Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e I KTHYERI
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Postime
    85

    Fillon Kreshma e Madhe

    K R E S H M Ė T

    (SA DHE CILAT JANĖ ATO)

    Ne tashmė i kemi pėrmendur kreshmėt nė pėrgjithėsi, megjithatė do tė ishte mirė t’u referohemi mė analitikisht, pasi shumė tė krishterė nuk i njohin dhe shpesh pyesin rreth tyre.
    Kreshma, siē duhet ta dimė, u themelua nga Perėndia vetė. Nė Dhiatėn e Re Krishti ynė fillimisht kreshmoi pėr dyzet ditė dhe vetėm atėherė filloi Predikimin e Tij tė Shenjtė nė tokė. Dhe gjithashtu, nga Dhjata e Vjetėr e dimė se pėrpara se tė merrte Dhjetė Urdhėrimet nga vetė Perėndia nė Malin Sinai ku qėndroi Perėndia, profeti Moisi kreshmoi pėr dyzet ditė.
    Kėshtu pėrmbledhazi dhe me prova u pėrgjigjemi atyre qė mohojnė urdhėrimin e kremimit. Dhe le tė mos harrojmė se pėr kėtė arsye – sepse nuk u bindėn dhe nuk kreshmuan – gjyshja jonė Eva dhe gjyshi ynė Adam humbėn dhe pėrfunduan jashtė Parajsės sė Bekuar.
    Sipas Etėrve tė Shenjtė tė Kishės sonė, kreshma frenon pasionet, forcon njeriun shpirtėrisht, nėnshtron dhe largon demonėt, i sjell pendim, ndriēim dhe pastėrti shpirtit, i bėn si mėndjen dhe trupin tė shėndetshėm dhe mė e rėndėsishmja, i pėlqejmė Perėndisė.
    Falė Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht, ne tė krishterėt orthodhoksė, duke bėrė luftėn e drejtė tė Besimit tė Gjallė sėbashku me gjithė virtutet e tjera dhe me kreshmėn, mund tė rifitojmė Parajsėn e humbur tė kėnaqėsive.

    Kreshmėt, siē fillojnė pothuajse qė nga fillimi i vitit janė si vijon:

    1. Nga dita e Krishtlindjeve deri mė 4 janar (perioda e dymbėdhjetė ditėve tė Krishtlindjeve) tė gjitha ushqimet janė tė lejuara, madje edhe tė mėrkurė dhe tė premte.

    2. Mė 5 janar, Vigjiljen e Epifanisė, hamė vetėm ushqime pa vaj, megjithatė nėse bie tė shtunė ose tė dielė ushqimet me vaj janė tė lejuara.

    3. Epifania e Shenjtė ėshtė ditė e liruar nga kreshma edhe nėse bie tė mėrkurė ose tė premte.

    4. Nėse Paraqitja e Shpėtimtarit tonė Jisu Krisht nė Tempull (2 shkurt), bie tė mėrkurė ose tė premte peshku ėshtė i lejuar. Nėse bie nė ndonjė ditė tjetėr tė gjitha ushqimet janė tė lejuara.

    5. Java nga e diela e publikanit dhe e fariseut, me tė cilėn fillon Triodi, deri tė dielėn e ardhėshme tė djalit plangprishės ėshtė javė e liruar nga kreshma, mund tė hamė gjithēka, madje edhe tė mėrkurė dhe tė premte dhe kjo ėshtė quajtur java e Arzivuriut.

    6. Java nga e diela e djalit plangprishės deri tė dielėn e lidhjes sė mishit ėshtė njė javė normale, si ēdonjėra gjatė gjithė vitit, qė do tė thotė, jemi tė kujdesshėm qė tė mos hamė mish, produkte tė qumėshtit, produkte tė djathit dhe peshk tė mėrkurė dhe tė premte.

    7. Tė dielėn e lidhjes sė djathit lejohemi, nėse duam, tė hamė mish. Pas kėsaj dite, kanonet e Kishės sonė tė Shenjtė na lejojnė tė hamė mish pėrsėri vetėm natėn pas Liturgjisė Hyjnore tė Ngjalljes. Megjithatė, nė javėn qė pason tė dielėn e LIDHJES SĖ MISHIT deri tė dielėn e lidhjes sė djathit ose “Djathpashkės”, siē e quajnė disa, tė gjithė produktet e qumėshtit, produktet e djathit, peshku dhe vezėt janė tė lejuara madje edhe tė mėrkurė dhe tė premte. Kėtė javė themi se kemi njė “kreshmė tė bardhė”.

    8. Dita pas tė dielės sė lidhjes sė dhjathit, e cila ėshtė e hėna e pastėr, fillon Kreshma e Madhe e Pashkės. Nė kėtė ditė kemi vetėm ushqime tė thata, si bukė, hallvė, ullinj, tahini, qepė, selino. Disa tė krishterė kanė njė zakon qė tė mos hanė asgjė nė kėtė ditė dhe tė tjerė presin deri tė mėrkurė nė mėngjes ose mbasdite pėr tė marrė misteret e shenjta nė kishėn ku zhvillohet Liturgjia e Parashenjtėruar.

    9. Gjatė Kreshmės sė Madhe nuk hamė mish, produktet e qumėshtit, produktet e djathit, vezė ose peshk. Mund tė hamė bukė me vaj, molusk, kallamar, oktapod. Megjithatė, ata qė mund tė hanė bukė pa vaj, qė do tė thotė pa vaj farash, vaj ulliri ose vaj soje tė mėrkurė dhe tė premte do tė kenė njė kreshmė mė tė lartė, e cila ėshtė e pėlqyeshme pėr Perėndinė. Zoti sigurisht qė u jep forcė dhe njė shpėrblim analog kėtyre shpirtrave. Kėtu duhet tė vemė re se, kreshmimi kėrkon dallim dhe do tė ishte mirė tė konsultoheshim me atin tonė shpirtėror pėr tė shmangur ekstremizmat dhe ekseset.

    10. Tė dielėn e tretė tė kreshmės, e cila ėshtė e diela e Faljes sė Kryqit. Pėrsėri, meqenėse ėshtė e dielė, vaji i ullirit ėshtė si nė tė gjitha tė dielat e Kreshmės sė Madhe. Megjithatė, nėse bie sėbashku me Festėn e Ungjillėzimit tė Hyjlindėses, atėherė lejohet peshk, por jo produktet e djathit. Gjithashtu, nėse dita e Ungjillėzimit ndodh tė bierė nė njė ditė tjetėr, veē tė dielės, qoftė e mėrkurė ose e premte, mund pėrsėri tė hamė peshk, por pa pasur nė tavolinė produkte tė djathit. Tė Dielėn e Dafinave nuk hamė peshk, por bukė me vaj me shikimin nė pritjen dhe pėrgatitjen pėr Javėn e Madhe. Si mbijetoi nė kohėt e vjetra dhe si arritėm sot nė pikėn qė hahet peshk, saktėsisht nuk e dimė.

    11. Nga nata pas Liturgjisė Hyjnore tė Ngjalljes deri tė Dielėn e Thomait ėshtė njė javė e lirė nga kreshma. Kjo javė ėshtė quajtur Java e Pėrtėritjes dhe e gjithė java konsiderohet nga Kisha jonė si njė ditė e vetme – njė festim i vazhdueshėm i Pashkės. (Kėtu duhet tė vemė re pėrsa i pėrket Liturgjisė sė Pashkės: Tė gjithė tė krishterėt duhet tė qėndrojnė deri nė fund tė shėrbesės dhe nėse janė pėrgatitur siē duhet dhe kungohen do tė marrin njė bekim shumė tė madh, jo si shumė tė tjerė, tė cilėt, nga padija, indiferenca ose mungesa e pėrpjekjeve, largohen menjėherė pas “Krishti u Ngjall” pėr tė ngrėnė, duke mbetur tė paditur ose indiferent karshi faktit se ata po i mohojnė vetes njė bekim tė njė rėndėsie tė madhe). Deri tė Dielėn e Thomait kemi njė ndėrprerje tė kreshmės nė ēdogjė. Kjo javė quhet “Java e Pėrtėritjes” dhe e gjithė java konsiderohet nga Kisha jonė si tė ishte njė ditė Pashke.

    12. Nga dita qė pason tė Dielėn e Thomait ne kreshmojmė normalisht ashtu si nė gjithė pjesėn tjetėr tė vitit.

    13. Nė Mes-Pentikostinė, e cila pėrherė bie tė mėrkurė, mund tė hamė peshk, nėse dėshirojmė, por jo qumėsht dhe produkte djathi.

    14. Nė ditėn e mbylljes sė Pashkės, e cila pėrsėri bie tė mėrkurė dhe pėrherė ėshtė dita para Ngjitjes, peshku lejohet, por jo qumėsht ose produketet e djathit.

    15. Nga e Diela e Pentikostisė nė tė Dielėn e Gjithė Shenjtorėve, ėshtė quajtur “Java e Shpirtit tė Shenjtė” dhe ėshtė javė e lirė nga kreshma.

    16. Kreshma e Dymbėdhjetė Apostujve fillon menjėherė pas sė Dielės sė Gjithė Shenjtorėve deri nė vigjilje tė festės sė Kryeaposujve Pjetėr dhe Pavėl. Gjatė kėsaj kreshme ndėrpresim mishin, qumėshtin dhe produktet e djathit. Peshku lejohet tė shtunave dhe tė dielave, por jo produketet e djathit.

    17. Nė festėn e Kryeapostujve Shėn Pjetrit dhe Pavlit, tė gjitha ushqimet janė tė lejuara, vetėm nėse bie tė mėrkurė ose tė premte, nė raste tė tilla peshku lejohet, por jo produktet e djathit.

    18. Nė festėn e Pesėmbėdhjetė Ditėve tė Gushtit, (nga 1 deri 14 gusht) kreshmojmė si nė Kreshmėn e Madhe para Pashkės. Mė 6 gusht, nė tė cilėn ėshtė Shpėrfytyrimi i Shpėtimtarit (Festė Zotėrore), peshku lejohet, edhe nėse bie tė mėrkurė ose te premte, por produktet e djathit nuk lejohen nė kėto dy ditė (Ėshtė Festė Zotėrore). Mė 15 gusht, nė tė cilėn ėshtė Fjetja e Hyjlindėses (Festė e Nėnės sė Zotit) mund, nėse duam, tė hamė mish, dhe nėse ndodh qė festa tė bierė tė MĖRKURĖ ose tė PREMTE pėrsėri hamė peshk pa produktet e djathit.

    19. Nė lindjen e Shėn Joan Parėrendėsit dhe nė 24 gusht dhe nė mbledhjen e 7 janarit, nė se bie tė mėrkurė ose tė premte, mund tė hamė peshk, nė ditėt e tjera mish gjithashtu. Nė pėrgjithėsi, duhet ta dimė se kur nė njė kreshmė hamė peshk kurrė nuk hamė produkte tė djathit pėrveē javės sė Lidhjes sė Djathit, nė tė cilėn hahet peshk, pasi produktet e djathit shkojnė sėbashku me mishin. Megjithatė, nė Prerjen e Kryes sė Shėn Joan Parėrendėsist, e cila ėshtė mė 29 gusht, pėrherė hamė ushqime pa vaj.

    Mė 14 shtator, ditėn e Ngritjes sė Kryqit tė Nderuar hamė ushqime pa vaj, vetėm nėse bie tė shtunė ose tė dielė, nė kėtė rast kemi ndėrprerje tė kreshmės pėr verė dhe vaj si dhe mė 29 gusht, Prerja e Kryes sė Shėn Joan Parėrendėsit. Megjithatė, mė 23 shtator, nė tė cilėn ėshtė zėnia e tij, nėse bie tė mėrkurė ose tė premte hamė vaj. Gjithashtu dhe nė pėrkujtimet e shenjtorėve tė mėdhenj, tė mėrkurė dhe tė premte hamė vaj. Megjithatė nėse njė kishė e caktuar feston ditėn e tij, nė kėto ditė mund tė hamė peshk. Kujtojmė kėtu se, nė tė gjitha tė shtunat e vitit ndėrpritet kreshma pėr verė dhe vaj, pėrveē tė Shtunės sė Madhe, kur hamė ushqime pa vaj.
    Nė pėrgjithėsi, gjatė vitit kishtar, nė festat e Nėnės sė Zotit, nėse bien tė mėrkurė ose tė premte, kemi ndėrprerje tė kreshmės pėr peshk, por jo produktet bulmetore ose vezė. Vėmė re gjithashtu se, nė Malin e Shenjtė, tė cilin shumė nga Etėrit e quajnė “Arka e Orthodhoksisė sonė”, gjatė dyzetė ditėve tė Krishtlindjeve hanė peshk vetėm tė shtunave dhe tė dielave dhe e fillojnė kėtė qė nga festa e Hyrjes sė Hyjlindėses, si dhe gjithashtu gjatė gjithė vitit kishtar ata kanė tė hėnėn si ditė kreshme sėbashku me tė mėrkurėn dhe tė premten. Sigurisht, nė botė nuk kanė kohė shumė tė lirė pėr tė ruajtur rregullin e athonitėve dhe pėr kėtė arsye Etėrit tregojnė lehtėsim dhe kuptim nė kėto ēėshtje. Por sigurisht, ata qė duan tė praktikojnė kėtė rregull tė mos dekurajohen, pėr aq kohė sa ekziston mirėkuptimi ndėrmjet atit shpirtėror dhe rrėfimtarit dhe pėr aq kohė sa tė gjitha gjėrat fillohen me “bindjen e bekuar”.

    20: Kreshma gjatė periudhės sė Krishtlindjes fillon menjėherė pas ditės qė pason festėn e apostullit Filip, qė do tė thotė nga 15 nėntori. Nga kjo ditė deri mė 17 dhjetor ne mund, pėrveē tė mėrkurave dhe tė premteve, tė hamė peshk, por jo produkte tė djathit pėr gjithė periudhėn e kreshmės. Gjithashtu, nė festėn e apostullit Filip dhe nė Hyrjen e Hyjlindėses mund tė hamė peshk edhe nėse bie e mėrkurė ose e premte.

    21: Nga 18 dhjetori deri mė 23 dhjetor hamė vetėm ushqime me vaj dhe ata qė mund dhe dėshirojnė mund tė hanė ushqime pa vaj, duke pasur kėshtu bekim pėrveē tė shtunės dhe tė dielės, nė tė cilat hamė vaj. Nė prag tė Krishtlindjes dhjetor 24 ne sigurisht duhet tė hamė ushqime pa vaj ose tė thata, vetėm nėse pėrsėri bie tė shtunė ose tė dielė.

    22: Nė tė gjitha tė shtunat e vitit nėse do tė kungohemi tė dielėn hamė vaj deri nė drekė, pasi kėtė ditė kemi ndėrprerje tė kreshmės me “verė e faj”, pikėrisht siē na mėson Kisha jonė nė tipikonė e saj lidhur me kreshmėn, pėrveē tė shtunės sė madhe nė tė cilėn mund tė hamė pa vaj ose ushqime tė thata. Ekzistojnė gjithashtu dy ēėshtje lidhur me kreshmėn tė cilat do t’i trajtojmė me udhėheqėsit tanė shpirtėror, pasi opinionet ndryshojnė. E Para ėshtė, siē disa njerėz thonė, qė tė Enjten e Madhe mund tė hamė vaj dhe e Dyta se nga Pashka e Shenjtė deri nė Pentikosti, tė gjithė besimtarėt qė kungohen mund tė hanė nė darkė vaj.
    Tani, nėse duam t’i pėrmbledhim dhe t’i rreshtojmė numerikisht kreshmėt, do tė thoshim se kemi shtatė kategori kreshmimesh. Kėshtu, duke filluar nga mė strikti, por mė i larti dhe mė i shenjti kemi:
    Sė pari Kreshmimi i Plotė, qė do tė thotė se as nuk hamė as nuk pimė gjė pėr njė ditė ose mė shumė, sipas fuqive tona, si pėr shembull tė Premten e Madhe tė cilėn e ruajnė shumė njerėz gjatė gjithė viteve tė jetės sė tyre, pasi duan qė nė kėtė mėnyrė tė marrin pjesė dhe tė vajtojnė pėr Kryqėzimin e padrejtė njerėzor tė Shpėtimtarit tonė Krisht dhe nuk pijnė as ujė pasi, ashtu siē e thamė edhe tė Hėnėn e Bardhė, ėshtė dita e parė e Kreshmės sė Madhe.
    Kreshma, pėrveē atyre qė thamė mė sipėr, ėshtė gjithashtu njė lloj vajtimi personal dhe kryq mbi shpatullat tona pėr mosbindjen dhe mėkatet tona, pasi me kėto ne zemėruam Perėndinė tonė tė Gjithmirė dhe Atė. Por le tė mos harrojmė se Ngjallja pėrherė pason Kryqėzimin. Kėshtu edhe ne, kur kryqėzojmė veten tonė me kreshmė, por gjithashtu edhe ēdo person me luftėn e tij personale dhe shpirtėrore, mund tė jemi tė sigurt se edhe ne mund ta shohim ngjalljen e shpirtrave tanė dhe tė marrim dhuratat e Shpirtit tė Shenjtė tė cilat Perėndia njeridashės ua dhuron tė krishterėve qė pėrpiqen, por edhe SHPĖTIMIN E SHPIRTRAVE TANĖ, pėr tė cilat nuk ka kėmbim.
    Sė dyti kemi kreshmimin e plotė, por duke pirė vetėm ujė.
    Sė treti ėshtė kreshmimi me ushqim tė thatė qė kupton vetėm ngrėnien e bukės, hallvės, ullinjve, tahinit, jeshileve.
    Sė katėrti ėshtė ushqimi pa vaj, qė kupton ngrėnien e ushqimeve tė gatuara pa vaj sėbashku me ato qė pėrmendėm mė sipėr.
    Sė pesti janė ushqimet me vaj , nė kėtė mund tė hamė ushqime me vaj, sallatė, me vaj dhe gjithashtu gjithēka qė lartpėrmendėm, me masė pak verė sipas zakonit athonit.
    Sė gjashti ėshtė kreshmimi nė tė cilin lejohet peshku, nė tė cilin mund tė hamė peshk dhe ushqime me vaj, por jo produkte tė djathit.
    Sė shtati ėshtė kreshme e dhjathngrėnies nė tė cilėn mund tė hamė tė gjitha sa thamė mė sipėr me djath, produkte qumėshti, kos, vezė. Dhe pėrfundimisht kemi ndalim-kreshmimi nė tė gjitha, ku, nėse duam, mund tė hamė gjithashtu edhe mish. Megjithatė, duhet tė jemi tė kujdesshėm pasi nė sasi tė mėdha toksikėt mund tė shkaktojnė probleme pėr zemrėn dhe shumė pjesė tė tjera tė trupit, ndėrkohė qė jeshilet ndihmojnė.
    Nė tė gjitha kreshmimet e mėsipėrme, duke lėnė natyrisht mėnjanė kreshmimet e plota, duhet tė jemi tė kujdesshėm qė tė mos hamė shumė, pasi kėshtu nuk konsiderohet si kreshmim dhe zakonisht stomaku na gėnjen me shkelmime sikur tė qe bosh, edhe sikur tė kemi ngrėnė dhe kėshtu biem nė mėkatin e grykėsisė.
    Siē e shohim tė dashur vėllezėr, me ēfarė urtėsie tė mahnitshme Etėrit e Shenjtė dhe Perėndimbajtės tė Kishės sonė caktuan kreshmimet pėr tė gjithė vitin, pėr shėndet tė shpirtit dhe tė trupit.
    Kėshtu, duke zbatuar kreshmėt e mėsipėrme ushqimore, le tė kėndojmė sėbashku me psaltėt: “Le tė kreshmojmė njė kreshėm tė pranueshme, tė pėrlqyer tek Perėndia. Njė kreshėm e vėrtetė, ėshtė largim nga tė kėqiat, pėrmbajtje e gjuhės, mungesė zemėrimi, ndarje nga dėshirat, shpifjet, gėnjeshtrat dhe dėshmitė e rreme. Mungesa e tė cilave, ėshtė kreshma e vėrtetė dhe e pėlqyer.”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-03-2008 mė 22:40

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Fjalim i Hirėsi Joanit kreshmėn, Mitropolit i Korces.

    Fjalimi i Hirėsi Joanit nė ditėn e parė tė kreshmės.

    Themi vazhdimisht qė kreshma ėshtė njė udhėtim. Jo vetėm kreshma, por vetė jeta jonė ėshtė njė udhėtim. Tė gjithė ne qė kemi filluar kreshmėn, kemi filluar njė udhėtim. Filloi periudha qė ndryshon ngjyrat. Zoti na tregon shpesh nėpėrmjet Ungjillit pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhemi. Jo vetėm Zoti, por edhe shumė filozofė e psikologė thonė qė njerėzit kanė humbur “veten” e tyre, dhe kush humbet veten, ka humbur gjithēka. Gjithēka tjetėr qė pėrpiqet ai tė fitojė, nuk mund ta pėrmbushė dot atė qė mund t’i japė “vetja”. Njė nga arsyet qė njeriu mendon qė ka humbur “veten”, ėshtė kur s’e kupton dot qė ka humbur “veten”. Keni dėgjuar te paravolia e “Djalit plangprishės”, pėr djalin qė u kthye tė thuhet “erdhi nė vete” qė do tė thotė se ai filloi tė kuptojė situatėn nė tė cilėn ndodhej.
    Askush nuk mund tė fillojė dot udhėtimin e kreshmės, nėse nuk do tė vijė nė vete. Ne sot e kemi humbur qėllimin e jetės. Dėshira pėr kėnaqėsi, etja pėr pushtet dhe tė tjera gjėra tė kota si kėto, nuk mund ta ndihmojnė njeriun, jo vetėm t’i japė kuptimin jetės, por as nuk do ta bėjnė dot tė lumtur. Lumturia dhe qėllimi i jetės janė tė lidhura me njėra - tjetrėn.
    Askush nuk mund tė arrijė dot lumturinė, nėse nuk do tė ketė njė qėllim nė jetė.
    Njerėzit nė ditėn e sotme nuk kanė asnjė arsye pėr tė jetuar dhe asnjė arsye pėr qėllimin e jetės. Kjo ndodh edhe tek njerėzit e kishės tė cilėt mendojnė se besojnė, vijnė vazhdimisht nė kishė, por kanė humbur arsyen pėr tė jetuar dhe arsyen pėr tė vdekur.
    Vetė fakti qė shpeshherė brenda kishės kemi mėrira, grindje, thashetheme, dhe plot kotėsira, tregon qė kėta njerėz janė tė ngeshėm, tregon qė kėta njerėz nuk po udhėtojnė. Sepse ai njeri qė udhėton nuk merret me gjėrat qė ndodhin nė stacion. Ai e ka mendjen vetėm tek udhėtimi. Vet fakti qė ne merremi me shumė gjėra qė janė rrotull nesh, do tė thotė qė ka humbur sensi i udhėtimit.
    Njeriu ėshtė pėrpjekur gjatė gjithė historisė sė tij pėr pasuri. Ka grumbulluar pasuri tė madhe, e megjithatė nuk ėshtė bėrė i lumtur. Nė librin e tij, kishtari thotė qė dhe dituria ėshtė “kotėsi e kotėsive”. Sado tė grumbullosh pasuri ajo nuk mund tė tė shėrbejė, ajo nuk mund tė tė sjellė lumturi. Ju e dini sa shumė i pasur ishte Solomoni, dhe megjithatė ai nuk ishte i lumtur, sepse ai vetė thotė “kotėsi e kotėsive”.
    Me tė vėrtetė askush nuk mund tė arrijė dot lumturinė, nėse shpirti i tij nuk prehet te Zoti.
    Njeriu ėshtė krijuar sipas ikonės sė Trinisė, qė do tė thotė se shpirti ynė do tė jetė gjithmonė i shqetėsuar, nėse nuk prehet te Zoti. Shėn Agustini thotė: “Zot mė ke krijuar sipas ikonės Tėnde, dhe asnjėherė nuk do tė gjejmė prehje derisa tė pushojmė tek Ti”. Pushimi tek Zoti nuk mund tė kuptohet dot pa udhėtimin drejt Atij. Kjo ėshtė arsyeja pse ne e kemi quajtur kreshmėn njė lloj udhėtimi. Udhėtim nga kjo gjendje fizike nė tė cilėn ndodhemi nė njė gjendje tjetėr tė thellė shpirtėrore. Ky udhėtim kėrkon sakrifica, kėrkon mundim. Ashtu si dhe nė Shkrimin e Shenjtė mėsojmė se Izraeli u kthye nė tokėn e premtuar duke kaluar nėpėrmjet shkretėtirės, gjė qė simbolizon ēlirimin dhe gjendjen shpirtėrore tė njeriut.
    Tė fitosh pėrsėri atė qė ke humbur nuk ėshtė aq e lehtė, prandaj udhėtimi ėshtė i mbushur me vėshtirėsi dhe sakrifica, pėr tė cilat kėrkohet njė lloj privimi. Arsyetimi foshnjėrak njerėzor dhe vlerėsimi nė mėnyrė tė papėrgjegjshme, pa njohur mirė gjendjen reale tė njeriut dhe nevojat e tij, propozuan ēlirime tė ndryshme. Ashtu si i propozoi vetes dhe djali plangprishės, sepse edhe ikja e tij ishte lėvizje pėr ēlirim. Historia e djalit plangprishės ėshtė historia e gjithė njerėzimit. Gjithsekush nga ne ashtu si djali plangprishės, ndodhet nė njė vend tė largėt. Pra, ndodhet jashtė gjendjes sė tij, pėr tė cilin ēdo gjendje tjetėr ėshtė njė vend i largėt.
    Sa nga ne kanė njė kungim tė vazhdueshėm me Perėndinė? Sa nga ne jetojnė thellėsisht shpirtėrisht me Tė? – Shumė pak. Kjo ėshtė ajo qė filozofėt e kanė quajtur “sensi tragjik i jetės”, sepse ne kemi humbur shumė e shumė gjėra nga ato qė kishim. Kungimi me Perėndinė nuk ėshtė vetėm pėr shenjtorėt. Tė gjithė njerėzit janė krijuar sipas ikonės sė Perėndisė, janė krijuar tė jenė nė kungim tė pėrjetshėm me Tė, por ky qėllim sot ka humbur. Dhe kthimi tek ai vjen nga njė dėshirė, vjen nga njė mall qė do tė ketė njeriu pėr botėn tjetėr. Djali pati mall, kėshtu thuhet nė Bibėl “pati mall”.
    Nė sa nga shpirtrat dhe zemrat tona ndizet malli pėr botėn tjetėr? Sa prej nesh mendojnė pėr botėn tjetėr, pėr ekzistencėn e saj?
    Shpeshherė kjo nuk ndodh as te njerėzit brenda kishės. Dhe ne jemi dėshmimtarė pėr jetėn e njerėzve qė mendojnė se besojnė, por nuk kanė dėshirėn pėr tė shkuar tek ati. Askush nuk mund tė shkojė diku, nėse ai nuk dėshiron tė shkojė.
    Sido qė ta shikojmė lirinė, si barrė apo si dhuratė, nuk mund tė shpėtojmė dot prej saj. Askush nga ne nuk mund tė lirohet nga tė qėnurit i lirė. Kjo ėshtė njė nga bazat kryesore tė doktrinės sė krishterė, qė gjithsekush ėshtė krijuar i lirė ta pranojė ose mos ta pranojė Perėndinė. Ta fillojė ose mos ta fillojė udhėtimin.
    Shumė njerėz kanė menduar tė gjejnė lumturinė, shumė janė pėrpjekur ta bėjnė njeriun tė lumtur pa Zotin, por pa Zotin nuk mund tė gjendet lumturia. Tė gjitha pėrpjekjet pėr lumturi, pa Zotin, do tė pėrfundojnė si tentativa e parė e Adamit, i cili donte tė bėhej Zot pa Zotin. Nė pėrpjekjen e tyre pėr tė gjetur lumturinė njerėzit jo vetėm humbėn sensin e udhėtimit, por humbėn edhe vetė udhėtimin. Prandaj nė kėtė periudhė gjithsekush nga ne le tė mendojė pėr udhėtimin. Duam apo nuk duam njė ditė ne do tė jemi nė fund tė udhėtimit. Dhe kushdo qė tė jetojė mė gjatė, tė themi pėr hatėr 200 vjet, do ta mbarojė kėtė udhėtim. Ėshtė mirė qė ai udhėtim tė fillojė nga sot. Madje njė jetė jashtė udhėtimit nuk ėshtė mė jetė. Njeriu nuk e bėn dot udhėtimin nėse realisht ai nuk do dhe nuk vendos pėr tė. Njeriu ka brenda dėshira tė ndryshme, kjo nuk do tė thotė se janė tė gjitha natyrale, por vijnė nga njė natyrė e deformuar nga pasioni dhe kjo ėshtė dhe arsyeja qė Zoti e fillon historinė e njeriut me njė “mos”. Dialogu i parė qė ka pasur Perėndia me njeriun ka qenė njė ndalim: “Mos hani nga pema”. Ėshtė vėnė “mos-i” pėr tė pėrmbushur jo vetėm ekzistencėn e njeriut, por edhe lirinė e tij, sepse jo ēdo kundėrshtim i “mos-it” do tė thotė se ėshtė shenjė e lirisė. Njeriu ka njė dimension tė madh shpirtėror dhe ai duhet ta pėrmbushė kėtė dimension. Kreshma ėshtė ajo qė e ndihmon atė mė shumė, pėr t’u ēliruar sadopak. Kjo mund tė duket e habitshme, por asketizmi ėshtė njė lėvizje pėr ēlirimin mė tė madh nga vetja e rreme, ose siē thotė njė teolog i famshėm orthodhoks: “ēlirimi qėndron pikėrisht nė ēlirimin e lirisė”. Vetja jonė ėshtė zėnė rob, ne nuk mund tė dimė akoma se kush ėshtė gjendja jonė realisht e lirė, prandaj privimet e ndryshme qė do tė kemi gjatė kreshmės do tė na bėjnė tė lirė.
    Kufizimet nuk duhen parė si ndalime, as nuk duhen parė si privime qė jepen, por si mbrojtje. Ne shpeshherė lexojmė, por nuk kuptojmė qė pjesa mė e madhe e dekalogut ėshtė me “mos”: mos kėtė, mos atė, mos atė… . Raporti qė ka Zoti me ne ėshtė ai qė ne kemi me fėmijėt. Shpeshherė ke njė fėmijė pranė dhe i thua: mos kėtu, mos atje. E njėjta gjė ndodh me ne, nė lidhje me Zotin, dhe kėto “mos-e” nuk janė pėr tė na kufizuar, por pėr tė na mbrojtur, sepse ne kemi rėnė nga gjendja jonė e parė dhe na ka humbur pėrgjegjshmėria e lirisė. Ne duhet tė duam lirinė tonė tė vėrtetė, atė liri pėr tė cilėn ne duhet vet tė vendosim pėr udhėtimin. Njeriu i sotėm e ka humbur kėtė pėrgjegjėsi dhe as qė do tė dijė se kush ėshtė qėllimi i jetės. Prandaj shpeshherė mėsimet fetare, predikimet, paravolitė e Krishtit, predikimet e Shėn Joanit ishin predikime dhe thėnie qė ngjallnin krizė shpirtėrore tek njerėzit, njė britmė shpirtėrore pikėrisht pėr tė kuptuar kush ėshtė qėllimi i jetės sė njeriut. Ėshtė tragjedi e madhe tė shikosh njė njeri tė krijuar sipas ikonės sė Perėndisė tė jetojė nė kėtė mėnyrė. Ajo qė ne duhet tė reflektojmė sot ėshtė pikėrisht kjo.
    Ne jemi qėnie qė duhet tė shkojmė diku, sepse ne jemi larguar nga ajo diku. Ajo qė thekson vazhdimisht kisha ėshtė pikėrisht kjo. Ne jetojmė nė njė gjendje tė deformuar. Natyra dhe arsyet tona janė deformuar, prandaj privimet janė pėr kurimin tonė. Nuk mund tė thotė dikush pėr mjekimet qė mund tė japė njė mjek nuk bėjnė se ato janė tė hidhura. Edhe pėr kreshmėn dhe gjithė kufizimet e tjera asketike nuk mund tė themi qė nuk bėjnė dhe na pengojnė lirinė tonė, por pėrkundrazi ato e forcojnė lirinė tonė. Kush ėshtė ai i marrė qė mund tė thotė lėreni fėmijėn tė luajė me pistolet se kėshtu i privoni lirinė? Nėse ne do t’i kuptonim thellė kėto ndalime ēdo ditė do t’i puthnim ato faqe tė dekalogut qė janė mbushur me ato “mos”. Humbja e qėllimit tė jetės, humbja e vetvetes e ka bėrė njeriun tė mos kuptojė. Kjo ėshtė arsyeja qė shumė njerėz nuk kuptojnė dhe shkojnė drejt greminės. Neve na duket se jemi ndryshe nga tė tjerėt se vijmė nė kishė, por nuk kam parė ndonjė ndryshim tė atij qė beson dhe atij qė nuk beson. Tė dy njėsoj vjedhin, tė dy gėnjejnė dhe ku qėndron besimi? Prandaj njė besim qė nuk krijon nė shpirt njė dėshirė pėr udhėtim, nuk ėshtė besim. Prandaj dhe kjo periudhė udhėtimi ėshtė qė ne tė shohim thellė nė ēdo skutė tė shpirtit tonė, a besojmė realisht apo nuk besojmė. Ose ky besim ėshtė pėr ne njė lloj zbukurimi apo njė nevojė bazike e jetės. Zoti ėshtė pėr ne sigurim apo rrėnja e shpirtit tonė? A mund tė jetojė dikush jashtė jetės? Dhe kėto vazhdimisht i themi nėpėr psalme e predikime: Zoti ėshtė jeta dhe ēdo jetė jashtė Zotit ėshtė e gjymtuar. E megjithatė, a ėshtė jeta jonė e zhytur dhe e rrėnjosur thellė tek Zoti? Kėto janė pyetjet qė duhet tė bėjė njeriu gjatė kreshmės sė madhe. Kėto e bėjnė njeriun tė fillojė udhėtimin e tij. Kjo periudhė kreshme nuk ndahet nga gėzimet. Edhe troparet thonė: “le ta fillojmė kėtė periudhė me gėzim”. Po tė fillojė kreshma edhe gėzimi do tė vijė vetvetiu. Ne nuk na vjen gėzim, sepse ne nuk fillojmė. Udhėtimi drejt Zotit ėshtė i mbushur me gėzim.
    Nuk ka jetė mė tė bukur sesa tė udhėtosh drejt Zotit dhe tė jetosh nė kėtė rrugė. Asgjė nuk mund tė krahasohet dot me gėzimin e madh qė mund t’i japė shpirtit njerėzor kthimi tek Zoti, udhėtimi drejt Tij.
    Kjo ėshtė ajo qė i jep shpirtit dimensionin e tij tė vėrtetė, prandaj dhe periudha e kreshmės ėshtė njė periudhė ripėrtėritjeje, njė periudhė pėr vendosjen e njė gjendjeje shpirtėrore pėr tė realizuar pėrmbushjen e ekzistencės sonė. Mos e neglizhoni kėtė. Kisha jep vazhdimisht shanse. E gjithė jeta liturgjike e kishės ėshtė njė udhėtim dhe na ndihmon pėr tė realizuar takimin personal – udhėtimin drejt Zotit. Askush nuk mund tė shkojė tek Zoti n.q.s nuk fillon kėtė udhėtim dhe fillimi i kėtij udhėtimi ėshtė pendimi. Gjithsekush nga ne qė nuk ėshtė penduar dhe qė nuk vazhdon tė pendohet tregon qė nuk ėshtė nė udhėtim. Pendimi nuk ėshtė thjesht tė kuptosh se ke bėrė faj, kjo ėshtė njė pjesė e vogėl e pendimit.
    Pendim do tė thotė tė ndizet njė mall pėr shtėpinė e Zotit, Atit dhe atėherė do tė fillojė udhėtimi. Nėse nuk fillojmė kėtė nuk ka pendim, sado tė bėjmė ne pseudo – jetė shpirtėrore sikur tė jemi pendimtarė tė mėdhenj, madje njė pendim i tillė ėshtė pendim demoniak. Njerėz tė tillė bėhen njerėzit mė tė pakuptueshėm dhe mendojnė se janė tė pėrulur dhe fetarė. Njerėzit kanė filluar tė bėhen krenarė vetėm se mendojnė se janė tė pėrulur. Njerėzit qė mendojnė se janė nė udhėtim dhe nė tė vėrtetė nuk janė janė nė njė pozicion tė vėshtirė. Kjo ėshtė arsyeja pse zemėrimi i Zotit ėshtė mė i madh me farisenjtė. Ne ndoshta do tė ndiheshim tė turpėruar para njė fariseu. Ai kreshmonte 2 herė nė javė. Kush nga ne e bėn kėtė sot? Ai jepte 1/10, kush nga ne mund ta bėjė kėtė? Ai nuk kishte shkelur kurorė e nuk kishte bėrė dhe shumė gjėra tė tjera e megjithatė Zoti ishte kundėr tij. Ai jetonte nė njė pseudofe dhe shpeshherė kjo gjė i kap mė shumė njerėzit qė janė mė afėr fesė. Secili nga ne le tė mendojė thellė sa po e vazhdon udhėtimin ose nėse ai ka nevojė pėr kėtė udhėtim.
    Nėse nuk do tė na ndizej njė mall nė shpirt pėr tė takuar Zotin, kjo do tė thotė qė shpirti ėshtė i vdekur.
    E pėr sa kohė ne jemi nė kėtė jetė, ne jemi nė pozicionin qė mund ta bėjmė kėtė udhėtim. Koha e udhėtimit ėshtė tani. Tani ėshtė orari qė mund tė udhėtojmė. Gjithsekush qė pendohet pėrfitimi ėshtė pėr tė. Le ta shikojmė kreshmėn si njė udhėtim, jo vetėm kreshmėn, por gjithė jetėn, sepse faktikisht ne po udhėtojmė edhe nėse disa nuk e dinė. Gjithsekush nga ne shkon drejt diēkaje.
    “Nėse nuk bėhemi familjarė qė kėtu me Zotin – thotė Shėn Joan Gojarti – nuk do tė jemi as nė jetėn tjetėr familjarė me tė. Miqėsia me Zotin fillon qė kėtu. Udhėtimi dhe kungimi i pėrjetshėm me Zotin fillon qė kėtu.
    Le ta fillojmė udhėtimin drejt Zotit dhe le tė mendojmė pėr sakrificat e kėtij udhėtimi. Le tė mendojmė dhe le tė kuptojmė ashtu siē psalmi thotė: “Shijoni dhe shihni”.
    Nuk ka gėzim mė tė madh se jeta shpirtėrore. Zoti do tė na shikojė qė nė momentin e parė qė ne do tė bėjmė lėvizjen pėr t’u kthyer, qė nė momentin e parė Ai do tė na japė diēka, qė nė momentin e parė do tė ndjejmė njė lloj pranie nė shpirtin tonė, e cila do tė na japė gėzimin dhe fuqinė pėr tė vazhduar kėtė udhėtim.
    Jeta jonė ėshtė njė udhėtim drejt Zotit – siē dhe e thamė - dhe kėtė tė mos e harrojmė kurrė.
    Ai na bekoftė ta takojmė Atė nė ditėn e Pashkės.


    Fjalimi II i Mitropolitit tė Korēės

    Periudha e kreshmės, pėrveē se njė periudhė udhėtimi ėshtė dhe njė periudhė restaurimi. E pėrmenda kėtė fjalėn e restaurimit sepse kur njė teolog i famshėm donte tė shpjegonte e tė vinte nė dukje se na ka humbur kuptimi i fjalėve e pikėrisht e krahason me restaurimin. Para rreth 80-vjetėsh kur nuk ishin zbuluar teknikat e pastrimit tė ikonave nė shumė pjesė tė literaturės botėrore, arti i ikonave quhej arti i errėt, sepse gjithė ikonat ishin nxjerrė nga tymi i kohės dhe tė jepnin imazhin e njė pamjeje tė errėt. Kur dolėn teknikat e reja panė qė ishin krejtėsisht tė ndryshme, madje baza e ikonės ishte ndriēimi dhe shkėlqimi. E njėjta gjė ndodh edhe me fjalėt e lutjeve tona, pasi ka kaluar shumė kohė, pasi ka kaluar nga pluhuri i neglizhimit, kėto fjalė nuk thonė mė gjė. Fjala Zot ėshtė fjala mė pakuptim nė botė, sepse tė gjithė e pėrmendin, por asnjė nuk e di se ē’do tė thotė. Fjalėt e lutjeve tona i themi vetėm me buzė, pa ditur kuptimin e thellė. Dhe periudha e kreshmės ėshtė periudha e restaurimit tė kėtyre fjalėve. Lutja qė pėrmendet mė gjatė gjatė kreshmės ėshtė lutja e Shėn Efrem Sirianit. Ėshtė njė lutje e shkurtėr dhe ėshtė njė lutje qė do tė na shoqėrojė gjatė kreshmės tė paktėn 2 herė nė ditė, gjatė shėrbesave tė Kishės Orthodhokse : “Zot dhe mjeshtėr i jetės sime….”.
    Nė pamje tė parė kėto duken fjalė tė thjeshta, nuk pėrmendin as vrasje, as vjedhje, as shumė gjėra tė tjera dhe shumė njerėz po t’i shohin kėto nuk i duken si frymė e mėkatshme.
    Le tė ndalemi pak e tė heqim me sa mundemi n.q.s jemi sadopak restautorė tė mirė pėr tė hequr pak nga pluhuri qė ka mbuluar kėtė fjalė. Pėrse shenjti dhe gjithė kisha i lutet Zotit qė mos t’i japė frymė pėrtese.
    Pėrtesa ėshtė ajo qė ne nuk e shohim shumė, por nė mėnyrė tė ngadalshme pushton shpirtin e njeriut dhe e ndryshon atė.
    Pėrtesė nuk do tė thotė vetėm pėrtesė e jashtme, ashtu siē jemi munduar ta shohim ne. Kjo ėshtė njė reflektim i asaj tė brendshmes. Pėrtesa ėshtė mungesa e njė energjie shpirtėrore. Pak energji shpirtėrore ka tek njerėzit pėr t’u pėrpjekur pėr tė jetuar njė jetė. Po tė mos jetė pėrtesa do tė ndryshojė gjithė vizioni ynė. Pėrtesa ėshtė njė lloj helmi, qė helmon shpirtin dhe mendjen e njeriut dhe krijon njė vizion tė gabuar mbi botėn dhe mbi njerėzit. Nga pėrtesa vjen dhe ēdo gjė tjetėr. Depresioni, shqetėsimet, qė ka njeriu vijnė nga fryma e pėrtesės. Kjo frymė qė luftohej kaq shumė nėpėr manastire, luftohej sepse e dinin sa dėm i sjell njeriut fryma e pėrtesės. Njė frymė e cila pothuajse ka zaptuar botėn, ēfarėdo njeriu tė takosh vetėm ankohet. Ankimi vjen pikėrisht nga fryma e pėrtesės. Ēdo njeri qė ka thellė frymė pėrtese, akoma dhe mė thellė e ka ankimin. Dhe nėse dikush nuk ankohet do tė shihet me dyshim sikur nuk ėshtė nė rregull nga mendėt. Aq thellė ka hyrė kjo saqė ėshtė bėrė si njė lloj mėnyre jetese, madje si njė mėnyrė inteligjence jetese. Pėrtesa nė kuptimin asketik tė fjalės pėrtesė, ėshtė mungesa e energjisė shpirtėrore dhe asketi ia kėrkon kėtė qė mos t’i japė Zoti frymė pėrtese, sepse e di dėmin e madh qė vjen nga pėrtesa. Le ta analizojė secili nga ne veten dhe le tė shohė sesa e thellė ėshtė pėrtesa nė shpirtin e tij. Njerėzit qė kanė analizuar dhe kanė arritur njė pjekje tė madhe shpirtėrore, kanė qenė njerėz qė kanė pasur njė energji tė madhe shpirtėrore. Mos tė na duket si njė fjalė e thjeshtė, sepse pėrtesa qėndron nė themel tė shpirtit tė njeriut dhe shkatėrron tė gjithė shpirtin, i jep atij njė vizion tjetėr. Pėrtesa – thoshte nė teolog i madh vjen nga djalli, sepse aty ku sugjeron pėrtesa janė gėnjeshtrat e djallit, nė kuptimin qė i jep njė vizion tė gabuar mbi botėn. Djalli ėshtė gjithmonė gėnjeshtar dhe ati i gėnjeshtrės – thotė Shkrimi i Shenjtė. Sa herė qė ne na vijnė sygjerime pėr botėn, pėr njerėzit, qė gjithēka ėshtė e keqe, nuk vjen nga Zoti. Thellė - thellė gjithēka ėshtė e mirė. Dhe nėse ne do tė kemi sy dhe fuqi pėr tė parė tė mirėn do ta dallojmė atė, por ne nuk e dallojmė dot tė mirėn, sepse nuk kemi sy, sepse thellė ka hyrė pėrtesa dhe ka ndryshuar gjithė vizionin tonė. Ndėrsa krijimi ėshtė krijuar nga Zoti dhe njeriu ėshtė krijuar, qė gjė do tė thotė thellė qė ekziston e mira. E gjersa ekziston e mira, do tė thotė qė ekziston shpresa. E gjersa ekziston shpresa ekziston edhe energjia shpirtėrore pėr tė realizuar mėsimin e Zotit. Sot jetojmė nė njė botė cinike. Ankimi ėshtė tipar dallues i botės sė sotme, sepse nė bazė tė shpirtit qėndron vizioni i gabuar mbi botėn, mbi njeriun e mbi vėllain. Askush nuk sheh diēka tė mirė tek tjetri, sepse pamja e diēkaje tė mirė do tė thotė zbulim e thellė i vetes tėnde dhe asaj diēkaje tė mirė. Shėn Siluanoi thotė: “Kushdo qė ėshtė vizituar nga Shpirti i Shenjtė, ka fuqi tė shohė Shpirtin e Shenjtė tek tė gjithė tė tjerėt”.
    Ne nuk e njohim Shpirtin e Shenjtė, sepse pėrtesa sjell njė imazh tė rremė, jo vetėm mbi veten e botėn, por edhe mbi shpirtin dhe mbi gjendjen e njeriut. Ajo i jep njeriut njė gjendje qė nuk ėshtė e tij dhe kjo krijon atė qė nuk ka mė pėrpjekje tė famshme pėr asketizėm. Asketizėm nuk do tė thotė tė rrish pa bukė e pa ujė, por asketizėm do tė thotė pėrpjekje pėr t’u ngjitur atje ku njeriu ka qenė, pra, pėrpjekje pėr tė filluar udhėtimin.
    Ajo qė e pengon njeriun tė fillojė udhėtimin ėshtė pikėrisht pėrtesa. Pėrtesa thellė - thellė nuk ka llogjikė, por ėshtė njė iluzion i gabuar e cila vjen nė njė frymė qė e mundon aq shumė njeriun. Jo mė kot murgjėrit ishin aq tė ndjeshėm kundėr kėsaj fryme. Jo mė kot asketi Efrem kėrkon tė mos ketė frymė pėrtese. Ankimet e mėdha nuk kanė bazė llogjikėn, por janė vizione tė gabuara qė krijojnė njė frymė tjetėr mbi botėn. Ėshtė pikėrisht periudha e kreshmės dhe lutja e kishės qė do tė ndryshojnė kėtė gjė. Tė ndryshojmė frymėn qė na ka zaptuar e na zapton vazhdimisht. Ėshtė tragjedi tė shohėsh tė rinj dembel. Lutuni Zotit me gjithė shpirt sa herė qė thoni lutjen e Shėn Efremit qė t’ju heqė frymėn e pėrtesės, e pastaj do tė kuptoni sa forcė e madhe do t’ju vijė. Gjithė kėto gjėra qė janė bėrė nė botė janė bėrė nga energji tė mėdha. Dhe njerėzit qė pėrhapėn ungjillin nė tė gjithė botėn patėn njė energji tė pashtershme shpirtėrore, sepse u mungonte fryma e pėrtesės. Ata kishin jo vetėm energji, por kishin edhe falenderim nė shpirt. Shumė njerėz nuk e kuptonin pse ata e kishin falenderimin, sepse ata vuanin dhe lavdėronin Zotin. Sepse duke u hequr fryma e pėrtesės vjen njė vizion i vėrtetė mbi botėn. Ai qė ka vizionin e vėrtetė mbi botėn, gjithmonė do tė ketė nė shpirt njė frymė falenderimi.
    Tjetėr qė kėrkojmė nė lutje ėshtė kureshtja. Kjo nė dukje ėshtė njė mėkat i vogėl, madje nuk ėshtė fare mėkat. Mbase njerėzit thonė se nuk ka ndonjė gjė qė interesohemi pėr diēka. Mjeshtėrit e jetės shpirtėrore dinin tė dallonin, ashtu si njė mjek i mirė e di sesa e rėndėsishme ėshtė higjena personale dhe ajo e ambjentit. Edhe nėpėrmjet kėsaj lutjeje Shėn Efremi do qė tė japė njė ambient higjenik shpirtėror. Sepse fryma e kureshtjes vjen nga fryma e pėrtesės. Tė gjithė dembelėt janė thashethemaxhinj, sa mė tepėr tė mos merret njeriu me punė reale, aq mė tepėr do tė merret me tė tjerėt. Eshtė e pamundur qė njeriu tė mbetet nė njė gjendje statike, bosh. Sa qejf kanė njerėzit pėr thashetheme. Thuaj njerėzve do t’ju flasim nesėr pėr disa persona do tė vijnė tė gjithė. Thuaj do t’ju flasim nesėr pėr Zotin, asnjė nuk vjen. Sepse mungesa e njė energjie tė thellė shpirtėrore e mbush njeriun me njė pseudoinformacion. Informacioni i madh qė marrin nga njerėzit, nga televizioni ėshtė bosh. Asnjė nuk mban mend ēfarė ka marrė para tre ditėsh. Gazeta e lajmet tė gjitha kalojnė, kjo ėshtė njė frymė kureshtie. Se ikėn njė vit e vjen njė tjetėr pas tij, vetėm 2, 3 emra ndryshojnė, thelbi do tė jetė po ai qė ėshtė. Fryma e kureshtisė ėshtė njė frymė qė nuk e ndihmon dot njeriun. Kurioziteti i madh qė ka njeriu qė tė dijė se ēfarė bėjnė tė tjerėt, do tė thotė qė ai nuk po kupton dot jo vetėm jetėn e tij pse jeton, por nuk e kupton pse e ka kėtė kureshti. Dhe ne jemi tė ndėrgjegjshėm sesa e madhe ėshtė kureshtia. Madje njerėzit nuk mund tė rrinė dot pa kureshtje. Shumė gjėra qė na duken tė rėndėsishme janė pa vlerė. Ēfarė vlere ka se ēfarė bėri ai dje? Fryma e kureshtisė i humbet njeriut qėllimin e jetės. Prandaj kėrkohet edhe heshtja, sepse tė folurit tonė ėshtė gjithmonė rreth kureshtjes. Askush nuk e ndalon tė folurit. Kur Isaia pa ėngjėjt ata po kėndonin: “Shenjt, Shenjt …..”, nėse do tė arrini nė kėtė lloj tė foluri, flisni vazhdimisht ditė e natė. Arsyeja qė ne themi tė kufizohet pak ėshtė qė atė pak dituri qė fitoni nė lutje apo mėsime, mos ta humbisni mos ta tretni me kureshtjen.
    Tjetėr gjė qė kėrkojmė nė lutje ėshtė: O Zot mos mė jep frymė lavdidashjeje. Ajo ėshtė diēka qė nuk shpėton asnjeri, sado qė shumė njerėz nuk e pranojnė, se ne nuk i pranojmė realisht gjėrat. Thuaji njė hajduti qė je hajdut, tė hidhet nė fyt. Njeriu nuk e pranon lehtė atė qė ka. Lavdidashja nuk ėshtė thjesht njė dėshirė pėr pushtet tė jashtėm, se ne kujtojmė qė lavdi duan vetėm disa njerėz qė jetojnė nė krye. Lavdidashje do tė thotė njė vizion i ndryshėm i tė parit tė botės. Pėr sa kohė qė ne i shohim tė tjerėt si njė mjet pėr qėllimet tona, kjo ėshtė lavdidashja. Sepse nuk i duam ata thjesht si persona, si qėnie tė gjalla, por ne i duam derisa plotėsojnė dėshirat tona dhe vizionin tonė. Kėtė vizion ka kapur pothuajse gjithė njerėzimi. Ka pak njerėz qė i shohin njerėzit si persona, ka pak njerėz qė shohin tek ēdo njeri imazhin e Trinisė. Dhe lavdidashja ėshtė pikėrisht shenjė qė ne nuk i duam njerėzit ashtu siē janė, por i duam pėrsa ata plotėsojnė dėshirat tona. Kjo do tė thotė qė ne i shohim njerėzit si objekte.
    Nė asnjė shpirt ku ndodhen kėto gjėra, madje kėto tė voglat si: pėrtesa, kureshtja, lavdidashja ėshtė shumė e vėshtirė tė vijė hiri i Perėndisė, jo se nuk do Zoti, por e pengojmė ne. Raporti me Zotin ėshtė kėshtu: Zoti jep pa masė. Problemi ėshtė se ne nuk kemi enė pėr tė marrė. Ne shkojmė me duar bosh e themi nuk mė dha Zoti. Nuk tė dha Zoti, se nuk more dot ti, sepse hiri i Zotit ėshtė aty nė ēdo mister, nė ēdo shėrbesė, nė ēdo libėr, nė ēdo gjė, madje gjithė universi ėshtė i mbushur me hirin e Zotit. Arsyeja qė ne nuk kemi hir ėshtė se nuk kemi mjet pėr ta kapur. Tė gjitha ato qė pėrmend asketi nė lutje janė pengesa.
    Tjetra qė pėrmendet ėshtė kotėsia. Ndoshta jemi tė gjithė tė prapė. Kjo ėshtė njė nga tragjeditė e mėdha tė gjindjes njerėzore. Njeriu i cili u krijua qėnie e arsyeshme dhe e lirė, njeriu i cili u krijua tė ishte nė lidhje tė vazhdueshme me Zotin, ėshtė bėrė njė nga qėniet mė tė kota. Gjithė jeta e tij ėshtė kthyer nė njė kotėsi. Kotėsi do tė thotė mungesa e njė qėllimi pėr jetėn. Qėllimi nė jetė nuk vendoset dot pa pasur njė sistem fetar.
    Njė kotėsi tjetėr qė flet Shėn Efremi ėshtė kur ne mendojmė se kemi njė qėllim e nė realitet nuk e kemi. Ne mendojmė se po jetojmė me Zotin e megjithatė Ai nuk ka asnjė rol nė jetėn tonė tė pėrditshme. Le tė mendojė secili nė sekretin e zemrės sė tij, sa vend zė realisht Zoti nė jetėn e tij tė pėrditshme. Le tė provojė njė ditė tė jetojė pa Zotin, ēfarė ndryshimi do tė ketė. Kjo ėshtė kotėsia, kur njeriu endet nė jetė pa asnje lloj qėllimi.
    Asketi kėrkon shmangien e kėtyre 4 gjėrave qė nė dukje duken tė lehta, por qė tė gjithė tė tjerat arrihen mbi kėto. Po tė jetė njeriu pėrtac, kureshtar, lavdidashės etj, nuk do tė ketė mė energji shpirtėrore. Mėkati nuk ėshtė thjesht thyerje, por ai ėshtė njė gjendje e brendshme. Ėshtė gjendje qė jetohet larg Perėndisė. Kjo periudhė ėshtė periudhė analizimi dhe restaurimi pėr t’i hequr pluhurin tė gjithė lutjeve. Kėrkohet energji pėr tė hequr pėrtacinė, lavdidashjen, kureshtjen dhe kotėsinė. Kjo qė ka vendosur asketi ėshtė njė listė kontrolli, por nė kuptimin negativ.
    Tani le tė dalim nė kuptimin pozitiv ku asketi kėrkon nga Perėndia qė t’i japė frymė urtėsie. Frymė urtėsie ka kuptimin e njė cope, kur zemra dhe mendja e njeriut tė jetė njė. Kur gjithēka qė ai dėshiron tė bėhet njė. Kur shpirti dhe mendja tė jetė njė. Ato qė dėshiron mendja tė realizohen. Dhe nuk ėshtė vetėm ēėshtje pėr mėkatarėt. Apostulli i madh Shėn Pavli thoshte: “Atė qė dua nuk e bėj”. Fjala i urtė sot ėshtė njė sharje. Ka humbur vizioni i vėrtetė i njeriut mbi gjithēka. Asketi kėrkon frymėn e urtėsisė, frymėn qė nuk mburret, qė nuk kėrkon lavdidashje tė kotė, qė nuk jeton nė kotėsi. Ungjilli nuk kuptohet dot nga mendja qė nuk ka frymė urtėsie, sepse ēdo frazė e ungjillit ka njė tjetėr lloj diturie. Mundohuni qė ta keni kėtė urtėsi.
    Tjetėr gjė qė kėrkon shenjti dhe kisha ėshtė pėrulėsia. Tė gjithė e dinė standartin e pėrulėsisė, tė gjithė ankohen se tė tjerėt nuk janė tė pėrulur. Kjo fjalė nė rrethanat fetare pėrdoret mė shumė, por praktikohet mė pak. Le tė mendohemi se ēdo tė thotė pėrulėsi. Pėrulėsia nuk ėshtė njė pozė, pėrulėsi nuk do tė thotė tė shash veten. Ka njerėz qė shajnė veten dhe janė shumė krenarė. Pėrulėsi nuk do tė thotė tė thuash qė unė jam i keq. Pėrulėsi do tė thotė tė arrish tė kuptosh gjendjen tėnde tė vėrtetė. Ajo qė e prish njeriun ėshtė iluzioni pėr veten. Ne jetojmė me iluzione. Janė pak njerėz qė jetojnė me njė frymė urtėsie, pėrulėsie. Ne gjithmonė ndėrtojmė mbi veten diēka qė nuk ėshtė. Ēdo njeri mendon pėr veten diēka qė realisht nuk ėshtė. Nėse ai do tė ketė sy tė mprehtė shpirtėror pėr tė parė veten ėshtė e pamundur tė mos jetė i pėrulur. Njeriu qė e njeh thellė veten ėshtė i pėrulur. Ai qė e vėshtron thellė veten e tij pa ato syzet e iluzionit, do tė njohė veten e tij, dobėsitė e tij. Dhe kėto nuk do ta ulin atė, por do ta ngrenė. Ajo qė e ul njeriun ėshtė ajo qė ai ndėrton njė sistem pėr botėn, e sidomos pėr veten e tij, kur kjo gjendje nuk ekziston. Kjo do tė thotė tė jesh me iluzione. Kjo do tė thotė tė jetosh me ėndėrra.
    Njeri i pėrulur do tė thotė njeri qė ka mendje tė kthjellėt. Le tė shohė ēdo njeri pak veten e vet, sa lart e mendon veten nga tė tjerėt. Ēdo njeri e mendon veten mė tė mirė se tė tjerėt. Pra, pėrulėsia ėshtė njė njohje dhe ai qė ka njė njohje ėshtė i pėrulur. Ai qė ėshtė i pėrulur ka njė falenderim nė shpirt. Tė gjitha kėto jetojnė nė njė sistem. Ai qė ėshtė pėrtac dhe ankohet; ai qė ėshtė krenar dhe ankohet; ai qė ėshtė i pėrulur falenderon Zotin, sepse ai e di sa pak ka dhėnė nė kėtė gjė dhe di se ka marrė shumė.
    Ajo qė kėrkon asketi dhe kisha nėpėrmjet lutjes sė Shėn Efremit ėshtė qė gjithsecili tė shohė veten me sytė realė, me mendje tė kthjellėt, ashtu siē ėshtė, jo ashtu siē mendon se duhet tė ishte, apo siē mendon ai se ėshtė. Mėnyra se si e shohim ne veten ėshtė e gabuar. Pėrulėsia nuk e ul njeriun, por e lartėson atė, sepse pėrulėsi do tė thotė tė respektosh njeriun ashtu siē ėshtė dhe veten tėnde ta pranosh ashtu siē je, ta shohėsh veten tėnde realisht ai qė je. Dhe kėshtu fillon udhėtimi i vėrtetė. Askush nuk mund tė fillojė udhėtimin e vėrtetė nėse nuk e sheh veten ashtu siē ėshtė. Kjo thuhet edhe tek paravolia e “Djalit plangprishės”: Djali erdhi nė vete. Ēfarė tha pasi erdhi nė vete? “O Atė mėkatova kundėr teje”. Ai pa realisht siē ishte dhe jo sesi ai do tė ishte. Kjo ėshtė fryma e pėrulėsisė e jo thjesht tė marrim poza. Fryma e pėrulėsisė ėshtė frymė reale e vėrtetė, ne nuk e jetojmė tė vėrtetėn. Ndoshta kemi librat e vėrtetė, kemi besimin e vėrtetė, prandaj ne shpeshherė mburremi me doktrinėn qė mund tė jetė lavdia e saj, por jo lavdia jonė personale. Fryma e pėrulėsisė jep dritė tė madhe, do tė na jape dritė tė shohim gjendjen tonė reale. E po tė shohim gjendjen tonė reale ashtu siē ėshtė do ta kėrkonim shėrimin ashtu siē djali plangprishės, qė pasi e kuptoi gjendjen e tij reale filloi tė kėrkonte shėrimin. Ēdo njeri qė arrin tė dallojė qė ėshtė i sėmurė kėrkon mjekim. Ai qė mendon qė nuk ėshtė i sėmurė nuk kėrkon mjekim.
    Kėrkesa e tretė ėshtė fryma e durimit. Ai njeri qė ėshtė i pėrulur, qė ka urtėsi, ka edhe durimin. Durimi nuk ėshtė thjesht tė durosh disa padrejtėsira ose tė durosh vuajtje tė ndryshme. Durimi ėshtė njė kuptim akoma mė thellė. Durimi ashtu si dhe virtytet e tjera ėshtė gjendje shpirtėrore, ėshtė vizion shpirtėror. Njeriu qė ka besim ėshtė dhe i duruar. Njeriu qė nuk ka durim ėshtė njeriu qė nuk ka besim shumė tė fortė. Zoti thotė: “ Me durimin tuaj do tė shpėtoni shpėtoni shpirtrat tuaj”. Durim do tė thotė qė njeriu e mat tė sotmen me parametrat e sė ardhmes, e sė pėrjetshmes. E ardhmja i jep kuptim jetės sė krishterė, “ sepse po tė mos ishte Zoti e po tė mos ishte ngjallja - thotė Shėn Pavli, - atėherė besimi ynė do tė ishte i kotė”. Ne jetojmė sikur nuk ėshtė Zoti, e sikur nuk do tė jetė ngjallja. Kjo ėshtė padurim i madh, ēdo gjė e duam sot, nuk presim dot deri nesėr. Nuk ka fare durim, se njė fatkeqėsi e vogėl sjell njė shpėtim tė madh, dhe kėshtu themi qė ka humbur vizioni fetar i botės. Dikur ēdo fatkeqėsi dhe ēdo gjė tjetėr nuk shihej si njė incident, por shihej nė njė plan mė tė thellė shpirtėror dhe mundohej tė nxirrte nga kjo tė mirėn. Ēdo gjė qė na ndodh, nėse kemi durim tė madh do tė arrijmė tė shohim dhe frutat e saj. Asgjė nuk bėhet pa mund. Sa mė i madh mundimi, aq mė i madh fitimi. Ne sot e duam ēdo gjė pa mund. Gjithēka qė ka ndėrtuar qytetėrimi i sotėm ėshtė qė mundimi tė jetė sa mė i vogėl dhe sa mė tepėr ne mundohemi tė lehtėsohemi, aq mė shumė rėndohemi. Ēfarė nuk janė bėrė pėr tė lehtėsuar kohėn : avione, lavatriēe etj, e pėrsėri kohė nuk kanė. Mė pėrpara nuk i kishin kėto e kishin mė shumė kohė. Koha ėshtė njė vizion shpirtėror. N.q.s jeton me Zotin ke shumė kohė, durim e gjithēka tjetėr. Nėse nuk jeton me Zotin nuk do tė kesh kurrė asgjė. Kjo ėshtė pse asketi kėrkon durim nė lutjen e tij. Durimi ėshtė njė shenjė e vizionit tė thellė shpirtėror.
    Dhe e fundit dhe mė e madhja ėshtė fryma e dashurisė. E dimė nga ungjilli qė emri i Zotit ėshtė dashuri. Pra, ajo qė e karakterizon Zotin mė tepėr se gjithēka tjetėr ėshtė pikėrisht dashuria pėr ēdo gjė. Kėtu qėndron dhe ngjashmėria mė e madhe qė mund tė arrijė njeriu mė Zotin, kur ai ka nė shpirt dashurinė pėr gjithēka. Dhe ajo qė e vret shumė dhe e deformon shpirtin njerėzor ėshtė mungesa e dashurisė. Shtojeni sa tė mundeni mė shumė dashurinė. Madje Zoti thotė duajini dhe armiqtė tuaj. E thotė kėtė se na do ne, sepse nėse do tė kemi urrejtje nė shpirt, jemi ne qė do tė dėmtohemi jo armiqtė tanė. Madje njė shenjt i madh thoshte qė nėse njė gjethe unė urrej, nuk jam mė i plotė. Dashuria ėshtė ajo qė i jep njeriut dhe shpirtit njerėzor plotėsinė e tij. Nėse do t’i japė plotėsinė e tij do tė jetė gati jo vetėm tė durojė tė nisė udhėtimin, por do tė jetė gati tė mbajė njė dialog tė vazhdueshėm me Perėndinė, sepse e dimė qė njeriu ėshtė krijuar pėr tė jetuar nė kungim tė pėrjetshėm me Perėndinė. Tė gjitha kėto qė folėm janė sa pėr tė na ngacmuar, qė secili nga ne tė mendojė e tė pėrpiqet tė fshijė pak pluhurin e atyre qė thotė, sepse nuk ka gjė mė tė kotė sesa tė thuash fjalė pa kuptim. Themi lutje e ato nuk kanė kuptim. Bėjmė shėrbesa e po njėsoj. Kalon njė Pashkė e vjen tjetra e ne jemi po ata, madje dhe mė tė kėqij. Ē’kuptim ka kreshma, lutja nėse ato nuk funksionojnė nė rritjen tonė shpirtėrore? Tė gjitha kėto qė bėjmė ne, janė mjete pėr njė qėllim final, pėr takimin e Zotit tė ngjallur. Kreshma ėshtė njė periudhė meditimi, restaurimi. Le ta shfrytėzojmė kėtė periudhė, le tė mendojmė se kemi njė qėllim nė kėtė jetė. Jemi krijuar me njė qėllim tė madh, jemi krijuar tė jemi me Zotin. Kjo rrugė ėshtė shumė e gjatė e duhen shumė pajisje, ashtu si ēdo njeri qė udhėton merr bukė e gjėra tė tjera qė i nevojiten, ashtu edhe nė udhėtimin shpirtėror njė pajisje e madhe vjen nga lutja e Shėn Efremit.
    Kreshmė tė mbarė.
    Udhėtim tė mbarė drejt Zotit pėr ta takuar atė nė Pashkė.

    PĖR KRESHMĖN

    Kreshma qė nuk ėshtė hiperbolike por analoge me fuqitė e tua, mund tė tė ndihmojė nė vigjilencėn tėnde. Me stomak tė ngopur askush nuk mund tė mendojė gjėrat e shenjta-thonė asketėt. Pėr atė qė ha mirė, dhe misteret mė tė arritshme tė shėn Trinisė qėndrojnė tė fshehura. Vetė Zoti na dha shembullin me kreshmėn e madhe. Kur dėboi tė mundur djallin nga vetja, kishte kreshmuar 40 ditė dhe 40 netė. Dhe nėse Zoti ndjeu nevojėn e kreshmės sa mė shumė duhet ta ndjejmė atė ne? “Dhe u afruan ėngjėjt dhe i shėrbenin”. Tė njėjtėn gjė presin nga ty, qė tė shėrbejnė.
    Kreshma kufizon tė folurit e tepėrt e thotė shėn Joani i Shkallės. Ėshtė dera e mėshirės. Dėbon mendimet e kėqia dhe ē’rrėnjos pandjeshmėrinė e zemrės. Kreshma ėshtė derė e Parajsės. Kur stomaku kufizohet dhe mėrzitet me kreshmėn atėherė pėrulėsohet dhe zemra. Kushdo qė kreshmon lutet me mendjekthjelltėsi. Ndjenjat e papėrmbajtura dhe tė kėqija pėrfocohen me ushqim hiperbolik, shkaktojnė mendime mėkatare e tė rrėmbyeshme dhe dėshira.
    Kreshma ėshtė shprehje dashurie dhe devotshmėrie. Dikush sakrifikon dėshirat tokėsore qė tė arrijė qielloret. Shumė mendime tonat nuk janė gjė tjetėr veēse pėrpjekje se ēfarė do tė hamė dhe joshje e grykėsisė tonė. Por kreshma, nėse duam tė ēlirohemi nga mishi dhe dėshirat e tij, pėrbėn njė drejtues tė pėrshtatshėm pėr njė ēlirim tė vėrtetė dhe njė mbėshtetje tė domosdoshme nė luftėn kundėr dėshirave tė kėqia. Kreshma, nė lidhje me lutjen, ėshtė njė nga dhuratat e mėdha qė e vėshtrojnė me kujdes, gjithė ata qė shijuan dikur, qoftė edhe pėr pak, ėmbėlsinė e tyre dhe ndjenė vlerėn e tyre.
    Me kreshmėn rritet mirėnjohja pėr Atė qė i dha njeriut fuqinė pėr tė kreshmuar. Kreshma ndihmon nė pushtimin e asaj zone qė vetėm dikush e ndjen se ekziston. Shfaqjet e jetės dhe tė gjitha fenomenet rreth teje marrin njė kuptim tė ri dhe ēastet shprehin njė pėrmbajtje tė pėrkryer, tė pasur dhe tė madhe. Vigjilenca e “teorisė sė shenjtė” bėhet e kthjellėt. Kėrkimi i shqetėsuar shndėrrohet nė qetėsi tė pėrulur dhe tė mbushur me mirėnjohje, pranim tė dhuratave tė shenjta. Probleme e dukuri, tė pazgjidhura dhe torturuese hapin bėrthamėn e tyre si gonxhe tė qeta lulesh. Vetėm me shoqėrues lutjen, kreshmėn dhe vigjilencėn duhet dikush tė trokasė derėn qė uron ta shohė dikur tė hapur. Nė kėtė pikė shohim atė fjalėn pėr tė cilėn kreshma shėrben si masė pėr etėrit e shenjtė. Ai qė kreshmon shumė, dashuron shumė. Dhe kush dashuron shumė i falen mėkatet e tij tė shumta.
    Etėrit e shenjtė rekomandojnė kreshmė tė matur. Nuk duhet ta lėmė trupin tonė tė dobėsohet shumė sepse atėherė dėmtohet dhe shpirti. Gjithashtu askush nuk mund tė kreshmojė kėshtu papritur. Ēdo gjė kėrkon ushtrim dhe ēdonjėri detyrohet tė provojė veten e tij duke patur parasysh natyrėn dhe punėn e tij. Nuk ėshtė e shenjtė tė ndajė dikush ushqimet nė tė ndaluara dhe tė lejuara. Tė gjitha ushqimet i jep Perėndia. Ajo qė mund tė themi ėshtė se duhet tė shmangen ato qė bėjnė trupin e rėndė dhe tė palėvizshėm dhe hapin orekset mė tė poshtra tė tij. Pikėrisht kėto pėrcaktojnė rregullat sesi duhet tė shmangen. Mishra tė fortė, erėza tė forta, mishra tė shumtė, pije alkolike dhe tė ngjashme me ato kanė si qėllim tė kėnaqin faringun dhe jo tė kontribuojnė nė ushqimin e trupit, duhet tė shmangen. Por rėndėsia e masės nuk jepet vetėm nė cilėsi, por edhe nė sasi. Kėshtu qė, edhe nėse nuk bėhet fjalė pėr kaq ushqime tė forta, nuk duhet tė hajė dikush deri nė “shpėrthim stomaku”. Atėherė zbėrthehet kuptimi i kreshmės. Grykėsia ndryshon shumė materialisht pėr ngopjen e saj.

    MĖNYRA E LUTJES

    Ai qė vendos tė bėjė rregullisht ēdo ditė gjimnastikėn e mėngjesit, shumė herė e bėn jo se gjendet trupi i tij “nė formė” por qė tė zotėrojė atė qė s’ka. Vetėm kur dikush zotėron fillimisht diēka, mund tė ndėrmarrė pėrpjekjet pėr mbajtjen e saj. Veēse, pėrpara kėsaj, duhet tė pėrpiqet ta zotėrojė.
    Rrjedhimisht fillo pa pritur asgjė nga vetja jote. Nėse ndodh tė qėndrosh nė dhomė tė veēantė mundesh nė tė vėrtetė dhe pa pushim tė ndjekėsh marshimin e oratores sė madhe tė kishės.
    Sapo tė zgjohesh nė mėngjes dhe pėrpara se tė fillosh ēfarėdolloj pune, qėndro drejt e me respekt tė veēantė, mendo se qėndron pėrpara Perėndisė qė shikon gjithēka dhe duke bėrė shenjėn e kryqit thuaj:
    “Nė emėr tė Atit dhe Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė. Amin.” Qėndro nė kėtė gjendje disa ēaste dhe prit derisa tė qetėsohen shqisat e tua dhe mendimet e tua tė lėnė ēdo gjė tokėsore. Thuaj mė pas, pa nxitim, me mendim tė pėrqėndruar dhe me zemrėn tėnde nė kėtė lutje:
    “ O Perėndi, falmė mua mėkatarin”
    Mė pas vazhdo lutjet e tjera. Fillimisht “O Mbret Qiellor”, mė pas “Trini e Tėrėshenjtė” dhe “Ati Ynė” tė cilat ndiqen nga njė radhė e tėrė lutjesh tė mėngjesit. Lexo mė mirė disa me qetėsi sesa tė gjitha me padurim. Kėto lutje rrethojnė pėrvojėn e kishės. Me kėto lutje hyn nė njė shoqėri njerėzish qė luten. Nuk je vetėm. Je qelizė e kishės, d.m.th. e trupit tė Krishtit. Me kėto lutje tė Kishės sonė mėson bindjen qė ėshtė e domosdoshme jo vetėm pėr trupin por dhe pėr zemrėndhe mendjen, pėr ndėrtimin dhe mbėshtetjen e besimit tėnd.
    Lutja e plotė dhe e saktė ėshtė ajo ku fjalėt ndiqen nga mendja dhe ndjenja. Kjo ėshtė lutja e nevojshme. Mos lejo mendimet tė tė rrethojnė dhe kėtė faqe tė lutėsores tėnde. T’i kapėsh pėrsėri dhe pėrsėri dhe tė rifillosh gjithmonė me shenjėn ku le lutjen tėnde. Me tė njėjtėn mėnyrė mund tė lexosh dhe Psalmet kur nuk ke librat me shėrbesat e pėrditshme. Kėshtu mėson tė jesh i duruar dhe i kujdesshėm.
    Ai qėndron nė njė dritare tė hapur, dėgjon zhurmėn qė vjen nga jashtė. Nuk mund tė bėjė ndryshe. Kėshtu, nėse dėshiron tė veēojė ose jo kėto zhurma. Ai qė lutet ėshtė i pambrojtur nga njė mori mendimesh tė huaja, ndjenjash dhe pėrshtypjesh. Qė tė dojė tė pengojė hyrjen e tyre ėshtė kaq e pavlerė aq sa mund tė pengojė erėn tė lėvizė nė njė dhomė tė hapur. Por dikush mund t’i ndjekė ose tė mos i ndjekė. Kėshtu prania e tyre, nėse e duam ne vetėmund tė jetė e domosdoshme gjatė kohėzgjatjes sė lutjes sonė. Kėtė nuk mund ta arrijmė, na thonė shenjtorėt, me asnjė mėnyrė tjetėr veēse me ushtrim tė vazhdueshėm dhe me gjimnastikė tė mendjes tonė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-03-2008 mė 22:41

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Origjina e kreshmės

    Kreshma

    Origjina e kreshmės.

    Kreshmimi orthodhoks e ka origjinėn nga Zoti Krisht. Para se tė predikonte doktrinėn e Tij, Ai ka agjėruar vet 40 ditė, ashtu si kanė agjėruar para Tij edhe profeti Moisi, si dhe profetėt e tjerė. Edhe apostujt kanė agjėruar., si dhe tė gjithė tė krishterėt orthodhoksė pėrgjatė shekujve. “Kreshmimi, tė gjithė shenjtorėve u ka prirė nė rrugėn e Zotit” – thotė Shėn Vasili i Madh.

    Porosia e parė e Perėndisė nė Parajsė ka qenė pėr agjėrimin, d.m.th pėr vetpėrmbajtjen. Qė kėtej del se mėkati i parė i njeriut ka qenė mėkat kundėr agjėrimit, d.m.th. prishi kreshmėn. Ashtu si nė mėkat merr pjesė edhe shpirti edhe trupi, ėshtė e nevojshme qė edhe nė virtyt dhe nė ēlirimin nga mėkati, tė marrin pjesė qė tė dy. Qėllimi i kreshmės ėshtė pastrimi i trupit, forcimi i vullnetit dhe ngritja shpirtėrore. Duke e mbajtur atė, tė krishterėt kujtojnė pareshtur vuajtjet e Krishtit pėr shpėtimin e tyre. Agjėrimi i vėrtetė ka dy veēori: trupore dhe shpirtėrore. Sipas tij duhet frenuar ngrėnia e tepėrt , por nė radhė tė parė do tė thotė vetpėrmbajtje nga mendimet, dėshirat dhe veprat e kėqija.

    Kreshma shton dashurinė, lutjet dhe gadishmėrinė nė pėrmbushjen e tė gjithave virtyteve ungjillore. Shpirti ka dy krahė me tė cilėt fluturon drejt qiellit: agjėrimin dhe lutjen. Ai ėshtė ilaē pėr sėmundjet trupore dhe shpirtėrore dhe pėr ēdo veprim demoniak. Vet Jesu Krishti ka thėnė: “Ky lloj demoni del vetėm me agjėrim dheme lutje”. Me ndihmėn e kreshmės shpirti dhe trupi pėrgatiten tė bėhen tempull i Shpirtit tė Shenjtė. Jeta e vėrtetė fetare ėshtė e pakonceptueshme pa kreshėn.

    Kreshmėt janė porosi e Krishtit.

    Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė kreshmėve, tė cilat konsiderohen si kusht i domosdoshėm pėr marrjen e Kungatės Hyjnore, Kisha jonė Orthodhokse na mėson:
    Kreshmėt janė porosi e Krishtit dhe e Kishės sė Tij dhe mjet i domosdoshėm pėr ushtrimin dhe pėrparimin shpirtėror tė ēdo tė krishteri. Krishti vet i karakterizoi kreshmėt si armė kundėr djallit kur tha: “Ky lloj demoni del me lutje dhe me kreshmė”. Dhe Shėn Joan Gojarti thotė:
    “Kreshmėt janė ilaē, po ilaēi, sado i dobishėm qė tė jetė, shpesh nuk vlen krejt nga mungesa e pėrvojės sė atij qė e pėrdor. Sepse, duhet qė njeriu tė dijė kohėn e pėrdorimit, sasinė e nevojshme, gjendjen e trupit qė do ta marrė ilaēin, kushtet klimaterike, dietėn qė duhet tė mbajė, stinėn mė tė pėrshtatshme tė vitit, e shumė tė tjera, tė cilat po tė mos i kemi parasysh, ilaēi nuk sjell asnjė dobi. Prandaj Kisha jonė e Shenjtė, i ka caktuar periudhat kur i krishteri orthodhoks duhet tė mbajė kreshmė.
    Kreshmėt qė i ka caktuar Kisha qė mbahen para tė kremteve tė mėdha tė krishtėrimit, kanė pėr qėllim kryesor tė na pėrgatisin shpirtėrisht, pėr t’u njohur dhe ndėrgjegjėsuar me ngjarjet e mėdha qė kremtojmė ato ditė.

    Qėllimi i kreshmės

    Sipas teologut tė njohur ortodoks Aleksandėr Shmeman “qėllimi i kreshmės nuk ėshtė tė na imponojė disa detyrime formale, por tė zbusė zemrėn tonė, me qėllim qė ne mund tė provojmė “etjen dhe urinė” e fshehtė pėr komunikim me Perėndinė”.
    Kėshtu qė ne mund tė themi se qėllimi dhe synimi parėsor i kreshmimit ėshtė, sė pari, tė na bėjė tė ndėrgjegjshėm pėr Perėndinė. Kreshmimi i vėrtetė pėrfshin uri tė vėrtetė. Do tė thotė mohim tė ushqimit tė vetes gjatė kohės sė urisė. Etėrit e Kishės rekomandojnė se ne gjithmonė duhet tė ngrihemi nga tavolina duke ndjerė se mund tė kishim ngrėnė mė tepėr. Gjatė kėtyre ēasteve sakrifice e pėrpjekjeje thėrritemi tė kthejmė mendjet tona drejt Perėndisė dhe tė kujtojmė veten pėr vartėsinė tonė tė plotė te Ai. Tė gjitha bekimet e jetės, ushqimet, pijet dhe shėndeti, vijnė nga Ai. Ai ėshtė dhėnėsi, ushqyesi dhe burimi ynė i jetės. Kreshmimi na bėn ne shumė tė vetėdijshėm pėr kėtė vartėsi nga Ai.

    Tjetėr qėllim i kreshmimit ėshtė tė na ndihmojė ne tė kultivojmė vetėdisiplinimin nė jetėn tonė. Mentaliteti i botės ėshtė tė kėnaqėsh dėshirat e tua kurdoherė kur ke mundėsi. Ndėrsa jeta kristiane paraqet njė tė kundėrt me kėtė gjė. Kisha na thėrret tė disiplinojmė mendjen, trupin dhe shpirtin tonė. Derisa tė mendojmė tė kontrollojmė zakonet, veprimet dhe mendimet tona dhe tė vemė tėrė qenien tonė nėn pushtetin e Krishtit, ne nuk mund tė rritemi kurrė ashtu siē duhet nė jetėn e krishterė.

    Qėllimi i tretė i kreshmimit ėshtė tė veprojė nė jetėn tonė si njė burim ndriēimi. Nėse kreshmimi kombinohet me mė shumė lutje e veprime mėshire, atėherė kreshmėt bėhen njė periudhė zbulimi dhe gjetjeje. Pėrgjatė historisė, Perėndia u ka folur atyre njerėzve qė kanė kreshmuar dhe kanė pėrqėndruar tėrė qėnien e tyre mbi Tė. Nė jetėn e Jesuit, ashtu si dhe nė jetėn e shumė personazheve tė Biblės dhe tė shenjtorėve tė Kishės, ne shikojmė se momentet kur ata takuan Perėndinė qenė periudha tė kreshmimit.

    Sė fundi, kreshmimi na ndihmon tė ēlirojmė veten nga diktatura e trupit dhe shpirtit. Mos e shikoni atė si dėnim personal ose si diēka negative, por si diēka pozitive. Nėse udhėhiqet nga Shpirti i Shenjtė kreshmimi duhet tė japė frytet e Shpirtit tė Shenjtė, i cili pėrfshin mbi tė gjitha dhuratėn e gėzimit.

    Si tė kreshmojmė nė mėnyrė tė Shenjtė:

    Le tė dėgjojmė ēfarė na thotė Shėn Joan Gojarti:

    Kreshma e vėrtetė:

    Sikundėr kalon dimri dhe vjen vera e ėmbėl, detari me anijen e tij del dhe lundron nė det, duke e pėrshkuar kėtė nė tė katėr anėt. Ushtari merr armėt, i fshin ato, i pastron dhe i bėn gati pėr luftė. Udhėtari fillon njė udhėtim tė gjatė dhe atleti e sportisti zhvishen dhe ju pėrvishen stėrvitjeve dhe ushtrimeve tė ndryshme. Kėshtu duhet tė veprojmė edhe ne tani qė na erdhi koha e kreshmėve, si njė verė shpirtėrore. Le t’i bėjmė gati armėt si ushtarė tė vėrtetė, le ta mprehim drapėrin si bujqėr tė vėrtetė, tė kujdesshėm dhe si kapedanė tė urtė e tė menēur le tė pėrballojmė valėt dhe dallgėt e dėshirave tė dobėta, duke pėrdorur si armė dėshirat e mira dhe mendimet e urta. Le tė fillojmė udhėtimin tonė pėr nė qiell dhe le tė pėrgatitemi e tė pėrvishemi bukur e mirė, pėr tė takuar kreshmėt ashtu si duhet.

    Kreshmėn, nuk e kuptojmė si shumica e njerėzve, largim nga disa gjellė tė cakturara. Jo,kreshmė e vėrtetė nuk ėshtė tė largohesh vetėm nga disa gjellė, por sė bashku me to tė heqim dorė edhe nga ligėsitė dhe nga mėkatet. Po, tė largohesh nga disa gjellė, por njėkohėsisht ėshtė e domosdoshme qė tė largohemi edhe nga mendimet e liga, nga dėshirate dobėta, nga veprimet e kėqija. Kjo ėshtė kreshmė e vėrtetė, kjo vetėm mund t’i shpėtojė ata qė embajnė.

    E dini ē’thotė Shkrimi i Shentė pėr kreshmėn?

    Atleti nuk e merr dot kurorėn po tė mos luajė sipas rregullave tė caktuara. Edhe ne pra qė mbajmė kreshmė, qė tė mos rrezikojmė tė humbasim shpėrblimin qė na pėrket dhe kėtė dhuratė tė madhe, le tė mėsojmė sesi duhet tė mbajmė kreshmė. Se edhe farisiani i parabolisė mbajti kreshmė, por me gjithė kėtė doli prej Kishės pa ndonjė fitim e dobi pėr shpirtin e tij. Pėrkundrazi, tagrambledhėsi, qė nuk mbajti kreshmė, doli mė i fituar nga farisiani. Kjo na tregon se nga kreshma nuk mund tė rrjedhė asnjė dobi, n.q.s ato nuk shoqėrohen nga virtyte tė tjera. Kėto i thashė jo qė tė pėrbuzim kreshmėt, por t’i nderojmė kėto duke u larguar jo vetėm nga disa gjellė tė caktuara, por edhe nga mėkatet. Ai, qė kujton se kreshmė ėshtė largimi prej disa gjellėve, ky e pėrbuz kreshmėn.

    Mban kreshmė? Tregoje me vepra.. Ēfarė veprash? Kur shikon ndonjė tė varfėr ndihmoje, kur shikon armikun tėnd tė pajtohesh dhe tė bėhesh mik me tė, tė mos shash, tė mos shpifėsh, tė mos vjedhėsh, tė mos bėsh ndonjė padrejtėsi, tė mos mbash nėpėr gojė njerėzit, etj. Me fjalė tė tjera nuk duhet tė mbajė kreshmė vetėm goja, por edhe syri edhe veshi, edhe kėmbėt edhe kėmbėt dhe tė gjitha pjesėt e trupit tėnd. Le tė mbajnė kreshmė duart duke mos u ndotur me vjedhje dhe grabitje, le tė mbajnė kreshmė kėmbėt duke u larguar nga rruga, qė tė shpie nėpėr qendra tė liga dhe nėpėr mbledhje imorale tė dobėta,le tė mbajnė kreshmė sytė duke mos u hedhur nė fytyra tė bukura me qėllim satanik e shtazor, sepse do tė ishte njė gjė qesharake sikur gojėn ta largosh nga gjellėt, tė cilat fundi i fundit nuk janė tė kėqija nė vetvete, kurse syve t’u japėsh leje tė prekin gjėrat qė janė tė ndaluara dhe qė janė vetiu tė liga.

    Nuk ha mish? Bukuri, por mos i lėr edhe sytė tė hanė imoralitet dhe paturpėrsi. Le tė mbajė kreshmė edhe veshi, por kur mban kreshmė veshi? Kreshma e veshit ėshtė tė mos dėgjojė e tė mos pranojė as sharje, as shpifje, as qortime. Sepse Shkrimi i Shenjtė thotė: “tė mos pranosh tė dėgjosh kallėzime dhe fjalė tė liga.” Le tė mbajė kreshmė edhe goja, e goja mban kreshmė kur nuk nxjerr e goja mban kreshmė kur nuk nxjerr asnjė fjalė tė keqe. Se me tė vėrtetė ēfarė dobie vjen kur nga njėra anė nuk hamė mish dhe peshk, e nga ana tjetėr i kafshojmė dhe i copėtojmė vėllezėrit tanė?

    Pra le ta themi shkurt si tė kreshmojmė nė mėnyrė tė Shenjė:

    1.Tė kreshmojmė jo vetėm nga ana ushqimore, por edhe tė largohemi nga mėkatet.
    2. Ta shoqėrojmė kreshmėn me lutje, dhe tė kushtojmė mė shumė kohė nė leximin e Ungjillit.
    3. Ta shoqėrojmė kreshmėn me lėmoshė, pra tė ndihmojmė atė qė ka nevojė.
    4.Ta shoqėrojmė kreshmėn me pėrulėsi. Rreziku mė i madh nė kreshmim ėshtė tė krenohemi pėr pėrpjekjet tona dhe tė gjykojmė tė tjerėt qė nuk kreshmojnė.
    5. Tė kuptojmė qė kreshma nuk ėshtė fundi, por ėshtė njė mėnyrė pėr nė fund. Perėndia nuk qetėsohet pėr kreshmėn tonė, ai shikon ēfarė qėndrimi krijon Brenda shpirteve tona kreshmimi.
    6. Tė kreshmojmė nė fshehtėsi. Dhe tek Ungjili I Mateut thotė: laje fytyrėn tėnde dhe lyeje kokėn tėnde me vaj dhe tėmos marrė vesh njeri qė po kreshmon, por vetėm Perėndia qė sheh se ē’bėhet nė fshehtėsi, do tė tė shpėrblejė hapur.
    7. Tė kreshmojmė pa gjykuar tė tjerėt. Ata qė hanė tė mos gjykojnė ata qė hanė. Ata qė nuk hanė tė mos gjykojnė ata qė hanė.

    Le tė theksojmė pėrsėri: qė atletėt qė tė fitojnė nė garat e tyre bėjnė ushtrime dhe stėrvitje. Edhe ne qė jemi atletė tė betejės shpirtėrore ushtarė tė Jesu Krishtit, kemi detyrė tė stėrvitemi. Stėrvitje ėshtė dhe kreshma. Na ndihmon tė fitojmė mbi dėshirat tona. Na ndihmon tė mundim orekset tona. Na ndihmon t’i bindemi dėshirės sė Perėndisė. Na ndihmon nė shumė gjėra. Kreshma ashtu si e thamė ėshtė armė kundėr djallit. Gjithė njerėzit mbajnė kreshmė, tjetėr gjė se nuk e bėjnė gjithnjė pėr Perėndinė.

    A e mund tė mė thoni njė kreshmė qė shumica e njerėzve e bėjnė me detyrim, madje me fanatizėm?

    Ėshtė djeta qė tė detyron mjeku. Ē’ėshtė djeta? Ėshtė njė kreshmė.
    Tė ndalon mjeku disa ushqime dhe tė cakton sasinė edhe nga tė tjerat. Askush nuk ankohet nga mjeku kur cakton kreshmė. Tė gjithė e konsiderojmė tė domosdoshme kėtė kreshmė pėr shėrimin e trupit. Po, pse ne njerėzit, kur na thotė mjeku mbajmė kreshmė, kur na thotė Perėndia e shkelim kreshmėn?

    Gjithashtu nxjerrim pretekse, duke thėnė se nuk mbajmė dot kreshmė, ose nuk kemi ēfarė gatuajmė. Dhe fatkeqėsisht shumė prindėr nuk i lejojnė fėmijėt e tyre tė kreshmojnė me preteksin se do tė sėmuren, por harrojmė se kreshma ėshtė bekim i Perėndisė dhe duhet qė fėmijėt nga mosha 9vjeē tė mėsohen me kreshmė, sepse vetėm kėshtu do tė bėhen fėmijė tė bekuar tė mėsuar me disiplinėn e Kishės.

    Gjithashtu nuk duhet tė lėmė pa theksur edhe njė gjė tjetėr qė ėshtė shumė kryesore: tė falim dhe t’i ndjejmė ata qė na kanė lėnduar shpirtėrisht.
    Ndodh nė jetė qė ne ofendojmė dhe lėndojmė njėri-tjetrin. Kjo ndodh sepse djalli urren dashurinė ndėrmjet nesh dhe me zgjuarsi na nxit qė tė ofendojmė tė afėrimin tonė. Pajtimi ėshtė i domosdoshėm nė mėnyrė qė tė jemi nė paqe me tė gjithė njerėzit.
    Bibla na mėson qė kur mėkatojmė ndaj vėllait tonė ne gjitshashtu mėkatojmė dhe kundėr Perėndisė, dhe kur ofendojmė tė afėrmin tonė, ne ofendojmė vetė Perėndinė. Pėrulėsisht duhet tė kėrkojmė falje pa u vonuar, ashtu si thuhet “dielli mos tė perėndojnė mbi inatin tuaj”, qoftė ky ofendim me fjalė apo me vepra.
    Por themi: pse duhet tė kėrkoj falje? Ai mė ka lėnduar. Unė nuk i kam bėrė asgjė atij. Gjithsesi ne duhet tė kuptojmė qė i ofenduari duhet t’i kėrkojė falje ofenduesit.

    Sa e tmerrshme ėshtė kur nuk falim falet e tė afėrmit tonė. Nėse falim tė tjerėt edhe Perėndia do t’na falė, nėse jo as Perėndia nuk do na falė.
    Si do tė qėndrojmė para Perėndisė? Dhe sa vlen kreshma jonė pa dashurinė pėr njerėzit, sepse ėshtė thėnė: Ai qė kreshmon shumė edhe dashuron shumė. Si do tė qėndrojmė para Perėndisė me zemėrim nė zemėr?
    Edhe pse na kanė shkaktuar mėkat ne duhet tė kujtojmė se edhe ne jemi mėkatarė dhe duhet tė falim. Le tė kujtojmė Jesu Krishtin, tė Cilin e pėrqeshėn e tallėn, e pėshtynė e ofenduan, i vunė nė kokė kurorė me gjėmba, dhe nė fund e kryqėzuan. A na kanė bėrė neve ofendime tė tilla? Jo. Dhe Jesu Krishti i duroi me pėrulėsi dhe me vuajtje.

    Si tė krishterė sė pari ne mėsojmė sesi tė kthejmė tė mirėn pėr tė mirė, qė ėshtė mirėnjohje, mė vonė qė tė mos kthejmė tė keqen me tė keqe dhe tė mos hakmerremi. Mė pas nė mėsojmė tė duam armiqtė tanė dhe t’u bėjmė tė mirė atyre qė na urrejnė dhe tė kthejmė tė mirėn pėr tė keqe. Kjo ėshtė shkalla ku duhet tė ngjitemi ne tė krishterėt dhe tė jemi tė bindur se vetėm duke pasur dashuri atėherė ėshtė kreshma jonė e pėlqyer nga Perėndia.
    Le tė pėrpiqemi tė gjithė tė fillojmė njė kreshmė tė pėlqyeshme tek Perėndia, duke filluar nga dita e sotme. Njė kreshmė me gėzim dhe me dashuri pėr tė gjithė njerėzit.

    Ju uroj tė gjithėve kreshmė tė mbara tė shoqėruara gjithashtu me misterin e rrėfimit dhe me kungim sa mė tė shpeshtė, nė mėnyrė qė kėshtu tė marim Krishtin nė zemrat tona.

    Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-03-2008 mė 22:45

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Theni mbi Kreshmen

    Kreshma

    1. Nėse mė doni mbani urdhėrimet e mia. ( Jn 14:15 ).

    2. Ju kam thėnė kėto gjėra, qė ta keni paqen nė mua: nė botė do tė keni shtrėngim, por merrni zemėr, unė e kam mundur botėn. ( Jn 16:33 )


    3. Nuk jemi thirrur qė tė bėjmė gjėra tė jashtėzakonshme, por gjėra tė zakonshme me dashuri tė jashtėzakonshme. ( Nėnė Tereza )

    4. Tė mbash mendjen nė ferr dhe tė mos dėshpėrohesh. ( Shėn. Siluani).


    5. Tė luftosh pėr tė drejtat e tua ėshtė egoizėm, tė luftosh pėr tė drejtat e tė tjerėve ėshtė dashuri.

    6. Kush flet ose hesht pėr hir tė Perėndisė bėn mirė.


    7. Ai qė ha tė mos pėrbuzė atė qė nuk ha, dhe ai qė nuk ha tė mos gjykojė atė qė ha, sepse Perėndia e ka pranuar. ( Rom 14:3 )

    8. Hipokrizia ėshtė ajo qė na shkatėrron, qė na bėn tė mos e ndjejmė nevojėn pėr shėrim, na largon nga kėrkimi I rrugės sė vėrtetė.


    9. Por Perėndia ka zgjedhur gjėrat e marra tė botės, pėr tė turpėruar tė urtėt; dhe Perėndia ka zgjedhur gjėrat e dobėta tė botės pėr tė turpėruar tė fortėt; ( 1 Kor. 1:27 )
    10. Teolog ėshtė ai qė lutet.

    11. Ai qė ėshtė nė rregull me ndėrgjegjen e tij ėshtė I tillė me tėrė botėn.


    12. Nėse gėnjeni peshkopin e dukshėm keni gėnjyer atė tė padukshmin.

    13. Lutja ėshtė arti I arteve dhe shkenca e shkencave.


    14. Kur mendja nuk ndodhet tek Perėndia atėherė ajo ėshtė nė mėkat.

    15. Qėllimi i kėtij urdhėrimi ėshtė dashuria, prej njė zemre tė pastėr, prej njė ndėrgjegjeje tė pastėr, dhe prej njė besimi jo tė shthurur. ( 1 Tim. 1:5 )


    16. Sa mė afėr tė jemi me armikun tonė mė tė madh, aq mė afėr jemi me Perėndinė.

    17. Tė jesh i krishterė mes tė krishterėve ėshtė mė e vėshtirė se tė jesh I krishterė nė mes tė botės.


    18. Duhet tė kujtojmė gjithmonė atdheun tonė “PARAJSĖN”. ( C. LUIS )

    19. Ai qė kujdeset pėr orėn e vdekjes sė tij, I pakėsoi fjalėt e tij.


    20. Kur dėgjon qė I afėrmi ose miku yt tė pėrqeshi, ti tregoi dashuri dhe lavdėroi.

    21. Kreshma ėshtė mbretėresha e virtyteve.


    22. Kreshma ėshtė ligj i shenjtė dhe fillimi i gjithė punėve tė mira, ajo ėshtė instrument qė tė ēon nė shenjtėrim.

    23. Fillimi i gjithė pasioneve ėshtė egoizmi, dhe pėrfundimi krenaria. Ai qė e zhduku rrėnjėsisht, preu bashkė me tė dhe gjithė pasionet.


    24. Mos u nxito tė shkatėrrosh lidhjen e dashurisė shpirtėrore, sepse nuk ka mbetur rrugė tjetėr shpėtimi pėr njerėzit.

    25. Mos ji i vetėkėnaqur dhe nuk do tė bėhesh urryes i tė afėrmit. Mos ji egoist dhe do tė bėhesh mik i Perėndisė.


    26. Perėndia nuk na thirri tė jemi tė suksesshėm por tė jemi besnikė.

    27. Mik i vėrtetė ėshtė ai qė nė kohėn e tundimit, merr pjesė pa u ndjerė dhe pa u tronditur nė dėshpėrimet, nevojat dhe vuajtjet e tė afėrmit si tė ishin tė tijat.


    Kėshillat tė ndryshme

    1. Jeta e tanishme na u dha vetėm e vetėm qė tė lavdėrojmė Perėndinė, t’i bėjmė mirė tė afėrmit dhe tė pėrpiqemi pėr fitimin e mbretėrisė sė qiejve, duke ndjekur rrugėn “e ngushtė” dhe “tė vėshtirė” qė na tregon Ungjilli

    2. Pėrpjekja e kėsaj jete duket peshė tepėr e rėndė pėr tė gjithė ata qė nuk besojnė tek Perėndia. Por, pėr ata qė e mbėshtetin ekzistencėn e tyre nė Zotin tonė Iisu Krisht dhe shpresojnė nė pėrkujdesjen e Tij, jeta e tanishme bėhet “zgjedhė e ėmbėl” dhe “barrė e lehtė” (Mt.11:30)

    3. Ju lutem motra dhe vėllezėrit e mi, nėse dėshironi t’i pėlqeni Perėndisė, mos pėrbuzni asnjė virtyt, sepse me shumė mėnyra mund tė bėhemi tė pėlqyer tek Perėndia.

    4. Sjellja e mirė ndaj tė afėrmit, fjala jonė ngushėlluese tek i pikėlluari, pėrkrahja ndaj atij qė i bėjnė padrejtėsi, rezistenca jonė ndaj mendimeve tė kėqija, pėrpjekja jonė nė lutje, durimi, mėshira, drejtėsia dhe ēdo virtyt, janė ato tė cilat prehin Perėndinė dhe tėrheqin hirin e Tij nė shpirtin tonė, i cili na bėn tė aftė tė kapėrcejmė dhe vėshtirėsitė e pakalueshme tė jetės.

    5. Synoni shpėtimin tuaj duke i pėlqyer Perėndisė, sė pari me virtytin e dashurisė. Ky duhet tė jetė kujdesi juaj i vetėm: Si do tė bėheni tė pasur nė dashuri. Ai qė ka dashuri, ka brenda tij vet Perėndinė.

    6. Tė jetoni brenda nė dashurinė e Perėndisė; ajo tė jetė udhėheqėsi juaj, ajo frymėmarrja juaj. “Perėndia ėshtė dashuri; dhe ai qė qėndron nė dashuri qėndron nė Perėndinė dhe Perėndia nė tė” (1Jn.4:16). Me dashurinė e Perėndisė, jeta e hidhur bėhet e ėmbėl dhe e bukur.

    7. Nėse jetoni me tė tjerė, shėrbejini atyre pa pėrtuar si t’i shėrbeni vet Perėndisė. Dhe mos kėrkoni dashuri pėr dashurinė tuaj, as mirėnjohje pėr sakrificat qė bėni, as lavdėrim pėr pėrulėsinė tuaj.

    8. Mos jini tė vrazhdė dhe tė paafrueshėm. Silluni si fėmijėt e pastėr, dhe nėse nevojitet, ndihmojeni me gėzim tė afėrmin tuaj. Bėni kujdes mos ta pėrbuzni as dhe me shikimin tuaj. Ta doni nxehtėsisht, sepse vlera e tij ėshtė e paēmueshme. Ai ėshtė gjymtyrė e Krishtit. Pėr atė Zoti derdhi gjakun e Tij.

    9. “Dashuria” – thotė apostulli, - “do tė mbulojė njė shumicė mėkatesh”. (1Pj.4:8) Kur do tė ndodhė kjo? Kur ju bėheni ngushėllim i tė hidhėruarve, prehje e fatkeqėve, pėrkrahės i tė varfėrve, kujdestar i jetimėve, lehtėsim i tė sėmurėve, kėshillues i tė mashtruarve, ndihmues i papėrtuar i ēdo tė krishteri.

    10. Shmanguni fjalėve dhe veprave qė mund tė skandalisin apo qė mund tė ofendojnė tė afėrmit tuaj. Por, ofendimet e tė tjerėve, ju t’i pranoni si dhuratė Perėndie. Ėshtė arma qė ju ofron Zoti qė tė bėni tė vdekura pasionet qė kanė bėrė fole nė shpirtin tuaj.

    11. Mos ktheni pėrqeshjet apo hidhėrimet qė ju shkaktojnė. Tregoni durim dhe mos dėshironi kurrė tė hidhėroni ndonjė

    12. Tė mos kujtoni me hidhėrim tė keqen qė ju shkaktoi i afėrmi juaj, qė tė mos kujtojė Zoti mėkatet tuaja qė ju fali.

    13. Tė keqen ta mundni me tė mirė. E keqja nuk korrigjohet kurrė me tė keqe. “Mos u mund nga e keqja, por munde tė keqen me tė mirėn”. (Rom.12:21)

    14. Para se tė thoni diēka, mendoni mos ndoshta me fjalėt tuaja cėnoni Perėndinė ose tė afėrmin tuaj.

    15. Para se tė vizitoni tė afėrmin tuaj, vendosni si qėllim nė veten tuaj tė ruani dhe pas vizitės tuaj, tė njėjtėn dėshirė tė mirė dhe tė ushqeni tė njėjtėn dashuri ndaj tij, pavarėsisht nga mėnyra me tė cilėn do t’ju presė ai.

    16. Nė ēdo konflikt me tė afėrmin tuaj, shqyrtoni sė pari veten tuaj. Duke ushtruar njė vetkritikė tė rreptė, dhe madje gjithmonė do tė siguroheni qė shkak i pakėnaqėsisė ėshtė vetė vetja jonė.

    17. Mos u justifikoni. Shmanguni konflikteve. Silluni me tolerancė ndaj tė afėrmit tuaj, nė varėsi me karakterin dhe moshėn e tij. Tė jeni me ēdo mėnyrė ngushėllues tek tė gjithė dhe nė secilin veē e veē.

    18. Duroni pa murmuritur mėnyrat e kėqija tė tė afėrmit tuaj, zemėrimin e tij, gjaknxehtėsinė dhe pakujdesinė e tij.

    19. Kur shikoni tė prekė shpirtin tuaj ndonjė ndjenjė neverie ndaj tė afėrmit, pėrpiquni ta dėboni. E detyroni veten tuaj ta ndihmojė dhe t’i shėrbejė tė afėrmit konkret. Thoni nė veten tuaj kėtė lutje: “Zot, shpėto shėrbėtorin tėnd (filan) dhe me lutjet e tij tė shenjta qetėso dhe shpirtin tim”.

    20. Grindjet turbullojnė shpirtin dhe na pakėsojnė paqen. Nė ēdo mendim grindjeje kundėrvini lutjen e ėmbėl tė Iisuit “Zot Jisu Krisht, Bir i Perėndisė, mėshiromė mua mėkatarin”.

    21. Mos prekni nderin e tė afėrmit me fjalėt tuaja. Ta pėrdorni gjuhėn vetėm qė tė lavdėroni Perėndinė dhe tė thoni tek tė afėrmit tuaj fjalė qė kanė dobi pėr shpirtin.

    22. Nėse dėshironi tė flisni keq pėr tjetrin, sė pari kujtoni mėkatet tuaja, - gjithė ato qė bėtė nga mosha juaj fėminore dhe deri mė sot - gjykoni veten tuaj pėr kėto dhe kėshtu i largoheni pėrgojimit.

    23. Mos harroni kurrė qė marrja me mėkatet e tė tjerėve, pėrbėn mėkat serioz.

    24. Luftoni me ēdo mėnyrė pasionin e inatit dhe me ndihmėn e Perėndisė do tė zbrapset. Nėse ndodh tė nevrikoseni apo tė zemėroheni, ėshtė mė e preferuar tė mos thoni asgjė. Largohuni, ose nėse diēka e tillė nuk ėshtė e lehtė, mbyllni fort buzėt tuaja qė tė mos dalė jashtė flaka e zemėrimit qė djeg nė shpirtin tuaj dhe tė ngrerė gjithė ambjentin tuaj.
    25. Heshtja dhe lutja ėshtė ilaēi mė i mirė pėr kėto momente. Kur flaka e inatit shuhet
    dhe zemra juaj qetėsohet, vetėm atėherė mund tė thoni me siguri fjalė tė dobishme.

    26. Nėse ju u bėtė shkak tė hidhėrohet i afėrmi, pėrdorni ēdo mėnyrė qė tė ēlirohet nga hidhėrimi qė i krijuat.

    27. Vėzhgoni veten tuaj dhe do tė vėrtetoni qė vetėm atėherė jeni tė qetė me gjithēka, kur ekziston brenda jush durimi, pėrulėsia, bindja dhe dashuria.

    28. Shpėtimi ynė nuk ndodhet nė fjalėt e shumta, por nė heshtjen dhe nė kujdesin vigjilent tė vetes sonė.

    29. Mos gjykoni kurrė tė afėrmin tuaj, nėse jeton virtytshėm apo nė mėnyrė mėkatare. “Kush je ti qė gjykon shėrbyesin e tjetrit? A qėndron mbi kėmbė ose rrėzohet, ėshtė punė e Zotit tė tij, por ai do tė qėndrojė, sepse Perėndia ėshtė i zoti ta bėjė atė tė qėndrojė nė kėmbė”. (Rom.14:4)

    30. Nė ēdo rrethanė dorėzohuni nė dėshirėn e Perėndisė. Ky ėshtė shpėtimi pėr ju.

    31. Bėni kujdes tė mos revoltoheni pėrpara ēdo lloj vėshtirėsie. Hidhėrimet nuk paraqiten rastėsisht nė jetėn tonė, por lejohen nga providenca e Perėndisė, me qėllim shenjtėrimin dhe shpėtimin tonė.

    32. T’I jemi mirėnjohės Zotit, sepse provat qė ai lejon, tregojnė qė jeni fėmijėt e Tij. Ai kujdeset pėr ju dhe me ēdo mėnyrė ju drejton nė mbretėrinė e qiejve. “N.q.s ju do ta duroni qortimin, Perėndia do t’ju trajtojė si bij; sepse cilin bir nuk e korrigjon i ati”? (Heb.12:7)

    33. Nė momentet e dėshpėrimit tė kujtoni qė Zoti nuk ju braktisi, madje ju e harruat. Ja ēfarė kėshilloj nė momentet e vetmisė suaj: Tė ftoni pa pushim emrin e Zotit Iisu Krisht. Dhe e detyroni nė kėtė punė veten tuaj sado qė ajo mėrzitet dhe kundėshton.

    34. Dyshimi nuk u ka hije tė krishterėve, prandaj mos e pranoni. Pėrkundrazi dallim, kujdes dhe urtėsi kėrkon nga ne Perėndia. “Ja, unė po ju dėrgoj si dele nė mes tė ujqėrve; jini, pra tė menēur si gjarpėrinjtė dhe tė pastėr si pėllumbat”. (Mt.10:16)


    35. Nė gjithė jetėn tuaj, mos harroni para ēdo veprimi tuaj, tė pyesni veten tuaj: Ajo qė dėshiroj tė bėj, mos ndoshta ėshtė nė kundėrshtim me dėshirėn e Perėndisė? Mos ėshtė nė dėm tė shpirtit tim? Mos ndoshta ėshtė padrejtėsi ndaj tė afėrmit tim?

    36. Tė punoni me kujdes pa u nxituar. Atėherė tė gjithė punėt tuaja do tė kurorėzohen me sukses.

    37. Ta konsideroni veten tuaj si mė mėkatarin dhe gjithmonė tė fundit.

    38. Stoli dhe bukuri e tė gjithė virtyteve ėshtė pėrulėsia. Kjo ėshtė pėr shpirtin njerėzor, ashtu siē ėshtė shiu pėr tokėn e thatė. Pėrulėsia e vėrtetė e ka fillimin e saj nė Iisu Krishtin e pėrulur. “Mėsoni nga Unė” na thotė Zoti“, sepse jam i butė dhe i pėrulur nė zemėr, dhe do tė gjeni prehje nė shpirtrat tuaj”. (Mt.11:29)

    39. Nė kėtė virtyt prehet dhe kėnaqet Perėndia. “Mbi kė, do ta kthej shikimin tim? Mbi atė qė ėshtė i pėrulur, ka frymė tė penduar dhe dridhet nga fjala Ime”. (Is.66:2)


    40. Por ēfarė ėshtė pėrulėsia?

    41. Pėrulėsi ėshtė ta konsiderosh veten tėnde si mėkatarin mė tė madh, tė mos pėrbuzėsh, tė mos fyesh dhe tė mos gjykosh asnjė, por tė shohėsh vetėm mėkatet e tua.

    42. Pėrulėsi ėshtė tė mos kėrkosh lavdėrime, pasuri, lavdi dhe ndere, duke e konsideruar krejtėsisht tė padenjė veten tėnde pėr diēka tė tillė.
    43. Njeriu i pėrulur duron me trimėri pėrbuzjet, sharjet, akuzat duke besuar thellė qė kėto i vlejnė. Me tė gjithė sillet nė mėnyrė tė gėzuar. Ėshtė i gatshėm tė ofrojė me dashuri shėrbimet e tij nė cilindo. Nuk kushton ndonjė rėndėsi nė veprat e tij tė mira dhe pėr mė tepėr nuk bėn fjalė pėr kėto, nėse nuk ėshtė nevoja.

    44. Fushat qė ndodhen ulėt, pothuajse gjithmonė janė pjellore dhe frytdhėnėse, ndėrsa malet e lartė zakonisht janė jopjellorė. Dhe kallinjtė qė qėndrojnė drejt janė bosh, ndėrsa ata qė peshojnė poshtė janė plot me kokrra. Fitoni dhe ju zemėr tė pėrulur dhe do tė pasuroheni me fryte shpirtėrore tė cilat do tė sigurojnė shpėtimin tuaj.

    45. Fushat pjellore vaditen me shiun qė bie nga qielli dhe me ujrat qė zbresin nga malet. Nė mėnyrė tė ngjashme dhe njerėzit e pėrulur pranojnė nga qielli nė mėnyrė tė bollshme, hirin e Shpirtit tė Shenjtė dhe lartėsohen shpirtėrisht si malet e lartė.


    46. Shkėmbeni prejardhjen tuaj aristokrate me zgjedhėn e nderuar tė Zotit tonė Iisu Krisht. I rezistoni mirėqėnies dhe luksit dhe mos u krenoni ndaj tė afėrmve tuaj. Pėrpara Perėndisė jemi tė gjithė njėsoj.

    47. Nėse kėrkon nga cilido diēka, ta kėrkoni me durimin e Kananeases. (Mt.15:21-28)

    48. Ruajeni gojėn tuaj nga fjalėt e tepėrta dhe tė padobishme, ushtrohuni nė lutjen e Iisuit, pėrmbahuni, dhe Zoti do t’ju rrethojė me dhuratėn e paēmuar tė dashurisė sė Tij.

    49. “Jepini Ēezarit ēfarė i takon Ēezarit, dhe Perėndisė ēfarė i takon Perėndisė”. (Mr.12:17) Pra, ashtu si trupi duhet tė lėvizė pėr punėt e nevojshme, zemra do tė duhet tė qėndrojė e gjitha e lidhur tek Perėndia.
    50. Ta doni Zotin dhe tė luteni me sigurinė qė Ai ėshtė Ati juaj.
    51. Pėruluni pėrpara gjithė tė afėrmve tuaj, dhe Zoti Ati juaj i mirė, do tė gėzohet pėr pėrulėsinė tuaj dhe do t’ju pėrqafojė me dashurinė e Tij.

    52. Nėse tani nuk ndjeni ndonjė ngushėllim nga lutja juaj, tė jeni tė sigurtė se Zoti ju pėrgatit ngushėllime hyjnore nė tė ardhmen.

    53. Vazhdoni tė luteni pa pushim, dhe shpejt do tė shijoni ėmbėlsinė e Tij. “Unė kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u pėrkul mbi mua dhe dėgjoi britmėn time”. (Ps.40:1)

    54. Kur shikoni t’ju pushtojė pikėllimi, melankolia, pėrtesa dhe neglizhenca, atėherė detyrojeni zemrėn dhe buzėt tuaja nė punėn e lutjes: “Zot, shpėtona ne”. (Mt.8:25)

    55. Mendoni nėse kėto momente tė neglizhencės mund tė jenė momentet e fundit tė jetės suaj. Ndoshta pėr pak do tė pasojė vdekja.. . . dhe pastaj gjyqi i Perėndisė. E lini pra, plogėshtinė dhe neglizhencėn.

    56. Nėse njeriu nuk mohon dėshirėn e tij, nuk do tė mund tė vendosė bazė nė veprėn e shpėtimit tė tij, aq mė tepėr as nuk do tė shpėtojė. Prandaj kėrkoni nga Zoti t’ju ndihmojė qė tė prisni dėshirat tuaja.

    57. Pėr dobinė tuaj shpirtėrore, nėnshtrohuni nė mėnyrė tė pėrsosur nė urdhėrimet e Atit tonė qiellor, tė doni qetėsinė dhe ushtrohuni nė lutjen papushim tė Iisuit.

    58. Sa mė shumė tė qėndrojė Zoti nė zemrėn tuaj, aq mė shumė do tė shumohen brenda jush; durimi, dashuria dhe pėrulėsia.

    59. E vetmja gjė qė uroj tek ju dhe tek vetja ime pėr jetėn e tanishme, ėshtė pastrimi nga pasionet tona. Nė jetėn shpirtėrore duhet tė ecim duke pasur udhėheqės porositė e Krishtit dhe jo llogjikėn njerėzore.

    60. Akoma, edhe nėse veprat tona tė mira bėhen nė emėr tė Perėndisė, nuk janė sė pari kėto qė na shpėtojnė, por mėshira e Perėndisė. Kjo mėshirė hyjnore le t’ju mbulojė dhe ju, gjithė ditėt e jetės suaj.


    61. Mos pėrbuzni fjalėt e mia dhe mos i mendoni si tė vėshtira pėr t’u zbatuar. Pėr Zotin dhe me Zotin, tė vėshtirat bėhen tė lehta dhe tė pakėnaqshmet – tė kėnaqshme. “Sepse zgjedha ime ėshtė e ėmbėl dhe barra ime ėshtė e lehtė” (Mt.11:30).
    62. Armiqėsinė dhe inatin shkruaji nė ujė.
    63. Gėzimi mė I madh ėshtė tė japėsh.
    64. Sėmundja mė e keqe ėshtė justifikimi.
    65. Arma vdekjeprurėse ėshtė gjuha.
    66. Stacioni mė I fuqishėm pėr komunikim ėshtė lutja.
    67. Gjith=ka pra qė ju dėshironi t’ju bėjnė njerėzit, ua bėni dhe ju atyre, sepse ky ėshtė ligji dhe profetėt. (Mt 7:12 )
    68. Duhet ti bindemi Perėndisė mė shumė se sa njerėzve. ( Vep. Ap. 5:29 )
    69. I drejti do tė jetojė me anė tė besimit. ( Rom 1: 17 ).
    70. E konsideroni veten tuaj si mė mėkatarin dhe gjithmonė tė fundit.
    71. Dashuria e Krishtit ėshtė lumturia me tė cilėn asgjė nė botė nuk mund tė krahasohet. Por nė tė njėjtėn kohė tė duash me dashurinė e Krishtit, do tė thotė tė pish nga kupa e Tij. ( At. Sofroni )
    72. Gėzohu nė shpresė, duro nė dhimbje, lutu papushim.
    73. Duro mėkatarėt, por urre veprat e tyre dhe mos I pėr=mo pėr gabimet qė bėjnė, pėrndryshe do tė ndjehesh edhe ti njėsoj si ata. ( Shėn. Isak Siriani ).
    74. Rruga drejt Perėndisė ėshtė njė kryq I pėrditshėm, askush nuk ėshtė ngjitur nė qiell lehtėsisht. Rruga e lehtė e dimė se ku na shpie. ( Shėn. Isak Siriani )
    75. Nė njė shoqėri ku secili e sheh veten si tė parė, askush nuk ecėn pėrpara. Nėse do jem I pari jeta do tė jetė shumė e lodhshme. Nėse jam I fundit jeta do tė jetė njė gėzim e vazhdueshėm, sepse gjithmonė do tė jem duke mėsuar di=ka tė dobishme. ( At Sofroni ).
    76. Ai qė beson tek Perėndia do tė lavdėrohet dhe nga armiqtė e tij. Ai qė beson se mėkatet e tij janė tė vogla bie nė mė tė mėdha. ( Shėn Isak Siriani ).
    77. Ki gjuhėn dhe buzėn tėnde tė ėmbėl dhe do ti kesh miė gjithė njerėzit. ( Shėn Isak Siriani ).
    78. Fėnijėt e vegjėl kanė trup tė pastėr dhe shpirt pa pasione. ( Shėn Isak Siriani).
    79. Nė qoftėse do t’ia ngarkosh Perėndisė tė gjitha shqetėsimet e tua, natyrisht kujdeset edhe pėr ty, atėherė do shohėsh ēuditė e Perėndisė. ( Shėn Isak Siriani).
    80. Ai qė nuk njeh dobsitė e tij, nuk mund tė pėrulet. Ai qė nuk ka pėrulėsi nuk mund tė pėrsoset. Ai qė nuk ėshtė I pėrsosur ėshtė gjithmonė I trembur se nuk mbėshtetet tek Perėndia. Pėr tė mirėn tonė pra lejon Perėndia ngasjet.( Shėn Isak Siriani).
    81. I lumur ėshtė ai qė qetėsohet dhe merret vetėm me lutje dhe nuk merret me asgjė tjetėr.( Shėn Isak Siriani).
    82. Qė tė durosh dėshpėrimet e tua tė vogla mendo dėshpėrimet e mėdha qė vuajnė tė tjerėrt. ( Shėn Isak Siriani).
    83. Krishti nuk kėrkon vetėm zbaitme por korigjimin e shpirtit. ( Shėn Isak Siriani).
    84. Shpėrblimi nuk I jepet njeriut pėr virtytet e tij, por pėr pėrulėsinė e tij. Pa pėrlulėsinė tė gjitha janė tė pamjaftueshme. ( Shėn Isak Siriani).
    85. I fortė ėshtė ai qė kėnaqet nė dėshpėrimet dhe mėrzitjet e tij, sepse nė tė fshihet jeta dhe lavdia e fitores sė tij. ( Shėn Isak Siriani).
    86. Lutja vdekson pasionet. ( Shėn Isak Siriani).
    87. Ai qė ofendohet dhe ul veten e tij I jep urtėsi Perėndia. ( Shėn Isak Siriani).
    88. Ai qė ka shpirt tė pastėr flet gjithmonė fjalė shpirtėrore.( Shėn Isak Siriani).
    89. Urre tė pandershmet qė tė gjesh tė gjesh tė ndershmet. Bėhu u vdekur qė tė jetosh.( Shėn Isak Siriani).
    90. Pėrulėsia edhe pa vepra fal shmė mėkate.Por veprat pa pėrulėsinė, jo vetėm qė janė tė padobishme por stimilojnė shumė tė kėqija. Ashtu si kripa e bėn ushqimin tė shijshėm ashtu dhe pėrulėsia bėn ēdo virtyt. ( Shėn Isak Siriani).
    91. I Krishteri I mirė duhet qė ditė e natė tė studiojė ligjin e Perėndisė. ( Shėn Isak Siriani.)
    92. Mendjemadhėsia largon prej nesh ėngjėllin tonė kurse lutja dhe pėrulėsia e mban pranė nesh gjithmonė. ( Shėn Isak Siriani).
    93. Lutja e tė pėrulurit e ardhur prej gojės sė tij hyn nė veshėt e Perėndisė. ( Shėn Isak Siriani).
    94. Ngrohtėsia ngroh trupin ndėrsa fjala e Perėndisė Shpirtin.( Shėn Isak Siriani).
    95. Nė Mbledhjet e njerėzve prefero gjithmonė tė mos flasėsh. Ki frikė shoqėritė e kėqija. ( Shėn Isak Siriani).
    96. Jep me fytyrė tė gėzuar mėshirėn tėnde dhe ngushėllo vazhdimisht tė dėshpėruarit. ( Shė Isak Siriani).
    97. Mbaj zi pėr ata qė bėjnė mėkate dhe gėzohu pėr ata qė pendohen.Bėhu mik I tė gjithėve dhe mbaj distancė prej tė gjithėve. ( Shėn Isak Siriani).
    98. Mos urre mėkatarin por mėkatin. Derisa e konsideron veten tėnde tė drejtė ku ėhtė dashuria pėr mėkatain? ( Shė Isak Siriani).
    99. Dashuro o njeri Perėndinė jo pėr tė mirat e sė ardhmes qė pretendon tė japė nė jetėn tjetėr por pėr sa tė jetė nė kėtė jetė. ( Shėn Isak Siriani).
    100. Dobėsohet zelli kur njeriu bėhet pa besim dhe harron Perėndinė. ( Shėn Isak Siriani).
    101. Luftėtari kur tė dali nė njerėz dashuron lavdėrimet dhe bie nė mendjemadhesi, dhe fundoset nė det me kohė tė kthjellėt. ( Shėn Isak Siriani).
    102. Nė bar k tė uritur kurrė nuk gjejnė vend mendimet e liga. ( Shėn Isak Sirini).

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Kreshma e madhe

    Kreshma e madhe
    Duke folur pėr kreshmėn mund themi se kryesisht qėllimi i saj ėshtė pėr tė kapėrxyer rėnien. Pėrmbajtja e saj ėshtė njė ēėshtje reale nė udhėtimin qė sapo filloi. Shpesh me zakonet tona kreshma merr njė kuptim folkflorik dhe kthehet nė njė dok. Ndėrsa Kisha i jep njė rėndėsi tė veēantė dhe e ndan gjithė vitin nė periudha kreshmimi. Gjithė diskutimet e viteve te fundit kanė pasur si rezultat ditėt e kreshmės dhe pėrmbajtien e saj. Vetė kreshma e sė Mėrkurės dhe e sė Premtes vjen qė nė shekujt e parė. Kisha tha se nė kėto dy ditė tė javės duhet tė kreshmohej. Por a do tė jetė korrekte qė unė tė kreshmoj dy ditė tė tjera tė javės, pėr arsye se e kam tė pamundur tė kreshmoj tė mėrkurėn dhe tė premten.
    Nė plan tė parė kjo tingėllon e drejtė por po tė mundohemi tė hedhim njė vėshtrim mė nė thellėsi tė gjėrave do tė shohim se jo mė kot Kisha ka caktuar kėto dy ditė. Sipas traditės tė mėrkurė u tradhėtua Zoti prej nxėnėsit tė Tij, kurse tė premten u ngjit nė kalvar pėr t’u kryqėzuar. Megjithatė kjo ėshtė vetėm njėra pjesė e pėrgjigjes, pjesa e dytė konsiston nė diēka mė tė thellė.
    Kisha dėshironte qė tė gjithė sė bashku tė ndodheshim nė momentin e ardhjes sė Krishtit. Pasi pritja e Krishtit ėshtė njė ngjarje qė ka tė bėjė me tė gjithė, kėshtu dhe Kisha do qė tė na mbledhė tė gjithėve bashkė, sepse na ka thirrur tė gjithėve pėr tė na ēuar nė tė njėjtėn prespektivė, nė atė tė takimit me Perėndinė.
    Kur Kisha na fton tė kreshmojmė tė mėrkutrėn dhe tė premten, e bėn kreshmėn njė ngjarje tė pėrgjithshme dhe na thėrret tė gjithėve, qė nė tė njėjtin moment tė bėjmė tė njėjtėn gjė. Kisha do tė donte qė ne tė gjithė tė jetonim sėbashku por dukeqenėse njė gjė e tillė nuk mund tė ndodhė pėr shkak tė rėnies sonė, pėrandaj edhe ndau vitin kishtar nė ditėt qė kreshmojmė dhe qė nuk kreshmojmė. Kėshtu marrim pjesė nė njė ngjarje tė pėrgjithshme qė ėshtė ngjarje Kishės.
    Ne e pėrballojmė shpėtimin tonė nė mėnyrė personale, ndėrsa problemi i rėnies ėshtė i pėrgjithshėm dhe kjo i takon gjithė gjinisė njerėzore. Prandaj Kisha dėshiron qė nė mėnyrė tė pėrgjithshme tė kalojmė ngjarjen e rėnies. Kėshtu nėse nuk do tė doja tė merrja pjesė nė kreshmėt e vendosura nga Kisha do tė shprehja idenė time tė kundėrt me pėrpjekjen e Kishės pėr tė na ftuar nė mėnyrė tė pėrgjithshme drejt shpėtimit, prandaj do tė ishte e gabuar zgjedhja e ditėve tė tjera.
    Brenda kėtij shembulli shprehet pėrpjekja e madhe e Kishės pėr tė caktuar pikėrisht kėto ditė pėr tė kreshmuar tė gjithė tė krishterėt, sepse donte qė tė gjithė tė krishterėt bashkė tė bėnin kėtė pėrpjekje. Si rrjedhim, kreshma e madhe lidhet me pėrpjekjen tonė brenda saj, e cila ėshtė njė ngjarje e pėrbashkėt. Nuk ėshtė vetėm njė problem personal i vlefshėm vetėm pėr secilin prej nesh, por tė gjithė bashkė pėrpiqemi qė tė takojmė Perėndinė. Pėrgjithshmėrisht ėshtė pjesė e jetės sonė nė tėrėsi dhe jo pjesė e disa aspekteve tė caktuara tė saj.
    Pėrsa i pėrket pėrmbajtjes sė kreshmės lidhet me dy ngarje historike. E para i pėrket Dhiatės sė Vjetėr, ndėrsa e dyta lidhet me Dhiatėn e Re. Njėra i pėrket Adhamit dhe tjetra Krishtit. Etėrit e Kishės donin tė lidhnin ngjarjen e rėnies, por edhe kalimin e saj me kreshmėn.
    Adhami humbi parajsėn pėr shkak tė ngrėnies. Nga ana tjetėr Krishti kur ngacmohet nga djalli mohon tė hajė dhe fiton mbi vdekjen.
    Nė kėtė koorelacion fillon themelimi i kreshmės. Adhami nga njė gabim ose mos kuptim, hėngri nga pema dhe vdiq, ndėrsa Krishti si erdhi nė botė me synimin pėr tė mundur vdekjen, shkon nė shkretėtirė dhe kreshmon pėr dyzet ditė. Brenda kėsaj kreshme dyzet ditėshe Krishti niset drejt Golgothasė qė tė mundė vdekjen. Ky ėshtė shkaku qė ne ndjekim tė njėjtėn rrugė. Por duhet vėnė re diēka pėr tė kuptuar ekzaktėsisht thelbin e kreshmės. Perėndia i tha Adhamit tė mos hante nga fruti se do tė vdiste . Por shohim se edhe ngacmimi ishte i kundėrt, djalli i tha- tė hante se do tė jetonte. Po e njėjta ndjenjė lind shpeshherė edhe brenda nesh, duke menduar: “nėse mbajmė kreshmė lind mendimi se shkatėrrojmė shėndetin dhe si rrjedhojė lind frika se do tė vdesim”. Gjė e cila do tė thotė se ngjarja e jetės u lidh me ushqimin. Pra mendimi, nėse nuk hamė do tė vdesim, kėshtu edhe ngacmimi i djallit ndodh nė kėtė moment, gjė qė do tė thotė se ushqimi ėshtė i lidhur me jetėn, por edhe me marrėdhėnit tona me Perėndinė. Kur djalli i tha Evės tė hante se do tė jetonte i tha gėnjeshtėr dhe ajo e besoi. Po tė njėjtėn gėnjeshtėr i tha edhe Krishtit nė shkretėtirė por Krishti nuk e besoi dhe i tha: “Njeriu nuk rron vetėm me bukė”, sepse e dinte se nuk ishte ai, ushqimi i pėrditshėm i cili do tė na bėnte tė jetonim ose jo, por jeta gjendej diku tjetėr nė marrėdhėniet e njeriut me Perėndinė. Pėrgjatė Kreshmės Kisha nuk na rekomandon tė bėjmė grevė urie, por na kėshillon se lidhja jonė me jetėn gjendet nė kėrkim tė Perėndisė. Tek shėmbulli i njė fėmije qė qan, i cili kėrkon nėnėn dhe babanė e tij, nė atė ēast atij nuk mund t’i haet sepse qėllimi i tij i vetėm ėshtė tė gjejė prindrit e tij. Mund tė kalojnė njė apo dy ditė dhe fėmija tė mos hajė sepse urrija e brėndėshme e tij ėshtė pėr atin e tij. Nuk do tė pijė megjithėse ka etje sepse etja e tij eshtė pėr tė atin. Duket qartė se urrija dhe etja marrin pėrmbajtje tjetėr pikėrisht kjo ėshtė edhe pėrmbajtja e Kreshmės qė ne mbajmė, e cila na fton qė pandėrprerje tė kėrkojmė Perėndinė.
    Pėrandaj dhe periudha e kreshmės parashtron falje, lutje dhe lot. Nėse shohim njė grua e cila sapo ka humbur bashkėshortin, menjėherė tek gruaja shfaqen elementė qė vėrtetojnė ato sa thamė. Nuk ka dėshirė tė hajė, qan sepse humbi kontaktin me tė dashurin e saj, fillon vajin i cili ėshtė njė bashkėbisedim me trupin e tij tė vdekur. Megjithėse ėshtė e ndėrgjegjėshme se burri saj nuk ėshtė mė i gjallė ajo ende vazhdon tė flasė me tė.
    Pra Kisha na fton qė tė kemi ndjesinė se e humbėm Perėndinė, se si rezultat i rėnies u rrėmbyem larg nga Ati ynė dhe e humbėm komunikimin me tė, i cili jep gėzim. Humbėm kėshtu dashurinė e Tij, pėrkėdheljet, puthjet dhe fjalėt e Tij tė ėmbėla. Pėrandaj me lutjet tona i flasim Atit tė cilin e kėrkojmė dhe duam t’i afrohemi. Qajmė dhe vajtojmė sepse nuk e kemi pranė dhe kreshmojmė sepse i gjithė mendimi ynė ndodhet tek Ai.
    Ajo qė duhet tė jetė kryesorja ėshtė qė tė mos lejojmė pasjonet dhe dobėsitė tona tė pėrcaktojnė jetėn dhe rrugėn tonė dhe pasi t’i kapėrcejmė tė ecim drejt takimit me personin qė na mungon, i cili nuk ėshtė askush tjetėr veēse Jisu Krishti i ngjallur.

    Nga fjala e Jeromonah Grigorios Papathomas mbi Kreshmėn e Madhe.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,654
    Postimet nė Bllog
    16
    Ka filluar te henen me 19 shkurt 2007 Kreshma e Madhe per gjithe te krishteret orthodhokse ne bote. Kreshma do te zgjasi deri diten e pashkes, 8 prill 2007.

    Kreshmim te lehte.
    Albo

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,654
    Postimet nė Bllog
    16
    Sot ka filluar java e dyte e Kreshmės sė Madhe. Pashka kėtė vit festohet nė 27 prill, dhe pėrkon me Ditėn e Dasmės sė Gjergj Kastriotit dhe Androniqi Arianitit nė Manastirin e Ardenicės. Duke qenė si bie nė prill, ėshtė edhe afėr me Ditėn e Shėn Gjergjit, 23 prill.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-03-2008 mė 04:48

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Mbi Kreshmen e Madhe. Aleksander Shmeman

    Mbi Kreshmėn e Madhe
    Ky interpretim i shkurtėr i Kreshmės sė Madhe u shkrua pėr ata tė cilėt dėshirojnė njė kuptim mė tė thellė tė traditės liturgjike tė Kishės dhe njė pjesėmarrje tė ndėrgjegjėshme nė jetėn e saj.
    Pendimi, siē e dimė tė gjithė, ėshtė fillimi por edhe atmosfera brenda sė cilės pėrjetohet njė jetė e vėrtetė e krishterė. Fjala e parė e Krishtit kur filloi predikimin e Tij ishte: “Pendohuni!” (Mat 4;17). Por, ē’ėshtė pendimi? Brenda asaj qė zotėron nė jetėn tonė tė pėrditėshme nuk kemi kohė tė mendojmė pėr pendim. Arrijmė thjesht nė pėrfundimin se ajo ē’ka kemi pėr tė bėrė gjatė Kreshmės sė Madhe ėshtė qė tė largohemi prej disa ushqimeve tė caktuara. Tė kufizojmė “dėfrimet”, tė rrėfehemi, tė marrim faljen nga prifti, tė afrohemi tek Kungimi i Shenjtė dhe mbas kėtyre e konsiderojmė veten tonė deri vitin e ardhshėm “nė rregull”.
    Por do tė duhet tė ekzistojė njė arsye pėr tė cilėn Kisha i ndau kėto shtatė javė si njė periudhė e veēantė pendimi dhe na fton nė njė pėrpjekje shpirtėrore intensive dhe tė vazhdueshme. Natyrisht tė gjitha kėto duhet tė kenė njė lidhje direkte me mua, me besimin tim, me jetėn time, me veēantinė time si anėtar i Kishės. Kėshtu pra, nuk ėshtė detyra ime parėsore qė tė pėrpiqem tė kuptoj ēfarė mė mėson Kisha pėr Kreshmėn e Madhe. Tė pėrpiqem tė jem njė i Krishterė Orthodhoks, jo vetėm nė emėr, por edhe nė jetė.
    Pyetjeve; ē’ėshtė pendimi? Pėrse kemi nevojė pėr tė? Si mund ta pėrjetojmė? Kreshma e Madhe na jep kėto pėrgjigje. Kjo periudhė ėshtė njė shkollė pendimi e cila ėshtė e dobishme pėr ēdo tė krishter pėr ēdo vit, qė tė mund tė thellohet nė besimin e tij dhe tė ndryshojė jetėn e tij. Ėshtė njė udhėtim i mrekullueshėm lutjesh drejt burimit tė besimt Orthodhoks. Ėshtė njė rizbulim i mėnyrės sė jetės orthodhokse. Kisha me urdhėrimet e saj dhe me frymėn e adhurimit tė Kreshmės sė Madhe na ofron kuptimin e vetėm tė kėsaj periudhe. Ky interpretim i shkurtėr i Kreshmės sė Madhe ėshtė i bazuar kryesisht nė shėrbesta e kėsaj periudhe.
    Shpresoj qė lexuesi pasi tė ketė shfletuar kėto faqe tė mund tė zbulojė se nė kėtė botė asgjė nuk ėshtė kaq e bukur dhe kaq e thellė, kaq e pasur nė frymėzim sa kjo qė Kisha Mėmė na zbulon dhe na i ofron lirisht kur hyjmė nė kėtė periudhė tė bekuar.

    Kreshma e Madhe: Udhėtim Drejt Pashkės.

    Kur dikush pregatitet pėr njė udhėtim duhet tė dijė ku shkon. Kjo ndodh dhe me Kreshmėn e Madhe. Mbi tė gjitha Kreshma e Madhe ėshtė njė udhėtim shpirtėror, destinacioni i tė cilės ėshtė Pashka, “E kremtja e tė kremteve”. Ėshtė parapregatitja pėr “Plotėsimin ose shpėrblimin e Pashkės, qė ėshtė Zbulesa e vėrtetė”. Pėr kėtė arsye duhet tė fillojmė me pėrpjekjen pėr tė kuptuar kėtė marrėdhėnie ndėrmjet Kreshmės dhe Pashkės, sepse kjo zbulon diēka shumė thelbėsore dhe tė rėndėsishme pėr besimin e Krishterė dhe pėr jetėn tonė. Pra ėshtė e domosdoshme tė shpjegojmė se Pashka ėshtė shumė mė tepėr nga njė festė, shkon shumė mė larg nga njė pėrvjetor i njė ngjarjeje tė kaluar. Ēdo njėri, i cili qoftė dhe njėherė tė vetme pėrjetoi kėtė natė “shpėtimtare, dritėprurėse dhe ndriēuse”, qė jetoi kėtė gėzim tė veēantė e di ai, - ėshtė njė prekje personale. Por ē’ėshtė ky gėzim? Pse Liturgjinė nė Ngjallėsore psallim: “tė gjitha tani u mbushėn me dritė, qielli dhe dhenu dhe tė pėrposhtėmet”? Me ēfarė kuptimi “festojmė” – sikundėr themi se bėjmė, “Vdekjen e vdekjes, abolitjen e hadhit”?
    Nė tė gjitha kėto pyetje, pėrgjigja ėshtė: jeta e re e cila lindi pothuajse 2000 vjet mė parė “lindi prej varrit”, na u ofrua tė gjithėve ne qė besojmė tek Krishti. Na u dha ditėn e Pagėzimit, atė ditė qė siē thotė dhe apostull Pavli: “U varrosėm bashkė me Atė me anė tė pagėzimit tė vdekjes, qė sikundėr Krishti u ngjall prej sė vdekurėsh prej lavdisė sė Atit, kėshtu dhe ne tė baresim nė jetė tė re” (Rom 6;4). Kėshtu nė Pashkė festojmė Ngjalljen e Krishtit, si ngjarje qė ka ndodhur dhe ndodh ende tek ne. Sepse ēdonjėri nga ne mori dhuratėn e kėsaj jete tė re dhe fuqinė pėr ta pranuar dhe jetuar nėpėrmjet asaj. Ėshtė njė dhuratė e cila ndryshon predispozicionin tonė kundrejt ēdo situate tė kėsaj bote, madje dhe kundrejt vdekjes. Na jep fuqinė tė vėrtetojmė triumfalisht qė: “vdekja u mund”. Natyrisht vdekja ende ekziston, dhe njė ditė do tė vijė dhe pėr ne, por gjithė besimi ynė ėshtė se Krishti me vdekjen e Tij ndryshoi pikėrisht natyrėn e vdekjes. E bėri njė kalim - “Pashkė” - njė kalim nė Mbrtėrine e Perėndisė duke e transformuar vdekjen, tragjedinė mė dramatike nė fitore dhe triumf tė pėrjetshėm. “Me vdekje vdekjen shkeli”, na bėri pjesėtarė tė Ngjalljes sė Tij. Pikėrisht pėr kėtė fund tė mėngjesores sė Ngjalljes – nė Fjalėn e tij Katekitike Joan Gojarti - thotė triumfalisht: “U Ngjall Krishti dhe jeta qytetėrohet. U Ngjall Krishti dhe varret u zbrazėn.” I tillė ėshtė besimi i Kishės, i cili sigurohet dhe shfaqet me jetėn e shenjtorėve tė panumėrt. Por, mos vallė nuk e jetojmė ēdo ditė kėtė ngjarje, se ky besim rrallė bėhet edhe pėrvojė e jona? Mos vallė e humbim dhe e tradhėtojmė shpesh “kėtė jetė tė re” qė morrėm si dhuratė dhe nė realitet jetojmė sikur Krishti tė mos ishte ngjallur dhe sikur kjo ngjarje unike tė mos kishte kuptim. Tė gjitha kėto pėr shkak tė dobėsive tona, tė paaftėsisė sonė pėr tė jetuar nė mėnyrė tė qėndrueshme me besė, shpresė dhe dashuri nė po atė nivel qė na ngriti Krishti kur tha: “Kėrkoni sė pari Mbretėrinė e Perėndisė dhe Drejtėsinė e Tij”. Thjesht ne i harrojmė tė gjitha kėto sepse jemi kaq tė zėnė, kaq tė zhytur nė tė pėrditėshmen tonė dhe dėshtojmė sepse harrojmė. Brenda kėsaj harrese, kėtij dėshtimi dhe mėkati jeta jonė bėhet pėrsėri “e vjetėr”, zhvlerėsohet, errėsohet dhe humbet vlerėn, bėhet njė udhėtim pa kuptim dhe pa fund. Arrijmė tė harrojmė pėrfundimisht edhe vdekjen - “brenda shijimit tė jetės” - , e cila na vjen e frikshme e pa shmangshme dhe pa kuptim. Mundet qė herė pas here tė pranojmė mėkate tė ndryshme dhe t’i rrėfejmė dhe vazhdojmė tė mos e referojmė jetėn tonė nė atė jetė tė re qė Krishti zbuloi dhe na dha. Realisht jetojmė sikur Ai tė mos kishte ardhur kurrė. Ky ėshtė mėkati i vetėm real, mėkati i gjithė mėkateve, pikėllimi dhe tragjedia e tė gjithė tė krishterėve nė emėr.
    Nėse e njohim kėtė, atėherė mund tė kuptojmė ē’ėshtė Pashka dhe pėrse nevojitet paraprakisht Kreshma e Madhe. Atėherė mund tė kuptojmė se tradita liturgjike e Kishės dhe i gjithė cikli i shėrbesave tė saj, janė piksėpari qė tė na ndihmojnė pėr tė rigjetur pamjen dhe shijen e kėsaj jete tė re, tė cilėn kaq lehtė e humbasim dhe e tradhėtojmė dhe mė pas tė mund tė pendohemi dhe rikthehemi tek Kisha. Si ėshtė e mundur tė duam dhe tė kemi mall pėr diēka qė nuk e dimė? Si mund ta vendosim mbi ēdo gjė tjetėr nė jetėn tonė diēka qė nuk e kemi parė dhe nuk e kemi ndjerė? Me fjalė tė tjera, si ėshtė e mundur tė kėrkojmė njė Mbretėri, pėr tė cilėn nuk kemi ide? Adhurimi i Kishės qė prej fillimit ishte dhe ėshtė dhe tani hyrja dhe komunikimi ynė me jetėn e re tė Mbretėrisė. Brenda jetės sė saj liturgjike Kisha na zbulon ato qė: “Syri nuk i pa dhe vesh nuk i dėgjoi dhe mbi zemėr njeriu nuk qėndruan, tė cilat Perėndia i bėri gati pėr tė dashurit e Tij” (Kor 2;9). Nė qendėr tė kėsaj jete liturgjike ėshtė Pashka. Pashka ėshtė dera, e cila hapet ēdo vit dhe drejton nė tė shndritėshmen Mbrtėri tė Krishtit, ėshtė parashijimi i gėzimit tė pėrjetėshėm qė na pret, ėshtė lavdia e fitores, e cila qė tani, megjithėse e padukshme pushton tė gjithė krijesėn: “Vdekja u mund”.
    Gjithė adhurimi i Kishės ėshtė i organizuar rreth Pashkės, prandaj ajo pėrsėrit ēdo vit liturgjik, bėhet njė udhėtim dhe njė adhurim drejt Pashkės, i cili ėshtė fundi dhe njėkohėsisht fillimi. Ėshtė fundi i atyre qė pėrbėjnė tė vjetrat dhe fillimi i jetės sė re, njė “kalim” i vazhdueshėm nga kjo “botė” nė Mbretėrinė e zbuluar mė Krishtin.
    Me gjithė kėto “jeta e vjetėr”, jeta e mėkatit dhe vogėlsisė nuk ėshtė e lehtė tė kapėrxehet dhe ndryshohet. Ungjilli pret dhe kėrkon nga njeriu tė bėjė njė pėrpjekje, e cila, nė gjendjen nė tė cilėn ndodhet tani njeriu, nė thelb ėshtė e parealizueshme. Pėrballemi me njė ftesė. Vizioni, qėllimi i jetės sė re ėshtė njė ftesė e cila gjendet mbi mundėsitė tona!
    Prandaj dhe apostujt, kur dėgjuan mėsimdhėnien e Zotit e pyetėn tė dėshpėruar: “Kush mund tė shpėtojė” (Mat 19;26). Nė tė vėrtetė nuk ėshtė aspak e lehtė tė mohosh njė ideal tė pėrditshėm jete me pėrkujdesjet e tė pėrditėshmes, me kėrkesat e tė mirave materiale, me sigurinė, shijimin dhe tė pranosh njė ideal tjetėr jete, i cili nuk na privon aspak pėrsosmėrisht nė qėllimin tonė. “Bėhuni tė sosur, sikundėr dhe Ati im qiellor ėshtė i pėrsosur”. Kjo botė me tė gjitha mjetet e saj na thotė, tė jesh i gėzuar, mos u shqetso ndiq rrugėn e “gjerė”. Krishti nė Ungjillin e tij thotė: “Zgjidh rrugėn e ngushtė”, pėrpiqu dhe vuaj sepse kjo ėshtė rruga pėr tė vetmen lumturi tė vėrtetė. Nėse Kisha nuk na ndihmon, si do tė mundemi ta bėjmė kėtė zgjedhje tė frikėshme? Si mund tė pendohemi dhe tė kthehemi nė premtimin e mrekullueshėm qė na bėhet ēdo vit pėr Pashkė? Pikėrisht ky ėshtė momenti kur shfaqet Kreshma e Madhe. Kjo ėshtė “dora e ndihmės”, tė cilėn Kisha e shtrin drejt nesh. Ėshtė shkolla e pendimit e cila do tė na japė fuqi tė pranojmė Pashkėn, jo si njė rast i thjeshtė pėr tė ngrėnė, pėr tė pirė, pėr tu prehur, por kryesisht si fund i tė “vjetrave” qė janė brenda nesh dhe si njė hyrje tek e reja.
    Nė Kishėn e vjetėr, qėllimi kryesor i Kreshmės ishte tė parapregatiteshin katikumenėt, domethėnė kandidatėt e rinj pėr tu bėrė tė krishterė, pėr tu pagėzuar. Nė atė kohė pagėzimi bėhej nė vazhdim tė Liturgjisė Hyjnore Ngjallėsore. Por edhe tani qė Kisha nuk pagėzon tė krishterė nė moshė tė madhe, kuptimi kryesor i Kreshmės mbetet i njėjtė, pasi dhe nėse jemi tė pagėzuar, ajo qė humbim shpesh dhe e tradhėtojmė ėshtė pikėrisht ajo ē’ka morrėm nė Pagėzim. Kėshtu Pashka pėr ne ėshtė kthimi i pėrvitshėm nė pagėzimi dhe si rrjedhojė Kreshma ėshtė parapregatitėsi ynė pėr kėtė kthim - pėrpjekja e ngadaltė por intensive pėr tė realizuar pėrfundimisht “Kalimin” tonė d.m.th “Pashkėn” tonė nė jetėn e re mė Krishtin. Sikundėr do tė shohim shėrbesat e adhurimit tė Kreshmės ruajnė edhe sot karakteristikėn e tyre katekizuese dhe pagėzimore. Kjo nuk ndodh sepse ruajnė tipin e vjetėr, por sepse ėshtė diēka e gjallė dhe thelbėsore pėr ne. Prandaj ēdo vit Kreshma e Madhe dhe Pashka janė edhe njė herė akoma zbulimi dhe ndėrgjegjėsimi pėr atė ēfarė u bėmė nėpėrmjet pagėzimit tonė, vdekje dhe ngjallje.
    Njė udhėtim, njė pelegrinazh! Pasi fillojmė dhe bėjmė hapin e parė nė “Harmolipi” hidhėrimn e gėzuar tė Kreshmės sė Madhe shohim destinacionin. Ėshtė gėzimi i ndriēimit, ėshtė hyrja nė lavdinė e Mbretėrisė, vizioni i parashijimt tė Pashkės, i cili e bėn hidhėrimin e Kreshmės sė Madhe gėzim, dritė dhe njė pėrpjekje shpirtėrore. Nata mund tė jetė e errėt dhe e madhe, por nė gjithė gjerėsinė e rrugės njė agim mistik dhe rrezatues duket tė ndritė nė horizont. “Mos na turpėro nė pritjen tonė Njeridashės”.
    Perktheu M,V.S

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2005
    Postime
    40

    Kreshma e Madhe 2009

    Filloi periudha e Triodit, Pėrgatitjes sė Pashkės - shpjegim liturgjik

    Tri javė para Kreshmės sė Madhe, e cila ėshtė periudha pėrgatitore pėr ngjarjen kryesore kishtare qė ėshtė Pashka e Madhe, hyjmė nė periudhėn parapėrgatitore tė parakreshmės. Kisha njeh mungesėn tonė tė pėrqendrimit dhe kujdesin tonė tė madh pėr gjėrat tokėsore dhe na thėrret tė mendojmė mbi kuptimin e ngjarjes qė vjen dhe tė pėrgatitemi pėr tė. Kėshtu, pra, pėrpara se tė hyjmė nė periudhėn e Kreshmės, na ėshtė dhėnė mundėsia pėr tė pėrgatitur veten tonė. Kjo pėrgatitje pėrfshin katėr tė diela - qė janė tre javė. Ēdonjėra prej kėtyre tė dielave i ėshtė kushtuar disa aspekteve thelbėsore.
    Kėtė periudhė parapėrgatitore si edhe atė tė Kreshmės e quajmė periudhė e Triodit, emėrtuar kėshtu prej librit liturgjik “Triodi” qė pėrdoret intensivisht dhe vetėm gjatė kėsaj periudhe.
    Nė kalendarin kishtar e diela e parė, me tė cilėn fillon periudha e Triodit, i dedikohet paravolisė sė Taksambledhėsit (Tagrambledhėsit) dhe Fariseut. Kjo e diel pason me tė dielėn e Djalit Plangprishės, tė dielėn e Gjyqit tė Fundit, tė dielėn e Faljes, tė dielat e Kreshmės (I - e Orthodhoksisė, II - e Grigor Pallamait, III - e Faljes sė Kryqit, IV - e Joanit tė Shkallės, V - e Marisė sė Egjiptit, VI - e Dafinave).
    Triodi si libri liturgjik i kėsaj periudhe kreshmore ėshtė kryesisht libėr himnografik, qė pėrmban shėrbesat e gjashtė javėve tė Kreshmės sė Madhe (tė Dyzetditėshit tė Madh) dhe tė Javės sė Madhe deri nė Mbrėmėsoren e sė Shtunės sė Madhe dhe tė pjesės sė parė tė Panihidhės sė Pashkės. Tek Triodi, ashtu si tek Mujoret (librat e tė kremteve tė ēdo muaji), janė trupėzuar leximet e Dhiatės sė Vjetėr tė kėsaj periudhe prej Librit tė Profetėve dhe sinaksarėt e tė dielave dhe tė ditėve tė shėnuara tė kėsaj periudhe (E Shtuna e Shpirtrave, Kanoni i Madh, Himni Akathist, e Shtuna e Llazarit dhe e ditėve tė Javės sė Madhe).
    Triodi mori emrin prej elementit mė mbizotėrues dhe mė mbresėlėnės tė shėrbesave tė pėrditshme tė Kreshmės sė Madhe, nga triodet, d.m.th. tri odet (tri kėngėt) (katėr pėr tė shtunat), tė cilat janė vepra tė himnografėve studitė Theodhorit dhe Josifit.
    Kisha, me anė tė periudhės sė Triodit, na ndihmon dhe na jep mundėsinė pėr pendimin e vėrtetė, pėr njohjen e mėkateve tona, pėr dėshirėn dhe vullnetin pėr tu kthyer tek Ati ynė qiellor, si edhe na mėson sesi duhet tė jetojmė njė jetė tė pėlqyer nė sytė e Perėndisė dhe tė mundemi tė fitojmė jetėn e pėrjetshme.
    Shėrbesat ditore gjatė periudhės agjėruese tė Kreshmės karakterizohen nga melodi tė veēanta kreshmore tė njė karakteri pendimtar. Dyert e Bukura mbahen tė mbyllura, pėr tė treguar ndarjen e njeriut prej Mbretėrisė sė Perėndisė nga shkaku i mėkatit. Veshjet e Kishės janė tė errėta, zakonisht nė ngjyrė vjollcė. Gjithashtu edhe troparet ditorė kanė njė karakter lutės, duke i kėrkuar Perėndisė, me ndėrmjetimet e shenjtorėve, tė na mėshirojė ne mėkatarėt.
    Nė Shėrbesėn e Mėngjesit (Mėngjesoret) Aliluiat e gjata zėvendėsojnė psalmin Perėndia ėshtė Zoti... Psalmodia ėshtė e zgjeruar. Himnologjia i referohet pėrpjekjeve kreshmore. Nė Shėrbesat e Mbrėmjes (Mbrėmėsoret) kemi si shtesė lexime tė Shkrimit tė Shenjtė prej Gjenezės dhe Fjalėve tė Urta dhe nė Shėrbesėn e Orės sė Gjashtė prej Profetit Isaia. Kėndimet e Apostullit dhe Ungjillit nuk bėhen, meqenėse nuk bėhen Liturgji (Mesha) Hyjnore. Gjatė gjithė Kreshmės, nė tė gjitha shėrbesat thuhet Lutja e Shėn Efrem Sirianit. Nė kėtė lutje i kėrkohen Perėndisė veēanėrisht ato virtyte, tė cilat janė tė nevojshme pėr jetėn e krishterė.
    Shėrbesa e Mbrėmėsores qė fillon periudhėn e Kreshmės, quhet Mbrėmėsorja e Faljes. Tė krishterėt nė kėtė shėrbesė, i kėrkojnė falje njėri-tjetrit pėr ēdo faj tė bėrė me dashje apo pa dashje. Nė shėrbesat e Pasdarkės tė javės sė parė tė kreshmės kėndohet Kanoni i Shėn Andreas sė Kretės, qė pėrbėhet nga disa seri vargjesh pendimtarė, tė bazuar nė temat biblike.
    Gjatė pesė javėve tė para tė Kreshmės, tė premten nė mbrėmje kėndohet Himni Akathist, nė nderim tė Hyjlindėses.
    Gjithashtu tė mėrkurave edhe tė premteve kryhet Liturgjia Hyjnore e Dhuratave tė Parashenjtėruara. Liturgjia e tė Parashenjtėruarave ėshtė shėrbesė me strukturė mjaft tė studiuar, qė kombinon Shėrbesėn e Mbrėmėsores me mėsimdhėnien dhe me Kungatėn hyjnore brenda kuadrit mjaft shpirtėror tė Kreshmės sė Madhe. Quhet e tė Parashenjtėruarave, sepse tė Shenjtat janė Shenjtėruar tė dielėn gjatė Liturgjisė Hyjnore dhe tė mėrkurėn dhe tė premten nuk kryhet shenjtėrimi i dhuratave. Kjo Liturgji jep raste tė shkėlqyera mėsimdhėnieje nė tema kryesisht interpretuese tė fragmenteve tė Dhiatės sė Vjetėr dhe pėrbėn njė kujtesė praktike pėr pjesėmarrje mė tė shpeshtė nė Kungatėn hyjnore, sipas qėllimit tė Kishės dhe mėsimdhėnies sė Etėrve.
    E Shtuna e parė e Kreshmės sė Madhe i kushtohet kujtimit tė Shėn Theodhor Tironit. E dyta, e treta dhe e katėrta quhen Tė Shtunat e Shpirtrave, meqenėse i janė kushtuar kujtimit tė tė vdekurve. Mesha Hyjnore e tė Shtunės sė Pestė bėhet pėr nderim tė Hyjlindėses. Gjatė tė Shtunave tė Shpirtrave himnet liturgjike luten universalisht pėr gjithė tė fjeturit dhe gjatė Mėngjesoreve pėr tė vdekurit, tė quajtura parastasis ose panihidha, tė vdekurit pėrmenden me emra. Nė Meshėn Hyjnore janė shtuar litani dhe lutje dhe kėndimet nga Shkrimi i Shenjtė iu referohen tė vdekurve dhe shpėtimit tė tyre prej Krishtit.
    E gjithė kjo pėrpjekje gjatė gjithė kėsaj periudhe qė shpjeguam mė lart do tė finalizohet nė festėn e festave, Ngjalljen e Krishtit, Pashkė e Madhe.

    Kreshmė tė mbarė!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,654
    Postimet nė Bllog
    16
    Mund te mesoni me shume mbi Kreshmen e Madhe ne kete teme:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=75583

    Albo

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2005
    Postime
    40

    Kreshma e madhe, udhėtim me destinacion Pashkėn

    Kreshma e madhe, udhėtim me destinacion Pashkėn


    Kreshma ėshtė njė udhėtim shpirtėror, ku destinacioni i saj ėshtė Pashka, jeta e re, e cila pėr mė shumė se 2000 vjet mė parė ndriēoi nga varri, dhe na u dha neve, tė gjithėve, qė besojmė nė Krishtin. Vdekja dhe Ngjallja e Krishtit na ka siguruar “kalimin” pėr nė mbretėrinė e Perėndisė. Pashka Judaike gjeti plotėsimin e saj nė Krishtin. Krishti, Qengji i Pashkės u flijua pėr ne. Nėpėrmjet vdekjes sė Tij, Krishti ndryshon natyrėn e vet vdekjes, e bėri atė njė rrugė, - njė Kalim - njė Pashkė, - pėr nė mbretėrinė e Perėndisė, duke transformuar tragjedinė e tragjedive nė fitore pėrfundimtare. Prandaj nė Pashkė kremtojmė Ngjalljen e Krishtit si diēka qė ndodhi tek tė gjithė njerėzit dhe te secili prej nesh (nė pagėzim) dhe ende ndodh.
    Pagėzimi ėshtė Pashka jonė personale. Pagėzimi ėshtė misteri i rigjenerimit, rikrijimit, dhe Pentikostia personale e njeriut, integrimi i tij nė komunitetin e popullit tė Perėndisė, kalimi nga jeta e vjetėr nė tė renė dhe sė fundi Epifania (shfaqja) e mbretėrisė sė Perėndisė.
    Tradita liturgjike e Kishės, i gjithė cikli adhurues dhe shėrbesat e saj, janė pėr tė na ndihmuar tė zbulojmė e tė pėrjetojmė vizionin dhe shijen e kėsaj jete tė re, tė cilėn kaq lehtė e humbim dhe e braktisim, qė tė pendohemi dhe tė kthehemi sėrish nė tė. Adhurimi i Kishės, ishte qė nga fillimi dhe ėshtė ende, hyrja jonė nė komunikim (kungim) me jetėn e re tė mbretėrisė. Nėpėrmjet jetės liturgjike Kisha na paraqet diēka “qė veshi s’e ka dėgjuar, syri s’e ka parė, dhe qė ende nuk ka hyrė nė zemrėn e njeriut, atė qė Zoti ka pėrgatitur pėr ata qė e duan Atė”. Pashka qėndron nė zemėr dhe nė qendėr tė jetės adhuruese tė Kishės Orthodhokse.
    Kreshma e Madhe ėshtė nė tė vėrtetė shkollė pendimi, tė cilėn ēdo i krishterė duhet ta ndjekė ēdo vit qė tė thellohet nė besim, tė rivlerėsojė, dhe nėse ėshtė e mundur tė ndryshojė jetėn e tij. Ėshtė njė pelegrinazh i mrekullueshėm nėpėr burimet e besimit orthodhoks - rizbulimi i mėnyrės orthodhokse tė jetės. Pendimi nė tė cilin na fton Kisha gjatė Kreshmės sė Madhe ėshtė njė kthim nė gjendjen e vėrtetė tė gjėrave, rivendosja e kėndvėshtrimit tė duhur.
    Kremtimi i pėrvitshėm i Pashkės ėshtė kthimi ynė ēdo vit te Pagėzimi dhe te kremtimi i tij, ndėrsa Kreshma ėshtė pėrgatitja jonė pėr kėtė kthim dhe ripėrtėritje. Pėrpjekja e pėrditshme dhe e vazhdueshme bėhet pėr tė kryer, nė fund tė fundit, kalimin ose pashkėn tonė nė jetėn e re nė Krishtin.
    Kisha mirėpret Kreshmėn e Madhe me shpirtin e ngazėllimit. Ajo mirėpret kohėn e pendimit me shpresėn dhe entuziazmin e njė fėmije qė hyn nė njė pėrvojė tė re dhe tė mrekullueshme. Tingulli i shėrbesave tė Kishės ėshtė nga mė tė shkėlqyerit. Fjalėt janė njė thirrje e mprehtė pėr njė pėrpjekje shpirtėrore, ftesė pėr ngritje shpirtėrore, ftesė pėr vepra heroike shpirtėrore. Nuk ka asgjė tė zymtė, asgjė tė errėt ose me keqardhje, asgjė me ankthe ose sentimentale. Fryma e Kreshmės nė Kishė ėshtė dritėprurėse dhe e admirueshme. Kisha ngazėllon me ata qė pėrgatiten “pėr tė luftuar luftėn e mirė” pėr Atė qė i do dhe ka dhėnė veten e Tij pėr ta dhe pėr shpėtimin e tyre.
    Periudha e Kreshmės dėshmon pėr gjėrat qė na ka dhėnė Perėndia ynė, Krishti i kryqėzuar, pėr shpėtimin e shpirtrave tanė. Fatkeqėsisht disa e keqkuptojnė dhe ia mohojnė vlerat e saj si njė gjė e mbetur prej shekujsh.
    Periudha e Kreshmės mirėpritet nga tė krishterėt nė Kishė, jo si koha e agonisė vetndėshkuese ose terapisė vetpėrparuese. Ajo pritet si njė periudhė e shenjtė, e pėrkushtuar nė korrigjimin, pastrimin dhe ndriēimin e tėrė personit nėpėrmjet zbatimit tė porosive tė Zotit tė kryqėzuar. Merret si kohė pėr betejė me frymėrat e liga dhe lulėzim me frytet e Shpirtit tė Shenjtė: dashuri, gėzim, paqe, zemėrgjerėsi, ėmbėlsi, mirėsi, besnikėri, butėsi dhe vetėpėrmbajtje. “40 ditė tė Kreshmės sė Madhe” veēohen pėr pėrkushtim tė plotė dhe absolut nė gjėrat e Zotit. Ėshtė “njė e dhjeta e vitit” e cila na tregon qė e gjithė koha dhe stinėt i pėrkasin Zotit, i cili ka krijuar dhe shpenguar botėn.
    Ja si e pėrshkruan njė lutje e Kishės kėtė periudhė:


    O Zot i tėrėfuqishėm, qė krijove me urtėsi tėrė krijesėn,
    qė me pėrkujdesjen tėnde tė patreguar dhe me mirėsinė e pasur
    na bėre tė arrijmė kėto ditė tė shenjta,
    pėr tė pastruar shpirtrat dhe trupat,
    pėr tė frenuar pasionet,
    pėr shpresėn nė ngjalljen;
    qė, nė dyzet ditė, i dorėzove shėrbėtorit tėnd Moisi rrasat
    e shkruara me shkronjat hyjnore,
    falna dhe neve, o i Mirė,
    qė ndeshjen e bukur ta kryejmė mirė,
    tė kalojmė udhėn e kreshmės,
    tė ruajmė besėn tė pandarė,
    tė dėrrmojmė kryet e dragonjve tė padukshėm,
    tė tregohemi mundės tė mėkatit,
    dhe tė arrijmė t’i falemi Ngjalljes sė shenjtė pa dėnim.



    Dyert e pendimit hyjnor janė hapur
    Le tė hyjmė me zell, duke pastruar trupat tanė,
    Duke zbatuar maturinė ndaj ushqimeve dhe pasioneve nė bindje ndaj Krishtit,
    i cili ka thirrur gjithė botėn nė mbretėrinė e tij qiellore.
    Duke i ofruar Zotit tė tė gjithave kėtė tė dhjetė tė vitit,
    Qė duke kaluar nėpėrmjet Kreshmės si nėpėr njė det tė madh
    Tė arrijmė Ngjalljen e triditshme tė Zotit tonė Jisu Krisht, shpėtimtari i shpirtrave tanė. Amin



    Pėrgatiti: Ana Baba

  12. #12
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Nje info...Kur bien pashket ortodokse kete vit...zakonisht orientohem pas pashkes katolike gati nje max 2 jave me pas. Por kete vit kur mund te bien na kalendar ?

    Albmaster

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e sleep
    Anėtarėsuar
    10-10-2006
    Postime
    114
    Mund te mesoni me shume mbi Kreshmen e Madhe ne kete teme:
    Albo
    __________________________________________________ __________________
    Me gjith rrespektin qe kam per ty kam nje vrejtje per ty: Pse vetem per fene katolike apo vetem per fene ortodokse shkruan tema ti? d.m.th nuk ben shkrime.
    __________________________________________________ ___________________
    red_dragon

  14. #14
    nje ose dy jave pas ...???


    U vendos ne vitin 325 ne Koncilin e Nikeas ku solemnisht u pranua teorema; “ e diela e pare qe bie pas plenilunios ( hena e plote )pernjeherehe pas ekuinokut te pranveres “. Duke u bazuar me meridianin e Jeruzalemit.
    Ekuinoku i pranveres eshte pak a shume afer 21 marsit, pra Pashka i bie te jete nga data 22 mars deri me 25 prill, meqenese cikli lunar ( hena ) eshte 29 ditesh.

    Viti - 2009 -
    Pashka katolike eshte me 12 prill

    Pashka orthodhokse eshte me 19 prill

    Por sa thashe me lart, nuk vlen per te dyja, pasi orthodhokset perdorin si rregull kalendarin e vjeter, ate te Jul Cezarit, ku edhe si rrezultat datat nuk jane te njejta, por qe ndodh qe te jene si psh, ne 2004 dhe 2007, ku ishin ne te njejten date.
    Eshte fakt qe perveē llogaritjeve me kalendare te ndryshem ( Julian-Gregorian ), orthodhokset kurresesi nuk festojne Pashken ne nje kohe ose perpara Pashkes Hebraike, pra perveē llogaritjeve te mesiperme, duhet te mbahet parasysh edhe ky fakt, pasi Yne Zot Krishti, ishte mes nesh si njeri dhe mori pjse ne festen Hebaraike te Pashkes…, pra me te drejte, ska se si, ne sot te festojme perpara ose pergjate asaj hebraike.
    Per orthodhokset eshte festa me e madhe e tere vitit, eshte festa e festive.

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,654
    Postimet nė Bllog
    16
    Citim Postuar mė parė nga sleep
    __________________________________________________ __________________
    Me gjith rrespektin qe kam per ty kam nje vrejtje per ty: Pse vetem per fene katolike apo vetem per fene ortodokse shkruan tema ti? d.m.th nuk ben shkrime.
    __________________________________________________ ___________________
    Une nuk shkruaj as ne forumin mysliman, as ne forumin katolik, as ne forumin protestant, as ne forumin e ateisteve. Shkruaj vetem ne forumin orthodhoks. Arsyeja eshte e thjeshte: sepse jam besimtar orthodhoks.

    Provoje dhe ti te shkruash ne forumin e besimit qe i perket, se i ben nje nder edhe vetes duke mesuar me shume mbi besimin tend, u ben nje nder edhe anetareve te besimeve te tjera duke mos i futur hundet atje ku nuk te takon ne diskutimet e tyre.

    Gjithe te mirat!
    Albo

  16. #16
    Kreshma e madhe eshte meditim, eshte astenim total, eshte agjerim, eshte pergatitje per Diten e Pashkes se Madhe, por me kryesorja eshte Lutje dhe lutje me gezim.

  17. #17
    Kompaskin – Rruazat e lutjes ne Kishen Orthodhokse.


    Fonti; siti i Kishes Orthodhokse – Patriarkati i Moskes – Torino .

    Ngjajne me tespiet e myslimaneve ose me rozarion e katolikeve, por qe jane te bera nga nyje prej leshi ose prej sholle ( elemente keto qe favorizojne lutjen ne qetesi te plote ).
    Ka disa lloje gjatesish, kordhelet ( nga fjala korde ) qe perdoret nder arbereshe ende sot, ose rruazat ne fjale ( ndryshe te quajtura kompaskin ), me te hershmet qe jane gjendur i takojne shek IV, ne Egjipt ku kishin 100-300 nyje. Sot hasim shpesh kompaskin ( korda ) me nga 33 nyje ( ku mbahen ne puls ), por edhe me 50-100 nyje. Modeli rus me 103 nyje ( e bazuar ne “shkallen e lutjeve” antike, te bera ne sholle , qe vazhdojne te jene ne perdorim nder orthodhoks ruse te ritit antik ), ka nyjet e ndara ne kater grupe, nga 17,33,40 ose edhe nga 12;
    Te gjitha keto grupime kujtojne figura biblike ( ungjiloret, Apostujt, Profetet,etj ) dhe gjithashtu momente nga jeta e Krishtit.
    Kompaskin eshte perdorur nga murgjerit orthodhoks dhe eshte ne perdorim te gjere nder ata qe duan te perjetojne lutjet ne menyre intensive .
    Ne pergjithesi, ē’do murgu o murgeshe, ne ceremonine e shugurimit, i dhurohet nje korde lutjesh, kompaskin, kjo si per te rikujtuar detyren kryesore te jetes murgjerore, ate te lutjes pa nderprerje.
    Simbas rregullave qe ne kohen e Shen Pakomit te Madh ( shek. IV ), ē’do murg duhet te beje nje numer perkuljesh te shoqeruara nga Lutja e Krishtit ( O Zoti Jisu Krishti, Biri i Perendise, meshirome mua mekatarin), ku korda e lutjes, per natyre te saja, eshte menyra me e lehte per te mbajtur numerin e lutjeve.
    Lutja e Krishtit mund te zevendesoje leximin e Psallteve o Psallmet ( 100 lutje per ē’do histori te Psallterit dhe 300 per ē’do Katizma ); ku i gjithe libri i Psallmeve korrispondon ne 6000 lutje. Ne rast nevoje te veēante, rregullorja murgjerore lejon qe me ane te Lutjes se Krishtit mund te zevendesohen edhe te gjitha pjeset e tjera te spiritualitetit te perditeshem. Nje praktike e tille e ndjekur nga murgjerit ( e pershkrojtur ne te fameshmet “Tregimet e nje pelegrini rus” , eshte receta e Lutjes se Krishtit deri ne 12.000 here ne dite, deri sa lutja behet aktive per “hesap te saje”, ku murgu jeton dite e nate ne gjendje lutje te panderprere.
    Perdorimi i kordes se lutjes, kompaskin, eshte nje ndihme e madhe siprituale, ku nepermjet saj, ben qe te krishteret te perqendrohen ne lutjet e tyre, derisa, si na ka premtuar Zoti ( Joan 7,37 ), lumenj me uje te gjalle do te vershojne brenda nesh.
    Kompaskini i lutjeve e shoqeruar nga nje numer i caktuar lutjesh, eshte shume e rendesishme per ata qe deshirojne te luten vetem, ku per te evituar rrezikun e renies ne vetezhgenjim; - shpesh pas nje moment te shkurter lutjeje, nje sensacion iluzor i nje mireqenie ben qe te ndalohet praktika e lutjes ne shume prinēipiant (fillestare ), te sigurte qe keshtu i kane arritur frytet e paqes shpirterore.
    Nuk duhet te kemi frike ( si disa qe besojne gabimisht ) qe praktika e Lutjes se Krishtit, eshte nje fakt mekanik. Pra ē’do lutje me ose pa korden, mund te kthehet ne mekanike nese kush i kryen, nuk perqendrohet me perulje dhe perkushtim.
    Formula me e perdorur me kompaskin ( korden )eshte Lutja e Krishtit, - “Zoti Jusu Krisht, Biri i Perendise, ki meshire per mua mekatarin, por qe po e njejta formule mund te perdoret per nje grup njerezish ose per persona te veēante qe lutemi. Ne keto raste, nuk perdoret fjala “mekatar”, pasi si te krishtere, na eshte urdheruar qe te konsiderojme vetem mekatet personale, jo ato te te tjereve.
    Mund te perdoret gjithashtu kompaskin edhe per te kerkuar ndihmen dhe mbrojtjen e Tereshenjtes Virgjereshe, Shenjteve, Kryqit te Nderuar, Engjellit mbrojtes dhe engjejve te tjere. Ne keto raste perdoren te njejtat lutje qe perdorim ne Kishe.

  18. #18
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Shtate jave para dites se Pashkes se Madhe (kete vit ne 04-Prill-2010) fillon periudha e Kreshmeve te Medha (kete vit ne 15-Shkurt-2010), nje periudhe agjerimi dhe reflektimesh per cdo besimtar orthodhoks. Kjo periudhe ka ne qender bashke-udhetimin me Krishtin per ne Kryq dhe Ringjallje.Gjate kesa kohe, mire eshte qe temat ne nen-forumin orthodhoks te pasqyrojne sa me mire frymen e perulesise dhe reflektimit qe karakterizon kete periudhe.

    Artikulli i meposhtem eshte marre nga faqja zyrtare e KOASH:

    www.orthodoxalbania.org


    Shėrbesat gjatė Kreshmės


    Shėrbesat ditore gjatė Kreshmės karakterizohen nga melodi tė veēanta kreshmore tė njė karakteri pendimtar. Dyert e Bukura mbahen tė mbyllura, pėr tė treguar ndarjen e njeriut prej Mbretėrisė sė Perėndisė nga shkaku i mėkatit. Veshjet e Kishės janė tė errėta, zakonisht nė ngjyrė vjollcė. Gjithashtu edhe troparet ditorė kanė njė karakter lutės, duke i kėrkuar Perėndisė, me ndėrmjetimet e shenjtorėve, tė na mėshirojė ne mėkatarėt.


    Nė Shėrbesėn e Mėngjesit Aliluiat e gjata zėvėndėsojnė psalmin Perėndia ėshtė Zoti... Psalmodia ėshtė e zgjeruar. Himnologjia i referohet pėrpjekjeve kreshmore. Nė Mbrėmėsoret, kemi si shtesė lexime tė Shkrimit tė Shenjtė prej Gjenezės dhe Fjalėve tė Urta dhe nė Shėrbesėn e Orės sė Gjashtė prej Profetit Isaia. Kėndimet e Apostullit dhe Ungjillit nuk bėhen, meqenėse nuk bėhen Mesha Hyjnore.


    Gjatė gjithė Kreshmės, nė tė gjitha shėrbesat thuhet Lutja e Shėn Efrem Sirianit. Nė kėtė lutje i kėrkohen Perėndisė veēanėrisht ato virtyte, tė cilat janė tė nevojshme pėr jetėn e krishterė.


    Zot dhe Mjeshtėr i jetės sime, mos mė jep frymė pėrtese, kureshtie, lavdidashje dhe kotėsie.


    Po falmė frymė urtėsie, pėrunjėsie, durimi dhe dashurie.


    Vlerėsomė, o Zot dhe Mbret, t’i shoh fajet e mia dhe tė mos e gjykoj tim vėlla. Se i bekuar je nė jetė tė jetėve, Amin.



    Shėrbesa e Mbrėmėsores qė fillon periudhėn e Kreshmės, quhet Mbrėmėsorja e Faljes. Tė krishterėt nė kėtė shėrbesė, i kėrkojnė falje njėri-tjetrit pėr ēdo faj tė bėrė me dashje apo pa dashje. Nė shėrbesat e Pasdarkės tė javės sė parė tė kreshmės kėndohet Kanoni i Shėn Andreas sė Kretės. Ky pėrbėhet nga disa seri vargjesh pendimtarė, tė bazuar nė temat biblike. Secilit varg populli i pėrgjigjet: Mėshiromė o Perėndi, mėshiromė. Ky kanon pėrsėritet nė Mėngjesoren e sė Enjtes tė Javės sė Pestė. Gjatė pesė javėve tė para tė Kreshmės, tė premten nė mbrėmje kėndohet Himni Akathist, nė nderim tė Hyjlindėses.


    E Shtuna e parė e Kreshmės sė Madhe i kushtohet kujtimit tė Shėn Theodhor Tironit. E dyta, e treta dhe e katėrta quhen Tė Shtunat e Shpirtrave, meqenėse i janė kushtuar kujtimit tė tė vdekurve. Mesha Hyjnore e tė Shtunės sė Pestė bėhet pėr nderim tė Hyjlindėses.


    Gjatė tė Shtunave tė Shpirtrave himnet liturgjike luten universalisht pėr gjithė tė fjeturit dhe gjatė Mėngjesoreve pėr tė vdekurit, tė quajtura parastasis ose panikida, tė vdekurit pėrmenden me emra. Nė Meshėn Hyjnore janė shtuar litani dhe lutje dhe kėndimet nga Shkrimi i Shenjtė iu referohen tė vdekurve dhe shpėtimit tė tyre prej Krishtit.


    Dita e shtunė, edhe gjatė pėriudhės jokreshmore, ėshtė dita pėr kujtimin e tė vdekurve. Kjo, sepse e Shtuna, Dita e Sabatit, ėshtė dita kur Perėndia bekoi pėr jetėn nė kėtė botė. Por, pėr shkak tė mėkatit, kjo ditė tani simbolizon tė gjithė jetėn tokėsore, tė pėrmbushur natyralisht nė vdekjen. Madje edhe Krishti, Zoti, u shtri i vdekur nė Ditėn e Sabatit, "duke pushuar nga tė gjitha veprat e tij" dhe "duke shkelur vdekjen me vdekje". Kėshtu, nė Kishėn e Krishtit tė Dhiatės sė Re, e Shtuna u bė dita pėr kujtimin e tė vdekurve dhe pėr t’u lutur pėr shpėtimin e tyre tė pėrjetshėm.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 14-02-2010 mė 17:02
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Urimet me te perzemerta te gjithe besimtareve te Krishtere fillimin e Kreshmeve dhe Pervujteria dhe Shenjteria qofshin gjithmone qellimi dhe realizimi i Lumturise te jetes Tuaj.
    Urime Urime.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ka filluar te henen me 19 shkurt 2007 Kreshma e Madhe per gjithe te krishteret orthodhokse ne bote. Kreshma do te zgjasi deri diten e pashkes, 8 prill 2007.

    Kreshmim te lehte.
    Albo
    Jo vetem per te krishteret orthodhokse... por edhe per ata katolike dhe krishtere ne pergjithesi.
    Urime

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-08-2014, 06:49
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 17:23
  3. Katalog i Kodikėve Kishtarė Mesjetarė tė Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19
  4. Data te rendesishme ne historin e popullit shqiptar.
    Nga bela70 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-01-2004, 16:54

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •