Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Historia e Malësisë

    - Në të kaluaren përfshinte pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë veriore që nga Shala deri te Shpella e Berishes në brigjet e lumit Moraça.
    Përbëhej nga zona të vogla teritoriale të njohura me emrin male, në të cilat zhvillohej jeta fisnore.
    Ato ishin: Hoti, Sumasit (me vone Grudë), Kelmendi, Kuçi, Kastrati, Shkreli, Triepshi, Koja, Kopliku, Tuzi (si pjese e Grudës).

    -Në krye të çdo mali ishte kryekreu, kurse çdo vellazëri kishte kreun (të parin) e vetë. Vepronin edhe pleqët e maleve.
    -Toponimi (emrimi) Malesi del nga fjala shqipe MAL-i me kuptim gjeografik dhe teritorial.
    -Malesia e Madhe ndahet në zonat bjeshkore (Triepshi, Korita e Hotit, Kelmendi, dhe disa zona te Shkrelit)
    -Zonat malore (Koja, Fudnat, nje pjese e Grudës, pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe Shkrelit)
    -Zona fushore (Kopliku, Gruemire, Buz-Uji, një pjesë e Kastratit dhe Hotit, kurse me së shumti fushë ka Gruda - Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Vllanë, Vrane, Fusha e Tuzit, Mileshë dhe Dinoshë).

    -Cemi (lumi i vetëm në Malesi) e ndanë Malesinë fizikisht në dy pjesë.

    -Malet kryesore janë Deçiqi dhe Suka (në Grudë), Bukoviqi dhe Cemeri
    (në Hot), Kazhaniku (ne Triepsh), Kapa e Brojës (Kelmend), Mokseti (Kastrat) e tjerë.

    -Qëndrat dhe katundet (fshatrat) me të mëdha ishin Tuzi, Vranja, Vllana, Dinosha, Kësheva, Prifti, Pikala, Selishti, Skoraqi, Arza, Drumja, Spija, Vuksalekajt, Kushet e Hotit, Bajza, Kopliku, Gruemirë, Vërmosha, Stjepofi, Nikmarashi e tjerë...

    -Në Malësi ka tri klima: e butë-mediterane, malore dhe kontinentale.

    -Në të kaluerën e lashte ilire në Malesi jetonte fisi i madh Ilir-Labeatet.
    Tokrat malore të Malesisë së sotme quhënin "Malet e Labeateve" (mons labeatis), fusha afër Liqenit të Shkodres është quajtur liqeni i Labeateve (lacus labeatus).

    -Vëndbanimet Ilire më të njohura në Malesi janë Meduni, Qytezat (e Dinoshes, Buxes se Triepshit, Sukës së Grudës, Këshevës, Qafës së Kishës, Arzës) pastaj Vuksalekajt, Burgu i Grudës (Dushiq), Samoborri, Cinna te Kopliku etj.

    -Në kohët e lashta nëpër Malesi kalonin rrugët shumë të rëndësishme edhe për Europe, siç ishte ajo nga Norona nëpër Dinoshe-Tërgajë-Vërmoshë-Gusi dhe tjetra Noronë-Dinoshë-Tuz-Koplik-Shkodër.

    -Mendimtarët botërorë (shumë nga ata) do të cekin se deri me ardhjen e Turqëve, Shqipria veriore, pra edhe Malesia, me kurrgjë nuk do të jetë mbrapa Europes.

    -Malesia e Madhe deri me 1476 mbante lidhje të mira dhe të ngushta me Venedikun. Janë të njohura përsonat historik që mbanin qëndrime të tilla dhe mbeshtetëshin në Venedik (Itali) si Anaro Hoti (Hot), Vuksa Gela (Grude), Vuksa Gjeca (Kelmend). Poashtu, deri me atëherë Malesia mbante lidhje edhe me Dinastite e Ballshideve dhe Cernovekaseve (Ballshet dhe Cernojeviqet) të etnosit shqiptarë.

    -Me 1479 kur sulltan ishte Muhamedi i dyte (1451-1481) Turqia do të okupoje Malesinë dhe do të formoj nahitë (krahinat): Kuç (me të do të hyjnë edhe Triepshi e Koja), Kelmendi, Hot dhe Zhabjaku.
    Gruda (tokrat e Mark dhe Gjon Sumes) do të hyjnë në kuadër të nahisë së Zhabjakut.

    -Vuksa Gela si kryekreu i Grudës do të luftoj kundër turqëve dhe sllavevë.
    Gruda do të fitojë dhe do të mbetet mal në vehte. E tërë Malesia do te zhvilloje luftë kundër otomaneve pandërprerje që deri me 1912.
    Janë të njohura luftat dhe kryengritjet e viteve: 1565-1575, 1596, 1601, 1609, 1610-12, 1624, 1638, 1652-53, 1668-69 ,1698-99 ,1712, 1732, 1808, 1822, 1832-34, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871-72, 1879, 1883, 1869, 1910-1912.
    Më të njohurit janë 1565-1575 (në Hot e Grudë), 1610-11 (në tërë Malesi), 1638(në Kelmend), 1832-34(Hot-Kastrat), 1883 (në Hote e Grudë), 1869 (Grudë) dhe kryengritja prej 24 mars - 2 gusht 1911.

    -Pjesa malore e Malesisë kurrë nuk do të pranoj pushtetin turk dhe nuk do të paguaj taksat dhe tatimet (haraçin).

    -Me 1641 kryeprifti i Grudës dhe i tëre Malesisë Karlo Della Mirandella do të organizojë në brigjet e lumit Cem (Tërgaje) besëlidhje në mes maleve dhe do të hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe në Prifte të Grudës.
    -Turqit do ta ndalojne, siç kanë ndaluar çdo send që ishte përparimtare.
    -Malesorët janë të besimit katolik deri me ardhjen e turqëve, atëherë fillon perhapja e besimit islam.

    -Kishat kryesore janë: e Grudës (më e vjetra) e Sh'Mehillit në Dinoshë, Arzë, Brigje të Hotit, Triepsh, Selcë, Bajzë, Tuz etj.

    -Ndër xhamitë më të vjetra në Malesi janë ajo e Dinoshës, Tuzit, Koplikut dhe Vllanës.

    -Personalitetë shumë të njohura që kanë punuar dhe vepruar në Malesi jane:
    Karlo Della Mirandella, Leonardo Di Martino (prift dhe shkrimtarë), Pater Gjergj Fishta, Anton Harapi, Marjan Prelaj, Josip Rela (shkrimtare-arbëreshë nga Zara e Dalmacisë).

    -Jeta në Malesi ishte shumë e veshtirë (gjatë pushtetit turk), por ajo, në prëmtime diçka do të lehtësohet me reformat e Sulltanit të vitit 1839 (Hatisherifi i Gjylhanes), dhe me Hatihumajanine vitit 1856, kur në Shkodër do të organizohet Komisioni i bajraqeve (xhibala) me qellim që veziri i Shkodrës më lehtë ta sundoj dhe kontrollojë Malesinë.
    -Malesorët do të mbrohen nga sulmet malazeze me 22 prill 1880 (Beteja e Zharnices) ku u dalluan Baca Kurti Gjokaj, Paloke Gjoka Vulaj, Halil Haka Nikaj, kurse diçka më parë në Dinoshë (1863) Smail Martini Ivezaj dhe Om Haku Kajoshaj.

    -Me 1880-81 në Vrane, Gruda do të fitoj ushtrinë malazeze dhe përsëri dallohet Smail Martini, bajraktar i grudes.

    -Me 1879 Çun Mula në krye të Hotit do të luftoj kundër ushtrisë se veriut të Shkodrës por pa sukses; ushtria turke ishte e fortë.
    -Me 1883 dhe 1886 gjyqi ushtarak i sulltanit do të dënojë një numër të madhë të krerëve të Hotit dhe Grudës për shkak se po prishnin përëndorin.
    -Me i njohuri nga të dënuarit ishte, patjeter Smail Martini Ivezaj që do të internohet, me krerët e Grudës, në Diari-Bekir (Anadolli-Afrik).
    Disa nga krerët e Malesisë do të marrin pjesë edhe në Lidhjen e Prizrenit në qershorë 1878 (Baca Kurti, Çun Mula etj.)

    -Me vendimin e Xhibales (komisionit turk për Malesi) 1856 Malesia e Madhe ndahet në dy pjese: Triepshi dhe Koja do të hyjne me kadillukun e Podgoricës, kurse pjesa tjetër e Malesisë: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli mbetën nën ndikimin e Shkodrës.
    Me 1876-77 Triepshi, Koja dhe Fudnat fuqitë e mëdha ju dhane Malit të Zi dhe kufiri u vendosë nga Vrana-Ura e Zharnicës-Omerbozhaj-Vorri i Vuksa Gelës (maja e lemuet ne Suke)-Lemaje.

    -Me 1887 në Triepsh, kurse me 1888 në Kojë do të hapen shkollat në gjuhë sllave dhe do të futen mbiemrat e sllavizuar me mbaresen "viq" ose "iq"

    -Në nëntorë 1907 në Lemajë do të zhvillohet një betejë e trieshjanevë me turq, kurse po ato vite në Tuz dhe Dinoshë do të hapen shkollat fetare islamike, kur një e Dinoshës do të jetë edhe shkolla me Mulla Arapin për të gjithë.

    -Revulucjonin e Xhon-turqeve (turqit e rinjë) me 1908 malesorët do ta perkrahin duke shpresuar se ai do të sjellë demokracinë, jetë e lirë, perparim, realizimin e të drejtave nacionale-etnike, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe etj., por nuk ndolli ashtu. Turqit, nepër mes misionarëve të tyrë e tradhtuan atë dhe malesorët për të realizuar të drejtat e veta, si do të ceki Faik Konica, filluan luftën kundër shumë ujqëve, jo të sigurt se ushtarakisht do të fitojnë, por do të terhjekin vëmendjen e Europës, dhe mbas themelimit të Komitetit Nacional Shqiptarë në Podgoricë në shkurt 1911 në krye të së cilit vëndoset Sokol Baci Ivezaj dhe që drejtohej nga Nikolle Ivanaj, Kole Martini (profesor i gjuhës shqipe nga Dukagjini), Kolë Sokol Baci Ivezaj dhe me një numer të anëtareve të shquar si Dedë Gjon Luli Dedvukaj, Nikolle Soga (nga Shkodra), Luigj Gurakuqi etj.

    -Komiteti për së afërmi bashkpunonte me Pater Gjergj Fishten, At Ndre Mjeden, At Jak Serreqi, Pater Bona Gjecaj, Isa Boletinin, Ismail Qemalbeu, Dodë Brajcin, Mehmet Shpendin, Aleksandro Siliqin ete tjere.

    -Ne mbledhjen e Podgoricës (2-4 shkurt 1911) do të vëndoset që kryengritja do të fillojë me sigurimin e armës, afer Shën Gjergjit.
    Për të realizuar këtë mislion nga ana e Komitetit angazhohen Nikollë Ivanaj (shkon në itali) dhe profesor Gjergj Pekmezi (nga Pogradeci) në Vienë , por ajo filloi me parë me 24 mars me sulmin e nje çetë të Hotit kundër kaushës turke në Brigje të Hotit.
    Te nesërmën malesorët sulmojnë kaushet ushtarako-policore në kufirin me Mal të Zi si janë Porokia, Lishahu, Qafë Bokrrine, Mergjes (Vrane) si edhe ato në starre, Arzë, Rranxë të Rrases, Pllanicë etj.

    -Betejat më të njohura janë ato që u zhvilluan në Deciç me 6 dhe 22 prill dhe 3 maj 1911 në të cilat u dalluan shumë persona e sidomos Tring Smailja Ivezaj.
    -Gjatë luftës, gjegjësisht kryengritjës u dalluan në të madhe Dedë Gjon Luli Dedvukaj.

    -Me 6 prill 1911 në një pjesë të malit Deçiq, në Bratilë, u ngrite flamuri kombëtarë-shqipëtarë e që paraqet rastin e parë mbas vdekjës së Gjergj Kastriotit me 1468, dhe është flamuri i kryengritjës shqiptarë për liri.
    Me ushtrinë turke, shumë herë numërikisht më të madhe se ajo malesorë dhe më mirë e pregaditur, ushtruar dhe furnizuar, gjatë periullës së kryengritjes ullëheqen Bedri Pasha, Et'hem Pasha, Turgut Pasha, Hasan Riza Pasha, Esat Pasha Toptani dhe më në fund Abdylah Pasha që deri ater ishte nënsekretar në Ministrinë e Drejtësisë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    -KERKESAT E MALESOREVE

    1.

    -Me 17 nentore 1910 amnestia e pergjithshme të shtypit me iradelurdher të sulltanit
    -Shërbimi ushtarak ne valetin e Shkodrës
    -Mudiri i qytetit të Tuzit dhe maleve duhet të jetë shqiptar-vëndas
    -Kajmakami i Malesisë duhët të jetë Kristian dhe duhet të foli shqip
    -Armatimi ose çarmatimi për të gjithë njësoj
    -Pasuria e konfeskuar të kthehët dhe të paguhet dëmshperblimi

    2.

    -Mbas formimit të Komitetit Qendrore Shqiptare në krye me Sokol Bacin (zgjidhet në kërkesën e emigrantave shkodran) dhe me sekretarë Kolë Martinaj (profesor i gjuhës shqipe) dhe Kolë Sokol Bacit (jurist) me 2-4 shkurt në fund të njëjtit muaj do të përpilohen kërkesat drejtuar qeverisë turke në Cetine, Sadradinbeut, me 30 mars, e që janë:
    -Njohja dhe ruejtja e tërësisë teritoriale të tokave shqiptare.
    -Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare si dhe në mësim në katër vilajetet (Shkodër, Kosovë, Janinë dhe Manastirë).
    -Të gjithë nënpunësit të jenë shqiptarë dhe kombi shqiptarë të pranohet nga ana e stambollës.
    -Përdorimi i të ardhurave nga viset shqiptare në dobi të këtij kombi.
    -Ushtarët shqiptarë të meren dhe të dalin jashte kufinjeve vetëm në rast lufte me qeveritë e huaja.
    -Këto kërkesa u nënshkruan nga 20 krerë në mesin e cilëvë janë: Sokol Baci Ivezaj (Grudë), Dedë Gjon Luli Dedvukaj (Hot), Dedë Nika Ivezaj (Grudë), Gjeto Mark Ujka (Hot) si dhe Martin Preka (Triepsh)

    3.

    -Gjatë kryengritjes, kurë Turgut Pasha kërkonte dorëzimin e pakusht të malesorevë dhe kur gjyqi ushtarak dënoi udhëhëqësit kryësorë, krerët e Malesisë të mbledhur në Pikalë (pranvere 1911) perpiluar edhe një listë
    -kërkesë që drejtohet turqisë, e në të cilën kërkuan: Autonominë e tokrave shqiptare, lirinë, hapjen e shkollave, dëmshperblimet etj.
    -Në mbledhje muarën pjesë ndër të tjerë , Dedë Gjon Luli Dedvukaj, Mehmet Shpendi, Dodë Preci, Dedë Nika Ivezaj, Gjeto Mark Ujka Juncaj e shumë të tjerë.

    4.

    -Ndër kërkesat, apo memorandumet me më zë të malesorevë eshte "Libri i Kuq" i përpiluar nga Luigj Gurakuqi dhe të tjerët, qe u miratua në Kuvendin e Grecës , me 23 qershore 1911, po ashtu i drejtuar opinionit europian, gjegjësisht të përmendurit Eduard Grej, që ateherë konsiderohej ndër diplomatët më lidër të Europës.
    Kërkesat e "Lordeve të Malesise", siç i quante R.Rankin, korrespodent i "Tajmsit" dhe "Çikago Herald Tribujn", krerët malesorë janë të përfshirë në 12 pika:

    -Garanti nga ana e qeverisë së Stambollës se nuk do të përsëritet veprimtari të tilla, respektimi i religjionit, traditës dhe zakoneve të vjetra kanunore të garantuara me kushtëtutë.
    -Njohja e plotë e kombit shqiptarë me të drejtat si çdo komb tjetër.
    -Liri e plotë e kombit shqiptar për të zgjedhur deputetët e vetë.
    -Liria e plotë e mësimit në gjuhë shqipe, hapja e shkollave shqipe me te drejtat e barabarta me shkollat tjera në Qeverine Turke.
    -Autonomia dhe organizimi decentralist administrativ i vilajeve ku ndollen shqiptarët. -Zgjedhja e valiut dhe nenpunësve, zyrtarëve e të tjerëve që dinë gjuhën shqipe dhe zakonet e vëndit.
    -Kajmakani i Tuzit, atëherë kryeqëndër e Malesisë, të jetë shqiptarë.
    -Përcaktimi i një përfaqsuesi, inspektorit të përgjithshem të Sulltanit.
    -Përdorimi i gjuhës shqipe në administratë dhe të pranohet si gjuhe zyrtare, pran gjuhës turke.
    -Shërbimi ushtarak në vënd të vet dhe e drejta që ata të shërbejne në besimin (fenë) dhe zakonet e veta.
    -Të ardhurat të angazhohën në dobi të vëndit të vetë, përveç takses doganës (gjymrykut), të ardhurat nga duhani dhe alkoholi, shfrytëzimi i pyjëve, kullotave e tjera.
    -Të drejtat për keshillime në lidhje me buxhetin e vilajetit.
    -Formimi i fondeve të nevojshme dhe grumbullimi i të hollave për rindërtim e shtëpive, ndertimin e rrugave, dëmshperblimin për shkatërrimet e bëra.
    -Formimi i komisionit të përzier për mundësimin dhe sigurimin për ata që kthehën në vënd dhe realizimin e dëmshperblimeve.

    -"Libri i Kuqe" (Menorandumi i Greces) është shkruar shqip dhe frengjisht e nënshkruhet nga Sokol Baci (Grudë), Dedë Gjon Luli (Hot), Dedë Nika (Grudë), Dodë Preci (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selce), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikc), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shale), Avdi Kola (Gimaj), Nike Mehilli (Shllak), Tup Cuni (Prekali), Binak Lulashi (Toplane), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).

    -Malesorët filluan dhe zhvilluan kryengritjen të vetdijshëm se nuk kane mundësi dhe forcë të mposhtin turqit, por të bindur se do të ndikojnë në përmirsimin e pozitës së tyre dhe të bindin opinionin demokratik europian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëvë.
    Ajo bëri që Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati, Shkreli, Tuzi, të jenë në pikevemendjen e Europes, dha figurat e mëdha të shqiptareve, Dedë Gjon Lulin dhe Tringe Smajlja Ivezaj , e posaçërisht Kuvendi i Gerces bëri që europa të fillojë të mëndojë me më kujdes për të biseduar me urti, gjakëftoftësi, durim, e që janë cilësi traditën , idenë për fitim etj

    -Mbas ngritjes së flamurit në Vlore me 28.11.1912 - nga 16 dhjetore 1912 deri me 2 gusht 1913 u mbajte konferenca e ambasadoreve në Londër me pjesmarrjen e fuqive të mëdha.
    -Me 17 dhjetorë u vëndosë që të formohet Shqipëria e lirë dhe e pavarur.
    -Me mbledhje udhëheqte Eduard Grej Kryeministri anglez.
    -Mbas planeve dhe projekteve të shumta në fillim të marsit 1913 fuqitë e mëdha vëndosen që Hotin dhe Fudnen t'ja japin Malit të Zi si dhurate dhe kështu Malesia përsëri u nda në dy pjesë.
    -Në maje 1913 malesorët do të organizojnë demonstratat në Tuz dhe Shkodër, por pa sukses.
    Me 29 korrik 1913 fuqite e mëdha do të prënojne Shqiperinë në gjirin e shtetëve të pavarura.
    -Kufirin shtetërore shqiptaro-malazez do ta vendosi Komisioni Nderkombetare Rus Sergej Potapov.
    -Me 1912 Tuzi do të shpallet Kapetani, kurse me 1914 do të formohen komunat:
    Tuz, Rapshe, Traboin dhe Grude e më vonë edhe Vrane.
    Po të njëjtën kohe në Tuz do të hapen shkollat në gjuhën shqipe (nuk do të punoj) dhe serbe.
    Me 1916 në Triepsh, Priften, Dinoshë, Tuz dhe Hot do të hapen shkollat shqipe me mësues nga fshati Arbanasi afer Zares (Dalmaci-Kroaci), në mësin e tyre ishin edhe Josip Rela dhe Josip (Zef) Duka.
    -Në mes të dy luftërave botërore në Malesi nuk ka shkolla shqipe (Hot, Grudë, Triepsh dhe Kojë) por ato do të hapen mbas luftës së dyte botërore.

    -Sot veprojnë katër shkolla tetëvjeçare (Tuz, Skorraq, Stjepov dhe Dinoshe) dhe gjimnazi në Tuz.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Karakteristikë e të folurit

    Karakteristikë e të folurit të Shqiptarevë të Malesisë është përdorimi i togjeve zanore: "UO", "UA" dhe "`U" (nasale) në vënd të përëmnit "unë" dhe vehtës së tretë të prezentit të foljes ndihmtare.
    Të folurit e Malesisë ruan në shumë niansa karakteristikat e gjuhës së Buzukut (shekulli i XVI të).
    Pra, të folurit e Malesisë është nën ndikimin e gjuhës letrare e të civilizimit në përgjithsi në evolim e sipër.

    Në Malesi përdoret "`a" në vënd të foljes "ështe", pastaj "i" në vënd të numrit "nje". p.sh. "i herë" në vënd: "një herë" , "kin" në vënd të "kishin", "in" në vënd "ishin" etj. Në Malesi shqiptohet qaret : ç, q, gj, xh.
    Të folurit e Shqiptarëve të Shtojit dhe rrethit të Ulqinit, dallohet fare pak nga ai i Malesisë.
    Në Ulqin përdoret "nelt", në vënd "lart", "atjenit" në vënd "atje", "isht" në vënd të "është", "ç’ish" në vend të "ç’është" etj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Besëlidhja e 28 Qershorit e Malësise

    Njëzëtetetë qershori 1970 është ditë historike për Malesinë.
    Në këtë ditë, në qytetëzen e vogel në Tuz (Grudë) , malesorët bënë Besëlidhjen që mos të hakmerrën ndaj kurkujt, përveç dorasit ose atij që të shpall gjygji si fajtor.
    Ai të ndjekët jo vetëm nga ana e organeve shtetërore, por edhe e tërë Malesisë.

    Inisiatorë për të ardhur gjër ky moment historik, kanë qënë punëtorët shoqërorë e politik, përfaqsuesit e fiseve dhe të tjerë nga trevat e Malesisë: (Hotit, Grudës, Trieshit e Kojës së Kuçit e Fundnes).

    Këtë vepër humanitare që sodhen burrat e Malesisë, e përshendetën përfaqsuesit e Kosovës, Ulqinit, Gusisë etj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Zakone mbi lindjen e fëmijes

    Në Malesi janë ruajtur edhe sot disa zakone rreth lindjes së fëmijes.
    Origjinën e vet e kanë shumë të vjetër dhe janë të ngjajshme me zakonet e popujve tjerë të Ballkanit.
    Lindja e djalit të malesorët është gëzim i madh.
    Por kur ndokujt i lind djalë jepet lajmi në tërë fshatin dhe shtijnë me pushkë ose revole dhe thonë: "u rritë me jetë".
    Kur lind vajzë nuk shtijnë kurrkush me pushkë, por thonë: "shyqyr që ka p'shtua nana e ishalla pas vajzës djali". etj.

    Grat e fshatit kur vijnë të shofin nënën në lodhnim thonë: "mashalla" që fëmia mos të marrë mësysh.
    Është zakon që në djepin e fëmisë të hullet bar i njomë ose gjeth me qellim që fëmia të qëndrojë gjithmonë i njomë.
    Fëmijës mëshkull zakonisht i bëhët përgim (përgzim).

    Fëmia lahet vetëm, në mëngjes, nëse larja bëhët më mbramjë, uji nuk derdhet natën, por në mëngjes heret.
    Ujin e derdhin në rrëjë të ndonjë bimë më deshirë që fëmija të rritet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Martesa shqiptare në Malësi

    Shqiptarët e Malesisë kanë ruajtur shumë zakonet nga e kaluara e veçanarisht ato rreth martesës.
    Dikur ai fis ose shtëpi që në shekuj me rradhë nuk është korit as në luftë as në kohë të paqës i ka martua më shpëjt bijat e veta. Sot kjo traditë është duke u zhdukur.
    Ka qilluar që vajzës të ia caktojnë fatin edhe pa e njohtë bashkshortin, e bile, ka ngja që fëmijve t’u caktohet fati pa lind.
    Martesa dhe zakonet rreth saj fillojnë prej se nisin “shkuesit” për të kërkuar vajzen për djal. Darzma fillon atë ditë kur vajza-nusëja niset nga shtëpia e prindërve.
    Dikur darzma ka zgjatë ca ditë, ndërsa sot kryhet për 1-2 ditë.
    "Shkuesit" janë një ose dy vetë të cilët i cakton familja e djalit.
    Ata shkojnë në shtëpinë e vajzës dhe babait i kërkojne vajzën.
    "Shkuesit" duhet të janë të mençëm dhe njohës të mirë të kuvendit dhe zakonit të malesorëve.
    Ata zakonisht lavdërojn djalin dhe shtëpin e djalit.
    Babai i vajzës ka për detyr t’ u japë fjalën pozitive ose negative atë ditë apo një ditë tjetër, të cilën e cakton ai.
    Dikur vajza nuk merrte pjesë në zgjedhjen e fatit të vetë, por pajtohej me atë burr të cilin ia caktonin prindërit.
    Sot ky ligj mjaft i ashpër i mardhënjeve familjare është liberalizuar mjaftë.
    Tani vajza të shumtën e rasteve vëndos vetë për fatin e saj të ardhëshëm.
    Pasi shkuesit marrin përgjegje pozitive, atëhëre babai i vajzës bashkë më "shkuesit" dhe miqët e rinjë caktojnë ditën e fejesës.

    Pesorët janë ata të cilët shkojnë për të fejuar vajzën. Me dy pesorë zakonisht shkon edhe një shkues.
    Të shumtën e rasteve pesorët janë nga shtëpia e dhëndrit të ardhëshëm.
    Fejesa bëhet me një lirë-monedhe të caktuar.
    Si shënjë jepet unaza, apo ndonjë stoli tjetër me vlerë, (gjërdan, arë etj.)
    Kur merret unaza konsiderohet se vajza është roguar (e kaparisur për djalë të caktuar).
    Pesorët në ditën e fejesës japin meqërin (të holla).
    Pesorët me këtë rast u falin grave të shtëpisë të holla dhe vajzave që janë në atë vellazëri.
    Ata sjellin një ferlik (dash të prer për mish) dhe tri okë raki.
    Atë ditë caktohet zakonisht data e martesës.

    Mqeri është një sasitë hollash që jepet në ditën e fejesës ose më vonë.
    Në qoftëse babai i vajzës nuk merr mqerin, do të thot se vajzën nuk do ta martoj gjatë atij vitit.
    Të hollat që i merr babai i vajzës i përdorë për të pregaditur pajen e nusërisë.
    Të hollat jepën sa për t’i siguruar vajzës pesë xhubleta dhe pajën tjetër të nusërisë. Nësë pajën e nusërisë e siguron shtëpia e dhëndrit, atëherë pesorët nuk japin kurfar të hollash për këte qellim.
    Qellon që vajza pas fejesës nuk don të marrë për burrë të fejuarin, atëherë kjo punë del në pleqëri.
    Pleqet nësë pajtohen se faji është i shtëpisë së vajzës sjellin vëndimin që shtëpia e vajzës të paguaj dyfisht të gjitha shpënzimet që janë bërë rreth fejesës.
    Në këtë rast vajza mbetët e lirë.
    Nëse pleqëria mbetet pezull, atëherë shtëpia e vajzës i ka borç sipas kanus një mashkull, ose sillet vëndimi që vajza të ketë 24 deshmitare.
    Nësë ngjan e kundërta, dmth djali nuk e don vajzën e fejuar atëherë edhe kjo punë qitet në pleqërinë e fisëve të cilët siellin të njëjtin vëndim sikur edhe për vajzen. Edhe në këtë drejtim marëdhënjet tani kanë ndryshuar - vajza mund të marr edhe burr tjetër, por shtëpia e saj duhet të paguaj dyfisht shpenzimet që janë bërë gjatë fejesës.

    Dasmorët-krushqit ditën e caktuar shkojnë për nuse. Ata zakonisht shkojnë të dielën në mbramje. Flëjnë atje e të hënën këthehën me nuse.
    Krushqit me vehte marrin një dash të rjepur me brira në maje të cileve i vëjne një ose dy molla. Me vehtë marrin raki. Udhës i qarosin me raki të gjithë ata që i takojnë. Krushqit kanë kryetarin e vetë-bajraktarin me flamur i cili u mprin.
    Të gjithë nisën nga shtëpia e djalit. Krushqit këndojn e shtiejnë me pushkë ose revole.
    Dikur për nuse shkonte një dasmoreshë, mirëpo ka qilluar që nusën t’ia rrëbenin, prandaj më vonë u dërgua për nuse një dasmor e një dasmoreshë ose një dasmoreshë e shum dasmorë, sikur bëhët tani.
    Krushqit-dasmort në shtëpinë e nuses, hane, pinë, luajnë e këndojnë.
    Krushqit çojnë unazën e kunorës nga shtëpia e dhëndërit.

    Nisuja e vajzës-nusës bëhët me një ceremonial karakteristik; ajo kapet për vargojt e vatrës për derë të shtëpisë, qanë me mallëngjim për shtëpinë, familjen e vëllazërinë që po i lën.
    Para se të dalë nga shtëpia e siellin tri herë rreth zjarrit dhe pastaj vëllai më i madh ia mbath opingën apo këpucen e djathtë.
    Kryetari i krushqëve në të dalunën e nusës nga dera e shtëpisë ia vën unazen në gishtin e dorës së djathtë.
    Ai atëherë në shënje gëzimi shtjen me pushkë.
    Nusja posa del nga shtëpia qanë.
    Në oborr të shtëpisë të gjithë përqafohen me të.
    Njeri nga më të afërmit e saj e siell tri herë në atë krah ka lind dielli e pastaj ia dorzon dasmorit i cili e kap për dore.
    Shkojnë bashkë disa hapa e pastaj e lëshon, me ç’rast e kap dasmoresha.
    Nusja duke u larguar u lën lamtumirën më të aferme duke valvitur shamin e bardhë me të cilen ka mbuluar fytyrën me duvak.
    Shoqët e saja e përciellin me këngë të ndryshme, por nga një herë edhe qajnë prej mallëngjimit.
    Krushqit me nuse duhet të arrijnë në shtëpinë e dhënderit para se të muget nata. Mirëseardhjen e krushqeve me nuse e prêt e tërë fshati me këngë…

    Gjeverët janë dy mëshkuj të cilët caktohen zakonisht nga më të afërmit e dhëndërit për t’u kujdesuar për nusen ç’prej së arrin e gjër sa të maroi darzma.
    Të ardhmën e nuses në oborr në shënjë qe nusja të sjelle lumturin, begatinë në familje njeri nga gjeverët merr një mollë me një monellë brënda të cilën e gjuan përmbi çatinë të shtëpisë.
    Pastaj në (mesin e shtëpisë qesin ca gaca zjarrit dhe rreth tyre e siellin nusen tri herë.
    Nusen pastaj e ulin të rrij në stol. Në prehër të saj e vëjne një djal të vogel të cilin ajo e puth dhe i fal një palë çarapa.
    Në mbrëmje arrijnë dy kumarët: kumara i parë dhe i dytë.
    Pasi arrijinë të gjithë të ftuarit, shtrohën sofrat, së pari pijë e meze dhe pastaj buka. Kumarët zejnë kryet e vëndit, pastaj rrin të tjerët sipas vëndit qe u takon. Mbretëron një atmosferë gëzimi që duket se secili aty-atë natë martohet.
    Dallinë përshëndetëse e nfren i zoti i shtëpisë, pastaj kumarët dhe pas tyre të gjith me rrallë.
    Dhëndri në këtë gëzim nuk paraqitet aq shpesh.
    Ai është i angazhuar më tepër rreth përgaditjeve me qellim që darzma të jenë sa më mirë.
    Nusja nuk merr pjesë në kurrfarë defrimesh.
    Gjatë të ngrënunit gjevert e siellin nusen me dasmoreshën dy ose tri herë para tryezave të bukës.
    Në atë rast nusës ia heqin duvakun prej fytyrës.
    Kumara që rrin në sofrën e parë i pari shtjen me pushkë ose revole.
    Pasi ajo së pari vjen pran sofrës së parë e andej me rrallë të tjerat.
    Kumara duke shti me pushke thot: Kjoft me nafakë e me hijie të mire.
    Pastaj fillojnë të këndojnë…
    Të marten para se mbaron darzma kumara i fal të holla nrikullës mbasandej edhe grave të tjera të shtëpisë dhe vajzave…

    Të marten qitet jasht në një vënd të caktuar e tanë paja e nuses me qellim që të dihet se çka sjellë ajo përveç pajës së sajë.
    Ajo sjelle të fala: çarapë, shami dhe peshqirë, kmisha etj. për kumarën e të afërmit e burrit.
    Dasmoresha tregon publikisht se të cilat të fala janë për kënd.
    Në Malesi, vajzat i martojnë më teper në petka-tesha malsorçe: xhublete, grykce, duvak, vjerrca të brezit, kapica, breza, çarapa prej cohet të qenisura me rrueza, opak dhe mashe për t’u ndezur duhanim musafirit etj.
    Bashkëshortët pa kunorzuar nuk flejnë bashkë.
    Kunorën e lidhin zakonisht të marten në zyrën e gjendjes civile, e pastaj ato që janë religjioze në kishë.
    Si nusja ashtu edhe dasmoresha janë tejet të tërpnuara, ato meken kur vën kunorë, nuk ua këthejnë shpinën të pranishmëve.
    Pas tri javësh martesë nusja shkon të vizitonin gjininë.
    Sa netë duhet të flëj në gjini, e cakton babai ose vëllai më i vjetër i burrit të saj.
    Kur kthehet nga gjinia duhet të vijë me opakë ose këpucë që ia blen gjinia.
    Atë mbramje mbildhet e tër fshati e tej per t’i falur të holla, kurse ajo sjelle nga gjinia, pemë e gjëra të tjera.
    Kur rrin, më parë nusja të gjithëve musafirëve u zbathte opangat e çarapet, pastaj me rënd ua lante e fshinte këmbët.
    Tani edhe ky zakon është zhdukur krejtësisht.
    Në Malesi fiset në mes veti nuk martohen.
    Sikurse në çdo vënd tjeter ashtu edhe në Malesi, ca zakone që kanë qënë përpara sot nuk zbatohen, por, janë duke u thjeshtuar sipas deshirës së të rinjëvet.
    Në kohët e mëparshme nuk është martuar në mes vedit as bajraku.
    Si vertetim i kësaj është bajraku i Hotit i cili as sot e kësaj ditë edhe pse numron më tepër se 500 shtëpi, nuk martohen me vajzat e fisit.
    Çdo martesë e këtillë në Hot nuk ka pasur sukses, por ka mbaruar me tragjedi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Devius te falenderoj shume per kete shkrim kaq te bukur. Lexova disa gjera qe nuk i kam di as une.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Malësia e Madhe nën Mal te Zi, dhe Rresistenca e saj ndaj Komunizmit


    Malësia e Madhe, ky bajrak i Shqipëtarise në shekuj, çdoher shkëlqeu para çdo stuhie të madhe apo të vogël dhe e tha fjalën e saj me grykë të pushkës ashtu siç e kishte zakon kjo bi krenare e Shqipërise.Malesia e Madhe si shume vende tjera te Shqipëris, perjetoi nji padrejtësi te madhe historike kur në mënyre të pamëshirshme u nda me kufi nga fuqitë e mëdha me insistimin e sërbo-malazezëve por në kët drejtim ndihmuan dhe kolaboratorët malësor qe i shiten keto troje per napolonat e knjaz Nikolles dhe në vend të qeleshes së bardh vune në kokat e tyre shishaket e zi te Cetines. Si rezultat afro nji e treta e Malesis u aneksua nga Mali i Zi qe tokat shqipetare i donte, por ato i donte të zbrazta, pra pa shqipetarë. Kjo Malesi qe aq shume derdhi gjak per Shqipni, e kishte shume te veshtire te pajtohej me kete fat të hidhur që ju imponua nga ata që ishin më të fuqishem. Ky kufi tentio të ndaj familje te pandara, fise, bajraqe e male që kurrë skishin kënë të ndara, e gjaku, tradita, dhe historia e perbashkët kjene ma të medha e ma të thedha se kufini artificial i sllavëve e Malesia jone mbeti e pandare e kurr nuk e njofti e as se rrespektoi ate kufi por e shkeli dhe e theu her mas here e shume malesore e lane me gjakune vet kete kufi dhe e paguan me jet thyerjen e e tij cila gja vazhdon edhe ne ditet tona. Keta malesoret jetonin dhe jetojn me shpres qe nji dite e gjith Malesia te jet me Shqipnin aty ku e kishte dhe e ka vendin e merituar. Padrejtesia e madhe historike ndaj kombit shqipetar la jashte kufijve administrative te Shqipnis gjysmën e Hotit, Gruden, Trieshin, Kojen, e Luharin. Nen Mal te Zi mbeti Bratila e Ded Gjon Lulit ku valoi flamuri i pare Shqiptar mbas kohes se Gjergj Kastriotit.

    Pra mbeti nen Mal te Zi Deçiqi i flamurit ku heroikisht rane shume trima nga te gjitha malet e Malesis ne kryengritjen e vitit 1911, e cila kryengritje i tregoi Evropes dhe botes mbare se Shqipnia kishte Shqiptar te vertet e nuk ishte nji bastion turk siç e paraqitnin popujt fqinj. U aneksua poashtu Rzharnica ku u thye Mark Milani me ushtrine Malazeze, u nda nga trungu arberor dhe Qafa e Ugles e shume vende te tjera te Malesis se Madhe qe u lane me gjak nga bijt e saj per nji Shqipni te pavarur e te bashkuar. Vitet ne mes te luftrave boterore ishin vite te renda per malesoret nen Mal te Zi. Ndaj popullates shqipetare ushtrohej represion i vazhdueshem. Ky popull i pambrojtur ishte ne shenjester te serbomedhenjeve qe punonin dhe zbatonin urdherat e akademise se shkencave te Serbisë te tipave te Cubrilloviqit, Pashiqit e te tjereve qe cak perfundimtar kishin zhdukjen e shqipetareve nga keto troje ku ata jotonin me shekuj, dhe ato vise të populloheshin nga kolon Serb e Malazez. Represioni askund sishte me i madh sesa ne Hot, ku edhe rrezistenca ishte me e dukshme. Hoti gjate ketyre viteve digjet dhe plackitet disa here nga sllavet.

    Atyre mundoheshin qe tua banin te pamundur qendrimin dhe jetesen ne ato troje te veta. Digjeshin kullat e ksollat, gruri e kodhomoqi ne bashtina, sana dhe gjethi ne stogje, e plaçkiteshin ato pak vegla pune e orendi shpijake qe malesorit i kishin ne konaqet e veta me shekuj, pa te cilat smund te jetohej ne ate ambient. Perpos shkaterrimit dhe plaçkitjes te asaj pak pasurie qe malesoret posedonin, serbo-malazezet poashtu perdoren dhe dhunen me ekstreme ndaj popullit autokton malesor, pra zhdukjen fizike permes masakrave ku u vranë nji numer i madhë burrash nga ushtria shoviniste serbo- malazeze. Masakra me madhe ndolli ne dhjetor te vitit 1919 kur diten e Krishlindjes forcat ushtarake Malazeze te pa provokuar dhe ne befasi u futen neper shtepijat e Hotianeve e i grumbullojn te gjithë burrat qe munden ti kapin. Ushtaret Serbo-Malazeze lidhen shtadhjete e kater burra malesor te cilet i muaren me vehte te cilet i torturuan e mandej i pushkatuan mbrenda kufirit te Shqipenis ne Hot ne vendin e quajtur Gjytetza ku trupat e tyre u varrosen ne nji grope gelqereje qe ateher u shendrrue ne vorreze masive. Keta te shtadhjete e kater burra ishin te gjithe nga Hoti, kryesisht nga Drumja dhe pjeset tjera te Rapshes se Hotit. Ne mes te te vrareve ishin edhe dy burra nga Kastrati qe fshiheshin ne Hot per pune gjaku. Pra te jesh malesor nen Mal te Zi ne kete kohe ishte teper e veshtire. Sllavet ju kishin vure lagun ne qafe dhe gradualisht shkonin drejt zhdukjes se malesoreve qe nuk gjunezoheshin e nuk beheshin sherbtor te tyre. Pra mund te thuhet se Malesia ishte shendrrua ne nji kopsht gjuetie per bandat slave qe vritnin e pritnin pa i dhane kujt asnji dhoj dhogarie. Me fillimin e luftes se dyte boterore qiedhi i malesis sikur filloi te hapej pake.

    Ajo re qe i kishte marre frymen ketij vendi e populli per tri dekada sikur nisi te shuhej ngadale dhe Malesoret te ndihmuar nga disa faktore munden qe te merrnin fryme me lirshem. Shume pjes te Malesis u bane nji perseri gjate viteve te luftes. Pra ishin zona te lira sepse Italia megjithse ishte okupatore ajo na e njohu Shqipnin etnike qe ishte endrra me shejt e gjithe brezërive shqiptare. Ne anen tjeter Sllavet kishin me qerue hesape te veta ideologjike me njeni tjetrin dhe sikur kishin hequr pak dore nga Malesia. Por nji faktor tjeter shume i rendesishem ishte edhe fakti se tani as pushket e municioni nuk mungonin ma ne Malesi, e Shqipetaret kur kane arme i dalin zot vetit bukur mire. Gjate viteve 1941-1945 Malesoret nen Mal te Zi, bane nji rrezistence te shkelqyeshme kunder Serbo-Malazezve qofshin ata komunista te Titos apo ushtare te Mbreterise Serbe. Gjate ketyre viteve ne perleshje me sllavet por edhe nga masakra te reja mbeten te vrare 57 burra nga Hoti, Gruda, Trieshi e Koja. Viti i humbjeve me te medha qe perjetuan malesoret ishte viti 1941 kur ushtria Serbe kishte humbur luften me Italinë e ishin ne ikje nga Shqiperia. Kur ata po kalonin neper territorin e Malesis, perseri sikur ne vitin 1919 kapen kend munden dhe i eksekutuan vetem per arsye se ishin Shqipëtar. Nji nga keto masakra u ba ne Bozhaj te Drumes ku u pushkatuan 27 malesor nga Hoti dhe vendet tjera te Malesis. Nder te ekzekutuarit ishin: Luc Keqi Gjonaj, Lek Gjetja Junçaj, Marash Uci Dedvukaj, Lulet Paloka Juncaj, Mark Pjetri Gjonaj, Prek Gjoni Junçaj e tjer. Mbas vitit 1941 Malesoret nen Mal te Zi çdo muaj e me teper beheshin zot te vetvehtes dhe rrezistenca e tyre rritej dhe behej ne menyre me te organizuar. Luftetaret malesor ju perngjajshin “Minutemenve” American te luftes per Independence te Amerikes. Pra diten dhe naten ishin gati per lufte dhe ne nji minute mund te behishin gati e ti pergjigjeshin kushtrimit dhe ti delnin para armikut. Pra Malesia ngadal lirohej nga prangat slave. Kur Italia fashiste okupoi Malin e Zi, Malesia e Madhe anti komuniste beri marreveshje me Italianet që të bashkpunonin në lufte kunder komunisteve sllavë. Italianet i armatosen malesoret dhe Malesia qe ishte nen Mal te Zi me pare tani ishte e çliruar dhe ketu nuk shkelte dot kambe sllave.

    Gjenerali Italian Kostull Stermega bani marrveshje me priftin nacionalist te Hotit Pader Zefin dhe figura te shquara te Malesis si ishin Mul Delia e Tom Nika i Hotit e tjer. Ata ran dakord qe te bashpunojn ne luft kunder armikut te perbashket komunist. Ne vitin 1942 malesoret e sidomos luftetaret nga Hoti vendosin te kalojn ne ofanzive kunder slavo komunisteve te Zetes. Kete plan e aprovon dhe prifti patriot Pader Zefi, por edhe ushtria fashiste ju jep malesorve te drejt te sulmojn Zeten per 24 ore per te kapur komunistat zeqan, por Hotjanet kishin edhe qellime hakmarrje per torturat dhe plaçkitjet qe ata paten nga malazezet disa here. Pader Zefi urdheroi qe ne Zete mos te baheshin plackitje as krime te tjera por vetem te kapen Komunistat qe fshiheshin aty. Malesoret Bashkohen ne Vrane me 1942 prej ku kalojn kufirin e hyjn ne Zete. Perpos Hotjaneve, mbas qe u dha kushtrimi aty erdhen edhe mjaft burra nga malet tjera. Kishte vudhnetar nga Gruda, Kastrati, Shkreli e Reçi. Malesoret nuk paten ndoni sukses te madh ne kapjen e komunistave te Zetes. Ata sodhen me vehte ne Tuz rreth njiqind malazez zeqan por shumica e tyre nuk ishin Komunista. Ata duhej tju dorezoheshin Italianeve por me intervenimin e priftit te kishes se Tuzit Don Palit ata u liruan qe te ktheheshin ne vendin e tyre. Ne Shtator te vitit 1943, ne Kojë te Malesis qe ishte mu ne goje te ujkut, pra krejt ne kufi me shkja u ba nji lufte e vertet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Partizanet sllav nga Kuçi provuan te hynin ne Koje e ta zaptojn atë. Por Kojasit komunistat i priten me barot. Kuçi kishte sulmua Kojen shume here ne dekadat e kaluara por tani kjo pjes e Malesis nuk ishte ma e pambrojtur dhe pa arme. Aty u bane luftime te rrepta qe zgjaten disa ditë, e komunistat u thyen dhe smunden te depertonin ne Kojen Shqiptare. Kojasve ju erdhen ne ndihme dhjetra vullnetar nga viset tjera te Malesis. Ne kete betej moren pjes mjaft luftetar nga Hoti, Gruda, Trieshi dhe Kastrati qe Kojen e vogel e bane shume te madhe para ushtris Malazeze e cila nuk hyni dot ne Kojë.

    Pader Zefi i Hotit u ra kumoneve te kishes se Traboinit per te kushtrimua malesoret qe te ju shkojn ne ndihme Kojes ne luft kunder malazezeve. Nji vit ma vone, perseri ne muajin Shtator pra tani viti 1944, brigada partizane e Kuçit sulmon Kojen e Malesis ne perpjekje qe ta fuse ate perseri ne duart e Mal te Zi siç kishte ken para luftes. Malesoret trima edhe kesaj here i dolen perpara dhe me gjakun e vet mbrojten keto troje. As kesaj here sllavet komunista nuk depertuan ne Kojë. ojes perseri i erdhën ne ndihme luftëtare nga Hoti e Gruda. Ne Luften e Kojes te viteve 1943 dhe 1944 u vranë Gjek Prëçi Marashaj nga Koja, Marash Ujka Lulgjuraj nga Gruda dhe vritet gjashtemdhet vjeçarja Katrinë Gjeloshja Gjokaj nga Koja. Numri i të plagosurve ishte shumë më i madh. Nga koja u plagosen Nik Paloka Ulaj, Fran Zeka Ulaj, Dokë Marashi Ivanaj, Gjon Shaba Gorvokaj, Lek Deda Nucullaj, Nike Zeka Ulaj i cili u plagos dy here pra ne luften e 43-tes dhe te 44-tes. Mandej Pjeter Nika Nucullaj, dhe Tereze Nikollja Ulaj. Te gjithe këta nga Koja. Nga Hoti u plagosen Gjok Marash Uci dhe Prek Marash Uci Dedvukaj. Kurse nga gruda u plagos Mark Zef Miliqi Lulgjuraj. Nga Selca u plagos Zef Kola Lumaj qe gjindej tek dajat qe i kishte ne Kojë. e keto perleshje kishte te vrare dhe te plagosur edhe me teper nga ana e komunistave Malazez, por numri i sakt nuk ishte ne dispozicionin tone kesaj here.

    Mbas kapitullimit te Italise, Malesia nen Mal te Zi gjindej midis dy zjarresh. Ne njanen ane ishin komunistat shqipetar e ne anen tjeter ata sllav. Cdo dite e me teper behej e qarte se komunizmi po triumfonte dhe se dite te veshtira e pritnin Malesin qe me gjith shpirt e kundeshtoj kete idologji per kater vjet. Ketu tani mbreteronte nji pasiguri e madhe. Shume familje malesore kishin strehua ushtare Italiane per ti shpetua ata nga serbo-malazezet. Familja GjoNik Shabaj ne Drume kishte strehua shtat ushtar Italian, e nji nga ata ishte doktor ushtarak i cili ndihmoi shume ne sherimin e mjaft njerezve nga e gjithe malesia qe ne kete kohe ishin te kapluar nga shume semundje. Raste ku malesoret strehojn Italianet kishte me qindra. Malesia e Madhe nen Mal te Zi me ne fund zaptohet nga Komunistat dhe shendrrohet prap ne nji kopsht gjuetie per bandat sllavo-komuniste dhe ato shqiptaro-komuniste. Ne njanen ane vepronte Bajo Stanku, komunisti nga Zeta qe me pretekset te kerkimit të armeve terrorizonte malesoret dhe vrau figura te rendesishme te Malesis.

    Ai me forca te medha rrethoi fshatrat e Malesis ku bashkoi edhe pushke e automatike, por qedhimi i tij kryesor ishte qe te hakmerrej ndaj Malesorve. Se pari filloi ne Vuksanaj e mandej ne Drume, Spi e Traboin e ma vone kaloi neper Grud. Ne Vuksan-Lekaj ai mori Vasel Mirashin Camaj. Ne Spi kapi Pjeter Zekun Camaj dhe tentoi te kapi dhe Prek Gjokun Camaj por ai pati fatin e iku dhe shpetoi. Mbasandej Bajo Stanku me komunistat e tij dalin ne Traboin te kisha per te kap Pader Zefin. Pader Zefin e gjeten mrën ne Kishe, nga ku ai zdonte te largohej megjithese mjaft njerez me pare i kishin sugjerua atij te largohej sepse ishte ne rrezik te madh nga komunistat. Por Pader Zefi ju pergjegj atyre se ketu eshte vendi imë ne Kish, e kesaj zdo ti largohem kurrë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Se pari Bajo Stanku pushkatoi Pjeter Zekun i cili duke pare qellimet e komunisteve per eliminimin e tyre, ai nuk donte ta qedhonin nga mrapa siç kishin ba Serbo- Malazezet disa herë me malësor por ju hape gjoksin duke i këput sumullat e xhamadanite te zi qe e kishte veshun, dhe ju thote ne gjuhen sllave se te ne në Malesi ketu ne gjoks qellohen burrat e jo nga mrapa siç bani ju, qedhoni!

    Ateher mitralozi komunist hapi zjarr ndaj tij duke ja ba cop-cop goksin e tij te madhe e pjes te kemishes dhe xhamadanit te tij kcyen e mbeten neper krifça e dllija perreth, kurse trupi i tij i madh si lis ra perdhe duke i dhan nji ushtime dhe duke i lan nji amanet tokes per rreth. Te njëjtën ditë Bajo Stanku me asasëned e tij, çone Pader Zefin dhe Vasel Mirashin ne vendin te Qafa e Pjektareve qe është ne kufi ne mes Hotit dhe Grudes. Aty ku Hoti e Gruda shpesh banin pjeken per te vendos per gjera te rendesishme te Malesis. Ne kete vend Pader Zefi dhe Vasel Mirashi ekzekutohen nga komunistat, ku mbi ta zbrazen qindra fishek mitralozi nga dy pozicione dhe te dy bjen te pajet mbi toke qe aq shume e deshten. Zhguni i Pader Zefit kishte ma shume se njiqind bira te shkaktuara nga plumbat e mitrolozëve. Vendasit e varrosen Pader Zefin me nderime te medha. Ai i kishte sherbye Hotit por edhe Malesis mbare me nji devotshmeri te pashembullt. Pader Zefi edhe pse si vend te lindjes kishte Larjen e Krajes, ai u bë bir i vertet i Malesis dhe u varros ne Kishen e Traboinit nga e cila nuk pranoi te largohej as para se komunistat gjakatare ta vrisnin.

    Malesoret Pader Zefin nuk e kujtojn vetem si priftin qe predikonte fjalen e Krishtit por edhe si mjekun qe sheronte te semurit e Malesis. Ai kujdesej per malesoret si asnji prift qe sherbeu ne kete vend. Pader Zefi dhe nana e tij plakë ndanin ilaçe gratis ne kete zone qe ishte e perbuzur e injoruar dhe disa here e dhunuar nga sllavet. Nuk eshte e çuditshme qe ai ishte anti-sllav. Ishin padrejtesit e vazhdueshme qe i beheshin malesorve qe e shtyjn Pader Zefin te behet nacionalist i flaket dhe mbrojtes te populit te vet qe ai I sherbente. Cka eshte shume e çuditshme eshte fakti se historianet malesor dhe priftat malesor e sidomos ata qe jane nga vendi te cilit Pader Zefi i sherbeu me gjith qenien e tij vazhdojn te heshtin. Heshtin e nuk e gjejn guximin ta shkruajn nji fjal per kete babë te katoliçizmit, per kete figure te madhe qe zditi tju frigohej komunisteve siç bajne pasardhesit e tij sot.

    Mbas qe Bajo Stanku vrau e preu ne Hot, ai niset brisë se Cemit dhe del ne Malin e Grudes ku vazhdon me eliminimin e patrioteve nacionalist. Atje se pari kape dhe torturon Luc Preken Lulgjuraj i cili kishte kene vudhnetar i Prek Calit per disa vjet e tani kthehet ne Grud per ta dhane kushtrimin qe ti shkojn ne ndihme Prek Calit. Luca Preka kishte ike ne Shqiperi vite ma pare mbas nji konflikti qe pati me kufitarët Jugosllav. Kur kthehet ne Grude, ne ceremonin e nji vdekje ai çohet dhe e lexon letren e Prek Calit ku i fton Grudasit per ndihme ne luftë kunder komunistave. Shume shpejt keto fjal i shkuan UDB-se dhe Bajo Stankut nga “shishak zite” e Malesis. Bajo Stanku bashke me Lucen kap dhe te dy vedhezerit e tij Dodë dhe Gjergj Prekën Lulgjuraj te cilin pushkatohet para kishes se Grudes ne Shkurt te vitit 1945. Me te tre vedhezerit Lulgjuraj pushkatohen dhe Zef Miliqi Lulgjuraj, Gjelosh Gjoku Lajçaj dhe Kolë Gjel Caku Ujkaj.

    Malesia e madhe priste keqtrajtime nga Serbo- Malazezet sepse kjo sishte gje e re. Ishin te mesuar malesoret me dhunen e tyre, por kurr smund ta imagjinonin se Shqipetaret do te behishin krah i djatht i shkjaut ne mundimet e tyre. Kjo ndodhi me shume malesor ku ne njanen ane torturoheshin nga Bajo Stanku e ne anen tjeter nga Toger Baba. Toger Baba me forcat komuniste Shqipetare ishte ne kerkimin e Gjelosh Lulit Dedvukaj dhe Vasel Pjetrit Gjonaj te dy nga Hoti. Ata fshihesh neper shpellat e Hotit dhe nuk dinin tu bjen ne dorë Komunistave. Gjelosh Luli i cili kishte graden ushtarake te kapitenit kishte vendosur qe mos ti leshoj bjeshket e Malesis por as most e ju bjen ne dorë i gjadhe komunistave. Ai se pashi fshihej ne Shkrel e Kastrat por kur komunistat e diktojn ai ike xhvesh e xbath neper bore me me Mark lekun e Stares. Gjeloshi kalon ne Bardhaj te Hotit ku per te kujdesoheshin te afermit e tij. Ne Janar te vitit 1947 Toger Baba filloi fushaten per kapjen e Gjelosh Lulit dhe Vasel Pjetrit. Ai e dinte se dikush kujdesej per ta prandaj filloi tortura te egra ndaj shume personave qe te tregonin se ku fshiheshin ata. Ai mixorisht i ndeshkoi vedhezerit Kol Mirin dhe Mark Mirin Dedvukaj por smundi te nxierr asni fjal prej tyre.

    Ne ni rast ne malin Buvoviq ai e vendosi Kol Mirin midis dy zjarresh qe ta piqte te gjadhe por ai as ne kete situate nuk u ngushtue dhe nuk tregoi se ku gjindej Gjelosh Luli. Toger Baba poashtu kerkonte Vasel Pjetrin e Drumes. Perseri perdori dhune ndaj Fran Pjetrit e Len Koles qe te tregonin se ku fshihej ai, por as keta nuk ju nenshtruan dhe keshtu smund ti kapte asnjenin. Ma vone Gjelosh Luli vdes ne rranx te Veleçikut nga te ftoftit kurse Vasel Pjetri i dorezohet shtetit Jugosllav dhe denohet me burg. Keshtu rrezistenca shuhet por malesoret nuk e humben shpresen e as se ulen koken por vazhduan te qendrojn krenar megjithese ne te dy anet e kufinit Malesia e Madhe mbeti vendi ma i persekutuar gjate viteve te errta komuniste. Me ardhjen e sistemit demokratike ne fuqi, Malesia e Madhe nen Mal te Zi gradualisht po e gjen forcen qe te ngris zerin e saj per te drejta te barabarta nacionale me popullin malazez, por hezitimi, pasiguria dhe friga nga pushteti gjithni vazhdojn.

    Duket sikur ata mendojn se metodat komuniste gjithni mbreterojn dhe se mund te ken pasoja per ngritjen e zerit per te drejtat qe ata duhet ti gezojn si popujt tjer te Evropes. Ne vitet e demokracise Malesia nuk pati ndoni far rritje tjeter peveç rritjes se varferise dhe diskriminimit te vazhdueshem. Ne konludim, shpresoj qe ky punim i shkurt i imi te jet vetem nji nisme e qitjes ne drite te kesaj periulle historike të Malesis. Deshmitare te kesaj rrezistence ka gjithni ne mesin tone por numri i tyre pakohet çdo dite dhe ne e kemi detyre qe keto vepra te medha mos te mbeten vetem ne fjalet e popullit por ne libra e bibloteka e arkiva shqipetare dhe boterore.
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SHQIPTARËT E MALËSISË MIDIS NEOKOLONIALIZMIT MALAZEZ DHE RAJONIZIMIT EVRODEMOKRATIK

    Prof.Dr.Mehdi HYSENI

    Kohëve të fundit, si rrjedhim i rikatualizimit të statusit të shqiptarëve në Mal të Zi, propaganda dhe politika zyrtare e Podgoricës dhe e Beogradit në mënyrë të bashkërenduar dhe intensive kanë filluar agjitacionin dhe anatemat kundër qenies autoktone shqiptare, me qëllim të fundit që edhe më tej në fillimshekullin XXI (sipas hieroglifeve të falsifikuara të historiografisë serbomalazeze dhe të kishës bizantine serbomadhe) çështen e pazgjidhur koloniale të Malësisë shqiptare, ta konisderojë si “pronë të ligjshme të paprekur” të shtetit serbomalazez. Mirëpo, pavarësisht nga metastaza dhe vampirizimi i neokolonializmit dhe i apartedit malazez në kurriz të shqiptarëve dhe të Malësisë së tyre stërgjyshore, fati i shqiptarëve dhe i trojeve të tyre etnike të Malësisë, nuk kanë më asnjë gjasë reale, që të ngelin si “mallra konsumi” të “mënysë” së politikës ditore serbomalazeze sepse kjo tanimë nuk është vetëm çështje e brendshme e Malit të Zi, përkatësisht e Unionit të SMZ-së, por edhe çështje e jashme ndërkombëtare mbase kombit shqiptar në Mal të Zi në vazhdimësinë historike (1878-2004) i janë mohuar, dhe po i mohohen edhe sot të drejtat dhe liritë elementare të ekzistencës së tij, gjë që kjo është në kundërshtim flagrant jo vetëm me të drejtën natyrore e historike të shqiptarëve, të ngulitur me shekuj në trojet e tyre etnike të Malësisë, por edhe me konventat dhe me traktatet e së drejtës dhe të sistemit pozitiv juridik ndërkombëtar, të cilat e përbëjnë bazën e ligjeve dhe të ligjshmërive të proceseve dhe të vlerave bashkëkohore mbi lirinë, demokracinë dhe civilizimin botëror.

    Prandaj, duke marrë për bazë Deklaratën universale për liritë dhe të drejtat e njeriut (10.XII.1948), si dhe të gjitha aktet e tjera themelore ndërkombëtare të mëpastajme, të cilat janë ndërtuar dhe miratuar në frymën e kësaj deklarate (konventat, protokollet, deklaratat dhe rezolucionet e Asamblesë së Përgjishme të Kombeve të Bashkuara, të Këshillit të Evropës(që nga miratimi i Statutit të tij më 1949), si dhe të KSBE-së, përkatësisht të OSBE-së që nga Akti përfundimtar i Konferencës së Helsinkit më 1975 e deri më sot) provojnë se të drejtat dhe liritë e njeriut nuk janë më vetëm objekt-çështje e brendshme e së drejtës vendore të nodnjë shteti, por janë subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Këto argumente të pakontestueshme ligjore dhe shkencore të së drejtës ndërkombëtare, pa tjetër duhet t’i marrë në konsideratë regjimi aktual neokolonialist malazez i Podgoricës, përkatësisht i Unionit të SMZ-së, kur është fjala për realizimin dhe njohjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve si në Mal të Zi, ashtu edhe dhe të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët sipas së drejtës ndërkombëtare gëzojnë të drejtën e plotë ligjore dhe demokratike për rajonizimin e tyre në kuptimin territorial, etnik, ekonomik, kulturor dhe shoqëror.

    Ndërrimi i tezave historike dhe juridike-politike ndërkombëtare në disfavor të shqiptarëve, dhe të vetë demokratizimit dhe të stabilizimit të Malit të Zi S’ka dilemë se tanimë ka filluar të demistifikohet “tema tabu” e shqiptarëve të Malësisë, statusi i së cilës është i pandyrshuar që nga vitet 1878( sipas vendimeve të njëanshme dhe të padrejta të Kongresit të Berlinit territoret e Malësisë së madhe të Mbishkodrës i dhurohen Malit të Zi, kurse territoret e tjera të Shqipërisë Etnike: Kosova, Anamorava dhe Ilirida i dhurohen Serbisë) dhe 1912, kur në saje të gjenocidit dhe të politikës së forcës serbomalazeze shkëputet nga trungu i Shqipërisë Etnike, dhe bëhet pronë koloniale e Mbretërisë së Malit të Zi, mëpastaj e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene(1918) dhe, definitivisht më 1943 përfundon në pronësinë koloniale të ish-RSFJ-së së Titos. Pothuajse, brenda kësaj periudhe njëqindvjeçare nën sundimin e mbretërëve, të “vojvodëve”, të fashistëve, të çetnikëve të ashtuqujatur socialisto-komunistë serbomalazezë etj., qenia shqiptare e Malësisë iu nënshtrua formave më drastike të pastrimit etnik (ca në heshtje, ca botërisht) dhe të shkretërimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror, në përgjithësi. Si rrjedhim grafiku i përiqndjes mbi 7% i popullatës sotme shqiptare në Mal të Zi, e provon më se besnikërisht këtë gjendje tragjike të shqiptarëve në shekuj.

    Duke mos u pajtuar assesi me një gjendje të këtillë katastrofike të shqiptarëve të diskriminuar dhe të kolonizuar nga ana e Malit të Zi, Lidhja Shqiptare-Amerikane me në krye Xhozef Diagardin, si dhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan nën drejtimin e Martin Vulajt, kryetar (natyrisht, në saje të iniciativës dhe të kontributit të madh të gjithmbatrshëm, të pareshtur kombëtar patriotik shumëvjeçar të diaspores së Malësisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) këtë status të papranueshëm për shqiptarët në Mal të Zi, në formë të argumentuar dokumentuese, e kanë parashtruar edhe në qarqet politike të Kongresit amerikan, me ç’rast është konstatuar se “shqiptarët në Mal të Zi janë ndër popujt më të diskriminuar në Evropë nga aparteidi i egër sundues malazias”. Edhe kjo çasje problemit serioz të shqiptarëve në Mal të Zi, është edhe një argument më shumë për zbatimin e së drejtës ndërkombëtare në favor të zgjidhjes së çështjes shqiptare në Mal të Zi, gjë që vë në dukje faktin se, ky tanimë ka hyrë në “binarët” e ndërkombëtarizimit si i tillë, pavarësisht se këtë, në mënyrë shpërfillëse dhe arrogante, qeveria e Malit të Zi me pushtetarët e saj, dhe me kryeministrin Milo Gjukanoviq, janë duke i ndërruar tezat historike, juridike dhe politike në disfavor jo vetëm të shqiptarëve dhe të Malësisë së Shqipërisë Etnike, por edhe të vetë demokratizimit, të stabilizimit dhe të integrimit rajonal dhe evropian të Malit të Zi.

    “Ridallgëzimin” euforik dhe emocioanl antishqiptar të disa udhëheqësve të subjekteve politike dhe të qarqeve zyrtare të Malit të Zi, e nxori në sipërfaqe iniciativa e shqiptarëve të Malësisë për rajonizimin e tyre në kuadrin e këtij shteti malazias. Edhe pse kjo kërkesë e shqiptarëve për rajonizimin e Malësisë është e ligjshme dhe në frymën e standardeve të integrimeve, të rajonizimit dhe të demokratizimit të Evropës Juglindore, në kuadrin e së cilës është përfshirë edhe Ballkani Perëndimor(domethënë edhe Mali i Zi dhe Serbia krahas Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjës dhe IRJM-së) si nocion politik përbrenda rrethit të katërt koncentrik të zgjerimit të Bashkimit Evropian sipas “Agjendës së vitit 2000”, kryetari i qeverisë malazeze, Milo Gjukanoviq (pas dështimit të Slobodan Milosheviqit në rikrijimin e Serbisë së Madhe, i ekspozuar “me pikëpamje më demokratike proevropiane”, dikur aleat besnik i “ballvanrevolucije” dhe i “jogurt revolucije” të Slobodan Milosheviqit me ndihmën dhe me bashkëpunim direkt dhe indirekt të makinerisë së tij të totalitarizmit komunisto-scilaist, të drejtuar nga qendra komanduese e Beogradit, erdhi në krye të pushteit malazias së bashku me prototipin e tij, Momir Bulatoviq, këtu e 14 vjet më parë) kategorikisht e ka hudhur poshtë atë si të papranueshme, duke nënvizuar se “definitivisht Mali i Zi nuk ka nevojë për diç të tillë ngase ky në periudhën e kaluar e ka dhënë provimin e pjekurisë në aspektin e multietnikes, prandaj edhe duhet të mbetet si i tillë”(Vijesti,21.1.2004).

    Sipas kësaj deklarate zyrtare të premierit Milo Gjukanoviq, dhënë Televizionit MBC të Podgoricës, pozita e shqiptarëve dhe statusi i tyre territorial, politik, ekonomik dhe kombëtar, duhet të ngelë edhe më tej i pandryshueshëm, në varësinë e apartedit dhe të neokolonializmit të sundimit të deritashëm të regjimit të Malit të Zi. Lind pyetja, cilat ishin “njësitë e tërësisë mësimore” të “provimit të pjekurisë politike dhe multietnike” të Qeverisë së Milo Gjukanoviqit në lidhje me realzimin e të drejtave dhe lirive më elementare (sipas kritereve dhe standardeve evropiane dhe ndërkombëtare) të shqiptarëve në Mal të Zi, kur dihet se edhe gjatë qeverisjes së pushtetit të tij të deritashëm (1990-2004) janë diskriminuar si në aspektin politik, kushtetues, ekonomik, arsimor, ashtu edhe në atë nacional. Si rrjedhojë e një gjendjeje të këtillë të sundimit të egër kolonial malazias, shumica dërrmuese e popullsisë shqiptare ka qenë e detyruar t’i nënshtrohet ekzodit permanent, duke kërkuar strehim në vende të ndryshme të Evropës, dhe kryeshisht në Amerikë për t’i shpëtuar asimilimit dhe shfarosjes biologjike të tij. – Mos vallë, sipas M.Gjukanoviqit, ky është “promovimi” i “pjekurisë politike dhe multietnike” i shtetit të tij centralist antishqiptar?! –Jo, assesi, kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me teorinë, as me praktikën e realizimit të drejtave dhe lirive elementare të shqiptarëve në trojet e tyre etnike të Malësisë. Për më tepër, të gjitha format dhe praktika e deritashme shfrytëzuese kolonialiste e regjimit të

    vetëproklamuar “demokratik+pluralist” të Malit të Zi ndaj etnikumit shqiptar të Malësisë, të drejtuar nga Milo Gjukanoviq dhe garanitura e tij udhëheqëse politike, në esencë përbëjnë shkelje flagrante të të gjitha akteve ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut. Sa është i “qëndrueshëm” konstatimi politik i kryeministrit Milo Gjukanoviq, se qeveria e tij malaziase e ka “kaluar provimin e pjekurisë politiko-multietnike” në favor të jetësimit të lirive dhe të drejtave të ekzistencës së shqiptarëve, flet edhe ky konstatim i Tahir Gjonbalajt (kryetar i Këshillit Komunal të Plavës, i cili me plot të drejtë ka pohuar se :”Republika e Malit të Zi qëmoti i ka harruar shqiptarët, kështu që gjatë 50 viteve të shkuara asgjë nuk ka investuar në viset e banuara me shqiptarë. Ne, definitivisht jemi qytetarë të rendit të dytë ose të tretë në krahasim me qytetarët e tjerë të Malit të Zi”(Glas Javnosti,12.01.2004). Këtë deklaratë zyrtare, Tahir Gjon Balaj, e ka ilustruar edhe me këto fakte, të cilat sheshit e përgënjeshtrojnë deklaratën e theksuar të kryeministrit Milo Gjukanoviq, duke nëvizuar se: “ mbi 200 policë të punësuar prej tyre vetëm një (1) është shqiptar. Duke qenë se tani nga ushtria e dikurshme “jugosllave”, rripin e kufirit të Malit të Zi, që kufizohet me Shqipërinë e ka marrë për sipër policia malazeze, mirëpo në strukturën e saj nuk bën pjesë asnjë shqiptar. Gjithashtu, Sektorin e Sigurimit e përbëjnë 70% të malazezëve (17% në komunën e Plavës), kurse në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi 30% janë të zënë me punë pjesëtarët e përkatësisë boshnjake. Po ashtu edhe në sistemin e gjyqësisë nga 50 të punësuar, në Plavë, në mesin e tyre nuk ka asnjë shqiptar.”(Po aty). Krahas këtij observimi objektiv dhe kritik, të argumentuar të Tahir Gjonbalajt nga Plava e Malësisë lidhur me realitetin e hidhur të qenies shqiptare në Mal të Zi dikur dhe sot, kryeministrit malazias Milo Gjukanoviq, i shtrohen edhe këto pyetje relevante nga materia e së drejtës ndërkombëtare, pse pikësëapri qeveria e Malit të Zi i ka cenuar pa precedencë të gjitha nenet e Deklaratës së përgjithshme mbi të drejtat e njeriut (qytetare, politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore, shkencore dhe nacionale), kur dihet se nënshkruese e kësaj Rezolute historike mbi të drejtat e njeriut ishte edhe Jugosllavia socialiste e Titos?

    Pse instancat e caktuara politike të Malit të Zi, kërkesën e ligjshme për rajonizimin e Malësisë e kanë kualifikuar si “material epidemik”, kur dihet se kjo ka bazën e saj historike dhe ligjore, që përputhet me të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane?! Me një fjalë të gjitha reagimet e këtilla të papeshuara as politikisht, as historikisht e as juridikisht të politikës zyrtare të Malit të Zi ndaj çështjes së pazgjidhur shqiptare, në mënyrë imediate dhe permanente imponojnë mobilizimin e përgjitshëm politik kombëtar të të gjitha subjekteve politike shqiptare, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë, në mënyrë që me kohë të pezullohen të gjitha shpifjet, gënjeshtrat, anatemat dhe i tërë fallsiteti i strategjisë dhe i taktikës së politikës zyrtare kolonialiste të Malit të Zi ndaj së vërtetës së dhimbshme shekullore të shqiptarëve në Mal të Zi.

    Ndryshe, si pasojë e indiferentizmit dhe e dispersionit të faktorit të përgjithshëm politik shqiptar, do të ringjallet fantazma e “topuzit poetik” të politikës antishqiptare të Petar P.Njegoshit, e cila do të pretendojë, jo vetëm që të mohojë identitetin kombëtar dhe territorial të shqiptarëve në Malësi, por do të tentojë ta rikthejë “rrotën historike” prapa, duke ushqyer ambicie, që ta pushtojë sërish vilajetin e Shkodrës sikurse në vitin 1913(!)

    Këtë rrezik eventual e paralajmëron edhe propaganda e fshehtë e nëndheshme serbomalazeze, e lansuar përmes të ashuquajturës Shoqata e luftëtarëve dhe e vullnetarëve të viteve 1912-1918 e Andrijevicës së Malit të Zi, e cila në mënyrë indirekte, në shenjë të solidarizimit unanim me subjketet politike dhe institucionet zyrtare shtetërore të Malit të Zi, jo vetëm se në heshtje e hudhë poshtë, si të dëmshme dhe të pavlerëshme kërkesën e shqiptarëve për formimin e Rajonit të Malësisë, por në mënyrë të rafinuar hidhet edhe në një absurd tjetër, duke kërkuar që kjo qytezë të fitojë statusin e një repubike të pavarur, të cilin e paska pasur dikur në kohën “e artë” të sundimit të Petar P.Njegoshit(!?) Ja, se ç’thotë deklarata e tyre decidive: “ Ne vasojeviqët kërkojmë mëvetësinë e plotë për ish-qarkun e Andrijevicës, përkatësisht statusin e republikës, të cilin e ka pasur gjatë kohës së sundimit të Njegoshit. Ne, së bashku me pasardhësit dhe adhuruesit e Andrijevicës planifikojmë, që t’i rikthejmë pjesët e territorit të Malit të Zi: Pejën dhe Gjakovën, të cilat i janë grabitur pa të drejtë.”(Vesti,18.01.2004). Ja, kjo është sëmundja e pashërueshme e politikës dhe e historisë malazeze sllave, se sado që shtiren para Evropës dhe Amerikës, përkatësisht bashkësisë ndërkombëtare si “demokratë paqësorë” dhe “aleatë të tyre me prirje evroperëndimore”, malazezët, as serbët, kurrë nuk mund të tjetërsohen në demokratë të njëmendtë as evropianë e as amerikanë ngase me shekuj janë të “stërvitur”, që në Ballkan t’i pushtojnë dhe kolonizojnë territoret etnike të shteteve fqinje, pikëspari të Shqipërisë, të Kroacisë, të Bosnjës, të Hungarisë dhe të Bullgarisë.Kështu, të paktën flet historia dhe politika e marrëdhënieve të vendeve dhe popujve të Gadishullit Ballkanik, të cilën histori, natyrisht, që nga koha e Bizantit e deri më sot nuk e njeh, as nuk e pranon as logjika sllave serbomalazeze, as shkenca, as politika, e as Kisha Ortodokëse Serbe, për këtë arsye, edhe në fillim të dekadës së fundme të shekullit XX (1990-1999) u ripërsërit historia grabitçare dhe gjenocidi serbomalazez ndaj ricopëtimit dhe pushtimit të territorit të Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës. Mirëpo, si rezultat i luftërave çlirimtare kombëtare mbrojtëse të këtyre tre vendeve, si dhe nga mbështetja e drejtpërdrejtë e NATO-s, së prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe aleatëve të saj më besënikë në kuadrin e Aleancës së Atlantikut Verior, përnjëherësh, dhe pse mos të thuhet përgjithmonë u pre në embrion tradita historiko-politike, militare dhe paramilitare e sëmundjes kolektive paranoide serbomalazeze për të pushtuar dhe sunduar territore të huaja të vendeve fqinje ballkanike.

    Këtë ridefinim të politikës dhe të diplomacisë evroperëndimore në Ballkan, qarqet politike zyrtare të Unionit të SMZ-së, duhet ta vlerësojnë realisht si në sfondin e së drejtës historike, ashtu edhe të asaj evropiane dhe ndërkombëtare, përndryshe as Serbia e as Mali i zi, nuk do të kenë asnjë gjasë reale, që si partnerë me të drejta të barabarta të integrohen në Bashkimin Evropian, as në asociacionet intgeruese me karakter rajonal. Më thejsht, me bagazhin e tanishëm kolonial të shqiptarëve as Mali i Zi, as Serbia nuk mund të llogarisin në normalizimin e marrëdhënieve me shqiptarët në Ballkan, pavarësisht se nominativisht Unioni i SMZ-së ka marrëdhënie (goxha të mira, të ngrohta dhe miqësore) diplomatike me politikën e jashtme të regjimit të Fatos Nanos.

    Megjithatë, s’ka dyshim se një “idil romantik” i diplomacisë bilaterale (joreciproke, për shkak se asnjë problem i shqiptarëve të kolonizuar nën Serbi, Mal të Zi dhe IRJM nuk është zgjidhur deri tani në përputhje me të drejtën historike të shqiptarëve dhe të së drejtës ndërkombëtare) ndërmjet Shqipërisë dhe Unionit të SMZ-së, realisht nuk mund të ketë karakter afatgjatë sepse është i “mbarësuar” nga recidivi kolonial serbomalazez, i cili ende është i pashërueshëm ngase zgjedhja e terapisë së zhdukjes së tij efikase dhe përfundimtare ende është stereotipe, dhe plotësisht e gabuar sepse është e përshkruar nga “recetat bizantine” të “mjekësisë popullore” serbomalazeze, relikte këto, që u përkasin shekujve XVIII, XIX dhe XX të formimit të shteteve njënacionale në Evropë, në saje të rreshtimit të aleancave të ndryshme të mbretërëve dhe të carëve të Fuqive të Mëdha të Evropës, që kishin për qëllim për të pushtuar dhe përthithur popuj dhe vende të vegjël, natyrisht me dhunë dhe me luftëra e agresione të përgjakshme gjenocidale.

    Mjetet dhe të gjitha instrumentet e një “mjekësie” të tillë të startegjisë së ndyshkur të Evropës së vjetër si Serbia, ashtu edhe Mali i Zi, e së këndejmi, të gjitha vendet ballkanike, duhet ta eliminojnë nga përvoja e tyre e deritashme dokrinare dhe praktike, sepse është plotësisht me përmbajtje toksikologjike, dhe në asnjë segment nuk përputhet me projektet e rajonizimit, të integrimit dhe të globalizimit të strategjisë së Evropës së re. Është i pakrahasueshëm dallimi i Evropës së re dhe i Evropës së vjetër ngaqë e sotmja për objekt ka ndërtimin e tashëm dhe të ardhmërisë së saj pa luftëra dhe në mënyrë paqësore. Kështu, duhet kuptuar thelbin e Evropës së re, e cila zuri të hapërojë që nga rrëzimi i Murit të Berlinit (1989), përkatësisht nga përfundimi i luftës së ftohtë dhe i politikës bipolare të dy superfuqive botërore(SHBA-së dhe ish-BRSS-së), me ç’rast përfundimisht përmbyset përgjithmonë “pernadoria e kuqe” sovjetike, e cila ishte barriera kryesore e ndërtimit të një Evrope të lirë, demokratike dhe pluraliste, sepse pjesa e saj lindore ishte nën tutelën e kampit socialist të ish-Bashkimit Sovjetik.

    Jo “urbanizim stereotip komunal” malazias, por rajonizim integrues-demokratik evropian të Malësisë shqiptare! Problematizimi i nënshkrimit të Peticionit të shqiptarëve për formimin e rajonit të Malësisë (Tuz, Plavë, Guci, Ulqin dhe Krajë) shqiptare nga ana autoriteve të qeverisë së Malit të Zi, politikisht është i dëmshëm dhe juridikisht i papranueshëm, sepse para së gjithash është në kundërshtim me konceptet dhe me standardet strategjike të intergimit dhe të rajonizimit të Evropës Qendrore dhe të asaj Juglindore. Pavarësisht nga shfaqja e panikut dhe e intrigave të politikës propagandistike të Podgoricës, se iniciativa e shqiptarëve për rajonizimin e Malit të Zi “është akt anticivilizues joligjor” ( kjo akuzë, duhet kuptuar vetëm si ndryshim i tezave historike-politike dhe si floskulë propagandistike e strategjisë së frikësimit të regjimit aktual kolonialist malazez ndaj ekzistencës dhe veprimit demokratik të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi), të gjitha subjektet politike shqiptare, si dhe e tërë popullata vendore e Malësisë, së bashku me diasporën shqiptare në mbarë botën, nuk duhet të heqin dorë nga kërkesa e tyre e parashtruar për rajonizimin e territorit shqiptar si në kuptimin ekonomik, politik, kulturor dhe territorial, sepse kjo në esencë është kërkesë demokratike, e drejtë, dhe e ligjshme si nga aspekti i së drejtës historike, ashtu edhe nga aspekti i së drejtës evropiane sipas së cilës janë ndërtuar dhe funksionojnë në praktikë mekanizmat e integrimit dhe të rajonizimit të teritoreve të ndryshme të Evropës, që sot i përkasin Bashkimit Evropian(BE). Natyrisht, është “e kuptueshme” pse qarqet e pushtetit malazez e kontestojnë njësimin e territoreve shqiptare në kuadrin e rajonoit të Malësisë, sepse edhe më tej duan t’i mbajnë shqiptarët si “pengjë” të rendit të dytë, pa status të përcaktuar politik, ekonomik, kombëtar dhe territorial, që nga ankesimi i tyre më 1878, 1912, 1913 dhe 1943. Mirëpo, partitë politike shqiptare në Mal të Zi, në asnjë mënyrë nuk kanë arsye, që të mos e mbështesin iniciativën për formimin e rajonit të Malësisë ngase në këtë mënyrë, do të vepronin në kundërshtim me të drejtën natyrore historike të identitetit të tyre autokton kombëtar dhe territorial, si dhe me të drejtën ndërkombëtare, të cilat janë në favor të rajonizimit dhe të integrimit të shqiptarëve në kuadrin e Malësisë së tyre.

    Fundja, për rrumbullakësimin e kësaj kërkese racionale në dobi të formimit të rajonit të njësuar të Malësisë në kuadrin e Malit të Zi, do të ishte e udhës, që popullatës shqiptare të kësaj krahine t’i jepej mundësia e ligjshme dhe demokratike, që për këtë çështje vitale të tyre, të deklarohen me referendum, i cili do të organizohej dhe monitorohej drejtpërdrejt nga përfaqësuesit përkatës të OKB-së dhe të OSBE-së, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtruarja e kërkesës së shqiptarëve të kolonizuar të Malit të Zi për formimin e rajonit të Malësisë së Madhe, është një nga format më oportune dhe më racionale për të ruajtur ekuilibrin ndëretnik dhe, është në funksion të stabilizmit dhe të demokratizimit të shtetit të Malit të Zi, dhe jo të shthurjes së tij si shtet, ashtu siç po trumbeton politika propagandistike e Malit të Zi. Përkundër faktit se, si Mali i Zi, ashtu edhe Serbia tradicionalisht janë të zhveshura nga prirjet dhe praktika e rajonizimit ndëretnik, nëse këto, vërtet prtendojnë të jenë shtete demokratike të “familjes” evroperëndimore, ashtu siç janë deklaruar botërisht para institucioneve dhe mekanizmave të Bashkimit Evropian(BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atëherë nuk iu mbetet rrugë tjetër veçse të instruktohen dhe të mësojnë nga shembujt e shteteve evropiane, të cilat qëmoti e kanë tejkaluar këtë “sëmundje të fruthit”, kur është fjala për rajonizimin dhe integrimin e tyre rajonal. Prandaj, në vend të zbatimit të “formulave të vjetra” të politikës kolonizatore dhe gjenocidale(vazhdimisht duke i ndërruar tezat historike të autoktonisë shqiptare në Ballkan në favorin e politikës ekspansioniste serbomalazeze, qeveria e Malit të Zi në krye me Milo Gjukanoviqin, duhet të ndjekë përvojën e derisotme të rajonizimit të Evropës Perëndimore, në mënyrë që, në të ardhmen të mund të identifikohet si pjesë përbërëse e “evorajoneve”, të cilat në esencë janë njësi rajonale të Bashkimit Evropian.

    Në rastin konkret të parashtrimit të kërkesës së shqiptarëve për rajonizimin e Malësisë në kuadrin e shtetit të Malit të Zi, qeveria dhe politika malazeze nuk kanë asnjë arsye qoftë morale, politike a ligjore, që ta bllokojnë atë (ashtu siç kanë filluar tani me propagandën e tyre fyese antishqiptare, por nëse vërtet janë të interesuara, që edhe më tej të kanë marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe me Evropën dhe Amerikën demokratike, atëherë në mënyrë imediate, duhet ta përqafojnë inciativën e shqiptarëve për krijimin e rajonit të Malësisë, sepse kjo është formula më e kapshme politike, demokratike dhe ligjore, që shpie në rrugën e zbutjes së problemit ekzistues shqiptar në Mal të Zi, përkatësisht të decentralizimit, të sigurisë dhe të stabilitetit të shtetit pluralist të Malit të Zi.

    Rajonizimi i Malësisë shqiptare-vizë” garantuese e Malit të Zi për të hyrë në Bashkimin Evropian (BE) Vërtet, po qe se politika e qeverisë së Milo Gjukanoviqit e kupton drejt shtruarjen e kërkesës së shqiptarëve për rajonizimin e Malit të Zi, atëherë s’ka asnjë fije dyshimi se do të davariten të gjitha përpjekjet tendencioze, të njëanshme, subjektive dhe antishqiptare të përfaqësuesve të partive politike dhe parlamentare të Malit të Zi, të cilat në mënyrën më perfide dhe intriguese po tentojnë ta “bindin” opinion malazez dhe atë ndërkombëtar se formimi i rajonit të Malësisë shqiptare është në kolizion me dispozitat e Kushtetutës dhe të sovranitetit të Republikës së Malit të Zi ngase sipas Velizar Kalugjeroviqit(përfaqësues i Partisë Popullore Socialiste “iniciativa e theksuar shqiptare është jo vetëm absurde, por edhe antidemokratike, anticivilizuese dhe e rrezikshme”. (“MINA”, 10.01.2004).
    Ky “vlerësim politik” i këtij funksionari “socialist” të Malit të Zi nuk ka të bëjë fare me përmbajtjen e kërkesës së theksuar shqiptare për formimin e rajonit të Malësisë, sepse ajo në asnjë pargraf të saj nuk e rrezikon ligjshmërinë, kushtetushmërinë, e as sovranitetin e Malit të Zi. Përkundrazi, në kuptimin e ngushtë është në favor të demokratizimit dhe të artikulimit të interesave të përbashkëta si të qytetarëve, ashtu edhe të shtetësisë së Malit të Zi, kurse në kuptimin e gjerë përbën bazën themelore të politikës integruese dhe globale evropiane. Sipas vlerësimeve shkencore të ekspertëve të së drejtës evropiane dhe të politikës ndërkombëtare, krijimi i evorajoneve dhe i nënrajoneve nuk janë kategori të reja administrativo-politike, të cilat i absorbojnë funksionet dhe atributet shtetërore dhe parashtetërore.

    Përkundrazi rajonizimet e tilla janë në funksion të drejtpërdrejtë të integrimit, të respektimit të kufijve ekzistues shtetërorë, por orvaten që këta kufijë t’i liberalizojnë dhe t’i bëjnë të kalueshëm dhe papengesa si për lëvizjen e njerëzve, ashtu edhe të qarkullimit të mallrave në të gjitha fushat me interes të përgjithshëm të qytetarëve, që aspirojnë të integrohen në rajone të caktuara, sepse në këtë mënyrë arrihet zbutja e trysnive të jetës së përditshme dhe e fërkimeve ndërmjet etnive të ndryshme si në planin politik, ashtu edhe në atë të zhvillimit dhe të prosperitetit ekonomik e shoqëror. Si paradigmë karakteristike pozitive e procesit të rajonizimit, në të shumtën e rasteve merret Tiroli, ( edhe pse është shtet konstituiv i Federatës Austriake, dhe, gjithashtu, edhe pjesë e Italisë Veriore me popullësi të përzier etnike, e cila flet gjuhën italiane dhe gjermane) i cili ka arritur prosperitet të konsiderueshëm ekonomik, si rrjedhim i decentralzimit dhe i rajonizimit.
    Sa më sipër, qeveria e Malit të Zi nevojitet, që në sistemin e saj kushtetues dhe politik, sa më parë ta sanksionojë kërkesën e palës shqiptare për rajonizimin e Malit të Zi, sepse kjo është e drejtë e patjetërsueshme e saj dhe, nuk mund të injorohet as të hudhet poshtë si “ nonsens” i sovranitetit shtetëror të malit të Zi, kur dihet se ky nocion ka pësuar transformim evolutiv gjatë historisë së tij, e sidomos me të përfunduar lufta e ftohtë(1990), kur respektimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut fitojnë epërsinë ndaj tij, si kategori juridike ndërkombëtare, e cila si e tillë më nuk është vetëm çështje e brendshme e shteteve, por edhe e bashkësisë ndërkombëtare.
    Çdo qasje tjetër e iniciativës paqësore dhe demokratike të shqiptarëve të Malësisë për rajonizimin e Malit të Zi, do të minonin stabilitetin dhe sigurinë e këtij shteti multietnik, duke çuar kështu në konfrontime të paparashikuara ndëretnike, të cilat, pa dyshim, do t’ia mbyllnin dyert kësaj republike, që të aderojë (sipas parashikimeve) në Bashkimin Evropian, si dhe në integrimet rajonale të Ballkanit Perëndimor.
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Davius ke shum njohuri ne shum lami lum e lum Forumi dhe né per ty ...komplimnete
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  13. #13
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Question Pak zëra në Shqipëri e Kosovë kundër padrejtësive ndaj Malësisë

    Pak zëra në Shqipëri e Kosovë kundër padrejtësive ndaj Malësisë
    Shkruar nga Rrahman Jasharaj - Prishtinë
    Tuesday, 18 September 2007
    Malësorët kanë të drejt pse janë hidhëruar në krerët e këtyre dy vendeve

    Malësia me gjithë banorët e saj, edhe pse kishte halle të shumta, gjithmonë u gjenden në radhët e para në përkrahje të çështjeve shqiptare. Ajo ngriti zërin dhe hapi dyert e zemrat për Kosovën në kohët e katrahurave, por çfarë apo bëjnë gjë Shqipëria e Kosova për t’u gjendur tani pranë Malësisë ?

    “Stop terrorit shtetëror ndaj familjeve tona” ishte motoja e protestës së madhe e dinnjitoze në Malësi në kuadër të shënimit të një vjetorit të aksionit famëkeq të policisë së malit të Zi në fillimet e shtatorit të vitit të kaluar. Edhe në SHBA malësorët bashkë me vëllezërit e tyre nga trojet tjera etnike kishin organizuar protestë madhështore para ambasadës së Malit të Zi me zërin e lartë duke kërkuar respektimin e të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre stërgjyshore në Malësi dhe lirimin e malësorëve të arrestuar në aksionin brutal “Fluturimi i shqiponjës”. Edhe kësaj radhe në Shqipëri e Kosovë, po thuaj u hesht. Mungoi , sëpaku ndonjë manifestim përkrahës, apo ndonjë zë i kreut të pushteteve në këto dy vende. Prandaj, malësorët kanë të drejtë të hidhërohen dhe të ndjehen të lënë vetëm këtyre ditëve kur ndaj tyre po zhvillohen, jo vetëm procese të montuara gjykimesh, por edhe tendenca për asimimilim e frikësim që ata t’i lëshojnë trojet e tyre e të ikin në pa kthim. Shqipëria e Kosova harruan gjithë ata burra human e trima të Malësisë. Harruan gjithë veprat e mëdha të Malësisë. Malësia me gjithë banorët e saj, edhe pse kishte halle të shumta, gjithmonë u gjenden në radhët e para në përkrahje të çështjeve shqiptare. Ajo ngriti zërin dhe hapi dyert e zemrat për Kosovën në kohët e katrahurave, por çfarë apo bëjnë gjë Shqipëria e Kosova për t’u gjendur tani pranë Malësisë ? Nuk po bëjnë asgjë dhe kjo është tmerr. Diçka u mundua të bëj Shoqata e Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe, por mbeti si zë i vetëm përmes një proteste artistike.

    Mijëra qytetarë nga Dukagjini ende i kanë kujtimet e freskëta nga kohët e katrahurave kur ishte mikpritja e madhe e Malësisë ajo që ua lehtësoi dhembjen për trojet e djegura dhe për njerëzit e vrarë nga dora vrastare e pushtuesit. Këta njerëz, janë të lodhur tani nga skamja dhe problemet e përditshmërisë, por për vëllain , që është në vuajtje dhe që po përballet me padrejtësitë e një pushteti, duhet gjetur kohë për ta ngritur zërin e për t’i treguar se je me të. Këtë zë nuk e nxori fuqishëm në ndonjë protestë as Dukagjini, as Kosova e as Shqipëria. As krerët e pushtetit e subjekteve politike në këto dy troje shqiptare nuk thënë gjë në njëvjetorin e aksionit famëkeq malazez.

    Gjithë ky realitet i bën të arsyeshme zërat plot dhembje e kritika të malësorëve, të cilët kanë bërë komente publike në malësia.org dhe në ndonjë media tjetër shqiptare në Mal të Zi ndaj heshtjes së krerëve shqiptarë në Shqipëri e Kosovë. Nëna duhet t’i merr në mbrojtje fëmijët e saj, sidomos kur ndaj tyre ushtrohet dhuna dhe bëhen padrejtësi. Shqipëria po harron se është nënë edhe e malësorëve në Hot e Grudë, kurse Kosova nuk po dëshmohet se ua ka ditur për nder vëllezërve në malësi për gjithë atë që ata kanë bërë, pa kursyer madje as gjakun, për çështjen e Kosovës. Kështu si po veprojmë po sillemi sipas asaj thënies “Kceva ujin e .... kalin”.

    Malësia nuk duhet të ndjehet e vetme, aq më shumë kur i janë hedhur në qafë pa asnjë arsye, por vetëm pse janë shqiptar. Duhet të na prek zemrat ajo thirrja e tyre e dëgjuar zëshëm “Stop terrorit shtetëror ndaj familjeve tona”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 18-09-2007 më 03:28
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  14. #14
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Hej zotëri, çka ke shkru kshtu mor?
    A prej këtyre politikanëve që e shesin Kosovën pret me protestu për Malësinë a?

  15. #15
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Hej zotëri, çka ke shkru kshtu mor?
    A prej këtyre politikanëve që e shesin Kosovën pret me protestu për Malësinë a?
    pershendetje alibaba nga biligoa ,jo nuk pres asgje nga polititanetune pres nga populli SHQIPERI ETNIKE sjam zoteri jan gjini fem. tung tung
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  16. #16
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Malësia nuk duhet të ndjehet e vetme, aq më shumë kur i janë hedhur në qafë pa asnjë arsye, por vetëm pse janë shqiptar. Duhet të na prek zemrat ajo thirrja e tyre e dëgjuar zëshëm “Stop terrorit shtetëror ndaj familjeve tona”
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2007
    Postime
    11
    me vjen mir qe flitet kac mir per malsin ne fakt e ka hadhadh se asht per me fol mir se vetem mir kapas shqipnija prej malsorve semos te ishin ken malsort me ne krye cun mulen shkjau doe kite kufinin nar shkoder por nejse por ju lutem juve qe shkruani per kto histori mos ja humni vlerat cun muls me respekt hotjani

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Dua te falenderoj shume hapesin e temes!

    Malesia eshte nje nder trevat me te vuajtura te shqiperise, por per ironi te fatit sikur kjo nuk mjafton pasi shqipetaret, sidomos ato ne pushtet gjithnje kane qene armiq te medhjne te patriotizmit te herojve te kesaj krahine, te bemave, kultures, trimerise, zakoneve e cdo gje tjeter derisa ne librin e shkruar nga Edit Durham kjo zone, dhe vecanarisht banoret e saj njihen si shqipetare, si pasardhes te ilireve.
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  20. #20

    Deri kurë i mbydhur në mëndime

    Morra penën në dorë, nja dy a tre rrjeshta ti shkruaj
    Ndoshta fletet e bardha, nuk do të mjaftojnë, për të treguar dhe shkruar
    Shumë dhimbje dhe vuajtje tragjedit shqiptare, në shekuj dhe brëza,
    Të përjetuara me lotë dhe me shumë brënga.
    Ndalëm dhe mëndojë, shumë largë diku fluturojë,
    Me mëndje dhe me zëmër, shpesh herë atje qëndrojë,
    Dhe si në një ënder, i humbur nis dhe kujtojë.
    Ishte një natë e errët, me shi dhe vetëtima,
    Qielli i ngrysur, sikur donte të dahej përgjysëm.
    Një heshtje e madhe mbizotëronte atë natë në kullë, ku dhe moti vajtonte.
    Nga tymi i cigares së dëndur rreshtazi, që dridhej e bënte spirale,
    U mundova të kuptojë diçka, një brëng , fshehtësi, në shpirtin e prinderve të mi.
    Nuk vazhdojë gjatë!
    Zhurma e një makine, e theu atë monotoni të pa fjalë.
    Hedh veshtrimin nga nëna, shikojë lotë në sytë e saj,
    Dhe mbas me një zë të mbytur më thotë:
    Bir. Vishu, bëhu gati të shkojmë.
    Po ku, ku po shkojmë nënë. Ku? Nuk dija!!!
    Larg biri im. Larg diku në dhe të huaj.
    Po shkonim në kurbet, për të mos u kthyer më kurrë.
    Dëgjova këtë fjalë, KURBET, të tingëllojë në veshët e mi,
    Që kuptimin ende nuk ja dija dhe pyes nënën me lotë në sy:
    Nënë, ku shkojmë?! Pse duhet ta braktisim, ne kullen tonë?!
    Po me lotë në sy, më drejtohet përsëri:
    Ehhh more biri im. Do ti lutëm Zotit të mos mbetet rrugë e pa kthim.
    Ecnim nëpër rruget e errëta plotë terr,
    Duke lënë mbas dyeret e larta, të drunjta, të kullave të fashtit tim.
    Nuk e dija se ajo natë e zymtë, do të ishte fillimi i një jete tjetër,
    Që ishte nisur në terr dhe rrugë qorre pa mbarim.
    Permes errësirës dhe agonis, mundëhesha të ënderoja fytyren e pranveres.
    Në shpirt dhe në zëmer, mu krijua një zbrastësi, jo shumë vonë do të kuptoja,
    Se ajo ndienje e zbraztësis që kisha në shpirt,
    Do të më bëhej plagë e madhe e jetes time,
    Plagë e cila me breza nuk gjeti sherime.
    Dhe ja!!! Mbas atij udhëtimi të asaj nate plotë terr, ankth dhe pa siguri,
    U gjëndëm mes zhurmash, dritash marëmëndese,
    Që për momentin a parë, të hutonin dhe linin pa fjalë.
    Po agimi i ditës së re, çfarë do të sillte???
    Nuk dija, isha ende fëmijë.
    Ende nuk e kuptoja, që ardhja ime këtu,
    Do të ishte përfundimi im, në këtë det të pafund.
    Në këtë vënd të mallkuar, duke luftuar, mesë vetës dhe shpirtit,
    Deshirës dhe mundësisë, për të mbijetuar dhe ekzistuar,
    Dhe të jem krenar kurë të më thërrasin Shqiptarë!!!
    SHQIPTARË!!!!! Kjo fjalë sa e ëmbel, që të gëzon shpirtin dhe zëmrën,
    Që të jep nder dhe krenari dhe me ëmërin Malësi.
    Malësia e Madhe !!! Malësia Kreshnike!!!
    Me ato male legjëndare, ku më e ëmbel është balta se mjalta,
    Në ato male, ku u shpalos historia, dhe u ngrit Flamuri ynë kombëtar,
    Pas pesë shekujsh rrobëri, nën shtypje dhe sundim,
    Në ato vënde ku ishte krenaria, me plotë lavdi dhe histori,
    Në vëndlindjen time, ku gjeta vetëm gëzime.
    E ku ka gëzim më të madhë, kurë kujtojë atë kohë të fëmijërisë,
    Edhe gurët e malit më njifnin kurë ecja mbi to dhe isha çoban me dhën dhe dhi.
    Por tani mbetëm vetëm me kujtime, me ëndërra dhe vetmi,
    Plagë e madhe e pashërushme është kurbeti,
    E sidomos kur njeriu rritet në dhe të huaj,
    Kurë të mohohet dhe e drejta në gjuhen e nënës për tu shkolluar,
    Kurë njeriu humbet dhe mbetë diku midis dy botësh,
    Botës Shqiptare dhe asaj të huaj.
    Vitet shkojnë dhe se kupton, se si kjo kohë kaq shpejt kalon,
    Mundohëm të gjëj vetëvetën, në çdo kohë dhe hap të jetës time.
    Këtu njeriu jeton në vetmi, shef të ardhmen para syve duke ju shkri,
    Në dhe të huaj, në këtë vënd u tjetërsova, humba identitet,
    Mbeta mes rrugësh i zhgënjyer, mbeta pa shpresë,
    Për jetë i përvëluar, me ëndërra të mbetura si një vegim i pashuar,
    Kujtimet më vrasin shpirtin, shumë më lëndojnë,
    Mundohëm t'ju tregojë fëmijve të mijë, për Shqiptari dhe Malësi,
    Ehhhh që nuk duan t'ia dijnë.
    E pyes veten: Pse, kjo tragjedi ndodhi dhe me mua??!!
    A thua Zoti, më ka denuar?? O Zot!!! Pse je i pamëshirshëm dhe më ke harruar??
    Pse baba im nuk mëndojë, fëmija si do të përfundojnë në dhe të huaj që të jetojnë?
    Nga skamja dhe mjerimi,nga shkjau gjakatar nuk mbeti zgjidhje tjetër përveç se mërgimit.
    Më erdhi koha e tillë, në këtë tokë të huaj,
    Të bëhëm përkthyes mes nënës dhe fëmijeve të mi.
    Kjo nuk mund të durohet, është një tragjedi,
    Tragjedi e humbjes, plagë e pashërueshme në këtë vënd të zi,
    Nëna ime e mjerë, me gjuhen e huaj nuk u pajtua,
    Me nipa e mbesa nuk din me komunikua,
    Shumë gjëra të tmershme, unë perjetova në këtë dhe të huaj,
    Ku zëmrën dhe shprtin tim unë i lëndova,
    Kurbeti është sëmundje, gangren e pasheruar,
    Dal nga dalë të djeg dhe sikur zjarri të shuan,
    E prej asaj nate me vetëtima dhe terr,
    Unë vetëm vuaj dhe vuaj pa mbarim në shpirtin tim.
    Toka ime, që u linda dhe u rrita çdo herë tek ti, vetem gëzim dhe lumturi prita,
    Tokë që më dhë të bukurin ëmer, gjithë jetën time do e ruaj në zëmër,
    Toka ime, çdo herë më ke dhënë dritë, më ke ushqyer dhe në ty jam rrit,
    Bijtë e tu, të ushqyen me gjakun e tyre të pastër, tokë e shënjtë me qiellin tënd të kalter,
    Në ketë tokë, ku nëna me solli në jetë, ku ëndërrojë të varrosëm dhe në ty me vdek,
    Në këtë tokë deshirojë të pushojnë eshtrat e mi, në tokën time të shtrënjtë,
    Në tokën NËNË SHQIPËRI.



    Nga Rrok Dedvukaj ( I burgosur politik ne mal Te Zi )

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Historia e Grudajve
    Nga RaPSouL në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 21:37
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •