Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 76 prej 76
  1. #61
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Më 13 shtator, kalendari kishtar përkujton Shën Gjon Gojartin,
    ipeshkëv e doktor i Kishës!



    Më 13 shtator, kalendari kishtar përkujton Shën Gjon Gojartin, ipeshkëv e doktor i Kishës, në 1603 vjetorin e vdekjes. Këngëtar i mrekullueshëm i lavdisë së Zotit.

    I njohur si një nga Etërit e mëdhenj të Kishës së Lindjes, Shën Gjon Gojarti vdiq më 14 shtator të vitit 407 pas Krishtit, duke lënë pas shkrime, që ruajnë ende sot forcën me të cilën patën tërhequr dikur dëgjuesit. Prandaj në shekullin VI qe thirrur Gojartë. Shën Gjon Krizostomi, kryeipeshkëv i Kostandinopojës në vitin 398, ia kushtoi apostullimin e tij nxitjes së besimtarëve për të jetuar ndershmërisht, duke u përpjekur t’i mundnin ligështitë njerëzore dhe veset. Fliste shpesh për mëkatin, për të rizgjuar ndjenjën e përgjegjësisë, dëshirën për t’u ngritur përsëri në këmbë edhe pas rënieve, me forcën që buron nga Sakramentet e Shenjta.
    Shtyllat e doktrinës së tij morale janë pendesa, lëmosha e pajtimi. Ajo që të bën për vete në predikimit e Shën Gjonit, është stili dhe aftësia e rrallë e gojtarit. Predikimet e tij nuk të lodhin, edhe pse nganjëherë tepër të gjata, sepse janë plot gjallëri, të lidhura ngushte me jetën konkrete, të pasura me vlera dhe ide të reja të frymëzuara gjithmonë nga Ungjilli.

    Papa Gjoni XXIII e zgjodhi Pajtor të Koncilit II të Vatikanit. Gjon Pali II, në enciklikën “Sollecitudo rei socialis” kujtoi atë që ka shkruar shën Gjon Gojarti, duke komentuar Ungjillin sipas Mateut për salltanetet e vendeve të kultit: “Kur mendon për të varfërit, nuk mund të të kënaqin zbukurimet e tepërta të Kishave dhe orenditë e çmuara të kultit hyjnor; përkundrazi, këto pasuri mund të shiteshin për t’u dhënë bukë, ujë, veshje e strehë atyre që nuk i kanë”.

    Po cili është kontributi i posaçëm teologjik i Gjon Gojartit?
    Teoria e pranimit, sipas së cilës Hyji vjen tek ne, sepse ne nuk mund të arrijmë deri tek Ai, është një nga kryeveprat e tij, një ndër pjesët më të rëndësishme të teologjisë së tij. Ndër homelitë, me përmbajtje të thellë ekzegjetike, e përqendron predikimin kryesisht tek përdorimi i pasurive në dobi të shoqërisë.

    E ç’na mëson Shën Gjon Krizostomi?
    Na mëson ta shikojmë Kishën si bashkësi, përmes përdorimit e shpërndarjes vëllazërore të pasurive në shërbim të të gjithë anëtarëve, përmes ndershmërisë morale e, sidomos, përmes predikimit dhe vënies në jetë të Dhjetë Urdhërimeve të Tënzot.

    Po me ç’sy mund t’i lexojmë sot shkrimet e Shën Gjon Krizostomit?
    Ashtu si në rastin e të gjithë etërve të Kishës, leximi i veprave të Shën Gjonit është jashtëzakonisht i dobishëm dhe i nevojshëm për jetën shpirtërore të të krishterit, por duke pasur parasysh rrethanat shoqërore e fetare në të cilat jetoi e veproi Shenjti, të cilat ndryshojnë shumë nga ato të ditëve tona.

    Përveç kontributit të jashtëzakonshëm teologjikë, Shën Gjon Gojarti ka lënë edhe një ritë e traditë liturgjike që është e përhapur në Kishën bizantine e që njihet si liturgjia e Gjon Krizostomit. Kështu Kisha bizantine e ka nderuar kujtimin e Shenjtit duke ua lënë trashëgim pasardhësve shkrimet e tij, duke ia promovuar kultin e duke ia paraqitur besimtarëve si shembull përshpirtërie, që meriton të ndiqet. Në një farë mënyre Shën Gjon Krizostomi është bërë pajtor i liturgjisë që mban emrin e tij, që e përdori, ndonëse mendohet se nuk është krijuesi i saj.

    Në katekizmat e tij eukaristike, Shën Gjon Krizostomi një herë shkroi: “Ç’ thua ashtu, o Moisiu? Gjaku i një qengji i pastron njerëzit? I shpëton nga vdekja? E si mundet gjaku i një kafshe t’i pastrojë njerëzit, t’i shpëtojë njerëzit, të ketë pushtet mbi vdekjen?”. Në të vërtetë – vijon Krizostomi – qengji mund të ishte vetëm një gjest simbolik; simbolizonte pritjen dhe shpresën në Dikë, i cili do të ishte në gjendje të bënte atë që nuk mund ta bënte flijimi i qengjit.

    “Jezusi i kremtoi Pashkët pa qengj e pa tempull e megjithatë - nuk kremtoi pa qengj e pa tempull. Ishte Ai vetë qengji i pritur, i vërteti, ashtu si e kishte parafolur Gjon Pagëzuesi në fillim të misionit publik të Jezusit: “Ja Qengji i Hyjit! Ja Ai që ia shlyen mëkatin botës”. Është Ai tempulli i vërtetë, tempulli i gjallë, në të cilin banon Zoti e në të cilin mund ta takojmë Hyjin e ta adhurojmë. Gjaku i tij, dashuria e Atij që është njëherësh Bir e Hyj e njeri i vërtetë, njëri nga ne, ky gjak mund të shpëtojë”.

    Dashuria e Tij, dashuria me të cilën ai dhurohet vullnetarisht për ne, është ajo që shëlbon. Gjesti i përmallshëm, në një farë mënyre i pafryt, që ishte flijimi i qengjit të pafaj e të panjollë, gjeti përgjigje në Atë që u bë për ne qengj e tempull njëherësh.

    “Kështu në qendër të Pashkëve të reja të Jezusit ishte kryqi! Prej tij vinte dhurata e re që na solli Ai. E kështu Ai mbet përgjithmonë në Eukaristinë Shenjte, në të cilën mund të kremtojmë me apostujt në rrjedhë kohe, Pashkët e reja. Tani ai na dhurohet ne”.

    “T’i lutemi Zotit që ta kuptojmë gjithnjë më thellë këtë mister të mrekullueshëm, ta duam gjithnjë më shumë e në të, ta duam gjithë më tepër vetë Krishtin. Të lutemi që kungimi shenjt të na tërheqë gjithnjë më shumë brenda vetes e të na ndihmojë të mos e mbajmë jetën tonë për vete, por t’ia dhurojmë Atij, e kështu të veprojmë së bashku me Të, që njerëzit të gjejnë jetën – jetën e vërtetë, e cila mund të vijë vetëm nga Ai që është vetë Rruga, e Vërteta, Jeta”.

    Po sjellim këtu fjalët e Papës Benedikti XVI, shqiptuar gjatë audiencës së përgjithshme të 26 shtatorit 2007 në Vatikani, kushtuar Shën Gjon Krizostomit, duke folur për “Qytetin me shpirt e me fytyrë të krishterë, solidar me të varfërit”.
    “Me Shën Gjon Krizostomin nis vizioni i qytetit të ndërtuar nga ndërgjegjja e krishterë, në të cilin njeriu, edhe ai më i varfëri, ka vendin e vet e dinjitetin e vet”. Është ky një prej mendimeve të shprehura nga Ati i Shenjtë në audiencën e përgjithshme të së mërkurës te 26.09.2007, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Duke ia kushtuar për herë të dytë katekizmin figurës së Shën Gjon Gojartit, Papa vuri theksin mbi vlerën aktuale të mësimeve të tij, që e bënë Shenjtin një nga pararendësit e Doktrinës shoqërore të Kishës.

    Njeri tepër i thjeshtë, në mes të salltanetit të oborrit perandorak bizantin. I mahnitur nga modeli i bashkësisë së parë të krishterë, të bashkuar nga ndjenjat e vëllazërisë së vërtetë, që nuk i vlerësonte njerëzit sipas pozitës shoqërore, por sipas fesë. Kështu ia paraqiti Papa 20 mijë besimtarëve, mbledhur sot në Sheshin e Shën Pjetrit, figurën e një shenjti revolucionar, që jetoi 1600 vjet më parë, aktual edhe për ditët e sotme. Njeri me zemër të mirë, të ëmbël e atërore me të gjithë, nuk mundi të krijonte një strehë të sigurtë, për t’u mbrojtur nga kundërshtimet, persekutimet dhe internimet. U internua dy herë e ndërroi jetë pikërisht gjatë internimit të dytë, në vitin 407.

    Në sa jetonte në Kostandinopojën e pallateve perandorake, ndërmjet intrigave të oborrit, Krizostomi – shpjegoi Papa – nuk u fsheh pas njerëzve të kamur, por zgjodhi thjeshtësinë, duke nisur nga pallati arqipeshkvnor – e jashtë tij, zgjodhi të varfërit e familjet, që qenë gjithnjë në qëndër të vëmendjes së veprimtarisë së tij baritore. U frymëzua përherë nga modeli i Kishës së të krishterëve të parë, prej nga i lindi vizioni i ‘qytetit ideal’:

    Krizostomi, ashtu si Shën Pali, mbronte përparësinë e të krishterit, parë si individ, si njeri i veçantë, edhe të skllavit e të të varfërit. Projekti i tij korrigjon kështu vizionin grek të ‘polisit’, të qytetit, në të cilin masat e gjëra të popullsisë përjashtoheshin nga e drejta e qytetarisë, ndërsa në qytetin e krishterë të gjithë janë vëllezër e motra, me të drejta të barabarta”.

    Shën Gjon Gojarti – vijoi Papa – e kishte kuptuar se ideja e vjetër e polisit grek duhej zevendësuar me atë të qytetit të frymëzuar nga feja, për të cilin flet Ungjilli. Ja sepse me të – shpjegoi Benedikti XVI – filloi vizioni i një qyteti të ndërtuar nga ndërgjegjja e krishterë, që i bën të gjithë të barabartë, i bën vëllezër e motra e i edukon me frymën e solidaritetit.

    “I duhej dhënë një shpirt e një fytyrë e krishterë qytetit. Me fjalë të tjera, Krizostomi e kuptoi se nuk mjaftonte dhënia e lëmoshës, as ndihma e herë pas hershme e të varfërve, por ishte e nevojshme të krijohej një strukturë e re, një model i ri i shoqërisë; një model i bazuar mbi perspektivën e Besëlidhjes së Re. Është shoqëria e re që nis të shfaqet në Kishën e posalindur”.

    I famshëm për gojtarinë e tij, edhe në Romën e re, dmth në Kostandinopojë, Krizostomi u bë i njohur nga të gjithë si mësues i fesë e dëshmitar i dashurisë së krishterë – tha Papa dhe në vijim theksoi katër karakteristika kryesore të kësaj figure madhore të Kishës: së pari, nënvizoi ndjeshmërinë e Shenjtit antiokian ndaj Krijimit, parë si akti më i lartë i dashurisë së Zotit; së dyti, vëmendjen që i kushtoi shpjegimit të Shkrimit Shenjt i cili, sipas Atit të Kishës, krijon mundësinë për ta deshifruar vetë Krijimin. Së katërti, Papa vuri në dukje veprimin e Shpirtit Shenjt në zemrën e njeriut, por duhet theksuar – vijoi Shenjtëria e Tij - se është karakteristika e tretë ajo që zbulon gjithë humanizmin dhe fenë e ipeshkvit të lashtë të Kostandinopojës, bindjen e patundur se:

    “Hyji… zbret vetë, mishërohet, bëhet vërtetë ‘Hyji me ne’, vëllau ynë deri në vdekje në Kryq”.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #62
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Më 21 shtator Kisha përkujton Shën Mateun, Apostull e Ungjilltar!




    Mateu, në Ungjillin e tij, flet vetë për thirrjen që Jezusi i bëri: “Jezusi, si shkoi prej andej, pa një njeri që quhej Maté, ndenjur në doganë e i tha: “Eja mbas meje!”. Ai u ngrit e shkoi pas Tij” (Mt 9,9.)

    Shën Marku shton hollësinë se babai i të thirrurit quhej Alfeo, ndërsa Shën Luka rrëfen se pasi la gjithçka për të ndjekur pas Jezusin, Mateu shtroi një gosti të madhe, në të cilën morën pjesë shumë publikanë, duke ngjallur kështu polemika të ashpra nga ana e farisenjve, të cilët u mrekulluan kur panë se Jezusi hante me mëkatarët. Të dy ungjilltarët e quajnë Mateun edhe Levi, ashtu si Simoni quhet edhe Pjetër e Sauli- Pal. Emri i parë është Levi – i dyti, Maté, përdoret pas thirrjes nga Jezusi. Pas Rrëshajëve Mateu shkroi Ungjillin në gjuhën aramaike për të krishterët e kthyer prej hebrenjve, për t’ua plotësuar mungesën e tij, kur u nis për të predikuar Krishtin në vise të tjera. I shkruar në gjuhën aramaike që e kuptonin pak njerëz, Ungjilli i Mateut u bë libër për të gjithë, pasi më vonë u përkthye në gjuhën greke. Ndër katër Ungjijtë, ky i Mateut është më i ploti dhe më mirë i sistemuar. Ungjilli i Mateut është i përqendruar në Personin e Jezu Krishtit: Ai është Krishti - Mesia. Pra dëshmon, mbi të gjitha, se Jezusi është Mesia që realizon premtimet e Besëlidhjes së Vjetër dhe përmban pesë kumtime të rëndësishme të Krishtit mbi Mbretërinë e Hyjit.

    Mateu ishte nga Kafarnao, qendër e rëndësishme, ku kalonin masa tregtarësh, nga të cilët mblidhte taksat.

    E pikërisht ky njeri, kaq i lidhur me botën e parasë, në Ungjillin e tij do të shkruante fjalët e Jezusit: “Lum të varfërit!”; “Kur jep lëmoshë, të mos e dijë e majta çfarë bën e djathta, që lëmosha jote të jetë e fshehtë” dhe “Mos grumbulloni thesare mbi tokë… nuk mund t’i shërbehet njëkohësisht edhe Zotit edhe pasurisë… Kërkoni më parë mbretërinë e Zotit, e gjithçka tjetër ka për t’ju dhënë si shtesë”.

    Ky është mesazhi që na sjell sot Shën Mateu, Apostull e Ungjilltar, një nga hebrenjtë që u bënë dëshmitarët e ngjalljes së Krishtit dhe i kumtuan botës se Jezusi i Nazaretit është Mesia i premtuar nga Shkrimet e Shenjta.


    Tradita na thotë se Mateu ugjillezoi në Arabi e Etiopi. Edhe ky, sikurse shumica e apostujve vdiq me vdekje martire duke shpallur Fjalën dhe ngjalljen e Krishtit

    *******
    Figura e Shën Mateut, nga tagrambledhës në apostull. Kumtimi i Ungjillit i ofron mëkatarit faljen e Zotit.

    Emri Maté në hebraisht do të thotë “dhuratë e Zotit”.

    Kujtojmë se Benedikti XVI i kushtoi Mateut katekizmin në audiencën e përgjithshme të 30 gushtit 2006. Apostulli e Ungjilltari Maté na mëson se kush e ndjek pas Krishtin nuk mund të jetojë i kapur për pasuri të pandershme!
    Mateu apostull, vjelës i taksave i thirrur nga Jezusi, ngrihet dhe e ndjek pas, është shembull i atij që ndahet prej çdo gjëje për të ndjekur Krishtin. Ky është mësimi që Benedikti XVI u ofroi sot besimtarëve të pranishëm në audiencën e përgjithshme, mbajtur paradite në sallën e Palit VI në Vatikan. “Edhe sot – tha Papa – nuk është e pranueshme kapja apo lidhja për ato sende që janë të papajtueshme me udhën e Jezusit, sikur është rasti i pasurive të pandershme”.
    Jezusi nuk përjashton askënd nga miqësia e tij dhe kumtimi i mirë i Ungjillit qëndron pikërisht në dhuratën e hirit të Zotit për mëkatarin. Më këto fjalë mund ta përmbledhim katekizmin e Atit të Shenjtë Benediktit XVI, të cilin sot, ia kushtoi figurës së Mateut apostull. Tagrambledhësi që rrinte ndenjur në bankën e doganës e të cilit Jezusi iu drejtua me fjalët të thjeshta “Eja mbas meje!” dhe ai menjëherë u ngrit dhe shkoi pas tij, është shembull, nënvizoi Papa Racinger, i gatishmërisë së përgjigjes së menjëhershme ndaj thirrjes dhe të braktisjes së çdo gjëje për të ecur në gjurmët e Mësuesit Hyjnor. Ajo e Mateut, është një histori, vijoi Papa, që ende sot mëson shumëçka:

    “Është e qartë se Mateu e kuptoi se familjariteti me Jezusi nuk i mundësonte të vijonte më në aktivitetin që Zoti nuk e pëlqente, nuk e miratonte. Shumë i lehtë është zbatimi i këtij shembulli për kohën aktuale: akoma sot nuk është e pranueshme kapja e lidhja për sende që janë të papajtueshme me ndjekjen e udhës së Jezusit, sikur është rasti i pasurive të pandershme”.

    Në të ecurit të Mateut pas Jezusit, shtoi Benedikti XVI, “është legjitime të lexohet distancimi nga gjendja e mëkatit dhe njëkohësisht aderimi i vetëdijshëm në një jetë të re”. Në figurën e këtij apostulli, pohoi Ati i Shenjtë, “Ungjijtë na propozojnë një paradoks të vërtetë”:

    “Kush, në vështrim të parë,duket se është më larg nga shenjtërimi, mund të bëhet madje deri një shembull i pranimit të përdëllimit të Zotit e të lejimit të rrezatimit të fryteve të mrekullueshme në ekzistencën e vet”.

    Mateu, që në hebraishte domethënë “dhuratë e Zotit”, tagrambledhës, është një person që sipas botëkuptimit që ishte në fuqi në Izraelin e shekujve të parë, konsiderohej mëkatar publik. “ Ai përdorte paratë që konsideroheshin të papastërta për shkak të prejardhjes së tij prej njerëzve që nuk i përkisnin popullit të Zotit”, shpjegoi Papa, e “bashkëpunonte edhe me autoritetet e huaja, lakmues të urryeshëm, haraçi i të cilëve mund të vendosej edhe në mënyrë arbitrare”. E megjithëkëtë, Jezusi e pranon në rrethin e ngushtë të nxënësve të tij, duke dhënë një mësim të madh:

    “Derisa ishte në sofër në shtëpinë e Mateut-Levi, e në përgjigje të vërejtjes së atyre që shkandulloheshin për faktin se Ai (Jezusi) frekuentonte shoqëri jo fortë të rekomandueshme, shqipton deklaratën e rëndësishme:“Mjeku nuk u duhet të shëndoshëve, por të sëmurve. Nuk erdha të grish të drejtët, por mëkatarët.”

    Benedikti XVI kujtoi së fundi se Mateu është autori i Ungjillit të parë, apostulli e shkroi në gjuhën hebraike por ne sot e kemi përkthimin e Ungjillit të tij në gjuhën greke. Është një Ungjill, përfundoi Papa, në të cilin nxënësi nxiton të shpall përdëllimin shpëtimprurës të Zotit:

    “Ta dëgjojmë këtë porosi të Shën Mateut, ta meditojmë gjithmonë e sërish, për të mësuar edhe ne të ngrihemi e ta ndjekim Jezusin deri në fund e plotësisht”.

    Në mbarim të audiencës, Benedikti XVI, pas përshëndetjes në gjuhë të ndryshme të tetë mijë shtegtarëve të pranishëm në audiencë, u drejtoi një përshëndetje të rinjve, të sëmurëve e të posamartuarëve. Atyre, Papa u paraqiti “shembullin heroik të Shën Gjon Pagëzuesit”, martirizimin e të cilit Kisha e përkujton, si nxitje për të projektuar jetën në besnikëri të plotë ndaj Krishtit, për t’u ballafaquar me vuajtjet me guxim e për të dëshmuar një dashuri të sinqertë për Zotin e ndaj të afërmit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 22-09-2010 më 16:29
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #63
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Me 30 shtator kalendari kishtar përkujton Shën Jeronimin, meshtar e doktor i Kishës.




    Një nga figurat më të shquara të Kishës katolike gjatë shekujve të parë mbas ediktit kostandinian, Shën Jeronimi qe polemist i mprehtë, skripturist i thellë dhe punëtor i palodhshëm.

    Lindi në Stridon të Dalmacisë ilire rreth vitit 347 në një familje të krishterë. Që në fëmijëri u dallua për karakter të pavarur e të pasionuar si edhe për kujtesë e inteligjencë të jashtëzakonshme. U pajis me kulturën më të lartë klasike të kohës dhe u thellua në studimin e Shkrimit Shenjt sipas tekstit grek. Talentin e vet e vuri në shërbim të papës Damazi, i cili e ngarkoi me detyrën të përkthente latinisht tekstet origjinale të Shkrimit Shenjt, në mënyrë që besimtarët t'i kuptonin sa më mirë gjatë kremtimeve liturgjike. Më pas u tërhoq në Betlehem, ku u dha pas pendesës, lutjes, kundrimit të Fjalës së Zotit e studimit të gjuhëve lindore, të aramaishtes e hebraishtes së vjetër.

    Shën Jeronimi e kuptoi se të mos e njohësh Shkrimin Shenjt do të thotë të mos njohësh Krishtin. Nisi, prandaj, të përkthejë krejt Besëlidhjen e Vjetër e të Re nga tekstet origjinale, bashkë me komentet përkatëse, fryt i mendjes dhe i kulturës së tij. Kështu doli në dritë “Vulgata” e cila ende sot, mbas gati 20 shekujsh, përdoret në liturgjí të Kishës. Shën Jeronimi vdiq në Betlehem të Palestinës më 30 shtator të vitit 420, duke përsëritur lutjen që ia kishte drejtuar vazhdimisht Zotit: "Më fal, o Zot, se jam dalmat". Kërkonte falje për temperamentin e tij kolerik, që e kishte bërë shpesh të humbiste kontrollin mbi vetveten. Kishës, të cilën e kishte dashur aq shumë, i la trashëgim thesarin e pallogaritshëm të veprave të tija.

    Shën Jeronimit, është At i Kishës, që përktheu në latinisht Biblën. Jeronimi ishte vërtetë njeri i dashuruar me Fjalën e Zotit. Në festën e tij edhe ne jemi të ftuar të ecim në gjurmët e tij dhe ta lexojnë e meditojmë Biblën, Fjalën e Hyjit, duke rikujtuar fjalët e Jeronimit: “Mos të njohësh Shkrimin Shenjt, do të thotë të mos njohësh Krishtin”. “Bibla është mjeti me të cilin Hyji u flet çdo ditë besimtarëve” (Ep. 133, 13), bëhet kështu nxitje e burim i jetës së krishterë në çdo situatë e për çdo njeri. Të lexosh Shkrimin Shenjt do të thotë të flasësh me Hyjin: “Në se lutesh – i shkruan Shën Jeronimi një vashe fisnike romake – ti flet me Dhëndrin; në se lexon, është ai që të flet”. (Ep. 22, 25). Studimi e meditimi i Biblës e bëjnë njeriun të urtë e paqësor. (krh In Eph., prol).

    Po sikur na porosit Benedikti XVI lypen dy kriteret themelore për ta kuptuar Biblën. Së pari: “Vetëm fryma e thellë e lutjes dhe ndihma e Shpirtit Shenjt mund të të ndihmojnë për ta kuptuar Biblën: “Në interpretimin e Shkrimit Shenjt ne kemi gjithmonë nevojë për ndihmën e Shpirtit Shenjt” (Në Mich. 1, 1, 10, 15)”.

    Kriteri i dytë i interpretimit të Fjalës së Zotit është përkimi me magjisterin e Kishës, që do të thotë të jesh në përkim me mësimet zyrtare të Kishës: “Nuk mund ta lexojmë kurrë Biblën të vetëm. Gjejmë shumë porta të mbyllura e shkasim lehtësisht në gabime. Bibla u shkrua nga Populli i Hyjit e për popullin e Hyjit, të frymëzuar nga Shpirti Shenjt. Vetëm përmes këtij bashkimi me Popullin e Zotit mund të hyjmë me gjithë vetveten në bërthamën e së vërtetës, të cilën dëshiron të na e thotë vetë Zoti përmes Fjalës së Tij Hyjnore. Për shën Jeronimin, interpretimi i Biblës duhet të jetë gjithnjë në pajtim të harmonishëm me fenë e Kishës katolike”.

    Shën Jeronimi nuk e shpërfilli kurrë aspektin etik, do të thotë detyrën e koherencës së krishterë për ta jetuar Fjalën e Zotit, që duhet ta kenë parasysh të gjithë besimtarët e , në mënyrë të posaçme, predikatarët: “Kështu nxit meshtari Nepoçian: ‘Veprat tua nuk duhet të jenë në kundërshtim me fjalët tua, për të mos ndodhë që, kur të predikosh në Kishë, ndokush të thotë me vete: ‘Po ti vetë, pse nuk vepron kështu?”. I lezetshëm vërtetë ky mësues që, pasi e mbushur mirë barkun, të mëson si të agjërosh; edhe një hajdut mund ta dënojë koprracinë; por Meshtari i Krishtit duhet të flasë gjithnjë ashtu si mendon dhe si jeton”. (Ep. 52, 7).

    E kjo koherencë duhet të shndërrohet në vepra dashurie të krishterë sepse – siç thoshte Shën Jeronimi – Jezu Krishti është i pranishëm në çdo qenie njerëzore. “Ç’ kuptim ka t’i veshësh muret me gurë të çmuar, në se Krishti vdes urie në njeriun e varfër? (Ep. 58, 7). Jeronimi është konkret e na mëson: duhet ta veshim Krishtin në të varfërit, ta vizitojmë në të munduarit, ta ushqejmë në të uriturit, ta strehojmë në njerëzit që nuk kanë çati mbi kokë”.

    Sot pra, përmes Shën Jeronimit, të kujtojmë nevojën e edukimit të plotë të njeriut, si kulturor ashtu edhe fetar e moral . “Sepse pikërisht sot shikojmë sesi edukimi i personalitetit të njeriut në tërësinë e tij, edukimi i përgjegjësisë para Hyjit e para njeriut, është kushti i vërtetë i çdo progresi, i çdo paqeje, i çdo pajtimi e i çdo mospranimi të dhunës. E është Shkrimi Shenjt, Bibla që na prin drejt realizimit të edukimit para Hyjit e para njeriut e kështu, edhe drejt humanizmit”.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #64
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Kisha katolike, përkujton shën Terezën e Krishtit Fëmijë


    >>>Me 1 tetor kalendari kishtar kujton Shën Terezën e Krishtit Fëmijë, pajtore qiellore e misioneve dhe doktore e Kishës
    >>>Pra, sot më 1 tetor, kalendari kishtar përkujton Shën Terezën e Krishtit Fëmijë, rregulltaren e re të klauzurës nga Lisië, Doktore e Kishës dhe Pajtore qiellore e misioneve. Tereza lindi në Alanson në Normandi në vitin 1873 nga një familje të borgjezisë të vogël (i ati ishte orëndreqës) e ajo ishte i teti fëmijë, ku mori edukatë katolike. Në moshë ende të njomë, Tereza u dallua për besimin e thellë fetar si dhe për një karakter të pavarur.

    >>>Shumë shpejti, në moshën 15 vjeçare zgjodhi rrugën e Karmelit, duke u mbyllur në një nga kuvendet e klauzurës ku kaloi vitet e pakta të jetës së saj në një atmosferë thellësisht mistike. Vdiq nga tuberkulozi pa i mbushur ende 24 vjetët. Ndërronte jetë, natën mes 30 shtatorit e 1 tetorit të vitit1897. Vinte te këmbët e Kryqit vuajtjet e saj, si flije shpërblimi për shpirtrat e mëkatarëve. Është shenjta e dialogut dhe e buzëqeshjes. Duke vdekur, la pas vetes, gjithmonë të gjallë, mesazhin e madh "të rrugës së vogël" përmes së cilës mund të arrihet deri te Krishti. E ky mesazh nuk do të vdiste me të. Shpallet e shenjtë më 1925 e po këtë vit shpallet “Pajtore e Misioneve”.

    >>>E motra, Paolina, që e pati nxitur ta shkruante përvojën e saj shpirtërore, vendosi t'i botonte "Fletoret " e Terezës. Fama e Shenjtërisë së Motrës së vogël të Krishtit Fëmijë, të cilën ndër figure e shikojmë me Kryqin në njërën dorë e me një tufë trëndafila në tjetrën, u përhap me shpejtësi. Pati premtuar të reshte një shi trëndafilash mbi njerëzimin: reshi hire hyjnore, me aromë edhe më të mirë se ajo e luleve. Më 19 tetor 1997, Papa Gjon Pali II, duke vlerësuar lart doktrinën e saj shpirtërore, i dha titullin "Dijetare të Kishës Universale": është gruaja e tretë që meriton një nderim të tillë në Kishë, pas Katerinës së Sienës dhe Shën Terezës së Avilës. Emrin e saj e mori edhe Nëna jonë Terezë Gonxhe Bojaxhiu, e me lumturimin e saj, Kisha universale njeh tri Tereza të mëdha!

    >>>Ndër fjalët më të njohura të Mësueses shenjte të kohëve moderne, Pajtores së misioneve dhe Pajtores së dytë të Francës, Shën Terezës Martë, që u bë e njohur me emrin rregulltar "Shën Tereza e Krishtit Fëmijë” janë: “Ja qielli im, fati im: të shkrihem nga dashuria për Krishtin”.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  5. #65
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Me 2 tetor kalendari Kishtar përkujton festën e Engjëjve të Rojës




    >>>Përkujtimi i Engjëjve të Shenjtë, sot të përmendur në mënyrë të qartë në ‘Martirologun Romak’ të Kishës Katolike, si Engjëjt e Rojës, kremtohet që nga viti 1670 më 2 tetor, datë e caktuar nga Papa Klementi X (1670-1676); Kisha Ortodokse e kremton këtë festë më 11 janar.
    >>>Në historinë e shëlbimit, Hyji ia beson Engjëjve misionin për t’i mbrojtur patriarkët, shërbëtorët e tij e tërë popullin e zgjedhur. Shën Pjetri në burg lirohet nga Engjëlli i tij. Jezusi në mbrojtje të të vegjëlve thotë se Engjëjt e tyre e shohim gjithmonë fytyrën e Atit që rri në Qiell.
    >>>Pra, prania e padukshme e këtyre shpirtrave të lum, e Engjëjve të Rojës na ndihmon e na ngushëllon fort: ata ecin përkrah nesh e na mbrojnë në çdo rrethanë, na ruajnë nga rreziqet e mund t’u kërkojmë ndihmë në çdo çast.
    Shumë shenjtorë kishin me Engjëjt marrëdhënie të vërteta miqësie e të shumta janë episodet, që flasin për ndihmën e tyre në raste të veçanta: “Engjëjt dërgohen nga Zoti për t’i shërbyer atyre, që do ta trashëgojnë shëlbimin, siç na e kujton Letra drejtuar Hebrenjve (1,14), e na japin ndihmën e tyre në shtegtimin tokësor drejt Atdheut qiellor”.
    >>>Engjëjt e Rojës , pra, janë figura qiellore të pranishme në universin fetar e kulturor të Biblës, si dhe në shumë besime të lashta. Engjëjt e Rojës paraqiten gjithnjë si qenie me krahë, simbol i forcës ndërmjetësuese të Zotit tek njeriu. Fjala engjëll vjen nga greqishtja e lashtë "anghelos - lajmëtar". Nuk është, prandaj, aspak e rastit që në gjuhën biblike termi engjëll tregon një person të dërguar prej Zotit për të kryer një mision. Me këtë kuptim kjo fjalë përdoret 175 herë në Besëlidhjen e Re e 300 herë në Besëlidhjen e Vjetër, ku flitet edhe për funksionin e ushtrisë qiellore, të ndarë në nëntë shkallë hierarkike: Kerubinët, Serafinët, Fronet, Sundimet, Autoritetet, Virtytet qiellore, Principatat, Kryeengjëjt, Engjëjt.
    >>>Sot figurat e engjëjve vijojnë të kujtohen në predikimet liturgjike, madje përdoren shpesh si simbole edhe nga mjetet e komunikimit. Gjithsesi çdo i krishterë e di se ka një engjëll të rojës, i cili e shoqëron në çdo hap të jetës e të cilit i lutet çdo mëngjes e mbrëmje ta shndrisë, ta ruajë, ta mbrojë, ta sundojë. Ta kërkojmë me besim ndihmën dhe mbrojtjen e Engjëjve të Rojës.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  6. #66
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Sot me 11 tetor kalendari kishtar përkujton Shën Aleksandër Sauli


    >>>Zoti e kishte pajisur me të gjitha të mirat. Ishte bir i një familjeje fisnike gjenoveze me lidhje të fuqishme, në saje të të cilave, krejt i ri, u emërua pazh i oborrit mbretëror të Karlit V, sundimtar i Evropës e i Amerikës, dmth i mbarë botës. Duhet të nisej, prandaj, për të filluar detyrën e re. Por ai nuk pranoi. Në vend që të shkonte në oborrin e mbretit, 17 vjeçari kërkoi të hyjë në radhët e Klerikëve Rregulltarë të Shën Palit, të njohur me emrin barnabitë, sepse banonin pranë kishës milaneze të Shën Barnabës. Ishin priftërinj që i lidhte një rregull, që jetonin në bashkësi e kishin si detyrë të studionin e të jepnin mësim, me një fjalë, ishin pikë referimi për risimin e jetës fetare.
    >>>“Kërkoj të pranohem – tha i riu – sepse dëshiroj t’i bindem plotësisht thirrjes së Zotit”. E në shenjë bindjeje, iu nënshtrua një prove nga më të pakëndshmet: doli në Sheshin e Tregtarëve i veshur si fisnik, me një kryq të rëndë mbi shpatulla, duke i shkandulluar e duke i befasuar të gjithë ata që e panë këtë shfaqje të pazakontë. U bë, kështu, nismëtar i një tradite: “Që atëherë – shkruan Atë Luis Irilia Roazio - mbartja e kryqit bëhet pjesë e pandarë e traditës sonë rregulltare, sepse çdo barnabit e nis vitin e noviciatit duke e mbartur kryqin nga bashkësia në Kishë”.
    >>>Si u shugurua meshtar, u bë mësues dhe edukator i barnabitëve, të thirrur për të qenë njerëz të kryqit e të librit, të fesë e të kulturës, që edhe në shekullin XXI lidhen në mënyrë të pandarë njëra me tjetrën, ashtu si në shekullin XVI, kur jetoi e punoi Shenjti i Kryqit i cili sapo i kishte mbushur 34 vjeç, kur u zgjodh epror i përgjithshëm i Urdhrit. U bë edhe rrëfyes i Shën Karl Borromeut, kryeipeshkëv i asokohshëm i Milanos. Në vitin 1567 Piu V e emëroi ipeshkëv të Aleries në Korsikë, ku iu desh të merrej me gjithçka, duke përfshirë edhe shuarjen e urisë së besimtarëve, viktima të thatësirës e të piratëve. Në këtë veprimtari të gjithanshme, vëmendje të dorës së parë i kushtoi formimit të priftërinjve të përgatitur në të gjitha drejtimet, të përshpirtshëm e të kulturuar, të denjë për të kryer misionin delikat të ungjillëzimit. Për njëzet vjet me radhë qe atë e mësues për Korsikën. E do të kishte vdekur aty, në se nuk do t’i duhej t’i bindej nxënësit të tij, që më pas u bë papa Gregori XIV, i cili e transferoi në Pavi. U bind, ndonëse e ndjente se, pas viteve e gjata, të ngarkuara me punë e shqetësime të të gjitha natyrave, nuk e kishte më energjinë e parë. E megjithatë filloi menjëherë vizitën baritore: vijoi kështu ta mbartë kryqin, derisa sa erdhi edhe për të dita e fundit. Apostulli i Korsikës vdiq në Kalozo Asti, në një dhomë të varfër në katin përdhes të një shtëpie punëtorësh. Trupi i ipeshkvit u mbart në katedralen e Pavisë, ku edhe u varros. U shpall shenjt nga Piu X në vitin 1904.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  7. #67
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Sot më 11 tetor kalendari Kishtar përkujton të Lumin Gjonin XXIII, papë


    >>>Anxhelo Ronkali lindi në Nënmal, qytezë pranë Bergamos, më 25 nëntor 1881. Ishte bir i një familjeje gjysmatarësh. Si u bë prift, vijoi të jetonte për 15 vjet në Bergamo, ku shërbeu si sekretar i ipeshkvit e mësues në seminar. Pas shpërthimit të Luftës I Botërore, u thirr nën armë si kapelan ushtarak. Në përfundim të luftës, jeta e tij mori një kthesë të ndjeshme. Nisi veprimtarinë diplomatike në shërbim të Selisë së Shenjtë, si vizitator apostolik në Bullgari e në Turqi. Më 1994 qe Nunc në Paris, për t’u bërë, më 1953, Patriark i Venedikut.
    Më 28 tetor 1958 u ul në fronin e Shën Pjetrit, si pasardhës i Piut XII, duke marrë emrin Gjoni XXIII. Papnoi nga 4. 11. 1958 deri më 03. 06. 1963.
    >>>Më 11 tetor 1962, Gjoni XXIII kumtonte hapjen e Koncilit të Vatikanit II. Me të Kisha do të niste një rrugë ndryshimesh: do të zbriste në botë, duke thyer skemat shekullore; do të bashkohej me mbarë familjen njerëzore, duke jetuar së bashku me të frikën e shpresën, gëzimet e ankthet. Hapje kilometrike e revolucionare, fiksuar në mënyrë të pashlyeshme në faqet e njohura të Kushtetutës baritore "Gaudium et Spes".
    Shërbëtori i mirë e besnik i Zotit, Gjoni XXIII, sot në dritën e të Lumturve, vdiq më 3 qershor 1963.
    >>>Bota pati ndaluar frymëmarrjen atë çast, në sa turmat e njerëzve prisnin lajme nën dritaret e Pallatit Apostolik: një njeri jepte shpirtin në duart e Zotit, pasi i kishte shërbyer besnikërisht Kishës së tij. Quhej nga të gjithë "Papa i Mirë", kishte fituar simpatinë e miqve e të armiqve si njeri i paqes, që shmangu rrezikun e konfliktit bërthamor ndërmjet Bashkimit Sovjetik e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    >>>Në festën e sotme liturgjike, po e kujtojmë me fjalët e tij: "Dita ime tokësore po mbaron, por Krishti jeton e Kisha vijon misionin e Saj në kohë e në hapësirë". Vijon të na porosisë ta presim me fe e ngazëllim Krishtin, Mbretin tonë: mbret i vërtetësisë, i lirisë, i drejtësisë dhe i dashurisë. Janë këto katër shtyllat mbi të cilat mund të ngrihet ndërtesa e vërtetë e paqes, ashtu si shkruante i Lumi papa Gjoni XXIII në enciklikën "Pacem in Terris”, Dokument historik, më aktual se kurrë që, sipas porosisë së të Lumit, duhet ta lexojmë, ta meditojmë, ta vëmë në jetë. Do të jemi, atëherë "të lumtur, sepse bij të vërtetë të Zotit e të paqes".
    >>>Në Martirologun Romak për Gjonin XXIII shkruhet: “Njeri i pajisur me humanizëm të jashtëzakonshëm, me jetën, veprat e zellin e tij të zjarrtë baritor u përpoq të përhapte kudo begatinë e dashurisë së krishterë e të promovonte bashkimin vëllazëror ndërmjet popujve. Posaçërisht i vetëdijshëm për misionin e frytshëm të Kishës së Krishtit në botën mbarë, thirri Koncilin II të Vatikanit.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  8. #68
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kalendari kishtar përkujton sot Shën Simon Zelotin dhe
    Shën Judë Tadeun, apostuj e martirë!



    Shën Simoni i ditës së sotme është i dyti me këtë emër ndër dishepujt e Jezusit. I pari ishte Simoni, të cilit Jezusi vetë ia ndërroi emrin dhe e quajti Pjetër. Ndërsa Simoni që përkujtojmë sot quhej ndryshe Kananitasi, ose Zeloti. . Ishte anëtar i partisë zelote, para se të bëhej nxënës i Jezusit. Emri i tij del në listat e apostujve. Sipas traditës ka qenë misionar si gjithë apostujt e tjerë, madje disa janë të mendimit se pati arritur deri në Angli për ungjillëzim dhe se më pas u martirizua nga Persët. Pra tradita na thotë se predikoi Fjalen dhe ngjalljen e Krishtit në Persi dhe Babiloni ku edhe vdiq duke qëndruar besnik ndaj Zotit, e kanë prerë per së gjalli me sharrë.

    Po ashtu edhe Shën Juda Tadej, nuk duhet ngatërruar me Judë Iskariotin i cili e tradhëtoi Jezusin. Përkundrazi Shën Juda, i mbiquajtur “Tadej” – nga fjala aramaike “Thad”, që do të thotë i ëmbël, i mëshirshëm, i dashur, zemërgjerë, ishte vëllai i Jakut (Jakobit), apostullit tjetër. Të dy këta ishin të bijtë e Alfeut dhe Marisë të Kleofës. Alfeu vetë ishte vëllai i Shën Jozefit, prindit e kujdestarit të Jezu Krishtit. Kështu që Juda Tadej dhe Jaku (Jakobi) mund të quhen kushërinj - vëllezer të Jezusit.

    Judën Tadej e njohim nga pyetja që i drejton Jezusit gjatë Darkës së Mbrame (Gjn, 14.24: “Zot, pse duhej që ti të na shfaqeshe ne e jo të gjithë botës?”, por edhe nga letra e tij ku qorton nxitësit e ngatërresave të cilët i quan “re pa shi që era i çon andej e këndej.”

    Sidoqoftë, Shën Juda Tade, ndonëse realisht nderohet pak, është një nga shenjtërit me fuqi të jashtëzakonshme, dhe tradita e quan Pajtor të Pastrisë dhe të Çështjeve që duken të Pazgjidhshme. E në fakt tradita nuk gabon sepse vetë Jezusi, kur iu shfaq në vegim Shën Brigjidës, e cila gjendej në një hall të madh, i tha t’i drejtohej këtij Shenjti që të ndërhynte për të. Shën Brigjida iu lut Shën Judës Tade dhe sakaq problemi që e mundonte u zgjidh.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #69
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Më 18 nëntor kalendari Kishtare përkujton Kushtimin e Bazilikave të Shën Pjetrit e të Shën Palit, Apostuj.




    Sot më 18 nëntor Kisha përkujton Kushtimin e Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan (1626) e asaj të Shën Palit në Ostiense (1854) në Romë.

    Princat e Apostujve, Pjetri e Pali, kremtohen pothuajse gjithmonë së bashku nga liturgjia romake. Dy bazilikat, trofe e martirizimit të tyre për fe, u ngritën pikërisht atje ku Pjetri e Pali derdhën gjakun për Krishtin e ku edhe u varrosën. Cak shtegtimesh të vazhdueshme të besimtarëve në rrjedhë shekujsh, bazilikat janë simbol i bashkimit dhe i karakterit apostolik të Kishës së Romës.

    Përkujtimi i kushtimit të bazilikave është një rast i përshtatshëm, që i shtyn të gjithë të krishterët të meditojnë mbi fjalët e shën Pjetrit, i cili thotë: “Nuk deshëm t’ju rrëfejmë përralla, kur ju njohëm me pushtetin dhe ardhjen e Zotit tonë, Jezu Krishtit, port erdhëm si dëshmitarë, të cilët e panë me sytë e vet madhështinë e Tij dhe dëgjuan zërin që zbriste nga qielli, derisa ishin me Krishtin mbi malin e shenjtë”.

    Pikërisht kjo dëshmi, të cilën të dy apostujt e vulosën me gjak, i shtyn pambarimisht shtegtarët të gjunjëzohen pranë Varreve të tyre, mbi të cilat lartohen madhështore bazilika e shën Pjetrit në Vatikan dhe e shën Palit në rrugën Ostiense, në Romë, kushtimin e të cilave nga Papa Silvestri (314-335) dhe Papa Siricio (384-399) e përkujtojmë sot.

    Që nga shekulli XII në bazilikën e Vatikanit të Shën Pjetrit dhe në atë të Shën Palit në rrugën Ostiense, përkujtoheshin dhe kremtoheshin përvjetorët e kushtimeve të tyre, të ndërtuara në shekullin IV nga papët e shenjtë Silvestri (314-335) dhe Sirici (384-399).

    Në Martiriologun Romak, për bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan, shkruhet: “Kjo bazilikë, e ndërtuar nga perandori Kostandin mbi kodrën e Vatikanit përmbi varrin e Shën Pjetrit, e dëmtuar rëndë nga koha dhe e rindërtuar në formë më të zgjeruar, u shugurua përsëri më 18 nëntor.

    Tjera bazilikë, ajo e shën Palit, në rrugën Ostiense të Romës, e ndërtuar nga perandorët Teodosi e Valentiniani e pastaj e shkatërruar nga një zjarr i tmerrshëm, u rindërtua përsëri e u kushtua më 10 dhjetor. Me përkujtimin e tyre të përbashkët, shprehet simbolikisht vëllazërimi ndërmjet dy Apostujve Pjetër e Pal dhe uniteti i Kishës.

    Ky përkujtim i kushtimit të bazilikave të Apostujve është një rast i ri, i katërti gjatë vitit, që na nxit të reflektojmë për figurat e për veprat e dy Princave të Apostujve e edhe për kultin e jashtëzakonshëm që gëzojnë që prej dymijë vjetësh ndërmjet besimtarëve.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #70
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Me 20 janar kalendari Kishtar përkujton;
    Shën Fabianin papë e martir dhe Shën Sebastianin, martir!


    Shën Seabstiani, i quajtur në gjuhen e populli shqiptar, "Shmasjani, shenjti Shmasjan - Sebastiani" ze një vend shumë te rendësishem edhe ne familje dhe traditen shqiptare. Kjo festë, tradicionalisht kremtohet nder shqiptar, është festuar, i ndezet qiri gjithmonë dhe ende ruhet në NIKAJ te Krasniqes, ka edhe dia fiese tjera qe e festojnë Thaçi etj..., por Nikajt e Krasniqes (Nikaj e Mertur) e kan festuar tradicionalisht me shekuj dhe edhe është quajtur ne gjuhen popullore (ende ashtu edhe quhet) "Shmasjani i Nikajve"! Ne Kosovë janë dy Kisha në nder të këtij shenjti, në Karavasari si dhe në Peshter.

    Fabiani, Papë i Romës për katërmbëdhjetë vjet (nga 10 janari i vitit 236 deri më 20 janar 250), luajti një rol të dorës së parë në organizimin e Kishës. E ndau Romën në shtatë diakoni, për t’i ndihmuar më mirë të varfrit. Sistemoi varrezat e krishtera e mbarti eshtrat e Papës Ponciani, vdekur në internim, në minierat e Sardenjës.

    Me të figura e ipeshkvit të Romës fitoi një autoritet aq të madh, sa ta shqetësonte seriozisht edhe perandorin Deçio, i cili mori pushtetin më 249, pasi mbyti kundërshtarin e tij, Filipin Arab. Deçio, për të forcuar nga brenda perandorinë, e cila nga jashtë kërcënohej në të katër anët prej barbarëve, mori vendim që të gjithë nënshtetasit të shpallnin solemnisht besnikërinë ndaj paganizmit, duke kryer një akt publik kulti me flijimin e një bagëtie. Si ta bënin këtë, do të merrnin një certifikatë, që vërtetonte se ishin paganë të vërtetë e, prej këndej, besnikë të perandorisë romake.

    Përballë një kërkese të tillë, të krishterët, për të cilët flijimi para idhujve do të thoshte mohim i Krishtit, mbajtën tre qëndrime të ndryshme, qëndrime që mbajnë njerëzit në të gjitha kohët përballë përdhunës: grupi i parë, për shkak të frikës a të interesit, mohoi. Grupi i dytë u mundua të gjente një rrugë të ndërmjetme: të siguronte me çdo kusht certifikatën, pa flijuar para idhujve. Edhe ky, mohim i Krishtit, ndonëse i maskuar.

    Grupi i të krishterëve të bindur, që e dinin se në fe shtigjet e tërthorta quhen tradhti, refuzoi publikisht të flijonte para idhujve. I pari që nuk pranoi, ishte Papa Fabiani. Nuk e mbytën në cirk, as nuk e martirizuan. E flakën në një nga qelitë e tmerrshme të burgjeve romake dhe e lanë aty, derisa u shua nga etja e nga uria. Të krishterët e varrosën në varrezën e Shën Kalistit, gjatë Rrugës Appia, duke e nderuar si martir; e epitafi i vënë mbi varrin e tij, ka arritur deri në ditët tona.

    Shën Sebastiani. Të dhënat historike mbi Shën Sebastianin janë vërtetë shumë të pakta, mirëpo përhapja e nderimit të tij, pra e kultit ka qëndruar ndër shekuj deri në ditët tona. Lindi në Milano në vitin 237 e vdiq si martir i Krishtit në Romë në vitin 304. Shën Sebastiani qe varrosur në katakombet e Romës, që më vonë morën edhe emrin e tij. Martirizimi i tij ndodhi gjatë sundimit të perandorit romak, Dioklecianit.

    Sipas jetëshkrimit, Sebastiani qe një kalorës trim milanez, i shpërngulur në Romë i cili, duke shfrytëzuar miqësinë me Perandorin romak, u dh një ndihmë të çmuar të krishterëve të burgosur e sidomos atyre që ishin të dënuar me vdekje. Zhvilloi edhe veprimtari misionare, duke kthyer në fenë e Krishtit si të burgosurit, ashtu edhe ushtarët që i ruanin.

    Pra në Romë, ai i ngushëlloi të krishterët e persekutuar, duke punuar si oficer në Rojën Pretoriane. Si u zbulua se ishte i krishterë, u dënua me vdekje nga perandori Dioklecian, të cilit i shërbente.

    Martirizimi i tij është përshkruar me devocion e fantazi nga një murg i shekullit V me emrin Arnobi i Ri. Murgu tregon se në Romë zelli i Sebastianit në shërbim të të krishterëve arriti deri atje, sa të kthente në krishterim edhe vetë guvernatorin e Romës, Kromacin së bashku me të birin, Tiburcin, të cilët më pas do ta dëshmonin fenë e re me gjak, njëkohësisht me atë (Sebastianin) që i kishte bërë Bij të Krishtit.

    Një zell i tillë nuk mund të mos binte në sy në oborrin perandorak. Vetë Diokleciani perandor e thirri centurionin dhe i tha, me ton familjar: “Unë t’i kam hapur dyert e pallatit e me to, edhe rrugën e karrierës së shkëlqyer, ndërsa ti vë në rrezik jetën time...Më thuaj, vërtetë je i krishterë?”. Kujtojmë se asokohe të krishterët mbuloheshin me shpifje deri në atë masë, sa të paraqiteshin si persona të rrezikshëm, madje si kriminelë të tmerrshëm. Prej këndej edhe shqetësimi i perandorit romak, që kishte si roje kryesore pikërisht centurionin e pashëm e trim.

    Posa e pa se Sebastiani e dëshmoi pa asnjë ngurrim fenë e tij në Krishtin Zot, perandori romak Diokleciani kaloi menjëherë nga toni ledhatues, në atë kërcënues e në dënimin shembullor. Atëherë Sebastianin e lidhën për një trung në fushë të hapur dhe e mbytën duke e gjuajtur me shigjeta. Kështu edhe paraqitet në ikonat e shumta që i janë kushtuar këtij shenjti të jashtëzakonshëm.
    Po kujtojmë se Shën Sebastiani martir i krishterë, është një nga personazhet kryesore edhe të romanit të shkruar nga kardinali Weiseman (Vajsman) “Fabiolës” kushtuar pikërisht martirizimit të bashkësive të para të krishtera.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-01-2011 më 09:09
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  11. #71
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Me 1 nëntor Kisha kremton festën e Gjithë Shenjtorëve


    Festa e të Gjithë Shenjtorëve e bashkon në një kujtim të vetëm këtë familje të pafundme, që na e mbush zemrën me ngushëllim. Nganjëherë ndokush ankohet: “Jam vetëm. Ndjehem i vetmuar”. Po nuk është kështu: “Mendo se nuk je kurrë vetëm, se je i rrethuar nga familja e Shenjtorëve, nga shoqëria e shenjtorëve, nga përqafimi i tyre. E ky mendim për praninë e Shenjtorëve në jetën tonë, duhet të jetë i përhershëm, sepse Shenjtorët në qiell nuk mund të rrinë duarkryq.

    Parajsa nuk është strehë e artë pushimi. Parajsa është vendi ku jetohet thellësisht dashuria. E në se urdhërimi i dashurisë vlen për ne në tokë, aq më tepër duhet të vlejë për Shenjtorët në qiell. Prandaj Shën Tereza e Krishtit Fëmijë, pak para se të vdiste, pati thënë: “Jam duke hyrë në pushim…madje, jo në pushim – vijoi duke e korrigjuar veten – sepse kohën time në qiell do ta kaloj duke bërë mirë mbi tokë”.

    Shenjtorët janë të shumtë e të gjithë janë pranë nesh, sepse kush është bërë një me Zotin, është bashkuar me dashurinë e dashuria nuk mund të rrijë duarkryq. Ky është një mendim që na ngushëllon e na ndihmon t’i përballojmë me optimizëm e me besim të plotë stuhitë e jetës, edhe duke u nisur nga shoqëria e Shenjtorëve.

    Si mund t’ua shpjegojmë njerëzve të kohëve tona ç’do të thotë shenjtëri? Mbi të gjitha duhet ta pastrojmë Shenjtërinë nga një lloj hije irreale që e rrethon nganjëherë. Shenjtorët janë qenie që e jetojnë me fund jetën e tyre. Janë njerëz vërtetë të realizuar. Janë njerëz të suksesshëm, sepse suksesi nuk është fama që fitohet në një kampionat futbolli, në realizimin e një filmi, në çfarëdo lloj pune njerëzore.

    Suksesi i vërtetë i jetës është shenjtëria; e shenjtëria është realizim i plotë i jetës njerëzore. Prandaj Krishti i quan shenjtorët të Lum. Lumnitë janë pikërisht karakteristikë e Shenjtorëve. Të varfrit shpirt, dmth ata që e kanë shpirtin të lirë, ata që janë plot mëshirë, që nuk dinë ç’është urrejtja, që e kanë zemrën të pastër, të papërbaltur, janë njerëz që kanë arritur lumturinë, janë vërtetë të Lum.

    Kur flasim për shenjtërinë, duhet ta kemi mirë parasysh se ideali i shenjtërisë është ideal që e bën njeriun të lumtur, të realizuar, sepse shenjtorët janë ata që e kanë realizuar plotësisht planin e Zotit e, prej këndej, edhe vetveten e tyre si njerëz. Nganjëherë e pyes veten cili është më njerëzor se shën Françesku i Asizit, cili është më burrë se ai e cila është më grua se e Lumja Nënë Terezë.

    Ndonëse janë shembuj tepër të lartë, kjo nuk na pengon të ecim në gjurmët e tyre, sepse kjo është rruga që duhet përshkuar, për ta realizuar plotësisht vetveten. E më kujtohet një thënie e Leon Bloit, një njeriu të penduar, plot zjarr, i cili një ditë pati thënë: “Ekziston vetëm një lloj trishtimi: është trishtimi që na pushton kur mendojmë se nuk jemi të shenjtë e unë dëshiroj që askush të mos e provojë këtë trishtim; dëshiroj që të gjithë të jenë shenjtorë.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  12. #72
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Me 6 dhjetor nga kalendari kishtar përkujtohet Shën Nikolla, ipeshkëv




    Fama e Shën Nikollës ipeshkëv është universale: dokumentohet nga Kishat dhe veprat e artit, institucionet e traditat e lidhura me emrin e tij. E, megjithatë, të dhënat për jetën e Shën Kollit janë të pakta. Ka mundësi të ketë lindur në Pŕtara të Liçies, në Azinë e Vogël (Turqia e sotme), e pastaj të jetë zgjedhur ipeshkëv i Mirës, po në Liçie.

    Nikolla vdiq më 6 dhjetor. Kulti i tij u përhap me shpejtësi në të gjithë Azinë e Vogël. Mjafton të kujtojmë se vetëm në shekullin VI, në Kostandinopojë iu kushtuan 25 kisha. Tek varri i tij nisën të organizohen shtegtime. Shumë shkrime në greqisht e në latinisht e bënë të njohur figurën e tij në mbarë botën bizantino-sllave e perëndimore, duke filluar nga Roma e deri në Jug të Italisë. Por më se shtatë shekuj pas vdekjes së tij, kur Pulia e Italisë u pushtua nga normanët, Nikolla i Mirës u bë Nikolla i Barit.

    Shtatëdhjetë e dy marinarë barezë, pasi zbarkuan në Azinë e Vogël, të pushtuar nga turqit, arritën tek varri i Shën Kollit, ia morën me nderim të thellë eshtrat dhe, më 9 maj 1087, u kthyen në Bari, të pritur me triumf: Shenjti u shpall menjëherë Pajtor i qytetit. Më 29 shtator të vitit 1089, pas një qëndrimi të shkurtër në një kishë të qytetit, reliket e Shenjtit u vendosën përfundimisht në kriptën e përgatitur pranë bazilikës që u ngrit mbi to. Do të ishte vetë papa Urbani II që do t’i vendoste reliket në lter. Në fund të shekullit XX bazilika, që Papa Piu XII ia besoi dominikanëve, u kthye në vend takimi ndërmjet Kishave të Lindjes e të Perëndimit dhe në seli të Institutit të teologjisë ekumenike “Shën Nikolla”.

    Ne Keshillin e Pare Ekumenik ne vitin 325, Shen Nikolla ishte pjesemarres. Ky keshill shpalli Simbolin Besimit, dhe ai foli kunder heretikeve si Arius me shenjtoret e tjere.

    Ishte jashtzakonist guximtar dhe i mbushur me zellë. Shen Nikolla, i mbushur me zell per ti sherbyer Hyjit, e sulmoi heretikun Arius me fjale dhe e goditi ate ne fytyre. Mirpor per kete arsye, atij iu hoq emblema e ipeshkveit dhe u vendos nen kontrollin e rojeve. Por disa prej Eterve te Shenjte paten te njejtin vegim, pane Vete Zotin dhe qe ia ktheu Shenjtorit Ungjillin dhe emblemen e ipeshkvit. Eterit e Keshilit rane dakord se guximi i shenjtorit ishte i pelqyeshem nga vet Hyji dhe ia riktheun shenjtorin postin qe kishte me parë.

    Pasi u kthye ne dioqezen e tij, shenjtori i solli paqe dhe bekime duke mbjelle fjalen e se Vertetes, duke shkulur me rrenje herezite, duke ushqyer tufen e tij me doktrine te shendoshe dhe duke u dhene ushqim per trupin.

    Sipas traditave dhe gojëdhënave, Zoti neprmjet ketij Shenjti kreu mrekulli pas mrekullie. Pothuajse çdo gjest të tij gojëdhëna e kthen në mrekulli: shpëton mrekullisht tre zyrtarë nga vdekja, e mbron Mirën nga thatësira, qetëson një stuhi të tmerrshme në det, ngjall së vdekuri tre fëmijë të mbytur, e mrekulli të tjera, të cilat kujtohen edhe në këngën tradicionale që shqiptarët e këndojnë sërish natën e festës së Shenjtit, me devocion të jashtëzakonshëm, nën dritën e qiriut të trashë, ndezur për nder të tij.

    E, gjithnjë sipas traditës, natën e festës, piqet edhe “fërliku i Shën Kollit”, ose flijohet një gjel. Shumë ndër shqiptarët katolikë e ortodoksë mbajnë emrin Nikollë emër që ka marrë një mori trajtash si: Lec, Kolec, Kolë, Nikolin, Koli, Kolin e Lin.

    Edhe ndër trojet shqiptare Shenjtit të mrekullive i janë kushtuar disa Kisha. Po kujtojmë vetëm Kishën e Shën Nëkollit në lagjen Rus të Shkodrës, shkatërruar nga komunistët e rindërtuar përsëri – një mrekulli e re kjo e Shenjtit; një Kishë tjetër e njohur kushtuar Shenjtit ngrihet në Velezhë të Kosovës, që e ka edhe pajtor.

    Shën Kolli njihet menjëherë në ikonografi, sepse mban në dorë shkopin baritor dhe tri kuleta – siç quhen në këngën shqiptare kushtuar Shenjtit, të trija plot me monedha ari, që do të shërbenin për pajën e tri vajzave të varfra.

    Shenjti është pajtor i fëmijëve, i djemve e vajzave të reja, i nxënësve, i farmacistëve, i udhëtarve, i detarëve, i peshkatarëve. Emri Nikolla vjen nga greqishtja e do të thotë fitimtar i popullit.



    Urime dh per shumë mot festa e Shenjtit Nikollë (Shenkollit), Zoti u bekoftë.
    Sonte është nata neser dita e festës së Shën Nikolla - ipeshkëv apo siç quhet në gjuhen popullore tek Shqiptarët - ShënKollit. Natë kjo qe festohet me shekuj ne truallin shqiptar, pos tjerave prehet qengji apo delja siç quhet "berri i ShenKollit", disa familje e festojnë ne mënyrë ma të veqant, presim sonte miq dhe te afert sepse e kan edhe festë familjare dhe fistare e percjellur brez pas brezi. Por qe, kjo festohet dhe kujtohet nder të gjithë katoliktë.

    Urime dhe per shumë mot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 07-12-2011 më 11:40
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  13. #73
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Sot me 7 dhjetor kalendari përkujton shën Ambrozin, ipeshkëv e dijetar i Kishës




    I jashtëzakonshëm fati i Ambrozit, i cili u emërua ipeshkëv para se të pagëzohej. I lindur në vitin 339 në Treviri, qytet i Galisë, Ambrozi ndoqi familjen e tij në Romë, ku kreu studimet në retorikë. Si u bë avokat e më pas prokuror, rreth vitit 370 u emërua qeveritar i Liguries dhe Emilies në Itali. Më pas u transferua përfundimisht në Milano.

    Këtu, ndërsa merrte pjesë në zgjedhjen e ipeshkvit të ri të qytetit, duke u përpjekur të zgjidhë mosmarrëveshjet që kishin lindur në bashkësinë e krishterë ndërmjet arianëve e katolikëve, mbajti një fjalim aq të fuqishëm e aq të përshpirtshëm, sa u vendos menjëherë të zgjidhej ai vetë ipeshkëv. Në fillim nuk pranoi, por më pas, nën udhëheqjen shpirtërore të meshtarit Simpliçiani, u përgatit për pagëzim. Në të vërtetë kishte vendosur prej kohe të bëhej i krishterë, sepse tek krishterimi kishte gjetur të vërtetën dhe qëllimin e vetë jetës së tij. Ia dhuroi të gjitha pasuritë Kishës dhe bëri kushtin e virgjërisë. Me shembullin e shkëlqyer të jetës e me fjalën e tij të frymëzuar, ktheu në fenë e krishterë shumë njerëz, ndërmjet të cilëve, edhe Shën Augustinin.

    Ai që thoshte: “Ku është Pjetri, atje është Kisha”, vdiq më 4 prill të vitit 397 e u varros në bazilikën që mban emrin e tij, në Milano, qytet i cili e zgjodhi Pajtor, së bashku me Shën Karl Borromeun. Konsiderohet si atë i liturgjisë ambroziane, që përdoret nga Kisha e Milanos.

    Me jetën dhe veprat e shumta liturgjike, komentarët mbi Shkrimin Shenjt e shkrimet me karakter asketiko-moral, ai mbetet simbol i lirisë e i pajtimit.

    E me 24 tetor 2007, duke u ndaluar tek figura e ipeshkvit të Milanos, Ambrozit, Papa u drejtoi një porosi atërore prelatëve të mbarë botës, duke i nxitur të mos e shikojnë kurrë katekizmin shkëputur nga dëshmia e jetës:

    “Kush edukon të tjerët në fe, nuk mund të rrezikojë të duket si një lloj palaçoje, që luan një rol, thjeshtë sepse këtë ia kërkon zanati. Përkundrazi – në se përdorim një figurë të dashur për Origjenin, shkrimtar tepër i pëlqyer nga Ambrozi – ai është si nxënësi i dashur, që mbështet kokën mbi zemrën e Mësuesit e atje mëson si të mendojë, si të flasë, si të veprojë. Në fund të fundit mund të themi se dishepull i vërtetë është ai që e kumton Ungjillin në mënyrë të besueshme e të frytshme”.

    Të shumta janë veprat e shën Ambrozit dhe mjaft tërheqëse.Veprat mbi Shkrimin shenjt: Veprat egzegetike:

    a) Shpjegimi i Ungjillit sipas Lukës. Kjo vepër ka vlerë shpirtërore dhe dogmatike. Në këtë vepër ruhen edhe disa fletë të kushtuara Zonjës së Bekuar, duke e pasur parasysh se vetëm në Ungjillin sipas Lukës shkruhet mbi Zonjën.

    b) Hexaemeron – Mbi gjashtë ditët e krijimit. Kjo është një vepër e ndarë në gjashtë vëllime dhe përfshin nëntë fjalime të mbajtura në Javën e Madhe. Në këto fjalime vërejmë se Ambrozi i çmon shumë Origenin dhe Bazilin, por shën Ambrozi thellohet shumë me tepër në mendimet e tyre.

    c) De paradiso – Mbi parajsën. Kjo vepër është një komentim mbi parajsën e tokës dhe ramjen e njeriut të parë. Këtu ka edhe raste kur polemizon me gnostikët, maniheistët dhe arianët, sekte të ndryshme të asaj kohe.

    Ambrozi ka edhe vepra tjera që i përkasin kësaj lëmie, por që janë ndoshta më pak të rëndësishme.

    Veprat morale asketike:
    a) De officiis ministrorum – Mbi detyrat e njerëzve të Kishës. Vepra është shkruar sipas modelit të Ciceronit. Kjo vepër ndahet në tri pjesë: në pjesën e parë Ambrozi flet për ndershmërinë si virtyt nga i cili rrjedhi urtia, drejtësia, forca. Pjesa e dytë flet mbi interesat, vlerat njerëzore, për ta përmbyllur me mendimin se e vlefshme është çdo gjë që e përcjell dashuria, butësia, mirësia dhe lëmosha. Në pjesën e tretë Ambrozi mundohet të argumentojë lidhjen e ngushtë në mes nderit dhe vlerave tjera jetësore. Shën Ambrozi mendon se i krishtëri duhet t`i japë rëndësi të veçantë nderit. Nëse është nevoja, i krishteri edhe me jetë duhet të paguajë për mos ta çnderuar besimin në Zotin. A thua nuk vepruan kështu edhe martirët para nesh?
    Ambrozi shkruan edhe disa vepra mbi virgjërinë.

    Veprat dogmatike:
    a) De fide, ad Gratianum – Mbi fenë, drejtuar Gracianit. Graciani ishte perandor dhe kërkon nga Ambrozi që të shkruajë mbi fenë, për ta mbrojtur atë prej heretikëve, gjegjësisht të shkruajë për hyjninë e Fjalës së mishëruar. Vepra ka pasur pesë vëllime. Ambrozi argumenton se Biri është i njëgjëjtë me Atin, dhe se Ai nuk ka pasur fillim dhe nuk ka mbarim. Biri nuk është i krijuar. Ai është i mirë sikurse Ati dhe është Zot i vërtetë. Biri nuk ka hyjni tjetër veçse të njejtë sikurse ka edhe Ati.

    b) De Spiritu Sancto – Mbi Shpirtin Shenjt. Qëllimi këtij shkrimi ishte, sikurse vepra e parë, argumentimi i hyjnisë së Shpirtit Shenjt, i cili është i ngjashëm me Atin dhe Birin.

    c) De sacramentis dhe De mysteriis – Sakramentet dhe Misteret. Është kjo një katekezë për të pagëzuarit e rinjtë. Këtu Ambrozi bukur shpjegon pagëzimin, krezmimin dhe kungimin.

    Mendoj se është me rëndësi që t`i cekim edhe disa fjalime. Këtu po e citojmë fjalimin që mbajti me rastin e vdekjes së Valentinianit perandor. Perandori vdiq si katekumen. Vdiq në moshën 22 vjeçare. Ambrozi ndër të tjera tha: Në qoftë se martirët janë të larë me gjak, ky Valentiniani është i larë me përshpirtëri dhe vendosmëri që ta ndjekë Jezu Krishtin.

    Edhe pak fjalë si përfundim për shën Ambrozin. Ky shenjt jetoi dhe punoi në kushte dhe rrethana të vështira dhe të rrezikshme, kur dominonte kriza e madhe në mes shtetit dhe Kishës. Lirisht mund të themi se shën Ambrozi ishte njeriu i duhur, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, i cili nuk lejoi që perandori me autoritetin dhe fuqinë e vet të udhëhiqte Kishën siç kishin bërë më parë. Për më tepër ai nuk lejoi as shkeljen e ligjit dhe moralit nga askush, qoftë ai edhe mbret. Ambrozi arrin që t`i çrrënjosë këto dukuri negative. Ambrozi me askënd nuk ishte në armiqësi, pra as me shtetin. Ai në këtë mënyrë e mbronte edhe autonominë e Kishës.

    E në përfundim po kujtojmë fjalët e njërës prej lutjeve të thella të shën Ambrozit kushtuar Krishtit:
    “Në se dëshiron të mjekosh një plagët, Ai është mjeku; në se digjesh nga etja e kërkon një pikë ujë, Ai është burimi; në se ke nevojë për ndihmë, është Ai forca; në se dëshiron qiellin, Ai është udha”.“Të Shpresojmë edhe ne në Krishtin. Do të jemi kështu të lum e do të jetojmë në paqe!”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 07-12-2011 më 11:55
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  14. #74
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Me 20 janar kalendari Kishtar përkujton;
    Shën Fabianin papë e martir dhe Shën Sebastianin, martir!


    Kliko këtu per të mësuar më shumë per të dhënat historike mbi Shën Sebastianin dhe Shën Fabianin:

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...3&postcount=70
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  15. #75
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Më 10 maj kalendari përkujton shën Jobin


    Jobi, figurë tepër e njohur në Bibël e në traditën e krishterë si model i shenjtërisë dhe i durimit, lindi e jetoi në viset e Husit, të cilat shumë autorë i identifikojnë me zonën ndërmjet Idumesë e Arabisë veriore. Gjithçka të bind se ai nuk ishte hebré, por thjeshtë “njeri i drejtë që jetonte me frikën e Zotit”. Prej Shkrimit Shenjt mësojmë se ishte njeriu më i pasur i Lindjes: kishte deve, qé, gomerë e skllevër të panumërt. Ishte në kulmin e pasurisë dhe të lumnisë, kur papritmas i ranë mbi kokë fatkeqësi të tmerrshme njëra pas tjetrës. Në një kohë tepër të shkurtër humbi gjithçka kishte: pasuri, skllevër, bij e bija. Të thjeshta e kuptimplote fjalët që tha, kur e pa veten duke u rrogomisur nga kulmi i begatisë në greminën e mjerimit: “Jahveh m’i dhuroi e Jahveh m’i mori. Bekuar qoftë emri i Jahveh!”.
    Sikur të mos mjaftonin gjithë këto kobe, ashtu i mjerë e i vetmuar, u prek nga një sëmundje që ia shndërroi gjithë trupin në plagë. Por ai s’e humbi duresën, as atëherë kur e shoqja, që ishte ende gjallë, nisi të tallej keqas me të. I dëbuar nga shtëpia, u detyrua t’i kalonte ditët maje një grumbulli plehrash. Aty e gjetën tre miqtë e tij të ngushtë të cilët, të njoftuar për mjerimet që i kishin rënë mbi kokë, vrapuan ta ngushëllonin. Ishin Elifazi Temianit, Baldadi Suhit dhe Safari Naamatit. Këtu, në Librin e Jobit, një nga librat e Shkrimit Shenjt, nis një dialog tepër i gjatë ndërmjet tyre. Diskutohet me frymë të lartë poetike për problemet më të mprehta e më fisnike që kanë munduar mendjen njerëzore në shekuj: për zanafillën e dhimbjes në botë, për lidhjen ndërmjet njeriut e Zotit, lumninë e fatkeqësinë, për fatin e njeriut dhe kuptimin e jetës së tij.
    I pari e merr fjalën Jobi i cili, në një monolog sinqerisht dramatik, shfren gjithë dhimbjen që e bren, duke mallkuar ditën kur lindi e duke i bërë vetes pyetjen e përjetshme: “Pse vjen njeriu në jetë, kur është i dënuar të jetë fatkeq!”. Atë çast ai nuk e di se është djalli që e ka vënë në një provë, të cilën Zoti e ka lejuar, duke pasur besim të patundur në duresën e Jobit. Prova është e gjatë dhe e vështirë. Asaj i kushtohet pjesa kryesore e Librit të Jobit. E fjala e fundit i takon pikërisht Zotit. Atëherë Libri i Jobit i afrohet me shpejtësi fundit. Jeta e Shenjtit që përkujtohet sot, pas provës, përmblidhet në pak vargje (42. 11-17). Zoti ia shpërblen durimin. Ia kthen rishtas të gjitha pasuritë. I fal shtatë bij e tri bija e i jep jetë të gjatë e të lume derisa vdes në moshën 140 vjeç, i ngopur me të mira e me ditë. Emri Job vjen nga hebraishtja e do të thotë “Njeri i persektuar, që i duron të gjitha fatkeqësitë".
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  16. #76
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Më 12 mars kalendari kishtar kujton Shën Luigjin Orione, meshtar

    Shën Luigji Orione

    Don Orioni ndihmonte këdo që kishte nevojë për ndihmë, pa e pyetur se kush je apo nga vjen e të cilit komb apo fe i përket. Bijtë e tij, orioninët, të përhapur në shumë vende të botës, kryejnë misionin edhe në Shqipëria e pikërisht në Elbasan dhe Shirokë. Kudo janë, ndihmojnë përforcimin shpirtëror të besimtarëve, përgatitjen profesionale të të rinjve, asistojnë pleqtë, njerëzit me aftësi të kufizuara fizike e mendore, me sëmundje të pakurueshme.
    Emri:  cq5dam.thumbnail.cropped.750.422 (2).jpg

Shikime: 127

Madhësia:  17.6 KB

    Më 12 mars kalendari kishtar përkujton Shën Luigjin Orione, meshtar e themelues i Veprës së Vogël të Provanisë Hyjnore, për të mirën e të rinjve dhe të gjithë personave të mënjanuar. Shën Luigji Orione është një shenjt i ditëve tona, jetoi në gjysmën e parë të shekullit të kaluar e ia kushtoi tërë jetën më të varfërve, duke ia besuar veprat e tij Provanisë Hyjnore.
    Bijtë e tij, orioninët, të përhapur në shumë vende të botës, kryejnë misionin edhe në Shqipëria e pikërisht në Elbasan dhe Shirokë. Kudo janë, ndihmojnë përforcimin shpirtëror të besimtarëve, përgatitjen profesionale të të rinjve, asistojnë pleqtë, njerëzit me aftësi të kufizuara fizike e mendore, m sëmundje të pakurueshme. Përgjithësisht don Oroni ndihmonte këdo që kishte nevojë për ndihmë, pa e pyetur se kush je apo nga vjen e të cilit komb apo fe i përket. Lindi më 23 qershor 1872 në Tortona. Në moshën 14 vjeçare shkon në Torino te don Bosko edhe aty kryen gjimnazin.
    Pastaj kalon në seminarin e Tortonës, e kur në vitin 1895 shugurohet meshtar, tashmë ka themeluar një oratorë dhe kolegjin e parë për të rinjtë e varfër. Është filli i “Veprës së Vogël i Provanisë Hyjnore”, që përbëhet prej priftërinjve, studentëve për meshtari e ndihmësve, vepra e të cilëve në ndihmë të të varfërve mbështetët nga lutjet e “Oshënarëve të Provanisë” dhe Motrat Sakramentine të verbra. Në mars të vitit 1940, pas një sëmundje, e çojnë në Sanremo, ku vdes më datën 12 mars të njëjtit vit.
    Më 26 tetor 1988 Papa Gjon Pali II e shpall të Lum gjatë Sinodit të ipeshkvijve, ndërsa shenjt u shpall në maj të viti 2004. Shembulli i tij është për bijtë e tij shpirtëror, orioninën e të gjithë një nxitje për të vijuar udhën në gjurmët e këtij Shenjti, posaçërisht për t’i sjellë tek Kisha e Pjetrit – siç thoshte shpesh ai vetë – njerëzit e vegjël, të përvujtë, punëtorët e varfër e të përjashtuarit nga radhët e shoqërisë, që janë më të dashurit për Zotin dhe thesari i vërtetë i Kishës së Jezu Krishtit.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Dita e Shën Nikolla - 6 dhjetor
    Nga Manulaki në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 12-12-2023, 15:16
  2. Onufri, ikonografi më i madh shqiptar
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 13:00
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Niko NIKOLLA, "Arabaja me katër rrota dhe me tri klasë"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 16:14
  5. Niko Nikolla
    Nga Ladi05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •