Kreshma e madhe, udhėtim me destinacion Pashkėn
Kreshma ėshtė njė udhėtim shpirtėror, ku destinacioni i saj ėshtė Pashka, jeta e re, e cila pėr mė shumė se 2000 vjet mė parė ndriēoi nga varri, dhe na u dha neve, tė gjithėve, qė besojmė nė Krishtin. Vdekja dhe Ngjallja e Krishtit na ka siguruar kalimin pėr nė mbretėrinė e Perėndisė. Pashka Judaike gjeti plotėsimin e saj nė Krishtin. Krishti, Qengji i Pashkės u flijua pėr ne. Nėpėrmjet vdekjes sė Tij, Krishti ndryshon natyrėn e vet vdekjes, e bėri atė njė rrugė, - njė Kalim - njė Pashkė, - pėr nė mbretėrinė e Perėndisė, duke transformuar tragjedinė e tragjedive nė fitore pėrfundimtare. Prandaj nė Pashkė kremtojmė Ngjalljen e Krishtit si diēka qė ndodhi tek tė gjithė njerėzit dhe te secili prej nesh (nė pagėzim) dhe ende ndodh.
Pagėzimi ėshtė Pashka jonė personale. Pagėzimi ėshtė misteri i rigjenerimit, rikrijimit, dhe Pentikostia personale e njeriut, integrimi i tij nė komunitetin e popullit tė Perėndisė, kalimi nga jeta e vjetėr nė tė renė dhe sė fundi Epifania (shfaqja) e mbretėrisė sė Perėndisė.
Tradita liturgjike e Kishės, i gjithė cikli adhurues dhe shėrbesat e saj, janė pėr tė na ndihmuar tė zbulojmė e tė pėrjetojmė vizionin dhe shijen e kėsaj jete tė re, tė cilėn kaq lehtė e humbim dhe e braktisim, qė tė pendohemi dhe tė kthehemi sėrish nė tė. Adhurimi i Kishės, ishte qė nga fillimi dhe ėshtė ende, hyrja jonė nė komunikim (kungim) me jetėn e re tė mbretėrisė. Nėpėrmjet jetės liturgjike Kisha na paraqet diēka qė veshi se ka dėgjuar, syri se ka parė, dhe qė ende nuk ka hyrė nė zemrėn e njeriut, atė qė Zoti ka pėrgatitur pėr ata qė e duan Atė. Pashka qėndron nė zemėr dhe nė qendėr tė jetės adhuruese tė Kishės Orthodhokse.
Kreshma e Madhe ėshtė nė tė vėrtetė shkollė pendimi, tė cilėn ēdo i krishterė duhet ta ndjekė ēdo vit qė tė thellohet nė besim, tė rivlerėsojė, dhe nėse ėshtė e mundur tė ndryshojė jetėn e tij. Ėshtė njė pelegrinazh i mrekullueshėm nėpėr burimet e besimit orthodhoks - rizbulimi i mėnyrės orthodhokse tė jetės. Pendimi nė tė cilin na fton Kisha gjatė Kreshmės sė Madhe ėshtė njė kthim nė gjendjen e vėrtetė tė gjėrave, rivendosja e kėndvėshtrimit tė duhur.
Kremtimi i pėrvitshėm i Pashkės ėshtė kthimi ynė ēdo vit te Pagėzimi dhe te kremtimi i tij, ndėrsa Kreshma ėshtė pėrgatitja jonė pėr kėtė kthim dhe ripėrtėritje. Pėrpjekja e pėrditshme dhe e vazhdueshme bėhet pėr tė kryer, nė fund tė fundit, kalimin ose pashkėn tonė nė jetėn e re nė Krishtin.
Kisha mirėpret Kreshmėn e Madhe me shpirtin e ngazėllimit. Ajo mirėpret kohėn e pendimit me shpresėn dhe entuziazmin e njė fėmije qė hyn nė njė pėrvojė tė re dhe tė mrekullueshme. Tingulli i shėrbesave tė Kishės ėshtė nga mė tė shkėlqyerit. Fjalėt janė njė thirrje e mprehtė pėr njė pėrpjekje shpirtėrore, ftesė pėr ngritje shpirtėrore, ftesė pėr vepra heroike shpirtėrore. Nuk ka asgjė tė zymtė, asgjė tė errėt ose me keqardhje, asgjė me ankthe ose sentimentale. Fryma e Kreshmės nė Kishė ėshtė dritėprurėse dhe e admirueshme. Kisha ngazėllon me ata qė pėrgatiten pėr tė luftuar luftėn e mirė pėr Atė qė i do dhe ka dhėnė veten e Tij pėr ta dhe pėr shpėtimin e tyre.
Periudha e Kreshmės dėshmon pėr gjėrat qė na ka dhėnė Perėndia ynė, Krishti i kryqėzuar, pėr shpėtimin e shpirtrave tanė. Fatkeqėsisht disa e keqkuptojnė dhe ia mohojnė vlerat e saj si njė gjė e mbetur prej shekujsh.
Periudha e Kreshmės mirėpritet nga tė krishterėt nė Kishė, jo si koha e agonisė vetndėshkuese ose terapisė vetpėrparuese. Ajo pritet si njė periudhė e shenjtė, e pėrkushtuar nė korrigjimin, pastrimin dhe ndriēimin e tėrė personit nėpėrmjet zbatimit tė porosive tė Zotit tė kryqėzuar. Merret si kohė pėr betejė me frymėrat e liga dhe lulėzim me frytet e Shpirtit tė Shenjtė: dashuri, gėzim, paqe, zemėrgjerėsi, ėmbėlsi, mirėsi, besnikėri, butėsi dhe vetėpėrmbajtje. 40 ditė tė Kreshmės sė Madhe veēohen pėr pėrkushtim tė plotė dhe absolut nė gjėrat e Zotit. Ėshtė njė e dhjeta e vitit e cila na tregon qė e gjithė koha dhe stinėt i pėrkasin Zotit, i cili ka krijuar dhe shpenguar botėn.
Ja si e pėrshkruan njė lutje e Kishės kėtė periudhė:
O Zot i tėrėfuqishėm, qė krijove me urtėsi tėrė krijesėn,
qė me pėrkujdesjen tėnde tė patreguar dhe me mirėsinė e pasur
na bėre tė arrijmė kėto ditė tė shenjta,
pėr tė pastruar shpirtrat dhe trupat,
pėr tė frenuar pasionet,
pėr shpresėn nė ngjalljen;
qė, nė dyzet ditė, i dorėzove shėrbėtorit tėnd Moisi rrasat
e shkruara me shkronjat hyjnore,
falna dhe neve, o i Mirė,
qė ndeshjen e bukur ta kryejmė mirė,
tė kalojmė udhėn e kreshmės,
tė ruajmė besėn tė pandarė,
tė dėrrmojmė kryet e dragonjve tė padukshėm,
tė tregohemi mundės tė mėkatit,
dhe tė arrijmė ti falemi Ngjalljes sė shenjtė pa dėnim.
Dyert e pendimit hyjnor janė hapur
Le tė hyjmė me zell, duke pastruar trupat tanė,
Duke zbatuar maturinė ndaj ushqimeve dhe pasioneve nė bindje ndaj Krishtit,
i cili ka thirrur gjithė botėn nė mbretėrinė e tij qiellore.
Duke i ofruar Zotit tė tė gjithave kėtė tė dhjetė tė vitit,
Qė duke kaluar nėpėrmjet Kreshmės si nėpėr njė det tė madh
Tė arrijmė Ngjalljen e triditshme tė Zotit tonė Jisu Krisht, shpėtimtari i shpirtrave tanė. Amin
Pėrgatiti: Ana Baba
Krijoni Kontakt