Edi Rama dhe Aleanca e Rrumpallės

Nga Alban Zeneli *

Ngjarjet e ditėve tė fundit lidhur me pėrmbytjen e njė lagje tė Tiranės sė Re si dhe debati e mocioni i kėshilltarėve demokratė lidhur me kryetarin e bashkisė Edi Rama , mė shtynė t'i rikthehem disa reflektimeve qė kam parashtruar nė njė artikull tė botuar kėtu e njė vit mė parė nė gazetėn "Shekulli" me titull " Nga genocidi tek urbanicidi".
Jo mė kot nė kėtė artikull kisha huazuar nga publicisti i njohur Fatos Lubonja termin URBANICID pėr tė pėrshkruar tėrė masakrėn urbanistike mbi qytetet shqiptare pas viteve '90 .
Nė fjalėn e tij para kėshillit bashkiak ( tė cilėn e lexova nė faqet e Internetit ), kryetari Rama i bėri njė radioskopi tė vėrtetė social - politike tranzicionit tė mbrapshtė shqiptar tė kėtyre 10 vjetėve i cili pėrveē anomalive tė shumta nė disa fusha tė jetės social - ekonomike, plagėn mė tė madhe ia ka shkaktuar qyteteve dhe mjedisit shqiptar, shkalla e shkatėrrimit tė tė cilave nė mjaft raste meriton tė emėrtohet si URBANICID dhe shkaktarėt e tyre si URBANICIDISTĖ.
Gjatė viteve tė mia tė studimit nė Universitetin e Berlinit, nė degėn e sociologjisė urbane, jam pėrpjekur tė gjej nė literaturėn dhe shembujt e shumtė tė leksioneve, raste tė ngjashėm me vendin tonė por si gjthmonė edhe nė kėtė pėrēudnim qė i kemi shkaktuar urbanistikės jemi " rast i veēantė". Mungesa e vizionit dhe sharlatanizmi politik i premtimeve "tė lėvizjes sė lirė" e shpėrfytyruan konceptin e urbanizimit duke e shndėrruar nė atė fenomen qė kryetari Rama e ka pėrkufizuar me njė fjalė sa origjinale aq edhe tė papėrkthyeshme nė gjuhė tė tjera "RRUMPALLĖ".
Gjatė kohės qė shkruaja artikullin vitin e kaluar, njė specialist i Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, mė tregoi se nga njė studim i kryer nga Drejtoria e Policisė Ndėrtimore, nė shkallė republike rezultonin rreth 100 000 NDĖRTIME tė PALIGJSHME nė qytet dhe nė fshat, shumica pėr qėllime banimi, tė cilat janė jashtė ēdo kriteri urbanistik. Psh. flitet shumė pėr shkatėrrimin e urbanistikės nė qytete, por le tė marrim shkurtimisht atė ēfarė po ndodh me fshati apo siē e kam quajtur " VRASJA E NGADALTĖ E TOKĖS"
Pas viteve '90 e tėrė prona e trashėguar ishte shtetėrore. Strukturat qeverisėse tė pas viteve '90 pėr t'u treguar mė katolike se Papa hartuan njė ligj pėr kthimin e pronave, qė nė praktikė degradoi nė versionin e ish- konkursit pėr fėmijė tė Pavlina Manit " Mė i shkathti, mė i shpejti, mė i forti. Njė pjesė pronash publike iu rikthyen pronarėve, njė pjesė jo?!.Nė fshat teorikisht pronat u kthyen sipas ligjit "Pėr Tokėn" Nr 7501, por nė tė vėrtetė nė njė pjesė fshatrash, fshatarėt shkuan me ndėrgjegje nė kufijtė e vjetėr. Shqipėria siē dihet ka njė sipėrfaqe tokė pėr frymė tė pakėt dhe pėrdorimi me efektivitet i saj ėshtė pėrgjegjėsi nga varen fatet e zhvillimit tė vendit. Mirėpo qeveria nė mungesė tė hartimit tė njė Strategjie Zhvillimi pėr Fshatin , i dha tokėn fshatarit ( aty ku e mori) dhe e riktheu nė kushtet e zhvillimit tė ekonomisė natyrore. Pėrballė sfidės pėr tė mbijetuar fshatarėt ose i lanė tokat pa punuar, ose iu drejtuan emigracionit dhe me paratė e sjella qė andej filluan tė ndėrtonin sipas njė mitomanie tipike shqiptare "vila 3-4 katėshe" qindra mijė dollarėshe, tė blinin nga ndonjė makinė tė vogėl dhe tė mos investonin asgjė pėr zhvillimin e biznesit agrar. Ēdokush e ka vėnė re kur kalon rrugėve anės fshatit sesi ngrihen vilat nė tokat bujqėsore me njė luks tė shfrenuar nė raport me nevojat qė ka fshatari dhe fare pak orientohen drejt investimeve mė produktive, si psh. blerje mekanike bujqėsore, pėrpunim produktesh etj. Toka vazhdon tė pakėsohet nga dita nė ditė me shtėpi tė bukura ku rrinė 3-4 vetė ( nė zonat jo turistike ato nuk mund tė pėrdoren veēse pėr banim) dhe ngrysin ditėt duke punuar tokėn me krahė dhe duke pritur paratė qė do tė sjellė djali nga vjelja e domateve dhe ullinjve nė Greqi apo Itali. Kush ka kaluar dhe ka parė sesi pėrgjatė fushave tė rrugės Tiranė - Durrės, pėrgjatė fushės sė Starovės nė qytetin e Pogradecit, nė rrugėn ndėrmjet Durrėsit - Lushnjes qė ka edhe sipėrfaqen mė pjellore, apo pėrgjatė fushės sė Zadrimės etj, toka bujqėsore po mbushet vetėm me godina banimi pa asnjė plan me njė rregull kakofonik duke shprishur edhe pėrfytyrimin pėr fshatin, me shtėpi tė shpėrndara sa buzė rrugės apo nė mes tė fushės. Prerja pa kriter e pyjeve ka ēuar nė prishje tė ekuilibrave ekologjikė dhe nė erozion tė madh tė tokės. Kjo masakėr qė po vazhdon pa u ndalur prej 10 vjetėsh ndodh nėn sehirxhinjtė e shtetit qė kanė ngritur lloj strukturash si Polici Pyjore, Departament Bujqėsie, por zyrtarėt e tyre vetėm shtojnė peshėn trupore nė raport me sasinė e lokaleve qė kanė mbirė pėrreth. Ky model zhvillimi i instaluar nė fshat veēse ka stimuluar braktisjen e tij apo mė keq ka ēuar nė degradim tė mjedisit rural dhe resursve tė tij.
Ndėrsa nė qytete pamja ėshtė akoma mė e trishtuar. Askush nuk mund ta mohojė faktin se njė problem mė vete qė ka thelluar me tej degradimin urban tė Tiranės ėshtė edhe ardhja nė masė e banorėve nga zonat e thella veriore dhe vendosja e tyre nė ish -sipėrfaqet e fermave bujqėsore Bathore, Kamėz, Linėz, Sauk e Selitė, Yzberisht (madje nė kėtė tė fundit kėtu preken deri sipėrfaqet e planifikuara pėr varreza publike). Nė kėtė mėnyrė u krijuan tė ashtuquajturat "GETO URBANE " por tashmė nė formė vilash qė pėr nga ērregullsia e ndėrtimit tė kujtonin ndonjė pikture futuriste. Nuk mund tė fajėsosh krejtėsisht kėta njerėz nevojtarė pėr kėtė situatė ..Por mėnyra sesi ata u vendosėn, hapėsirat qė zunė ndėrtimet e tyre krijuan njė steriotip social aspak tė kėndshėm pėr ta tek banorėt e kryeqytetit, i cili mė pas u konvertua nė epitete pėrēmuese.
Zonat nė tė cilat ata u vendosėn kanė djegur sipas meje pėrfundimisht mundėsinė qė ato nė njė Plan tė ardhshėm Rregullues ato tė ishin Zona Sub-urbane apo Zona Rezidenciale si nė tė gjitha qytetet perėndimore ku do tė ndėrtoheshin vila rezidenciale pėr atė pjesė tė popullsisė qė do tė arrinte njė standard tė tillė pėr tė jetuar atje. Njėkohėsisht ato fare mirė mund tė ishin disa qytete -satelite qė mund tė lehtėsonin frymėmarrjen e rėnduar urbane tė Tiranės
Krjimi "i xhepave tė tillė ruralo-urbane "me njė tėrėsi problemesh tė punėsimit, arsimit, kulturės qytetare dhe jetesės nė komunitet do tė vazhdojė tė jetė nė tė ardhmen njė "minė me sahat " e cila mund tė shpėrthejė nė ēdo moment.
Natyrisht z.Kryeministėr mund tė thotė se nuk duhet lejuar qė ato tė mos kthehen nė bomba sociale, por praktikisht shuma fakte flasin se ato kanė shpėrthyer si bomba urbane, por kanė shpėrthyer edhe si bomba sociale. Ciflat e kėtyre bombave gjenden nė kulturėn e komunitetit nė kėto rajone qė ėshtė tepėr e brishtė dhe kjo nuk ka lejuar ndėrmarrjen e iniciativave tė pėrbashkėta pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės urbane si rrugė, kanalizime, ujė, elektrik. Pėrdorimin e kėtyre shėrbimeve publike si ujė, drita, etj. nė mėnyrė abuzive duke i shndėrruar ata nė subjekt tė agresivitetit dhe pėrēmimit social pėr pjesėn tjetėr tė qytetarėve. Gjithashtu mund t'i kujtojmė se njė fakt qė ka shpėrthyer kjo bombė ėshtė sheshi pranė "Partizanit tė Panjohur", fėmijėt analfabetė qė shesin cigare e banane si dhe njė pjesė e kronikave tė rendit qė fillojnė me frazat " lindur nė Kukės, Burrel, Tropojė e banues nė Tiranė ). Do tė ishte mirė qė zoti Kryeministėr mos tė luante rolin e strucit, por ashtu si kryebashkiaku Rama, ta shohė realitetin nė sy .
Pėrpjekja pėr legalizimin e tyre, pėrveē anės elektorale ishte dhe njė zgjidhje nga halli nga ana e qeverisė aktuale dhe bashkisė prej "kopilit qė u la nė derė" "qeverisja e mėparshme "e 1992-1997. Mirėpo kjo zgjidhje do ta shkatėrronte pėrfundimisht Tiranėn.
Nė kėto kushte mund tė kishte kėto zgjidhje
1. Moslegalizimin e tyre dhe pajisjen e tyre me njė leje tė pėrkohshme banimi dhe nxitjen e tyre pėr tė ripopulluar zonat nga ata kanė ardhur pėrmes pėrmirėsimeve infrastrukturore nė kėto zona ( rrugė, ujė, drita ) dhe mbėshtetjes me kredi pėr zhvillimin e biznesit .
2. Rigrupimin e tyre nė rrjet godinash publike ( pallate ) duke ēliruar gradualisht tokat qė kanė zėnė dhe duke ia nėnshtruar kėto toka njė plani tė ardhshėm urbanistik
3. Nė rastin e legalizimit tė tyre, tė paktėn duhen detyruar pėr tė unifikuar sa tė jetė e mundur tipin e ndėrtimit dhe fasadat e vilave tė tyre, nė mėnyrė qė tė krijohet disi njė ansambėl me harmonik e estetik pėrballė kakofonisė tė vendosjes dhe tė ndėrtimit qe ata shfaqin aktualisht
Kėto zgjidhje mund tė tingėllojnė radikale dhe mbase jo mė tė pėrshatshmet, por nė kėtė mėnyrė sesi ata kanė ardhur dhe janė vendosur, do t'u gėzohen vetėm vilave ?!!!1, analfabetizmit, kriminalitetit, dhe pėrdorimit si mish pėr top nga politika
Mirėpo pėrballė kėtyre fakteve dhe shifrave tė tillė diskredituese, ata qė kanė qeverisur Shqipėrinė tėrė kėtė 10 vjeēar tė tranzicionit, nė vend qė tė ulin kokėn dhe tė kėrkojnė njė falje tė madhe publike ( pasi pėr pėrgjegjėsi ligjore as qė bėhet fjalė nė kėtė vend) , ēuditėrisht kanė marrė turrin ndaj kryebashkiakut RAMA , tashmė tė mbledhur nė njė aleancė qė unė do ta quaja ALEANCA E RRUMPALLĖS. Nė kėtė aleancė ku shihet mirė qė bėjnė pjesė ish-kryebashkiakė, ndėrtues tė paligjshėm, individė tė papėrgjegjshėm qė kanė gjetur shesh e kanė bėrė pėrshesh me ndėrtimet e tyre, sharlatanė politikė dhe servilė politikė, tė cilėve nuk u ka thėnė kush " puna e mbarė " nė kėtė dhjetė vjet . Ėshtė pėr tė ardhur keq qė anėtar nė hije i kėsaj aleance duket se ėshtė bėrė edhe kryeministri aktual, i cili me vizionin e tij pragmatist pati aftėsinė tė zbulojė z.Rama , dhe ta mbėshtesė nė rrugėn drejt bashkisė sė kryeqytetit. Por siē duket profecia e tij se" nuk ka intelektualė tė pavarur, por ka eder dhe ardianė qė kėrkojnė nga njė kockė " nuk u realizua .
Jo rastėsisht do tė ishte z.Rama i cili me kurajon e tij qytetare dhe me autoritetin e kryebashkiakut dhe natyrėn karizmatike u pėrpoq qė nė ditėt e para tė mandatit tė vėrė sadopak rregull dhe t'ju rikthejė shpresėn e rrėnuar qytetarėve tė Tiranės. Natyrisht qė plagėt urbane qė ishin shkaktuar Tiranės nga ALEANCA E RRUMPALLĖS tregonte qartazi pėr njė PUNĖ NĖ HAVA, jo vetėm tė strukturave pėrgjegjėse por edhe tė vetėdijes qytetare e cila ishte pajtuar me kėtė tė keqe. Dy nga plagėt mė tė qelbėzura si parku "Rinia", Ura e Lanės, tani po pėrthahen, dhe ēdo njeri arrin tė kuptojė ndryshimin. Jo vetėm ato, por qindra rrugė tė shtruara nė dy vjet, parqet e rikthyera qytetarėve meritojnė mirėnjohjen e opinionit tė shėndoshė, i cili pėrmes sondazhe publike e shprehu pėrkrahjen ndaj kryeqytetarit tė saj qė po i rikthen nė " kryeqytetas"
Natyrisht qė z. Rama nuk ka nevojė pėr apologjinė e askujt, por si njė i ri i cili jetoj nė njė vend ku interesi ndaj mjedisit dhe urbanistikės ėshtė i ndjeshėm nuk mund tė mos shpreh pėrkrahjen time ndaj ERĖS SĖ NDRYSHIMIT , tė cilin zoti Rama e pėrcjell ngado ku shkon. Dikujt qė i pėlqen " atmosfera kėnetore " ( dhe fatkeqėsisht janė tė shumtė nė kėtė vend, ata qė u pėlqen tė dėgjojnė kėngėn e mėrzitshme tė zhabave nė kėnetėn e politikės shqiptare), nuk mund ta durojė "erėn perėndimore" qė po fryn nė kryeqytet, por i pėlqen tė dėgjojnė zukatjen e mushkonjave e tė mizave qė vinte prej shurrtoreve " nė forme kioske nė mes tė sheshit "Skėnderbej", parkut "Rinia" apo tek "brektoret " afėr Parlamentit .
Duke ndjekur zhvillimet e fundit politike nė Shqipėri, mendoj se do tė ishte nė nderin e saj qė ashtu siē u zgjodh njė president konsensual, apo po pėrpiqet tė zgjidhet edhe njė kryetar SHISH-i konsensual, i KQZ-sė apo i KLSH-sė, etj, politika shqiptare tė vendosė qė z.Rama tė jetė KRYEBASHKIAKU KONSENSUAL , si pėr tė shprehur me kėtė rast falenderimin dhe mirėnjohjen pėr kėtė ndryshim qė ka sjellė nė kryeqytet. Natyrisht qė dikush mund tė qeshė me kėtė ide, por kjo do tė tingėllonte mė serioze dhe e pėrgjegjshme se konsensuale, tė tjerė qė po pėrgatiten tė vijnė nė skenė. Tė paktėn politika shqiptare e kėtyre 10 vjetėve tė fundit ka rastin tė tregojė tė paktėn njė herė tė vetme se ka ndryshuar me tė vėrtetė.
*Universiteti i Berlinit - Dega: Sociologji urbane


............

Ky Albani mund te jete simpatizant i edi rames gje qe dikujt i pelqen ose jo por per mua qe e postova shkrimin ka rendesi se ky djale po studion ne nji dege shkencore qe merret me probleme ku vendi yne calon tmerresisht.

Albani kap probleme me rendesi dhe duhet pergezuar per kete
ndonse kur vjen fjala tek "cecenet" ai i gjen ata vetem nga zona e damkosur si Cecene...pra "malok te Veriut".
Ne fakt Tirana eshte pushtuar historikisht nga te ardhur nga gjitha anet dhe sot ajo nuk ka jo vetem uje, buke, Banese, pune e gjelberim per te gjithe por as AJER.

Albani nuk duhej te kursente ne kritiken e tije as Edi Ramen sepse ai vertet i ri-solli Tiranes disa lulishte te Kohes PPSH-se por ai e ngarkon Tiranen me grataciela per dite gje qe ai si specialist duhej te kritikonte pa frike.
TIRANA duhet liruar e aspak super ngarkuar...ky eshte mendimi im.

Jemi popull ne rritje dinamike qofte ne numer e ne kerkesa por me nji siperfaqe vendi teper te kufizuar.

Ku po shkojme keshtu?