Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Kopliku na ben disa zbulime "sensacionale" transaksionesh, por nje gje nuk arrin ta nxjerre ne pah: komunisti nuk e blen komunistin, ata mishin mund tia hane njeri-tjetrit, por kockat do tia lene

    Mos e kam gje gabim se saliu ka qene nja 25 vjet komunist, sekretar partie ne spital, komesar bataliona zboristash?
    perpak ta kom qu ni mesazh privat,po ti kur po dishe po din shume mire,berisha i blen komunistat,nuk besoj se dardhagjia nuk blen dardha

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    -------------



    shekulli

    Ceka: Ramiz Alia, më demokrat se Berisha


    Denion Ndrenika
    24-12-2006


    Ramiz Alia



    Neritan Ceka ka ndërthurur politikën e sotme me të fillimviteve ’90-të, duke mos vendosur për fat të keq, sikurse thotë, asnjë shenjë përparimi. Presidenti i Aleancës Demokratike, e sheh gjendjen jo thjesht si drejtues partiak në pushtet ndërmjet viteve 1997-2005, apo më herët, në 1992, por si aktor i themelimit të PD-së së kryeministrit Sali Berisha, me të cilin Ceka nuk ngjet se ndan ndonjë pikëpamje të përbashkët. Me kohë. Madje, ai dëshmon se është “penduar” për të paktën një rast, qëkurse ka qenë në partinë e parë të sistemit të ri. Ceka e ka vërejtur gjithaq me keqardhje të njëjtin pozicion të Berishës, të pandryshueshëm, por të papranueshëm për të. Ceka madje, e vlerëson Ramiz Alinë më demokrat se Berishën, ndërsa për veten thotë se është më antikomunist sot, sesa asokohe. Në bisedë me “Shekullin”, Ceka shpjegon se përse i ndali protestuesit e revoltuar për të shkuar te ish-Blloku, duke thënë se raste të tilla nervozizmi, apo daljeje jashtë kontrollit, shfrytëzohen më së miri nga njerëz si Berisha. Neritan Ceka shpreh bindjen, se ka qenë i sigurt në ktheu turmën “nga veprimet e dhunshme, si një gjest që synon të edukojë qytetarët që kanë besim se gjendja ndryshohet në një copë letër, pra me një votë, por kur ajo është e lirë dhe e ndershme”.



    Zoti Ceka, në dhjetor 1990 u gjendët në krijimin e PD-së, ndërsa sot kundër saj. Po më thoni, pa nisur ende mirë bisedën, se jemi ngjashëm këto kohëra sikurse atëherë. Gjykim i drejtë, ka lidhje mes dy periudhave?

    Neritan Ceka: Po, po, ne jemi përpara të njëjtës situatë, sikurse në dhjetor 1990, kur shtrohej pyetja nëse ndryshimi do të ishte thelbësor me vendosjen e pluralizmit politik, apo do të bëheshin vetëm ndryshime të sistemit komunist, për ta bërë atë më të pranueshëm. Dhe, në fakt ka qenë çështja e njeriut që do ta drejtonte procesin; komunistët kishin një dyshim, nëse timonieri i anijes që po çahej do të ishte Ramiz Alia, i cili për fat të mirë, e kuptoi me kohë gjendjen e pashpresë të sistemit dhe u fut në rrugën e një ndryshimi gradual, me sa më pak pasoja. Sot, kemi përsëri një lider, i cili ka dëshmuar paaftësinë e tij të plotë politike, qoftë si President, në vitet ‘96-‘97, qoftë edhe si Kryeministër në momentin e tanishëm. Paaftësi, që qëndron në radhë të parë, në mosdëshirën për dialog dhe alternativa në zgjidhjen e problemeve. Së dyti; në mospranimin e statusit të shtetit ligjor. Këtu duhet thënë, se është një lider që sterilizion partinë e tij dhe të gjithë faktorët vendimmarrës në pozitën e sotme, dhe që nuk ka asnjë aftësi për të ruajtur kanale komunikimi me opozitën. Për një politikan modern, ky është një handikap i madh dhe dëshmon për komplekse të qarta inferioriteti në përballimin e dialogut. Personalisht, mendoj që gjendja është e pashpresë dhe se shteti shqiptar po shket drejt kaosit, dhunimit të ligjit dhe mosfunksionimit. Pasojat do të jenë të pariparueshme, në qoftë se nuk gjendet zgjidhja menjëherë.

    Pra, ju kujtoni “të mirën” nga Alia? Ju jeni ndeshur me mospajtime, kur ishit në zyrën e tij asokohe…

    Nga dialogu që bëri PD me Alinë dhe PPSH-në atëherë, ishte shtyrja e zgjedhjeve, të cilat me Kushtetutën enveriste të viti 1974, duhet të bëheshin në 10 shkurt. Pas disa debateve dhe dialogëve, Ramiz Alia ra dakord për datën 31 mars. Tani, më thoni ju, se cili është më demokrat: Presidenti i atëhershëm, Alia apo kryeministri i sotëm, Berisha?

    Atëherë, më lejoni t’u pyes, se cili është më antikomunist: Ceka i atëhershëm apo Ceka i sotëm?

    Unë mendoj se jam më antikomunist sot dhe nëse jam penduar për diçka, jam penduar për kundërshtimin që i kam bërë propozimit në Këshillin Kombëtar dhe pastaj në Kuvendin e Parë të PD-së, në shtator 1991, sipas të cilit, në kryesinë e PD-së nuk mund të zgjidhej asnjë ish-komunist. Dhe, duhet ta them, që propozimi u bë nga ata që kishin qenë ose anëtarë, ose kandidatë të PPSH-së, siç ishte Arben Demeti ose edhe Gramoz Pashko. Kurse, unë ngula këmbë, duke thënë se duhet të jetë vetë Kuvendi që duhet të vendosë, se cili do të jetë anëtar i kryesisë së partisë, anëtar i Këshillit Kombëtar, apo kryetar i partisë. Fakti i ngjan historisë së Biblës, "me Krishtin dhe trefytarët që pushtuan tempullin". Këta janë tregtarët e ideve, por edhe tregtarët e favoreve nga pushteti, që kaluan nga barka e mbytur e komunizmit në anijen e demokracisë, për ta drejtuar me të njëjtat metoda.

    Zoti Ceka, vërej se përsëri, sikurse atëherë, keni të njëjtat pakënaqësi ndaj Kryeministrit. E keni personale?

    Unë mendoj se është nga metoda e punës, nga personalizimi i pushtetit dhe nga lehtësia me të cilën ai hedh në qarkullim ide të pakontrolluara nga administrate e tij. Duke filluar nga premtimet për dritë dhe ujë 24 orë, tek punësimi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit dhe duke përfunduar në ide fantastike, siç është "Shqipëria 1 euro".

    Të mbetemi te vitet ‘90-të. Mbahet mend qartësisht prej kujtdo, ndalja që ju i bëtë njerëzve të revoltuar, për të mos shkuar në ish-Bllokun e Udhëheqjes. Pse e bëtë, për t’i mbrojtur? A keni komente të ndryshme prej asaj kohe dhe përse e bëtë?

    Duhet t’u kujtoj se ka qenë një lëvizje spontane, madje jashtë kontrollit të PD-së dhe u shkaktua vetëm nga lajmi i një grushti shteti komunist brenda bllokut. Edhe në disa raste të tjera, është vënë re reagimi spontan i njerëzve, të cilët në pamje të parë, duket sikur janë të qetë, por papritmas kthehen në një ortek të pandalshëm. Po të kujtojmë për këtë lëvizjen mbarëpopullore në krizën e piramidave. Natyrisht, si një historian, unë e di që lëvizje të tilla, që shkaktohen shpeshherë nga veprime politike të personave të tipit të Berishës, të cilët janë të përsëritshëm në histori, kanë pasoja katastrofale për vendin ku zhvillohen. Janë ato që quhen revolucione, që fillojnë gjithmonë nga idealistët, që vazhdohen nga kriminelët dhe mbyllen nga përfituesit e shumtë të pushtetit. Jam i sigurt që kam bërë mirë që ktheva turmën nga veprimet e dhunshme, si një gjest që synon të edukojë qytetarët, që kanë besim se gjendja ndryshohet në një copë letër, pra me një votë, por kur ajo është e lirë dhe e ndershme.

    Prandaj u shkëputët nga PD-ja, për të krijuar PAD-në me “mocionistët” në verën e ’92-it?

    Mendoj që forcat e reja politike, deri sot kanë ndikuar në afirmimin e alternativave dhe si të tilla janë vjelë nga forcat e mëdha politike, qoftë për programet, qoftë për njerëzit, të cilët i përbënin dhe një krahasim me programin e PAD-së të vitit 1996, do të tregonte se një pjesë e mirë e ideve liberale të tij, u zbatuan në kohën e qeverisjes socialiste. Gjithashtu, unë numëroj te të dy partitë e mëdha persona të rëndësishëm, të cilët kanë shkuar atje nga PAD, natyrisht, duke e bjerrë shumë në idetë dhe në karakterin e tyre. Ekzistenca e vazhdueshme e PAD-së, në një nivel që vërtitet rreth 4-5 për qind, është tregues i bindjes, se politika mund të ndryshohet edhe nga pakicat, të cilat bëhen vendimtare, qoftë për lirinë e ideve, por edhe në gjendjen e balancimeve politike që karakterizojnë parlamentin shqiptar.

    Dua të bëj një “thyerje” bisede. 1996-a, zgjedhjet e 26 majit, pika kyçe e zhvillimit politik zgjedhor, kryesisht?

    Unë mendoj, se pika kyçe ka qenë referendumi për projekt-kushtetutën 1994, i cili i tregoi Berishës, që politika e tij nuk mbështetej nga shumica e shqiptarëve dhe veçanërisht, aspiratat autoritare që ishin materializuar në atë Kushtetutë. Që në atë moment, Berisha ndoqi rrugën për t’u imponuar, ose për të mbetur në pushtet me dhunë dhe 26 maji 1996, ka qenë apoteuza e SHIK-ut, policisë politike dhe e rrugaçëve. Ndjesia që kam, gjithmonë nga ato zgjedhje, është pisllëku, njerëz të pisët nëpër komisionet, njerëz të pisët të armatosur, që ishin ulur brenda sallës së votimit, njerëz të pisët që lëviznin me makina pa targa, rreth qendrave të votimit dhe në fund, një pisllëk i tërë në manipulimin e zgjedhjeve, përmes arrestimeve të komisionerëve të opozitës dhe daljes 150 për qind në pjesën më të madhe të njësive të votimit. Përballë kësaj, shfaqej në televizor Sali Berisha, President i Shqipërisë, i cili deklaronte se pavarësisht nga largimi i komisionerëve, do të numërohej ndershmërisht çdo votë. Më tragjik ishte edhe fakti që vendet perëndimore, përveç SHBA-së, të cilët kishin informacionin maksimal nga ato që ndodhën, heshtën, duke sanksionuar që nga ajo kohë grabitjen e votave nga një parti e madhe, cilado qoftë ajo. Unë mendoj që e gjithë kjo, rridhte nga bindja e tyre se shqiptarët e varfër që kërkonin të linin në çdo çast atdheun për një jetë më të mirë, që nuk kishin ujë, drita dhe kushte minimale jetese, nuk meritonin më shumë, pra ishin një popull i papërgatitur për demokraci, opinion, i cili nuk ka ndryshuar shumë deri në ditët e sotme, pavarësisht nga deklarata e tyre për standarde dhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Po ish-kryetari socialist, Fatos Nano, një ditë mbrapa 26 majit?

    Tërheqja është vendosur pasdreken e datës 26 maj, sepse erdha nga Elbasani dhe nuk kisha çfarë të bëja atje. Kjo, pasi komisionerët e mi, ishin në birucat e policisë. Tërë llumi i Elbasanit, numëronte minutat e fundit para mbylljes së kutive të votimit, duke pritur edhe shpërndarjen e fletëve të reja të shtypura. Meqë duheshin mbushur kutitë, u zgjat me 2 orë mbyllja e tyre (e kutive) dhe u shpërndanë fletët me helikopterë. Jemi mbledhur tek Hotel "Tirana", ne kryetarët e partive, përveç Partisë Republikane, sepse Nano ishte në burg dhe vendosëm tërheqjen e komisionarëve, si dhe denoncimin e dhunës dhe manipulimit të ndyrë të zgjedhjeve, të pisët. Ditën tjetër u pa qartë, që ishte një farsë e pashembullt në historinë e Evropës, fitorja totale e PD-së dhe lojërat që u bënë nga Berisha, për të korrigjuar ekstragafat e militantëve të tij injorantë. Në datën 27 maj pasdreke, është marrë vendimi për të demonstruar në sheshin “Skënderbej”, i cili u refuzua nga policia. Dhe natyrisht, nuk është e nevojshme, por 28 maji, ishte nisja e tragjedisë së 97-ës. Dikur, në një takim elektoral në fushatën e 26 majit, i thashë dëgjuesve që “ruhuni nga Berisha”, se “në fillim do t’u marrë votën, pas votës do t’u marrë paratë dhe pas parave do t’u marrë jetën”. Ishte thuajse profeci, si dhe thënia tjetër e imja në konferencën e shtypit në 28 maj, te Hotel “Tirana”, kur i kërkova partnerëve tanë perëndimorë të sillnin dymijë vëzhgues për zgjedhjet e pjesshme, se përndryshe do të detyroheshin të sillnin 10 mijë ushtarë së shpejti. Dhe, ishte numri fiks i operacionit "Alba"!

    Dhe, largimi i atëhershëm me gjendjen e sotme? Një rikthim?

    Unë mund të them këtë, që skenari 1996 nuk mund të përsëritet më. Në 1996, nuk ishte bojkot, ishte largim i detyruar nga procesi zgjedhor. Mund të them shembullin tim në Elbasan, ku nga 27 komisionerë, më kishin arrestuar 22, pra ata që u larguan ishin vetëm 5, sepse largimi ishte bërë me kohë nga policia politike dhe SHIK-u. Bojkoti është shumë i kushtueshëm nga të gjithë pikëpamjet, nga organizatorët e tij, sepse në atë kohë kishte akoma pasuri shtetërore për t’u shpërndarë dhe të gjithë pisanjosët e manipulimit të vitit 1996, kush më pak e kush më shumë, u shpërblyen me privatizime. Natyrisht, tani nuk ka çfarë të ndahet, përveç atyre pak vendeve në dogana dhe në tatimore, që janë zënë nga militantët e 3 korrikut. E vetmja skemë e mundshme manipulimi, është ai nëpërmjet listave dhe certifikatave. Doris Pak, nuk ka si ta kuptojë faktin, që 5 mijë ose 10 mijë persona të pajisur me certifikata false, mund të vijnë nga Kamza, vetëm 10 minuta larg, për të votuar me emra të personave fiktivë që janë kaluar me kohë në listat e minibashkive që qeverisen nga PD, ose në vend të personave të cilët nuk gjenden në Shqipëri dhe që përbëjnë pothuajse 1/3 e votuesve. Doris Pak, nuk mund ta kuptojë, pse në Shqipëri mund të sjellin edhe materiale kimike për të lyer gishtin me antidode përkatëse, të cilat e fshijnë gishtin për një votim të dytë. Unë mund të rreshtoj një numër trukesh të tjera, që nuk i bien në mend as Oli Renit dhe as Doris Pakut. Dhe, është e çuditshme, pse ata nuk bëjnë pyetjen se, përse Berisha ngul këmbë pikërisht në këta dy elementë?!

    Përse këtë qëndrim? Nga Evropa ka deklarime. Madje, nga eurodeputeja Doris Pak dhe Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Oli Ren…

    Besoj se këta të dy, Pak dhe Ren, janë zëdhënësit e pandërgjegjshëm të këtij opinioni. Pavarësisht nga konsiderata e lartë që kam për të dy këto figura, të mos harrojmë që Doris Pak, në shtator 1996 u bë një mbrojtëse e zjarrtë e Berishës, duke e konsideruar Sekretarin e dikurshëm të Partisë së Punës, si modelin e demokratit perëndimor dhe bëri presione që të vazhdonte procesi i dhunshëm zgjedhor, edhe në zgjedhjet e 20 tetorit 1996. Rrjedhimet ishin katastrofale, sepse Berisha u inkurajua në rrugën e tij të absurdit, të shkeljes së lirive dhe të drejtave elementare të njeriut dhe e çoi vendin në katastrofën e vitit 1997. E kundërta, pra një frenim i Berishës nga Doris Pak dhe përfaqësuesit e tjerë të Parlamentit Evropian, ndoshta mund ta kishte evituar atë krizë dhe jetën e disa mijëra personave.

    Parlamenti Evropian, është fajtor!?

    Parlamenti Evropian dhe përfaqësuesit e tij, janë natyrisht fajtorë, në masën që zbatojnë një politikë të vjetruar të patronazhit, të lidhjeve sentimentale miqësore me udhëheqës të djathtë apo të majtë shqiptarë, me përkrahjen e krahëve përkatëse politike dhe i drejtojnë minimumin e vëmendjes standardeve të institucioneve demokratike. Shikoni, deklaratat e tyre në lidhje me ndërhyrjen brutale të Berishës, kundër Presidentit të Republikës, kundër sistemit gjyqësor në Shqipëri, kundër autonomisë së Akademisë së Shkencave dhe të universiteteve dhe në rastin e fundit, të imponimit të standardeve tashmë të kaluara në zgjedhjet e ardhshme, sipas parimit: “Siç ka qenë do të jetë, Selanik e tatëpjetë!". Ndërkohë, shikoni sa të kujdesshëm janë, me çdo gjë që ka të bëjë me ekonominë, se si zbatojnë kriteret për heqjen e doganave me BE-në, me synimin për të krijuar një treg për mallrat e tyre dhe sa të rreptë janë me standardet e prodhimeve tona, që duhet të “kalojnë në vrimën e gjilpërës” për në tregun evropian. Përse?! Përse nuk zbatohen të njëjtat kritere, edhe për çështjet që kanë të bëjnë me institucionet demokratike, në radhë të parë që kanë të bëjnë me votën, por u bërtasin shqiptarëve që të votojnë me fletët e bakallit, të cilat u diskredituan në zgjedhjet e kaluara?

    Atëherë, të kuptojmë se tani nuk bëhet fjalë për bojkot?

    Në këto zgjedhje nuk ka bojkot, sepse opozita është angazhuar në të gjithë procesin, mori pjesë në punimet e stërzgjatura të Komisionit Parlamentar të Reformës, arriti bashkimin duke dalë me kandidatë të përbashkët për kryetarë bashkie e komune, dhe të veçantë për këshillat. Opozita ka caktuar dhe ka gati listën e të gjithë kryetarëve të bashkive dhe komunave, dhe çdo parti ka gati listën e këshilltarëve. Ndërsa ai që vendos të bojkotojë, natyrisht do të kishte bojkotuar në radhë të parë, që në fillim, Komisionin Parlamentar dhe nuk kishte pse t’i futej angazhimit për seleksionime kandidatësh. Ajo që dua të shënoj, është se herën e fundit në Parlament, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ritvan Bode na bëri thirrje të shkojmë të votojmë në 20 janar, me listat që kishim kërkuar ne dhe me certifikatat e posaçme, pavarësisht se mund të ndryshohet nga ODIHR-i, por që ne ishim për këtë certifikatë. Pra kuptohet, që të dyja argumentet, listat dhe certifikatat, janë bllokuar në mënyrë artificiale nga PD, me shpresën se opozita do të bojkotonte zgjedhjet. Kurse opozita kishte marrë rrugë tjetër, atë të dokumentimit të të gjitha shkeljeve të ligjit. Tani është pikërisht PD-ja, sepse për aleatët e saj “nuk ia vlen barra qeranë” që t’i përmendim dhe personalisht kryeministri Berisha, që janë përpjekur të na fusin në rrugën e bojkotimit, por që sot gjenden plotësisht të bojkotuar. Mendoj se kanë lidhur këmbët e tyre me Kodin Zgjedhor, në bazë të të cilit, nuk mund të ngrenë KZQV-të, nuk regjistrojnë dot kandidatë, nuk mund të marrin vendime në lidhje me fituesin, qoftë për kryetarë bashkish apo komunash, apo qoftë edhe për këshilltarë, sepse për këtë duhet një votim në raportet 2 me 5. Kështu që, në fakt ne po shkojmë në shkrirjen e Kodit Zgjedhor, edhe në avullimin e vetë zgjedhjeve. Këto do të jenë zgjedhje të avulluara.

    Jeni pa rrugëzgjidhje, a ka të tillë?

    Jo, jo ka, madje dy në këtë moment. E para, është se mandati 3-vjeçar i të zgjedhurve vendorë nuk është taksativ. Pra, është mandat, i cili në përgjithësi zgjatet derisa mbarojnë zgjedhjet dhe ne kemi raste që pushteti ka kaluar nga një dorë te tjera, edhe pas tre muajsh pas zgjedhjeve, apo pas mbarimit të mandatit kalendarik. 20 janari 2007, është vetëm një konvencion i vendosur në Kodin Zgjedhor, i cili mund të shtyhet pa krijuar asnjë problem. Kjo është edhe arsyeja që Presidenti ka shprehur gatishmërinë për nxjerrjen e dekretit të ri, në një datë të re zgjedhjesh, nëse partitë do t’ia kërkojnë atë. Do të thosha që Doris Pak, merr e-mail-e dhe flet në telefon vetëm me memurët qeveritarë dhe nuk i di ligjet më elementare shqiptare. Një zgjidhje e dytë, është një ndryshim në Kushtetutë, i cili nuk është sakrilegj, sepse do të jetë vazhdim i ndryshimit kushtetues të propozuar për nenin 109, ku mandati i të zgjedhurve vendorë që do të dalë nga këto zgjedhje do të jetë 4-vjeçar, pra jo më 3-vjeçar. Lehtësisht, mund të vendosej një dispozitë kalimtare, që të përcaktonte zhvillimin periodik të zgjedhjeve vendore gjithmonë në mars ose prill dhe për të zgjedhurit lokalë aktualë, të jepte një zgjatje kalimtare të mandatit prej 2 ose vetëm 3-muajsh. Këtë, Parlamenti mund ta bëjë edhe të hënën, duke i lënë shqiptarët të qetë për të festuar fundin e Vitit të Ri dhe për t’i çliruar nga presionet arrogante të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

    E keni kërkuar këtë tek opozita?

    Të gjitha ia kemi kërkuar! Edhe këtë ia kemi kërkuar! Por, unë nuk mund t’ia fal Pakut këtë ndërhyrje! E kam mike Pakun, por nuk thuhet se shqiptarët, në zgjedhje "do të shkojnë dhe pikë"!

    Jeni pjesë e Opozitës së Bashkuar Shqiptare. Shumëkush drejton sytë nga marrëdhëniet mes krerëve…

    Nuk është kjo aktuale, Rama apo Meta, sepse ne kemi një hall të përbashkët; realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në kohën kur Berisha e tërheq shtetin përsëri drejt kaosit dhe në kohën kur Bashkimi Evropian po përgatit festat e Krishtlindjes dhe po e quan "bezdi" të merret qoftë edhe ca minuta, me atë që po ndodh në Shqipëri. Unë mendoj që koalicioni që arritëm ne si opozitë, është një garanci e madhe për lirinë e shqiptarëve, në kushtet kur pushteti aktual i kryesuar nga Berisha, po afirmohet gjithnjë e më shumë si armik i të gjitha lirive, duke nisur nga ajo universitare, akademike, të medias dhe pavarësia e gjykatave, e kështu me radhë. Nuk ka asnjë akt të kësaj qeverie, që të ketë një ndriçim lirie, por madje-madje, janë vetëm akte errësire.

    Nano?

    U pa në Kuvend. Shfaqja e tij u asgjësua nga Bamir Topi me një batutë disasekondëshe, gjë që provon se pak nga pak, po ikën nga moda një brez politikanësh mesianikë, që shfaqen si shpëtimtarë të situatave dhe që nuk e kanë konceptuar ndonjëherë politikën, si profesion dhe përkushtim.









    E-mail Print


    Artikuj të tjerë

    Bum vjedhjesh në orët e errësirës



    sotir mance, 12-24-06
    Ky Ceka nje bir kurve
    Ky Ceka nje bir kurve te mos genjeje kaq poshterishte se njerzit nuk lexoin me vetem "zein e popullit(pordhes)" Ky agjente i komunistave e dime qe i ka mbetur ora tek R.Alia me te cilin u be pale ne vitet 90 se donte te merte P.D me menyra te poshtera qe ta vinte ne partin e pare opozitare ne krah te Ramiz putanes .Po ky kelysh kurve nuk ka paguare gjakun e derdhur ne 1997 me bandat e tija qe ka dale ne foto me kreminelat komunisto-serbo-grek. NERITAN KURVA TE JESH I BINDUR SE PER KRIMET QE KE BERE TI DHE ATA QE JANE BASHK ME TY DO TE MERNI HAKUN. O QELBESIRA KOMUNISTE QE KENI VENE GJETHEN E FIKUT PER TE MBULUAR LAKURIQSINE


    Emri juaj:

    E-mail juaj:

    Titulli:

    Komenti juaj:

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    enver hoxha diktatore me diktature,ramiz alia president me diktature,sali berisha diktator pa diktature

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja dhe tosi.. si kta ceko cupo brozo kopliket..



    pjesmarrja qofte menderisht e pak aktivisht ne 97 -ten barbare.. e detyron te ngratin te mos jete asnjihere i vertete..

    gjynaf..


    ---

    korrieri

    A duhet bere me keq qe te behet me mire?
    E Hene, 25 Dhjetor 2006
    Nga Fatos Lubonja

    Gjeja me revoltuese, por edhe me absurde, edhe me e papranueshme, edhe me e neveritshme, edhe me e patolerueshme qe e ka karakterizuar politiken dhe politikanet tane (historikisht), eshte ushtrimi i atij “pragmatizmi” te papergjegjshem dhe arrogant, sipas te cilit ne luften politike mund te perdoret cdo mjet pa perfillur se keto “mjete” mund te jene krejtesisht kunder interesit te shoqerise. Ne versionin me te eger kete lloj “pragmatizmi” sot per sot them se e gjejme ne Irak ku, per t’ua bere te pamundur amerikaneve dhe irakeneve pro tyre qeverisshmerine, grupet ekstremiste e terroriste kryejne atje aksione vetevrasese qe po masakrojne me qindra mije te pafajshem.

    Besoj se te gjithe e dime se me kete fryme ka qene dhe keshtu ka mbetur politika jone. Kjo nuk perben lajm. Nuk do shume mend per te kuptuar se opozita jone uron nate e dite te kete bore, te mos kete drita, te kemi tere veshtiresite e mundshme, ne menyre qe qeveria te bjere mundesisht nje sahat e me pare, se gjeja e fundit qe opozita do me te vertete eshte qe qeveria te krijoje standarde te zgjedhjeve, pale te kete edhe ndonje sukses. Tek e fundit, a nuk e ka quajtur Edi Rama vazhdimisht kete mazhorance force "pushtuese"? Por, nga ana tjeter, nuk do shume mend per te kuptuar se edhe mazhoranca uron qe opozita te beje sa me shume gabime, mundesisht edhe te mos hyje ne zgjedhje, vetem e vetem qe ajo te kete nje pushtet te patrazuar. Mjafton qe mazhoranca te kete mbeshtetjen e nderkombetareve.

    Ajo qe mund te thuhet kur ndeshesh me situata si kjo e ketij dimri, qe ka vene ne rrezik edhe mbajtjen e zgjedhjeve ne vend dhe qe rikthen ne skene imazhin e nje Shqiperie njerezish primitive, parademokratike, eshte se ky lloj pragmatizmi ka periudhat e tij kur ushtrohet ne menyre paqesore dhe periudhat kur ushtrohet me virulence. Kete dimer kemi hyre ne nje nga fazat e tij shperthyese qe na bejne te mendojme me shume per te. Periudhen virulente, si kjo qe po kalojme, me fjale te tjera mund ta sintetizojme me thenien e njohur “duhet bere me keq qe te behet me mire”, por ne versionin e saj me te mbrapshte, sepse kjo thenie permban edhe nje urtesi ne vetvete. Ne versionin tone kjo thenie ka kuptimin “duhet ta beje pala jone gjendjen sa me keq per palen tjeter qe te behet sa me mire per palen tone”.

    Po t’i kthehemi historise se ketyre dy partive do te arrijme shpejt ne perfundimin se nuk ka se si te jete ndryshe, sepse kjo klase politike e ka ne genin e saj te trasheguar prej nenes nga ka dale kete lloj pragmatizmi. (Enver Hoxha arriti e izoloi Shqiperine per pushtetin e tij, me pasoja llahtarisht shkaterruese.) Le te mos harrojme se PD-ja ne periudhen e vitit ‘91, pasi humbi zgjedhjet e para me 31 mars, filloi nje aksion destabilizimi qe rezultoi me plackitje e shkaterrime masive tronditese? Filozofia ishte se duhej krijuar nje gjendje sa me e keqe per qeverine, qe ajo te deklarohej e pafuqishme e te deklaronte zgjedhje te parakohshme. E ne fakt aksioni pati sukses, ndonese duhet pranuar se kishte asohere shume faktore edhe psikologjike qe e justifikonin ate. Edhe ‘97-ta u karakterizua nga kjo filozofi e ushtruar nga te dy palet do te thoja. Opozita mezi e priti krizen e krijuar nga renia e piramidave, sepse kur iu vodhen votat me ‘96, nuk qe ne gjendje te bente ndonje levizje te vertete politike qytetare. Edhe kur kriza arriti kulmin mendoi vetem per pushtetin e vet. Por, nga ana tjeter, Berisha preferoi te krijohet nje situate kaosi e lufte civile Veri - Jug, qe do te krijonte sjelljen e nderkombetareve, me pare se te largohej.

    Qe nga ato vite e deri tani shumecka ka ndryshuar. E ketu vlen te reflektohet mbi ate se sa kemi perparuar ne uljen, tek ky lloj pragamatizmi, te papergjegjshmerise se politikaneve tane - si tregues te ecjes sadokudo perpara te demokracise si pushtet i popullit. Sot kerkush nuk mund te ndermarre akte destabilizuese si ato te nje dekade me pare, me shpresen se kjo do ta sjelle ne pushtet. Po sa i dedikohet kjo politikaneve tane dhe sa njerezve? Besoj se kryesisht kjo i dedikohet njerezve te thjeshte, te cilet edhe kane fituar me shume pjekuri politike per te mos i ndjekur politikanet tane ne aventura shkaterruese, por edhe ngase e njohin tashme klasen politike me te cilen kane te bejne e nuk ushqejne iluzione, por edhe sepse procesi i privatizimit ka lene me pak hapesira per shkaterrim. Me nje fjale, ne kete aspekt, edhe kemi bere disa hapa perpara ne krahasim me vitet ‘90. Por, nga ana tjeter, ne krahasim me kerkesat minimale per t’u quajtur demokraci jemi ende mbrapa dhe kjo sepse, sikurse e thashe edhe me lart, thelbi i pragmatizmit te ndertuar mbi punen e keqe te kundershtarit dhe jo mbi punen me te mire tenden ka mbetur po ai ne politiken tone. A nuk ishte keshtu edhe ne kohen relativisht paqesore te Nanos, kur ky i thoshte Sali Berishes “ti je karta me e mire qe kam une per te ndejtur ne pushtet”, duke patur parasysh se ky kishte kredibilitetin me te dobet per shkak te ‘97-tes?

    Kriza e ketij dimri e ka rritur opinionin se ka ardhur koha per te gjetur menyrat per t’i dhene fund ketij lloj pragamatizmi te mbrapshtise, sepse njerezit jane vertet te lodhur tejmase e tejet te masakruar prej tij. Ndoshta edhe fakti se, per koincidence, i njejti pragmatizem po shfaq virulencen e tij kete dimer edhe ne Kosove, ku politikanet kane hapur nje lufte klanore per pushtet, pa perfillur demin qe i sjell ky sherr ceshtjes se statusit e se po i vecojne shqiptaret si populli me primitiv e me parademokratik ne Evrope, ka ndikuar ne rritjen e kesaj ndjeshmerie. Kjo situate, pra, nese do ta perdorim pozitivisht thenien “duhet bere me keq qe te behet me mire”, - duke pranuar se e keqja e ka arritur piken e saj kulmore, - duhet te sherbeje per te na ndergjegjesuar se ka ardhur koha e lindjes se nje fryme apo edhe levizjeje qytetare kunder kesaj kulture politike te pragmatizmit te papergjegjshmerise dhe arrogances. Sipas meje, ajo, ne thelbin e vet kulturor, duhet te kerkoje rritjen e aftesise per te racionalizuar e per te veshtruar pertej te sotmes e pertej vetvetes; ajo duhet te kete dy parime kyce ne qender te saj si kundervenie ndaj kesaj te keqeje: parimin e venies se respektit te ligjit mbi respektin ndaj atij qe perdor cdo mjet si dhe parimin e venies se interesit te te perfaqesuarve mbi interesin e politikaneve.

    E di qe nuk thashe ndonje gje te re, por se pari mendoj se sa kohe qe keto gjera nuk jane bere realitet duhen perseritur e se dyti, ajo qe me duket e re eshte se vitet kane akumuluar aq shume pakenaqesi ndaj mujshareve qe dhunojne ligjin, arsyen dhe interesin e te gjitheve, saqe duhet te linde me ne fund dicka kunder tyre.

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    shume i mire ky shkrim i fatos lubonjes,se mire na kujtohet kur pinte gjin nano mafia dhe i thoshte gjoanes sa ta kam salo budallen do te jem ne pushtet edhe 25 vite,njejten e thoshte edhe rugova sa ta kem hashimin do te ri edhe 25 vite ne pushtet, po zoti i madh ja mur shpirtin rugoves e nanos pushtetin,po te njejten qallem e lujke edhe daci sa ta kemi thaqin do te jam kryeparlamentar edhe 25 vite deklarojke , e tham vet me veti si munden te mendojne komunistat qe ska zot

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    profil Polpotistesh..

    cfar nuk gjen ne ZP-ne kanibale..
    Ja nje xhevahir..

    ---------------

    ZP

    Për Elsa Lilën e të tjerët

    Data e Publikimit: 25/12/2006

    Autori i Lajmit:
    Hamdi Jupe
    Ky shkrim mund duket si jashtë kohe, në një moment kur jeta shqiptare është e mbërthyer në ngërçin politik të zgjedhjeve lokale.
    Ç'duhet kjo temë sot? - mund të thotë dikush. Por unë mendoj se kjo temë është pikërisht në ditën e saj, në kohën e saj. Homazhi me këtë shkrim u bëhet të gjithë atyre që përpiqen të krijojnë një rreze shprese dhe gëzimi për vendin e tyre, në këto momente aktuale të trishta të vendit, për faj të politikanëve shqiptarë.
    Elsa Lila është vetëm njeri nga ata shqiptarë të shumtë, që rropaten të bëjnë një emër të mire për veten e tyre, në këtë botë të madhe dhe të vështirë. Dhe natyrisht, një emër të mire edhe për vendin e tyre. Janë edhe shumë të tjerë artiste, sportistë, inxhinierë, mjekë, punëtorë të thjeshtë etj, njëlloj si Elsa të shpërndarë nëpër botë. Elsa është në qendër të shtypit të sotëm shqiptar, për arsye të kualifikimit të saj për here të dytë në festivalin prestigjios të Sanremos në Itali. Ajo do të këndojë pas disa muajsh sërish në skenën e tij, e ndjekur nga miliona italianë, por edhe nga miliona shqiptarë nëpër botë. Por në qendër të këtij shkrimi, në vend të saj, mund të ishin edhe shumë e shumë të tjerë, që ua dime ose nuk ua dime akoma emrat.
    Ky është një shërbim i madh që i bëhet popullit dhe atdheut. Në sytë e të huajve nuk kemi nam të mire. Imazhi i vendit është e zi dhe këtë po e vuajmë e do ta vuajmë gjatë. Për krijimin e këtij imazhi të keq, kanë kontribuar trafikantët, hajdutët, vrasësit ordinierë etj. Por ka ndikuar jo pak edhe politika shqiptare. Nuk është nevoja të kujtojmë këtu shembujt e kohëve të shkuara. Mjafton të sjellim në mendje vetëm situatën e tanishme politike absurde të vendit. Kjo është e mjaftueshme për të kuptuar se sa vështirë e ndiejnë veten qytetarët shqiptarë në raportet e tyre me të huajt.
    Dhe kur mbarojnë festivalet apo aktivitete te tjera ndërkombëtare ku shquhen shqiptarët për talentin e tyre, politikanët tanë përqiqen t'i afrojnë, të dalin në televizior me ta përkrah, t'i përdorin nëpër tribuna publike dhe t'u japin edhe ndonjë çmim sa për të thenë. Por kjo është pjesë e hipokrizisë së tyre, pjesë e përpjekjeve për të përfituar pa e merituar nga emri i mire i këtyre shqiptarëve. Është hipokrizi përpara faktit që ata po e shkatërrojnë përditë shpresën e shqiptarëve dhe imazhin e vendit të tyre në botë. E vetmja "meritë" e këtyre politikanëve është se me politikën e tyre shkatërrimtare për vendin, kanë bërë që me qindra mijëra shqiptarë gjatë 16 vjetëve të lënë atdheun dhe, detyrimisht, të përpiqen të jetojnë në botën e madhe dhe të vështirë për mbijetesë, duke bërë të mundur pastaj edhe sukesin e tyre në të.
    Ky shkrim që ka në titullin e tij emrin e një këngëtareje, mund të kishte natyrshëm edhe emrin e një sportisti, të një inxhinieri apo të një mjeku. Sepse të tillë ka sot me shumicë anë e mbanë botës, deri në Australi e Kanada. Ata punojnë me përkushtim për të siguruar jetën e tyre, por për të bërë emër të mire edhe për Shqipërinë. Ata nuk kërkojnë dekorata për këtë punë fisnike. E vetmja gjë që kërkojnë, është që të mos u sabotohet ajo punë e mundim, duke ia ngritur lart emrin Shqipërisë në pjesë të ndryshme të botës.
    Kjo temë të ngjall trishtim veçanërisht në ditët e sotme, kur me qindra mijëra emigrantë shqiptarë po vijnë në vendin e tyre për festat e fundvitit. Ata mund të kenë vite pa ardhur në atdhe. Tani vijnë nga mijëra kilometra larg, duke e ditur se këtu mungon edhe drita, edhe uji, edhe rruga, edhe elemente të tjera të jetës normale, që ata i kanë në vendet nga vijnë. Por ata të paktën nuk duhet të shqetësoheshin nga tensionet politike, siç po ndodh aktualisht. Në vend të lindjes së Krishtit, në vendin e tyre ata po gjejnë të rrijë i ulur këmbëkryq djalli.
    Edhe kur erdhën në atdhe verën e vitit të kaluar, të njejtën situate politike gjetën. Atëhere nuk kishte situate zgjedhore si tani. Por tensioni politik ishte i lartë, për shkak të konfliktit të qeverisë me Bashkinë e Tiranës, për çështjen e prishjes së nënkalimit të Zogut të Zi. Dhe jo vetëm tensioni i një konflikti politik verbal, por dhe një stërmundim fizik për të lëvizur me makinë në atë copë rrugë ferri.
    Elsa Lila po ngjitet për here të dytë në skenën prestigjioze të Festivalit të Sanremos. Ky është një sukses i madh i saj dhe jo vetëm i saj. Ajo punon me modestinë e një artisteje të vërtetë për të patur sukses në një festival të tillë. Ajo është një shembull i madh i ambicies për të ecur në një hap me artiste të njohur, të një vendi të shquar në fushën e muzikës dhe të artit në përgjithësi. Ajo edhe vetëm për këtë ambicie dhe këtë rezultat duhet përgëzuar.
    Miliona italianë dhe të huaj të tjerë, jo për faj të tyre, te çdo shqiptar shikojnë ose një hajdut, ose një vrasës, ose një prostitute. Por te artiste të tillë si Elsa dhe të tjerë si ajo që nuk mund të përmenden të gjithë këtu, ata shikojnë një cope tjetër nga Shqipëria. Shohin talentin dhe përpjekjen këmbëngulëse për të arritur sukses në një botë të vështirë prej konkurencës. Ky është shërbimi i madh që i bëjnë ata vendit të tyre.
    Natyrisht, Elsa dhe të tjerë si ajo, nuk mund ta zbardhin gjithë atë blozë që kanë hedhur mbi imazhin e vendit tone politikanët shqiptarë dhe sharlatanë të huaj, që e shfrytëzojnë këtë politikë për qëllimet e tyre. Kjo është e pamundur. Megjithatë, për vetë efektet që kanë ngjarje të tilla si festivali i Sanremos në opinonin e huaj publik, ndikimi i ngjarjeve të tilla si ngjitja në këtë skenë festivali, nuk është pa ndikim pozitiv.
    Janë të paharruara emocionet që krijojnë te publiku shqiptar ndeshjet e futbollit të ekipit tone kombëtar me ekipet e huaja, kur arrijnë rezultate pozitive në këto aktivitete. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të ngjarjeve të tilla me përmasa dhe emocione të mëdha. Ato ndikojnë drejtpërdrejt në forcimin e vetëdijes kombëtare, veçanërisht të brezit të ri. Në këto aktivitete ka dale edhe parrulla e njohur "O sa mire me qenë shqiptar!"
    Sa mire do të ishte, sikur edhe politikanët tanë të kishin si kredo të punës së tyre pikërisht këtë parrullë! Por kjo është akoma një ëndërr e largët për shqiptarët. Për fat të keq të tyre, kështu do të jetë edhe për shumë kohë.




    Zeri i popullit


    --




    Ja vrane Mamane te ngrates Elce.. keta te ZP-se dhe ketej bejne sikur po i ha meraku per te..
    Kjo eshte tipike hipokrizia kanibale e ZP-PPSH-PS-se prej 70 vjetesh..

    Asnje fjale nuk thot Jupe ..ky bolshevik i ndyre.. se cfar beri shefi i tij Fatos dhe Partia e tije per 8 vjet per ta kapur e sjelle e denuar kriminelin Benc.. qe vrau Nenen e Elces..

    Po jo se eshte Nena e Elces po thjesht se u vra nje qytetare shqiptar..

    Kulmi i barbarise..

  7. #17

    Nano ik ... president!

    Po thot Bashkimi, Nano ik ... President!,
    kurse un po i thom, nuk ka ingredient!

    Balkanweb

    Zoti Fatos Nano, perse jo edhe kryetar i PD-se?!
    Nga Bashkim Kopliku


    Levdata pa fund per z.Fatos Nano, nga berishistet—mos i hani batutat ne Kuvend, se ato jane sa per sy e faqe! Jane gati ta bejne z.Nano edhe kryetar te PD-se, mjafton t’i udheheqe nga fitorja ne “fitorje”, mjafton te zgjidhet nje president ne 2007-en. Kesaj lukunie po i shtohen edhe drejtues te PS-se, qe dalin ne ekranet e televizioneve e bejne konsensualin e paprincipte, edhe me shejtanin, mjafton ta gezojne te plote mandatin kater vjecar te deputetit... E perbashketa e ketyre uluritesve, eshte babezitja per te mbajtur pushtetin, qofte edhe ne opozite. Ata qe humbin jane shumica e shqiptareve, te cileve u duhet nje politike krejt ndryshe.

    Berishistet sot pranojne dhe mbeshtesin zotin Fatos Nano, e jane pikerisht ata qe ulerinin, deri “dje”, qe ai te futej ne burg si “hajdut i ndihmave”, se ai “ishte vrasesi i Azem Hajdarit” etj. Jane ata qe e detyruan kryeministrin Nano, qe te braktiste detyren, te arratisej nga kryeministria, gjate grushit te shtetit te 1998-tes. Jane ata qe mbushen ajrin, muret e pankartat, me parullen “Nano-ik”.

    Duhet te futesh ne logjiken perverse te ketyre, qe te kuptosh se nuk ka asnje surprize ne qendrimin e tyre berishist. Keta nuk mund t’i leshojne postet qe kane pushtuar pas 8 vjet pritjeje, e pikerisht tani qe sapo ua ndjene lezetin! Keta nuk jane vetem deputetet dhe ministrat. Jane edhe mijera punonjes te institucioneve dhe ndermarrjeve te shtetit qe kane zaptuar vende te ngrohta, pra ku merret rroga pa punuar e pa aftesi, e ku, per disa prej tyre, vershojne lume edhe rryshfetet. Keta kapen me thonj ndaj posteve, duke pranuar z.Nano, jo vetem president, por edhe kryetar PD-je. Po, po, edhe kryetar! I degjojme ne biseda “koke me koke”, tek thone: “ne fakt ky Nano eshte me qejfli se Berisha”, apo “eshte pijanec, e nga nje pijanec pret vetem zemergjeresi”, apo “eshte me i ri se Berisha, eshte dhe me i pranueshem se ai nga te huajt”, apo “he mo se vete Berisha tha se e futen ne burg shoket e tij, atehere per vjedhjen e ndihmave te Levante Company”, se “nuk eshte se kishte futur gje ne xhep te vetin”, etj. etj. Keta, si ata komunistet vaktit, jane “anetare leverdie” dhe jo anetare partie. Keta si komunistet pas vitit 1990, do ta shesin ne vend z.Berisha, sic shiten ata Enverin.

    Konsensualet e PS-se, jane keta te tipit qe “nuk e quajne blasfemi [sharje kunder zotit-BK] t’i kundervihen mendimit te bazes”, duke pranuar qe z.Berisha “te kete mundesi te rrije 4 vjet ne pushtet”. Edhe keta jane po ata qe kane folur, deri “dje”, per “pushtimin e pushtetit nga Berisha me vetem 42% te votave te votuesve, apo me 24% te votave te shqiptareve”, “me megadushkun, si mashtrim i kushtetutes”; per “te drejten kushtetuese qe ka minoranca, per te shkaktuar zgjedhje te parakohshme, duke shfrytezuar pamundesine e zgjedhjes se Presidentit te Shqiperise” etj. etj...

    Edhe qendrimit makiavelist te ketyre konsensualeve te PS-se, ia gjen arsyen po te ulesh ne nivelin e egoizmit te tyre. Interesi i tyre eshte qe te behen zgjedhjet lokale,edhe pa standarde, mundesisht edhe t’i humbe PS-ja, qe pastaj te bjere moralisht e te zgjidhet nje president, z.Nano apo z.Bloshi, kushdo, mjafton te mbajne vendet deri ne 2009-en. U ka nxjerre avaze kryetari i ri, z.Rama, i cili po thote poshte e lart neper Shqiperi, ne salla te mbushura deng, se PS-ja nuk qenka “e pagabueshme”, si PP-ja (Partia e Punes) vaktit apo si PD-ja aktuale; PS-ja paska bere gabime, bile te renda, dhe prandaj qenka denuar nga elektorati, me voten e 3 korrikut 2005. Duket se ky i riu e ka seriozisht me ate “cdo anetar nje vote”, dhe do te rinovoje te gjithe PS-ne, nga poshte lart, e edhe nga lart poshte. Kjo lekund postet e shume drejtuesve aktuale te PS-se. Keta mund te mos jene me ne tave, nese do te kemi zgjedhje te parakohshme vitin qe vjen.

    Shumices derrmuese te shqiptareve, te majte e te djathte, u duhen zgjedhje te parakohshme, qe te tunden nga vendi te gjithe politikanet interesaxhinj profesioniste. E vetmja veprimtari ligjvenese qe do t’i nguliste ne histori keta deputetet aktuale, do te ishte amendamenti qe vijon, i Kushtetutes se Shqiperise: “Kryetaret e partive politike shqiptare, nuk mund te rrine ne post, me teper se dy mandate radhas”.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Ateizmin nuk e kanë shpikur komunistët (artikull)
    Nga Hyllien në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 10-07-2017, 09:32
  2. Kush ishin ballistët?
    Nga Tepelenas_nr_1 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Pse Komunistët nuk përkrahin antifashizmin ?
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-09-2002, 09:17
  5. Brezi i te pambaruarve apo qeverite e te rinjve
    Nga Redi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-05-2002, 15:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •