Tertuliani

Mbi lutjen


Kreu I - Hyrje e pėrgjithshme

Shpirti i Perėndisė dhe Fjala e Perėndisė dhe Arsyeja e Perėndisė - Fjala e Arsyes dhe Arsyeja dhe Shpirti i Fjalės - Jesu Krishti, Zoti ynė nė emėr, qė ėshtė edhe njėri edhe tjetri, - ka caktuar pėr ne, dishepujt e Dhjatės sė Re, njė formė tė re lutjeje; sepse edhe nė kėtė rast ishte e nevojshme qė vera e re tė futej nė kacekė tė rinj dhe copa e re tė qepej nė veshje te re . Pėrveē kėsaj, gjithēka qė i pėrkiste ditėve tė shkuara ose ėshtė ndryshuar tėrėsisht, si p.sh. rrethprerja, ose ėshtė shtuar, si pjesa tjetėr e Ligjit; ose ėshtė pėrmbushur, si profecia, ose ėshtė pėrsosur, si vetė besimi. Sepse hiri i ri i Perėndisė ka rinuar gjithė gjėrat, duke i shndėrruar nga mishtore nė shpirtėrore, duke u bėrė shkaku i parė i Ungjillit, fshirėsi i gjithė sistemit tė lashtė; nė tė cilin Zoti ynė Jesu Krishti ėshtė pohuar si Shpirti i Perėndisė dhe Fjala e Perėndisė dhe Arsyeja e Perėndisė: Shpirti, me anė tė tė cilit ishte i fuqishėm; Fjala, me anė tė sė cilės mėsoi; Arsyeja, me anė tė sė cilės erdhi. Kėshtu, lutja e krijuar nga Krishti, ėshtė krijuar nga tre pjesė. Ligjėrimi , me anė tė tė cilit shpallet lutja, shpirti, me anė tė tė cilit vetėm mbizotėron, arsyeja me anė tė sė cilės mėsohet, madje dhe Joani i pati mėsuar dishepujt e tij tė luteshin , por gjithė puna e Joanit parapėrgatiti sheshin pėr Krishtin deri kur “ai u rrit”, - ashtu sikurse po ky Joan parashpallte se: “ ishte e nevojshme” qė “Ai tė rritej dhe vetė tė zvogėlohej” - gjithė vepra e pararendėsit, bashkė me vetė shpirtin e tij, kaloi mbi Zotin. Ndaj, mėnyra sesi Joani na mėsoi tė luteshim nuk ka mbijetuar, sepse gjėrat tokėsore ua kanė lėnė vendin atyre qiellore. “Ai qė ėshtė nga dheu”, - thotė Joani, - “ flet pėr tė dheshmet; dhe ai qė ėshtė nga qiejt flet pėr gjėrat qė ka parė” . Dhe, a ka ndonjė gjė nė mėnyrėn e tė luturit tė Krishtit qė nuk ėshtė qiellore? Ndaj, vėllezėr tė lumur, le tė shohim urtėsinė e tij qiellore: sė pari le tė prekim rregullin e lutjes sė fshehtė, me anė tė sė cilės Ai ndreqi besimin e njeriut, nė mėnyrė qė ai tė ishte plotėsisht i bindur se vėshtrimi dhe dėgjimi i Perėndisė sė Gjithė-fuqishėm janė tė pranishme poshtė ēative dhe arrijnė deri nė vendet mė tė fshehta; dhe kėrkoi thjeshtėsi nė besim, nė mėnyrė qė lavdet fetare t’i drejtoheshin vetėm Atij qė besojmė se sheh dhe dėgjon kudo. Mė tej, meqenėse urtėsia ėshtė ajo qė pason kėtė rregull, le ta lejojmė atė qė tė ndikojė mbi besimin tonė dhe mbi thjeshtėsinė e besimit, nė mėnyrė qė tė mos mendojmė se Zotit duhet t’i avitemi me njė mal me fjalė, i cili jemi tė bindur se kujdeset pėr tė tijtė pa ia kėrkuar njė gjė tė tillė. Megjithatė, pikėrisht kjo shkurtshmėri – dhe le ta themi kėtė pėr shkallėn e tretė tė urtėsisė – ėshtė e mbėshtetur nė thelbin e njė shpjegimi tė shkėlqyer dhe tė bekuar dhe ėshtė aq e gjerė nė kuptim, sa ē’ėshtė e pėrmbledhur nė fjalė. Sepse arrin tė pėrfshijė jo vetėm pikat kryesore tė lutjes, qoftė kjo adhurimi i Perėndisė apo lutje pėr njė njeri, por edhe pothuajse ēdo bisedė tė Zotit, ēdo mbamendje tė Disiplinės sė Tij; kėshtu qė nė Lutje gjejmė tė pėrfshirė njė pėrmbledhje tė gjithė Ungjillit.

Kreu II – Fjalia e parė

Lutja fillon me dėshmimin e Perėndisė dhe me shpėrblimin e besimit kur themi: “Ati ynė qė je nė qiej”, sepse (duke thėnė kėshtu) nė tė njėjtėn kohė i lutemi Perėndisė dhe pėrlėvdojmė besimin, shpėrblim pėr tė cilin ėshtė ky emėrtim. Ėshtė shkruar: “Tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė” . Gjithsesi, shumė shpesh Zoti ynė e shpalli Perėndinė si Atin tonė; madje na dha njė parim themeltar: “Dhe pėrmbi tokė mos thirrni askėnd atė tuaj, sepse vetėm njė ėshtė Ati juaj, ai qė ėshtė nė qiej” , pra, duke u lutur kėshtu zbatojmė edhe parimin e dhėnė. Tė lumur janė ata qė njohin Atin e tyre! Pikėrisht ky ėshtė edhe qortimi qė i bėhet Izraelit, pėr tė cilin Shpirti pohon para qiellit dhe dheut, kur thotė: “Rrita fėmijė, por ata nuk mė njohėn” . Pėr mė tepėr, duke thėnė “Atė”, e quajmė edhe “Perėndi”. Ky emėrtim ėshtė njėherėsh njė detyrim birėsor dhe pushtetar. Sėrish, me Atin i thėrrasim edhe Birit, sepse ai thotė: “Unė dhe Ati jemi Njė” . Kėshtu, as nėna jonė Kisha nuk lihet pa pėrmendur, sepse nė Atin dhe Birin njohim edhe nėnėn, prej sė cilės vijnė edhe emrat e Atit dhe Birit. Me njė term tė vetėm ose me njė fjalė, ne nderojmė Perėndinė, bashkė me tė tijat , por edhe nderojmė rregullin e dhėnė dhe u tėrheqim vėmėndjen atyre qė kanė harruar Atin e tyre.

Kreu III – Fjalia e dytė

Emri i “Perėndisė Atė” nuk i ishte shpallur askujt. Edhe Moisiu, i cili e kishte pyetur Perėndinė pėr emrin, pati dėgjuar njė emėr tjetėr . Ne na u zbulua tek Biri, sepse Biri ėshtė tashmė emri i ri i Atit. “Unė kam ardhur”, thotė ai, “nė emėr tė Atit” dhe sėrish: “O Atė, pėrlėvdo emrin tėnd” dhe ende mė hapur: “Unė ia kam dėftuar emrin tėnd njerėzve” . Prandaj ne lutemi: “qoftė i pėrlėvduar” ai emėr. Jo sepse u ka hije njerėzve qė tė urojnė Perėndinė tė jetė mirė, ose t’i urohet tė jetė mė mirė se dikush tjetėr qė ndoshta ekziston, apo se Perėndia do tė vuante nėse nuk do ta uronim. Thjesht, i ka hije mbarė gjithėsisė dhe ēdo njeriu qė ta bekojė Perėndinė, nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend, nė kujtim tė mirėsive tė tij. Por kjo lutje shėrben gjithashtu edhe si falenderim pėr bekimet. Sepse, kur nuk ėshtė i “shenjtė” dhe i “lavdėruar” emri i Perėndisė nėpėrmjet vetė Atij, duke qenė se pėrmes vetes Ai shenjtėron gjithēka tjetėr – Ai rreth tė cilit rreshtat e ėngjėjve nuk pushojnė sė kėnduari: “I Shenjtė, i shenjtė, i shenjtė?” Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe ne, qė jemi kandidatė pėr tu bėrė engjėj, nėse arrijmė ta meritojmė njė gjė tė tillė, duhet tė fillojmė qė kėtu nė tokė tė mėsojmė pėrmendėsh kėtė melodi dhe t’ia drejtojmė vetėm Perėndisė, nė pritje tė lavdisė sė ardhshme. Gjithēka pėr lavdinė e Perėndisė. Nga ana tjetėr edhe pėr pėrmbushjen e lutjeve tona, themi kėtė kur lutemi: “I shenjtėruar qoftė emri yt”, me qėllim qė tė shenjtėrohet nė ne, qė jemi nė Tė, si edhe nė gjithēka tjetėr, qė Perėndia po pret t’i japė hir ; qė, gjithashtu, t’i bindemi kėtij parimi kur themi “duke u lutur pėr tė gjithė” , madje edhe pėr armiqtė tanė. Kėshtu, lutemi me pėrmbajtje, por duke mos thėnė “u shenjtėroftė ndėr ne”, themi “nė gjithēka”.

Kreu IV – Fjalia e tretė

Sipas kėtij modeli, nėnrenditim: “U bėftė vullneti yt nė qiej dhe mbi dhé” ; jo sepse gjendet njė forcė qė mund tė pengojė pėrmbushjen e vullnetit tė Perėndisė dhe ne lutemi qė Ai tė arrijė tė pėrmbushė me sukses vullnetin e tij, por lutemi qė vullneti i tij tė bėhet nė gjithēka. Sepse, sipas njė shpjegimi figurativ tė “trupit” dhe “shpirtit”, ne jemi “qielli” dhe “dheu”; megjithatė, edhe nėse do ta kuptonim thjesht, kuptimi i lutjes mbetet i njėjti, qė vullneti i Perėndisė tė bėhet mbi dhč, ndėr ne, dhe tė bėjė tė mundur qė nė tė njėjtėn mėnyrė tė bėhet edhe nė qiej. Ēfarė dėshiron Perėndia, pėrveē tė ecim sipas udhėzimeve tė Tij? Ne lutemi qė Perėndia tė na japė thelbin e vullnetit tė tij dhe aftėsinė pėr tė bėrė kėtė vullnet, me qėllim qė tė gjejmė shpėtim si nė qiell, ashtu edhe mbi dhč; sepse pėrmbledhja e vullnetit tė tij ėshtė shpėtimi i gjithė atyre qė Ai ka birėsuar. Gjithashtu, kemi edhe vullnetin e Perėndisė, qė u pėrmbush nė predikimet e Zotit, nė veprėn e tij, nė pėsimet e tij: sepse nėse Ai vetė shpalli se nuk bėnte vullnetin e tij, por atė tė Atit tė tij, atėherė padyshim qė gjithė ato qė bėri ishin sipas vullnetit tė Atit; gjėra tė cilat na shėrbejnė si shembuj pėr tė predikuar, vepruar dhe duruar pėsime, madje deri edhe vdekjen. Ne kemi nevojė pėr vullnetin e Perėndisė qė tė mundėsohemi pėr tė pėrmbushur gjithė kėto detyra. Sėrish, kur themi: “U bėftė vullneti yt” ne jemi duke i uruar mirėsi vetes sonė, sepse nuk gjendet kurrfarė ligėsie nė vullnetin e Perėndisė; as atėherė kur gjatė periudhash tė vėshtira na imponohet diēka tjetėr . Kėshtu, me anėn e kėsaj shprehjeje i kėshillojmė durim vetes sonė. Vetė Zoti, kur deshi tė na zbulonte kufizimet e trupit, kur ishte vetė nė trup, me anė tė realitetit tė vuajtjes tha: “Atė, largoje prej meje kėtė kupė”; dhe pastaj duke kujtuar veten shton: “por, u bėftė vullneti yt dhe jo i imi” . Vetja ishte vullneti dhe pushteti i Atit; por megjithatė pėr tė dėftuar durimin qė i kishte hije, Ai ia dorėzon Veten e tij Vullnetit tė Atit.

Kreu V - Fjalia e katėrt

“Ardhtė mbretėria jote” i referohet gjithēkaje qė “u bėftė vullneti yt” i referohet – d.m.th. nė ne. Sepse kur Perėndia nuk mbretėron, nė duart e kujt mbesin zemrat e gjithė mbretėrve? Ēfarėdo qė i urojmė vetes, e urojmė edhe pėr Atė dhe Atij atribuojmė gjithēka qė presim prej Tij. Ndaj, nėse shfaqja e mbretėrisė sė Zotit lidhet me vullnetin e Perėndisė dhe me pritjet tona tė ankthshme, si ka mundėsi qė disa luten pėr jetėgjatėsinė e botės (shtyrjen e fundit), nė njė kohė qė mbretėria e Perėndisė, ardhjen e sė cilės e lusim dhe e urojmė, priret tė rendė drejt mbarimit tė botės? Dėshira jonė ėshtė qė mbretėrimi ynė tė pėrshpejtohet dhe jo tė pėrzgjatet skllavėria jonė. Edhe nėse nuk do tė na ishte kėshilluar nė Lutje qė tė kėrkojmė ardhjen e mbretėrisė, ne vullnetarisht duhet tė kishim nxjerrė atė thirrje pėr tė pėrshpejtuar pėrmbushjen e shpresave tona. Shpirtrat e dėshmorėve poshtė altarit, nga padurimi i thėrrasin Perėndisė: “Deri kur do tė presėsh Perėndi pėr tė marrė hakun e gjakut tonė nga ata qė banojnė mbi dhe?” Sepse, padyshim, hakmarrja do tė vihet nė vend nė mbarim tė botės. Po, o Zot, sa mė parė ardhtė mbretėria jote, - lutja e tė krishterėve, turbullimi i paganėve, gėzimi ngadhnjimtar i engjėjve, pėr tė cilėn ne vuajmė, ose mė mirė tė themi pėr tė cilėn ne lutemi!
Kreu VI – Fjalia e pestė

Por sa hijshėm ka renditur fjalėt e lutjes Urtėsia Hyjnore; menjėherė pas gjėrave qiellore - d.m.th. pas “Emrit” tė Perėndisė, “Vullnetit” tė Perėndisė dhe “Mbretėrisė” sė Perėndisė - lihet hapėsirė lutjeje edhe pėr nevojat tokėsore! Sepse vetė Zoti kishte nxjerrė kėtė urdhėresė: “Kėrkoni sė pari mbretėrinė dhe gjithė tė tjerat do t’ju shtohen” ; ndaj ėshtė mė mirė qė “Bukėn tonė tė pėrditshme, falna sot” ta kuptojmė shpirtėrisht. Sepse Krishti ėshtė Buka jonė; sepse Krishti ėshtė Jeta dhe buka ėshtė jetė. “Unė jam”, thotė Ai, “Buka e Jetės” dhe pak mė lart “Buka ėshtė Fjala e Perėndisė sė gjallė, qė zbriti nga qiejt” . Mė pas gjejmė se trupin e tij mund ta shohim tek buka: “Ky ėshtė trupi im” . Ndaj kur lutemi pėr “bukėn e pėrditshme”, kėrkojmė vazhdimėsinė tonė nė Krisht dhe pandashmėrinė nga trupi i Tij. Por, meqenėse kėtė fjalė mund ta kuptojmė edhe nga ana trupore, nuk mund ta pėrdorim tė shkėputur nga kujtesa fetare e gjithė udhėzimeve shpirtėrore; sepse Zoti na porosit qė tė lutemi pėr bukėn, qė ėshtė i vetmi ushqim i nevojshėm pėr besimtarėt; sepse “janė paganėt ata qė rendin pas gjithė tė tjerave” . Tė njėjtin mėsim na e paraqet me shembuj dhe e pėrsėrit shpesh nė shėmbėlltyra kur thotė: “ Kush ėshtė ai baba qė ua merr bukėn fėmijve dhe ua jep qenve?” dhe sėrish: “Kush ėshtė ai baba, qė kur i biri i kėrkon bukė, i jep gurė?” Kėshtu ai na tregon se ēfarė presin bijtė nga Ati i tyre. Madje edhe ai trokitėsi i natės, troket pėr tė kėrkuar “bukė” . Pėr mė tepėr, me tė drejtė Ai shton: “falna neve sot”, duke qenė se mė pėrpara kishte thėnė: “Mos u shqetėsoni ēfarė do tė hani tė nesėrmen” . Kėsaj teme i pėrshtati edhe shėmbėlltyrėn e atij qė mendonte si tė zgjeronte hambaret e tij, ndėrsa priste tė korrat e reja dhe i gėzohej sė ardhmes sė sigurtė; por po atė natė ai vdes .

Kreu VII - Fjalia e gjashtė

Ėshtė me vend qė pasi kemi soditur bujarinė e Perėndisė , t’i drejtohemi edhe mėshirės sė tij. Sepse ēfarė do tė fitonim nga ushqimet , nėse do t’u dorėzoheshim plotėsisht, ashtu siē mbahet njė ka pėr t’u therur? Zoti e dinte se ai ishte i vetmi i pamėkatė, ndaj na mėson si tė lutemi qė “tė na falen detyrimet”. Njė lutje pėr falje ėshtė njė rrėfim i plotė, sepse ai qė lyp falje e pranon plotėsisht fajin e tij. Kėshtu edhe pendimi dėftohet i pranueshėm para Perėndisė, i cili dėshiron pendimin e mėkatarit mė shumė se vdekjen e tij . Pėr mė tepėr, detyrimet i gjejmė nė Shkrimet si figurė tė fajit; sepse janė tė barabarta me dėnimin e gjykimit dhe me anė tė tij kėrkohet shlyerja e tyre; detyruesi nuk mund t’i bėjė bisht shlyerjes sė detyrimeve, vetėm nė rast se detyrimet falen, ashtu si nė shėmbėlltyrė i zoti i fal detyrimin skllavit tė tij ; sepse drejt kėsaj priret i gjithė qėllimi i shėmbėlltyrės. Fakti qė i njėjti skllav, pasi u la i lirė prej tė zot, nuk e fal nė tė njėjtėn mėnyrė atė qė i detyrohet atij; dhe pėr shkak tė kėsaj vjen sėrish para tė zot pėr tu gjykuar dhe i dorėzohet torturuesit pėr tė paguar deri edhe kacidhen e fundit, d.m.th. ēdo faj sado tė vogėl, pėrkon me detyrėn tonė qė “nė tė njėjtėn mėnyrė tė falim ata qė na detyrohen (fajtorėt tanė)”; gjithashtu edhe diku tjetėr, dhe nė pėrkim tė plotė me kėtė, ai thotė: “falni dhe do tė gjeni falje” . Madje kur Pjetri pyet nėse vėllai duhet tė falet shtatė herė, ai i thotė: “Jo shtatė, por shtatėdhjetė herė shtatė” me qėllim qė tė pėrmirėsohet Ligji, sepse nė Zanafillė hakmarrja u dėnua “shtatė herė” nė rastin e Kainit, kurse nė rastin e Lamekut “shtatėdhjetė herė shtatė” .

Kreu VIII – Fjalia e shtatė ose pėrfundimtare

Pėr tė arritur plotėsinė e njė lutjeje kaq tė shkurtėr,– me qėllim qė ne tė mos lypnim vetėm faljen e fajeve, por tė preknim vetė mėnjanimin e veprave mėkatare - ai shtoi: “Mos na shtjer nė ngasje”, d.m.th. bėj qė tė mos na ēojė nė ngasje, sigurisht ai qė tundon, dhe larg qoftė mendimi se ėshtė Zoti ai qė na tundon, sikur Zoti tė mos e dijė besimin e njeriut ose mezi pret pėrmbysjen e besimit tė tij. Dobėsia dhe keqdashja janė tipare tė djallit. Sepse Perėndia kishte urdhėruar edhe Abrahamin tė flijonte birin e tij, jo pėr ta tunduar, por pėr tė vėrtetuar besimin e tij; mė qėllim qė pėrmes tij tė vendoste njė shembull tė porosisė sė tij, sipas tė cilit ai do tė urdhėronte nė tė ardhmen qė njeriu nuk duhet tė krijonte lidhje dashurie mė tė forta se ato me Perėndinė . Vetė ai, kur u tundua nga djalli, na tregoi kush ėshtė ai qė mbizotėron dhe kush ėshtė burimi parėsor i tundimit . Kėtė e pohon mė pas nė disa vende tė tjera kur thotė: “Lutuni qė tė mos tundoheni” e megjithatė ata u tunduan (siē e treguan) duke e braktisur Zotin e tyre, sepse i kishin vėnė mendje mė shumė gjumit sesa lutjes. Ndaj, fjalia e fundit shpjegon kuptimin dhe ėshtė bashkėtingėlluese me “Mos na shtjer nė ngasje”; sepse ėshtė e njėjta ide me “Por mbana larg tė Ligut”.

Kreu IX – Pėrmbledhje

Nė pėrmbledhje tė tilla fjalėpaka, sa thėnie nga profetėt, Ungjijtė, apostujt – sa diskutime, shembuj, shėmbėlltyra tė Zotit janė prekur! Sa detyra pėrmbushen njėkohėsisht! Nderi i Perėndisė tek “Atė”, dėshmia e besimit tek “Emri”, ofrimi i bindjes tek “Vullneti”, pėrkujtimi i shpresės tek “Mbretėria”, lutja pėr jetėn tek “Buka”, pranimi i plotė i detyrimeve tek lutja pėr “Faljen”, frika e ankthshme e tundimit tek thirrja pėr “Mbrojtje”. Ēfarė ēudie! Vetėm Perėndia mund tė mėsonte se si donte qė t’i luteshim. Ndaj, riti fetar i lutjes, i porositur nga vetė ai dhe i frymėzuar nga Shpirti i Tij, edhe ndėrkohė qė dilte nga vetė goja Hyjnore, me tė drejtėn e tij tė plotė, lartėsohet drejt qiellit, duke pėrlėvduar Atin, ashtu siē na mėsoi Biri.

Kreu X –Lutjes Zotėrore mund t’i shtojmė lutjet tona

Meqenėse Zoti, parashikuesi i nevojave njerėzore , tha veēan, pasi kishte dhėnė Rregullin e Tij tė Lutjes: “Kėrkoni dhe do tė merrni” ; dhe duke qenė se ka lutje qė bėhen nė pėrkim me kushtet individuale tė gjithėsecilit, atėherė edhe dėshirat tona kanė tė drejtėn qė – pasi tė kemi filluar me lutjet e ligjshme dhe tė zakonshme, qė janė themeli – tė lartėsohen nė njė superstrukturė tė jashtme lutjesh, por gjithnjė duke mbajtur nė mendje parimet e vendosura nga Mjeshtri.

Kreu XI – Kur t’i lutemi Atit nuk duhet tė jemi tė zemėruar me njė vėlla

Me qėllim qė tė mos jemi larg veshėve tė Perėndisė, siē jemi larg porosive tė tij, kujtesa e porosive tė tij shtron rrugėn e lutjeve tona drejt qiellit; ku porosia kryesore ėshtė ajo qė thotė se nuk duhet t’i afrohemi altarit, nėse mė parė nuk kemi vėnė nė vend ēdo lloj mosmarrėveshje a fyerje qė i kemi bėrė vėllezėrve tanė . Sepse ēfarė vepre ėshtė ajo, kur i afrohesh paqes sė Perėndisė pa pasur paqe brenda vetes? Si mund tė kėrkojmė faljen e borxheve , kur nuk ua falim tė tjerėve? Si mund tė pajtohemi me Atin kur jemi tė zemėruar me vėllain, nė njė kohė kur “ēdo lloj zemėrimi” na ėshtė ndaluar qė nga fillimi? Sepse edhe Jozefi kur i liroi vėllezrit e tij, pėr tė marrė babain e tyre, tha: “Dhe mos u grindni rrugės” . Ai na paralajmėroi nė atė kohė (nė njė vend tjetėr Disiplina jonė quhet Rruga ) qė kur tė nisemi pėr Rrugėn e lutjes, tė mos i avitemi Atit me zemėrim. Pas kėsaj Zoti, “duke plotėsuar Ligjin” , hapur ndalonte zemėrimin ndaj vėllait dhe ia shtonte kėtė tė fundit vrasjes . Madje ai nuk lejon qė ky zemėrim tė shprehet as me njė fjalė tė vetme tė ligė . Nėse ndonjėherė zemėrohemi, zemėrimi ynė nuk duhet tė zgjasė pėrtej perėndimit tė diellit, siē na porosit apostulli . Por sa e pamend ėshtė tė kalosh njė ditė pa lutje sepse nuk pranon tė kėnaqėsh vėllain tėnd, ose tė humbasėsh lutjen tėnde sepse kėmbėngul nė zemėrimin tėnd?

Kreu XII – Nė tė njėtėn mėnyrė duhet tė jemi tė ēliruar nga ēdo lloj turbullimi nervor

Tė ushtruarit e lutjes duhet tė ēlirohet jo thjesht nga zemėrimi, por nga ēdo lloj trazimi tė mendjes, dhe tė dalė nga njė shpirt i njėjtė me atė Shpirt drejt tė cilit niset. Sepse njė shpirt i pėrdhosur nuk mund tė njihet nga njė Shpirt i shenjtė , as njė shpirt i dėshpėruar nga njė gazplotė , dhe as njė shpirt i pranguar nga njė shpirt i lirė . Askush nuk i hap dyert kundėrshtarit tė tij; gjithkush i hap dyert pėr mikun e vet.

Kreu XIII – Mbi larjen e duarve

Si mund tė shkosh tė lutesh me duar tė pastra, kur shpirti ėshtė i ndotur? Pastėrtia shpirtėrore ėshtė e nevojshme edhe pėr vetė duart, nė mėnyrė qė ato tė mund tė “ngrihen lart tė pastra” , tė pandotura nga gėnjeshtra, vrasja, pashpirtėsia, helmet , nga idhujtaria, dhe nga ēdo lloj tjetėr ndyrėsie qė ngjizet brenda nė shpirt dhe kryhet me anė tė duarve. Kėto janė pastėritė e vėrteta ; jo ato pėr tė cilat pjesa mė e madhe e njerėzve arrijnė nė bestytni, duke marrė ujė me vete nė ēdo lutje, madje edhe kur sapo kanė bėrė banjo tė plotė tė trupit. Ndėrsa po bėja njė vėzhgim tė plotė dhe tė pėrpiktė tė kėsaj praktike dhe rrekesha tė gjeja arsyen e saj, mėsova se kjo ishte njė vepėr pėrkujtuese, qė lidhej mė dorėzimin e Zotit. Gjithsesi, ne i lutemi Zotit, ne nuk e dorėzojmė atė; por duhet tė ballafaqojmė veten tonė me shembullin e dorėzuesit tė tij dhe mos tė lajmė duart, siē bėri ai. Vetėm nėse pėrdhosja e marrėdhėnieve njerėzore bėhet shkak moral pėr larjen e duarve, nė tė kundėrt ato janė mjaft tė pastra, tė cilat sė bashku me gjithė trupin i kemi larė nė Krishtin .

Kreu XIV – Thirrje

Izraeli lante gjithė gjymtyrėt pėrditė, e megjithatė kurrė nuk u pastrua. Duart e tij, gjithė kohės, janė tė papastra, pėrjetėsisht tė lyera me gjakun e profetėve dhe tė vetė Zotit; prandaj, duke trashėguar fajėsinė e krimeve tė etėrve tė tyre , nuk guxojnė tė ngrejnė duart drejt Zotit nga frika se mos Isaia do tė thėrrasė , nga frika se Krishti do tė dridhet. Kurse ne, jo vetėm qė i ngrejmė duart lart, por edhe i shtrijmė ato dhe duke ndjekur shembullin e pėsimeve tė Zotit edhe nė lutje pohojmė Krishtin.

Kreu XV – Heqja e manteleve

Meqenėse tashmė kemi pėrmendur njė pikė tė praktikave boshe , nuk do tė ishte e mėrzitshme qė sėrish tė shenjojmė ato gjėra, kotėsia e tė cilave meriton plotėsisht kritikėn tonė, nėse janė gjėra qė zbatohen dhe qė nuk burojnė as nga porositė e Zotit e as nga kėshillat e apostujve. Gjėra tė kėtij lloji nuk vijnė nga feja, por nga bestytnia, sepse janė rite tė menduara dhe tė nxitura nga njerėzit dhe qė janė mė tepėr punė kureshtjeje, sesa praktika tė arsyeshme ; si tė tilla meritojnė t’i shtypim edhe pėr faktin se na vėnė nė tė njėjtin nivel me paganėt . Siē ėshtė, pėr shembull, praktika e lutjes pa mantel, qė ndiqet nga disa, sepse kėshtu u aviten idhujve tė tyre kombet e tjera; praktikė e cila nėse do tė ishte e hijshme, do tė na e kishin porositur apostujt, tė cilėt na mėsojnė pėr veshjen e lutjes dhe do ta kishin pėrfshirė nė udhėzimet e tyre, gjė qė ndodh vetėm kur Pali kujton se ka harruar mantelin e tij tek Karpi . Kujtoni, Perėndia nuk i dėgjoi lutėsit me mantel, tė cilėt i dėgjuan qartė tre shenjtorėt, qė luteshin brenda nė furrat e mbretit tė Babilonisė, veshur me pantallona dhe me ēallma .

Kreu XVI – Pėr uljen pas lutjes

Sėrish, pėr sa i pėrket njė zakoni qė kanė disa pėr t’u ulur pas lutjes, mua mė duket se nuk kanė farė arsyeje, pėrveē asaj qė kanė fėmijė . Sepse ēdo tė thonin nėse Hermasi, shkrimet e tė cilit njihen nėn titullin Bariu, pasi tė kishte mbaruar lutjen, tė mos ishte ulur mbi shtrat, por tė kishte bėrė diēka tjetėr, a do tė na duhej tė bėnim tė njėjtėn gjė, duke thėnė se po u pėrmbahemi rregullave? Sigurisht qė jo. Sepse fjalia: “Pasi isha lutur, dhe isha ulur mbi shtratin tim” ėshtė thjesht vazhdim i rrėfimit dhe nuk ėshtė dhėnė si model disiplinor. Pėrndryshe, duhet tė themi se duhet tė lutemi vetėm kur kemi mundėsi tė gjejmė njė shtrat rrotull! Jo, kushdo qė ulet nė karrige a nė stol, vepron nė kundėrshtim me atė shkrim. Pėr mė tepėr njė gjė tė tillė bėjnė edhe paganėt pasi kanė adhuruar imazhet e tyre tė vogla, ndaj kėto praktika nuk duhen lejuar ndėr ne, sepse janė praktika qė i gjejmė nė adhurimin e idhujve. Kėtyre u shtohet edhe akuza e mosnderimit – e qartė edhe pėr paganėt, nėse do tė kishin pak mend. Nėse ėshtė mungesė respekti tė ulesh, ndėrsa po tė shikon personi qė ti respekton dhe nderon mė shumė se asnjė tjetėr, atėherė sa jofetare ėshtė tė ulesh kur ėshtė duke tė parė Perėndia i gjallė dhe ndėrsa ėngjėlli i lutjes ėshtė ende rrotull teje ; mund tė bėjmė kėshtu vetėm nėse duam tė fajėsojmė Perėndinė, duke i thėnė se jemi tė lodhur nga lutja!

Kreu XVII – Pėr duart e ngritura

Mė tė besueshme janė lutjet tona para Perėndisė nėse i bėjmė me thjeshtėsi dhe pėrulėsi, madje as duke mos i ngritur shumė lart duart tona, por duke i ngritur me masė dhe aq sa u ka hije, madje as fytyra jonė nuk duhet tė shprehė ngritje a krenari tė tepruar. Sepse ai, tagrambledhėsi, qė lutej me pėrulėsi dhe vetė-pėrbuzje jo vetėm nė fjalė, por edhe nė shprehjen e fytyrės, u largua mė i “shfajėsuar” se Fariseu i paturp . Nė tė njėjtėn mėnyrė, duhet tė zbuten edhe tingujt e zėrave tanė; sepse nėse do tė dėgjoheshim vetėm prej thirrjeve, pėrfytyroni ēfarė fyti do tė na duhej! Por Perėndia nuk ėshtė dėgjues i zėrit, por i zemrės, ashtu siē ėshtė edhe hetuesi i saj! Demoni i orakullit tė Pithos thotė:“Unė kuptoj tė pagojin dhe tė pafjalin e dėgjoj qartė” .
A presin veshėt e Perėndisė sa tė mbėrrijnė tingujt? Nėse po, si arritėn tė gjenin rrugėn drejt qiellit lutjet e Jonės, qė niseshin nga thellėsitė e barkut tė balenės, nga tė pėrbrendshmet e njė bishe tė stėrmadhe, nga vetė humnerat, dhe qė kalonin hapėsira tė pafundme ujrash? Ēfarė tė mirash do tė fitojnė mbi tė tjerėt ata qė do tė luten me zė shumė tė lartė, pėrveē faktit se do t’u prishin qetėsinė fqinjėve tė tyre? Duke i bėrė lutjet e tyre tė dėgjueshme, a nuk bėjnė tė njėjtin mėkat si tė luteshin faqe gjithė botės?

Kreu XVIII – Pėr puthjen e paqes

Njė tjetėr zakon po ndeshet kudo. Ata qė kreshmojnė nuk japin puthjen e paqes, qė ėshtė vula e lutjes, pasi ėshtė bėrė lutja me vėllezėrit. A ka kohė mė tė pėrshtatshme pėr tė vendosur paqe me vėllezėrit, sesa kur jemi duke iu pėrmbajtur njė tjetėr riti fetar; kur lutja lartėsohet mė pranueshėm; nė mėnyrė qė edhe ata tė marrin pjesė nė kreshmėn tonė dhe rrjedhimisht tė paqėsohen, sepse pajtohen me vėllanė e tyre, ndėrsa prekin vetė paqen e tyre? Cila lutje ėshtė e plotė nėse i mungon “puthja e shenjtė” ? Cili ėshtė ai njeri qė i shėrben Zotit dhe qė paqja e pengon tė bėjė njė gjė tė tillė? Ēfarė lloj flijimi ėshtė ai, kur njerėzit nuk ndahen nė paqe me njėri-tjetrin? Cilado qoftė lutja jonė, s’do tė mund tė jetė kurrė mė e mirė sesa tė zbatuarit e atij parimi qė na porosit tė fshehim kreshmėn tonė ; sepse duke hequr dorė nga puthja, tregojme se jemi duke kreshmuar. Por edhe nėse ka pak arsye nė njė praktikė tė tillė, pėrsėri, qė tė mos shkelni kėtė porosi, ndoshta ėshtė mė mirė qė ta lini pėr nė shtėpi “paqen” tuaj, ku nuk ėshtė e mundur qė kreshma juaj tė mbahet krejtėsisht e fshehur. Por kudo tjetėr qė keni mundėsi tė fshihni kreshmėn tuaj, kujtoni porosinė; kėshtu do tė mundni tė ndiqni zakonet brenda shtėpisė dhe tė pėrmbushni kėrkesat e Disiplinės jashtė saj. Kėshtu, nė ditėn e kalimit , kur kreshma ėshtė diēka e pėrgjithshme dhe dihet nga tė gjithė, me tė drejtė heqim dorė nga puthja, sepse nuk kemi pse fshehim diēka qė bėhet nga tė gjithė.

Kreu XIX – Pėr ndalesat

Tė njėjtėn gjė shohim edhe kur flasim pėr ditėt e Ndalesave ; shumica e njerėzve mendojnė se nuk duhet tė jenė tė pranishėm nė lutjet flijuese, pėr frikė se Ndalesa shpėrbėhet nga marrja e Trupit tė Zotit. Mos vallė Eukaristia (Falenderimi Hyjnor) zhvlerėson njė shėrbesė tjetėr qė i bėhet Perėndisė, apo e lidh atė mė tepėr me Perėndinė? A nuk do tė ishte Ndalesa jote mė serioze, nėse bashkė me tė tjerėt ke ndaluar para altarit tė Perėndisė? Kur Trupi i Zotit ėshtė marrė dhe ruajtur , gjithēka ėshtė siguruar, si pjesėmarrja nė flijim, ashtu edhe pėrmbushja e detyrės. Nėse “Ndalesa” e ka marrė emrin e saj nga shembulli i jetės ushtarake – sepse tė gjithė ne jemi ushtria e Perėndisė – sigurisht qė asnjė lloj gėzimi a hidhėrimi qė mund t’i afrohet kampit nuk arrin tė asgjėsojė “ndalesat” e ushtarėve; sepse gėzimi do tė bėjė qė disiplina tė zbatohet me gatishmėri, ndėrsa hidhėrimi do tė bėjė qė tė shtohet kujdesi.

Kreu XX – Pėr veshjen e grave

Deri mė tash, pėr sa i pėrket veshjes sė grave, larmia e praktikave na detyron – megjithėse jemi njerėz tė parėndėsishėm – ta trajtojmė kėtė ēėshtje me vetėbesim tė tepruar sipas apostullit mė tė shenjtė, megjithėse nuk ėshtė vetėbesim i tepruar pėr sa kohė ndjekim porositė e tij. Kėshillat e Pjetrit janė shumė tė qarta kur flet pėr thjeshtėsinė e veshjes dhe maturinė e zbukurimeve; ashtu si edhe Pali, me tė njėjtėn gojė dhe nė tė njėjtėn Frymė, ai ndalon shkėlqimin e veshjes, krenarinė e floririt dhe zbukurimet e tepruara tė flokėve.

Kreu XXI – Mbi virgjėreshat

Por ēėshtja qė ėshtė vėrejtur se ngatėrrohet nė mbarė Kishat, nėse virgjėreshat duhet tė mbulohen apo jo, duhet tė trajtohet. Sepse ata tė cilėt mendojnė se mbulimi i kokės u jep virgjėreshav paprekshmėri, duket qė vazhdojnė tė mbajnė kėtė qėndrim: apostulli nuk ka pėrcaktuar “virgjėreshat” me emėr, por “gratė” si ato tė cilat duhet “tė mbulohen”; jo gjininė nė pėrgjithėsi, pra “femrat”, por njė klasė tė gjinisė, duke thėnė “gratė”. Sepse nėse do tė kishte emėrtuar gjininė duke thėnė “femrat”, do t’a kishte bėrė kufizimin e tij absolut pėr ēdo grua; por ndėrsa emėrton njė klasė tė gjinisė, ai veēon njė klasė tjetėr duke heshtur. Sepse ai mund tė kishte emėrtuar “virgjėreshat” nė veēanti, ose pėrgjithėsisht, me njė term tė kuptueshėm, “femrat”.

Kreu XXII – Pėrgjigje pėr argumentet e mėparshėm

Ata tė cilėt bėjnė kėto kundėrshtime duhet tė reflektojnė mbi natyrėn e vetė fjalės – cili ėshtė kuptimi i “grua” qė prej dokumentimeve tė para tė shkrimeve hyjnore. Kėtu shohim qė ėshtė emri i gjinisė, jo njė klasė e gjinisė; pra, Perėndia i dha Evės, nė kohėn kur ajo ende nuk kishte njohur njė burrė, mbiemrin “grua” dhe “fermėr” (“femėr” – gjinia nė pėrgjithėsi; “grua” – me tė cilin dallohet njė klasė e gjinisė). Kėsisoj, qė prej asaj kohe dhe deri tek ne sot Eva e pamartuar ėshtė emėrtuar me fjalėn “grua” dhe kjo fjalė ka qenė e pėrbashkėt edhe pėr virgjėreshat . A nuk ėshtė e mrekullueshme qė apostulli – i drejtuar patjetėr nga nga i njėjti shpirt, prej tė cilit, si gjithė Shkrimi hyjnor, drejtohet dhe libri i Zanafillės – ka pėrdorur tė njėjtėn fjalė duke shkruar “grua”, e cila, nga shembulli i Evės sė pamartuar, ėshtė e pėrdorshme edhe pėr njė “virgjėreshė” gjithashtu. Faktikisht, tė gjitha pjesėt e tjera janė nė pėrputhje tė bashkangjitur. Qoftė edhe prej kėsaj prove, pra qė ai nuk po emėrton “virgjėreshat” (siē bėn nė njė tjetėr vend kur ėshtė duke mėsuar duke prekur martesėn), ai, duke qenė e mjaftė, thotė se vėrejtja e tij prek ēdo grua, tė gjithė gjininė; dhe nuk bėhet asnjė dallim midis njė “virgjėreshe” dhe gjithė tė tjerave, pėrderisa ai as qė e pėrmend fare atė (virgjėreshėn). Sepse ai i cili diku tjetėr – domthėnė, atje ku e lyp ndyshimi – kujtohet tė bėjė dallimin, (pėr mė tepėr, ai e bėn atė duke pėrcaktuar ēdo lloj nga emrat e tyre tė pėrveēėm) dėshiron, atje ku ai nuk bėn asnjė dallim (duke mos mos emėrtuar ēdonjėrin), tė mos kuptohet asnjė ndryshim. Ēfarė mund tė thuhet pėr faktin qė nė ligjėratėn nė greqisht, nė tė cilėn apostulli shkroi letrat e tij, ėshtė e zakonshme tė thuhet “gra” mė tepėr se “femra”; domethėnė  (gunaikas) mė tepėr se  (theleias)? Pra nėse ajo fjalė , e cila nėpėrmjet interpretimit pėrfaqėson atė qė “femėr” (femina) pėrfaqėson, ėshtė pėrdorur shpesh nė vend tė emrit tė gjinisė , ai ka emėrtuar gjininė duke thėnė ; po nė gjini pėrfshihet edhe virgjėresha. Por, pėrveē kėsaj, deklarata ėshtė e plotė: “Ēdo grua”, tha ai, “qė lutet ose profetizon kokėzbuluar, turpėron kryet e saja” . Ēdo tė thotė :”ēdo grua”, por grua e ēdo moshe, e ēdo shkalle, e ēdo pozite? Duke thėnė “ēdo” ai nuk pėrjashton asnjė grua, ashtu siē nuk pėrjashton asnjė burrė nga tė mos mbuluarit; nė tė njėjtėn mėnyrė thotė: “Ēdo burrė” . Kėshtu, nė gjininė mashkullore, nėn emrin “burrė” edhe “rinia” ėshtė e ndaluar tė mbulohet; nė tė njėjtėn mėnyė, nė gjininė femėrore, nėn emrin “grua” edhe “virgjėresha” ėshtė e detyruar tė mbulohet. Nė mėnyrė tė barabartė nė secilėn gjini mosha e re le tė ndjekė rregullin e mė tė vjetėrve; ose ndryshe, lini “tė virgjėrit” meshkuj, gjithashtu, tė mbulohen, nėse “virgjėreshat” femra nuk janė tė mbuluara pa pėrjashtim, sepse ato nuk janė pėrmendur nė emėr. Sepse ėshtė “pėr shkak tė engjėjve” qė ai tha se gruaja duhet tė mbulohet, sepse pėr shkak tė “bijave tė njerėzve” engjėjt u ngritėn kundėr Perėndisė . Kush, atėherė, do mbronte idenė se vetėm “gratė” - domethėnė , ato qė ishin tashmė tė martuara dhe e kishin humbur virgjėrinė e tyre – ishin objektet e epshit tė engjėjve, sepse “virgjėreshat” janė tė paafta tė shkėlqejnė nė bukuri dhe tė gjejnė tė dashur? Jo, le tė shohim nėse nuk ishte qė engjėjt tė kishin lakmuar vetėm virgjėreshat; pėrderisa Shkrimi thotė “bijat e njerėzve” , me qenė se mund t’i kishte emėrtuar “bashkėshortet e njerėzve”, ose “femrat”, nė mėnyrė tė rėndomtė . Gjithashtu, aty thuhet: “Dhe ata i morėn ato pėr gra” , do tė thotė nė kėtė plan, se janė “marrė pėr bashkėshorte” si tė mos e kishin atė titull. Por do tė ishte shprehur ndryshe duke marrė parasysh nėse ato nuk do tė ishin tė lira. Kėshtu (ato qė pėrmenden) janė tė lira sa ē’janė edhe nga vejėria dhe virgjėria. Kėshtu Pali, duke emėrtuar gjininė nė pėrgjithėsi, tėrėsisht ka pėrzier “bijat” dhe veēantitė sė bashku nė pėrkatėsinė gjinore. Sėrishmi, ndėrsa ai thotė se “vetė natyra” , e cila ka caktuar flokėt si njė mbulojė dhe stoli pėr gruan “na mėson se mbulimi ėshtė detyrė e femrave”, nuk u ka dhėnė tė njėjtėn mbulesė pėr kokėn dhe tė njėjtin nder gjithashtu dhe virgjėreshave? Nėse “ėshtė e turpshme” pėr njė grua tė rruajė kokėn, nė mėnyrė tė ngjashme ėshtė e turpshme edhe pėr njė virgjėreshė. Atėherė, prej atyre tė cilave u ėshtė dhėnė njė ligj dhe i njėjtė pėr kokėn , u kėrkohet njė dhe e njėjta disiplinė - (e cila shtrihet) edhe mbi ato virgjėresha tė cilat fėmijėria e tyre i mbron , sepse qė prej fillimit virgjėresha u quajt “femėr”. Shkurt, kėtė zakon e respektoi edhe Izraeli; por nėse Izraeli nuk e respektoi atė, Ligji ynė , i zgjeruar dhe i shtuar, do tė mbrojė shtesėn e tij; le tė falet pse detyron virgjėreshat tė mbulohen. Nėn pėrjashtimin tonė, le ta lejojmė atė moshė qė ėshtė nė padijė tė gjinisė sė saj tė mbajė privilegjin e thjeshtėsisė. Sepse qė tė dy, Eva dhe Adami, atėherė kur u ndodhi qė tė bėhen tė “urtė” , menjėherė mbuluan ēfarė mėsuan tė njohin . Pėr ēdo rast, duke patur parasysh ato pėr tė cilat vajzėria ėshtė shndėrruar (nė maturi), mosha e tyre duhet t’u kujtojė detyrat e tyre si natyrore, gjithashtu dhe ato disiplinore, sepse kanė kaluar nė shkallėn e “grave” nė personin dhe funksionin e tyre njėkohėsisht. Asnjė nuk ėshtė “virgjėreshė” qė prej momentit kur ajo ėshtė e aftė pėr martesė; duke e marrė parasysh kėtė, nė tė, qė prej asaj kohe mosha ėshtė martuar me bashkėshortin e saj, domethėnė kohėn . “Por njė virgjėresha e veēantė ia ka pėrkushtuar veten Perėndisė. Qė prej atij momenti ajo ndryshon formėn e flokėve tė saj dhe kthen veshjen e saj nė njė veshje “gruaje”. Atėherė le tė mbajė karakterin e saj tė plotė dhe tė zbatojė funksionin e plotė tė njė “virgjėreshe”: atė qė ajo fsheh pėr hir tė Perėndisė, le ta fshehė pothuajse tė gjithė . Ėshtė punė e jona t’i besojmė vetėm urtėsisė sė Perėndisė prej sė cilės hiri i Perėndisė vepron nė ne, pėrderisa nuk marrim prej njerėzve shpėrblimin tė cilin e presim prej Perėndisė . Pse zhvishni pėrpara Perėndisė ēka mbuloni pėrpara njerėzve? Mos duhet tė dukeni mė tė thjeshta nė publik sesa nė kishė? Nėse vetėpėrkushtimi juaj ėshtė njė hir Perėndie dhe ju e keni marrė atė, “pse mburreni”, tha ai, “sikur nuk e keni marrė?” Pse, nga mburrja e vetes, gjykoni tė tjerėt? Mos vallė duke u mburrur ftoni tė tjerėt tek Perėndia? Jo, por madje edhe vetė ju rrezikoni tė humbni nėse mburreni; madje drejtoni dhe tė tjerė nė tė njėtin rrezik! Ēfarė ėshtė marrė nga dashuria pėr mburrje shkatėrrohet lehtė. Mbulohuni virgjėresha, nėse jeni virgjėresha; sepse ju duhet tė skuqeni nga turpi. Nėse jeni virgjėresha, tkurruni pėrpara (vėshtrimeve tė) shumė syve. Fytyrėn tuaj le tė mos e shikojė askush; asnjė le tė mos kuptojė gėnjeshtrėn tuaj . Ju jeni tė zonja nė marjen e gėnjeshtėrt tė karakterit tė tė martuarave, nėse mbuloni kokėn; jo, nuk dukeni ta merrni nė mėnyrė tė gėnjeshtėrt, sepse ju jeni martuar me Krishtin: atij ia keni dorėzuar trupin tuaj; silluni sikur tė zbatohej disiplina e Bashkėshortit tuaj. Nėse Ai porosit qė gratė e tė tjerėve duhet tė mbulohen, shumė mė tepėr e tija. “Por ēdo individ nuk duhet tė mendojė se institucioni i paraardhėsit tė tij duhet tė hidhet poshtė”. Shumė shpallin me zė tė lartė gjykimin e tyre dhe lidhjen e tij me zakonet e tė tjerėve. Sigurisht qė virgjėreshat nuk duhen detyruar tė mbulohen, si vullnetare qė janė nuk duhet tė ndalohen, nė ēdo rast; nė tė njėjtėn mėnyrė, cilat, nuk mund tė mohojnė vetet e tyre pėr tė qenė virgjėresha , tė kėnaqura, nė sigurinė e njė ndėrgjegjeje tė mirė pėrpara Perėndisė, do dėmtonin famėn e tyre . Nėse do tė ishin tė fejuara, me qėndrueshmėri mund tė shpall “tej masės sime tė vogėl” dhe tė provoj se ato duhet tė mbulohen qė prej ditės nė tė cilėn trupi i tyre u rrėnqeth nė prekjen e parė trupore tė njė burri nga puthja dhe dora. Sepse nė to gjithēka ėshtė paramartuar (tashmė martuar): mosha nėpėrmjet pjekurisė, mishi nėpėrmjet moshės, shpirti nėpėrmjet epshit, thjeshtėsia nėpėrmjet pėrvojės sė puthjes, shpresa nėpėrmjet pritjes, mendja nėpėrmjet dėshirės. Dhe Rebeka ėshtė njė shembull i mjaftė pėr ne, ajo e cila kur i fejuari i saj u shfaq, mbuloi veten pėr martesė thjesht nė pranim tė tij .

Kreu XXIII – Pėr gjunjėzimin

Edhe pėr sa i pėrket gjunjėzimit, gjatė lutjes vėmė re njė larmi praktikash. Janė disa qė nuk pranojnė tė gjunjėzohen nė ditėt e Sabatit ; dhe meqenėse kjo ka shkaktuar ndasi nėpėr kisha, dhėntė Zoti qė tė ndarėt ose tė tėrhiqen ose tė vazhdojnė tė ndjekin praktikėn e tyre pa fyer tė tjerėt. Ne (ashtu siē na ėshtė lėnė porosi) ditėn e Ngjalljes sė Zotit duhet tė ruhemi jo vetėm nga gjunjėzimi, por edhe nga ēdo lloj qėndrimi a mendimi tė shqetėsuar; duke lėnė mėnjanė gjithė punėt, pėrndryshe djalli do tė zėrė vėnd ndėr ne . Po kėshtu, edhe gjatė kohės sė Rrėshajave, kohė e cila dallohet pėr solemnitetin ngadhėnjyes . Kush ėshtė ai qė do tė ngurronte tė pėrkulej ēdo ditė para Perėndisė, tė paktėn gjatė lutjeve tė para me tė cilat presim agimin? Pėr mė tepėr, gjatė kreshmėve dhe Ndalesave asnjė lutje nuk duhet tė bėhet pa gjunjėzimet dhe praktikat e tjera pėrulėsi-treguese; sepse gjatė kėsaj kohe jo vetėm qė lutemi, por edhe dėnojmė veprat tona dhe kėshtu kėnaqim Perėndinė, Zotin tonė. Pėr sa i pėrket kohės sė lutjes, nuk na ėshtė thėnė asgjė, pėrveē diēkaje qė ėshtė thėnė shumė qartė: “Lutuni nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend” .

Kreu XXIV – Pėr vendin e lutjes

Si “nė ēdo vend”, kur ėshtė e ndaluar (tė lutemi) nė sy tė njerėzve? Nė ēdo vend, do tė thotė, nė ēdo rast a nevojė qė tė mundėsojė lutjen: sepse lutja qė u bė nga apostujt (tė cilėt brenda nė burg nė prani tė tė burgosurve “filluan tė luteshin dhe t’i kėndonin Perėndisė”) nuk bie nė kundėrshtim me kėtė porosi; madje as ajo e bėrė nga Pali, i cili nė anije, nė prani tė tė gjithėve “iu falenderua Perėndisė” .

Kreu XXV – Pėr kohėn e lutjes

Pėr sa i pėrket kohės, praktika e lutjes sė jashtme gjatė disa orėve tė caktuara, nuk do tė ishte e padobi – flas pėr ato orė tė njohura nga tė gjithė, qė shėnojnė intervale tė ndryshme tė ditės – e treta, e gjashta, e nėnta – tė cilat siē i shohim nė Shkrimet, janė mė tė rėndėsishme se orėt e tjera. Dėftimi i parė i Shpirtit tė Shenjtė, ndėr dishepujt e mbledhur, ndodhi nė “orėn e tretė” . Pjetri, ditėn qė pėrjetoi vizionin e Bashkėsisė sė Mbarėbotshme, kishte hipur nė tarracėn e shtėpisė pėr tu lutur nė “orėn e gjashtė” . I njėjti apostull ishte duke shkuar nė tempull, bashkė me Joanin “nė orėn e nėntė” , kur shėroi paraletikun. Megjithėse kėto praktika ndiqen pa pasur ndonjė porosi tė veēantė, ėshtė njė gjė e mirė qė tė vendosim disa rite tė ngulitura, tė cilat jo vetėm qė do ti shtonin rreptėsi porosisė pėr lutje, por, ashtu si njė ligj, do tė na largonin nga punėt tona dhe do tė na thėrritnin pėr lutje, nė mėnyrė qė – ajo qė lexojmė se zbatohej edhe nga Danieli , nė pėrkim me disiplinėn izraelite, tė bėhet edhe ndėr ne – tė lutemi tė paktėn tre herė nė ditė, duke qenė se i detyrohemi tė treve, Atit, Birit, dhe Shpirtit tė Shenjtė; shtojmė kėtu edhe lutjet tona tė rregullta, tė cilat janė tė merituara dhe pa porosi tė veēantė, por qė thuhen nė hyrje tė dritės dhe tė natės. Ndaj, besimtarėt nuk duhet as tė marrin ushqim e as tė lahen pa drejtuar lutje, sepse flladitja dhe tė ushqyerit e shpirtit vijnė para atyre tė trupit; dhe gjėrat hyjnore para tokėsoreve.

Kreu XXVI – Pėr ndarjen me vėllezėrit

Nuk duhet tė lėsh njė vėlla tė largohet nga shtėpia jote pa thėnė njė lutje mė parė. “A ke parė njė vėlla?”, pyesin Shkrimet, “ Ke parė Zotin”; - dhe sidomos njė “tė huaj”, se ka tė ngjarė tė jetė “njė ėngjėll”. Por edhe kur tė bujtni tek vėllezėrit tuaj, mos i vini pijet tokėsore para atyre qiellore, sepse besimi juaj do tė gjykohet nė po atė ēast. Sėrish sipas porosisė , si mund tė thoni “paqja qoftė nė kėtė shtėpi”, nėse nuk shkėmben paqe me njerėzit e asaj shtėpie?

Kreu XXVII – Pėr shtesat nė psalme

Mė kėmbėngulėsit nė lutje e kanė bėrė zakon t’i shtojnė lutjeve tė tyre “Haleluja” dhe psalme tė tjera, nė pėrfundim tė tė cilave pėrgjigjet bashkėsia. Sigurisht, ēdo praktikė ėshtė e pėrsosur, sa kohė qė pėr tė lavdėruar dhe nderuar Perėndinė synon t’i drejtojė atij lutje tė pasuruara bashkėrisht si njė flijim i zgjedhur .

Kreu XXVIII – Pėr flijimin shpirtėror, qė ėshtė lutja

Sepse ky ėshtė flijimi frymėror , qė ka shfuqizuar flijimet fillestare. “Ē’mė duhet shumica e flijimeve tuaja, thotė Zoti. Jam ngopur nga holokaustet e deshve dhe nga dhjami i kafshėve tė majme; gjakun e demave, tė qengjave dhe tė cjepve nuk e pėlqej. Kush ua ka kėrkuar kėtė?” Atė ēfarė ka kėrkuar Perėndia na e tregon Ungjilli. “Po vjen ora qė adhuruesit e vėrtetė ta adhurojnė Atin nė frymė dhe nė tė vėrtetėn, sepse tė tillė janė adhuruesit qė kėrkon Ai. Perėndia ėshtė frymė dhe ata qė e adhurojnė duhet ta adhurojnė nė frymė dhe nė tė vėrtetėn” . Ne jemi adhuruesit e vėrtetė dhe priftėrinjtė e vėrtetė, tė cilėt duke u lutur nė frymė , po nė frymė flijojnė lutjen - fli e drejtė dhe e pranueshme pėr Perėndinė, tė cilėn ai e vetė e ka kėrkuar dhe e pritur pėr shumė kohė! Ky flijim, qė kushtohet me gjithė zemėr, i ushqyer nga besimi, i pėrkujdesur nga e vėrteta, tėrėsisht i pafajshėm, i kthjellėt deri nė qashtėrsi, i lulėzuar me dashuri , duhet nisur bashkė me vargun e veprave tė mira, mes psalmesh dhe himnesh, drejt e tek altari i Perėndisė, pėr tė na siguruar gjithė gjėrat prej Perėndisė.

Kreu XXIX – Pėr fuqinė e lutjes

E ēfarė ėshtė ajo qė na mohohet nga Perėndia, nėse lutja vjen nga “fryma dhe e vėrteta”? Pėr sa e sa shembuj tė mrekullueshėm lexojmė, dėgjojmė dhe besojmė! Lutjet e botės sė vjetėr shpėtonin njerėzit nga zjarret , nga bishat , dhe nga zija e bukės ; megjithatė ende lutja nuk kishte marrė formėn e saj prej Krishtit. Sa herė mė e frytshme ėshtė lutja e Krishterė! Nuk vendos engjėllin e vesės nė mes tė zjarrit , as nuk u lidh gojėn luanėve, as nuk u jep tė uriturve bukėn e fshatarėve ; nuk ka asnjė hir tė autorizuar pėr tė shmangur vuajtjen; por e mbush vuajtjen, ndjenjėn, hidhėrimin me durim; shumon hirin me virtyt, nė mėnyrė qė besimi tė dijė ēfarė merr prej Zotit dhe tė kuptojė ato qė vuan pėr emrin e Zotit. Por nė tė kaluarėn, lutja shkaktonte murtaja, shpėrndante ushtritė armike, ndalonte ndikimin e begatė tė shirave. Tani, lutja e tė drejtit largon zemėrimin e Perėndisė, armiqtė e vet i strehon nė tenda, lutet pėr pėrndjekėsit e vet. A nuk ėshtė lutja njė mrekulli pėrderisa arrin tė lėshojė shira nga qiejtė dhe qė dikur lėshonte zjarr prej tij? Vetėm lutja arrin tė fitojė (mundė) Perėndinė . Por Krishti ka dashur qė lutja tė mos bėhet pėr tė liga. I ka dhėnė pushtet tė plotė vetėm pėr tė mira. Kėshtu, ajo nuk di veēse tė thėrrasė shpirtrat e tė vdekurve nga vetė rruga e vdekjes, tė shndėrrojė tė dobėtit, tė shėrojė tė sėmurėt, tė pastrojė tė demonizuarit, tė hapė hekurat e burgjeve, tė ēlirojė tė pafajshmit. Po kėshtu, lan fajet, mban tundimet larg, shuan pėrndjekjet, ngushėllon zemėrlėshuarit, gėzon gazplotėt, shoqėron udhėtarėt, zbut valėt, u kall datėn kusarėve, ushqen tė varfėrit, udhėheq tė kamurit, ngre tė rėnėt, ndalon rėnien e atyre qė rrezikojnė tė bien, miraton tė qėndrueshmit. Lutja ėshtė muri i besimit: armėt dhe predhat e tij kundėr armikut, qė na ruan syhapur, nė ēdo ēast dhe nga tė gjitha anėt. Ndaj, kurrė mos tė udhėtojmė tė paarmatosur. Ditėn tė kujtojmė Ndalesat, natėn lutjet e pagjuma. Nėn krahėt e lutjes le tė ndjekim shembullin e Gjeneralit tonė, nė lutje tė presim trumpetat e ėngjėllit . Po kėshtu luten edhe engjėjt, tė gjithė krijesat luten; bagėtia dhe bishat e egra luten dhe pėrkulin gjunjėt e tyre; dhe kur dalin nga strofkat dhe vrimat e tyre ēojnė sytė drejt qiellit pa pėrtesė dhe marrin frymė zhurmshėm sipas mėnyrės sė tyre. Edhe zogjtė duke dalė nga foletė e tyre, ngrejnė trupin drejt qiellit dhe nė vend tė duarve hapin krahėt e tyre tė kryqta dhe kėndojnė diēka qė duket si lutje. Ēfarė tė themi mė pėr lutjen? Vetė Zoti u lut; Atij i qoftė nderi dhe mirėsia nė jetė tė jetėve!