Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Nderron jete ish-diktatori Augusto Pinoçet.

    Kili, respekt dhe protesta pas vdekjes se Pinoçetit


    Me mijra banorë të Kilit kanë dalë në rrugët e Santiagos në shenjë respekti për ish diktatorin ushtarak Augusto Pinoçet, i cili vdiq ditën e diel në moshën 91 vjeçare.

    Ndërsa në qendër të qytetit turma të kundërshtarëve të tij kërcyen dhe kënduan.

    Policia përdori gazin lotsjellës dhe ujin për t'i mbajtur ata larg përkrahësve të presidentit Pinoçet, të cilët ishin mbledhur për të nderuar Pinoçetin.

    Qeveria e Kilit tha se ish diktatorit ushtarak nuk do t'i bëhet varrim shtetëror.

    Augusto Pinoçet e udhëhoqi Kilin për shtatëmbëdhjetë vjet pas marrjes së pushtetit më 1973.

    Gjatë dekadës së fundit ai luftoi ndaj atyre që u përpoqën t'a çonin përpara drejtësisë për torturën dhe vrasjen e mijra kundërshtarëve të tij politike.


    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE
    Kili, respekt dhe protesta pas vdekjes se Pinoçetit


    Me mijra banorë të Kilit kanë dalë në rrugët e Santiagos në shenjë respekti për ish diktatorin ushtarak Augusto Pinoçet, i cili vdiq ditën e diel në moshën 91 vjeçare.

    Ndërsa në qendër të qytetit turma të kundërshtarëve të tij kërcyen dhe kënduan.

    Policia përdori gazin lotsjellës dhe ujin për t'i mbajtur ata larg përkrahësve të presidentit Pinoçet, të cilët ishin mbledhur për të nderuar Pinoçetin.

    Qeveria e Kilit tha se ish diktatorit ushtarak nuk do t'i bëhet varrim shtetëror.

    Augusto Pinoçet e udhëhoqi Kilin për shtatëmbëdhjetë vjet pas marrjes së pushtetit më 1973.

    Gjatë dekadës së fundit ai luftoi ndaj atyre që u përpoqën t'a çonin përpara drejtësisë për torturën dhe vrasjen e mijra kundërshtarëve të tij politike.


    A1TV

    Nje diktator me pak...!


    Augusto Pinoceti ishte ai qe morri pushtetin me grusht shteti, kishte mbeshtetjen e CIA dhe diten qe mori pushtetin bombardoi pallatin presidencial gjate te cilit mbeti i vrare presidenti Aliende i zgjedhur nga votat e popullit.

    Gjate qeverisjes se tij te mevoneshme vrau dhe interrnoi me mijera njerez te cilet ishin kundershtare te regjimit te tij.
    Para se te leshonte pushtetin u kujdes qe ti siguronte vehtes se tij nepermjet Kushtetutes nje status te nje Senatori te perjetshem si dhe pamundesine qe te denohej per krimet e tij.
    Ky ishte Pinoceti kasapi i Peruse.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 11-12-2006 më 10:32
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Nje foto me interesante
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Ja dhe nje foto e presidentit te vrare Salvadore Allende i cili eshte ungji i shkrimtares se njohur Izabel Allende disa nga llibrat e se ciles i kam lexuar dhe me kane pelqyer.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #5
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    99 të arrestuar dhe 49 të plagosur: ky është bilanci i ndeshjeve që shpërthyen në Kili gjatë natës, pas vdekjes së ish-diktatorit Pinoçet. Sot është zhvilluar funerali i 91-vjeçarit, i cili mori pushtetin në Kili në vitin 1973, pas grushtit të shtetit që solli vdekjen e presidentit Salvador Aliende, dhe e mbajti atë deri në vitin 1990. Regjimi diktatorial i Pinoçetit mbetet i famshëm për shtypjen e egër që ushtroi ndaj opozitës demokratike. Gjatë më pak se 20 vjetëve, u zhdukën mëse 2 mijë vetë dhe u torturuan 27 mijë.



    Ironi e fatit, vdekja e tij dje, më 10 dhjetor, përkoi me Ditën Botërore të të drejtave të njeriut.


