Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime

    Plavė e Guci

    Si janė trashėguar emrat nė Krahinė

    -- Krahina e Plavė e Gucisė shtrihet nė njė luginė, nėn tė ashtuquajtura " BJESHKĖT e NEMUNA tė VISITORIT e tė KOMAVIT ". Aty dallohet njė hapėsirė toke nė formė katrore me njė bukuri tė rrallė, e pėrbėrė pjesėrisht prej rrafshinash e pjesrisht prej kodrash. Pėrreth atė e qarkojnė bjeshkėt, majet tė cilave i qėndrojnė pérsipėr si kurora madhėshtore.

    ---Krahina, ndonėse me tokė tė pakté dhe popullsi tė vogėl nė numėr, ka qenė cilėsuar prej krahinave tė tjera tė Shqipėrisė si vend strategjik nė kufi me Malin e Zi. Deri nė Luftėn Ballkanike té vitit 1912 ajo ishte tokė e pandarė e Shqipėris ETNIKE.

    --- Pushtuesi osmané krahinėn e Plavė e Gucisė e quanin " KAZAJA E MEMLEQETIT TĖ GUCISĖ ". Nė ndarjen e tyre administrative tė shekujve 18 dhe 19 ajo fillimisht qe vėnė nėn juridiksionin e Vilajetit tė SHKODĖRS, kurse mė vonė nėn atė tė Vilajetit tė Kosovės, ku pėrfshihej nė prefekturėn e PEJĖS.

    --- Krahina ka dy qendra tė vogla qytetare. Njėra prej tyre, Gucia ka qenė quajtur "FORTESA Vetėmbrojtse " pėr shkak té pozicionit shumė té mbrojtur. Nė tė mund depertohej vetėm nga lindja, pėrmes njė gryke nėpėr cilėn zbresinlumenjté Bistricė e Poēamkėz. Krahu ndėrmjet Hanit tė JUSUFIT dhe KUĒIT ėshtė i mbyllur nga lugina e lumit LIM. Kėtu ndodhet gryka e Sutjėskės historike, e cila kujtohet pėr luftimet e vazhdueshme qė janė bėrė gjatė shekujve ndėrmjet Shqiptarve dhe malazezėve. Kurse nga krahu tjetėr pėrshkon fushėn lumi GĖRĒAR.

    -- Qyteza e GUCISĖ nė kohėn e LIDHJES Shqiptare tė PRIZRENIT, mė 1878 tėn, pėrbėhej nga 400 shtėpi, tė gjitha Shqiptarė, ku banonin rreth 4500 frymė. Afro 6000 frymė tė tjera numėronte popullsia fshatare e rrethinave tė qytetit.

    --- Tregu i GUCISĖ kishte 50 dyqane dhe nė mes njė shesh té bukur tė quajtur " BEGLLAK ". Aty mė parė ka qené edhe Rezidenca e ALI PASHĖ GUCISĖ, me njė pallat mjaft madhėshtor pėr vendin, qė quhej " KĖRSHLLA ".

    --- Qendra tjetėr e krahinės , PLAVA, ishte gjithashtu njė qytet i vogėl, por me njė tė kaluar historike mė tė hershme nė krahasim me Gucinė. Deri mė 1919 kanė ekzistuar dėshmi arkeologjike pėr zhvillimin e dukshėm tė saj gjatė periudhės sė pushtimit ROMAK. Eshtė fjala pėr gurė e shtylla mermeri tė gdhendura me finesė, tė cilat me kohė u pérvetsuan nga banorėt dhe u pėrdorėn nė ndėrtimin e kullave tė tyre. Gjithsesi rrėnojat e vjetra pėrbėjnė dėshmi tė pakundėrshtueshme pėr zhvillimin e regjionit tė Plavės nė periudhėn e antikitetit. Madje ka ndonjė pohim se gjatė viteve tė lulėzimit tė qytetėrimit ROMAK Plava paska qenė " njė republikė e pavarur ".

    --- Duke qenė pėr shumė kohė qendra mė e rėndsishme e krahinės qyteza e Plavės disa heré ka qenė bėrė objekt i sulmeve serbe dhe ishte rrėnuar prej tyre. Historia u pėrsėrut edhe gjaté pushtimit Osman. Pėr shkak tė qėndresės heroike ajo pėrsėri u pėrgjak. por, me gjithė shkatrrimet e pėrsėritura nga pushtuesit e ndryshėm, Plava nė kohėn e Lidhjes sė PRIZERENIT ishte njė qendėr me 360 shtėpi dhe me njė popullsi prej afro 4000 frymėsh. Kurse fshatarsia pėr rreth numronte rreth 10 000 frymė.

    --- Zhvillimi i Plavės si qytet nuk mund tė kuptohet pa zhvillimin ekonomik Té tij. Rrugėt e kalimit qė e pershkonin nė disa drejtime i dhanė qytetit mundėsinė e komunikimit, pėrmes karavaneve tė kuajve, me Rrafshin e DUKAGJINIT nga njėra anė dhe me Shkodrėn nga ana tjetėr. Kjo krijoi mundėsinė qė aty tė koncentrohej tregtia e produkteve blegtorale tė vendit. Por rritjen e tregut tė Plavės e favorizoi edhe kalimi tranzit nėpėr tė i prodhimeve blegtorale tė PESHTERIT, tė cilat gravitonin drejt Shkodėrs. Shitblerja e bylmetarve, leshit, lėkurave, madje edhe e gjäsė sė gjallė, sidomos i dhenve tė racės sė famshme "PESHTERI", qė zbriste drejt qytetit tė madh dhe bregud tė detit, ndikoi qė tregu i Plavės tė rritej mė tepėr se ai i Gucisė. Nė fillim tė shekullit tonė ai pėrbėhej nga afro 100 dyqane. Dora - dorės u ripėrtritėn edhe sekttorėt e banimit, tė cilėt ishin tė organizuar nė 7 lagje tė vogla tė ndėrtuara mbi 7 kodra piktoreske, qė lakoheshin pranė njėra - tjetėrs, duke krijuar njė panoramė tė rrallė. Arkitekturėn e qytetit plotėsonin 3 xhami, por stoli e vėrtetė ishte pėr tė "KALAJA e SHEHRIT ", njė objekt i vjetėr historik me vlerė, i realizuar me 3 Kulla rrumbullakta tė pėrforcuara me bedena.

    --- Pėr shkak tė pozicionit, por edhe tė historisė sė saj tė trazuar, Plava ka qenė quajtur " KĖSHTJELLA e PAMPOSHTUR " e vendit dhe " MBUROJĖ e Rrafshit tė DUKAGJINIT ".
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    PA U ĒKRI EN SHTAT E SHTATDHET NA ROB KUJNA SKEM ME U BA

    Pa u ēkri en shtat e shtadhet na rob kujna skem me u ba


    Lidhja Shqiptare,qė u themelua mė 10 qershor1878 nė Prizren,shėnon njė nga ngjarjet mė tė shquara nė historinė e popullit tonė.

    Ajo shėnoi njė etapė mė tė lartė nė lėvozjen kombėtare shqiptare drejt pavarsisė.

    Nė kushtet tepėr tė ndėrlikuara tė brendshme endėrkombėtare kur Perdandoria Osmane kishte marrė nėnpėr kėmbė tė drjetat kombėtare tė popullit tonė,kur

    Fuqitė e Mėsha imperialiste synonin copėtimin e Shqipėrisė dhe shtetet ballkanike fqinje kishin zgjatur kthetrat e tyre kush ekush tė grabiste mė tepėr nga viset shqiptare,u formua nė Prizren Besėlidhja Shqiptare,qė hyri nė histroi me emrin,,lidhja Shqiptare e Prizrenit,,.

    Kjo organizatė e madhe politike-ushtarake qė nė fillim mori nė dorė organizimin dhe drejtimin e luftės shumė forntėsheqė do tė bėnte populli shqiptar pėr tė mbrojtur me armė nė dorė tė drejtat e veta kombėtare,tėrėsinė tokėsore tė Atdheut dhe pėr tė realizuar bashkimin e tij
    nė shtetin e vet kombėtar.
    Lidhja Shqiptare u krijua nė kushtehistoriko-shoqėrore tė caktuara.

    Ajo ishte vazhdimi i luftėrave heroikeqė kishte bėrė populli ynė gjatė shekujve pėr liri e pavarėsi,pėr tokėn,pėr gjuhėn,pecjellė vitet,dekadat e shekujtme
    kryengritje tė stuhishmeShtypjes kombėtare e polotikės antishqiptare qė po ndiqte Perandoria Osmane, duke i mohuar popullit tonė edhe kombėsinė, iu shtua edhe synimet
    imperialistetė Fuqive tė Medha evriopiane si dhepolitika ekspansioniste qė po ndiqnin me kokėfortėsi shtet shoviniste ballkanike ndaj Shqipėrisė.

    Qeveritė shoviniste serbe e malazeze,tė etuara pėr grbitje e pushtime dhe tė ndėrsyera nga Rusia cariste, sulmuan me ushtritė e tyre agresive viset shqiptare nė veri dhe nė verilindje tė Shqipėrisė

    Serbia, duke bėrė masakra shfarosėse nė masė, mbyti nė gjak dhe shpėrnguli nė masė popullsinė vendėse nė krahinat shqiptare tė pushtuara.

    Princi Milan i Serbisė,me qėėllim qė tė pėrjetėsonte pushtimin nė krahinat shqiptare,nė njė urdhėr dite,drejtuar trupavetė tij agresiva qė kishin hzrė nė viset e banuara prej shqiptarėsh,i prosiste forcat e tij shoviniste qė:

    " Sa mė tepėr shqiptarė tė shpėrngulni ju me forcė, aq mė tė mėdha janė meritat tuaja para atdheut").

    Siē shihet qeveria e Serbisė nė planin e saj stragjek kishte shpopullimin e viseve tė pushtuara dhe
    shtrirjen e pushtimit sa mė thellė nė tokat shqiptare duke pėrfshirė Kosovėn ,Rrafshin e Dugagjinit etj.

    Knjay Nikolla e Malit tė Zi me ushtrinė etij sulmoi viset shqiptare nė veri mė pikėsyni, pėr tė shtrirė pushtimin e tij deri nė lumin Drin .
    Mirėpo hovin e ushtrisė agresive malazeze e thyen forcat popullore tė viseve tė sulmara.
    Qė nga i riu gjer te plaku, u bėnė mur i pakapėrsyeshėm dhe, duke luftuar si luanė, frenuan marshimin e agresorėve
    shovinistė qė synonin tė pushtonin edhe Shkodrėn:


    U nis shkjau*me bataliona
    Nė Shkodėr desh pėr me hi
    Nė Rezikaqe do asllana,
    Aty e thzen kuvendin e tij.)


    Traktati ruso-turk i Shėn Stefanit (mars 1878)kur Turqia e mund nga Rusia cariste , zgjeronte shtetet shoviniste fqinje nė kurriz tė Shqipėris.
    Ai"i ēonte kufijtė e Bullgarisė, sė mbėshtetur nga Rusia cariste, thellė nė tokat shqiptare, pėrfshirė tetovėn duke vėnė nė rrezik tėrėsinė tokėsoretė Shqipėrisė.

    Tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė,mbarė popullit tonė.pėrpos pushtuesve osmanė qė i kishte nė truall, tani po i kėcėnoheshin si asnjėherė tjetėr rreziqe tė mėdha, copėtimit tokave shqiptare , nėnshtrimi, skllavėrimi, shkombėtarizimit dhe zhdukja etij si popull esi komb nga harta politike e botės.

    Oreksin e qarqeve shoviniste tė shtetevefqinje pėr t'u shtrirėmbi viset shqiptare e ndėsyen pėr sė tepėrmi Fuqitė e Mėdha imperialiste tė Evropės veēanėrisht Rusia cariste
    Nė rrethana tepėr tė ndėrlikuara historike magat popullore rrekėn armėt pėt tė mbrojtur me gjak trojet e veta dhe drejttat kombėtare pa pushuar luftėn pėr liri e autonomi.

    Pėr ta shpėtuar kombin nga rreziqet qė po i turreshin nga tė tėra anėt, kėrkohej njė udhėheqjenė shkallė kombėtare.Pėr kėtė qėllim, figurat mė tė ndritura tė popullit shqiptar, vėllezėrit Abdyl e Sami Frashėri, Pashko Vasa, Vani Vreto Zija Prishtina,Hasan Tahsinietj, mė 1877 krijuan nė Stamboll Komitetin Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare.

    Pėr t'i shkrirė lėvizjet masive krahinore nė njė lėvizje tė fuqishme kombėtare dhe pėr ta udhėhequr atė nga njė qendėr e vetme, nėn drejtimin e Komitetit tėStambollit u krijua organizata e madhe politike-ushtarake, Lidhja Shqiptare e prizrenit.

    Nė Kuvendin e madh historik tė Besėlidhjes Shqiptare tė Prizrenit, frymėzuesi dhe udhėheqėsi i shquar politik i Lidhjes
    Shqiptare,Abdyl Frashėri, midis tė tjerash tha :

    " Qėllimi i kuvendit ėshtė qė t'ua presin hovin armiqve tė pashpirt, duke lidhur besėn shqiptare dhe duke u betua qė t'i mbrojmė me gjak trojet tona qė na kanė lėnė gjyshėrit dhe stėrgjzshėrit tanė')

    Kuvendi Kombėtar i Lidhjes Shqiptare qė u mbajt mė 10 qershor 1878 nė Prizren, mori pėrsiper drejtimin e luftės shqiptare" ..
    Pėr tė mbrojtur dhe pėr tė unifikuar tokat shqiptare nga robėria e osmanėve, nga robėria e intrigat e fuqive imperialiste, nga shovinistėt serbė, malazez Tragtati i Shėn Stefanit etj")

    Pėr realizimin e kėtyre detyrave themelore Lidhja krijoi nė gjithė vendin organizmat esaj drejtuesepolitike ushtarake dhe formacionet e armatosura, tė cilat do tė mbronin mearmė nė dorė interesat mė tė larta
    kombėtare, duke luftuar njėkohėsisht si kundėr synimeve imperialiste e lakmive shoviniste edhe pėr bashkimin kombėtare, dhe krijimin e shtetit shqiptar autonom.

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit, qė nė fillim, nė pėrmjet memorandumit qė i dėrgoi pėrfaqėsuesit tė Anglisė nė Kongresin e Berlininit, kryeministrit Dizraeli, nė emėr tė popullit shqiptar u bėri tė ditur Fuqive tė Mėdha, shteteve shoviniste fqinje, dhe botės mbarė se popullit shqiptar do tė mbronte me gjak ēdo pėllėmbė tė trojeve tė veta dhe njėkohsisht do tė luftonte deri nė fund pėr tė shkėputur prangat e robėrisė, pėr tė rifituar lirinė e grabitur, tė drejtat kombėtare tė marra nėpėr kėmbė dhe theksonte se shqiptarėt janė"...tė gjithė ushtarė, tė mėsuem ndėr rreziqe e tė forcuem nė tė gjitha mundimet e luftės")

    Memorandume tė tilla Lidhja u dėrgoi pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha

    Portės sė Lartė gjatė gjithė periudhės trevjeēare tė saj.
    Memorandume proteste iu dėrguan Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė dhe nga komitetet e degėve tė Lidhjes nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė, si p.sh nga Kosova, Dibra, Shkodra, Ulqini, Vlora, Gjirokastra, Plava e
    Gucia, Ēamėria, etj . etj/

    Fuqitė e Mėdha evropiane, duke ndjekur njė politikė imperialiste, nuk pėerfillėn zėrin e fuqishėm tė njėrit nga popujt mė tė vjetėr nė Evropė.
    Ato, pėr tė kėnaqur interesat interesat e veta imperialiste dhe lakmitė e klikave shoviniste tė shteteve ballkanike, qė po ndiqnin njė politikė tė ethshme ekspansioniste nė kurriz tė Shqipėris, nė Kongresin e Berlinit vendosėn copėtimin e tokave shqiptare, duke u dhėnė shteteve shoviniste fqinje krahina tė tėra shqiptare.

    Poeti popullor me njė krenari kombėtare, me besim tė patundur nė forcėn e armėve dhe tė trimėrisė shqiptare, paralajmėron Fuqitė e Mėdha qė tė mos luanin me fatet e popullit shqiptar,, se " ka trima Shqipėria" dhe do tė gjenin atė qė nuk e prisnin:


    Frenk*)e gjeē nga njerėzia,
    Sė sė" humbi Shqipėrin
    . . . . . . . . .. . . .. . . . .
    .. . . . .
    . .. . .. .. . . .. . . . . . ..
    . . . . . .
    harruat Shqipėrinė,
    q"i ka trimat si shahinė! )


    Vendimet historike tė Besėlidhjes shqiptare, qė shprehnin thellėsisht aspiratat e mbarė popullit shqiptar tė etur pėr liri e pavarėsi dhe pėr pėrparim shoqėror, u pėrhapėn me shpejtėsinė e rrufesė.
    Nė tė katėr anėt e viseve shqiptare menjėherė u krijuan degėt e Lidhjes dhe pranė tyre repartet e armatosura pėr tė mbrojtur tokat shqiptare nga synimet imperialiste e lakmitė e shovinistėve fqinjė, duke luftuar njėkohėsisht deri nė fumd pėr autonomi territoriale administrative,
    Pas epokės sė lavdishme tė Skėnderbeut, pėr herė tė parė, nė shkallė kombėtare, i gjithė popull shqiptar, i bashkuar rreth Lidhjes Shqiptare, po jetonte ēastet e njė bashkimi tė fuqishėm luftarak, tė njė patriotizmi tė flaktė, tė njė ndjenje tė lartė tė detyrės ndaj Atdheut tė robėruar, qė po i kėrcėnoheshin copėtimi e zhdukja.

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit, qė i pat rrėnjėt e saj tė thella nė vetė popullin qė e lindi, nė luftėrat e tij tė pareshtuara kundėr pushtuesve osmanė pėr liri e pavarėsi, drejtėsi e pėrparim dhe tani kundėer synimeve
    imperialiste tė Fuqive tė Mėdha dhe lakmive tė shteteve shovinise fqinje i dha popullit shqiptar tė parin program politik e ushtarak nė shkallė kombėtare dhe caktoi stralegjinė e taktikėn e saj.Ajo hodhi themelet e njė
    kryengritjeje popullore tė organizuar , ku poplli shqiptar si njė trup i vetėm rroku armėt dhe luftoi me vetmohim njėkohėsisht nė dy fronte; kundėr pushtuesve osmanė , qė i kishte nė truall, dhe kundėr lakmive tė shteteve
    shoviniste fqinje, prapa tė cilave qėndronin Fuqitė e Mėdha imperialiste, tė cilat po ndiqnin njė politikė tė egėe imperialiste agresive antishqiptare.

    Lidhja Shqiptare me nė krye udhėheqėsit mė besnikė, largpamės e konsekuentė si Abdyl Frashėri, Sulejman Vokshi etj. Zhvilloi njė luftė shumėfrontshe si nė fushėn politike ashtu dhe nė atė ushtarake.

    Kjo lėvizje e fuqishme politike e ushtarake qė la vulėn e vet nė epikėn tonė historike, na thotė poeti anonim, alarmoi pėr sė tepėrmi dhe vurinė lėvizje diplomacinė e Fuqive tė Mėdha imperialiste dhe shtetet
    shoviniste fiqinjė
    Pa zgjatje e stėrhollime, me pak vargje tė daltuara, si me njė komunikatė ushtarake, poeto populor na jep shqetėsimin dhe alarmin e "shtatė krajlave"qė " rrahin telin", mblidhen me ngut e komplotojnė kundėr interesave
    mė tė larta, mė jetike tė popullit tonė:


    Tė shttė krjalat rrahin teli:
    --koha mbledhė tanė
    Prizreni!*)
    Tė shtatė krajlat
    kuvendoijnė:
    --Prizreni*) ēka po thonė?)


    Pėrpjekjet e gjithanshme tė Lidhjes Shqiptare nė fushėn politike, pėr t"uabėrė tė njohur shteteve imperialiste tė Evropės vendimet e Besėlidhjes Shqiptare, vendosmėrinė e popullit shqiptar pėr tė mbrojtur tėrėsinė
    tokėsore, tė drejtat e veta kombėtare, poeti popullor na mishėron nė figurėn e ndritur tė udhėheqėsit politik tė Lidhjes Shqiptare, Abdyl Frashėrit.

    Populli ynė , i pėrfaqėsuar nga argani i tij mė i lartė, qė ishte Lidhja Shqiptare, ngre zėrin kundėr vendimeve grabitqare tė Kongresit tė Berlinit Yėri i tij i fuqishėm, pa lutje e nėnshtrim, nėpėr mjet pėrfaqėsuesit tė vet, ushton nėpėr kryqytetet e mėdha tė Evropės dhe nė atė
    tė Perandoricė Osmane.

    Poeti na thotė se Abdyl Frashėri, qė ishte "burrė i Shqipnisė" largpamės e konsekuent, i ra kryq e tėrthor tėrė Shqipėris. Ai organizoi kuvende popullore tė Besėlidhjes shqiptare qė nga Prizreni deri nė Gjirokastėr, pėrmet e gjetkė. Ai , vėnė nė dukje kėngėt, pėr tė mbrojtur
    aspiratat mė tė larta kombėtare shkriu gjithė aftėsitė e tij mendore e fiyike, pasurinė e tij, ēau dete dhe ngriti zėrin e fuqishėm tė protestės tė popullit shqiptar nė Berlin, vjenė, Paris, Romė e Stamboll. Abdyl Frashėri vajti deri nė Berlin, pėr t"i thėnė Bismarkut se Shqipėria nuk ishte "njė shprehje gjeografike" siē e kishte quajtur ai, po njė realitet historik.

    Abdyl Frashėri, na tregon kėnga , paralajmėroi Fuqitė e Mėdha imperialiste qė tė mendoheshin"mirė" pėrpara se tė vendosnin pėr ta bėrė Shqipėrinė "copa- copa sikur s"ka njeri, se atė do ta mbrojnė me armė nė
    dorė bijtė e bija e saj deri nė pikėn e fundit tė gjakut
    Kėnga thotė:


    Jemi vetėm shqiptarė
    dhe duam liri;
    tė rritur n" ata male,
    me libra n"gji


    Nė pak vargje, nė mėnyrė tė sintetizuar, poeti nxjerr nė reliev se shqiptarėt, ndonėse tė pushtuar, kurrė nuk u janė nėnshtruar pushtuesve tė huaj, po me armė nė dorė, duke pėrballuar stuhitė e shekujve, kanė ruajtur traditat e yakonet, gjuhėn e kulturėn e vet kombėtare, duke mbajtur
    gjithnjė gishtin nė kėmbėz dhe librat nė gji, Prandaj ata luftojnė pėr liri e pavarėsi, se janė " vetėm shqiptarė", dhe nuk do to nėnshtrohen asnjė force nė botė. Me kėto vargje poeti hedh poshtė tė gjitha shpifjet e
    propagandadės antishqiptare tė Fuqive tė Mėdha emperialiste, tė qarqeve shoviniste fqinje dhe tė Portės sė Lartė , qė identifikonin besimin fetar
    me kombėsinė dhe qė e quanin popullin shqiptar tė pakulturė e tė paaftė pėr tu vetėqeverisur.
    Propologu i pėrleshjeve tė pėrgjakshme trevjeēare kundėr kėtij koalicioni armiqsh agresorė qenė betejat popullore qė u zhvilluan nė Gjakovė (2-6 shtator 1878) kundėr tė dėrguarit tė Portės sė Lartė, mareshal
    Mehmet Ali Pashė Maxharit Atė e kishte ngarkuar Stambolli pėr tė detyruar Lidhjen Shqipare tė Prizrenit qė tė mos kundėrshtonte diktatin e Fuqive tė
    Mėdha tė Evropės, por tua dorėzonin shovinistėve malazez krahinat shqiptare, sipas Traktatit tė Kongresit tė Berlinit.

    Mehmet Ali Pashė Maxhari, posa arriti nė Prizren (25 gusht 1878), ushtroi presion mbi kryesinė eLidhjes Shqiptare, duke i kėrkuar asaj qė populli shqiptar duhet ti nėshtrohej pa kushte diktatit tė Fuqive tė Mėdha evropiane.
    Kur disa feutalėturkomanė , qė qėndronin nė udhėheqje tė Lidhjes Shqiptare, iu nėnshtruan tė dėrguarit tė Stambollit, masat popullore tė vetarmatosura rrethuan selinė e Lidhjes, kėrkuan largimin e pashait osman
    nga Kosova dhe pėrjashtimin besėshkelėsve nga kryesia e Lidhjes Shqiptare, Si pėrgjigje tė presionit e tė kėrcėnimit tė Stambollit forcat e Lidhjes vranė nė Prizren telegrafistin e tė dėrguarit tė Portės sė Lartė. Protestat
    kundėr Portės sė Lartė, e cila iu nėnshtrua vendimeve tė Kongresit tė Berlinit, dhe vrasja e telegrafistit, shėnojnė fillimin e shpėrthimit tė njė stuhie tė re tė popullit shqiptar. Poeri popullor, duke shprehur aspiratat mė tė larta kombėtare tė popullit shqiptar tė udhėhequr nga Lidhja e Prizrenit, e paralajmėron Portėn e Lartė dhe i drejtohet sulltanit me mllef:


    Sulltan, mos dėgjo Frėngjinė*)
    na slėshojmė shqipėrinė,
    nuk qasim malėzinė
    as Sėrbinė, as Grekėrinė,
    na duam autonominė!)


    Kėshtu filluan goditjet e para masive me armė ndaj Portės sė Lartė Zemėrimi i papėrmbajtur i popullit kryengritės po shpėrthente si njė stuhi.

    Mehmet Ali pasha, i frikėsuar nga gjendja e krijuar, kėrkoi pėrforcimet nga
    Mitrovica dhe i shoqėruar nga njė batalion ashtarėsh turq, me 31gusht u largua nga Prizreni pėr nė Gjakovė. Pashė Dreni , i cili, ndonėse ishte nė udhėheqje tė Lidhjes, e mori nėn mbrojtje armikun e popullit hqiptar.

    Udhėheqėsit e Degės sė Lidhjes tė Gjakovės patrotėt e shquar, Sulejman Vokshi,Ahmet Koronica etj, pa pėrfillur vendimin e Fuqive tė Mėdha e pa u trembur nga kėcėnimet e Portės sė Lartė dhe autoriteti i fedualve turkomanė
    si Abdulla Pashė Dreni, qė shkeli Besėlidhjen e Shqiptare duke marrė nėn mbrojtje tė dėrguarin e Stambollit, hodhėn poshtė ultimatumin e Stambollit dhe qitėn kushtrimin anembanė krahinės sė Gjakovės.

    Ardhja nė Gjakovė e tė dėrguarit tė sulltanit dhe kėcėnimet e tij ngritėn nė kėmbė jo vetėm popullsinė e qytetit , por edhe popullsin e Malėsisė sė Gjakovės, tė Rekės dhe tė Hasit, e cila po qėndrontee gatshme me armė nė dorė pėr tė mbrojtur tokat shqiptare

    Nė pėrgjigje tė kushtrimit qė dha Komiteti i Degės sė Lidhjes tė Gjakovės :"
    O hiq kush tjesh,se ka ardh' ni murtat , Mehmet Ali Pash Maxhari, me na ēart besėn ( Besėlidhjen Shqiptare tė Prizrenit-M.M,) me lshue Plavė e Guci e me na marrė shkau krejt!.."
    Sipas traditės luftarake pėr mbrojtjen e trojeve tė veta,kryengritėsit, tė vendosur pėr tė mbrojtur Besėlidjen dhe vendimet Lidhjes Shqipėtare,rrokėn armėt"n'shtatė e n'shtatėdhjetė"vjeē.
    Kėshtu, mė se 3800 kryengritės nga qyteti,Malėsia e Gjakovės, Reka e Hasi, nėn drejtimin e udhėheqėsve popullorė , si Sulejman Vokshi, Ahmet Koronica, Ali Ibra , Mic Sokoli etj, u vėrsulėn si njė ortek dhe rrethuan kullat e tradhtarit Abdulla Pashė Dreni, ku pashai i Stambollit kishte mbledhur rreth vetes disa krerė turkomanė pėr t'ia
    kundėrvėnė Besėlidhjes Shqiptare,

    Forcat popullorre kryengritėse lidhėn besė qė jo vetėm tė dėguarin e Stambollit me shtabin e tij, por , sipas traditės , asnjė nga besėshkelėsit
    e Lidhjes Shqiptare tė mos e lėshonin tė gjallė. Ndonėse kullat e Abdulla Drenit ruheshin nga 6 kompani ushtarėsh, kryengritėsit, mbasi prenė linjat telefonike, paralajmėruan tė dėrguarin e Stambollit dhe strehuesin e tij, Abdulla Pashė Drenin, qė nė qoftė se nuk largohen nga Gjakova brenda 24 orėsh:

    Me i pasė kraht' me
    fluturue,
    gjallė prej kulle s'ju
    lanė me shkua.....)


    Sa e lartė ishte vetėdija kombėtare dhe sa e thellė ishte ndjenjat e detyrės ndaj Atdheut na dėshmon rrethimi i hekurt nga "djelt e mimleqetit*)i "nimurati*)qi ēoj dovleti" dhe i tradhtarit shqiptar qė i doli nė mbrojtje
    pashait tė Stambollit. Dega e Lidhjes e Gjakovės nė emėr tė popullit shqiptar kryengritės paralajmėroi tė dėrguarin e sulltanit qė tė hiqte dorė nga ēdo kėrcėnim e presion pėr ta bindur e nėnshtruar Lidhjen qė tė zbatonte vendimet e Kongresit tė Berlinit, ndryshe do ta paguante me kokė. Po pashai osmanlli nuk hoqi dorė. Sulmi i furishėm i kryengritėsve mbi armikun e bashkėpunėtorėt e tij tė mbrojtur nga forca tė shumta turke ishte i pandalshėm.
    Njėri nga kryengritėsit e thjeshtė popullorė, luftėtari trim, e vendosur dhe besnik, Daut Dėrguti nga Shipshani, kėrkesės sė Abdulla pashė Drenit pėr t'u hapur njė shteg kalimi ose pėr t'u dhėnė njė kovė ujė tė pirė kundrejt
    njė shpėrblimi me njė trajcė florinj,ai i pėrgjigjet nė mėnyrė tė vendosur me njė sarkazėm dėrrmuese se "as pėr njė thes me florinj nuk tė jap njė trajcė dhe tė vatanit tem , as njė kovė ujė tė krojeve tona, omurtat!)
    Nė portat e avllisė sė kullave tė Abdulla Pashė Drenit u vendosėn "trimat e ēartun",si Col Delia i Gegėhysenit, Ahmet Sadria i Shipshanit etj.

    Me 2 shtator filloi sulmi i furishėm, i cili vazhdoi pėr 4 ditė e net pa ndėrprerje deri nė fitoren e plotė mbi armiqtė.

    Rrethimi sulmi i furishėm i kryengritėsve, vrama e luftės popullore mbi tė dėrguarin e sulltanit e bashkėpunėtorėt e tij , tė mbrojtur nga forca
    tė shumta turke dhe qėndresa e papėrkulur e forcave popullore u pasqyruan gjerėsisht eflakė pėr flakė nė epikėn historike tė asaj kohe, me tėrė heroikėn e dramacitetn e tyre, duke nxjerrė nė pah madhėshtinė e luftės popullore.
    Vrasja e Mehmet Ali pashės ne Gjakovė, kėtij pėrfaqėsuesi tė Perandorisė Osmane, ishte njė akt i guximshėm politik e ushtarak jo vetėm kundėr Portės sė Lartė, por njėkohėsisht dhe njė kundėrgoditje e vendosur qė Lidhja Shqiptare e forcat e saj tė armatosura i dhanė me grykė tė pushkės
    Traktatit tė Shėn Stefavit dhe vendimeve grabitqare tė Kongresit tė Berlinit.

    :Populli shiptar tregonte kėshtu se ai ishte i vendosur pėr tė realizuar detyrat themelore tė Lidhjes Shqiptare, duke mos u trembur pėr pėrpara asnjė fuqie sado e madhe tė ishte ajo .Ai ishte i bindur se me forcė e armėve tė bashkuara, i udhėhequr nga Lidhja Shqiptare, do tė trumfonte mbi
    pushtuesit osmanė dhe do tė tė thyente edhe agresorėt shovinistė , prapa tė cilėve qėndronin Fuqitė e Mėdha imperialiste. Si rrjeshim i ngjarjeve tė Gjakovės, nė kėtė krahinė organet qeveritare turke u zėvėndėsuan me njėherė
    me nėpunės shqiptarė, besnikė tė Lidhjes, tė cilėt gėzonin besimin e popullit kryengritės. Nė betejat e Gjakovės, pėrveē Mehmet Ali Pashė Maxharit dhe strehuesit tė tij, Abdulla Pashė Drenit e disa krerėve qė u bashkuan me tė, nga tė dy palėt mbetėn tė vrarė e tė plagosur afro 1000
    vetė, midis tė cilėve Col Delia nga Gegėhyesni, Daut Dėrguti dhe Alush Alia nga Shipshani sė bashku me qindra tė tjerė.Ata ranė nė fushėn e nderit pėr interesat e larta kombėtare, duke u radhitur nė vargun e gjatė tė tė
    rėnėve pėr mbrojtjen e tėrėsinė tokėsore dhe pėr thyerjen e zgjedhės barabre osmane.

    Kėngėt popullore qė flasin pėr zhvillimn e kėtyre ngjarjeve na japin njiftime tė hollėsishme pėr misionin me tė clin e kishte dėrguar Porta e Lartė Mehmet Ali Pashė.

    Me njė varg tė kursyer, me njė ironi tė hollė
    populli demaskon pėrpjekjet e ethshme tė Portės sė Lartė pėr tė zbatuar
    Traktatin e Berlinit, mision me tė cilin qe ngarkuar Mehmet Ali Pasha.
    Aty gjejmė kėcėnimet e kėtij pashai kundrejt Lidhjes Shqiptare, bashkėpunimin e Portės sė Lartė" me shtatė krajli " pėr copėtimin e tokave.
    Poeti vė nėpah
    kryengritjene popullit shqiptar, rrethimin e pashait tė Stambollit nė kullat Abdulla Pashė Drenit, sulmin e furishėm tė forcave tė armatosura tė Lidhjes, fundin tragjik ku u katandis i dėrguari i Stambollit dhe pėrkrahėsi i tij, tradhtari Abdulla Pashė Dreni:


    Be po ban mbreti m'ka ēue,
    nji hudut*)pėr me vndue,
    nė kishė tė Deēanit, nė gur tė
    shpue!)


    Ai me njė sarkazėm therėse zbuloi dhe demaskoi politikėn imperialist antishqiptare qė po ndiqnin Fuqitė tė Evropės dhe lėshimet qė Porta e Lartė po u bėnte fuqive imperialsite, nė kurriz tė Shqipėrisė sė pushtuar, duke
    cunguar tėrėsinė e saj tokėsore:


    Tė shtatė krajlat kuvendoinė:
    ---Prizreni shka po thonė?
    ---Ni murtat na e ēoi dovleti,
    shkoi nė Xhakovė te Abdulla
    Begi.
    Kish pasė gisht me shtatė
    krajli,
    lyp hudutin ēok n'Malsi.
    Aj hajduti koftė a zi ;
    ēiti futat shpi pėr shpi;
    shpi pėr shpi,
    mahall' e n'mahall,
    bini djem, ju dhashtė e marė!)


    Me mprehtėsi politike poeti popullor vė nė tė njėjtėn shėnjetėr si fuqitė imperialiste tė Evropės, qė vendosėn copėtimin e tokave shqiptare,po ashtu edhe Perandorinė Osmane, qė ishte vėnė nė shėrbim tė Traktatit grabtiqar tė Berlinit.
    Populli kryengritės,na thotė poeti,ėshtė betuar qė:


    Me i pasė kraht me fluture,
    gjallė prej kulle s'ju lamė me
    shkua;
    gjallė prej pashėn s'e lamė,
    s' e lamė pashėn kurr'pėr
    t'gjallė!)


    Poeti popullor me pak vargje na tregon se si besėshkelėsit e Lidhjes Shqiptare tė tipit tė Abdulla Pashė Drenit pėr interesat e tyre feudale u kundėrvihen popullit dhe interesave mė tė larta kombėtare.Me vargjet e tij
    ironike, tė vėna nė gojėn e Abdulla Pashė Drenit, poeti popullor na tregon se feudalėt turkomanė janė gatė qė tradhtinė e tyre ta pėrligjin duke e maskuar atė me zakonin patriarkal tė "besės":


    S'un e lshovaunė ēet mik
    se po m'ja nzanė djalit
    sytė,
    po m' thonė;"Baba t'u ka
    koritė"...)


    Kundėr qėndrimit turkoman tė feudalit shqiptar, shohim qėndrimin e vendosur tė masave kryengritėse, tė cilat vėrshojnė e sulmojnė, duke mos pėrfillur asnjė lloj fuqive apo autoriteti. Masat popullore,besnike tė
    interesave mė tė larta tė Atdheut, nuk njohin asnjė forcė apo autoritet veē Lidhjes Shqiptare qė pėrfaqėsonte plotėsisht aspiratat e tyre.Kryengritėsit popullorė kishin vetėm njė besė atė qė i kishin dhėnė Atdheut, pėr interesat
    e tė cilit do tė kacafyetshin"si me le "Prandaj e paralajmėrojnė armikun dhe bashkėpuntorin e tij:


    ---Priti djelmt' e mėmleqetit,*)
    t'u kanė rrasė nė derė
    t'haremit**)


    Dhe trimat hidhen nė sulm me atė guxim e trimėri qė i ka karakterizuar gjithmonė shqiptarėt kur ka qenė puna pėr mbrojtjen e idealeve tė tyre mė tė larta nė luftėrat e pareshtura pėr liri e pavarėsi. Me vargje sarkastike,
    tė vėna nė gojėn e tė dėrguarit tė sulltanit, tė cilin e kishte kapluar tmerri nga zjarri i laftės popullore, poeti anonim shfryn mllefin e pėrgjithshėm tė popullit kryengritės kundėr Portės sė Lartė:


    Maxhar Pasha rrin mendue:
    -----Kush e rreh' i tel pėr mue
    babė dovletit me ja ēue ,
    se n'Xhakovė mė kanė
    rrethue,
    mė kanė mshelur porsi
    grue.....)


    Kryengritėsit, besnikė tė idealeve tė larta kombėtare dhe tė vendosur pėr tė mbrojtur vendimet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, janė tė
    pamėshirshėm jo vetėm ndaj tradhtarėve tė tipit tė Abdulla Drenit, qė, pėr ofiqe e grada, pėr cifligje e lavdi personale, janė gati tė shesin edhe atė qė populli ka mė tė shtrenjtė, Atdheun, pėr mbrojtjen e tė cilit masat
    popullore, "fukaraja', nuk kanė kursyer as bukėn e fėmijės ,as gjakun.Prandaj poeti anonim, duke shprehur urrejtjen e thellė tė popullit shqiptar me njė sarkazėm therėse, dėrrmuese, i drejtohet tradhtarit:


    ----Qysh ke njeh, yubashi mret,
    fukaranė pse po ma
    shet?....)

    Kryengritėsit hidhen nė sulm.Pa pėrfillur breshėritė e armėve tė forcave armike tė armatosura gjer nė dhėmbė, ata hidhen sipėr mureve tė larta tė avllisė dhe nė oborr tė kullave kacavyten me forcat osmane dhe bėjnė batėrditėn mbi to.Njė nga luftėtarėt popullorė, Col Delia i Malėsisė
    sė Gjakovės, i cili bashkė me mijėra malėsorė tė tjerė qė"nė maje tė bjeshkės janė kanė mėsue/ ujt e keq mos me kėrkue" me qėndrimin e tij burrėror, pėrpara rėnies nė fushėn e nderit, i entuziazmuar nga vrama e luftės popullore kundėr pėrfaėsuesit tė Portės sė Lartė dhe bashkėpumėtorėve tė tij, u drejtohet shokėve:


    ----Bini, shokė lumtu krahi!
    vet po jes ,pashėn po e
    ēarti....)

    Kullave tė renegatit u vunė flakėn.Pashanė e Stambollit dhe bashkėpunėtorin e tij, Abdulla Pashė Drenin, i pushton lemeria. Luftėtarėt sypatrembur me ndėrgjegje tė lartė janė tė gatshėm tė flijohen nė ēastin vendimtar pėr idealin e pėrbashkėt; nėpėrmes flakės e zjarrit ata futen nė kullėn ku pashanė osman e kishin "mshelun posi grue". Col Delia, mbasi e rrėyon pėrtokė pashanė e Turqisė, bie sė trimat nė fushėn e nderit, poai bashkė me dhjetėra e dhjetėra trima tė tjerė tė Lidhjes bie dhe mbetet nė
    kėngėn e popullit si njė yll i pashuar i guximit, i trimėrisė dhe i vetmohimit kolektiv :Ai simbolizon kėshtu papėrkulshėmėrin e popullit tė thjeshtė qė ėshtė i vetėdijshėm pėr sakrificėn qė bėn pėr interesat jetike
    kombėtare.Poeti anonim, duke vėnė vargjet e tij sarkastiken nė gojėn e hanėmes sė pashės, qė e ka pushtuar lebetia, na tregon pėr fundin tragjik tė pashallarėve


    Hanm' i pashės del nė shkallė:
    ---Kuku, sot pėr pashallarė!
    Hanm' i pashė ē'po pisket:
    ---Rrihnja telin babės
    mret,
    Ali Pashės ē'ta ka xhetė.
    nė mi hu tė paska metė.


    Forcat kryengritėse tė Lidhjes nuk ngurruan pėr t'u dhėnė dėnimin e merituat jo vetėm tė dėrguarit tė Sulltanit dhe pėrkrahėsit tė tij.
    Qė shkeli Besėlidhjen Shqiptare, po edhe disa krerėve tė tjerė, tė cilėt iu nėnshtruan autoritetit tė Abdulla Pashė Drenit,u vunė nė mbrojtje tė pashait tė Stambollit, u ndanė nga populli dhe shkuan kundėr interesave tė larta
    kombėtare.
    Por"djelt e mimleqetit"ishin besatuar pėr tė mbrojtur trojet shqiptare, Atdheun e shtrenjtė me ēdo sakrificė, me pikėn e fundit tė gjakut, duke mos u tėrhequr pėrpara ēdo presioni, e force agresive.Ata nuk i ulin armėt as pėrpara kėcėnimit tė "dovleti".as pėrpara diktatit tė Fuqive tė Mėdha, as pėrpara vringėllimit tė armėve tė agresorėve shovinistė,sepse janė tė ndėrgjegjshėm pėr detyrėn e lartė ndaj Atdheut.
    Prandaj me vetdije tė thellė politike, me ndėrgjegje tė lartė patriotike e luftarake kombėtare, u ngrtėn mbi konceptin e ngushtė tė zakonit"tė besės e bujarisė"dhe treguan se
    me tė vėrtetė shqiptari ėshtė trim, bujar e besnik deri nė vdekje, por "pėr tė pabesim besė nuk ka!"Shqiptari pėrmbi tė gjitha ka vetėm njė besė, besėn qė i ka dhėnė Atdheut.Kėngėtari popullor, duke shprehur aspiratat mė tė larta tė popullit kryengritės ndaj ēėshtjes kombėtare, nėnvizon vendosmėrinė e patundur tė popullit shqiptar pėr tė mbrojtur ēdo pėllėmbė tė trojeve tė veta.

    Kėtu ai thekson dhe nxjerr nė pah motivin e mbrojtjes sė tėrėsisė tokėsore tė Atdheut sipas vendimeve tė Besėlidhjes Kombėtare Shqiptare:


    .....Ja k'dhanė besėn Dugagjinit,
    mos me ia lshua tokat
    llatinit*)
    takėt llatinit mos me i
    lanė,
    pa e mbush vorre an'e
    m'anė!)


    Me njė forcė tė madhe pėrgjithėsuese, nė vargjet e tij tė fuqishme, tė derdhura si nė bronz,poeti popullor jo vetėm pėrjetėson guximin e trmėrinė e popullit shqiptar, triumfi e forcave popullore tė Lidhjes mbi agresorėt, por paralajmėron Portėn e Lartė dhe gjithė koalicionin e armiqve tė shumtė lakmitarė se:


    Kshtu .Shqipnija kish pasė adet,
    ka ni pashė me e mytė pėr
    vjetė.


    Vrasja e Mehmet Ali Pashės, manifestimet e triumfit tė popullit kryengritės me kokėn e pashait tė Stambollit nė hu, parrulla e hedhura kundėr Portės sė Lartė dhe Fuqive tė Mėdha imperialiste qė vendosėn copėtimin e tokave shqiptare ,ishin pėrgjigjja mė e vendosur qė populli shqiptar, i bashkuar si njė trup i vetėm rreth Lidhjes sė tij kombėtare, u dha Portės sė Lartė, shovinistėve fqinjė dhe Fuqive tė Mėdha tė Evropės

    ,Njėkohėsisht kėto ishin paralajmėrimi i njė gjendjeje politike shumė te ngarkuar, qė pritej tė shpėrthente si vullkan ipapėrmbajtur kundėr sundimit mesjetar osman.

    Betejat e pėrgjakshme e fitimtare tė Gjakovės entuziazmuan dhefrymėzuan pa masė patriotėt e shquar shqiptarė qė banonin jashtė

    Atdheut, tė cilėt luftonin pareshtur pėr lirinė e pavarėsinė e Atdheut,

    Kėtyre ngjarjeve tė stuhishme patrioti e poeti i madh,De Rada, u bėri mė vonė jehonė tė gjerė nė revistėn "Fjamuri i Arbėrit".

    Duke dashur t'i bėjnė tė njohur mbarė opinionit botėror rritjen e ndėrgjegjes kobėtare, bashkimin e fuqishėm politik e luftara nė shkallė kombėtare, vendosmėrinė e popullit shqiptar pėr tė luftuar pareshtur pėr liri e pavarėsi kombėtare,De Rada, mė 1883, botoi kėngėt popullore kushtuar ngjarjeve tėGjakovės.

    Nė to pasqyroheshin gjerėsisht dhe plot vėrtetėsi historike kėto ngjarje tė stuhishme ,qė ēorientuan Fuqitė e Mėdha dhe Portėn e Lartė.

    Nėpėrmes epikės hostorike ,De Rada i bėri tė njohur opinionit botėror, se populli shqiptar , ndonėse i vogėl dhe me pushtuesin osman nė truall, pati guxim qė tė barabitej me njė koalicion tė tėrė armiqsh, duke
    hedhur poshtė me grykė tė pushkės vendimet imperialiste grabitqare tė Kongresit Berlinit .

    Jehona e kėtyre ngjarjeve si brenda ashtu edhe nė arenė
    botėrore qe shumė e madhe Ato ngritėn lart moralin popullit shqiptar dhe thelluan shumė diferencimin politik tė forcave nė radhėt e lėvizjes kombėtare pėr mbrojtjen e tokave shqiptare dhe pėr bashkimin kombėtar nė njė shtet kombėtar autonom.Feudalėt turkomanė po lėkundeshin.

    Manifestimet antiosmane nė Shqipėri , veēanarisht nė krahinat e Shqipėris sė Veriut e tė
    Verilindjes , shqetėsuan pėr sė tepėrmi Stambollin. Ushtarėt shqiptarė, qė ishin mobilizuar me forcė, po dezertonin nė masė.

    Kudo nėpėr Shqipėri kėrkohej qė nė kushtet e reja kur Atdheut po i kėrcėnohej copėtimi,
    Perandorisė Osmane tė mos i pagueshin taksat dhe tė mos i jepeshin ushtarė,por gjithēka tė pėrdorej pėr mbrojtjen e tokave shqiptare nga kėrcėnimet e shovinitėve fqinjė. Kėrkohej qė detyėn e ruajtjes sė rendit publik e tė qetėsisė te merrte vetė Lidhja dhe tė krijoheshin edhe gjykatat shqiptare me nėpunės vendės, tė cilat tė gjykonin sipas normave zakonore shqiptare.

    Gjendja luftarake e krijuar nė Shqipėri, e veēanėrisht nė Rrafsh tė Dugagjinit e nė Kosovė, alarmoi pėr sė tepėrmi qarqet shoviniste tė shteteve fqinjė si dhe fuqitė imperialiste .Diplomacia e Fuqive tė Mėdha tė
    Evropės ndoqi pėr sė afėrmi e plot shqetėsim zhvillimin e tyre.
    Pėrfaqėsuesit konsullorė austro-hungarezė dhe rusė , francezė, anglezė etj nga Prizreni,
    Shkodra etj u raportonin qeverive tė veta se nė Gjakovė pushteti ėshtė nė dorėn e shtresavemė te "ulėta" tė popullit, ēka i shtynte ata ta krahasonin
    gjendjen e krijuar nė atė trevė me Komunėn e Parisit.).

    Betejat e Gjakovės shėnojnė fillimipėrleshjeve tė
    armatosura me koalicionin e armiqve grabitqarė.Kėto beteja ngritėn mė lart ndėrgjegjen politike kombėtare tė popullit tonė, zgjeruan e thelluan lėvizjen e fuqishme trevjeēare tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė luftėn thikė me thikė pėr tėrėsin tokėsore dhe pėr bashkimin e popullit shqiptar nė njė shtet autonom kombėtar. Kėto detyra themelore qysh nė fillim u shrinė nė njė tė vetme .

    Mbledhja e gjerė e Lidhjes Shqiptare, qė u themelua nė
    Prizren, nė fillim tė nėntorit 1878 miratoi memorandumin qė i dėrguan Portės sė Lartė, ku nė emėr tė popullit shqiptar kėrkohej njohja e kombėsisė shqiptare dhe edrejta e bashkimit tė te gjithave viseve shqiptare nė njė
    shtet te vetėm autonom,tė qeverisur nga vetė shqiptarėt.
    Porta e Lartė, e trembur nga shpėrthimi i kryengritjes sė stuhishme, vrasjen e tė deleguarit tė saj,Mehmet Ali Pashės ,hėpėrhė e la nė heshtje dhe pėr tė fitua kohė, i mbajti kryengritėsit me premtime mashtruese.
    Lidhja i kuptonte dredhitė tradicionale tė Portės sė Lartė, por ishte e mobilizuar pėr mbrojtjen e viseve tė kėrcėnuara nga shovinistėt fqinjė. Ushtima e kėtyre nagjarjave nė epikėn historike tė periudhės sė Lidhjes Shqiptare zė njė kapitull tė veēantė.
    Aty mbizotėron ideja pėr tė mbrojtur me armė trojet shqiptare dhe pėr tė fituar autonominė Kėto na i thotė poeti anonim pa mėdyshje:

    Na s'e lėshojmė Shqipėrinė,
    . . . . . . . . . . . . . . .
    . . . . . . .
    Na duem autonominė!)


    matrialin e pregaditi per botim
    Lulja e Gruds
    Grudjanja
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    Mbrojtja e Plavės dhe e Gucisė (tetor 1879-janar 1880)

    Me revoltėn e armatosur tė Gjakovės dhe me aksionin diplomatik tė pranverės sė vitit 1879, Lidhja Shqiptare ia hoqi Portės sė Lartė de facto tė drejtėn qė tė fliste nė emėr tė Shqipėrisė. Veē kėsaj, me qėndresėn e saj energjike, ajo bėri qė tė zvarriteshin e tė mos zbatoheshin menjėherė dy vendimet e rėndėsishme tė Kongresit tė Berlinit, qė cenonin interesat kombėtarė tė Shqipėrisė, njėri nė favor tė Malit tė Zi (neni 28 i Traktatit) dhe tjetri nė dobi tė Greqisė (Protokolli nr. 13 i Kongresit).
    Megjithatė Lidhja e Prizrenit nuk e kishte plotėsuar ende pėrfundimisht programin e saj. As gjashtė Fuqitė e Mėdha nuk ishin tė prirura t’i anulonin vendimet qė kishin marrė nė Kongresin e Berlinit, as dy shtetet fqinje ballkanike nuk kishin ndėrmend tė hiqnin dorė nga viset qė u kishin premtuar Fuqitė e Mėdha. Si rrjedhim, lufta pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare ende nuk kishte marrė fund, pėrkundrazi, parashikohej qė ajo tė merrte trajta tė pėrgjakshme.
    Pas vrasjes nė Gjakovė tė mareshal Mehmet Ali pashės, Porta e Lartė u dha tė kuptojnė Fuqive tė Mėdha se e kishte tepėr tė vėshtirė tė pėrmbushte kundrejt Malit tė Zi detyrimet territoriale qė rridhnin nga Traktati i Berlinit. Por knjaz Nikolla nuk donte tė dinte pėr asnjė justifikim. Nga frika se me kalimin e kohės mund tė ndryshonin rrethanat ndėrkombėtare nė dėm tė saj, Cetina kėrkonte vazhdimisht ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha pėr ta detyruar Perandorinė Osmane tė dorėzonte sa mė parė krahinat e Podgoricės, tė Shpuzės, tė Zhabjakut, tė Plavės, tė Gucisė e tė Rugovės, tė cilat Kongresi i Berlinit ia kishte dhėnė Malit tė Zi. Veē kėsaj, si kundėrpeshė ajo po e vononte dorėzimin e Ulqinit, tė Dinoshit dhe tė Bregut tė Bunės, tė cilat i mbante tė pushtuara qysh nga koha e luftės, por qė sipas Traktatit tė Berlinit duhej t’i ktheheshin Perandorisė Osmane.
    Presionin mė tė fortė ndaj Perandorisė Osmane e ushtroi Rusia cariste, e cila vijoi ta kushtėzonte tėrheqjen e ushtrive tė saj pushtuese nga Traka me dorėzimin e krahinave qė i qenė premtuar Malit tė Zi. Fuqitė e tjera tė Mėdha u bashkuan me presionin carist, pasi e shikonin me shqetėsim qėndrimin e mėtejshėm tė ushtrive ruse nė afėrsi tė Stambollit. Kėshtu, nė fund tė vitit 1878, Porta e Lartė vendosi t’i zbatonte detyrimet territoriale kundrejt Malit tė Zi.
    Vendimi i Stambollit ngriti pėrsėri nė kėmbė shqiptarėt. Pėr tė shqyrtuar gjendjen e re u mblodh menjėherė, nė fillim tė janarit 1879, Komiteti Kombėtar i Lidhjes, i cili ripohoi qėndrimin e vet tė caktuar mė parė. Sipas kėsaj vije, Lidhja e Prizrenit nuk do ta pengonte dorėzimin e Podgoricės, tė Shpuzės e tė Zhabjakut, pasi ato banoheshin nga popullsi tė pėrziera sllavo-shqiptare, por do ta kundėrshtonte me armė lėshimin e Plavės dhe tė Gucisė, popullsia e tė cilave ishte nė masėn dėrrmuese shqiptare. Vendimin e Komitetit Kombėtar e miratuan tė dy komitetet ndėrkrahinore tė vilajeteve tė Shkodrės dhe tė Kosovės, tė cilat po nė janar 1879 mblodhėn kuvendet e tyre tė jashtėzakonshme, pothuajse nė atė kohė qė zhvilloi punimet e veta edhe Kuvendi Ndėrkrahinor i Prevezės. Meqenėse Plava e Gucia bėnin pjesė nė vilajetin e Kosovės, barrėn e drejtimit dhe tė organizimit tė luftės pėr mbrojtjen e tyre e mori pėrsipėr Komiteti Ndėrkrahinor i Prizrenit, i cili nga ana e vet formoi njė shtab ushtarak tė posaēėm, me Ali pashė Gucinė nė krye.
    Ndėrkaq u mblodh nė fshatin Virpazar, nė afėrsi tė liqenit tė Shkodrės, komisioni turko-malazez, i cili mė 2 shkurt 1879 nėnshkroi marrėveshjen dypalėshe pėr formalitetet e dorėzimit brenda njė jave tė krahinave tė vilajetit tė Shkodrės, qė i takonin njėra-tjetrės sipas Traktatit tė Berlinit. Nga frika e kryengritjes sė shqiptarėve, Porta e Lartė nuk pranoi ta pėrfshinte nė marrėveshje dorėzimin e Plavės e tė Gucisė, duke e lėnė ēėshtjen e tyre pėr t’u zgjidhur mė vonė. Sipas marrėveshjes, dorėzimi i Podgoricės, i Shpuzės dhe i Zhabjakut nga ana e autoriteteve turke u krye pa vėshtirėsi. Po ashtu u bė edhe dorėzimi i Ulqinit, i Dinoshit dhe i Bregut tė Bunės nga ana e autoriteteve malazeze.
    Por Mali i Zi nuk deshi ta linte punėn tė zgjatej mė tej. Knjaz Nikolla iu drejtua menjėherė Fuqive tė Mėdha, duke kėrkuar prej tyre qė ta detyronin Perandorinė Osmane t’ia dorėzonte dy krahinat shqiptare (Plavėn dhe Gucinė) Malit tė Zi. Nga ana e vet Porta e Lartė u kėrkoi Fuqive tė Mėdha tė dėrgonin nė Plavė e nė Guci njė Komision Ndėrkombėtar pėr t’u bindur pėr vėshtirėsitė qė gjente te shqiptarėt e egėrsuar nga padrejtėsitė e Kongresit tė Berlinit. Nė vend tė tij ato dėrguan Komisionin Ndėrkombėtar pėr caktimin e vijės sė kufirit, tė pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė gjashtė Fuqive tė Mėdha dhe tė dy shteteve tė interesuara. Komisioni filloi nga puna nė maj 1879 dhe pėr disa muaj me radhė u mor me caktimin e pikave tė kufirit turko-malazez nė vilajetin e Shkodrės. Por gjatė verės, kur Komisioni Ndėrkombėtar donte tė shkonte nė Plavė e nė Guci, pėrfaqėsuesit e Komitetit Ndėrkrahinor tė Prizrenit u paraqitėn Fuqive tė Mėdha, mė 22 gusht 1879, njė notė me shkrim, me tė cilėn deklaronin se nuk do tė njihnin asnjė ndryshim tė kufirit me Malin e Zi pa pjesėmarrjen nė Komisionin Ndėrkombėtar tė krerėve tė Lidhjes Shqiptare dhe pa u miratuar vendimet e tij nga e “gjithė” Shqipėria. Pas kėsaj note tė rreptė, Komisioni Ndėrkombėtar e ndėrpreu punėn e vet, pezulloi udhėtimin e tij pėr nė Plavė e nė Guci.
    Me kėtė rast filluan pėrsėri protestat e Malit tė Zi dhe ndėrhyrjet e Fuqive tė Mėdha pėr ta detyruar Perandorinė Osmane qė ta zgjidhte sa mė parė ēėshtjen e Plavės e tė Gucisė. Porta e Lartė provoi t’i bindte banorėt e dy krahinave kufitare qė tė hiqnin dorė nga qėndresa e mėtejshme, duke u premtuar familjeve, qė nuk dėshironin tė jetonin nėn sundimin malazez, se do t’u jepte tokė nė vendbanime tė reja dhe se do t’i ēlironte nga taksat pėr dhjetė vjet. Por shqiptarėt nuk u lėkundėn nga vendimi i tyre. Atėherė knjaz Nikolla filloi tė kėrcėnonte se do ta zgjidhte kėtė ēėshtje me anėn e luftės sė armatosur dhe se nė njė rast tė tillė nuk do tė aneksonte vetėm Plavėn e Gucinė, por edhe vise tė tjera shqiptare.
    Nė kėto rrethana, marrėdhėniet shqiptaro-malazeze erdhėn duke u keqėsuar vazhdimisht. Gjatė muajit tetor 1879 Mali i Zi filloi pėrqendrimin e ushtrive nė kufi, duke e ēuar numrin e tyre nė 5 600 veta. Kėtyre masave Lidhja e Prizrenit iu pėrgjigj duke vėnė nė gatishmėri luftarake forcat e saj tė armatosura.
    Sipas vendimit qė Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes kishte marrė mė 3 tetor 1879, Komisioni Ushtarak a Shtabi Ushtarak, nėn kryesinė e Ali pashė Gucisė, i krijuar nga Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes Shqiptare pėr Kosovėn, shpalli pėr zonėn e Plavės e tė Gucisė gjendjen e luftės. Tė gjithė burrat plavianė e gucianė tė aftė pėr armė u shpallėn luftėtarė qė do tė qėndronin nė gatishmėri nė shtėpitė e tyre. Po nė tetor 2 mijė gjakovarė tė armatosur u nisėn pėr nė Guci. Nė fund tė tetorit mbėrritėn kėtu edhe vullnetarė nga Shkodra e Malėsia.
    Porta e Lartė, pėr tė mėnjanuar konfliktin e armatosur, i propozoi Cetinės qė nė vend tė krahinave shqiptare tė Plavės e tė Gucisė t’i jepte disa vise sllave tė Hercegovinės. Por propozimin e Stambollit, tė cilin e kundėrshtoi Austro-Hungaria, nuk e pranoi as Mali i Zi.
    Pas disa ndeshjeve sporadike kufitare, qė ndodhėn gjatė tetorit, knjaz Nikolla vendosi mė nė fund tė kalonte nė sulme tė hapura. Mė 31 tetor dhe 1 nėntor 1879 forcat malazeze, duke dashur tė tėrheqin vėmendjen e Fuqive tė Mėdha dhe, njėherazi, tė matnin pulsin e shqiptarėve, kryen dy inkursione kundėr vijės mbrojtėse tė forcave tė Lidhjes, tė parin nė fshatin Pepaj dhe tė dytin nė fshatin Arzhanicė. Nė kėtė tė fundit vranė nė befasi 30 fshatarė dhe dogjėn mjaft shtėpi, por pas disa orė luftimesh u dėbuan nga forcat e Lidhjes. Nė tė vėrtetė kėto qenė sulme demonstrative, tė cilat shqiptarėt i pėrballuan pa ndonjė vėshtirėsi. Edhe pse dėshtoi, sulmi malazez nxiti njė valė tė madhe mobilizimi nė tė katėr anėt e Shqipėrisė. Me mijėra vullnetarė tė tjerė vrapuan nė krahinat e Gjakovės, tė Pejės, tė Dibrės e tė Shkodrės. Gatishmėria e shqiptarėve qe aq masive, sa Shtabi Ushtarak i Lidhjes sė Prizrenit, i vendosur nė Guci, u detyrua tė pengonte nisjen e tyre drejt frontit, pasi nuk ua ndiente nevojėn dhe nuk kishte mundėsi pėr t’i sistemuar.
    Nė fillim tė muajit dhjetor forcat kryesore malazeze qenė rreshtuar gjatė vijės kufitare, nė fshatrat Murinė, Pepaj, Arzhanicė e Velikė, kurse forcat shqiptare pėrballė tyre nė fshatrat Guci, Kolenivicė, Martinaj, Plavė e Nokshiq. Midis forcave malazeze dhe shqiptare nė sektorin verilindor kalonte lumi Lim vetėm me njė urė prej druri. Zona malazeze ishte kryesisht malore, ndėrsa nė atė shqiptare dominonte pllaja e Plavės.
    Mė 4 dhjetor 1879, pjesa mė e mirė e ushtrisė malazeze prej 4 mijė ushtarėsh, nėn komandėn e Mark Milanit, ndėrmori njė sulm tė furishėm nė sektorin e Nokshiqit, nė drejtim tė Plavės e tė Gucisė. Shtabi ushtarak i Lidhjes, i pėrbėrė nga Ali pashė Gucia (kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Filip Ēeka, Jusuf Sokoli e tė tjerė, midis tė cilėve kishte edhe disa oficerė tė karrierės, u pėrgjigj duke hedhur nė sulm rreth 2 mijė luftėtarė. Luftimet mė tė ashpra u bėnė nė luginėn e Nokshiqit, ku u angazhuan forca tė shumta malazeze. Luftėtarėt u pėrleshėn aq ashpėr me njėri-tjetrin, sa qė tė dy palėt lanė mėnjanė hutat dhe nxorėn jataganėt, duke u pėrleshur trup me trup. Pėrleshja vazhdoi disa orė me radhė. Forcat vullnetare tė Lidhjes ndalėn sulmin e ushtrisė malazeze dhe i shkaktuan asaj disfatė nė Nokshiq, duke e detyruar tė tėrhiqej brenda kufijve tė Malit tė Zi. Edhe pse tė dhėnat pėr humbjet e tė dy palėve janė kontradiktore, mund tė nxirret si pėrfundim se nga malazezėt pati 300 tė vrarė e tė mbytur nė lumė gjatė tėrheqjes, ndėrsa nga shqiptarėt 300-400 veta. Nė kėto luftime u vra edhe njė nga komandantėt e shquar tė ushtrisė sė Lidhjes, Jakup Ferri.
    Vendosmėria e shqiptarėve pėr tė qėndruar deri nė fund dhe kėmbėngulja e Cetinės pėr tė vazhduar mė tej luftėn alarmuan si Fuqitė e Mėdha, ashtu edhe Perandorinė Osmane. Nga frika e ndėrlikimeve tė reja, Porta e Lartė vendosi ta zgjidhte me ēdo kusht dorėzimin e dy krahinave kufitare. Pėr kėtė qėllim ajo nisi menjėherė pėr nė Kosovė mareshal Ahmet Muhtar pashėn, i cili atė kohė ishte komandanti i Armatės osmane tė Rumelisė me qendėr nė Manastir. Mareshali, i shoqėruar nga 11 batalione (rreth 6 000 ushtarė), sapo arriti nė Prizren thirri nė takim anėtarėt e Komitetit Kombėtar tė Lidhjes pėr t’i bindur qė t’i nėnshtroheshin vendimit tė sulltanit. Por ata nuk pranuan. Mė 14 dhjetor 1879 lėshoi njė shpallje, me tė cilėn u kėrkonte shqiptarėve qė tė merrnin nė konsideratė gjendjen kritike tė Portės sė Lartė dhe tė mos pengonin dorėzimin e dy krahinave kufitare, pasi me qėndresėn e tyre po shkaktonin shkatėrrimin e Perandorisė Osmane, por as lutjet, as kėrcėnimet nuk dhanė rezultat. Mė 15 dhjetor 1879 u mblodh nė Guci Kuvendi i pėrfaqėsuesve tė Komitetit Ndėrkrahinor tė Kosovės, i cili vendosi qė ta kundėrshtonte me armė deri nė fund dorėzimin e kalasė sė Gucisė. “Ne, banorėt e Plavės e tė Gucisė, - thuhej nė memorandumin e miratuar nga Kuvendi, - nuk i njohim traktatet e shteteve evropiane qė u japin malazezėve tokat e trashėguara nga prindėrit tanė. Ne do ta kundėrshtojmė me armė dorėzimin e tokave tona”.
    Sipas porosisė qė kishte dhėnė Porta e Lartė, Ahmet Muhtar pasha mori masa ushtarake pėr tė penguar vajtjen e vullnetarėve shqiptarė nė Plavė e nė Guci. Pėr kėtė qėllim ai solli nga Mitrovica edhe 7 batalione tė tjera, tė cilat i vendosi nėpėr shtigjet e rrugėve. Pas kėsaj u nis pėr nė Gjakovė, ku gjeti njė gjendje mė tė acaruar se nė Prizren. Gjakovarėt e paralajmėruan se, po ta vazhdonte mė tej rrugėn drejt kufirit, do tė pėsonte fatin e Mehmet Ali pashė Maxharit. Kur pa se edhe Peja e kishte bllokuar rrugėn pėr nė Plavė e nė Guci, mareshali osman e ndėrpreu misionin e vet, hoqi dorė nga vajtja nė Guci dhe u kthye nė Prizren.
    Dėshtimi i misionit tė Ahmet Muhtar pashės e bindi pėrfundimisht knjaz Nikollėn tė mos shpresonte mė as te ndėrhyrjet e Fuqive tė Mėdha. Si rrjedhim, ai vendosi tė ndėrmerrte kundėr forcave tė Lidhjes Shqiptare njė mėsymje tė pėrgjithshme, e cila u zhvillua javėn e parė tė muajit janar 1880. Nė kėtė mėsymje u hodh pothuajse e gjithė ushtria malazeze, 25 batalione me rreth 9 mijė veta, qė u rreshtuan pėrballė Plavės e Gucisė.
    Sapo u njoftua pėr pėrgatitjet ushtarake tė Cetinės, Shtabi Ushtarak Shqiptar i pėrforcoi masat mbrojtėse. Me thirrjen e Lidhjes Shqiptare u mobilizuan mijėra vullnetarė nga e gjitha Shqipėria, nga Plava, Gucia, Peja, Prizreni, Gjakova, Shkodra, Dibra dhe nga krahinat mė tė largėta tė Shqipėrisė sė Jugut. Por shtabi ushtarak i kryesuar nga Ali pashė Gucia, qė mori vetė nė dorė drejtimin e operacioneve luftarake, pėrqendroi nė zonėn kufitare me Plavėn e Gucinė 4 mijė luftėtarė vendas dhe 3 mijė vullnetarė tė tjerė, gjithsej 7 mijė veta.
    Komanda malazeze kishte rreshtuar nė vijėn e parė tė frontit forcat vullnetare tė komanduara nga Mark Milani, tė cilėt do tė fillonin sulmin sipas taktikės sė tyre tradicionale qė kishte pasur kurdoherė sukses pėrballė ushtrive osmane. Forcat malazeze ishin pėrqendruar nė njė sektor tė ngushtė (Velikė-Pepaj), me qėllim qė t’i shpartallonin shqiptarėt qė me sulmin e parė, nė drejtim tė Plavės. Por Shtabi Ushtarak Shqiptar ua mori malazezėve nė mėnyrė tė papritur iniciativėn. Mė 6 dhe 7 janar 1880 njėsi tė vogla shqiptarėsh, me qėllim qė tė tėrhiqnin vėmendjen e komandės ushtarake malazeze, ndėrmorėn dy sulme nė verilindje tė Malit tė Zi, nga ana e sanxhakut tė Novi Pazarit. Komanda ushtarake malazeze, duke kujtuar se shqiptarėt do tė vazhdonin tė sulmonin nga verilindja, pėr t’u dalė forcave tė tyre prapa shpine e tėrhoqi ushtrinė nga zona jugore dhe e nisi drejt veriut. Duke pėrfituar nga kjo rrethanė, forcat shqiptare, tė rreshtuara nė sektorin e Plavės, shpėrthyen mė 8 janar njė sulm tė furishėm kundėr pozitave tė armikut qė ndodhej nė Velikė, nė Pepaj e nė Arzhanicė.
    Sulmin e nisėn luftėtarėt e Nokshiqit tė komanduara nga Kurt Asllani dhe Nure Kurti. Mėsymja ishte e furishme dhe pas luftimesh tė ashpra e trup mė trup forcat malazeze, tė pėrbėra nga 4 mijė luftėtarė, u detyruan tė tėrhiqeshin. Ushtritė e Lidhjes, pasi thyen edhe njėsitė malazeze tė komanduara nga Mark Milani, hynė nė tokėn malazeze, shtinė nė dorė Arzhanicėn, Velikėn e Pepajn dhe u drejtuan pėr nė Murinė. Luftimet mė tė pėrgjakshme u bėnė nė Velikė e nė Pepaj, prandaj pėrpjekja e 8 janarit mori emrin e tyre. Ushtria malazeze u tėrhoq nė Sutjeskė. Por Shtabi Shqiptar nuk kishte ndėrmend tė vazhdonte pėrparimin nė thellėsi tė tokės sė Malit tė Zi. Mė 9 janar ai urdhėroi forcat shqiptare, qė nuk hasėn ndonjė kundėrshtim nga ushtritė malazeze, tė tėrhiqeshin nė kufirin e vjetėr.
    Gjatė betejės sė Pepajt e tė Velikės, tė dyja palėt patėn dėme nė njerėz, por, sipas tė dhėnave tė ndryshme, ato tė Malit tė Zi qenė mė tė shumta. Shqiptarėt lanė nė kėto luftime edhe dy kapedanėt trima, Kurt Asllanin e Nure Kurtin.
    Vrulli patriotik qė pėrshkoi luftėn nė Velikė e nė Pepaj dhe fitorja qė shqiptarėt korrėn kundėr ushtrive malazeze mė 8 janar 1880, la pėrshtypje tė thellė nė opinionin ndėrkombėtar. Disa ditė mė vonė, kryekonsulli austro-hungarez nė Shkodėr, Shmuker, i cili e ndoqi sė afėrmi zhvillimin e betejės, i raportonte qeverisė sė vet: “Vetė malazezėt pohojnė se nė luftėn e Velikės e tė Pepajt shqiptarėt luftuan burrėrisht dhe fituan mbi ta. Dhe me tė vėrtetė, fuqia e Lidhjes (sė Prizrenit - shėn. i aut.) e theu atė ushtri malazeze qė ka qenė kurdoherė e zonja t’u bėjė ballė forcave turke. Shqiptarėt luftuan tė shtyrė nga ideja kombėtare”. Pas kėsaj, opinioni publik evropian filloi tė interesohej pėr historinė e popullit shqiptar dhe pėr tė drejtat e tij kombėtare. Veē kėsaj, disa publicistė kritikuan Kongresin e Berlinit qė nuk i kishte pėrfillur tė drejtat e njė kombi aq trim dhe aq liridashės, siē ishte populli shqiptar.
    Me fitoren qė korrėn nė Nokshiq, nė Pepaj e nė Velikė shqiptarėt i dhanė tė kuptonte diplomacisė evropiane se Perandoria Osmane, sado qė po e mbante Shqipėrinė prej pesė shekujsh nėn zgjedhė, nuk ishte zonjė e trojeve tė saj dhe se zotėr tė kėtyre trojeve ishin banorėt shqiptarė.
    Disfata qė pėsoi nė front e bindi qeverinė malazeze se ajo vetė nuk ishte nė gjendje ta thyente qėndresėn e Lidhjes Shqiptare me anėn e luftės sė armatosur. Pėr kėtė arsye knjaz Nikolla shpalli menjėherė se i kishte pezulluar veprimet luftarake nė kufi dhe se zbatimin e Traktatit tė Berlinit nė kėtė pikė po ua linte pėrsėri nė dorė Fuqive tė Mėdha. Madje ai kėrkoi nga konsulli britanik nė Shkodėr qė tė ndėrhynte pranė autoriteteve qeveritare tė vilajetit, me qėllim qė edhe shqiptarėt t’i pezullonin veprimet e mėtejshme luftarake.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    Pak fjalė mbi krahinėn

    Nė veriun e Shqipėrisė, nė kufi me Malin e Zi , ndodhet krahina e Plavės e Gucisė. ajo ėshtė e pėrbėrė prej njė lugine tė shtrirė ndėrmjet maleve tė lartė, tė cilėt e qrkojnė si kurorė, me njė bukuri qė mund ta pėrshkrujnė vetėm poetėt. Kreshtat dhe gjithė peizazhi paraqesin njė nga mrekullitė e rralla qė ka sajuar natyra. Por Krahinės nuk i mungojnė edhe pasuritė e shumllojshme, qė mundėsojnė njė jetė ekonomike tė begatė. Ajo ka toka mjaft pjellore, tė pėrshtashme pėr kultivimin e misrit, tė lashtavė, patates dhe tė disa lloj zerzavateve. gjithashtu rriten mirė pemėt frutore.
    Kurse pėr kullotat e bjeshkve, livadhet, pyjet e zabelet, Plavės dhe Gucisė do t' ia kishin zili shumė krahina té Ballkanit.
    Per pasuritė e shumta, si edhe pėr poziten e favorshme gjeografike, krahina e Plavsė e Gucisė prej shekujsh ka qenė bėrė objekti i lakmisė serbo - malazeze. Pėrpjekjet e tyre pėr t' ia shképutur kėtė krahinė Shqipėris nuk janė tė panjohura nga bota. Mė tė njohura ndoshta do té duhej tė ishin sakrificat e Shqiptarve, pėr mbrojtjen e kėsaj "Ēerdhje tė Shqiponjave nė kufi ". Nė kėtė kuader, nė radhė tė parė, do tė duheshin evidentuar sakrificat e banorve tė Krahinės, tė cilėt me gjakun e tyre kanė shkruar njė histori tė lavdishme.
    Me fjalė tė tjera, ėshtė njė e vėrtetė e padiskutueshme se krahina e Plavės dhe Gucisė pėr Shqiptarėt nė shekuj ka qenė "njė altar i atdheut tė pėrbashkėt nė kuadrin e Shqipėrisė Etnike". popullsia e kėsaj krahine me tė drejtė ėshtė mburrur se qė kėtej zuri fill " epopeja kombetare e rilindjes", sepse qė kėtu filloi pėrpjekja e tė parvė tanė pėr "Lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė ". Kjo krahinė njėkosisht ishte "Kėshtjalla e parė" pėr mbrojtjen e Rrafshit tė Dukagjinit, njėrés ndėr trevat kombėtare mė té rėndsishme e mė tė begata.
    Edhe pse Plavė - Gucia ėshtė ndėr krahinat me kontribut tė ēmuar nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, qarqet shoviniste serbo- malazeze kanė shfaqur dhe vazhdojnė tė shfaqin pretendimet absurde, sikur kjo trevė qenka "toka e tyre autoktone" dhe se popullsia e saj, " me origjinė serbe", e humbi fenė e krishtėrė vetem pas pushtimit osman, kur me dhunė u detyrua tė kalonte nė fenė islame. Kėto pretendime nuk mbėshteten nga faktet, po kjo pak rėndėsi ka patur pėr ideatorėt e "serbisė sė Madhe". Pėr ta e rėndėsishme ka qenė gjetja e mjeteve pėr realizimin e hegjemonisė nė territore sa mė tė gjera , nė kurriz tė popujve fqinjė me serbėt e veēanarisht tė popujve jo sllavė. Nė kėtė kuadėr janė pėrpunuar edhe metodat shkombėtarizuese, qė nuk kanė pérjashtuar deri zhdukjen fizike ose shfarosjen e popullit Shqiptar.
    Do té ishte e tepėrt tė radhiteshin veprat e vėshguesve dhe tė historianve nga bota, té cilėt japin tė dhėna mbi kufijtė Etnik tė Shqipėrisė, té kundėrta me konsideratat e serbo - malazezeze. Pėrsa u pėrket tė dhénave mbi origjinen e popullsisė sė krahinės sė Plavės dhe Gucisė ( 24000 frymė ), do tė mjaftonte té riprodhohej njė fragment nga vepra " cartes Comerciale " e italianit Bianconi, botuar nė vitin 1888. " Nga ana e Malit tė Zi ( brenda kufijve tė Shqipėrisė ), theksonte ai, ndėr tė tjera, shqiptarét janė shumicė dėrrmuese nė krahinen e Plavsé - Gucisė dhe tė Beranės ". Gjithashtu mund tė pėrmenden edhe regjistrimet zyrtare tė popullsisė tė kryera nga administrata osmane. Nė regjistrimin e vitit 1908 krahina e Plavės dhe Gucisė figuron e banuar 90 % pėr qind prej shqiptarve dhe vetėm 10 % pėr qind prej elemnti malazez, i cili ndodhej kryesisht nė gjendjen e rajasė ose tė bujkut qė punonte nė tokat e shqiptarve (*).
    Sė fundi, krahina e Plavė - Gucisė nė asnjė pikpamje nuk ka qenė e nuk ėshtė e shkėputun prej Rrapshit tė Dukagjinit, megjithėse ai shtrihet nė fushė, kurse ajo nė malėsi. Nė origjinė banorėt e saj dhe ata tė rrafshit e konsiderojn veten tė njė vėllazėrie, prandej kėta tė fundit i quajnė tė parėt tė "njė vllaznijet mbas bjeshkvet ". Lexuesit e respektuar, si tė kenė lexuar vepren deri nė fund e tė jenė njohur me ngjarjet qė pėrbėjnė historinė e krahinės sė Plavė - Gucisė, besoj tė Mé japin tė drejtė qė atė e kam cilėsuar krahinė " Kreshnike ", kurse popullin e saj e kam titullua "hero ". Gjithēka qė lidhet me pėrpjekjet dhe sakrificat e banorėve tė kėsaj krahine i ka pasur rrénjėt te idetė e tyre atdhetare dhe te " etja pėr lirinė dhe pavarsiné e vendit", prandaj emėrtimet e mia besoj tė vlėrsohen tė drejta. Pikėrisht mbi ide tė tilla Krahina u kthye nė " kėshtjellė " dhe pérballoi e prapsi furtunat e vazhdueshme qė pėr shumé kohė u perplasėn mbi tė me njė egėrsi tė veēantė.
    Ndėrgjegjėja pėr origjinėn e pérbashkėt, pėr atdheun e pėrbashkėt, marrėdhėniet e gjithanshme pozitive tė ndėrsjella dhe pozita gjeografike nė pereferi tė trevave shqiptare pércaktuan qė:
    1.---Banorėt trime tė Plavė - Gucisė té ishin " pararoja " qė i vinte e para gjoksin sulmit malazez.
    2.---Ai popull nė kufi, me pushkė nė dorė e me shpiert tė pastėrt, e deshi aq fort vatrėn e tij, e nėpėrmjet saj gjithė Shqipėrinė, atdheun e pėrbashkėt, megjithėse nuk gėzoi.
    3.--- Ai popull i pajisur me burrėri dhe virtyte tė njėjta mbaréshqiptare tė trashėguara, nuk e tradhėtoi kurrė vendin e tij.
    4. ---Ai popull homogjen me gjak fisnik shqiptar ka mundur té ruajé gjithė venomet dhe karakterin shqiptar. Pra, do tė ishte njė krim pér kėdo, shqiptar ose i huaj, mik ose armik, qė do t' ia mohonte cilėsitė arbėrore.
    5. --- Njė nga cilsité e rralla tradicionale té popullit trim tė krahinės sė Plavė - Gucisė ishte se pėrbrenda fiseve, si edhe me fiset shqiptare jashtė krahinės, nuk ka pasur grindje, hasmėrira ose gjaqe, por gjithnjė harmoni, paqe dhe qetėsi. Nė kėtė drejtim ai pėrbėnte njé shembull pėr banorėt e krahinave tė tjera tė Shqipérisė, gjė qė i ka tėrbuar armiqtė e kombit. Sigurisht kishte edhe kontradikta, qė lindnin si rezultat i diferencave sociale, por nė kushtet e regjimit osman té pushtimit dhe veēanarisht tė ekzisyencės sė rrezikut malazez ato ishin tė papėrfillshme.
    Pėrqendrimi i vėmendjes sė shqipėtarve nė konfrontimin me malazezėt i konvenonte edhe regjimit osman, i cili te mosmarrvėshjet midis fqinjve shikonte mundėsinė e ekzistencės nė Ballkan si pushtues, megjithėse, objektivisht, kontradiktat shqiptaro - malazeze kanė patur rrėnjė tė vjetra. Shqiptarét e krahinės sė Plavė e Gucisė, edhe pse tė paktė nė numėr, nė krahasim me fqinjėt e tyre malazezė, (*) kanė qenė gjithnjė tė gatshėm pėr rezistencė, madje rreth 85% per qind e tyre llogaritet se vdisnin jo nė mėnyrė tė natyrshme. Pėrgjithėsisht ata mbetshin tė vrarė nė pérpjekje me malazezėt. Vdekja nė rrethana tė tilla vlersohej nga tė gjithė dhe ishte burim krenarie pėr farefisin e tė vrarit.
    Kushdo qė ka vizituar krahinėn e Plavės dhe Gucisė, duke filluar nga vetė qendrat, do tė ketė paré me sy nė fusha e brigje me qindra e mijėra varre dėshmorėsh tė vrarė nga serbo - malazezet, tė cilėt nė pjesėn mė tė madhe kanė rėnė duke luftuar me armė nė dorė pėr tė mbrojtur vatrėn e vet. Shembull tipik ėshtė edhe emri "Pėrnjavori", qė mban njė nga lagjet e shehrit ( qytetit ) tė Plavės, ēka dėshmon pėr ekzistencėn aty tė varreve té shumtė tė dėshmorve.
    Varre tė tilla gjinden edhe nė fushat e qujtura Racina dhe Meteris, po nė Plavė, Gėrēar e Previjė, mal e fushė tė Gucisė etj., tė cilat u perkasin kohėve tė ndryshme, pėrfshi edhe vitet e shekullit tonė. (*) Janė pra tė panumėrta vendet ku bijtė e popullit liridashės tė Krahinės kanė dhėnė jetėn. Humbjet ishin veēanėrisht tė rénda gjatė Luftės Ballkanike, mė 1912, nė masakrén e "mushketės" tė vitit 1913 dhe nė kasaphanėn e vitit 1919, pa pėrmendur humbjet nė betejat ngadhnjimtare 1941 - it, kur sulmet e ēetnikėve malazezė, tė organizuara me ndihėmen e fashistéve Italianė, u zmbrapsėn me turp. Nėse do tė shtyheshim nė shekujt e kaluar do tė duheshin pėrmendur luftėrat e Moravės me 1791 - 1792 dhe tė Nokshiqit, mė 1879 - 1880, nė tė cilat ėshtė luftuar krah pėr krah me bijtė e rrafshit tė Dukagjinit.
    Por katastrofa mė e réndė, qė krahasohet me atė tė vitit 1919, kur Krahina u ndodh ndėrmjet dy zjarresh, tė serbėve nga njara anė dhe tė malazezėve nga ana tjeter, erdhi nė fund tė luftės sé Dytė Botérore. Nė vend qė tė ēlirohej nga okupatori fashist, kjo krahinė, mė 1944, pėsoi mjerime dhe humbje tė mėdha nga forcat komunisto - ēetnike. Gjatė kėtij ripushtimi sllav u vranė shumė njerėz tė pafajshėm, kurse vendi u shkatėrrua tmerrėsisht.
    Pas vitit 1944 regjimi i Titos e katandisi krahinėn e Plavės dhe Gucisė nė " germadhė ". Terrori dhe metodat e ndryshme tė dhunės pėr ēkombėzimin e popullsisė nė shkallė tė parė vazhduan pa ndėrprerje. Qarqet drejtuese tė Beogradit fillimisht mbyllėn 4 ose 5 shkollat fillore shqipe, tė cilat patėn funkcionuar gjaté viteve 1941 - 1944 , nė periudhėn e okupacionit fashist, madje edhe nė njė periudhė mė tė hershme, nė vitet 1916 - 1918, gjaté okupacionit austro - hungarez. Pasoi mé tej njė politikė shoviniste permanente, qė kish pér qėllim tė ndryshonte shqiptarėt tė braktisin vatrat e veta. Ēdo vėzhgues i pa anshėm, qė do tė kish rastin tė njihte nga afėr vendin, do tė konstatonte se ajo politikė vazhdon edhe sot.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Vazhdo Davius! Tė lumtė!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2006
    Postime
    12
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    te gjitha keto informata flm shuuuume .une jam nga gucia (nuk jetoj tash-veē e vizitoj vendlindjen shpesh).i lexova gati te gjitha ,ke bere pune te mire qe ke shkruar edhe per plaven e gucine sepse sa here permenden trojet shqiptare ne Mal te ZI ,PLAVA dhe GUCIA harrohen shum shpesh

  7. #7
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,900
    Faleminderit
    122
    65 falenderime nė 61 postime
    Lexoni kryevepren e Fishtes, "Lahuten e Malcis".Aty do te gjeni ne vargje te gjitha betejat heroike te shqiptareve ne mbrojtje te memedheut Shqiperi.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,195
    Faleminderit
    1
    24 falenderime nė 22 postime
    Komuna e Plaves sipas statistikes se vitit 2003 ka 13805 banor , prej ketyre vetem 2719 (20%) jan shqiptar , 2613 serb , 765 malazez , 6809 boshnjak (50%) dhe 788 musliman .
    Kryeqendra e komunes , qytetza e Plaves ka 3615 banor , vetem 327 jan shqiptar , shumica 2631 jan boshnjak.
    Poashtu esht Gucija ka 1704 banor , vetem 173 jan shqiptar .

    Pra i kemi humb kto 2 vendbanime, sikur qe kemi humb shum te tjera ne shum pjes te Balkanit fatkeqsisht .
    Un dot isha i lumtur sikur Malesin ta mbajm , pra Tuzin dhe fshatrat per rreth , sipas statistikave mbi 100 fshatra ne Mal te ZI jan me shumic shqiptare , mirpo ka nje gje qe ne dallim prej fshatrave shqiptare ne Kosov , Fyrom dhe Kosov Lindore te cilat jan fshatra te mdhej , kto fshatra ne Mal te Zi ishin shum te vegjli me rrezik per tu shuajtur, kishte fshatra me nga 40, 50 , 100, 200 banor , nje ishte me vetem 8 banor, fshati Kaliman i komunes se Ulqinit , fshati Ambula me 31 banor , fshati Salc me 4 banor , Fraskanjel me 76 . Kto fshatra jan te denuar ne zhdukje. Faktikisht 99% e fshatrave shqiptare ishin nen 1000 banor , 80% nen 500 ... Rrini ne vendlindje mbroni token tuaj , mos tja leshojm sllaveve.

  9. #9
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anėtarėsuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Renea Lexo Postimin
    Komuna e Plaves sipas statistikes se vitit 2003 ka 13805 banor , prej ketyre vetem 2719 (20%) jan shqiptar , 2613 serb , 765 malazez , 6809 boshnjak (50%)
    Shum e vertet osht , edhe Rrozhaja osht e ktill, domethon se shqiptar t'Boshnjakizum, po shumica e din prejardhjen e tyne.
    Vetem shko ke Sanzak forum edhe shihi kur flasin nder veti ne tema qe kan te bejn me shqiptarizmin, isht shum i vaket. Pleqt e kture zonave vajzat duan ti martojn me shqiptar, jo ma kot, shum ja martu ne Pej e nzonat perreth me shqiptar.

    Vetem shihi kit vidjo sa qesharake duket, duket artificiale n'kulm!
    Tung!





    Ka diqka se shum prej tyre jan te dhanun pas fejes se tyre e jo pas kombsis, si shqiptaret ata 20% si boshnjaket, se ben dot dallimin. Shum prej atyre boshnjakve nga statistikat e tua quhen shqiptar ( locally known as albanian ) te gjuhes Sllave.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bklyn_kid : 06-10-2008 mė 00:51

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •