INTERVISTA/Flet kantautori, mjeshtri i serenatave korēare, Nonda Kajno


-Nė Bukuresht, grupin “Serenada” e menaxhon njė deputete Ohana Manolescu
-Vangjush Mio ishte mik i familjes dhe i jepte nėnės time mėsime pikture
-Nėna ime ka qenė nė njė bangė me Tefta Tashkon
-Todi Lubonja mė ka ndihmuar shumė
-Vangjel Ēėrrava ka qene dhe mbetet njė nga fansat e mi
-Teodor Laēo vinte me grupin tonė dhe njė prej nesh e ak futur personazh nė film
-Pas Festivalit tė 11 mė ēuan me punė nė minierė


Albert ZHOLI
Kantautori Nonda Kajno mbetet njė ndėr serrenatistėt mė nė zė tė kėngės korēare. Ai mbetet I pari nė historinė e Shqipėrisė qė nė vitet 1970 krijoi grupin e parė muzikot me 3 kitara qė mė vonė u pėrhap dhe nė Tiranė. Pas Festivalit tė 11-tė edhe kėngėt e tij si dhe ai vetė u godit duke e quajtur “ se kisha qenė liberal, kėsha sjellė rritmet dhe muzikėn perėndimore, kisha koncepte mikroborgjeze, desha tė degjeneroja rininė” Nė fakt shokėt e vėrtetė e mbrojtėn por kryesisht vetė Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Korēės Petraq Zoto. Por meraku I tij nė kėto vite tė demokracisė ėshtė qė tė zhvillohet njė Festival I Serrenadave korēare. Sipas tij serrenadat “Nuk mund tė them se janė tė rrezikuara, sepse ato i mbajnė gjallė vetė korēarėt. I mbajnė gjallė emigrantėt kudo nėpėr botė. Do tė ishte mė mirė qė pushteti lokal mos e linte nė harresė kėtė vlerė qė ka Korēa”.

-Si e nisėt rrugėn e bukur tė kėngės si kantuautor, kush ishte nxitėsi kryesor nė kėtė rrugėtim?

Rrugėn e bukur tė kėngės si kantautor, e kam nisur rastėsisht qė nė vitet e para tė gjimnazit. Ishin vitet 60-70, ku grupe tė ndryshme tė rinjsh dilnin rrugėve dhe rrugicave tė Korēės, duke ju bėrė serenata vajzave qė kishin pėr zemėr. Fillimisht unė i ndiqja ata, pastaj fillova tė kėndoja edhe unė dhe kėshtu u bėra nga zėrat mė tė pėlqyera tė grupit tė serenatistėve. Theksoj se nė ato vite nuk kish televizorė, madje edhe radiot ishin tė pakta. Si fillim unė kam kėnduar me serenatistėt mė tė mėdhenj nė moshė si Ligoraq Qano, Sotiraq Mitre, Dhimitėr Hreshova (Taqkė Karmeni ). Mė vonė, me vėllezėrit Ilija, Pandi dhe Gjergji Peleshi, Nasi Kondili etj. Nė atė kohė, u krijuan shumė grupe serenatistėsh qė quheshin " Parera ". Dua tė theksoj qė korēarėt ishin njė popull i emancipuar, me kulturė perėndimore. Nuk mund tė gjeje nė atė kohė nė Shqipėri ose nė Ballkan prindėr qė ti kėndojė vajzės sė tyre me kitarė, kėngė dashurije 3-4 metra larg dritares, dhe prindėrit e vajzės tė dėgjonin me kėnaqėsi. Ka qenė vėrtet njė popull me kulturė. Kjo ish si rezultat i emigracionit tė korēarėve nė vendet evropiane. Korēarėt nė emigrim zgjodhėn Europėn. Nga malli pėr vendlindjen, pėr familjen, pėr tė dashurėn e zemrės, ata zgjodhėn kėngėt dhe melodite mė tė bukura qė dėgjonin ne emigrim. Ato melodi aq tė bukura, ju pėrshtatėn edhe poezitė e bukura tė dala nga shpirti i tyre. Kėto ishin serenatat e para, qė hynė nė Korēė. Mė vonė nisėn edhe krijimet e para, kushtuar mallit pėr vendlindjen dhe mė vonė, tė dashurės sė zemrės. Kjo ėshtė pėrsa i pėrket, kėngėve tė serenatės. Kori „Lira“, ka tjetėr tematikė kėngėsh, si kėnga patriotike etj.
- Nėna juaj ka qenė nė njė klasė me Tefta Tashkon, por mirrte mėsime dhe nga piktori Vangjush Mio. Si ti ka pėrcjell nėna juaj njohjet me kėta dy arttistė tė mėdhenj shqiptarė?
Nėna ime Izmini, pasardhėse e njė familje tė njohur nė Korēė, si familja e Janko Priftit, ka qenė nė njė klasė, madje nė njė bangė me artisten e madhe Tefta Tashko Koēo. Po kėshtu, merte mėsime edhe nga Piktori i Popullit Vangjush Mio, shtėpija e tė cilit ishte disa metra larg tė sajės. Miqėsia me familjen e piktorit Vangjush Mio, ruhet edhe ditėt e sotme, me vajzėn e tij Rozeta Mio. Babai im Xhuvi Kajno, ishte tregėtar i njohur nė Korēė. Ai ka realizuar edhe pllakat e gramofonit me sazexhinjtė e korēės, me kėngėtare Qerimenė, tė vetmen kėngėtare femėr tė asaj kohe.
- Cila ėshtė kėnga e parė si kėngėtar e Nondės? - Po kėnga e parė si kompozitor?
Kėnga e parė si kėngėtar, nuk mė kujtohet, sepse unė mėsova shumė kėngė serenate, nga serenatistėt qė pėrmenda mė lart, kurse kėnga e parė e kompozuar nga unė, ishte njė kėngė dedikuar njė vajze shumė tė bukur, me emrin Dadajka. Mbaj mend nė fillimet e para, kur fillova tė kompozoja, nuk i vija shumė rėndėsi tekstit tė kėngės. Kur filloja e kėndoja kėngėn sė bashku me shokėt, ajo merte formė si tekst me ndėrhyrjet edhe tė shokėve tė mij. Afėr shtėpisė sime, ishte edhe shtėpija e njė personazhi tė njohur nė Korēė, "Taqo Babucit". Taqua kishte njė shtėpi me njė obor tė madh. Nė oborin mbrapa shtėpisė, Taqua kish ndėrtuar njė barake, ku punonte si marangoz. Ishte edhe qejfli i pėllumbave. Ne atje mblidheshim dhe kėndonim. Nė shtėpinė e Taqos, vinte edhe shkrimtari Teodor Laēo I cili Taqon e bwri personazh filmi me emrin Platon Burbuqi, (ėshtė pikėrisht Taqo Babuci).
- Cila ėshtė vegla muzikore qė ju ushtroni?
Tė parėn vegėl muzikore qė kam mėsuar ka qenė kitara. Kjo mė dha mundėsinė qė edhe tė kompozoja. Mė vonė fillova tė mėsoja pianon. Pra dy instrumentet qė zotėroj janė kitara dhe pianua. Megjithatė, nė njė pjesė tė konsiderueshme tė kompozimeve tė mija, nė orkestracionet e tyre kam angazhuar kitaristė profesioniste si Edison Miso, i cili ka orkestruar disa nga kompozimet e mija si : “Korēa”, “Qyteti i ėndrrave”, “Serenatė pėr qytetin e serenatave”, “Zemrėn peng ma more”, “Lermė tė tė puth”, “Ditė karnavalesh”, “Pa ty”, “Kam njė brengė nė zemėr”, etj.
Ndėrsa kėngėt e kompozuara muajt e fundit, me tekstet e poetit korēar Skėnder Rusi, si : “Korēa qyteti magjik i serenatave”, “Dashuri rinore”, “Korēėn linim pa gjumė”, Rob i shpirtit tėnd”, si edhe kėngėt me tekstet e poetes Rajmonda Moisiu, si: “Sonte vetėm puthje dua”, “Dashuri e parė” etj.. nė kitarė luan, kitaristi i talentuar korcar, Ylli Ēekrezi.

-
- Kush janė krijuesit e parė tė serenatave?
- . Krijuesit e parė me sa di unė janė: Loni Llogori, Mihal Ciko, Kristaq Antoniu, Thoma Nashi, Koli Rodhe, etj.
- A po ruhet tradita e serenatave?
- Traditėn e serenatave, po e ruajnė vetė korēarėt, sidomos ata qė janė nė emigracion. Mė bėn pėrshtypje se, kudo qė kam shkuar nė shtete ku ka emigrantė korēarė, kur bije fjala pėr kėngėt e rerenatės korēare, tė gjithėve ju mbushen sytė me lot. Nė Bukuresht tė Rumanisė, ėshtė njė grup me tre vajza e njė djalė, qė quhet grupi “Serenada”. Manaxhere e kėtij grupi ėshtė deputetja e parlamentit Rumun me origjinė korēare, Zonja e nderuar Ohana Manolescu. Ky grup, i cili ka ardhur disa herė nė Korēė pėr koncerte, aktivitetin e tij e ka pėrqėndruar vetėm tek serenata korēare.Nė Rumani, sidomos nė Bukuresht, ėshtė njė numėr i madh emigrantėsh korēare. Kėta emigrantė, nuk janė vetėm nga qyteti i Korēės, por edhe nga fshatrat p rrreth si, Drenova, Boboshtica, Dardha, Sinica, Voskopoja, Polena, deri nga fshatrat e Devollit, si Hoēishti, Ziēishti, Progri etj. Po kėshtu kėngėt e serenatės korēare, kėndohen dhe pėlqehen shumė, edhe nė Maqedoni ku ka shqiptarė. Eshtė pėr tė ardhur keq qė pushteti lokal nė Korēė, nuk i ka dhėnė rėndėsinė e duhur, kėsaj tradite tė vyer qė ka Korēa. Megjithėse janė bėrė shumė pėrpjekje nga ana e jonė nga serenatistėt korēare, nuk ėshtė arritur qė mbas 12 vjetėsh tė bėhet njė festival i serenadės korēare –
- Sa serrenata keni nė arkivin tuaj?
- Arkivi im, ka rreth 400 kėngė tė zhanreve tė ndryshme. Nga kėto, mbi 200 janė kėngė tė serenadės korēare. Ky numėr vjen gjithmonė nė rritje.
- Ju para Festivalit tė 11, keni ngritur nė Korēė njė orkestėr me tre kitara elektrike, njė orkestėr shumė e avancuar pėr kohėn. Si u prit nga regjimi?
- Po ėshtė e vėrtetė. Nė vitin 1970, kur nė Shqipėri pėr ēudinė e tė gjithėve, kish filluar era e liberalizmit nė art e nė kulturė, ngrita nėj orkesėtr tė tillė. .Nga suksesi qė kisha me kėngėt e mija nė estradat amatore tė qytetit tė Korēės, mu bė ftesė nga regjisori i Estradės profesioniste tė Korēės, z. Thimi Filipi qė tė kėndoja si kėngėtar nė estradėn profesioniste. Ftesėn e prita me shumė kėnaqesi. Fillova tė kėndoja kėngėt e mija dhe kisha shumė sukses, jo vetėm nga tė rinjtė, por nga tė gjitha moshat. Nė atė kohė, sekretar i dytė qe mbulonte kulturėn mbas Mihallaq Zicishtit, ishte Todi Lubonja. Nga suksesi qė kisha me kėngėt e mija, tė cilat bėheshin „biz“ sa herė qė dilja nė skenė, mu bė propozim, qė tė ngrija njė grup rritmik, vetėm me kitara elektrike dhe bateri. Kėshtu u bė. U formua grupi, ku njerės kitarė i bija unė, njėrės Vojo Memeli dhe tjetrės Ylli Cekrezi. Kurse nė bateri, ishte bateristi i estradės, Agimi i Velės. Nė pėrbėrjen e grupit ishin edhe tre vajza, tė veshura nė mėnyrė moderne, me pantallona kaubois, moda e asaj kohe. Nė prova vinte pothuajse ēdo natė, vetė Todi Lubonja, i cili na inkurajonte pėr suksesin qė kishim ēdo natė. Kishim nisur ta krahasonim veten me grupet perėndimore tė asaj kohe. Dita ditės grupi ynė bėhej mė i famshėm dhe me i suksesshėm, jo vetėm nė Korēė, por kudo ku jepnim shfaqje nė qytete tė tjera, nė fshatra, repartee ushtarake etj. Kudo i njėjti sukses. Ishte hera e parė qė nė Shqipėri, doli njė grup i pėrmasave perėndimore. Salla ēdo natė mbushej plot e pėrplot. Altoparlantėt gjėmonin. Duke parė suksesin qė kishim, kompozoja vazhdimisht kėngė tė reja ritmike pėr tė rinjtė. Por e gjithė kjo mbeti si njė ėndėrr e bukur. Mbas Festivalit tė 11 tė kėngės nė Radio Televizion, ashtu si nė gjithė Shqipėrinė, filluan reprezaljet. kurbani pėr Korēėn u bėra unė. U bė mbledhja e posaēme e Degės sė Lidhjes sė shkrimtarėve dhe Artistėve tė Rrethit tė Korēės. U akuzova se kisha qenė liberal, kėsha sjellė rritmet dhe muzikėn perėndimore, kisha koncepte mikroborgjeze, desha tė degjeneroja rininė etj. Tė gjitha kėto mė ranė si rrufe. Pėr tė gjitha kėto, u propozova tė mos dilja mė nė skenė, por tė punoja nė punė tė vėshtirė nė prodhim. Pėr njė kohė tė gjatė punova nė minjere dhe nė bujqėsi. Por fati im ish qe i shpėtova burgut. Mė vonė mėsova qė nė Komitetin e Partisė tė Rrethit, mė kishin mbrojtur, drejtori i Teatrit Petraq Zoto, qė ish edhe Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve pėr Korcėn, regjisori Thimi Filipi dhe aktori Stavri Shkurti.
-
- -. Si do ta komnetonit kėtė Festival?
- Nė Festivalin e 11-tė, kam qenė nė Korēė. Pėr mendimin tim, kėngėt e festivalit, pėrveēse ishin tė bukura, tė kompozuara dhe tė interpretuara me aq dashuri nga kėngėtarėt pjesėmarrės nuk kishin asgjė tė keqe. Ai festival u politizua tej mase. Veshjet qė u pėrdoren nė Festival kishin kohė qė qarkullonin nė Shqipėri. Kurse dėnimet ishin tė rėnda dhe ēnjerėzore. Nė asnjė vend tė botės nuk dėnohen artistėt nė atė mėnyrė siē u veprua nė Shqipėri nė atė kohė.
- - Cilėt nga udhėheqėsit e kohės ke takuar nė regjimin komunist, cilat janė mbresat qė ruani?
- Nga udheheqesit e asaj kohe, ka qenė Todi Lubonja, ish sekretar i dytė i Komitetit tė Partisė sė Rrethit. Pėr tė ruaj respektin mė tė madh. Njė njeri i thjeshtė, me zemėr tė madhe, njeri me vizion, qė me sjelljet e tij, dukej qė admironte perėndimin. Gjithashtu, mbas Mihallaq Ziēishtit, kam takuar edhe ish sekretarin e parė tė Komitetit tė Partisė sė Rrethit Vangjel Cerava, njė njeri qė e donte artin. Me sa e kuptoja, i pelqenin qe ne ate kohe kenget e mija. Edhe sot e kam nje nga fansat e kengeve te mija. –
- Nė regjimin komunsit a keni pasur hapėsirat e nevojshme pėr kėngėt tuaja? Cilėt janė kėnėgtaret qė keni bashkpunuar nė atė regjim dhe sa vlerėsoheshin kėnėgatėrt dhe muzika athere?
- Gjate regjimit komunist, natyrisht qe hapesirat ishin te kufizuara, por gjeja rastin per interpretimin e kengeve te mija. Nė atė kohė organizoheshin ēdo vit konkurime tė estradave dhe tė teatrove tė ndėrmarrjeve, tė cilat ndiqeshin me mjaft interes nga qytetarėt. Po kėshtu nga kėto shfaqje dolėn edhe mjaft talente nė fushat e ndryshme tė artit. Shfaqjet qė jepeshin gjatė konkurimeve, jepeshin edhe nėpėr fshatrat, si nė ato tė rrethit, por edhe jashtė tij. Kur filloi qė me mėnyra tė ndryshme, tė ndaloheshin kėngėt e serenadės, ne ato i kėndonim, kur mblidheshim nė shtėpitė e njeritjetrit, me raste ditlindjesh etj.
- -Ku e gjen veten mė mirė Nonda si kėngėtarė apo si kompozitor?
- Te them tė drejtėn, nuk mund tė bėj dallim. Mė pėlqejnė kėngėt e mija, edhe kur i kėndoj vetė, por edhe kur mi kėndojnė kėngėtarė tė tjerė.
- -Cili ėshtė mendimi juaj pėr huazimet nė muzikėn shqiptare, sa e dėmtojnė ato muzikėn tonė?
- – Huazimet qė kanė nisur tė pėrdoren rėndom vitet e fundit, natyrisht qė e dėmtojne muzikėn tonė. Pėr mendimin tim kėto rryma muzikore, janė te momentit dhe nuk do ti rezistojnė kohės. Muzika jonė, e kam fjalėn pėr kėngėt e muzikės sė lehtė shqiptare, veēanėrisht kėngėt e festivaleve, kanė qenė dhe mbeten si njė thesar i pashtershėm i popullit tonė,qė sa vjen dhe pasurohet. Pėr mendimin tim, po shikoj qė nga viti nė vit kėngėt e festivaleve, po pėrzgjidhen nė mėnyrė profesionale. Kemi gjithmonė prurje tė reja dhe tė pėlqyeshme nė publikun shqiptar.

- -. Serrenatat, a janė tė rrezikuara sot?

- Nuk mund tė them se janė tė rrezikuara, sepse ato i mbajnė gjallė vetė korēarėt. I mbajnė gjallė emigrantėt kudo nėpėr botė. Do tė ishte mė mirė qė pushteti lokal mos e linte nė harresė kėtė vlerė qė ka Korēa. Pėrfitoj nga rasti dhe i bėj edhe njėherė thirrje pushtetit lokal qė tė fillojė tė bėjė festivalin e Serenadės, sepse ai do ta gjallėrojė Korēėn, do verė nė levizje qė nga poetėt, kompozitorėt, kėngėtarėt. Do dalin kėngė tė reja, do tė ringjallen kėngėt e vjetra, aq tė dashura pėr korēarėt.