    NoName

  6. #6
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Amnesty International: Të hetohet periudha e Pinoçetit

    Vdekja e ish diktatorit kilian Augusto Pinocet ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare në lidhje me figurën e tij.

    Pikërisht në Spanjë ku emigroi shumica e viktimave të përnddjekur nga regjimi i Pinocetit, është shprehur zemërimi për mos gjykimin e këtij diktatori për sa kohë që ai ishte gjallë.

    Disa mijëra vetë teksa kanë shprehur gëzimin për vdekjen e Pinovetit kanë shprehuyr në të njëjtën kohë shqetësimin për paaftësinë e sistemit kilian të drejtësisë që nuk e dënoi kurrë atë për krimet e kryera gjatë qeverisjes së vendit.

    Në një deklaratë të organizatës për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut Amnesty International thuhet se qeveria e Kilit duhet të vazhdojë të hetojë ngjarjet e periudhës së errët të drejtimit të Pinocetit, pavarësisht vdekjes së tij.

    Sipas Amnesty, vdekja e Pinocetit nuk duhet t’i japë fund historisë së përndjekjeve të atyre viteve.

    Edhe pse Pinocet arriti të shpëtojë pa u dënuar, Amnesty bën thirrje për nxjerrjen para dretjësisë të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe për zbardhjen e rasteve të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

    Pinocet deri në fund të jetës së tij nuk pranoi përgjegjësinë për krimet e kryera gjatë diktaturës së tij në vitet 73-90.


    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,925

    Pesë fakte për Pinoçetin

    * Pinoçeti ishte kryekomandant i ushtrisë kur ai mori pushtetin në Kili, pas një grushti të dhunshëm shteti, të mbështetur nga SHBA, që filloi më 11 shtator 1973 dhe që rrëzoi Presidentin socialist, Salvador Allende. Ky i fundit, vrau veten gjatë grushtit të shtetit


    * Rreth 3000 njerëz vdiqën në dhunën që ndoqi sundimin e Pinoçetit, në vitet 1973-1990, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë u torturuan. Rreth 200 mijë kilianë, u larguan nga vendi


    * Pinoçeti u rrëzua në një referendum të zhvilluar në 1988 dhe dha dorëheqjen në 1990. Gjithsesi, ai mbeti komandant i forcave të armatosura dhe mori një vend si senator i përjetshëm nën një klauzolë që vetë ai e kishte shtuar në Kushtetutë


    * Në 1998, një gjykatës spanjoll, kërkoi ekstradimin e Pinoçetit për ta nxjerrë para gjykatës në Spanjë me pretekstin se disa nga viktimat e regjimit të tij, ishin spanjollë. Pinoçeti ishte në Londër asokohe dhe kaloi 17 muaj në arrest shtëpie para se Britania ta kthente në Kili, për shkak të shëndetit të rënduar. Ai, gjithashtu, është ndeshur me padi në Kili nga familjet e njerëzve të vrarë nga policia sekrete.


    * Në ditëlindjen e tij të 91-të, më 25 nëntor 2006, Pinoçeti lëshoi një deklaratë ku merrte përsipër përgjegjësinë politike për aktet e kryera gjatë sundimit të tij, por tha se i vetmi motiv ishte "ta bënte Kilin një vend të madh dhe të parandalonte shpërbërjen e tij"



    Drejtësia e zhgënjyer



    Vdekja e ish-diktatorit kilian, Augusto Pinoçet, pa u përballur me gjykatësit për mizoritë e kryera gjatë sundimit të tij 17-vjeçar, tregon se drejtësia ndërkombëtare duhet të shpejtojë, tha gjykatësi spanjoll që u përpoq ta ekstradonte atë. "Drejtësia ndërkombëtare është shumë e ngadaltë, por unë mendoj se nëse ne bëjmë një përpjekje, mund ta përshpejtojmë atë. Është absolutisht e nevojshme", tha Baltasar Garzon, i cili lëshoi një mandat arresti ndërkombëtar që çoi në arrestimin e Pinoçetit në një klinikë në Londër, në 1998. "Nëse kjo nuk ndodh, do të ketë frustrime të mëdha, në rastet kur njerëzit i shpëtojnë drejtësisë, duke vdekur të pacenuar", tha ai në televizionin spanjoll, një ditë pas vdekjes së ish-diktatorit kilian, duke shtuar se drejtësia ndërkombëtare do të humbasë kredibilitetin nëse nuk shpejton ritmet. Garzon nënvizon gjithashtu, se ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç, vdiq nga një atak në zemër në muajin mars, ndërsa vazhdonte gjyqi në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës, në Hagë. Përpjekjet e gjykatësit Garzon për ekstradimin e Pinoçetit në lidhje me vdekjen dhe torturimin e qytetarëve spanjollë gjatë diktaturës së tij dështuan, pasi qeveria britanike vendosi që ish-diktatori kilian nuk ishte në gjendje të përballonte një gjyq.





    Gazeta Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 12-12-2006 më 17:49

  8. #8
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Flitet per bashkepunetore.....
    Atehere pse mos permendet CIA dhe Kisingeri si dhe bushtra Britanike (qe nuk e ka perdredhur akoma kemeben - Teceri)?
    Fakti qe vampiri ne fjale e la amanet te mos varrosej po te kremohej eshte shume domethenes.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  9. #9
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Funerali i Pinoçetit: Përkrahësit fishkëllejnë ministren e mbrojtjes

    12-12-2006

    Radio Zëri Amerikës

    Përkrahësit e ish diktatorit kilian Augusto Pinoçet e vërshëllyen të vetmin zyrtar të qeverisë së Kilit që kishte shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e përmortshme. Ish udhëhqësi i Kilit vdiq të djelën në moshën 91 vjeçare.

    Pjesëmarrësit në ceremoninë ushtarake mortore në Shkollën Ushtarake në Santiago, hodhën parrulla kundër Ministres së Mbrojtjes Viviane Blanlot, e cila mori pjesë në varrim, në vend të presidentes Mishel Bashle.

    Gjatë ceremonisë, miq dhe anëtarë të familjes, e vlerësuan Pinoçetin, siç u shprehën ata “për shpëtimin e vendit nga kaosi”. Pinoçeti erdhi në pushtet në vitin 1973 duke përmbysur një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike. Trupi i tij do të digjet në një vend që nuk është bërë publik.

    Familja e Pinoçetit ka thënë se nëse do të varrosej, varri i tij do të bëhej objekt vandalizmi. Për shkak të sëmundjes gjatë shumë viteve, ai është lejuar të mos dalë në gjyq për më shumë se 3 mijë viktimat që vdiqën gjatë diktaturës së tij nga viti 1973 deri më 1990.

  10. #10
    Pinoceti erdhi ne pushtet si reagim i masave revolucionaro-marksiste te qeverisjes se te majtes ekstreme te Alendes.
    Jo vetem ne Kili, por ne shumicen e vendeve latinoamerikane ne vitet '60-'70 pati nje prirje te imitimit te revolucionit te Tetorit (nxitur dhe financuar krejtesisht nga ish-BRSS), per marrjen e pushtetit nga grupimet marksiste-leniniste.
    Ndersa SHBA po luftonte kunder komunizmit ne Vietnam, Kore etj., agjentura proruse pergatiti kushtet per "revolucionin" boteror, "revolucionin" proletar, marrjen e pushtetit nga "proletariati".

    Pinoceti ishte nje diktator!

    Por ishte nje diktator qe me nje dore te hekurt dhe me mbeshtetje te plote te SHBA dhe Britanise se Madhe shtypi rebelimin marksist ne Kili, shtypi eksperimentin komunist te marksistit Alende.
    Ai erdhi ne pushtet me ane te pucit uhtarak, ne nje kohe kur Kili rrezikonte te shperbehej dhe kriza ekonomike e kishte varferuar krejtesisht popullin kilian.
    Motoja e tij " Jo nje Kil i proletareve, por nje Kil i pronareve"!
    Permes masave represive dhe keshilltareve politike dhe ekonomike amerikane, ai arriti qe ta nxjerre Kilin nga kriza dhe jostabiliteti, drejt je vendi te zhvilluar kapitalist dhe stabil.
    Prandaj Pinocheti i ka te plota dy anet e medaljes, ate te diktatorit dhe ate te shpetuesit te kombit kilian dhe te mbare Amerikes Latine nga komunizmi dhe kriza ekonomike.
    Pastaj gjykimet rreth figures se tij duhen bere ne perputhje me kohen ne te cilin ai veproi dhe punoi dhe jo me vitin 2006.
    Megjithate ai qe do te dije te vleresoje me mire kete figure historike do te jete vete populli kilian. Ai do te veje ne peshore te keqiat dhe te mirat e tij.
    Fakti qe pushteti i tij ushtroi terror e bejne ate te quhet diktator, por fakti qe ai shpetoi nje komb te tere nga komunizmi dhe kriza ekonomike e bejne ate nje shpetimtar.
    Ai i hapi rrugen demokratizimit te Kilit ne vitet '90 dhe vendi pejetoi nje transformim paqesor ne rrugen e sistemit pluralist-demokratik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 22-12-2006 më 18:40

  11. #11
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Vdekja e ish-diktatorit kilian, Augusto Pinoçet, pa u përballur me gjykatësit për mizoritë e kryera gjatë sundimit të tij 17-vjeçar..

    mizorite?! Ai shpetoi Kilin, dhe u tregua udheheqsi me i mire qe ka pasur ndonjehere ai vend. Ka vrare vetem 3000 komuniste.. pak

  12. #12
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    E po kur duan të luajnë nazistin edhe shqipot

  13. #13
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    po mire mo ne sikur e diskutum i here ket robin..apo qe ke ai forumi tjeter...e cna gjet...na i bete trute dhalle. pinoceti duhej te kishte vdeke nja 40 vjet me pare. pike
    poshte diktatoret dhe shpirtzinjte
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  14. #14
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga antares
    Fakti qe vampiri ne fjale e la amanet te mos varrosej po te kremohej eshte shume domethenes.
    Perse ishte vampir?! I sherbeu Kilit me mire nga te gjithe udheheqesit qe ka patur dhe do te kete ndonjehere ai vend.

    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    E po kur duan të luajnë nazistin edhe shqipot
    e ke gabim.. une po flisja per patriotizmin e atij burri, dhe besoj se nuk ke ndonje fjale te thuash ne kete rast.. po ashtu, eleminimin e komunisteve dhe te infeksionit qe ata paraqesin, une ne mendjen time e vleresoj si nje sherbim i vlefshem qe i behet kombit.

    Edhe me cudit fjala "shqipot" e thene nga ty, sepse me krijon pershtypjen qe kepucet e tua ndodhen ne disa decimetra lartesi mbi siperfaqen e tokes..

    E fundit fare (qe te mos rri dhe une pa ad-hominem):

    kur te duket mahnites nje plehre si ed rama, eshte e turpshme te hapesh gojen ne temat mbi Augusto Pinochet (bie fjala)..

    ik tani..
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 23-12-2006 më 12:46

  15. #15
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Darwin! Jo gjithmone armiku i armikut tim eshte miku im!
    Besoj se e di se masakra ekonomiko-sociale (mrekullia kapitaliste) qe kreu Pinoceti ne gjysmen e pare te qeverisjes ishte e drejtuar teresisht nga Djemte e Cikagos me Fridmanin (ketij cifuti te ndyre) ne krye!
    Sikur Gjermania Nacional-Socialiste te ndiqte keto receta, parrullat Polake ne 28-29 Gusht 1939 "Ne Berlin, ne Berlin", do beheshin realitet!
    Nuk dua te te tregoj se c'ishte dhe c'arriti Nacinal-Socializmi ne 6 vjet (se ti e di me mire se mua), po mos harro disa fjale te Gebelsit dhe vete Hitlerit ne gjykime ndaj kapitalizmit!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  16. #16
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Une pata hapur nje teme para disa javesh ne lidhje me vdekjen e Pinochetit.
    "Ndahet nga jeta Gjenerali Augusto Pinochet Ugarte" por po shoh se paskeni hapur nje teme tjeter ku keni shtuar "ish-diktatori".
    Po thirrini si te doni,gjenerali ishte nje burre shteti dhe nje dite do te shkruhet historia ashtu sic eshte dhe jo ashtu sic duan qarqet ultra-marksiste rreth e qark botes.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Salvador Alende ishte i majt por idealist, beri detyren e ra ,i u prefte Shpirti
    Augusto Pinoçet ishte i djatht por pragmatist,beri detyren e iku, i u prefte Shpirti
    Filozofia e jetes eshte ''nje dore lan tjetren te dyja lajne fytyren''

    ....dhe do takohen... ne nje vend tjeter.... ku burra te mejdanit,dallohen nga merita e bere llogari sipas qellimit se si menduan e mynyres se si vepruan
    ne situata qe nuk i percaktuan ata por ne te cilat moren dhe e mbajten pergjegjsine
    ....pamvarsisht nga indoktrinime o sentimentalizma....

    ''Gjermania behet me gjak e zjarr'' paska thene Bismarku nja 100 vjet me pare

    vetem zonjat e bejne jeten rehat
    Ndryshuar për herë të fundit nga i humburi : 03-01-2007 më 21:07

  18. #18
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Salvador Alende nuk ishte i majte dhe idealist,por ishte komplet nen thundren e KGB,nje ushtar i bindur i KGB i cili u mundua te vinte ne zbatim udhezimet e sovjeteve ne menyre qe Kili te shnderohej ne nje vend si Kuba ku ruset do te fusnin nje kembe tjeter.Kjo ne nje plan afatshkurter,ndersa ne nje plan afatgjate fatin e Kilit do ta pasonin edhe shume vende te tjera latino amerikane.
    Fatmiresisht per Kilin kjo nuk u be e mundur,dhe ne saje te politikes se Pinochetit dhe me ndihmen e amerikaneve,popullit kilian iu kthyen tokat dhe pronat e kolektivizuara nga shoku Alende,dhe Kili eshte sot vendi me stabel dhe me nivelin e jeteses me te mire ne Ameriken e Jugut.
    E di qe disa nostalgjike te sistemit " qe te mer token,shtepine dhe nderin" do te thone qe ishte CIA dhe imperializmi amerikan qe bla bla bla bla e keshtu e ashtu,por kjo nuk ka rendesi.Rendesi ka qe kiliani apo shqiptari apo kushdo qofte ne bote te mos privohet nga e drejta e prones,e fese,e levizjes se lire,dhe keto qe po permend, Amerika nuk ti refuzon,perkundrazi i ka ne themel te krijimit te saj.
    Mjaft na lodhet me sovjeta e me zbore e me luge bosh.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    kur nji popull apo shoqeri,per arsye e shkaqe objektive e subjektive, humbet disa vlera esencjale si feja e morali, respektin e edukaten e ca tjera, dmth,nga i djatht rreshqet ne te majt ,termat i djath e i majt jan fiktive e ktu ngatrrohen shume ca njerez te gjore, e nga klasat e larta,'' e djathta''dalin disa elementa idealista o profitatore o po deshe agjenta qofshin,qe u prijn mases trubulluese ja ku erdhi pushteti sovjet me gulag e kampe e marrje prone etj
    Zakonisht ata qe kan qene agjenta o me ''lidhje'' e kan fitu davanë,ata qe jan nis me idealizem te paster kon mor veten me qafe.Aljende per shum arsye ngjan te jete me teper idealist ,edhe sipas ca komentat.ital.
    Dhe shembulli i shokut te lavdishem Lenin qe u kthye ne Sh Petersburg me nji vagon gjerman te mbushur me ar le te dyshosh se e majta ne mom. te caktuara eshte kal troje i dhuruar nga ndokush...
    dhe i pranuar me mendje lehtesi o nga halli...
    Ndryshuar për herë të fundit nga i humburi : 03-01-2007 më 22:45

  20. #20
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Time siper me duket se nuk e paske haberin fare se c'ka ngjare ne Kili ne ate kohe.Kolektivizimi i ndermarjeve private eshte nje fakt real qe u realizua nga Alende me shoke,nuk ka lidhje fare me gjoja propaganden se po na vijne ruset me gulage e bla bla bla.Informohu dhe do te shohesh se disa gjera nuk i di fare ose nuk i di mire.Pinocheti mund te kete qene oportunist sic thua ti,por Kili nuk perfundoi si Shqiperia e Kuba per buken e gojes.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nderron Jete Kryetari I Shish-it
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 04:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •