Kili, respekt dhe protesta pas vdekjes se Pinoçetit
Me mijra banorë të Kilit kanë dalë në rrugët e Santiagos në shenjë respekti për ish diktatorin ushtarak Augusto Pinoçet, i cili vdiq ditën e diel në moshën 91 vjeçare.
Ndërsa në qendër të qytetit turma të kundërshtarëve të tij kërcyen dhe kënduan.
Policia përdori gazin lotsjellës dhe ujin për t'i mbajtur ata larg përkrahësve të presidentit Pinoçet, të cilët ishin mbledhur për të nderuar Pinoçetin.
Qeveria e Kilit tha se ish diktatorit ushtarak nuk do t'i bëhet varrim shtetëror.
Augusto Pinoçet e udhëhoqi Kilin për shtatëmbëdhjetë vjet pas marrjes së pushtetit më 1973.
Gjatë dekadës së fundit ai luftoi ndaj atyre që u përpoqën t'a çonin përpara drejtësisë për torturën dhe vrasjen e mijra kundërshtarëve të tij politike.
A1TV
Krijoni Kontakt