Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    44

    Marrezia E Rradhes E Thaqit

    Thaçi akuzon “parapolitikën” se drejton qeverinë dhe përdor maskat nëpër rrugë

    Shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker dhe lideri i Partisë Demokratike Hashim Thaçi diskutuan sot rreth zhvillimeve në procesin e përcaktimit të statusit final dhe gjendjes aktuale të sigurisë në Kosovë. Thaçi shprehi shqetësimin për tendencat për destabilizim të gjendjes. “Parapolitika që dirigjon qeverinë e Kosovës ka vënë në funksion edhe maskat që i organizon dhe i vendos nëpër rrugë të Kosovës për të kërcënuar procesin dhe për të dërguar imazh të keq për Kosovën”, tha Thaçi.

    RTK 08/12/2006

    __________________________________________________ ____

    Thaqi vazhdon te shpalose padurimin ne situaten kur Kosova eshte ne momentin me kritik ne historine e saj.
    Akuza te tilla Thaqin e çojne para pergjegjesise se veqante.Nuk e di se a eshte i vetedijshem per ate çka thote.Kjo nuk perfundone me kaq...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Ai me shume te tjere kane vetem nje hall. Si t'i arsyetojne deshtimet e tyre politike per çeshtjen e Kosoves! Tash po kane shume frike nga populli qe nuk do te arrijne ta mashtrojne pergjithmone.
    Tash eshte fushate arsyetimesh...!
    shqiponja

  3. #3

    Rishfaqen armët dhe maskat në Kosovë, Thaçi akuzon qeverinë

    Zyrtarët thirrje për qetësi pas incidenteve me dhunë në Kosoven perendimore
    Besim Abazi
    08-12-2006


    Zyrtarë të lartë ndërkombëtarë dhe vendas në Kosovë kanë bërë thirrje sot kundër çdo forme të dhunës në Kosovë e cila sipas tyre do të dëmtonte aspiratat e qytetarëve të saj. Komentet e tyre pasuan njoftimet për shkëmbim zjarri ndërmjet policisë dhe një grupi të personave të armatosur në Kosovën perëndimore.

    Sipas policisë, persona të armatosur dhe të maskuar janë shfaqur në fshatin Gërqinë të komunës së Gjakovës, duke vendosur një postbllok ku janë ndaluar dhe kontrolluar kalimtarët e rastit. Zyrtarë të policisë pohojnë se janë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri por pa pasoja në njerëz ndërmjet shërbimit policor dhe këtyre peronave të cilët janë larguar në drejtim të panjohur.

    Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara Joachim Ruecker tha se nuk ka informacion të saktë se cilat janë ato grupe të armatosura e të paraqitura nëpër rrugët e Kosovës, apo kush qëndron prapa tyre. Por ai tha se këto njoftime po merren shumë seriozisht nga organet e rendit… “Mendoj se policia si ajo vendase ashtu edhe ajo e UNMIK-ut, bashkë me KFOR-i do të jenë syçelë dhe do të veprojnë konform vendosjes së rendit dhe se unë kam besim të plotë në to", tha zoti Ruecker i cili ka debatuar sot këtë çështje edhe me kryeministrin e Kosovës Agim Çeku dhe kryetarin Partisë Demokratike Hashim Thaçi. Ky i fundit e ka akuzuar sot Qeverinë e Kosovës se ka lidhje me grupet e armatosura të paraqitura me maska nëpër pjesë të caktuara të Kosovës. “Shpreha shqetësimin për situatën aktuale, të tendencave për destabilitetet dhe prishje të imazhit të pavarësisë që po ndodh këto ditë, që para-politika që dirigjon qeverinë e Kosovës, ka vunë në funksion edhe maskat, të cilat i organizon dhe i vë në rrugë të Kosovës, për të kërcënuar procesin por edhe për t;i dërguar një imazh të keq të Kosovës para botës ndërkombëtare”, tha zoti Thaçi. Por, me një pohim të tillë nuk është pajtuar kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, i cili tha se Kosova po ndërton një shtet ligjor dhe po strukturat e veta që do të garantojnë sigurinë e plotë në Kosovë. “Nuk e di se ka ndonjë qeveri tjetër në Kosovë. Kjo qeveri që unë drejtoj është legjitime dhe ajo nuk qëndron prapa grupeve joformale apo konkretisht atyre që dalin me maska. Kjo qeveri, për të cilën unë jap llogari, nuk qëndron pas tyre”, tha kryeministri Çeku.


    Asnjëri nga zyrtarët nuk ka dashur të ndërlidhë paraqitjen e personave të armatosur me shtyrjen e propozimit të krye negociatorit Martti Ahtisari për statusin e Kosovës. Ata thanë se qytetarët e Kosovës, përkundër pakënaqësive, janë sjellë me dinjitet. Shtyrja e procesit të zgjidhjes së statusit, megjithatë ka nxitur shqetësime për shtimin e pakënaqësive në Kosovë. Edhe vetë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan në raportin e tij të fundit për Kosovën që do të debatohet më 13 dhjetor në Këshillin e Sigurimit ka tërhequr vërejtjen se ekstremistët e të gjitha palëve mund të përfitojnë nga pakënaqësitë e përgjithshme.

    VOA

  4. #4
    PRISHTINË
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi akuzoi sot Qeverinë e Kosovës se ka lidhje me grupet e armatosura të paraqitura me maska nëpër pjesë të caktuara të Kosovës. Thaçi i bëri këto komente pas një takimi që pati me shefin e UNMIK-ut Joachim Ruecker. "Parapolitika që dirigjon Qeverinë ka vënë në funksion edhe maskat të cilat i organizon dhe i vë në rrugët e Kosovës për ta kërcënuar procesin, por edhe për të dërguar imazh të keq të Kosovës para botës", tha kreu i PDK-së.
    Duke reaguar ndaj deklaratave të Thaçit, kryeministri Agim Çeku hodhi poshtë pohimet se Qeveria e tij ka lidhje apo qëndron prapa "njerëzve me maska", që në disa raste kanë kërcënuar rendin dhe qetësinë në rrugët e Kosovës.
    Në anën tjetër, shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker tha se nuk ka informacion valid se cilat janë ato grupe të armatosura, të paraqitura në rrugët e Kosovës. Por ai tha se beson që organet e rendit do t'u japin një kundërpërgjigje adekuate.

    Radio Europa e Lire

  5. #5
    Opozita ka akuzuar rëndë qeverinë në Kosovë, e cila sipas saj, ka vendosur nëpër rrugë persona të armatosur me maska, të cilët po kërcënojnë procesin nëpër të cilin po kalon Kosova

    Kryetari i PDK-së në opozitë Hashim Thaqi, tha sot se formacionet parapolitike që dirigjojnë qeverinë e Kosovës, kanë vendosur persona të armatosur me maska
    nëpër rrugët e Kosovës, me qëllim që të dëmtojnë imazhin pozitiv të Kosovës. Për këtë çështje Hashim Thaqi, zhvilloi një takim me shefin e UNMIK-ut, Joakim Rycker, i cili kërkoi nga qytetarët që të distancohen nga çfarëdo lloj veprimi ilegal që kërcënon sigurinë e qytetarëve.

    Këtë akuzë të shefit të opozitës kryeminstri i Kosovës, Agim Çeku, e quan të pa bazë. Ai shprehet se në Kosovë po ndërtohet një infrastukturë legjitime e sigurisë që do të mbrojë qytetarët, ndërsa paraqitjen e grupeve të armatosura ai e quan të dëmshme për proceset në Kosovë.


    Zyrtarë të policisë ndërkaq konfirmojnë se në në disa rrugë të Kosovës, janë paraqitur persona të armatosur me maska mirëpo, akoma nuk e dijnë se kush
    janë ata.

    Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker thotë se: "Unë mund të konfirmoj, se policia i ka marrë seriozisht këto raste dhe ajo jo vetëm që po heton, por po përpiqet që këta persona t'i kapë dhe t'i çojë para organeve të drejtësisë."

    Dy ditë më parë në fashtin Gërqinë të komunës së Gjakovës, 10 persona të armatosur dhe me maska në fytyrë, kanë ngritur në një rrugë lokale një postbllok duke legjitimuar kalimtarët. SHPK-së, më të marë njoftimin nga qytetarët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe sipas njoftimit të policisë, personat me maska menjëherë janë larguar nga rruga. Policia thotë se, ka pasur një shkëmbim zjarri ndërmjet personave të armatosur dhe policisë, pa pasoja në njerëz.

    Qytetarët të cilët janë legjitimuar nga personat e panjohur të armatosur, thonë se këta persona me maska bartnin uniforma me emblemën "Ushtria Kombëtare Shqiptare". Mirëpo, një organizatë që vetën e quan Fronti për bashkimin kombëtar shqiptar, nëpërmjet një faqeje interneti ka thënë se, personat me maska të paraqitur në fshatin Gërqinë të Gjakovës janë të papërgjegjshëm dhe me ose pa vetëdije, janë në shërbim të segmenteve antishqiptare. Sidoqoftë, autoritet ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë saj, janë shprehur se çdo veprim i dhunshëm dhe jashtligjor çfarëdo qoftë ai që rrezikon sigurinë, do të jetë kundërproduktiv në këtë fazë të pritjes së zgjidhjes së statusit të Kosovës.

    Bekim Shehu
    DW

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    44
    Nuk pritet gje e mençur nga ky sharlatan,por kjo i ka kalu kufinjet dhe le te mendohet mire se kjo nuk perfundone me kaq...

  7. #7
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    PRISHTINË
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi akuzoi sot Qeverinë e Kosovës se ka lidhje me grupet e armatosura të paraqitura me maska nëpër pjesë të caktuara të Kosovës.



    Maskat dëmtojnë imazhin e Kosovës thotë kryeministri Ceku

    Ditët e fundit nëpër rrugët e Kosovës kanë dalë njerëz me maska që bllokojnë rrugën e kontrollojnë çdo person që kalon andej. Dje një grup i tillë u ndesh me policinë në Rrafshin e Dukagjinit. Sot, kryeministri i Kosovës Agim Ceku deklaroi se këto grupe nuk kanë të bëjnë me qeverinë, u kërkoi qytetarëve të distancohen prej tyre dhe theksoi se veprime të tilla dëmtojnë imazhin e Kosovës.


    RV

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    INTERVISTA E ZEDHENESIT POLITIK TE F.B.K.SH.,DHENE GAZETES " L A J M " TE PRISHTINES.

    Intervistoi :
    NEXHMIJE AHMETI, gazetare e gazetes "LAJM" te Prishtines.


    LAJM :
    1. Këto grupe a kanë lidhje me Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar, nën ombrellën e së cilës sipas jush është AKSH-ja e vërtetë?

    Pergjigja:
    Grupi prej 10 vetash, me maska dhe uniforma e emblema te falsifikuara te AKSH-se,i cili pardje (6 dhjetor 2006) u paraqit ne nje fshat te Gjakoves, sipas informacioneve qe sapo me erdhen nga strukturat inteligjente te Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar(FBKSH), asgje nuk ka te beje me krahun e armatosur te FBKSH-se, me Armaten Kombetare Shqiptare (AKSH), por eshte nje grup, te cilin tani me strukturat tona e kane identifikuar dhe shume shpejt do t'a izolojne dhe udheheqesin e tyre do t'a vejne perpara organeve ndeshkuese te FBKSH-se. Dje ky grup eshte shperndare ne dy grupe te vogla,dhe sot njeri grup, prej 5 vetash, ka kaluar ne rajonin e Drenices dhe tjetri grup, po prej 5 vetash, ne rajonin e Llapit. Eshte po ai grup i cili here pas here, qofte permes internetit dhe qofte edhe permes postes, ka kercenuar intelektuale te ndryshem, nder te cilat kercenime eshte edhe kercenimi qe i kane bere edhe Kryetarit te Komunes se Prishtines, Zotit Ismet Beqiri dhe shume intelektualeve e atdhetareve te tjere te devotshem. Ky grup, apo me mire me thene, drejtuesi i tyre, para se te shfaqej ne rrethin e Gjakoves, ka kercenuar (permes e-mailit) nje administrator te nje web-faqeje shume prestigjioze shqiptare. Por, neve nuk na i merrte mendja se do te shkonin kaq larg, te futeshin ne nje rruge pa krye dhe te viheshin ne sherbim te
    segmenteve te caktuara antishqiptare.

    LAJM :
    2. Nëse po, cili është qëllimi i tyre që veprojnë në Kosovë dhe kundër kujt është AKSH-ja?

    Pergjigja:
    Eshte qendrim i te gjtha strukturave drejtuese te Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar,te cilin me dhjetera here une e kam bere publik, se Armata Kombetare Shqiptare (AKSH) as nuk ka vepruar dhe as nuk vepron aty ku jane uniformat e ushtrive simotra te AKSH-se. Pra, AKSH nuk vepron ne Republiken e Shqiperise, sepse ketu vepron Ushtria e Republikes se Shqiperise, dhe as ne Kosoven Protektorat, sepse vepron uniforma e Trupave Mbrojtese te Kosoves. Ketu, ne Republiken e Shqiperise dhe ne Kosoven Protektorat ka vepruar dhe vepron vetem struktura politike mbarekombetare,Fronti per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH).

    LAJM :
    3. E nëse nuk janë ushtarë të AKSH-së(supozojmë që janë hajna) pse atëherë ata nuk kanë plaçkitur askënd por vetëm i kanë legjitimuar kalimtarët e rastit?

    Pergjigja:
    Kam bindjen e patundur se ne mesin e tyre nuk ka vetem hajna, por ka edhe djem te ndershem, te pakenaqur nga gjendja ekzistuese, te cilet jane te manipuluar nga derjtuesi i tyre, emrin dhe mbiemrin e te cilit e dijme, por nuk do ta bejme publik, perderisa ta vejme para pergjegjesise,qe para organeve ndeshkuese te FBKSH-se te sqaroje se ne sherbim te kujte eshte, sepse sipas hetimeve paraprake na del se ky person shpesh eshte pare me lidere politike ne Kosove, te cilet si gjithmone edhe tanikane vepruar sipas devizes se tyre "Hidh gurin dhe fshih doren", me qellimin e vetem te tyre te kahmotshem, qe AKSH-ne ta bejne lavatriqe per tua lare pelenat e zhytura, gje te ciles nuk do t'ia arrijne kurre, sepse AKSH tanime drejtohet nga Fronti per Bashkim Kombetar Shqiptar, qe eshte nje formacion politik mbarekombetar dhe tani po behet edhe formacion mbarepopullor, sepse keshillat e FBKSH-se po krijohen neper te gjitha lagjet e qyeteve dhe fshatrat e trojeve etnike te Shqiperise Natyrale.

    LAJM :
    4. Z. Adili a ka formacione të AKSH-së në Kosovë?

    Pergjigja:
    Me siper iu pergjigja kesaj pyetje. Pra, Armata Kombetare Shqiptare (AKSH) nuk ka pasur dhe as nuk ka formacione luftarake ne Kosoven Protektorat. Pikerisht nga ky qendrim i FBKSH-se, i cili u rikonfirmua edhe ne Kuvendin e Dyte Kombetar te FBKSH-se, te mbajtur ne Prizrenin Historkik (me 16 shtator 2005),jo vetem une por e gjithe anetaresia e gjere e FBKSH-se jemi te qarte politikisht, se ky grup i shfaqur keto dite nuk eshte asgje tjeter pos nje bande hajnash, qe nuk i njeh jo vetem lagja dhe fshati i tyre, por nuk i njofin as familjet e tyre.
    Keta bandite, jo vetem nuk kane ideal, por nuk kane as moral shqiptar.Ideali dhe morali i tyre ka qene dhe ngelet plackitja me maska (gjate viteve 2003-2004) ne emer te AKSH-se, dhe tani se fundi edhe dalja e tyre neper fshatrat shqiptare, fillimisht (pardje) te rrafshit te Dukagjinit dhe sot ne rajonin e Drenices dhe te Llapit. Pse keta "trima" nuk po shkojne ne Veri te Kosoves, aty ku prej kohesh vepron e ashtuquejtura "Ushtria Serbe per Clirimin e Kosoves" (Serbisht: Srbska Oslobodilacka Vojska Kosova- S.O.V.K.) ?! Para disa javesh ne e kemi zbuluar t'ashtuquejturen S.O.V.K., dhe ne nje Konference per shtup te organizuar me 26 tetor 2006, ketu ne Tirane, une i kam prezantuar fotografite e drejtuesve te ketij S.O.V.K.-u;si dhe me vone, strukturat inteligjente te FBKSH-se arrijtem qe te fusim ne dore edhe gjithe organiken (strukturen) e S.O.V.K.-ut, te dhena keta qe mund t'i gjeni

    Me pershendetje atdhetare shqiptare !

    ZEDHENESI POLITIK I FRONTIT PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR,
    MR. GAFURR ADILI
    Tirane, 08 dhjetor 2006.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 09-12-2006 më 18:54
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga NoName
    Maskat dëmtojnë imazhin e Kosovës thotë kryeministri Ceku



    A paksa Kosova imazh a????
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kur Hashim Thaçi e paralajmeronte ket ju e akuzoishi Thaçin!!!!!!
    ----------------------------------------------------------------------------



    [img]Gjendet një sasi e madhe e armëve dhe municionit në Drenicë
    http://www.kosovapress.com/ks/repository/images/armetegjetura(201206)_thmb.jpg[/img]
    Prishtinë, 20 dhjetor 2006 (Kosovapress) Koha 20:10
    Gjendet një sasi e madhe e armëve dhe municionit në Drenicë

    Naim Bazaj, kryetar i AAK-së në Drenas dhe Mursel Bilalli, janë arrestuar gjatë një bastisje në fshatin Shtuticë të Drenasit nga njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve, e cila është mbështetur nga Njësia Operative Mbështetëse-Rajonale, Njësia Rajonale e Krim Teknikës Stacioni Policor Drenas si dhe nga KFOR-i. “Naim Bazaj dhe Mursel Bilalli janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot është arrestuar edhe personi i tretë Skënderbe Hebibi. Në këtë rast është i involvuar një kombi, por nuk është veturë zyrtare”, konfirmoi Elshani për Kosovapress.
    ------------------------------------------------------------------

    Arrestohen dy zyrtarë të lartë të AAK-së për veprimtari kriminale

    Tre persona, dy prej të cilëve zyrtarë të lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë arrestuar nga Shërbimi Policor, si të dyshimtë për veprimtari kriminale, në fshatin Shtuticë të Drenasit.
    Skënderbe Hebibi, anëtar i kryesisë së AAK-së dhe Naim Bazaj, kryetar i degës së Drenasit, që të dy edhe këshilltarë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Mursel Bilallaj, janë arrestuar nga policia, e cila gjatë operacionit ka gjetur një sasi të konsiderueshme armatimi dhe municioni.
    RTK 21/12/2006 09:29:05

    ------------------------------------------------------------------

    Qeveria e Kosovës shprehet e indinjuar me përfshirjen në aktivitete të jashtëligjshme të një zyrtari qeverita

    Kryeministri dhe kabineti i ministrave e dënojnë ashpër çdo veprim të jashtëligjshëm të kujtdo qoftë, ndërsa shprehin bindjen se në Qeverinë e Kosovës nuk ka vend për individë të tillë.
    “Drejtësia nuk është selektive dhe askush nuk është mbi ligjin. Kushdo duhet dhe do të japë përgjegjësi për veprimet e veta”, është qëndrimi unik i Këshillit të Ministrave. Reagimi i vjen pas arrestimit te e zyrtarëve të lartë të AAK-së, Skënderbe Hebibi, anëtar i kryesisë së AAK-së dhe Naim Bazaj, kryetar i degës së Drenasit, që të dy edhe këshilltarë në MPMS, dhe Mursel Bilallaj, janë arrestuar nga policia, e cila gjatë operacionit ka gjetur një sasi të konsiderueshme armatimi dhe municioni.

    Duke u distancuar nga ky akt i izoluar, Qeveria e Kosovës rikonfirmon vullnetin e saj për të punuar në drejtim të sundimit të ligjit, krijimit të shtetit ligjor dhe një qeverisjeje të drejtë dhe të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Qeveria e Kosovës përgëzon organet e rendit për operacionin e suksesshëm të sekuestrimit të armatimit ilegal. Ajo i inkurajon zbatuesit e ligjit të vazhdojnë të kryejnë me përkushtim punën e tyre, thuhet në një kumtesë për media të lëshuar nga Zyra për informim publik pranë qeverisë.

    Postuar më: sb blue sky & radio kosova staff me Dec 21, 06 | 9:03 am

    ----------------------------------------------------------------


    AAK përgëzon veprimin e shpejtë të SHPK-së në identifikim e aktivitet të jashtëligjshëm

    logo Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është befasuar me ngjarjen e së mërkurës, ku dy persona, anëtarë të partisë, janë përfshirë në aktivitet të jashtëligjshëm të armëmbajtjes pa leje. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përgëzon veprimin e shpejtë të Shërbimit Policor të Kosovës në identifikim e akterëve dhe trajtimin e tyre prej organeve të rendit dhe të drejtësisë.
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si gjithnjë deri më tani, qëndron në anën e ligjit dhe kërkon ruajtjen e rendit dhe të qetësisë, duke marrë masa ndaj të gjithë atyre që në çfarëdo forme janë të implikuar në kundërshtim me ligjin, thuhet në një kumtesë për media të lëshuar nga Kryesia e AAK-së.
    Nga: sb blue sky & radio kosova staff më Dec 21, 06 | 10:08 am
    ------------------------------------------------------------

    AAK kërkon ruajtjen e rendit dhe të qetësisë Aktuale

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se është befasuar me ngjarjen, ku dy anëtarë të partisë, janë përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme të armëmbajtjes pa leje. Përmes një komunikate, Aleanca përgëzon veprimin e shpejtë të Shërbimit Policor të Kosovës në identifikimin e autorëve dhe trajtimin e tyre nga organet e rendit dhe drejtësisë.

    AAK-ja, si gjithnjë deri më tani, qëndron në anën e ligjit dhe kërkon ruajtjen e rendit dhe të qetësisë, duke marrë masa ndaj të gjithë atyre që, në çfarëdo forme, janë të implikuar në kundërshtim me ligjin, thuhet në komunikatën e AAK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe hafije po beheni ju pdk-ja..
    i spiunuat shoket.. e aak-se..
    sic duket ramushi spo ju bindet juve..

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari per ti hek armet nga kontrabandistet e kriminelet koka keq sipas teje a!!!!!!!!!!!!!!
    Per paralajmrimin qe z. Thaçi e ka ba me pare po e citoi: “Parapolitika që dirigjon qeverinë e Kosovës ka vënë në funksion edhe maskat që i organizon dhe i vendos nëpër rrugë të Kosovës për të kërcënuar procesin dhe për të dërguar imazh të keq për Kosovën”, tha Thaçi.

    edhe kjo koka hafi sipas teje a!!!!!!!!!!
    ja burr nuk ka njeri qe te bjen ne fije ty

    po lidhe dikun pelen o brari se nuk shkon tan jeten jo keshtu jo ashtu jo i thash jo me tha jo i mire jo i keq
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Publikohen informacionet shtesë rreth armatimit të gjetur në Shtuticë

    Shërbimi Policor i Kosovës ka publikuar informacionet shtesë rreth armatimit të gjetur në Shtuticë. “Gjatë kësaj bastisje janë gjetur një sasi e konsiderueshme e armatimit si: 116 copa granata artilerie si dhe granata antitank me dhe pa fragmente të kal 75 mm;dy armë automatike (mitrolez)të kalibrit 7.62 PKT; një top pa dridhje të kalibrit 75 mm; 2 granata dore së bashku me mbajtëse të armatimit (gjoksore); një sasi e uniformave ushtarake; disa maska kundër helmit; mbi 2500 fishekë të kalibrave të ndryshëm etj.”, Bëhet e ditur në njoftim.

    “Ky armatim është gjetur në shtëpi dhe objekte përcjellëse, ndërsa dy furgona (kombi) janë konfiskuar si prova materiale. Me urdhër të prokurorit këta tre persona mbahen në paraburgim. I tërë operacioni ka përfunduar sot rreth orës 02:00, ndërsa hetimet në lidhje me këtë rast janë duke u zhvilluar edhe më tutje” thuhet në njoftimin i cili përmban edhe informacionin se njoftimi për rastin ishte bërë për “kontrabandim me armë”.

    RTK 21/12/2006 14:31:54

    -------------------------------------------------------------------


    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Kryetari Thaçi: Statusi politik i Kosovës nuk zgjidhet drejt duke e toleruar të keqen, por duke e luftuar atë

    21.12.2006
    Me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e artikuloi shefi i këtij grupi z.Jakup Krasniqi, është vendosur që në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës të diskutohet për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Kjo kërkesë është aktualizuar pas arrestimit për vepra kriminale të dy zyrtarëve të lartë të partisë që udhëheq qeverinë e Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët njëkohësisht janë edhe zyrtarë të qeverisë së Kosovës.
    “Statusi politik i Kosovës zgjidhet drejt, zgjidhet në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me zotimin e politikës kosovare, jo duke e toleruar të keqen, por duke e luftuar atë. Prandaj, dihet adresa politike e të keqes në Kosovë”
    - tha mes tjerash kryetari i PDK-së z.Hashim Thaçi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.



    Në fjalën e tij, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z.Hashim Thaçi ka ritheksuar se “tri janë çështjet kryesore që i hapin rrugë suksesit për statusin politik të Kosovës: stabiliteti, uniteti ynë i qëndrueshëm politik dhe gjithëqytetar dhe partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare. Nëse i implemetojmë me sukses këto çështje në këta muaj, do të kemi sukses edhe në zgjidhjen e statusit. Nëse dështojmë në këto prioritete, do të dështojmë apo do të kemi një status të padëshiruar. Por, unë jam i bindur që do të kemi sukses”.

    “Statusi politik i Kosovës zgjidhet drejt, zgjidhet në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me zotimin e politikës kosovare, jo duke e toleruar të keqen, por duke e luftuar atë. Prandaj, dihet adresa politike e të keqes në Kosovë. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: kërkohet një seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar në Kuvendin e Kosovës për çëshjtjen e sigurisë së përgjithshme në vend, ku do të jenë edhe autoritetet tjera qeverisëse. Asgjë nuk është e izoluar në zhvillimet rreth gjendjes së sigurisë në vend” – theksoi lideri i PDK-së z.Thaçi.

    Në diskutim morën pjesë edhe anëtari i kryesisë së Kuvendit nga radhët e PDK-së z.Xhavit Haliti, nënkryetari i PDK-së z.Hajredin Kuçi, si dhe deputetë tjerë nga opozita demokratike e Kosovës, me diskutimet e të cilëve kërkohej argumentueshëm dhënia e përgjegjësisë politike të qeverisë së Kosovës rreth implikimit të zyrtarëve të saj në vepra kriminale, veprime këto që po dokumentohen edhe me arrestimet e fundit të zyrtarëve të lartë të AAK-së, e cila po vazhdon ta keqqeveris Kosovën, në këto momente vendimtare për fatin e vendit dhe qytetarëve tanë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Prishtinë, 21 dhjetor 2006 (Kosovapress) Koha 15:48

    “Askush nuk mund të thotë më se qeveria dhe ministritë nuk janë të përfshirë në maska, krim të organizuar dhe bën bartjen e armëve nëpër Kosovë”, tha Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Jakup Krasniqi, duke pyetur se kundër kujt mbahen ato armë. Ministri Selmanaj tha se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje dhe nuk mban përgjegjësi për arrestimet e të dyshuarve për përfshirje në veprimtari kriminale. “Pse të jem përgjegjës, derisa ngjarja është zhvilluar jashtë institucionit dhe jashtë orarit të punës? Ku dimë ne se çka ka ndodhur, derisa kemi qenë duke punuar tërë ditën dhe s’kemi pasur kurrfarë informacionesh”, ka thenë Selmanaj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Thumbs down Hashimi

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS
    PRISHTINË
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi akuzoi sot Qeverinë e Kosovës se ka lidhje me grupet e armatosura të paraqitura me maska nëpër pjesë të caktuara të Kosovës. Thaçi i bëri këto komente pas një takimi që pati me shefin e UNMIK-ut Joachim Ruecker. "Parapolitika që dirigjon Qeverinë ka vënë në funksion edhe maskat të cilat i organizon dhe i vë në rrugët e Kosovës për ta kërcënuar procesin, por edhe për të dërguar imazh të keq të Kosovës para botës", tha kreu i PDK-së.
    Duke reaguar ndaj deklaratave të Thaçit, kryeministri Agim Çeku hodhi poshtë pohimet se Qeveria e tij ka lidhje apo qëndron prapa "njerëzve me maska", që në disa raste kanë kërcënuar rendin dhe qetësinë në rrugët e Kosovës.
    Në anën tjetër, shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker tha se nuk ka informacion valid se cilat janë ato grupe të armatosura, të paraqitura në rrugët e Kosovës. Por ai tha se beson që organet e rendit do t'u japin një kundërpërgjigje adekuate.

    Radio Europa e Lire

    Spiuni mbetet spiun ,ska aty çka tjetër .
    Hashimi është mashkull që është ritur nën ritin e spiunimit familjar ( ky ishte ai ishte , ky tha ai tha , ky shkoi ai erdhi e tjera e tjera ) , se është djalë i polarit ( rojës së fushave të Brojës ) .
    Hashimi,sikur të ishte gjallë dulla , do ishte fatosi dhe pioneri më i devotshëm i tij dhe në fund dihet që dua do e dekapitonte siç dekapitoi sa e sa të devotshëm të tij ,të tjerë .

    Në Kosovë përdoret një fjalë domethënëse :- '' Çka piqet nuk koriqet '' ,e poashtu edhe thënia kineze '' Çka pjell maca , han minj ''zen ven të posaçëm për këtë veprimtari spiunllëku të pdk-istëve të kosovës e gjegjësisht Hashimit ( përndryshe këlyshët e këlyshit të dullës , me rrënjë të politikës nga Kreta greke ) .

    Hashimi dhe skota e tij është produkt i LPK-istëve ,që është pjellë e si prindërve të sigurimit të dullës dhe udb-ësë së dollancit të ish jugosllavisë .
    Spiunimin këta e kanë në gjenet e tyre të infuzuar nga këta shërbime famëkeqe për shqiptarët .
    Këta krijesa janë në gjendje që të bëjnë gjithçka ( shesin dhe tradhëtojnë edhe familjen ,vetëm e vetëm për përfitim personal ) .

    Hashimi , është ai që spiunoi Akd. Dacin dikur tek ndërkombëtarët për '' Muralet '' e Kuvendit të Kosovës , po ai Hashim është ai që spiunon sot drenicasit e vet tek ndërkombëtarët ,vetëm përse janë të një krahu tjetër politik e jo të tij ( ashtu siç spiunoi edhe Adem Jasharin dikur tek sërbët dhe sot mundohet të përfiton poltikisht nga tragjedia e tij familjare ) .

    E gjëthë këte e bën ,për tiu lëpirë b-thën si sërbëve ( në bisedimet e Vienës ) ,si ndërkombëtarëve ,për një çikë pushtet .

    Nëse pyet populli ,siç është pyetur deri më sot , Hashimi ka për të vdekur pa me iu realizuar dëshira - kryeministër i Kosovës .


    Poshtë spiunët !

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ky lartpamesi moti e ka dit se çka po ndodh ne Ksove






    Para-politika që dirigjon Qeverinë e Kosovës, ka vënë në funksion edhe maskat, të cilat po dalin në rrugë për të kërcënuar procesin, por edhe për t’i krijuar një imazh të keq Kosovës para botës, tha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Thumbs down hashim spiuni dhe loparët gjneral të tij

    Citim Postuar më parë nga Llapi
    AAK përjashton nga partia Naim Bazajn

    Prishtinë, 21 dhjetor 2006 (Kosovapress) Koha 20:39

    AAK përjashton nga partia Naim BazajnKryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate për media të enjten, ka njoftuar se për shkak të implikimeve në aktivitete të kundërligjshme dhe në shpërputhje me qëndrimet e vazhdueshme të partisë për rend, ligj, qetësi dhe siguri në Kosovë, e ka përjashtuar nga partia Naim Bazajn, kryetar i deritashëm i Degës së AAK-së në Drenas.


    Ky , hashim lopar spiuni , deri tani ka mbetur gjallë ( sipas rrugës së dullës ) vetëm duke iu hëngër kokat shokëve të vetë më të ngushtë duke filluar prej tek gazetari Ali Ukaj , Luan Haradinaj, Fatmir Limës e tjerë e tjerë e deri tek ky i fundit gjenerali Naim Bazaj .

    Mandej o Llap , këtë ''Lajm '' të '' Kosovapreshit '' që e ke postuar në temën '' Arrestohen zyrtarë të AAK-së të zënë në flagrancë me maska dhe të armatosur '' të hapur nga rpt-ja , ishte dashur që ta postosh këtu ( edhe këtu ) , që ta kuptojnë forumistët e tjerë se , përse Ramush Haradinaj menjëherë e ka përjashtuar nga partia e vetë këtë far Gjeneral Naim Bazajn .

    Pra ,shul shqip i bjen që , ky farë gjenerali drenicak Naim Bazaj , ia paska pasur me hile Ramushit .
    Eh i ka mësuar shum mirrë dulla këlyshët e tyre për të marë Kalanë nga mrenda - startegji greke e mbetur që nga lufta e Trojës ( Kali i Drujtë ) .

    Nuk ngrihet m-uti me shkop o llapo : Analfabetin , injorantin jo gjeneral ta bësh ,por edhe gjeneral simo me e bërë do e lejon vetën që tjetër kush me e tërhek për hunde ( ky farë Naimi ka shkollë ,por sigur duket paska shkuar vetëm si turist në shkollë ) .

    Ju rroftë spiunllëku i trashëguar nga vlaznim bashkimi i shkijeve .
    Poshtë spiunët .

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Nostradamus Thaqi!!


    me daten 8 akuzon qeverin se perdor maskat neper rruge
    e me daten 21 arrestohen dy ish-veterane te luftes ne AAK se jane te `dyshuarit`e atyre qe dalin me maska neper rruge.
    Edhe,cka eshte me e keqja ata te dy jane Drenas!!

    A nuk i "kendon" Thaqi trimave t`Drenices aa?Si behet kjo pune!


    Pse nuk prek askush koken pak, e te konkludoj se kjo e tera nuk eshte asgje tjeter perpos perpeqi i Thaqit &Jakupit&Sorres dhe atyre
    qe deshirojne me `vet-vendos`se kush do haj mishin e pjekur e kush do e haje ashtu me gjake,te papjekur!

    Pse nuk ngriten ne kembe keta veteranet e luftes kunder kesaj akuze te padrejte e te rrejshme
    ashtu siq bene per veteranet e tjere,per Limen,per hamomin e hyren kur akuzoheshin per vrasjen e shqiptareve?

    A nuk i bie edhe kesaj here hijee rende UÇK-es aaa?

    Pse kesaj here rrahin shuplaka Thaqistat,te gezuar si femiu kur i sjell babadimri dhurata

    Te gjithe keta,qe ne keto momente kerkojne doreheqjen e kesaj qeverije
    ata,siq i quen Brari ,kanibalet/vampiar e nates ,te gjithe
    jane KUNDER PA`VRASIS SE KOSOVES.Me falni ,deshta me thane PAMVARSIS SE KOSOVES.


    PIKE
    Edhe topi nuk e luen.






    Mir fole DriniM,po kujt ,kujt me i fol?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 22-12-2006 më 06:12

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    INSTITUCIONET DËNUAN AKTIVITETET E PALIGJSHME TË GRUMBULLIMIT TË ARMATIMIT



    Zijadin Gashi, Prishtinë


    Opozita e ka akuzuar edhe sot qeverinë e Kosovës se zyrtarë të saj qëndrojnë prapa disa grupeve kriminale dhe maskave të paraqitura në pjesë të caktuara të Kosovës. Këto akuza opozita i ka shprehur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi që policia dje ka arrestuar 3 persona, tek të cilët është gjetur sasi e konsiderueshme armatimi i llojeve të ndryshme. Për njërin prej këtyre tre personave është konfirmuar se është këshilltar i Ministrit të Punës Ibrahim Selmanaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Mirëpo përkundër këtij fakti, Selmanaj tha se nuk e ndien veten fajtor dhe nuk ka ndërmend të jap dorëheqje.

    “Pse të jem përgjegjës përderisa ngjarja është zhvilluar jashtë institucionit dhe jashtë orarit të punës”, tha Selmanaj.
    Selmanaj tha se ai nuk ishte në dijeni për përfshirjen e zyrtarëve të ministrisë së tij në aktivitete të tilla, të paligjshme.
    “Çfarë dijenie, ne punojmë tërë ditën dhe nuk kam pas kurrfarë dijeni për atë që ndodhi”, pohoi ministri Selmanaj.

    Mirëpo arrestimi i këshilltarëve të ministrit Selmanaj dhe kapja e një sasie të konsiderueshme të armatimit, ka nxitur reagimin e opozitës në Kuvend.
    Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Jakup Krasniqi ka kërkuar që Kuvendi të shtrojë urgjentisht për debat situatën e sigurisë dhe t’i ftojë kryeministrin dhe ministrin e rendit që të raportojnë për gjendjen aktuale, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi tha se dihet edhe adresa prej nga po destabilizohet Kosova. Thaçi tha se veprime të tilla dëmtojnë edhe procesin e statusit të Kosovës.

    “Statusi politik i Kosovës zgjidhet drejt, zgjidhet në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me zotimin tonë të politikes, jo duke e toleruar të keqen, por duke e luftuar. Prandaj, dihet adresa politike e të keqes në Kosovë, qëndrimi ynë është shumë i qartë, kërkohet një seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar në Parlamentin e Kosovës ku do të jenë dhe autoritetet qeverisëse”, tha Thaçi.

    Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, kryeministri Agim Çeku tha se i dënonte këto veprime kriminale, por ai kërkoi që para se të shkohet me veprime të tjera, qoftë edhe ndëshkime në qeverinë e tij, duhet të priten dhe rezultatet e hetimeve nga organet përkatëse:

    “Unë, edhe si kryeministër edhe si qytetar i Kosovës, ndihem shumë i brengosur për atë që ka ndodhur dje, por ajo është kryer nga individët dhe ata janë kriminelë dhe kjo nuk është kryer nga asnjë subjekt politik dhe as nga qeveria, distancohem plotësisht nga ky akt”, theksoi Çeku.

    Kryeministri ka premtuar se do të ndërmerren masa sqaruese dhe pastaj do të mendohet për veprimet e ardhshme politike.
    Deputetët e opozitës e kanë akuzuar qeverinë duke thënë se veturat në të cilat është gjendur armatimi kanë qenë të ministrive kosovare. Por zëdhënësi i SHPK-s, Veton Elshani e ka mohuar një gjë të tillë. Ndryshe deputetët vendosën që ky rast, por edhe situata e përgjithshëm e sigurisë të shqyrtohen në një seancë të veçantë plenare, në një afat sa më të shpejtë.
    europa e lire
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  4. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •