Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    16 vjet demokraci. Cfare turpi - per politikanet shqiptare qe e lejne ne terr popullin shqiptar. Sjellin kompani te huaja per fushata elektorale kurse per drita as qe duan ta dijne. Nuk duhet marr si politike puna dritave. Une mendoj jane qarqe te caktuara qe ne kto 15 vjete fitojne miliona dollar nga shit-blerja e energjise dhe po kto qarqe e pengojne investimin ne fushen energjetike.
    Shume e vertete!
    Fjalet me te sakta qe kam lexuar deri tash per problemet e energjise ne Shqiperi.
    Shto ketu dhe gjeneratoret e miliona $ dhe € per rikonstruksionet, matesat etj!
    Vetem gjeneratore mund te jene blere sa per te ndertuar nje TEC te ri modern.
    Kot nuk thuhet se ne Shqiperi dhe jashte saj ka struktura qe kane interesa me te larta se nga kontrabanda, me mungesen e energjise.
    Tregu i energjise duhet te liberalizohet dhe KESH duhet te kaloje ne duar te investitoreve strategjike europiane.
    Mjaft me me eksperimente dhe abuzime!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 16-12-2006 mė 18:57

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvinua ka ven "peme" vitiriu ne tirane ku ne to ka instaluar me mijra drita ndezur nat e dite..
    mesazhi..
    edviniste .. ku do qe jeni mbani dritat ndezur nat e dite qe tja perdhunojme energjine elektrike vendit qe ta bejme saliun per te fol me vete..

    keshi duhet ti thote ndal ktyre pislleqeve te edvinit.. qe megjithse i eshte miljarda lek borxhli keshit prap tallet me kto netet e bardha.. e festimet glorioze..
    rulobeli duhet te hapin syte e te disiplinojne korrentin qe para karagjoslleqeve te edvin sabotatorit te siguroje korentin e domosdoshem per gjerat e domosdoshme.. pra spitalet maternitetet shkollat e cerdhet dhe punet me me rendesi te shtetit..

    beli eshte inxho mekanik me sa ja pashe biografine.. ahere kur e vune..
    mekaniku nuk e kupton filozofine e energjise elektrike..

    shtabi edvinist me eksperte inxho elektrik patjeter qe punon vrullshem ta thaje cdo rezerve energjitike e te shpartalloje rrjetin.. elektrik per interes te revolucionit te dyte te vonuar vampiro qose skelo-isto gjinusho meto-enverist.... qe po pergatit intensivisht kupola kanibale..


    saliu po tregohet i pa afte te cliroje shtetin nga ganxhat e mafies..
    zot i vertete i vendit eshte edveri.. i nexhmijes dhe kristaqit..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 17-12-2006 mė 03:46

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Or Brar, po e ekzagjeron shume kete pune, duke kerkuar komplot dhe doren e Rames tek mungesa e dritave pas 16 muajsh ne pushtet te Berishes, Rulit dhe Belit. Problemet kryesore jane se (1) ne kemi nevoje shume me teper energji sesa mund te prodhojme (ne kushtet me te mire me liqenet plot) plus ate qe mund te importojme dhe (2) KESH-i ka vite qe eshte kthyer ne vrime te zeze ku nje pjesa e mire e asaj qe harxhohet nuk paguhet, dhe shembullin e japin te paret vete institucionet shteterore qe jane borxhlinjte me te medhenj. Keshtu qe i gjithe rrjeti eshte ne dore te faktoreve te jashtem: bie shi apo jo, eshte shume ftohte apo jo, ka krize ne rajon apo jo etj etj.

    Nejse nje lajm optimist tek Koha Jone thote se Beli paska premtuar se qe neser do nderpriten kufizimet e energjise. Qofte e vertete kesaj rradhe dhe ishalla zgjat ca kohe. Nga njera ane shyqyr qe jane zgjedhjet ne dimer se keshtu ka nje shtyse shume te madhe per pushtetin qe mos tja fusi gjumit e te laje duart me krizen ne rajon apo thatesiren.

    _______________________________________________

    Beli: Qė nesėr, ndėrpriten kufizimet e energjisė

    Drejtori i KESH-it garanton, pasi janė rritur nivelet e importit

    Qė nga dita e nesėrme, do tė ndėrpriten tė gjitha kufizimet e energjisė elektrike nė vend, tė cilat u shtuan gjatė ditėve tė fundit. Njė fakt tė tillė e deklaroi dje vetė drejtori i KESH-it, Andi Beli pėr mediat, qė nga Zagrebi, duke pohuar se shkaku kryesor i kėsaj arritje, do tė jetė rritja e nivelit tė importit tė energjisė.

    Sipas tė dhėnave qė ai dha, niveli i importit ka arritur deri nė 9.5 milionė KW/h nė ditė. Ndėrkaq, vetė KESH ka dhėnė informacione dje se janė marrė masat e nevojshme pėr rritjen e sasisė sė importit tė energjisė elektrike.

    Kėshtu, nevoja pėr rritjen e importit tė energjisė vjen si pasojė e rėnies sė nivelit tė liqenit tė Fierzės, i cili po ulet me 35 cm nė ditė, nga 44 cm qė ky nivel ulej gjatė javės sė kaluar, por dhe nga rritja e konsumit ditor tė energjisė nė vend.

    KESH‑i ka marrė tė gjitha masat pėr rritjen e importit tė energjisė elektrike pėr tė pėrballuar nevojat e larta pėr konsum. Ndėrkaq, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, ka arritur tė sigurojė importin e energjisė elektrike nga tre kompani nga Kroacia, Austria dhe Italia.

    Aktualisht po vazhdon tė importohet njė sasi prej 2.8 milion kWh, e siguruarnga shoqėria EFT me prokurim tė drejtpėrdrejt sipas kontratės sė lidhur nė datėn 13 dhjetor, si dhe kontratėn e shkėmbimit tė energjisė lidhur disa ditė mė parė. Sasia tjetėr e energjisė qė pritet tė lėvrohet nga importi ėshtė me kompanitė Elektra, Energy Holding dhe GSA.

    Ndėrkohė, do tė merret edhe sasia e kontratuar me "Istrabenz Gorenje" dhe "PPC" pėr shkėmbim tė energjisė elektrike si dhe kthimi i energjisė sė depozituar nė Kosovė, bėnė tė ditur burimet e KESH‑it.

    E Shtune 17 dhjetor 2006
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Nderkohe te Panorama lajmi jepet ne nje version me te besueshem. Vetem gjate mbremjes nuk do kete kufizime.

    _____________________________________________


    Kreu i KESH-it: Kemi siguruar importin e 9.5 milionė kwh energji


    Beli: Nuk do tė ketė mė kufizime gjatė mbrėmjes

    Mirvjena Dizdari
    Duke filluar nga dita e sotme nė tė gjithė vendin nuk do tė ketė kufizime tė energjisė elektrike gjatė mbrėmjes.

    Reduktim tė kufizimeve gjatė orėve tė paradites do tė ketė edhe nė zonat me konsum mė tė lartė energjie. Drejtori i KESH-it, Andi Beli, i cili gjendet nė Zagreb, ka deklaruar se reduktimi i kufizimeve ėshtė si rrjedhojė e rritjes sė importit. “KESH vazhdon negociatat nė vende tė ndryshme tė Evropės pėr tė siguruar energji nga importi pėr tė pėrballuar krizėn nė vend. Deri tani janė mbyllur 3 kontrata qė lejojnė tranzitimin e energjisė elektrike edhe nga trans-hapėsira”, ka deklaruar Beli. Gjatė ditės sė shtunė, KESH ka importuar 7.5 milionė kwh energji nė ditė, ndėrkohė qė ditėn e sotme do tė importohen 9.5 milionė kwh.

    Importi
    Beli sqaron se njė pjesė e sasisė prej 9.5 milion kwh tė energjisė elektrike ėshtė siguruar me prokurim tė drejtpėrdrejtė, ndėrsa pjesa tjetėr nė bazė tė shkėmbimeve, ēka do tė thotė se ēmimi deri nė kėto momente ėshtė mbi 60 euro pėr 1 kwh. Kreu i KESH-it vuri nė dukje se sigurimi i energjisė elektrike me prokurim tė drejtpėrdrejtė ėshtė njė emergjencė e momentit.
    “Sasia e energjisė qė KESH ka siguruar nga importi gjatė kėtyre dy ditėve do tė reduktojė ndjeshėm oraret e kufizimeve. Kėshtu nė rang vendi do tė hiqen kufizimet gjatė natės”, thuhet nė njė deklaratė zyrtare tė Korporatės.

    Kontratat
    KESH-i ka arritur tė sigurojė importin e energjisė elektrike nga tre kompani nga Kroacia, Austria dhe Italia. Aktualisht po vazhdon tė importohet njė sasi prej 2.8 milion kWh, e siguruar nga shoqėria EFT me prokurim tė drejtpėrdrejtė, si dhe kontratėn e shkėmbimit tė energjisė lidhur disa ditė mė parė. Sasia tjetėr e energjisė qė pritet tė lėvrohet nga importi ėshtė me kompanitė Elektra, Energy Holding dhe GSA. Ndėrkohė, do tė merret edhe sasia e kontratuar me “Istrabenz Gorenje” dhe “PPC” pėr shkėmbim tė energjisė elektrike, si dhe kthimi i energjisė sė depozituar nė Kosovė.



    fierza

    Niveli i liqenit

    259 metra mbi nivelin e detit
    Niveli mė datė 6 dhjetor 264 metra mbi nivelin e detit
    Niveli i prurjeje 40 metra kub nė ditė
    Rėnia e nivelit Mesatarisht, 35 cm nė ditė
    Rėnie e nivelit mė datė 6 dhjetor Mesatarisht 45 cm ne ditė
    Prodhimi 3 turbina, rreth 6 milionė kilovat
    Konsumi i turbinave 90 metra/sek
    Pika e vdekjes 245 metra mbi nivelin e detit



    Liqeni bie ēdo ditė me 35 centimetra. Ja situata hidrike
    Depozitat e Fierzės prodhojnė drita deri nė fund tė janarit

    Liqeni i Fierzės ka depozita edhe pėr muajin janar. Menjėherė pas fillimit tė importit tė energjisė, KESH ka ulur ndjeshėm prodhimin vendas. Si pasojė rėnia e nivelit tė liqenit tė Fierzės ėshtė 35 centimetra nė ditė, nga 44 centimetra qė ky nivel ulej gjatė javės sė kaluar. Liqeni i Fierzės pėson rėnie nga dita nė ditė, duke u gjendur vetėm 15 metra larg pikės sė vdekjes. Ekspertėt thonė se shkaqet qė ndikojnė nė rėnien e nivelit janė thatėsira e tejzgjatur dhe rritja e konsumit tė energjisė. Nė kėtė situatė, specialistėt e energjetikės rekomandojnė qė KESH tė bėjė tė pamundurėn pėr tė importuar energji, pasi nė tė kundėrt, shumė shpejt Fierza do tė dalė jashtė funksionimit. Sipas tė dhėnave, liqeni ka arritur nė kuotėn e 259 metra, ndėrsa pika e vdekjes ėshtė 245 metra mbi nivelin e detit. Ndėrsa prurjet nė Fierzė janė rreth 40 m3/sekondė. Liqeni i Fierzės shėrben si rregullator pėr Komanin dhe Vaun e Dejės. Mbyllja e liqenit tė Fierzės do tė nxirrte pa punė menjėherė edhe turbinat e Komanit dhe tė Vaut tė Dejės. Nė rast se liqeni i Fierzės arin pikėn e fundit, atėherė edhe uji pėr liqenet e tjerė nuk do tė jetė i mjaftueshėm. Teknikisht, sa mė i ulėt tė jetė niveli i liqenit, aq mė pak energji prodhohet. Kjo, sepse forca e ujit qė godet turbinat zvogėlohet me uljen e lartėsisė sė tij. Kjo do tė thotė qė prodhimi i energjisė, nė rast se nuk do tė ketė reshje, do tė vazhdojė tė ulet vazhdimisht.

    9.2 milionė
    kwh energji ka arritur importi i energjisė nė vend gjatė ditės sė sotme. Rritja e ndjeshme e importit ka sjellė njė reduktim tė kufizimeve nė orėt e mbrėmjes
    6 milionė
    kwh nė ditė ėshtė mesatarisht prodhimi vendas i energjisė elektrike. Gjatė kėsaj jave prodhimi ka pėsuar reduktim tė ndjeshėm
    18 milionė
    kwh nė ditė ėshtė konsumi i energjisė elektrike gjatė kėsaj periudhe. Konsumi ėshtė rreth 3 milionė kwh mė i lartė se e njėjta periudhė e vitit tė kaluar
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #15
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    edvinua ka ven "peme" vitiriu ne tirane ku ne to ka instaluar me mijra drita ndezur nat e dite..
    mesazhi..
    edviniste .. ku do qe jeni mbani dritat ndezur nat e dite qe tja perdhunojme energjine elektrike vendit qe ta bejme saliun per te fol me vete..

    ..
    amon mer se ti tbo me qesh ene pa e pat nplan hahahahahah

    imagjino i her ti ny pa pem ene zbukurime si gjo e vdekme
    robi i do tgjitha ene poplli ka nevoj per stimul moral
    no glove no love

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne tiran djeg pa meshire energjin elektrike edvini.. ne shengjin djeg karburantet.. prite tani ku tjeter do vej dore kanibali..
    ai nuk ndalet para asgjeje..
    ku e ka gjet dhe ate vampirin ..shalsin aq te ndyre..
    i afte eshte .. edvinua.. si enveri di ti zgedhe pisat..
    duket qe e ka studiuar imtesisht..

  7. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    O zot kur degjoj kshu me iken gjaku ke kembet...


    1- GJENDJE E VESHTIR SHENDETSORE!

    2-RREZIKOHENI TE KENI TROMBOZ!

    3- PERDORNI CORAPE VENASHE!

  8. #18
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga AAAA
    O zot kur degjoj kshu me iken gjaku ke kembet...


    1- E VESHTIR!

    2- TROMBOZ!

    3- CORAPE VENASHE!
    ... shqip ju lutem.

  9. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Hum-ding-er

    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    ... shqip ju lutem.


    1-NUK ESHTE FAJ I ANTARVE TE FORUMIT,SE NUK DINI TE LEXONI!



    2-NJERZIR E ZGJUAR SI JU LEXOJN,NJE FALE DHE NENKUPTOJN DY!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Përhapet dhuna në dhjetra qytete të Francës
    Nga Lunesta nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 09:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •