Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 106
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Java e Madhe - Java e Shenjtė

    Java e Madhe

    Nė Kishėn Orthodhokse java e fundit e jetės sė Krishtit quhet zyrtarisht Java e Pėsimit. Nė emėrtimin popullor ėshtė quajtur Java e Madhe. Ēdo ditė emėrtohet nė librat e shėrbesave si "e madhe dhe e shenjtė". Ēdo ditė tė javės ka shėrbesa tė veēanta, tė cilat kryhen nė tė gjitha kishat. Jeta tokėsore pushon pėr ēdo besnik kur ata "shkojnė me Zotin nė Jerusalem" (Mėngjesorja e tė Hėnės sė Madhe).

    Ēdo ditė e Javės sė Madhe ka temėn e veēantė tė saj. Tema e sė Hėnės ėshtė ajo e drurit tė fikut qė nuk kishte fruta, por vetėm gjethe dhe pėr kėtė u dėnua me tharje. Tė Martėn, theksi ėshtė nė vigjilencėn e virgjėreshave tė ditura, tė cilat, jo si motrat e tyre tė marra, ishin gati kur Zoti erdhi tek ato. Tė Mėrkurėn, fokusi ėshtė nė pendimin e gruas mėkatare. Nė kėtė ditė, theksohet shumė krahasimi ndėrmjet gruas sė pėrdalė qė shpėtoi me anė tė pendimit dhe Judės, qė ishte njė nga apostujt e zgjedhur, por qė humbi nga pabesia dhe cmira. Ajo i jep Krishtit gjithė pasurinė e saj dhe i puth kėmbėt e tij; ai me njė puthje e trathton Krishtin pėr para.

    Nė kėto tre ditė kėndohet Ungjilli gjatė Orėve dhe nė Mbrėmėsoret, kur shėrbehet Mesha e Dhuratave tė Parashenjtėruara. Kėndimet nga Dhiata e Vjetėr janė prej Eksodit, Jobit dhe Profetėve. Ungjilli ėshtė kėnduar gjithashtu nė Shėrbesat e Mėngjesit, tė cilat quhen tradicionalisht shėrbesat e "Dhėndėrit", sepse tema e pėrgjithshme e secilės ditė ėshtė fundi i botės dhe gjyqi i Krishtit. Shėrbesa e Dhėndėrit kryhet natėn.*

    Ja tek vjen dhėndėri nė mes tė natės; dhe lum ai shėrbėtor tė cilin do e gjejė vigjilues dhe mjerė ai shėrbėtor tė cilin do e gjejė pa kujdes. Prandaj o shpirti im ki mendjen, se mos tė rėndojė gjumi dhe jepesh nė vdekje jashtė Mbretėrisė; por zgjohu dhe thirr me zė tė madh: I Shenjtė, i Shenjtė, i Shenjtė je Ti, o Perėndi, me lutjet e Hyjlindėses mėshirė ki pėr ne (Tropari i Tre Ditėve tė Para).

    Gjatė tre ditėve tė para tė Javės sė Madhe, Kisha rekomandon qė tė kėndohen tė Katėr Ungjijtė nė Orėt, deri nė pikėn ku fillon tregimi i pėsimit tė Krishtit. Meqenėse, kjo zakonisht nuk ėshtė e mundur tė bėhet nė kishat e enorive, atėhere duhet tė bėhet njė pėrpjekje qė tė paktėn njė nga Ungjijtė tė kėndohet i gjithė, para sė Enjtes sė Madhe, deri nė pjesėn ku fillon pėsimi, veēas ose bashkėrisht.


    * Tė Mėrkurėn nė mėngjez kryhet njė shėrbesė qė pėrbehet nga 1) Orėt, 2) Mbrėmėsorja dhe 3) Mesha e Dhuratave tė Parashenjtėruara. Kjo ėshtė Mesha e fundit e Parashenjtėruar e kalendarit vjetor. Ndėrsa natėn, nė vend tė shėrbesės sė Dhendėrit, tė mėrkurėn kryhet Misteri i Efqelisė, si njė pėrgatitje pėr marrjen e Kungatės tė Enjten e Madhe, Dita e themelimit tė Misterit tė Kungatės sė Shenjtė.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    E Enjtja e Madhe

    E Enjtja e Madhe i kushtohet Darkės Mistike qė Krishti kremtoi me dymbėdhjetė apostujt e tij. Tema kryesore e ditės ėshtė darka vetė, pėr tė cilėn Krishti porositi qė Pashka e Dhiatės sė Re tė hahej nė kujtim tė tij, tė trupit tė tij qė thyhet dhe gjakut tė tij, qė derdhet pėr ndjesėn e mėkateve. Gjithashtu, nė shėrbesat e kėsaj dite kujtohet tradhėtia e Judės dhe larja e kėmbėve tė nxėnėsve. Nė kishat katedrale ėshtė zakoni qė peshkopi bėn larjen e kėmbėve nė njė ceremoni tė veēantė mbas Meshės.

    Ungjilli nė Meshėn Hyjnore pėrbehet nga njė kombinim i tė gjithė tregimeve tė ungjillorėve pėr tė njėjtėn ngjarje. Himnet dhe leximet e ditės i referohen tė njėjtit mister qėndror.

    Kur nxėnėsit me lavdi, nė lanjėtoren e darkės po ndriēoheshin, Juda i pabesė dhe tradhėtar, nga argjendashja u errėsua nga lakmia dhe tek gjyqtarėt e paligjshėm, tė dorėzon Ty Gjykatėsin e Drejtė. Ti qė lakmon argjend shiko, se ky njeri prej lakmisė vari veten; largohu nga shpirti i pangopur qė guxoi tė tilla gjėra kundėr Mėsuesit. O Zot gjithmonė i mirė, lavdi mė ty! (Pėrlėshorja).

    Atje ku ėshtė Zoti, nė Tryezėn e Pavdekėsisė, nė vendin e lartė, me mėndjet e ngritura lart, le tė hamė me gėzim o besnikė... (Kėnga e nėntė e Kanonit tė Mėngjesores).


    Mesha Hyjnore e Shėn Vasilit tė Enjten e Madhe, kryhet bashkė me Shėrbesėn e Mbremjes. Ungjilli i gjatė i Darkės Mistike kėndohet mbas kėndimeve nga Eksodi, Jobi dhe Isaia dhe letrės sė parė tė Apostullit Pavėl drejtuar Korinthianėve (Kapitulli 11). Himni i mėposhtėm zėvėndėson Himnin Keruvik dhe gjithashtu, pėrdoret si Himn gjatė dhe mbas Kungimit.

    Nė Darkėn tėnde Mistike, o Bir i Perėndisė, merrmė sot pjesėtar; se nuk do t'ua them armiqve tė tu misterin; nuk do tė tė jap tė puthur si Juda; por duke tė pohuar si kusari, thėrres: kujtomė, o Zot, nė mbretėrinė tėnde.

    Kremtimi liturgjik i Darkės sė Zotit tė Enjten e Madhe s'ėshtė thjesht njė pėrkujtim yjetor i "themelimit" tė misterit tė Kungatės sė Shenjtė. Ngjarja e Darkės sė Pashkės nuk ishte thjesht veprimi i fundit i Zotit pėr "tė themeluar" misterin qėndror tė besės sė krishterė para pėsimit dhe vdekjes sė tij. Por, pėrkundrazi, i gjithė misioni i Krishtit dhe para sė gjithash, vetė qėllimi i krijimit tė botės, ėshtė qė krijesat e dashura tė Perėndisė, bėrė sipas shembėllesės dhe ngjashmėrisė sė tij hyjnore, tė mund tė jenė pėrjetėsisht nė Kungimin mė intim me Tė, tė ulur nė tryezė me Tė, duke ngrėnė dhe duke pirė nė mbretėrinė e Tij pambarim.
    Kėshtu, Krishti, Biri i Perėndisė, flet tek apostujt e tij gjatė darkės dhe tek tė gjithė njerėzit qė dėgjojnė fjalėt e tij dhe besojnė nė tė dhe nė Atin qe e dėrgoi atė:

    Mos ki frikė, o tufė e vogėl, sepse Atit tuaj i pėlqeu t'jua japė mbretėrinė (Lluka 12:32).

    Ju jeni ata qė qėndruat me mua nė sprovat e mia. Dhe unė ju caktoj mbretėrinė ashtu si ma ka caktuar mua Ati im, qė ju tė hani e tė pini nė tryezėn time, nė mbretėrinė time... (Lluka 22:28-30).


    Prandaj, ėshtė e vėrtetė tė thuhet nė njė kuptim real, qė trupi i thyer dhe gjaku i derdhur, pėr tė cilat foli Krishti nė darkėn e tij tė fundit me nxėnėsit, nuk ishte thjesht njė parabėrje dhe njė parashikim pėr atė qė do tė vinte; por ajo qė do tė vinte - kryqi, varri, ngjallja nė ditėn e tretė, ngjitja nė qiell - ndodhėn pikėrisht qė njerėzit tė mund tė bekoheshin nga Perėndia qė tė jenė nė Kungim tė Shenjtė me Tė pėrgjithmonė, duke ngrėnė dhe pirė nė tryezėn mistike tė mbretėrisė sė tij, qė nuk do tė ketė mbarim.

    Kėshtu, "Darka Mistike e Birit tė Perėndisė", e cila kremtohet vazhdimisht nė Meshėn Hyjnore tė Kishės sė Krishterė, ėshtė thelbi i vėrtetė i jetės pa mbarim, qė do jetė nė Mbretėrinė e Perėndisė.

    Lum kush do tė hajė bukė nė Mbretėrinė e Perėndisė (Lluka 14:15).
    Lum ata qė janė ftuar nė gostinė e Dasmės sė Qengjit (Zbulesa 19:9).

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    E Premtja e Zezė

    Shėrbesa e Mėngjezit e tė Premtes sė Zezė, kryhet nė pėrgjithėsi tė Enjten nė darkė. Tipari kryesor i kėsaj shėrbese ėshtė kėndimi i dymbėdhjetė pjesėve nga Ungjijtė*. Tė gjitha pjesėt tregojnė pėsimin e Krishtit. Kėndimi i parė ėshtė nga Ungjilli sipas Joanit 13:31-18:1. Ky ėshtė fjalimi i gjatė i Krishtit me nxėnėsit, qė pėrfundon me tė ashtuquajturėn lutje kryepriftėrore. Ungjilli i fundit tregon vulosjen e varrit dhe vendosjen e rojeve (Matheu 27:62-66).

    Tė dymbėdhjetė kėndimet e Ungjijve tė pėsimit tė Krishtit janė vendosur ndėrmjet pjesėve tė ndryshme tė shėrbesės. E tėrė himnologjia ėshtė e lidhur me vuajtjet e Shpėtimtarit dhe huazon shumė nga ungjijtė, nga shkrimet profetike dhe psalmet. Lumurimet e Zotit kėndohen mbas Ungjillit tė gjashtė dhe i jepet njė theksim i veēantė shpėtimit tė kusarit, i cili e njohu Mbretėrinė e Krishtit.

    Orėt e sė Premtes sė Zezė pėrsėrisin Ungjijtė e pėsimit tė Krishtit, por kanė si shtesė nė ēdo Orė, kėndime prej profecive tė Dhiatės sė Vjetėr, nė lidhje me ēlirimin e njerėzimit, nėpėrmjet vuajtjeve tė Krishtit. Psalmet e pėrdorura janė gjithashtu tė njė karakteri tė veēantė profetik, p.sh. Psalmet 2, 5, 22, 109, 139 dhe nė vazhdim.

    Tė Premten e Zezė nuk ka Meshė hyjnore pėr tė njėjtat arsye qė ndalojnė kremtimin nė ditėt agjėrimore tė Kreshmės. (Shih me lart Agjėrimi nė Kreshmėt e Mėdha").



    * Kjo shėrbesė njihet gjithashtu me emrin Shėrbesa e tė Dymbėdhjetė Ungjijve.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    E Shtuna e Madhe

    Shėrbesa e parė qė i pėrket tė Shtunės sė Madhe, quajtur nė Kishė Sabati i Bekuar, kryhet nė mbrėmjen e sė Premtes sė Zezė. Zakonisht kryhet mbasdite pėr tė pėrkujtuar varrimin e Krishtit.1

    Pėrpara se tė fillojė shėrbesa, ėshtė pėrgatitur njė "varr" (Kuvuklion) nė mes tė Kishės dhe ėshtė zbukuruar me lule. Gjithashtu njė ikonė e veēantė e pikturuar ose e qėndisur nė njė pėlhurė (nė greqisht epitafios2 dhe nė sllavisht plashanica), ku paraqitet Shpėtimtari i vdekur, ėshtė e vendosur nė Tryezėn e Shenjtė.

    Shėrbesa e Mbrėmėsores, si zakonisht fillon me himne rreth vuajtjes dhe vdekjes sė Krishtit. Mbas hyrjes me Ungjillin dhe kėndimin e "Dritė Gazmore", lexohen pjesė prej Eksodit, Jobit dhe Isaisė 52. Apostulli ėshtė I Korinthianėt (1:18-31) dhe Ungjilli pėrbėhet nga pjėsėt e katėr Ungjijve, qė tregojnė kryqėzimin dhe varrimin e Krishtit. Paravargu dhe vargjet qė thuhen para kėndimeve nga Shkrimi i Shenjtė, janė prej psalmeve, tė cilat janė tashmė dėgjuar gjatė shėrbesave tė sė Premtes sė Zezė. Ata janė vargje me njė kuptim profetik:

    Ata ndanė midis tyre rrobat e mia dhe hodhėn short pėr tunikėn time (Psalmi 22:18).
    Perėndia im, Perėndia im, pėrse mė braktise (Psalmi22:l).
    Mė vunė nė gropėn mė tė poshtme, mė tė errėt dhe mė tė thellė (Psalmi 88:6).


    Mbas disa himneve qė lavdėrojnė vdekjen e Krishtit, ndėrkohė qė kori kėndon kėngėn pėrlėshuese tė Shėn Simeonit, prifti, i veshur i tėri me rroba tė errta, temjanis epitafin i cili ndodhet mbi Tryezėn e Shenjtė. Pastaj, mbas Ati Ynė, ndėrsa populli kėndon troparin e ditės (pėrlėshoren), prifti shkon rrotull altarit duke mbajtur mbi kokėn e tij epitafin dhe e vendos nė varrin, qė ta nderojnė besnikėt.

    Bujari Shėn Josif, pasi e zbriti trupin tėnd prej Kryqit tė Ēmuar, e mbėshtolli me savan tė paqmė, e leu me vajėra erėmirė dhe e vendosi nė njė varr tė ri. (Pėrlėshore e sė Shtunės sė Madhe)

    Shėrbesa e Mėngjesit e sė Shtunės sė Madhe, zakonisht bėhet tė Premten natėn. Ajo fillon nė mėnyrė normale me kėndimin e Perėndia ėshtė Zoti, pėrlėshoren Bujari Josif dhe troparet pasuese:

    Zbrite nė vdekje dhe nė varr pėr ne, ti o jete e pavdekshme, Ferrin tė vdekur e shtrive kur ndriēove si Perėndi; edhe kur i ngrite tė vdekurit nga fundet e dheut, tė gjitha fuqitė qiellore thirrėn me zė tė madh: O Krisht Perėndia Ynė Jetėdhėnės, lavdi mė Ty!

    Njė ėngjėll qėndroi para varrit dhe iu thirri grave myrrėprurėse: Myrra ėshtė e pėrshtatshme pėr tė vdekurit, por Krishti e tregoi veten tė ēliruar prej prishjes.


    Nė vend tė psalmeve tė zakonshėm, lexohet i tėrė Psalmi 1933, me njė varg qė kėndohet ndėrmjet rreshtave, varg qė lavdėron Shpėtimtarin e vdekur. Ky psalm i veēantė ėshtė ikona verbale e Jisuit, e njeriut tė drejtė, jeta e tė cilit ėshtė nė duart e Perėndisė, prandaj dhe ai nuk mund tė qėndrojė i vdekur. Lavdėrimet4, sikurse janė quajtur vargjet, e lavdėrojnė Perėndinė si "Ngjallja dhe Jeta" dhe tregojnė habi pėr zbritjen e tij nė vdekje.

    Nė personin e Jisu Krishtit ėshtė unifikimi i pėrsosur i dashurisė sė pėrsosur tė njeriut ndaj Perėndisė dhe i dashurisė sė Perėndisė ndaj njeriut. Kjo dashuri hyjnore-njerėzore soditet dhe lavdėrohet mbi varrin e Shpėtimtarit. Me pėrparimin e kėndimit, Lavdėrimet bėhen mė tė shkurtra dhe gradualisht, mė tė pėrqendruara nė fitoren pėrfundimtare tė Zotit, duke ardhur kėshtu nė pėrfundimin e duhur:

    [b]Unė e dėshiroj me mall, o Zot, shpėtimin tėnd dhe ligji yt ėshtė gėzimi im (Psalmi 119:174).

    Mendja ėshtė e trembur nga varrimi yt i frikshėm dhe i ēuditshėm. Lermė tė jetoj, qė tė tė lavdėroj dhe le tė mė ndihmojnė dekretet e tua (119:175).

    Gratė me myrra erdhėn herėt qė tė lyenin Ty.

    Unė po endem si njė dele e humbur. Kėrkoje shėrbėtorin tėnd, se nuk i harrova porositė e tua.

    Me ngjalljen Tėnde fali Kishės paqe dhe popultit Tėnd shpėtim.

    Mbas lavdėrimit final tė Trinisė sė Shenjtė, Kisha ndriēohet dhe kumbon lajmėrimi i parė i grave, qė po vijnė nė varr, nėpėrmjet popullit, ndėrsa prifti temjanis tėrė Kishėn. Kėtu, pėr herė tė parė, vjen e qartė shpallja e lajmit tė mirė tė shpėtimit nė ngjalljen e Krishtit.

    Kanoni i Mėngjesores vazhdon lavdėrimin e fito-res sė Krishtit mbi vdekjen me anė tė vdekjes sė tij dhe e pėrdor secilėn nga kėngėt e Dhiatės sė Vjetėr, si njė shembėllesė parafigurative tė shpėtimit pėrfundimtar tė njeriut nėpėrmjet Jisuit. Kėtu, pėr herė tė parė del kuptimi qė ky Sabat - kjo e Shtunė e veēantė, nė tė cilėn Krishti shtrihet i vdekur - ėshtė me tė vėrtetė dita e shtatė e bekuar, njė ditė mė e mirė se kjo kurrė nuk ka ekzistuar. Kjo ėshtė dita kur Krishti pushoi nga tėrė veprat e tij tė rikrijimit tė botės. Kjo ėshtė dita kur Fjala e Perėndisė "me anė tė cilės u bėnė tė gjitha gjėrat" (Joani 1:3), pushoi nė varr, si njė njeri i vdekur, duke e shpėtuar botėn e krijimit tė tij dhe duke hapur varret:

    Po ky ėshtė Sabati i pėrmbibekuar, nė tė cilin Krishti fle, por do tė ngjallet ditėn e tretė (Shkurtorja dhe Shtėpia).

    Pėrsėri Kanoni mbaron me notėn finale tė fitores sė Krishtit.

    Mos mė vajto ti moj Nėnė, kur mė sheh tė varrosur, Birin e dashur, qė ke lindur virgjėrisht, se do tė ngrihem prapė dhe do tė lavdėrohem dhe do t'i lartėsoj si Perėndi, ata qė tė madhėshtojnė besėrisht (Kėnga e nėntė e Kanonit).

    Vazhdohet tė kėndohen vargje lavdėrimi. Nė kohėn kur kėndohet doksologjia e madhe, prifti i veshur me rroba tė errta, temjanis pėrsėri varrin e Shpėtimtarit. Pastaj, populli me qirinj tė ndezur duke kėnduar nė mėnyrė tė pėrsėritur himnin Tri-shenjtor, i kryesuar nga prifti qė mban Ungjillin nė duar dhe mbi kokė mban epitafin5, shkon nė procesion jashtė Kishės. Ata shkojnė rrotull kishės duke dėshmuar pėr fitoren e Krishtit mbi fuqitė e errėsirės dhe vdekjes. E tėrė gjithėsia ėshtė larė, restauruar dhe shpėtuar, nėpėrmjet hyrjes sė Jetės sė Botės nė vdekjen.

    Kur procesioni kthehet brenda nė Kishė, troparet kėndohen pėrsėri dhe profecia e Ezekielit rreth "kockave tė thata" tė Izraelit kėndohet me solemnitet tė madh:

    Dhe ju do tė mė njihni qė Unė jam Zoti, kur tė hap varret tuaja dhe t'ju bėj tė dilni nga varret tuaja, o populli im. Do tė shtie tek ju Frymėn time dhe ju do tė jetoni... (Ezekieli 37:13-14)

    Pastaj kemi vargjet fitimtarė tė psalmeve qė i thėrrasin Perėndisė tė ngrihet, tė nxjerrė tė djathtėn e tij, tė shpėrndajė armiqtė e tij dhe tė gėzojė tė drejtin. Vazhdohet me kėndimet e pėrsėritura tė Aliluiave, me letrėn e Apostull Pavlit drejtuar Korinthianėve. "sepse pashka jonė, qė ėshtė Krishti, u flijua pėr ne" (I Korinthianėt 5:7). Pastaj, pėrsėri kėndohet Ungjilli rreth vulosjes sė varrit dhe shėrbesa mbyllet me ndėrmjetėsimin dhe bekimin.

    Mbrėmėsorja dhe Mėngjesorja e Sabatit tė Bekuar, e cila vjen pas, formojnė njė kryevepėr tė traditės liturgjike orthodhokse. Kėto shėrbesa, nuk janė aspak njė rivėnie dramatike nė skenė e vdekjes dhe e varrimit historik tė Krishtit dhe as njė lloj riprodhimi ritual i skenave tė Ungjillit. Por, ato janė mė tepėr depėrtimi mė i thellė shpirtėror e liturgjik, nė kuptimin e pėrjetshėm tė ngjarjeve shpėtimtare tė Krishtit, tė parė dhe tė lavdėruar tashmė me njohurinė e plotė tė rėndėsisė dhe fuqisė sė tyre hyjnore.

    Kisha nuk pretendon sikur nuk e di se ēfarė do tė ngjasė me Jisuin e kryqėzuar. Ajo nuk dėshpėrohet dhe nuk mban zi pėr Zotin, sikur ajo tė mos ishte vetė krijimi i dalė nga brinja e plagosur dhe nga thellėsia e varrit tė tij. Nėpėr tėrė shėrbesat soditet fitorja e Krishtit dhe shpallet ngjallja. Sepse vetėm nė dritėn e ngjalljes fitimtare mund tė kuptohet me tė vėrtetė kuptimi i thellė dhe i pėrjetshėm i pėsimit dhe vdekjes sė Krishtit, i cili ėshtė vlerėsuar dhe lavdėruar nė mėnyrė tė pėrshtatshme.

    Tė Shtunėn e Madhe, Mbrėmėsorja kryhet sė bashku me Meshėn Hyjnore tė Shėn Vasilit tė Madh. Shėrbesa tashmė i pėrket tė Dielės sė Pashkės. Ajo fillon normalisht me psalmin mbrėmėsor, litaninė, himnet qė pasojnė psalmin 14 dhe hyrjen e madhe me kėndimin e himnit mbrėmėsor Dritė Gazmore.

    Mbas hyrjes qė ėshtė bėrė me Ungjill, kėndohen pesėmbėdhjetė pjesė prej Dhiatės sė Vjetėr, tė gjitha tė lidhura me veprėn e Perėndisė tė krijimit dhe shpėtimit, vepėr e cila ėshtė pėrmbledhur dhe pėrmbushur nė ardhjen e parashikuar tė Mesias. Pėrveē kėndimeve nga Gjeneza, rreth krijimit dhe nga Eksodi, rreth pashkės sė Izraelitėve nė kohėn e Moisiut, kemi gjithashtu pjesė prej profecive tė Isaisė, Ezekielit, Jeremisė, Danielit, Sofonisė dhe Jonait; si edhe prej Jisu Naviut dhe Librit te Mbretėrve. Kėndohen gjithashtu, Kėnga e Moisiut dhe e Tre Djemve, qė gjendet tek libri i Danielit.

    Mbas kėndimeve nga Dhiata e Vjetėr, kremtuesi intonon thirrjen e zakonshme liturgjike pėr kėndimin e Himnit Trishenjtor, por nė vend tė tij kėndohet vargu nga Galatianėt: "Sa u pagėzuat me Krishtin me Krishtin u veshėt. Aliluia (Galatianėt 3:27).

    Si zakonisht, nė Meshėn Hyjnore bėhet kėndimi i Apostullit. Pjesa ėshtė po ajo e Pagėzimit nė Kishėn Orthodhokse (Romanėt 6:3-11). Sepse, nėse u bashkuam me Krishtin nė njė vdekje tė ngjashme me tė tijėn, do tė jemi edhe e ringjalljes sė tij (Romanėt 6:5).

    Nė kėtė kohė Dyert e Bukura mbyllen dhe kremtuesit dhe shėrbyesit e altarit i ndėrrojnė veshjet e tyre nga veshjet e errta tė pėsimit tė Krishtit, nė ato tė ndritshmet tė fitores sė Tij mbi vdekjen. Nė kėtė kohė tė gjitha veshjet e mbulesat e Kishės janė ndėrruar, gjithashtu, nė ngjyra tė ndritshme, si shenjė e fitores sė Krishtit mbi mėkatin, djallin dhe vdekjen. Kjo riveshje bėhet gjatė kohės qė populli kėndon vargjet e psalmit 82: Ngrihu o Perėndi edhe gjykoje dhenė, sepse Ti do i trashėgosh tėrė kombet.

    Mbas kėndimit solemn tė vargjeve tė psalmit, tek tė cilat shtohen shpesh himnet qė e lavdėrojnė Krishtin si Pashka e Re, Flijimi i Gjallė qė ėshtė therur, Qengji i Perėndisė, qė heq mėkatet e botės; kremtonjėsit dalin nga altari pėr tė shpallur mbi varrin e Krishtit sihariqin e gėzuar tė triumfit tė tij mbi vdekjen dhe porosinė e tij tek apostujt: "Bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e te Frymės sė Shenjtė dhe duke i mėsuar tė ruajnė gjithēka qė ju kam porositur juve..." (Matheu 28:1-20). Ky Ungjill kėndohet gjithashtu nė shėrbesėn e pagėzimit tė Kishės Orthodhokse.

    Pastaj, Mesha Hyjnore vazhdon me shkėlqimin e shkatėrrimit tė vdekjes nga Krishti. Himni i mėposhtėm zėvėndėson Himnin Keruvik.

    Heshtni qė tė gjithė ju o njerėz, qėndroni me tmerr dhe me frikė dhe mos u mejtoni pėr gjėra tė dheshme; se Mbreti i Mbretėrve dhe Zoti i Zotėrve vjen qė tė theret, edhe tė jepet pėr t'u ngrėnė tek besnikėt.

    Pėrpara atij po shkojnė rangjet e engjėjve, bashkė me tė gjithė kryesitė dhe pushtetet, keruvimėt e shumėsyshėm dhe serafimėt gjashtėkrahėsh, duke e mbuluar fytyrėn dhe duke kėnduar himnin: Aliluia! Aliluia! Aliluia!


    Nė vend tė Himnit tė Hyjlindėses kėndohet pėrsėri kėnga e nėntė e Kanonit tė Mėngjesit: "Mos mė vajto ti moj Nėnė... se do ngrihem prapė" (Shih mė sipėr). Himni i Kungimit ėshtė vargu i psalmit: Zoti u zgjua nga gjumi, edhe u ngrit dhe na shpėtoi. Aliluia, Aliluia, Aliluia.

    Fillimisht, kjo Meshė ishte Mesha Pagėzimore e Pashkės, ku pagėzoheshin tė Krishterėt. Ajo mbetet edhe sot, si pėrvoja e pėrvitshme e ēdo tė krishteri, e vdekjes dhe e ngjalljes sė tij me Zotin.

    Por, nėse vdiqėm bashkė me Krishtin, besojmė se dhe do tė rrojmė bashkė me tė; duke ditur qė Krishti u ngrit prej sė vdekurish, nuk vdes mė. Dhe vdekja nuk ka pushtet mė mbi atė (Romanėt 6:8-9).

    Krishti shtrihet i vdekur, por ai ėshtė pėrsėri i gjallė. Ai ėshtė nė varr, por ai tashmė "me vdekjen vdekjen shkeli dhe tė varrosurve iu fali jetėn". Tani, nuk mbetet mė gjė pėr tė bėrė, pėrveēse pėr tė jetuar nėpėr gjithė mbrėmjen e Sabatit tė Bekuar, nė tė cilin Krishti fle, duke pritur orėn e mesnatės, kur Dita e Zotit do tė agojė pėrmbi ne dhe nata plot dritė do tė vijė kur ne do tė shpallim bashkė me engjėllin: "Ai u ngjall, nuk ėshtė mė kėtu; ja vendi ku e vunė" (Marku 16;6).

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    E Diela e Shenjtė e Pashkės sė Madhe

    Pak pėrpara mesnatės, nė Sabatin e Bekuar, fillon Vigjilja e Pashkės*1. Nė disa tekste kjo shėrbesė quhet Shėrbesa e Mesnatės. Gjatė kėsaj shėrbese Kisha mbahet e ndriēuar shumė pak. Sipas zakonit tė vjetėr, mbas Kanonit shuhen tė gjithė kandilet e Kishės pėrveē "Kandilit tė Pashuar" tė altarit. Pastaj fillon Shėrbesa e Dritės ose Shėrbesa e Ngjalljes. Prifti ėshtė nė altar. Ai merr Qiriun e Pashkės dhe e ndez nė "Kandilin e Pashuar". Pastaj me qiriun nė dorė ai del tek Dyert e Bukura duke kėnduar: "Ejani e merrni dritė, prej dritės qė s'perėndon, edhe lavdėroni Krishtin qė u ngjall sė vdekurish".

    Nė mesnatė fillon procesioni i Pashkės. Populli del nga Kisha duke kėnduar:

    Ngjalljen Tėnde o Krisht Shpėtimtar, Engjėjt nė qiell e hymnojnė; vlerėsona edhe ne pėrmbi dhenė, me zemėr tė pastėr Ty tė lavdėrojmė.

    Ky procesion i tė krishterėve gjatė natės sė Pashkės, tė kujton procesionin pagėzimor prej errėsirės dhe vdekjes sė kėsaj bote nė dritėn dhe jetėn e Mbretėrisė sė Perėndisė, qė kryhej nė Kishėn e vjetėr. Ky ėshtė procesioni i kalimit*2 tė shenjtė, prej vdekjes nė jetė, prej tokės nė qiell, prej kėsaj jete nė atė atė qė tė do vijė dhe qė ėshtė pa mbarim. Pastaj kėndohet Ungjilli. Tashmė ėshtė zakon qė Ungjilli i Ngjalljes tė kėndohet nė njė vend tė caktuar jashtė Kishės. Nėse kjo nuk ėshtė e mundur procesioni kthehet nė Kishė dhe Ungjilli kėndohet nė dyert qėndrore tė Narteksit. Nė disa Kisha Ungjilli kėndohet para dyerve ballore tė mbyllyra tė Kishės. Mbasi prifti thotė me zė tė lartė "Lavdi Trinisė sė Shenjtė sė bashkėqenshme...", kėndohet pėr herė tė parė Tropari i Pashkės, sė bashku me vargjet e Psalmit 68, me tė cilėt do tė fillojnė tė gjitha shėrbesat e kishės gjatė periudhės sė Pashkės.

    Le tė ngrihet Perėndia dhe le tė pėrndahen armiqtė e tij dhe le tė ikin prej faqes sė tij ata qė i kanė mėri.
    Krishti u ngjall sė vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli dhe tė varrosurve iu fali jetėn (Tropari).
    Kjo ėshtė dita qė ka bėrė Zoti, le tė ngazėllohemi dhe le tė dėfrehemi nė atė.


    Pastaj populli rihyn nė Kishė dhe vazhdon shėrbesa e Mėngjesores sė Pashkės e cila kėndohet e gjitha.

    Himnet e Kanonit tė Ngjalljes sė Krishtit, atribuar shėn Joan Damaskinit, kėndohen me troparin e festės dhe si refrene qė pėrsėriten nė mėnyrė tė vazhdueshme. Kisha ėshtė zbukuaruar me lule e me drita. Veshjet janė robat e ndritshme tė ngjalljes. Ikona e Pashkės qė qėndron nė mes tė Kishės tregon Krishtin duke shkatėrruar dyert e Hadhit dhe duke ēliruar Adamin e Evėn prej robėrisė sė vdekjes. Ajo ėshtė imazhi i Fitores, i "shkeljes sė vdekjes me vdekje". Vazhdon kėndimi dhe temjanisja e ikonave dhe popullit, me thirrjen e vazhdueshme tė kremtuesit: Krishti u ngjall! Besnikėt i pėrgjigjen: Vėrtet u ngjall!

    Sot ėshtė dit'e ngjalljes, ndriēohu o popull. Pashka e Zotit, Pashka. Se Krishti, Perėndia ynė, na shpuri prej vdekjes tek jeta, prej dheut nė qiell, duke kėnduar kėngėn e fitores: Krishti u ngjall sė vdekurish! (Kėnga e parė e Kanonit tė Pashkės).

    Pas kanonit kėndohen vargjet e pashkės dhe nė pėrfundim tė Mėngjesores sė Pashkės kėndohen Orėt e Pashkės*3. Nė Pėrgjithėsi, gjatė shėrbesave nė Pashkė, asgjė nuk ėshtė vetėm thjesht lexuar, ēdo gjė kėndohet me meloditė e gėzuara tė festės.

    Nė mbarim tė Orėve, para Meshės Hyjnore, kremtuesi shpall solemnisht tė famshmin Predikim tė Pashkės tė Shėn Joan Gojartit. Ky predikim ėshtė njė ftesė pėr tė gjithė besnikėt qė tė harrojnė mėkatet e tyre dhe tė vijnė tė plotė nė festėn e Ngjalljes sė Krishtit. I kuptuar literalisht, predikimi ėshtė njė ftesė zyrtare, ofruar tė gjithė anėtarėve tė Kishės pėr tė ardhur dhe pėr tė marrė Kungatėn e Shenjtė, pėr tė marrė pjesė nė Krishtin, Qengjin e Pashkės, tryeza e tė cilit ėshtė shtruar tani nė mes tė Kishės. Nė disa famulli predikimi zbatohet literalisht dhe tė gjithė besnikėt marrin dhuratėn eukaristike tė Darkės sė Pashkės.

    Mesha Hyjnore e Pashkės fillon menjėherė duke kėnduar pėrsėri troparin e festės me vargjet e Psalmit 68. Vargje tė veēantė nga psalmet formojnė gjithashtu antifonet e Meshės, me anė tė cilave besnikėt lavdėrojnė shpėtimin e bėrė nga Perėndia:

    Le tė thėrrasė me gėzim tek Zoti, i tėrė dheu!
    Kėndojini emrit tė tij, jepini lavde lavdėrimit tė tij.
    I gjithė dheu le tė falet e le tė lavdėrojė Ty! Le tė lavdėrojė emrin tėnd, o i Shumė Lartė!
    Qė tė mund tė njohim udhėt e tua mbi dhe dhe shpėtimin tėnd nė tėrė kombet.
    Lė tė tė falenderojė populli Ty, o Perėndi! Le tė tė falenderojė Ty i gjithė populli.

    Tropari pėrsėritet vazhdimisht. Nė vend tė Himnit Trishenjtor thuhet "Sa u pagėzuat me Krishtin, me Krishtin u veshėt". Si Apostull kėndohen nėntė vargjet e para tė Librit tė Veprave tė Apostujve. Si Ungjill janė shtatėmbėdhjetė vargjet e para tė Ungjillit tė Shėn Joanit. Proklamimi i Fjalės sė Perėndisė i ēon besnikėt nė fillimin e krijimit dhe lajmėron krijimin dhe rikrijimin e botės prej Perėndisė, me anė tė Fjalės sė gjallė sė Perėndisė, Birit tė tij Jisu Krisht.

    Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perėndinė dhe Fjala ishte Perėndi... Tė gjitha gjėrat u bėnė me anė tė tij... Nė atė ishte jeta dhe jeta ishte drita e njerėzve...

    Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne; dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir e tė vėrtetė... dhe ne tė gjithė morėm prej tė mbushurit tė tij... (Joani 1:1-17).


    Vazhdon Mesha e Shėn Joan Gojartit, e cila kurorėzohet nė Kungimin e shenjtė me Qengjin e Pashkės, nė banketin e tij nė Mbretėrinė e Perėndisė. Pėrsėri e pėrsėri kėndohet tropari i Pashkės, ndėrkohė qė besnikėt kungohen me atė "qė ishte i vdekur dhe ėshtė gjallė pėrsėri" (Zbulesa 2:8).

    Nė Kishėn Orthodhokse festa e ngjalljes quhet Pashka, fjalė qė do tė thotė Kalim. Ky ėshtė Kalimi i ri i Dhiatės sė Re dhe tė pėrjetshme, i parathėnė nga profetėt e vjetėr. Ky ėshtė Kalimi i pėrjetshėm nga vdekja tek jeta dhe nga dheu nė qiell. Kjo ėshtė Dita e Zotit shpallur nga profetėt e shenjtė tė Perėndisė, "dita qė ka bėrė Zoti" pėr gjyqin e tij mbi tė gjithė krijimin, dita e fitores sė tij finale dhe tė pėrjetshme. Kjo ėshtė Dita e Mbretėrisė sė Perėndisė, dita "qė nuk ka natė" sepse "llamba e saj ėshtė Qengji" (Zbulesa 21:22-25).

    Prandaj, kremtimi i Pashkės nė Kishėn Orthodhokse, nuk ėshtė thjesht njė dramatizim historik i ngjarjes sė Ngjalljes sė Krishtit siē ėshtė treguar nė Ungjill. Nuk ėshtė njė paraqitje dramatike e "mėngjesit tė parė tė Pashkės". Nuk ka ndonjė "shėrbesė tė lindjes sė diellit" meqenėse Mėngjesorja e Pashkės dhe Mesha Hyjnore kremtohen sė bashku nė orėt e para tė ditės sė parė sė javės, me qėllim qė t'i japė njerėzve pėrvojėn e "krijimit tė ri" tė botės dhe t'i lejojė ata tė hynė mistikėrisht nė Jerusalemin e ri, i cili shkėlqen pėrjetėsisht me dritėn e Krishtit, duke mundur natėn e vazhdueshme tė tė ligut dhe duke shkatėrruar errėsirėn e kėsaj bote mėkatare dhe tė vdekshme.

    Ndriēohu, ndriēohu, qytet i Ri Jerusalem, se lavdia e Zotit, pėrmbi ty ka lindur sot. Vallėzo tani dhe gėzohu o Sion dhe ti o Hyjlindėse e pastėr dėfrehu nė Ngjalljen e Birit tėnd.

    Ky ėshtė njė nga himnet kryesore tė Pashkės nė Kishėn Orthodhokse. Ai ėshtė frymėzuar nga profecia e Isaisė dhe nga kapitujt e fundit tė Zbulesės, sepse ėshtė pikėrisht Krijimi i Ri, Jerusalemi i Ri, Qyteti Qiellor, Mbretėria e Perėndisė, Dita e Zotit, Dasma e Qengjit me Nusen e tij, qė kremtohen e pėrjetohen nė Shpirtin e Shenjtė, gjatė Natės sė Shenjtė tė Pashkės nė Kishėn Orthodhokse.



    1. Shėrbesa e pėrshkruar nė kėtė kapitull nga At T. Hopko ėshtė shėrbesa e kryer nė Kishėn Ruse. Pjesa mė e madhe e shėrbesave janė pothuaj tė njėjta me ato qė kryhen nė vendin tonė, por nė disa ka pak ndryshime Pėr kėtė arsye, pėr tė mos krijuar konfuzion nė lexuesit shqiptarė, kėtu do e ndryshojmė pak tekstin sipas tipikosė qė mbahet nė vendin tonė.

    2. Fjala pashkė vjen nga hebraishtja pesah, qė do tė thotė kalim.

    3. Nė shumė Kisha enorish tani nuk bėhen Orėt, po mbas Mėngjesores fillon direkt Mesha Hyjnore. Nė manastire bėhen Orėt.

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Sot varet mbi dru, Ai qe vari dheun mbi ujera!

    Sot varet mbi dru, Ai qe vari dheun mbi ujera!
    Kurore me gjemba vihet ne koken e Mbretit te engjejve!
    Shuplaka duron Ai qe cliroi Adamin ne Jordan!
    Me purpurt te genjeshtert vishet Ai qe vesh qiellin me re!
    Me gozhde mberthehet Dhenderri i Kishes!
    Me heshte shpohet Biri i Virgjereshes!
    Pesimit Tend i falemi o Krisht, tregona Ringjalljen Tende te lavdishme!



    Zoti yne, Ti sot duron percmimin e krijesave te rena, sot sheh dhimbjen e engjejve, te nenes dhe te dishepujve te tu.
    Te gjithe sot mendojne se Ti ke deshtuar. Ti je i varur sot ne simbolin e turpit dhe te deshtimit. Por, ashtu sic u the dishepujve te Tu: "Gruaja kur lind ka shume dhimbje, por kur sheh femijen, ajo gezohet", keshtu dhe ne e shohim deshtimin Tend sot para principatave te rena dhe deshperohemi, por gezohemi me triumfin e Ringjalljes. Kryqi nuk eshte me per ne simboli i turpit dhe i deshtimit, por i fitores, sepse ne Kryq lindem ne, lindi Kisha jote!
    Malli e mbulon zemren tone dhe mezi presim diten kur do ta shohin fytyren tende perballe, se si ndricon, si dielli ne mesdite! Ate dite do te shohim qarte ate qe bere per ne sot!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 29-04-2005 mė 04:44
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Shėrbesat e Dhėndėrit



    Sherbesat qe pasojne te Dielen e Dafinave, quhen "Sherbesat e Dhenderrit".

    Ato jane tre: Njera te Dielen e Dafinave pasdite, tjetra te Henen e Madhe pasdite dhe e fundit te Marten e Madhe pasdite.

    Keto sherbesa fokusohen ne predikimet e Krishtit ne Jerusalem ne ditet para Kryqezimit te Tij. Ne to, Kisha i drejtohet Krishtit ashtu si Dhenderrit te Saj dhe nga ana tjeter i kerkon Hirin e Tij per te na ruajtur qe te mos ngurtesohet zemra jone ashtu sic u ngurtesua zemra e Izraelit, Farisejve dhe Judes.


    1-) Ne sherbesen e pare, fokusi eshte tek Pema e Fikut e cila u mallkua nga Krishti. Kjo peme kishte vetem gjethe, por jo fruta.
    Po keshtu dhe tek shembulli i Jozefit te Dhjates se Vjeter, i cili u dergua nga ati per te kerkuar vellezerit, por ata e shiten si skllav. Ky shembull paraqet Krishtin.

    2-) Ne sherbesen e dyte, fokusi kalon tek Shembelltyra e 10 Virgjereshave, 5 prej te cilat ngelen jashte Mbreterise sepse ju mbarua vaji i llambes.

    3-) Ne sherbesen e trete, fokusi kalon tek larja e kembeve te Krishtit prej mekatares dhe tradhetia e Judes.


    Dy hymnet me te perseritura ne keto sherbesa jane:
    "Ja tek vjen Dhenderri ne mes te nates, dhe lum sherbetori te cilin do ta gjeje zgjuar, mjere sherbetori te cilin do ta gjeje ne gjume. O shpirti im, ki mendjen mos dremitja perdhe te shtrin dhe hidhesh jashte Mbreterise. Por zgjohu dhe thirr me ze te madh: I shenjte, I shenjte, I shenjte je Ti o Perendi, me lutjet e Hyjlindeses, meshire ki per ne"

    Po keshtu edhe:
    "Nuseroren tende shoh, o Shpetimtari im te stolisur. Dhe rrobe nuk kam, qe te hyj brenda ne te. Ndricoma pra stoline e shpirtit, Ditedhenes dhe shpetome"
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Te Marten e Madhe pasdite, ne Kishen Ortodokse perkujtohet pendesa e gruas mekatare, e cila lau kembet e Jezusit me lote dhe vaj erekendshem.
    Perkundrejt ketij pendimi, vihet tradhetia e Judes, i cili e tradhetoi Mesuesin e Tij dhe e shiti tek Judenjte, per 30 monedha argjendi.

    Nje murgeshe e quajtur Kasiania, e frymezuar nga pendimi i tejskajshem i gruas mekatare, shkroi nje himn, i cili kendohet kete te marte.


    Himni i Kasianisė

    O Zot, gruaja qė ra nė shumė mėkate,
    Kur perceptoi Hyjninė Tėnde,
    U bashkua me rangjet e grave miraprurėse,
    Sepse me lotė, tė solli mira pėrpara varrimit Tėnd.

    Ajo thirri: E mjera unė!
    Sepse banoj nė natėn e ndryrėsisė,
    E veshur me natėn pa hėnė tė dashurisė pėr mėkatin,
    Por tė lutem, pranoji burimet e lotėve tė mi,
    Ti qė mbledh ujėrat e deteve nė re
    Pėrkule tek zemra ime, veshin Tėnd,
    Ti, qė pėrkule qiejtė, me lavdinė Tėnde tė papėrshkrueshme

    Kur Eva dėgjoi hapat e tua nė Eden, nė freskinė e ditės,
    Me vrap e trembur u fsheh,
    Por, unė tani me dashuri i pėrqafoj kėto kėmbė
    Dhe i fshij ato me flokėt e ballit tim
    Kush mundet t’i numėrojė shumicat e mėkateve tė mia?
    Apo thellėsitė e gjykimeve tė Tua, o Shpėtimtar i shpirtit tim?
    Mos e neverit shėrbėtoren Tėnde, nė mėshirėn Tėnde tė pamasė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 18-04-2006 mė 07:54
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123


    Dhe si gruaja mėkatare ofronte myrat, dishepulli mendonte tradhėtinė. Ajo gėzohej duke derdhur myrėn e ēmuar, ai nxitonte tė shiste tė Paēmuarin. Ajo e njohu Mėsuesin, ai e ndau veten prej Mėsuesit. Ajo u ēlirua, ai ra skllav i armikut. Oh, ēfarė zemėrngurtėsi e patreguar! Oh, ēfarė pendimi madhėshtor. Ma dhuro kėtė pendim o Shpėtimtar, qė vuajte pėr ne dhe na shpėto.

    Oh, ligėsia e Judės! Ai e shihte gruan mėkatare se si puthte kėmbėt e Tua dhe me dredhi planifikonte puthjen e tradhėtisė. Ajo u ēlirua nga vargonjtė e saj, ai u lidh nga inati i tij dhe tė ofroi ligėsinė nė vend tė myrės. Sepse ai nuk diti tė kėrkojė atė qė ėshtė mė e mira. Oh, zemėrligėsia e Judės! Clirona prej asaj o Zot.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Darka Mistike, Larja e kėmbėve dhe Tradhėtia

    Tė Enjten e Madhe paradite pėrkujtohet Darka Mistike, ose darka e fundit e Krishtit me dishepujt e Tij. Po kėshtu pėrkujtohet larja e kėmbėve tė dishepujve prej Krishtit, duke dhėnė shėmbullin mė tė lartė tė pėrulėsisė dhe dashurisė. Po kėshtu dhe agonia e Krishtit nė kopshtin Gjesthemani dhe dorėzimi i Tij nė duart e judenjve.

    Ndėrsa pasdite pėrkujtohen pėsimet e hidhura tė Shpėtimtarit, nėpėmjet leximit tė 12 pjesėve ungjillore dhe kėndimit tė tropareve rrėnqethėse.

    Nė mes tė shėrbesės, Kryqi me Krishtin e mbėrthyer, vendoset solemnisht ne mes tė Kishės.







    Kur dishepujt e lavdėruar,tek lanjėtorja e darkės ndriēoheshin,atėherė Juda i pabesė errėsohej nga sėmundja e argjendashjes.
    Dhe ndėr gjykatėsit e pabesė, tė dorėzon Ty, Gjykatėsin e Drejtė!
    Vėshtro, o dashės i argjendave,atė qė pėr shkak lakmie vari veten nė litar.
    Dhe largoju shpirtit tė pangopur qė mendon kotėsira kundėr Mėsuesit!
    O Zot qė je i mirė pėr tė gjithė, Lavdi mė Ty!

    Shkoi Juda dhe u tha armiqve tė Tu: "Sa do tė mė jepni qė Ta tradhetoj?"
    Dhe nė mes tė atyre qė merreshin vesh, rrije i padukshėm Ti, pėr tė Cilin po binin nė ujdi. O Zemėrnjohes, kurseji shpirtrat tona!

    Djemte e hebrenjve o Zot njeridashės,te thėrrisnin Hosana pėr ngjalljen e Llazarit,
    por Juda i pabesė nuk deshi tė kuptonte.
    Me tridhjet argjenda dhe me puthje dinake donin judenjte tė Tė vrisnin,
    por Juda i pabesė nuk deshi te kuptonte.
    Nė lanjėtoren tėnde u thoshje dishepujve tė Tu:"Bėni ashtu siē patė!"
    Por Juda i pabesė nuk deshi tė kuptonte.
    Joanit qė tė pyeti: "Zot, kush tė tradhėton?" ja rrėfeve me anėn e bukės,
    por Juda i pabesė nuk deshi tė kuptonte!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 20-04-2006 mė 07:07
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishės sė Romės drejtuar Kishės sė Korinthit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Jeta e Shėn Nilit - 7 maj, 12 nėntor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •