Kėto vėzhgime tė pėrditshme ishin pėrplot frymėzim dhe nuk me linin asnjė dilemė qė edhe unė tė shkollohesha e tė bėhesha qytetar i nderuar dhe tė vazhdoj traditėn e parardhėsve te mi.Edhe pse mbeta nė moshė tė njomė pa babain tim, ai post mortum mė ndihmoj shumė me dėshmitė e tij prej njė intelektuali tė rrallė.. Prioritare ėshtė ndershmėria dhe atdhedashuria, kėto veti kaliten vetėm me arsimim tė lartė dhe me besim tė plotė tek Zoti, thotė dr.Besniku. Shpresoj tė vazhdohet njė traditė e tillė edhe me gjeneratat e tjera pas meje.

    Biografija politike e Dr.Besnikut daton qė nga vitet e’90, kur ishte nė specializim nė Zagreb (Kroaci), ishte koha e fillimit tė fundit tė krijesės artificiale tė quajtur RSFJ. Atė kohė nė Zagreb ai sė bashku me njė grup intelektualesh shqiptarė arritėn tė zhvillojnė njė aktivitet shumė tė dendur politik. Nė Kroaci gėzoj rrespekt tė madh falė luftės politike kundėr hegjemonstėve dhe okupatorve sėrbe. Puna e tij vazhdoj mė tutje nė vitet e paraluftės nė Gjakovė, ku ishte Kryetar i parė i PSHDK-sė dhe mė vonė sė bashku me disa veprimtarė tjerė krijuan dhe vepruan nė kuadėr tė grupit tė krizės, apo siē realisht ishte Shtabi i Luftės pėr qytetin e Gjakovės. Aktualisht Dr.Besniku ushtron profesionin e tij nė Klinikėn private tė ORL-sė nė Gjakovė si dhe merret me shkrime publicistike. Eshtė i gatshėm sėrish tė aktivizohet nė skenėn politike me tė vetmin qėllim , tė punoj dhe tė jep kontributin e tij nė sendertimin e ėndrrave shekullore pėr mėvetėsinė e atdheut tė tij Kosoės. Ai thote: Pavarėsia e Kosovės ėshtė eliksiri i Sindromit Ballkanik, ky ėshtė qelėsi i stabilitetit nė Ballkan dhe mė gjėrė. Kosova doemos do tė bėhėt shtet, mirėpo asnjėherė mė koloni e askujt.

    Nė kėtė udhėtim nėpėr Gjakovė, kėnaqėsi ishte patjetėr edhe biseda gjatė drekimit nė vendin turistik tė quajtur Ēabrat, prej nga Gjakova, duket si nė "pėllėmb tė dorės". Radio - Gjakova, na tha drejtori i saj z Skėnder Gola , ka filluar punė qė nė nėtor tė vitit 1979. E ndėrsa nė vitin 1990, ashtu si nė tė gjithė Kosovėn nė kohėn e represionit dhe tė dhunės, edhe nė kėtė institucion tė vetmin tė mendies nė Gjakovė, gazetarėt e drejtuesit e kėsaj Radio, u detyruan t'a lėshojėnė vendin e punės, duke u zvėndėsuar me atė tė propogandės sėrbe nė Kosovė. Dhe plot 10 vjet pothuajse pas kėtij largimi nga kjo Radio, deri mė 14 qershor 1999, me hyrjen e forcave tė NATO-s , SHBA-s e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės(UĒK), ne u kthyem ne vendet e punės.

    Golja, thotė se :"Me kėtė rast duhet tė pėrmend edhe njė ēudi abstrakte tė qeverisė sė Sėrbisė, at'here, gjatė kėtyre 10 viteve sa ata ne na pushuan nga puna, popullatės sė Gjakovės, e cila ėshtė 97% autoktone shqiptare iu imponua tė dėgjojnė vetėm programe dhe emisione nė gjuhėn sėrbe. Kjo ishte njė nga anaomalit e shumta, tė cilat i shkonin pėr dore atij rregjimi. Pėrndyshe, Radio - Gjakova, ėshtė njė ndėr dallandyshet e para tė fjalės shqipe nė radio nė Kosovė. Transmetuam edhe programin e parė shqip - nė ditėt e para tė lirisė. Kjo ėshtė njė Radio e cila sot, nga shumė media tė tjera qofshin ato nga Shqipėria e Kosova, kanė marrė vlersime jashtėzakonisht tė mira. Si dhe ka fituar ēmimin "Lajmėtari i Lirisė".

    Ndėrsa pėr pavėrsinė e Kosovės drejtori i Radio Gjakovės, tha se :"Ne si medium radiofonik, kemi njė rol tė rėndėsishėm ne pavarėsinė e Kosovės. Koncepti i programit tonė, ėshtė pjesė e pavarėsisė sė Kosovės, atė ēka aspironte dhe ėndėrronte me shekuj ky popull, kaq brilant liridashės, atdhedashės e patriot. Dita mė fatlume e tė gjithė shqiptarėve-Pavarėsia. Pėr pavėrsinė e Kosovės, kontributin mė tė madh e jep populli e ne si pjesė e kėtij populli jemi nė rolin e duhur".
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Gjakovaret nuk e leshojne asnje fjale pa e matur mirė, le fjalen por ata e masin edhe vezen ....jane te zgjuar shumė, ndoshta vetem Korēaret i afrohen gjakovarveve.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2007
    Postime
    1
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Gjakovaret nuk e leshojne asnje fjale pa e matur mirė, le fjalen por ata e masin edhe vezen ....jane te zgjuar shumė, ndoshta vetem Korēaret i afrohen gjakovarveve.

    Kjo quhet menquri!

  4. #4
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Gjakovaret nuk e leshojne asnje fjale pa e matur mirė, le fjalen por ata e masin edhe vezen ....jane te zgjuar shumė, ndoshta vetem Korēaret i afrohen gjakovarveve.
    hahahaha informacione te sakta paske marre per Gjakovaret kreksi hahhaha nejse ke nje pershendetje te vecante nga une Gjakovarja.
    E verteta eshte e perkryer ,ajo nuk ka dy fytyra...

  5. #5
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anėtarėsuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Gjakova nje qytet i kosoves me nje kultur te pa shoqe.
    Une si zakonisht Kisha Kam dhe do te kem mendime te mira per Gjakoven, Gjakova eshte nej qytet me kulture dhe me ndergjegjje.. Mua gjithmon me ka pekqyer edhe qarrshija e Gjakoves, teper.
    I pershendes Gjakovaret dhe Gakovaset e Forumit Shqipetar..
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-12-2006
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    17
    Rrespekt o vella dhe pershendetje ty the te gjitheve.
    Legends may sleep, but they never die.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anėtarėsuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Mbaje mend, se me nje forum arkitektesh, pate dhene njeri nje ide "idiote", per nderrimin e asaj carshise...gje qe simbolizon tere qytetin e vjeter te Gjakoves...
    Ai mbeshtetej ne ate se, ajo eshte e imponuar, dmth ne kohen e Osmanlive, ajo lloje arkitetkures n'a eshte imponuar, deshem apo nuk deshem...dhe tashi thoshte, se ka ardhur koha qe t'i japim nje pajme me ndryshe, dmth paksa me moderne, apo me Evropiane...

    Andaj kisha dashur te i'u pyese juve qe jeni nga Gjakova, sa pjtoheni me idene e ketij arkitekti, i cili vie po nga i njejti qytet???

  8. #8
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Rinor ,une personalisht nuk pajtohem per ta ndryshuar ,ndoshta per ta rregulluar pak me shume po ,por per ta ndryshuar nuk do ia vlente me ta quanim Carshia e vjeter. Ate me kohe lufte edhe pse e dogjen serbet ,u riparua shtu sic ishte me pare nga qytetaret ashtu pa iu prishur imazhi i meparshem keshtu qe une nuk pajtohem me kete.
    E verteta eshte e perkryer ,ajo nuk ka dy fytyra...

  9. #9
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Citim Postuar mė parė nga Roi Lexo Postimin
    Gjakova nje qytet i kosoves me nje kultur te pa shoqe.
    Une si zakonisht Kisha Kam dhe do te kem mendime te mira per Gjakoven, Gjakova eshte nej qytet me kulture dhe me ndergjegjje.. Mua gjithmon me ka pekqyer edhe qarrshija e Gjakoves, teper.
    I pershendes Gjakovaret dhe Gakovaset e Forumit Shqipetar..
    Edhe Gjakova te pershendet ty Ferizaj....
    E verteta eshte e perkryer ,ajo nuk ka dy fytyra...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anėtarėsuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Rinor Z, ky far arkitekti te pakten duhet ta din se e gjithe bote po mundohet ti ruaj dhe ti mirmbaj monomentet historike si rruget, qytetet, shtepit etj, e ky tipi deshiron qe ti ndryshoj te ju jap pamje moderne !!!!!! Nejse se Ismet peja thot "Qefe qefe kjo dynja" (:.
    Edhe un nuk pajtohem qe kesaj rruge ti ndyshohet pamja, bile do te isha deshpruar po te ndodhte nje gje e till.
    I pershendes te gjith dashamirsit e gjakoves krenare.

  11. #11
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anėtarėsuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    sbesoj qe eshte kshtu qysh po thoni ju skam vrejt diqka te veqant
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  12. #12
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Citim Postuar mė parė nga geezer Lexo Postimin
    sbesoj qe eshte kshtu qysh po thoni ju skam vrejt diqka te veqant
    Shko e vizitoje njehere e do veresh shume te vecanta...
    E verteta eshte e perkryer ,ajo nuk ka dy fytyra...

  13. #13
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anėtarėsuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    Citim Postuar mė parė nga flutura3105 Lexo Postimin
    Shko e vizitoje njehere e do veresh shume te vecanta...
    kam qen disa her por skam diqka pershtypje te mira per prizerenin po
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  14. #14
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Citim Postuar mė parė nga geezer Lexo Postimin
    kam qen disa her por skam diqka pershtypje te mira per prizerenin po
    aha pse cfare te paskan bere???
    E verteta eshte e perkryer ,ajo nuk ka dy fytyra...

  15. #15
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Citim Postuar mė parė nga flutura3105 Lexo Postimin
    aha pse cfare te paskan bere???



    mos et kane dhene vere te kuqe???ß
    E verteta eshte e perkryer ,ajo nuk ka dy fytyra...

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2008
    Postime
    15

    Pėr: Gjakova, qyteti i kulturės antike

    Po shume bukur nje teme dhe hyrje bukur e mire .Por tema eshte shume e gjere. Ka per cka te flitet.quditrisht si eshte bere zakon qe pas dy tri postimeve te reduktohet kjo far teme per te cilen kishin mund dhe jan shkruar libra te tera dhe bie niveli ne nji apo dy fjali qe skan te bejne fare me temen dhe e hubin edhe vleren e interesimin e atyre qe do te kishin se cka te na tregonin qe din sbume per kete dhe qytetet tjera.dhe ma ne fund banalizohet tema. Kjo tani eshte bere shprehi ne shjme rrjete sociale e poashtu edhe ky Forum nuk eshte imun ndaj kesaj dukurije. E qe nuk duhet te jete keshtu. Mendimi im eshte se ky forum do te duhet te ishte nje oaza e mendimeve dhe dialovimit te kulturuar e te ngritjes se vetdijes mesimit te gjnerave te reja edhe per temat me te thjeshta .por fatkeqsisht nuk po ndodhe kjo.
    Kto qe po eshkruaj spo e them me kritiku sa per kritike po eshte nje pershtypje e hidhur. E pergezoj Moderatorin per mundin dhe fillimin e mire por dem qe u redukua dhe u shua... Shpresoj se Forumdashesit nuk do ta lene te shuhet dhe do te kene se cka te na tregojne per ket qytet dhe rrthine .e malesin e ketij qyteti .....

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Lezha, kjo antike !
    Nga trinity nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 09:15
  5. Monumentet e kulturės sė identitetit shqiptar - Gjuha Shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 00:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •