Ronald Kuman (trajner i PSV se): Arsenali nuk eshte skuadra me e forte, por as skuadra me e dobet. Fakti qe ndeshja e kthimit do te luhet ne Angli, eshte nje avantazh per Arsenalin, po ta kishim ne dore, do te preferonim te ishte e kunderta. Por keto jane pasojat kur perfundon si skuadra e dyte ne grup. Ne radhet e Arsenalit ka shume lojtare te mire qe, ndoshta, zhvillojne lojen me te bukur ne te gjithe kampionatin anglez. Arsenali eshte finaliste e sezonit te kaluar dhe synon te arrije serish atje kete vit. Per ne eshte fantastik vete fakti qe kemi arritur deri ketu, por mund te them se asgje nuk eshte e pamundur. E sigurt eshte se do te jene dy ndeshje shume te bukura.
Arsen Venger (trajner i Arsenalit): Kjo perballje do te jete shume me e forte se sa mund te mendojne shume njerez. PSV Eindhoven eshte nje skuader shume e mire, qe eshte kualifikuar rregullisht vitet e fundit ne fazen me eliminim te drejtperdrejte dhe, per me teper, eshte ne krye te kampionatit holandez. Ne, nga ana jone, kemi mesuar nga sfidat e viteve te kaluara kunder Bajernit te Mynihut dhe Real Madridit se rezultati i ndeshjes se pare shpesh vendos se kush do te kualiikohet. Keshtu qe duhet te japim me te miren ne Holande per te marre nje rezultat pozitiv atje.
Krijoni Kontakt