Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 76
  1. #41
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Sot me 9 shkurt kalendari Kishtar përkujton Shën Apolloninë, virgjër e martire!



    Apollonia është pajtore qiellore e dentistëve, sepse gjatë martirizimit, i qenë shkulur të gjithë dhëmbët e dhëmballët. Prandaj ikonografia, shumë e pasur, e paraqet me palmën e martirizimit në njërën dorë e me darën e dentistit në tjetrën.

    Shën Apollonia u martirizua në vitin 249 pas Krishtit në Aleksandri të Egjiptit, gjatë persekutimit barbar që shpërtheu kundër të krishterëve të qytetit. Turma e tërbuar, pasi plaçkiti dhe shkretoi shtëpitë e besimtarëve e ndjekësve të Krishtit, e zvarriti Apolloninë jashtë qytetit.

    Aty u ndez një zjarr dhe vajza e krishterë u kërcënua se do të digjej e gjallë në se nuk do të pranonte të blasfemonte kundër Jezu Krishtit, nëse pra nuk pranonte të mohonte fenë në Krishtin Shpëtimtar. Ajo kërkoi ta linin të mendohej një çast të vetëm, e ndërsa ata prisnin mohimin e saj, Apollonia u hodh vullnetarisht ndërmjet flakëve dhe u shkrumbua ndër sytë e salvuesve të saj, që mbeten me gojë hapur nga guximi i vajzës së krishterë virgjër.

    Mbylli kështu ditët e një jete kaluar me lutje e vepra bamirësie, duke u bërë pishtar për t’u ndriçuar të gjithë njerëzve rrugën që çon në mbretërinë qiellore.

    Fundi i saj pati ngjallur shumë diskutime teologjike, që kanë të bëjnë me qëndrimin ndaj vetëvrasjes, në se mund ta quajmë kështu vdekjen e Shenjtores, duke pasur parasysh se Kisha katolike nuk pranon që njeriu të vendosë mbi fatin e jetës së vet, sepse jeta është në dorë të Zotit.

    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #42
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Sot më 11 mars, kalendari Kishtar përkujton shën Sofronin e Jersualemit, Patrik



    Sofroni, sirian nga Damasku, u zgjodh patrik i Jersualemit në vitin 634. Palestina e kohës së tij jetonte në atmosferën e sulmit të afërt të Abu-Bekr, vjehrrit të Muhametit (632) dhe të kalifit Omar. Vetë Sofroni atë vit nuk mundi të kremtonte, si zakonisht, Krishtlindjen në Kishën e Lindjes së Krishtit në Jerusalem, për shkak të rrethimit.

    Por përveç këtij armiku të Jerusalemit, Patrikut iu desh të përballonte edhe herezinë e monoteizmit, që propozonte një model kristologjik të paplotë e kufizues. Sipas kësaj herezie, në Krishtin ekziston vetëm një mënyrë veprimi, vetëm një energji veprimi, kundër dy natyrave të njësuara në Krishtin, asaj Hyjnore e njerëzore.

    Së bashku me Maksimin, që njihet me epitetin “Rrëfyesi”, Sofroni u përpoq të luftonte, duke përdorur si armë pendën. Shkroi shumë kundër herezisë, që dilte nga vetë oborri perandorak i Kostandinopojës. Fatkeqësisht iu desh të jetonte një ngjarje tejet të hidhur: dorëzimin e qytetit në duart e kalifit Omar, në vitin 638. Vdiq pak ditë më pas. Nga ai shpëtuan vetëm disa poezi e letra.

    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #43
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Sot më 12 mars kalendari Kishtar përkujton shën Maksimiliani i Tebesës, martir



    Nga rrëfimi “Mbi martirizimin e Shën Maksimilianit”, mësojmë se Shenjti pësoi mundimet më 12 mars të vitit 295 nën konsullatën e Tuskos e të Anulinos, në Tebesë, pranë Kartagjenës.

    Maksimiliani ishte bir i veteranit Fabio Viktori e, sipas ligjeve të kohës, duhet të ndiqte karrierën e të atit. Por djaloshi i krishterë nuk e pranoi këtë rrugë, ndonëse ishte plotësisht i aftë për shërbimin ushtarak. U detyrua të shkonte në For e të paraqitej para prokonsullit Dioni, i cili e pyeti për arsyet e mospranimit të karrierës së lavdishme që e priste.

    U përgjigj me vendosmëri: “Nuk më lejohet të bëj shërbim ushtarak, sepse jam i krishterë”. E kjo, për dy arsye. Së pari, sepse hyrja në shërbimin ushtarak paraprihej nga një akt kulti kushtuar idhujve; së dyti, sepse kërkonte kryerjen e akteve të dhunës. U bë kështu i pari i krishterë që nuk pranoi të shërbente nën armën që vret, për arsye ndërgjegjeje, në emër të Krishtit.

    Kështu, duke dëgjuar zërin e ndërgjegjes, ai që refuzoi të përdorte armën, vdiq nga arma. Ishte vetëm 21 vjeç. Para se të martirizohej, ia fali një ushtari romak uniformën e re, që i ati ia kishte përgatitur për shërbimin ushtarak. Trupi i tij i martirizuar u mbart nga një matronë romake e u varros pranë varrit të Shën Çiprianit.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #44
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Sot më 12 mars kalendari Kishtar përkujton Shën Luigjin Orione, meshtar



    Sot më 12 mars kalendari Kishtar përkujton Shën Luigjin Orione, meshtar e themelues i Veprës së Vogël të Provanisë Hyjnore për të mirën e të rinjve dhe të gjithë personave të mënjanuar. Shën Luigji Orione është një shenjt i ditëve tona, jetoi në gjysmën e parë të shekullit të kaluar e ia kushtoi tërë jetën më të varfërve, duke ia beusra veprat e tij Provanisë Hyjnore.

    Bijtë e tij, orioninët, të përhapur në shumë vende të botës, kryejnë misionin edhe në Shqipëria e pikërisht në Elbasan dhe Shirokë. Kudo janë, ndihmojnë përforcimin shpirtëror të besimtarëve, përgatitjen profesionale të të rinjve, asistojnë pleqtë, njerëzit me aftësi të kufizuara fizike e mendore, m sëmundje të pakurueshme.

    Përgjithësisht don Oroni ndihmonte këdo që kishte nevojë për ndihmë, pa e pyetur se kush je apo nga vjen e të cilit komb apo fe i përket. Lindi më 23 qershor 1872 në Tortona. Në moshën 14 vjeçare shkon në Torino te don Bosko edhe aty kryen gjimnazin.

    Pastaj kalon në seminarin e Tortonës, e kur në vitin 1895 shugurohet meshtar, tashmë ka themeluar një oratorë dhe kolegjin e parë për të rinjtë e varfër. Është filli i “Veprës së Vogël iProvanisë Hyjnore”, që përbëhet prej priftërinjve, studentëve për meshtari e ndihmësve, vepra e të cilëve në ndihmë të të varfërve mbështetët nga lutjet e “Oshënarëve të Provanisë” dhe Motrat Sakramentine të verbra. Në mars të vitit 1940, pas një sëmundje, e çojnë në Sanremo, ku vdes më datën 12 mars të njëjtit vit. Më 26 tetor 1988 Gjon Pali II e shpall të Lum gjatë Sinodit të ipeshkvijve.

    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Zakarinë, Papë

    Papë nga 10 dhjetori i vitit 741, deri më 15 mars 752, Zakaria ishte bir i një familjeje greke, me banim në Kalabri, ku edhe lindi në vitin 700 pas Krishtit. Duhet të ketë qenë diakon i Kishës së Romës, sepse emrin e tij e gjejmë ndërmjet nënshkruesve të Sinodit romak të vitit 732.
    U zgjodh papë në dhjetor të vitit 741, pas Gregorit III (731-741), pa kërkuar më konfirmimin e ekzarkut perandorak të Ravenës. Periudha kur u ul në fronin papnor, ishte tejet e vështirë për Kishën. Longobardët, të komanduar nga mbreti Liutprando, ishin në portat e Romës, ndërsa Perandoria e Lindjes, në kulmin e luftës së ikonathyesve.
    Papa u përpoq t’i zgjidhte konfliktet e mprehta, mes të cilave duhej të kryente misionin e tij. U takua, në Terni, me Liutprandin dhe me disa fisnikë të kohës, që vijonin të ndesheshin për zgjërimin e principatave të tyre. Arriti t’i kthente sundimin e ligjshëm edhe dinastisë së re karolinge, në Francë.
    Përsa i përket Perandorisë së Lindjes, pati marrëdhënie të stuhishme me perandorin Kostandini V Kopronim (718-775), nxitës i politikës së thyerjes së ikonave. Pas shumë përpjekjesh, ia doli mbanesh ta afrojë me Kishën e Romës.
    Thirri dy Sinode për Romën, në të cilat konfirmoi dënimin e shqiptuar nga Shën Bonifaci kundër dy heretikëve, Adalbertit e Klementit. I qeverisi me sukses Kishën dhe trojet, që i përkisnin, për dhjetë vjet me radhë. Gjatë papnisë së tij organizoi kolonitë bujqësore, rindërtoi pallatin e dëmtuar të Lateranit, zbukuroi Kishën e lashtë të Shën Marisë, në këmbët e kodrës Palatine, ku ruhet ende portreti i tij, realizuar kur ishte gjallë.
    Zakaria, i fundmi papë grek, erudit i thellë, vdiq më 15 mars të vitit 752, në Romë e u varros në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.
    Emri Zakari vjen nga gjuha aramajke e do të thotë ‘kujtesë e Zotit’.Për të, në Martiriologun Romak, shkruhet: Zakaria papë i vuri pritë pushtimit longobard; u tregoi frankëve cila ishte qeverisja më e drejtë; ndërtoi Kisha për popujt gjermanikë dhe siguroi unitein me Kishat e Lindjes, duke e drejtuar Kishën e Zotit me mprehtësi e urti të madhe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 22-04-2010 më 19:59

  6. #46
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Patrikun!



    Bir i diakonit të bashkësisë Bannhaven Taberniae, Patriku lindi në vitin 385 në Angli, por shpejt u kap nga piratët e u shit skllav në Irlandë, vend i banuar nga keltët e skotët, ende paganë. Gjurmët e rinisë së tij janë të zbehta. Dimë me siguri se para vitit 448 kishte ikur nga Irlanda e qe vendour në Okserrë, pranë Gjermanit ipeshkëv, njeri me dije të thella e shenjtëri të jashtëzakonshme.

    Më pas Patriku u rikthye në Irlandë, jo më si skllav, por si predikatar i Ungjillit.

    Aftësia e tij gjeniale për t'u bërë një me shpirtin irlandez e për ta kuptuar me fund, shpjegon pse predikimi i fesë së re ndërmjte irlandezëve nuk pati asnjë martir në këtë tokë, banorët e së cilës qenë fise luftarake, shpesh në konflikt ndërmjet tyre.

    Patriku formoi klerin vendas dhe bashkësitë e para të krishtera, duke respektuar thellësisht traditat. Synoi së pari të kthente në fenë e krishterë kryetarët e fiseve, pas të cilëve vinte gjithë fisi. Ndërtoi abacitë, që u bënë të famshme e bërthama të qyteteve të ardhshme. Vuajti shumë për shkak të shpifjeve, që bënë kundër tij heretikët pelagjianë. Atëherë Shenjti hartoi shkrimin e titulluar "Rrëfim" duke sqaruar se gjithë veprimtaria e tij misionare s'ishte tjetër, veçse zbatim i një urdhëri hyjnor, e urrejtja e pelagjianëve kundër tij, buronte thjeshtë nga urrejtja që ata kishin për Zotin, të cilit ai i bindej pa kushte.

    Patriku i përfundoi në paqe ditët e veta në vitin 461 në Ulster e pikërisht në Daun, që nisi të quhej Downpatrick. La pas një trashëgimi të shkëlqyer: një radhë të gjatë shenjtorësh e një popull të lidhur pazgjidhshmërisht me fenë e krishterë në rrjedhë shekujsh.


    Një rrëfim i shkurtër për Pajtorin e Irlandës:

    Patriku sodit nga anija bregdetin irlandez, një vend që e njeh mirë. Kur ishte 16 vjeç, djaloshi anglez qe kapur nga disa irlandezë, që e çuan në tokën e tyre, ku jetoi si i burgosur për gjashtë vjet me radhë.

    Sot Patriku nuk është më i burgosur: kthehet në këto troje të egra me dëshirën e vet. Një natë Jezusi iu duk në ëndërr dhe i kërkoi të niset për t’ia kumtuar Ungjillin irlandezëve. E kështu Patriku u bë prift e u nis me anijen e parë drejt e në Irlandë…

    E di se misioni i tij nuk është aspak i lehtë. Irlandezët adhurojnë si hyjni të gjitha fenomenet e natyrës: drurët, burimet, stinët... Zotin e gjejnë në natyrën e harlisur të ishullit të blertë, rrethuar me kaltërsinë pa fund të ujërave. Patrikut i duhet të luftojë kundër krerëve fetarë, druidëve, që të kallin frikë e tmerr: ata do të përdorin të gjitha forcat e tyre magjike kundër tij, për të mos e lejuar ta përhapë Fjalën e Krishtit ndërmjet irlandezëve.

    Po ç’mund të bëjë magjia e druidëve përballë një meshtari të dërguar nga vetë Zoti? Patriku është plot besim e shpresë. U kundërvihet druidëve pa frikë e u tregon qartë se magjia e tyre është e kotë. Natën e parë të Pashkëve në Ishull, meshtari i krishterë ndez zjarre të mëdha në vendin ku ka ngulur banesën, për të kremtuar kështu ngjalljen e Krishtit. Po kjo është e ndaluar. Dy hapa më tutje kremtohet një festë për nder të hyjnive irlandeze e druidët, duke e parë në dritën valavitëse të flakëve, tërbohen. Por nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndaluar. Magjia është e kotë.

    Njëri pas tjetrit fiset irlandeze kthehen në fenë e krishterë, sepse krerët e tyre e shohin qartë epërsinë e Patrikut mbi druidët. Megjithatë Patriku ka ende shumë për të bërë: ndonëse tashmë e kanë marrë Pagëzimin, këta luftëtarë mbeten të egër. Nuk ngurrojnë fare t’i plaçkisin e t’i masakrojnë fiset armike! Kur bëjnë beteja të tilla gjakatare, Patriku zemrohet, i dëbon nga Kisha vrasësit e u jep urdhër të kërkojnë falje, në se duan të mbeten të krishterë. E vetmja rrugë për të fituar respektin, është të mbash qëndrim të paepur përballë krerëve të fiseve.

    Por Patriku di të jetë edhe i ëmbël e i duruar, posaçërisht kur jep mësime katekizmi. Është mësues tejet i mirë. Gjen gjithnjë rrugë të reja, interesante, për ta shpjeguar fenë e krishterë. Mësimi i tij është tepër tërheqës. Të lë me gojë hapur. Po marrim vetëm një shemull: për të shpjeguar ç’është Trinia Shenjte, përdor tërfilin, që bleron në të katër anët e ishullit. Trinia – shpjegon – është si tërfili. Tërfili ka tri fletë, por është një bimë e vetme. Trinia përbëhet nga tri Vetje: Ati, Biri e Shpirti Shenjt, por është një Hyj i vetëm”.

    Kjo mënyrë për shpjegimin e themelit të fesë së krishterë u bë aq e famshme, sa edhe sot tërfili mbetet simbol i Irlandës… e Patriku, Pajtori i saj.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #47
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Sot më 15 prill kalendari Kishtar përkujton shën Anastasinë, martire



    Duke shfletuar kalendarin, sot më 15 prill Kisha përkujton Shën Anastasinë, martire e shekullit të parë. Së bashku me Vasilikën apo Basilisën bëhet nxënëse e apostujve Pjetër e Pal. Me to është edhe matrona romake, Luçina.

    Të tria patën rol të njëjtë me “gratë e përshpirtshme” që ndoqën Jezusin në Udhën e dhimbshme të Kryqit, deri mbi Klavar, për ta varrosur pastaj korpin e Shëlbuesit. Anastasia, Valisilika e Luçina i qëndruan pranë deri në frymën e fundit princin e Apostujve, shën Pjetrit si dhe apostullit të popujve, shën Palit, duke i varrosur edhe trupat e tyre të martirizuar për shkak të fesë në Krishtin.

    Shën Anastasia, së bashku me dy shoqet e veta, e varrosi trupin e shën Pjetrit Apostull jo larg cirkut të Neronit në Romë, tek këmbët e kodrës romake Giangikolo, ku sot lartohet bazilika që mban emrin e Tij. Ndërsa shën Pali u varros në një nga pronat e Luçinës, buzë Tiberit, gjatë rrugës romake, Ostiense.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #48
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Më 16 prill kalendari kishtar përkujton Shën Bernadetën Subirù, virgjër


    Sot më 16 prill kalendari i Kishës katolike përkujton Shën Bernadetën Subirù, bijë e një mullisi të varfër, lindur në Lurdë, ndërmjet Pirenejve. Më 11 shkurt të vitit 1858 në shtëpinë e saj ishin djegur të gjitha drutë. Duhej të shkonte në mal për të bërë të tjera. Por përjashta binte shi i rrëmbyer. Ishte gati e pamundur të bridhje nëpër pyll.

    Atëherë vajza shkoi në Shpellën e Masabielës, ku barinjtë e vegjël mblidhnin shpesh degë të thata. Papritmas ndjeu një fëshfërimë të lehtë gjethesh, që e bëri të ngrinte kokën në drejtim të Shpellës. Pa një Zonjë me fytyrë të ndritshme e me buzë në gaz. Ishte e veshur krejt me të bardha e një brez i kaltër ia shtrëngonte lehtë përmjetin. Këmbët i kishte të zbathura, në sa në krahun e djathtë mbante një rruzare me kokrra të bardha, përshkuar në një fill ngjyrë ari.

    - Kush je ti? - e pyeti. Po ajo nuk u përgjigj. E vajza u kthye disa herë, e disa herë ia përsëriti pyetjen, derisa mori përgjigjen: "Unë jam Zoja e Papërlyer”.

    Mrekullia e dukjes së parë, të cilën Bernardeta e përjetoi në një gjendje absolute ekstaze, u pasua nga 17 dukje të tjera, deri më 17 korrik 1858. Pas këtyre dukjeve, Bernardeta kaloi gjashtë vjet në Institutin e Motrave të Mëshirës të Neversit, ku kreu edhe periudhën e rishtarisë. Kjo periudhë zgjati më shumë se duhej, për shkak të shëndetit të saj të ligsht.

    Bëri, më pas, kushtet e përjetshme duke ndërruar edhe emrin: u quajt Motër Maria Bernarda. Vdiq në moshën 35 vjeçe, më 16 prill 1879. Më 8 dhjetor 1933 Papa Piu XI e lartoi në nderimet e elterit.
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  9. #49
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Sot më 22 prill kalendari Kishtar përkujton Shën Leonidën martir, atin e Origjenit.



    Duke shfletuar kalendarin, sot më 22 prill Kisha përkujtoi Shën Leonidën, atin e Origjenit. Edikti i Septim Severit, siç thotë Klementi i Aleksandrisë, shkaktoi një persekutim të ashpër kundër të krishterëve duke e mbushur Egjiptin me martirë: ndër ta Euzebi përmend Leonidën të cilit iu pre koka në vitin 204, duke lënë jetimë shtatë fëmijë, më i madhe prej tyre ishte pikërisht Origjeni, që në atë kohë ishte 17 vjeçar.

    Me origjinë nga Greqia, Leonida qe mësues i retorikës në Aleksandri të Egjipitit e edukator e mësues i shkëlqyeshëm i shtatë fëmijëve, të cilëve mes tjerash u mësoi Shkrimet e Shenjta të Biblës e letërsinë.

    E gjatë persekutimit të të krishterëve, Leonida qe thirrur para autoriteteve, e ai pranoi pa iu dridhur zëri se ishte besimtar i krishterë. I vunë menjëherë prangat. Ndërsa ishte në burg, siç njofton Euzebi që ka ruajtur një fragment, Leonida mori një letër nga i biri 17 vjeçar, i cili e nxiste t’i qëndronte besnik Krishtit Zot, edhe nëse do t’i duhej të paguante me kokë dëshminë e fesë.

    E pak kohë më pas, Leonida me buzë në gaz, do ta shtrinte kokën nën tehun e shpatës, duke fituar kështu kurorën e lumnisë së amshuar.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #50
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Sot më 23 prill kalendari Kishtar përkujton Shën Gjergjin Martir.



    Gjergji, është një nga shenjtorët më të njohur, simbol i triumfit mbi të keqen dhe kasnec i pranverës.

    Shën Gjergji lindi në Kapadokie, ku edhe u bë oficer i ushtrisë romake. I kthyer në fenë e krishterë nga e ëma, hoqi dorë nga ky rang. Gjatë shpërthimit të martirizimit kundër të krishterëve, u burgos dhe u martirizua. I përballoi me një heroizëm të pashoq të gjitha torturat e edhe vdekjen, në emër të Krishtit.

    Kulti i tij, shumë i lashtë, nisi të përhapej së pari në Palestinë. Figura e Shën Gjergjit u lidh me gojëdhënën e famshme të fitores mbi dragoin, e cila në përfytyrimin popullor simbolizonte fitoren e kristianizmit mbi dhunën çnjerëzore të së keqes. Prandaj në ikonografi paraqitet gjithnjë si kalorës kreshnik që ndeshet dhe mund draguan.

    Devocioni ndaj Shenjtit u rrit e u përhap gjithnjë më tepër në rrjedhë shekujsh. Në mesjetë, kalorësit e zgjodhën Pajtor. Pas tyre u zgjodh edhe Pajtor i mbretërve të Anglisë, duke nisur nga Rikard Zemërluani. Mbetet dhe sot e kësaj dite Pajtor i shtëpisë mbretërore angleze e trojeve të saj.

    Shën Gjergji është shenjt tepër i njohur edhe në Shqipëri. Devocioni i tij ka përshkuar shekujt, duke u lidhur me zakone shumë të bukura të ardhjes së pranverës, siç është zakoni i varjes së gemave të blertë, simbol i ringjalljes së natyrës, në dyert e jashtme e të brëndshme të shtëpive. Këto doke simbolike, prekëse të festës së Shenjtit i përshkruan shkrimtari i madh, Ernest Koliqi, në poezinë e njohur “Ditë Shëngjergjash”.

    Në Shqipëri ndeshet dendur edhe toponimi ‘Shën Gjergj’, që dëshmon për ekzistencën e Kishave e kuvendeve të lashta kushtuar Shenjtit në Veri e në Jug: mjafton të kujtojmë Shën Gjergjin e Tiranës e atë të Vlorës, ku i fundit i njohur edhe në botë për bukuritë e natyrës; e sidomos Kishën e re të Shën Gjergjit në Nënshat të dioqezës së Sapës, që dëshmon për përtëritjen e traditave të lashta në kohë të reja.Së fundi theksojmë se emri Gjergj është shumë i përhapur ndër shqiptarë në trajtat Gjergj, Gjergjush, Gjush, Xhorxh, Gjorg për burrat e Gjorgjina për gratë. E mjafton të kujtojmë se dy nga burrat më të shquar të trojeve shqiptare, mbajnë emrin e Shenjtit: Gjergj Kastrioti e Gjergj Fishta.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  11. #51
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Sot më 25 prill kalendari Kishtar feston Shën Markun, ungjilltar!



    Për Kishën katolike 25 prilli është dita e festës kushtuar Shën Markut Ungjilltar. Shën Marku është njeriu që shkroi katekizmin e Shën Pjetrit për bashkësitë e para të krishtera, duke hartuar kështu Ungjillin më të vjetër kanonik.

    Në të gjitha epokat e njerëzimit janë të paktë shkrimtarët që hartuan vepra, të cilat përshkuan shekuj e hapësira, duke u ribotuar, duke u përkthyer e duke u studiuar në të katër anët e tokës. Këtë fat pati Ungjilli i Markut, që u shkrua rreth vitit 70 pas vdekjes së Krishtit. Titullohej: “To Euaggelion” – “Lajmi i mirë”.

    Për bashkësitë e para të krishtera, Marku ishte ‘hija’, që ndiqte hap pas hapi shtegtimet e dy apostujve të mëdhenj: Palit të Tarsit e, më pas, Simon Pjetrit. Duket se kishte detyrën e sekretarit, kopistit e përkthyesit, që dinte mirë greqishten e që iu kushtua punës për t’i bërë fjalë të shkruara, mësimet gojore të prijësit të parë të Kishës së Krishtit, Pjetrit Apostull.

    Kur Pjetri vdiq, në vitin 64, Marku kuptoi sa vlerë kishte materiali i mbledhur për vite me radhë, pa asnjë kriter. Iu vu, atëherë, punës dhe, pas gjashtë vjetësh, realizoi atë, që do të ishte Ungjilli më i lashtë. Ungjilli sipas Markut përshkruan skenën, në të cilën fiton pjekurinë thirrja e të Dymbëdhjetë Apostujve - Galileja, tokë e njerëzve të varfër, që nuk vlerësohej nga judenjtë, por që Jezusi e zgjedh si teatër të misionit të tij.

    Përvujtëria, në kontrast me mburrjen e njerëzve, është tipar i përhershëm i jetës së Krishtit. Njerëzit që zgjedh janë peshkatarë, jeta e të cilëve tronditet nga tri fjalë: “Pendohuni, besoni dhe lajmi i mirë” – që lidhen ngushtë ndërmjet tyre.

    Kuptimi më rrënjësor i pendesës është ndjekja e Krishtit. Të pendohesh nuk do të thotë thjeshtë të bësh kthesë morale në jetë. Pendesa është më tepër një orientim i ri i jetës drejt personit të adhuruar të Jezusit Zot, është hapje e plotë e shtigjeve të jetës për Jezusin, është dhurim i jetës për Krishtin. Sepse sundimi i Jezusit mbi nxënësit e vet është një akt dashurie që nuk shtyp, por çliron, që kërkon përgjigje të menjëhershme e të plotë, që të fton ta ndjekësh.

    Kështu shkruhet në Ungjillin e Markut, i cili ka për qëllim t’ua paraqesë besimtarëve të rinj Jezusin si ‘Mesia i pritur’. Ungjilli i Markut është një tekst i treguar me gjuhë të thjeshtë, të përshtatshme për atë që nuk e njeh Krishtin por që, përmes tregimit të fjalëve të Tij e të ngjarjeve të jetës së Tij, mund të arrijë tek zbulimi i forcës përtëritëse të mesazhit.

    Gjatë magjisterit të tij, Papa Benedikti XVI e kujton disa herë Apostullin Ungjilltar, Markun. Duke u mbështetur tek Ungjilli sipas Markut, në Krezhmët e 2006-tës e pikërisht më 11 mars 2006, Benedikti XVI, mes tjerash theksoi:

    “Marku na bën të vëmendshëm ndaj Mësuesit shpirtëror; na ndihmon ta dëgjojmë Mësuesin, që flet me ne e në ne; na ndihmon t’i përgjigjemi, të flasim me Zotin, duke dëgjuar fjalën e Tij. Na udhëheq në këtë udhë ‘katekumenale’, që është Ungjilli i Markut, në një shtegtim të përbashkët me dishepujt e Mësuesit Hyjnor, drejt Jerusalemit, e na siguron se në barkën tonë, pavarësisht nga shqotat e historisë – është vetë Krishti!”.

    Kujtojmë se festa e Shën Markut, nën titullin e Pajtorit të Venedikut, ndikoi në shtyrjen e kremtimit të Zojës së Këshillit të Mirë apo Zojës së Shkodrës. Festa e Zojës së Këshillit të Mirë nisi të kremtohej më datën 26 prill që kur Kështjella e Shkodrës, Rozafa ra në dorë të venecianëve të cilët, duke dashur t’i kremtojnë të dyja festat, e lanë festën e Shën Markut me 25 prill, kur e kremtonte Venediku, ndërsa e shtynë për një ditë më vonë festën vendase të Zojës së Kështjellës.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  12. #52
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Më 30 prill kalendari Kishtar përkujton Shën Piun e V, Papë



    Duke shfletuar kalendarin, më 30 prill Kisha përkujton Shën Piun e V ( 27.1.1504 - 1.5.1572), papë i madh që la gjurmë të pashlyeshme në Kishën e kohës së vet, duke i dhënë një shtytje ungjillore providenciale përpara.

    Në kohën e vet, Antonio Michele Ghisleri njihej si kardinal aleksandrin, aq e fuqishme ishte lidhja e tij me tokën e dashur të Aleksandrisë. U ul në fronin e papnisë në moshën 62 vjeçare, në vitin 1556. Qe një nga papët e mëdhenj të Kishës katolike, që fuqizoi energjitë fetare në një periudhë që pati kriza të thella shoqërore, që nganjëherë përfunduan me konflikte të dhimbshme të armatosura.
    E Kisha në drejtimin e Piut V u imponua për të kërkuar rrugë të reja, për të gjallëruar fenë e për t’ia propozuar botës vlerat ungjillore në përkim me ndryshimet kulturore e shoqërore të kohës. Këto rrugë asokohe u propozuan nga Koncili Kishtar i Trentit.

    I ngarkuar me veprimtari të jashtëzakonshme, shëndetlig, i lodhur nga pesha e viteve, papa Piu V megjithatë nuk e la kurrë pas dore lutjen e meditimin e Fjalës së Zotit. Plot përshpirtërie për Zojën e Bekuar, Piu V e thoshte për ditë Rruzaren Shenjte. Pasi u zgjodh Papë, vuri të gjitha forcat për të zbatuar me besnikëri vendimet e Koncilit Kishtar të Trentit në fushën liturgjike, katekistike e teologjike. Këto virtyte e bëjnë Piun V shembull për të gjithë ata që duan ta jetojnë vërtetësish thirrjen e tyre të krishterë. Botoi tekstet e reja të Mesharit më 1570, të Breviarit (1568) e të katekizmit romak.

    Shën Piu V përkujtohet kryesisht si papa i fitores së Lepantit, jo pse ai qe njeri i luftës, por sepse me autoritetin dhe prestigjin e tij personal arriti të imponojë një armëpushim ndërmjet shteteve evropiane të përçara dhe t’i nxisë ato që përmes “aleancës së shenjtë” t’i ndalnin hovin avancimit të trupave turke drejt Evropës. Më 17 tetor të vitit 1571, kur flota e krishterë mposhti përfundimisht atë turke, Papa Piu V urdhëroi që të binin njëkohësisht të gjitha këmbanat e Romës.
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  13. #53
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Më 24 korrik kalendari Kishtar përkujton Shën Kristinën, martire



    Për Shën Kristinën martire, pajtore e Bolsenës në Itali, ruhen shumë gojëdhëna, por jo më pak edhe dëshmi historike. Nga zbulimet arkeologjike të shekullit XX mësojmë se që nga shekulli IV nderohej një shenjtore me emrin Shën Kristina, pranë varrit të së cilës ishte hapur një varrezë e nëndheshme. Pikërisht ndër katakombet ku besohej se ishte varrosur, u gjet një shtatore e shenjtës realizuar në terrakotë të pikturuar dhe sarkofagu me trupin e saj.

    Kristina jetoi në kohën e Dioklecianit (243-312). Ishte bijë e Urbanit, komandant ushtrie në Bolsenë. Pikërisht i ati, me bindje pagane, e mbylli së bashku me 12 vajza, në një kullë, ku duhej të adhuronte gjithë jetën idhujt si vestale. Por Kristina 11 vjeçare, që ishte takuar me Krishtin, nuk pranoi t’i bindej t’et.

    Përkundrazi, pasi pa në vegim një engjëll, i rrëzoi nga elterët zotat e rremë, duke i bërë copë-copë. I ati përdori të gjitha mjetet për ta kthyer përsëri në fenë e të parëve, por më kot. Atëherë ai e arrestoi, e rrahu mizorisht e më pas ia dorëzoi gjykatës, që e dënoi me tortura edhe më të rënda, deri tek tortura e rrotës së zjarrtë. Por vajza, gjysmë e djegur, vijoi të dëshmonte Krishtin.

    E flakën atëherë në qeli, plot me plagë, por ajo, sipas gojëdhënës, u shërua mrekullisht nga engjëjt. Atëherë vendosën ta mbysin në ujë. E hodhën, prandaj, në liqenin e Bolsenës. Por, gjithnjë sipas traditës, guri që i kishin varur në qafë, u mbart nga dy engjëj e ajo shpëtoi nga mbytja. Doli në breg së bashku me gurin, mbi të cilin mbeti gjurma e këmbës së saj. Ky gur më pas u shndërrua në elter të bazilikës, që mban emrin e Shenjtores në Bolsenë, qytet italian që e nderon në mënyrë të veçantë, duke kremtuar në festën e saj edhe një procesion, që njihet me emrin “Misteret e Shën Kristinës”.

    Shpëtoi nga ujërat, por jo nga mizoria e njerëzve: gjykatësit e dënuan edhe më egërsisht: e poqën në skarë, i prenë gjirin e së fundi, njëri nga xhelatët, duke u prekur thellë nga pamja e tmerrshme e trupit të saj të coptuar, e mbyti me shigjeta, si Shën Sebastianin. Një jetë e aq më tepër një vdekje tragjike si ajo e Shën Kristinës, nuk mund të mos frymëzonin shumë artistë të njohur të të gjitha kohërave, që i kushtuan disa vepra të famshme në pikturë e në skulpturë.

    Po kujtojmë vetëm Sinjorelin, Kranah, Veroneze, Dalla Robia, të cilët e paraqitën në skenat e torturave, të shoqëruar me simbolet e mjeteve të martirizimit. Kujtojmë se pikërisht në bazilikën kushtuar Shenjtës ka ndodhur mrekullia eukaristike e se emri i saj është shumë i përhapur ndër shqiptarë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 26-07-2010 më 16:03
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  14. #54
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Më 25 korrik kalendari Kishtar përkujton Shën Jakun e Madh, apostull



    Figurën e Shën Jakut, për të cilin Benedikti XVI foli në audiencën e përgjithshme, po e shikojmë në këndvështrimin e porosisë së Papës: të mësojmë nga Shën Jaku gatishmërinë për ta ndjekur pas Jezusin, sepse rruga e jetës së tij simbolizon gjithë shtegtimin e jetës së krishterë.

    Shën Jaku u quajt "i madh" për ta dalluar nga apostulli tjetër i Jezu Krishtit, me të njëjtin emër. Ishte i biri i Zebedeut dhe vëllai i madh i Gjonit. Jezusi e zgjodhi atë, së bashku me Pjetrin e Gjonin, që të ishin dëshmitarë të disa ngjarjeve të jashtëzakonshme, siç janë shërimi i vjehrrës së Shën Pjetrit, ringjallja e së bijës së Jairit, shndërrimi mbi Malin Tabor dhe agonia në kopshtin e ullinjve në Gjetseman. Jaku ishte peshkatar i thjeshtë e, ashtu si Pjetri, iu përgjigj me gatishmëri thirrjes së Jezusit, duke lënë varkën e babain me shegertët. Ndoqi, kështu, gjurmët e Krishtit, duke braktisur skemat që të krijojnë siguri. Zelli i tij për të ecur pas Krishtit ishte aq i rrëmbyer, sa Jezusi i quajti atë e të vëllain “Boanerghes”, bijtë e bubullimës. E kjo ndoshta sepse të bijtë e Xebedeut janë protagonistë të ngjarjes që ndodhi në një fshat samaritanësh, banorët e të cilit nuk deshën ta mikpresin Jezusin. “Zot, a dëshiron të themi që të zbresë zjarr nga qielli e t’i bëjë hi e pluhur?” - pyesin dy nxënësit, në sa Zoti u përgjigjet me një qortim. Në se kundërveprimi i Jakut e i Gjonit diktohet nga dashuria për Mesinë, Jezusi mëson mospërdorimin e dhunës, mësim që sot, kur vëmendja e gjithë popujve është përqendruar rreth Tokës ku u zhvilluan ngjarjet për të cilat po flasim, tingëllon më aktual se kurrë. Nxënësi mësoi ç’kishte ndër mend të bënte Mesia, kur e pa të shndërrohej mbi malin Tabor dhe pastaj në agoni, në Kopshtin e Ullinjve. Por përvoja e vërtetë, që e çoi drejt pjekurisë, qe ajo e Kryqit. Apostullit iu desh të parandiejë se Mesia, i pritur si ngadhënjimtar, në të vërtetë nuk ishte i rrethuar vetëm me nderime e lavdi, por edhe me vuajtje e ligështi, se lavdia e Krishtit realizohet pikërisht në Kryq, në pjesëmarrjen e Tij ndër vuajtjet tona”.

    Pasi kërkon një trajtim të posaçëm në mbarimin e kohës, mëson edhe se të ndjekësh Krishtin do të thotë të pish së bashku me të një kelk tepër të hidhur. E Jaku e piu me të vërtetë kelkun! Viktimë e persekutimit të parë judaik pas Rrëshajëve, gjatë të cilit qe burgosur e qe rrahur mizorisht, u martirizua në vitin 42 pas Krishtit nën Herodin Agripa. Ky është edhe lajmi i fundit që na jep Besëlidhja së Re për Jakun e Madh.

    Nga përvoja e Shën Jakut Apostull mësojmë gatishmërinë për ta pranuar thirrjen e Jezusit edhe kur na kërkon ta lemë varkën e sigurive tona njerëzore, mësojmë se duhet ta ndjekim me entuziazëm në rrugët që na tregon, larg çdo mendjemadhësie; mësojmë se duhet ta dëshmojmë me guxim, e në se është e nevojshme, deri në flijimin më të lartë, deri në dhurimin jetës”.

    Sipas traditës, Shën Jaku ungjillëzoi Spanjën e trupi i tij pushon në paqe në Santiago të Kompostelës, ku sot festa e Apostullit u kremtua me madhështi. U paraqit, si çdo vit “ofrenda” apo lutja tradicionale drejtuar Apostullit. Në kremtimin, tashmë shumëshekullor, ndërthuren tradita shpirtërore e folklorike, që ndiqen nga shtegtarë të cilët nisen nga të katër anët e botës, për t’u bashkuar në lutje pranë varrit të Apostullit. Katër janë rrugët që çojnë në Santiago, të cilat në Puente la Reina takohen e bëhen një rrugë e vetme…” me këto fjalë nis “Doracaku i shtegtarit të Santiagos”. E shtegtarët evropianë që prej dhjetë shekujsh vijojnë të ecin në këmbë nëpër të katër rrugët, për t’u pastruar shpirtërisht tek Varri i Apostullit të madh, Pajtorit të Spanjës, të shtegtarëve, të kalorësve e të njerëzve që vuajnë nga reumatizmi. Prandaj simbolet e Shenjtit janë kapela e shtegtarit dhe guaska e detit.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  15. #55
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Më 26 korrik kalendari Kishtar përkujton Shën Joakinin e Shën Anën, prindërit e Zojës së Bekuar!



    Ana e Joakini janë prindërit e Virgjërës Mari. Joakini ishte bari e, së bashku me gruan e vet, Anën, jetonte në Jerusalem, ku kryente edhe shërbimin priftëror në tempull. Po plakeshin pa fëmijë, kur Joakinit, që ishte duke punuar në arë, iu duk papritur një engjëll. I dha lajmin e gëzuar, gati të pabesueshëm, se së shpejti do t’i lindte një fëmijë.

    Të njëjtin vegim pati edhe Ana. Engjëlli e thirri me emër e i tha: “Ana, Ana, Zoti ta dëgjoi lutjen e ti do të lindësh një fëmijë, për të cilin do të flasë bota mbarë”. Vegimi u bë realitet e atyre u lindi një vajzë, të cilën e quajtën Mari, që do të thotë “e dashur nga Zoti”. Joakini e çoi në tempull, së bashku me dhjetë qengja, dymbëdhjetë viça e po aq keca pa asnjë të metë, sipas ligjit të Moisiut. Maria kaloi disa vjet në tempull, ku u edukua sipas ligjit të Moisiut.

    Shën Ana është Pajtore e grave shtatzëna, të cilat i luten të ndërmjetësojë para Zotit për të nxjerr tri hire: së pari, për të lindur pa vështirësi; së dyti, për të nxjerrë në dritë një fëmijë të shëndoshë e së treti, për të pasur qumësht të mjaftueshëm, që ta ushqejnë foshnjën me gjirin e vet.

    Ndonëse për Shën Anën kemi pak të dhëna në tekstet zyrtare e kanonike, kulti i saj është jashtëzakonisht i përhapur si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim. S’ka qytet të madh që të mos ketë një Kishë kushtuar Shën Anës e emri i saj përsëritet në rrugët e rrugicat e qyteteve e të fshatrave, në male e në pyje. E mbajnë mbretëresha e baresha, vajza e plaka, gra të çdo shtrese shoqërore e të çdo profesioni: është një nga emrat më të përhapur në mbarë botën, ashtu si emri i bijës së Anës, Maria. E kjo, sepse Ana mbajti në kraharor atë, që do të ishte shpresa e botës, Nënën Virgjër të Shëlbuesit të njerëzimit.

    Emri Ana vjen nga hebraishtja Hannah që do të thotë ‘Hir’.

    Shën Ana e Shën Joakini nuk kujtohen fare në Ungjijtë kanonikë. Të dhënat e para për ta i gjejmë tek Etërit e Kishës dhe tek Protoungjilli i Shën Jakut (apokrif i shekullit II). Në lindje - festa nisi të kremtohet më 25 korrik që në shekullin VI; më pas u shtri në perëndim, ku kremtohet gjithnjë më 26 korrik.

    Dy shenjtorët bashkëshortë nderohen nga përshpirtëria popullore edhe si pajtorë të prodhimeve të ndryshme të kopshtijeve: barishteve, frutave e sidomos hardhive, që në këtë kohë kanë aq shumë nevojë për ujë. Kur bie shi në festën e Shën Anës, përshpirtëria popullore e konsideron si dhuratë qiellore nga Pajtorët.

    Ikonografia i paraqet prindërit e Zojës së Bekuar me Bibël në dorë, duke i mësuar Psalmet Bijës së tyre, që ishte zgjedhur të ishte “e bekuar mbi të gjitha gratë!”.Kujtojmë se ashtu siç ka një ditë kushtuar nënave e një tjetër, baballarëve, tani ka edhe një ditë kushtuar gjyshërve. Është 2 tetori, festa e Engjëjve të Rojës, të cilëve u ngjasin aq shumë gjyshërit, kur mbrojnë nipërit. Por edhe 26 korriku është ditë vërtetë e përshtatshme për t’u shprehur gjyshërve mirënjohjen e solidaritetin, duke nderuar kështu urtinë që buron nga vitet e nga flijimet e panumërta për bijtë.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Ton, m'paska marre malli per ty . Uroj qe t'jesh sa me mire!


    QLJK!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  17. #57
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Më 7 gusht kalendari Kishtar përkujton
    Shën Sikstin II papë e shokët e tij, martirë



    Sipas Librit të Papëve, Shën Siksti u zgjodh në Selinë e Shën Pjetrit në vitin 257, pas vdekjes së Papës Shtjefni II. Shën Çipriani, që e quan ‘meshtar i mirë e paqësor’, tregon, në një letër drejtuar ipeshkvit afrikan Suksesit, persekutimin e vitit 258 pas Ediktit të dytë të Valerianit. Sipas këtij Edikti, ipeshkvijtë, meshtarët e diakonët dënoheshin me prerjen e kokës, ndërsa Kisha shpronësohej nga çdo pasuri, duke përfshirë edhe varrezat.

    Sipas Papës Damasi, Shën Sikstin e kapën pikërisht në varreza, ku po kumtonte Fjalën Hyjnore. Ka mundësi që ngjarja të ketë ndodhur në katakombet e Shën Kalistit, që shërbenin edhe si Kishë e nëndheshme, në atë kohë të rëndë persekutimi. Papa Siksti ishte i shoqëruar nga shtatë diakonë, kur e arrestuan. Nuk i burgosën, por ua prenë menjëherë kokat, duke shtuar në radhët e shenjtorëve të Kishës katolike, shtatë emra të rinj: Siksti, Feliçisimi, Agapito, Gjenaro, Manjo, Vinçenci e Shtjefni. I teti, Lorenci protodiakon, u mbyt tri ditë më pas në rrugën romake Tiburtina.Siksti II pushon në paqe në varrezën e Shën Kalistit pranë kriptës së Shën Çeçilies.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  18. #58
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Më 8 gusht, kalendari Kishtar përkujton Shën Domenikun (Dedën) e Guzmanit, meshtar e themelues i Predikatarëve!



    Më 8 gusht, Kisha përkujton Shën Domenikun (Dedën) e Guzmanit, rregulltar, themelues i Domenikanëve.

    “Predikatar i shquar” i së Vërtetës së Zotit. Shën Domeniku qe predikues i flaktë i Jezu Krishtit

    Shën Domeniku apo Deda i Guzmanit, lindi prej Feliçe Guzmanit e Gjovana De Aza në vitin 1170 në Kaleruega, një fshat malor i Kastiljes së Vjetër (Spanjë). Që në fëmijëri u dallua për dashuri, bujari e përvujtëri shpirtërore.

    I bindur se kleri duhej t’i kthehej stilit të një jete rigoroze, të ashpër siç ishte në themelin e herezive të Albigjezëve dhe të Valdezëve, në Toloza themeloi Urdhrin e Fretërve Predikatarë që lindi sipas Rregullores agostiniane, po që në thelb u bë diçka krejtësisht e re.

    Urdhër i ri Rregulltarë i Shën Domenikut bazohej e bazohet edhe sot e kësaj dite mbi primatin e lutjes, detyrën e studimit dhe pjesëmarrjen në procesin e modernitetit kishtar që aso kohe kërkohej nga të gjitha anët. Urdhri i Domenikanëve u dallua për predikimet shëtitëse, të lëvizshme, mbështetur në lëmoshë e në një seri rregulloresh të llojit murgar e të studimit të thelluar. Kushtetutat e Urdhrit të Fretërve Predikatarë shquhen për qartësinë e mendimit, shpirtin pozitiv e të drejtpeshuar si dhe prakticitetin çka pasqyrohet në Urdhrin e Domenikanëve, njëri ndër më të rëndësishmit që ka Kisha.

    I këpur nga puna apostolike dhe pendesat e mëdha e të gjata, më 6 gusht të vitit 1221, Shën Domeniku vdiq i rrethuar nga fretërit e vet në kuvendin e Bolonjës, në çelën që nuk ishte e tija, sepse ai, Themelues, nuk kishte çelë. Papa Gregori IX, i lidhur me një miqësi të madhe më Domenikun, e kanonizoj më 3 korrik të vitit 1234.
    Kujtojmë se Etërit Domenikanë kanë qenë në Shqipëri qysh në kohën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me të cilin kanë bashkëpunuar nga afër deri me largimin e tyre me pushtimin osman dhe kthimin në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, në Durrës.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  19. #59
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Më 13 gusht kalendari kishtar përkujton Shën Poncianin, papë e martir!



    Ponciani, nga familja e lashtë e fisnike Kalpurni, u zgjodh papë në vitin 230, gjatë sundimit të urtë e të butë të Aleksandër Severit, toleranca e të cilit i krijoi Kishës mundësitë të riorganizohej. Por pikërisht në këtë kohë të shkurtër paqeje, në Kishën e Romës ndodhi përçarja e parë, gjatë së cilës Papës së ligjshëm iu kundërvu një antipapë, e pikërisht Hipoliti.

    Meshtar i kulturuar e i rreptë, që kishte frikë se reformat mund ta shtynin në rrugë të gabuar, Hipoliti çoi krye e pranoi të zgjidhej papë nga ndjekësit e tij, në sa në fronin e papnisë ishe i ulur Papa Ponciani, duke hapur plagë të rënda ‘në orën e provës, në kohën kur shpata përshkonte përmbrendcat e Kishës Nënë, në sa ajo, besnike ndaj Krishtit, ecte drejt mbretërisë së shenjtorëve”, siç shkruan papa Damasi në një epigram të kohës.

    Ndërkaq, vendin e perandorit Aleksandër Severi, që u mbyt në Gjermani nga legjionarët e tij, e zuri Masimini, i cili rifilloi të nxirrte edikte kundër të krishterëve. E duke parë se Kishën e kryesonin dy papë, i kapi të dy e i çoi në punë të detyrueshme ndër minierat e Sardenjës, ku edhe vdiqën të martirizuar.

    Ponciani është papa i parë i internuar. Ishte një problem krejt i ri e i panjohur për Kishën e kohës, të cilin Papa e zgjidhi me urti. Që besimtarët të mos mbeteshin pa bari, dha dorëheqjen nga papnia, edhe ky fakt krejt i ri, që vërtetohej për herë të parë në historinë kishtare. E pasoi në fronin e Shën Pjetrit greku Antero, që e drejtoi Kishën vetëm për 40 ditë.

    Gjesti kaq fisnik i Poncianit e preku thellë Hipolitin, i cili e pati keqkuptuar zellin në shërbim të Kishës. U pajtua, prandaj, me Kishën dhe vdiq si martir, në thellësitë e minierave, pranë e pranë me Poncianin. Në vitin 230 trupat e të dy martirëve u sollën në Romë ku u varrosën me nderime të mëdha: Hipoliti në rrugën Tiburtina, Ponciani në katakombet e Shën Kalistit.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  20. #60
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Me 29 gusht kalendari kishtar kremton Martirizimin e Shën Gjon Pagëzuesit!




    Gjon Pagëzuesi e vulosi misionin e tij me martirizim. Herodi Antipa, pasi e burgosi në fortesën e Makerontes, në Lindje të Detit të vdekur, në Jordaninë e sotme, ia preu kokën në atmosferën e një feste të shthurur në pallatin e tij. Shën Gjon Pagëzuesi u martirizua sepse pati ngritur zërin e gishtin kundër Herodiadës, kunatës së Herodit, që bashkëjetonte me të. E ishte pikërisht ajo që, duke shfrytëzuar bukurinë e së bijës, Salomesë, i kërkoi Herodit kokën e kundërshtarit, duke menduar se kështu do t’ia mbyllte gojën përgjithmonë.

    Shën Gjon Pagëzuesi është padyshim profeti i fundit i Besëlidhjes së Vjetër, i rrethuar me aureolën e lumnisë. Së bashku me Virgjërën Mari, Gjon Pagëzuesi është i vetmi shenjt të cilit, sipas kalendarit liturgjik, i kremtohet jo vetëm vdekja, por edhe lindja. Gjithsesi ai mbetet vetëm një gisht tregues, i drejtuar nga Krishti, që është qendra e vërtetë e historisë së shëlbimit. Prandaj në poliptikun e elterit të Isenhaimit, që ruhet në muzeun e qytetit alsasian të Kolmarit, piktori Matia Grunevald, që e pikturoi veprën ndërmjet viteve 1512 e 1516, e vendos Shën Gjonin tek këmbët e të Kryqëzuarit, me gishtin tregues të lartuar drejt Krishtit, i vetmi që duhet të “rritet” në fenë e në adhurimin e nxënësve të vet.

    Gjoni, i biri i Zakarisë dhe i Elizabetës, kushërirës së Virgjërës Mari, predikoi pendesën dhe kthimin e zemrave, për të përgatitur kështu ngjarjen e madhe të mbretërisë mesianike, tashmë krejt të afërt. Në shenjë spastrimi nga mëkatet e lindjeje për një jetë të re, i zhyste në ujërat e Jordanit ata që e pranonin predikimin e tij. I pagëzonte. Prej këndej vjen emri i tij: Shën Gjon Pagëzuesi. Ai është profeti i madh, që e quajti Krishtin: "Qengji i Zotit, ai që shlyen mëkatet e botës” dhe e pranoi si Mesinë e shumëpritur.

    Shën Gjon Pagëzuesi, figurë e pasqyruar ndër të gjitha llojet e arteve, është dëshmitari i parë martir i krishterimit. Paraardhës i Krishtit me fjalë e me vepra, na kujton se Zoti na thërret në shërbim të tij që nga kraharori i nënës.
    Nuk ka ndryshuar, për njerëzimin e shekullit XXI rruga e treguar mëse dymijë vjet më parë nga Shën Gjon Pagëzuesi, përmes së cilës arrihet qetësia e paqja. Është rrugë që na kujton drejtësinë e britmës së lartuar nga pararendësi në shkretëtirë: "Përgatitjani rrugët Zotit, drejtoni shtigjet e tija!".

    Kjo britmë profetike vijon të dëgjohet në rrjedhë shekujsh. E dëgjojmë edhe në epokën tonë, ndërsa njerëzimi vijon ecjen në histori. Ai u tregon rrugën që duhet të ndjekin njerëzve të mijëvjeçarit të tretë, në kërkim të qetësisë e të paqes .
    Prandaj Kisha i fton gjithë të krishterët ta ndjekin shembullin e Shën Gjon Pagëzuesit, sepse feja kërkon nga ne ta shpallim qartë të vërtetën e dashurisë ungjillore, pa frikë e pa iu nënshtruar kurrë kushtëzimeve të botës:

    Në historinë e Kishës nuk ka munguar e nuk do të mungojë kurrë persekutimi, por pikërisht persekutimi bëhet burim i misionit të të krishterëve të rinj të cilët, si Shën Gjon Pagëzuesi, e kumtojnë të vërtetën pa frikë. “Si profet i vërtetë, Gjoni bëri dëshmi për të vërtetën, pa kompromise. Denoncoi shkeljet e urdhrave të Hyjit, edhe kur ata që nuk i respektonin, ishin njerëz të pushtetshëm. Kështu, kur akuzoi Herodin e Herodiadën për shkelje kurore, e pagoi me jetë, duke e vulosur me martirizim shërbimin e tij ndaj Krishtit, që është vetë e Vërteta. T’i lutemi të ndërmjetësojë për ne, së bashku me Zojën e Bekuar, që edhe në ditët tona Kisha t’i qëndrojë gjithnjë besnike Krishtit e ta dëshmojë me guxim të vërtetën e tij e dashurinë e tij për të gjithë”. (Benedikti XVI në Engjëllin e Tënzot, 25 mars 2007)
    Gjithsesi Gjon Pagëzuesi nuk e kërkoi martirizimin. Martirët e të gjitha kohëve duan vetëm të dëshmojnë se dashuria e Krishtit Zot është më e fortë se dhuna e se urrejtja.

    "Ata nuk e kërkuan martirizimin, por qenë gati të japin jetën për t’i qëndruar besnikë Ungjillit. Martirizimi i krishterë përligjet vetëm si akti më i lartë i dashurisë për Zotin e për vëllezërit ". ( Benedikti XVI në Engjëllin e Tënzot 25 mars 2007).

    T’i falësh persekutorët, t’i duash armiqtë: ky është revolucioni i krishterë, që mund të bëhet realitet vetëm në se njeriu e lë veten të formohet nga Shpirti Shenjt që, në bashkim me Krishtin, e shndërron vdekjen në jetë: "Martiri i krishterë aktualizon fitoren e dashurisë mbi urrejtjen e mbi vdekjen. Të lutemi për ata që vuajnë për shkak të besnikërisë ndaj Krishtit e Kishës së tij. Zoja e Bekuar, Mbretëresha e Martirëve, na ndihmoftë për të qenë dëshmitarë të besueshëm të Ungjillit, duke iu përgjigjur armiqve me forcën çarmatosëse të së vërtetës e të dashurisë ". ( Benedikti XVI në Engjëllin e Tënzot, 26 dhjetor 2006).
    Një figurë tejet e veçantë kjo e Shën Gjon Pagëzuesit, që shprehej qartë, pa menduar se e vërteta paguhet shtrenjtë…Ai është shumë i vetëdijshëm për misionin që i është besuar: përgatitjen e ardhjes së Jezusit.

    Shprehet bukur Shën Agostini, kur thotë se Shën Gjoni është vendosur në kufirin ndërmjet dy Besëlidhjeve: së Vjetrës e së Resë. Është urë lidhëse. Ai është zëri, Krishti-Fjala. Janë dy figura, që kujtojnë njëra-tjetrën e plotësojnë njëra-tjetrën. Gjon Pagëzuesi, që simbolizon Besëlidhjen e Vjetër, plotësohet nga Krishti, simbol i Besëlidhjes së Re.

    Po për të krishterin e sotëm, ç’ kuptim ka kjo festë?
    Sot njerëzit nuk duan mësues, por dëshmitarë. Gjon Pagëzuesi është dëshmitar i vërtetë. Ai e paguan me gjak pranimin e besimin në Krishtin. Nuk e humbet kohën me shumë fjalë, me sofizma. Shkon drejtpërdrejt tek themelorja. E tregon me gisht Krishtin si qengjin, që shlyen mëkatet e botës. Ai i drejton dishepujt nga Krishti. Ndërsa veten e shikon si njeri, që nuk është i denjë t’ia zgjidhë Zotit as lidhëzat e sandaleve. Është ashtu, si duhet të jetë secili prej nesh: dëshmitar, që tregon Krishtin; prani e pranisë së Zotit. E kështu mund të jetë vetëm kur e jeton atë që beson, atë që mëson. Ja, pra, mesazhi është se kemi nevojë për dëshmitarë!
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dita e Shën Nikolla - 6 dhjetor
    Nga Manulaki në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 12-12-2023, 15:16
  2. Onufri, ikonografi më i madh shqiptar
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 13:00
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Niko NIKOLLA, "Arabaja me katër rrota dhe me tri klasë"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 16:14
  5. Niko Nikolla
    Nga Ladi05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •