Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Takimi ndermjet Papa Benedikti XVI dhe kryepeshkopit te Greqise Kristodulos

    Sot paradite nė Vatikan - takimi historik ndėrmjet Benediktit XVI dhe kryepeshkopit ortodoks tė Athinės dhe gjithė Greqisė, Kristodulos


    (14.12.2006)

    Benedikti XVI e priti me gėzim tė madh Kryepeshkopin Kristodulos, i cili iu pėrgjigj me tė njėjtat ndjenja, pėr tė shkėmbyer mė pas “puthjen vėllazėrore tė dashurisė sė krishterė”, duke nisur kėshtu njė etapė tė re nė rrugėn e pėrbashkėt pėr pėrballimin e problemeve tė botės sė sotme. Para se tė hynin nė sallėn e bibliotekės tė Pallatit Apostolik, Benedikti XVI dhe Kryepeshkopi Kristodulos shkėmbyen njė pėrqafim dhe i shtrėnguan fort duart njėri-tjetrit:

    “Sot marrėdhėniet tona rifillojnė me ngadalė, duke pasur thellėsisht kujdes pėr vėrtetėsi – tha Papa – dhe nė vijim kujtoi vizitėn e paharrueshme tė Gjon Palit II nė Athinė, gjatė shtegtimit tė tij ndėr gjurmėt e Shėn Palit nė maj tė vitit 2001, gjė qė shėnoi njė etapė themelore pėr bashkėpunimin progresiv kulturor e baritor.
    Mė pas Benedikti XVI u bėri thirrje katolikėve dhe ortodoksėve tė japin kontributin e tyre kulturor e sidomos shpirtėror pėr tė mbrojtur rrėnjėt e krishtera tė Evropės:

    “Rrėnjė qė e kanė formuar Evropėn nė rrjedhė shekujsh, duke i krijuar traditės sė krishterė kushtet e nevojshme pėr tė mbrojtur njeriun e pėr tė respektuar pakicat e duke shmangur homologimin kulturor, qė do tė krijonte rrezikun pėr humbjen e pasurive tė mėdha tė qytetėrimit. Evropa nuk mund tė jetė vetėm realitet ekonomik – tha Papa. Tė krishterėt e vendeve tė Bashkimit Evropian duhet t’i pėrballojnė sė bashku rreziqet e reja: shekullarizimin nė rritje, relativizmin e nihilizmin, qė i hapin rrugėn sjelljeve e deri ligjeve tė cilat kėrcėnojnė dinjitetin e paprekshėm tė njerėzve dhe venė nė diskutim institucione themelore, siē ėshtė ai i martesės.

    Shumė i shqetėsuar edhe kryepeshkopi Kristodulos nga gjithēka kėrcėnon vlerat dhe strukturat e qytetėrimit evropian, tė frymėzuar thellėsisht nga feja e krishterė e posaēėrisht nga:

    …rryma qė kėrkon ēkrishterizimin e Kontinentit evropian, qė synon pėrjashtimin e Kishės nga jeta publike dhe mėnjanimin e saj tė plotė shoqėror”. Pas dy fjalimeve, ēasti emocionant, nė tė cilin Benedikti XVI dhe Kryepeshkopi Kristodulos vunė firmat nė fund tė Deklaratės sė pėrbashkėt, pėrmes sė cilės impenjohen t’i kapėrcejnė me dashuri vėshtirėsitė e shumta dhe pėrvojat e dhimbshme tė sė kaluarės, tė vetėdijshėm pėr detyrėn e pėrbashkėt tė ecjes nė rrugėn e dialogut nė vertetėsi, pėr tė rivendosur kėshtu bashkimin e plotė tė tė krishterėve. Qė kėtu lind nevoja pėr thellimin e dialogut teologjik ndėrtimtar, por edhe pėr forcimin e dialogut ndėrfetar. Ndėrmjet 12 pikave tė Deklaratės, theksohet edhe urgjenca pėr t’iu pėrgjigjur sfidave tė kohės, posaēėrisht sfidave etike tė krijuara nga pėrparimi i shkencave dhe sfidės qė ka tė bėjė me respektimin e karakterit tė shenjtė tė njeriut nė tė gjitha fazat e jetės. Vihet, pastaj, theksi, mbi mbrojtjen e tė drejtave themelore nė Evropė e nė Botė, mbi detyrėn e solidaritetit ndaj mė tė varfėrve dhe tė afirmimit tė paqes. Benedikti XVI e Kryepeshkopi Kristodulos shprehin, nė fund, dėshirėn tė bashkėpunojnė pėr zhvillimin e shoqėrisė, nė shėrbim tė njeriut e tė popujve, duke dhėnė dėshmi feje e shprese.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Vizita historike e kryepeshkopit tė Athinės dhe gjithė Greqisė tek Papa


    Sot pasdite arriti nė Romė Primati i Kishės Ortodokse tė Greqisė, kryepeshkopi i Athinės, Kristodulos. Nesėr, takimi i shumpritur me Benediktin XVI dhe nėnshkrimi i Deklaratės sė pėrbashkėt.

    Ėshtė vizita e parė zyrtare qė Fortlumturia e Tij Kristodulos i bėn Papės dhe Kishės sė Romės, qė nga koha e skizmės sė Lindjes.

    Kryepeshkopi – paralajmėroi pak ditė mė parė Salla vatikanase e Shtypit – do tė pritet me dashuri vėllazėrore kishtare e me nderimet qė i takojnė rangut tė tij si Primat i Kishės Ortodokse tė Greqisė.

    Kryepeshkopi grek ka qenė nė Romė mė 8 prill 2005 pėr salikimet e Gjon Palit II, me tė cilin qe takuar nė atdhe mė 4 maj 2001, gjatė shtegtimit apostolik tė Papės nė gjurmėt e Shėn Palit. Asokohe Gjon Pali II pati shkuar nė Aeropagun e Athinės ku, pas njė kremtimi solemn, nėnshkroi njė Deklaratė tė pėrbashkėt me kryepeshkopin Kristodulos. Papa Vojtila qe pritur edhe nė selinė e Sinodit tė Shenjtė tė Kishės Ortodokse tė Greqisė.

    Pastaj, tri vjet mė vonė, me vendim tė Sinodit ortodoks, kryepeshkopi Kristodulos e shtyu udhėtimin qė do tė bėnte nė Romė nė vitin 2004, pėr t’i kthyer vizitėn Gjon Palit II. Por megjithatė nuk munguan shkėmbimet e vizitave ndėrmjet Sinodit tė Shenjtė tė Kishės Ortodokse tė Greqisė dhe Kėshillit Papnor pėr nxitjen e bashkimit tė tė krishterėve si dhe takime tė tjera vėllazėrore ndėrmjet Kishės sė Romės e Kishės Ortodokse tė Greqisė. E tani, takimi i Papės me kryepeshkopin Kristodulos, vetėm dy javė pas pėrqafimit vėllazėror tė Benediktit XVI me Patrikun Ekumenik Bartolomeun I nė Turqi.

    Menjėherė pas arritjes nė Romė, Fortlumturia e Tij, kryepeshkopi Kristodulos mori pjesė nė njė drekė zyrtare, shtruar pėr t’i uruar mirėseardhjen nga Kėshilli Papnor pėr nxitjen e bashkimit tė tė krishterėve. Mė pas mori pjesė nė kremtimin solemn nė Bazilikėn e Shėn Palit jashtė Mureve tė Romės, ku iu dorėzua njė pjesė e zinxhirit tė ēmuar, me tė cilin qe lidhur Apostulli i Popujve nė burg, qė ruhet nė kėtė Bazilikė.

    Ndėrsa nesėr, takimi i shumpritur me Benediktin XVI dhe Deklarata e pėrbashkėt.
    Kryepeshkopi Kristodulos do tė qėndrojė nė Romė deri tė shtunėn e ardhshme mė 16 dhjetor. Gjatė kėtyre ditėve do tė ketė takime tė ndryshme nė Vatikan dhe do tė vizitojė qėndra tė tjera fetare, ndėrmjet tė cilave, Kishėn e Shėn Teodorit Megalomartire, ku kremtohet liturgjia pėr bashkėsinė greko-ortodokse tė Romės dhe Varrin e Shėn Qirilit nė bazilikėn e Shėn Klementit. Tė premten paradite kryepeshkopi Kristodulos do tė marrė nga rektori i Universitetit Papnor Lateranens, imzot Rino Fizikela, njė doktoratė honoris causa nė tė drejtėn civile e kanonike.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 03:33
  5. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •