Korrupcion nė KEK - janė vjedhė 4.5 milionė euro
--------------------------------------------------------------------------------
Prishtinė, 30 prill 2002 - Nė njė konferencė me gazetarė shefi i Shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut Endi Berpark tha se ka gjetur evidenca qė flasin pėr rastin e mundshėm tė korrupcionit nė Koorporatėn Elektroenergjetike tė Kosovės (KEK).
Sipas zotit Berpark bėhet fjalė pėr njė shumė rreth 4.5 milionė eurosh qė janė vjedhur nga njė rrjet manaxhimi tė energjisė elektrike dhe ėshtė pjesė e donacionit ndėrkombėtar tė destinuara pėr importin e energjisė elektrike nga vendet fqinje.
Ai tha se ka disa muaj qė flitet pėr korrupcion nė KEK, duke shtuar se atij i duheshin fakte, dhe ato tani i ka. Por Berpark nuk dha shumė detaje pėr shkak tė hetimeve qė janė duke u zhvilluar. Ai tha se njėri nga tė dyshuarit ėshtė edhe njė pėrfaqėsues i lartė ndėrkombėtar, i cili punon nė organizatėn e tij.
Edhe kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner shprehu mbėshtetjen e tij pėr veprimet e shefit tė shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut. "Nuk do tė ketė fare tolerancė pėr krimin e organizuar nė Kosovė", tha Shtajner, lidhur me korrupcionin nė KEK.
Krijoni Kontakt