Mentarėt dhe rrethi shoqėror

Nebil ĒIKA,

Nga fakti qė nė Shqipėri s'ka njė grumbull mentarėsh ku pjestarėt tė kenė tė gjithė, pamje tė pėrbashkėta, njė kuptim tė pėrbashkėt pėrballė problemeve tė mėdha tė kombit tonė, mbi tė Ardhmen dhe mbi qėllimet pėr t'u ndjekur, s'ka, pra, ide tė caktuara rreth tė cilave tė jenė mbledhur turma njerėzish, s'ka domethėne ide udhėheqėse qė tė jenė si parime drejtonjėse, nga ky fakt rrjedh anarkia e opinioneve qė na turbullon jetėn kombtare dhe e bėn njerinė tė mos dijė nga t'ia mbajė. Ē'po bėjnė mentarėt tanė e pse nuk i pėrvishen punės pėr t'i bėrė ballė kėsaj gjendjeje themelisht shqetėsonjėse?
Nė njėmendėsi (realitet) drejtonjėsit e vėrtetė tė njė Kombi janė jo administratorėt dhe burokratėt anonimė, por mendimet dhe besimet (croyances = credenze) qė ka ai komb, domethėnė janė mentarėt qė prodhojnė: poetėt, oratorėt, shkrimtarėt, etj. Kėta kanė jo autoritetin e xhandarit, jo fuqinė brutale, por ndikimin (influencėn) e vazhdueshėm pjellor mbi shpirtėrat. Mentarėt tanė po i shmangen kėtij misioni tė lartė tė drejtimit. Pse vallė?
Para se t'i pėrgjigjemi pyetjes, duhet tė caktojmė se kujt i themi mentar. Ky ėshtė njė njeri qė punon me idetė dhe mbi idetė (shkencore, letrare, filozofike, etj.), tė cilat i grumbullon nė arsyetime duke i lidhur me njėra-tjetrėn dhe nxjerr prej tyre ide tė reja, dhe prozonon, mė sė fundi, nė fushat e veprimtarisė sė tij, shikime tė pėrgjithshme dhe hipoteza. Pas kėtij kuptimi tė pėrcaktuar, njeriu mund tė jetė njė inxhinier, njė letrar, njė piktor shumė i mirė dhe i shkėlqyer nė mjeshtrinė e tij, pa qenė mentar, domethėnė pa qėnė i aftė tė deduktojė (tė nxjerrė si pėrfundim) kuptime esenciale nga puna e tij; nė kėtė rast inxhinieri, letrari ose piktori i ngjajnė njė punėtori tė krahut, bie fjala njė qė bėn mobilje, i cili mund tė jetė i pėrsosur nė punėn e tij pa qenė i zoti tė deduktojė nga veprimraria e tij ligjet e pėrgjithshme tė gjeometrisė dhe tė estetikes sipas tė cilave kryhet puna e tij. Por ka dhe me: njė inxhinier, njė piktor, njė letrar, sado i shkėlqyer qoftė, nuk ėshtė me doemos nė gjendje tė ketė njė ide koherente dhe jetike mbi Gjithėsinė (Univers); ngjan shpesh qė tė jetė i penguar nga ndonjė mungesė. Lasgush Poradeci, pėr shembull, ėshtė njė poet sigurisht i famshėm: nga vepra e tij a mund tė nxjerrim pėrfundime tė pėrgjithshme mbi jetėn njerėzore dhe mbi shoqėrinė?
Por ka edhe njė kategori tjetėr mentarėsh. Kėta kėrkojnė, n'emėr tė funksionit tė tyre, tė sundojnė tėrėsinė e ndėrgjegjes mentare tė vendit tė tyre ose tė botės: artistėt, siē ėshtė njė Platon, njė Goethe, njė Mazzini, njė, Beethoven, njė Shėn Pal, njė Hegel, etj. Pėr pasojė, kur mentarėt merren me politikė dhe shfaqin mendime mbi nevojat mė praktike dhe urgjente tė shoqėrisė, ėshtė e natyrshme qė arsyet e tyre t'i nxjerrin nga tėrėsia e mendimeve shkencore dhe filozofike tė kohės sė tyre. Nė kėtė kuptim tė dytė, mentari ka njė vegėl dhe njė armė. Vegla ėshtė mendimi i tij dhe metoda e punės sė tij, qė i japin mundėsi tė ndriēojė ndėrgjegjen e njeriut. Arma e tij ėshtė fuqia qė ka pėr tė mbrojtur idenė e tij mbi jetėn kundra forcave dhe mbėhive (necessiteteve) tė saj. Domethėnė se mentari ėshtė njė fuqi dhe faktori i domosdoshėm i mbarėvajtjes sė njė shoqėrie tė shėndoshė dhe krijonjėse. Kur mentarėt hiqen nga mesi, shoqėria mbetet si tufė, pa bari. Siē e thashė nė kaptinėn e parė, njė popull mund, ,nga pikėpamja mendore, tė merret parasvsh si njė piramidė me shkallė: pjesa mė e gjerė e piramidės, baza, pėrbėhet prej turmave, shkallėt me tė larta nga shtresat mesatare dhe maja prej njė elite shumė tė kufizuar dijetarėsh, shpikėsish, artistėsh, shkrimtarėsh qė trajtojnė njė grup pa masė tė vogėl kundrejt restit tė popullsisė, por njė grup qė, pa ndihmėn e kurrkujt, cakton nivelin mendor tė vendit nė fushėn e qytetėrimit.
Pėr tė vėnė mė n'evidencė rolin e kėsaj elite tė vogėl, do tė kallėzoj njė fjalė tė Saint Simonit, i cili duke folur pėr elitėn franceze ka thėnė: "Po tė qe se Franca humbiste papritmas tė pesėdhjetė dijetarėt e parė tė saj, tė pesėdhjetė artistėt e parė tė saj, tė pesėdhjetė industrialistėt e parė tė saj, tė pesėdhjetė lėvruesit e parė tė tokės sė saj, kombi do tė bėhej njė trup pa shpirt, do t'i ishte prerė koka. Po tė qe pėr kundra se humbiste tė gjithė personelin zyrtar tė saj, nga kjo gjė nuk do tė dilte pėr vendin veēse njė dėm i vogėl". E prandaj nė regjimin e Zogut klasat drejtonjėse i urrenin mentarėt qė nuk ishin robėruar prej tyre dhe i luftonin dhe i mėnjanonin nė dėm tė madh tė shoqėrisė dhe tė mirėfunksionimit tė saj. Sot nuk i mėnjanon kurrkush dhe kanė mundėsinė tė punojnė e tė prodhojnė: Numri i tyre ėshtė padyshim shumė i vogėl; nuk janė mė shumė se njėzet, po tė marrim sidomos parasysh prodhimin mendor tė vendit. Por frymėt krijonjėse janė shumė tė rralla kudo nė botė; dhe nė ēdo epokė ekzistenca e dy ose tre njerėzve tė mėdhenj, tė cilėt, kanė inaguruar njė ditė tė gjatė te ne, ka mjaftuar pėr tė zgjuar dhe lartėsuar njė komb. Ne shqiptarėt pėr prototip tė kėtyre njerėzve tė mėdhenj kemi Naimin dhe Abdyl Frashėrin, qė pėrbėjnė njė sintezė tė fjalės dhe tė veprimit. Ajo qė ka rėndėsi, ėshtė veprimtaria e mentarėve pavarėsisht nga numri i tvre. Mentarėt tanė s'janė duke ushtruar veprimtari nė jetėn tonė shpirtėrore dhe, e pėrsėris, kjo na ka hedhur nė gji tė anarkisė sė mendimeve nga e cila po vuajmė dhe qė mund tė ketė pasoja shumė tė rėnda pėr tė ardhmen tonė. Tani tė vijmė nė ēėshtjen pse mentarėt tanė po i shmangen detyrės sė tyre qė ėshtė drejtimi shpirtėror i kombin. Midis arsyeve qė mund tė na shfaqen, mė e forta duket tė jetė ajo e "rrethit". Rrethi ynė shoqėror, pjellė ndikimeve telurike (tė tokės) dhe politike gjatė shekujve tė errėt te robėrisė ėshtė tepėr apatik. Apati do tė thotė paaftėsi pėr t'u impresionuar, pėr t'u emocionuar. Kjo paaftėsi lind paaftėsinė pėr vullnet, pasi vullneti e pėrfundimi i njė lėvizjeje tė ndėrlikuar ridijimesh (sensacionesh) dhe idesh qė luftojnė brenda nesh njėri me tjetrin pėr tė marė komandėn. Kur s'ka emocion e vullnet, jeta merr kuptimin materialist tė asaj, qė ėshtė ta kuptosh shoqėrinė njerėzore si shoqėri shtazėsh: si shoqėri bletėsh, bie fjala, sado ndoshta shėmbėllen nuk e zgjodha mirė, pasi Maurice Maeterlinck-u nė librin e famshėm tė tij me titullin Jeta e bletėve, ngul kėmbė mbi frymėn zgjoit dhe shoqėrinė e tyre e tregon thuajse si model urtėsie. Le tė themi pra, shoqėri milingonash (bubrecash). Por jeta njerėzore s'do tė qe mė e lartė se jeta e kafshėve po tė mos ishte njė pėrpjekje e vazhdueshme kundrejt njė fryme (spiritualitet) sa mė tė kulluar qė tė jetė e mundur. Apatiku qė mendoi vetėm barkun, ose "bukėn e fėmijėve" siē thoshte Ismet Toto, ose gradėn qė ka nė hierarkinė zyrtare, ky njeri i cili varet nga ata qė kanė arin dhe fuqinė ėshtė mishėrimi (inkarnacion) i kuptimit materialistik tė jetės. Ėshtė "borgjezi i vogėl" i letėrsisė kohanike italiane. Veē kėsaj, apatiku ėshtė njė disfatist nė fushėn e pėrparimit kombėtar; ai ka njė dogmė t'amshueshme pėr tė mos bėrė asgjė qė nuk i shėrben stomakut delikat tė tij: "S'mund tė bėhet gjė nė kėtė vend; s'tė lėnė tė bėsh gjė" - thotė sot e njėzet vjetė. Por asnjė prej apatikėve nuk u shfaq kurrė me njė vepėr nė dorė. Por ka dhe mė: apatiku ėshtė edhe mostoleronjės; ai ka njė ide bie fjala, e cila nuk ėshtė veēse "opinion", d.m.th. mendim i pakontrolluar, ose ka njė paragjykim, dhe ti po shfaqe njė mendim tė kundėrt, ai ta pret mendimin me ironi e me tallje qė fshehin - ose shfaqin duke nėnkuptuar - akuza tė ndryshme kundra teje. Por shkaku i thellė i akuzave nuk ėshtė veēse ky: pasi ai nuk punon, nuk lėviz aspak, askush nuk duhet tė lėvizė e tė punojė. Por ka edhe mė: njė nga trajtat mė vepronjėse t'apatisė qė sundon rrethin tonė shoqėror dhe qė pengon veprimtarinė mendore, ėshtė gogoli i "kompromentimit". Kur i shfaqa aty, shpejt njė shoku se isha duke u pėrgatitur pėr tė shkruar njė libėr mbi gjendjen tonė, ky mė tha: "Ē'tė duhet ty kjo punė tani? Pse tė kompromentohesh kot?" Kėto fjalė i kam dėgjuar shpesh. E kuptoj se ē'domethėnė. Mos kompromentohesh, do tė thotė t'i ikėsh njė pėrgjegjėsie tė ndodhshme, tė kesh frikė nga kjo e tė rrish duarlidhur nė vendin tėnd. Ėshtė d.m.th.,ta mohosh vetėsinė tėnde, ėshtė tė jesh rob, ėshtė tė vesh pas njė ere qė mund tė fryjė nesėr, ėshtė njė hesap egoistik dhe paralizonjės qė bėn pėr tė qenė gati pėr ēdo gjė qė mund tė ngjasė; ėshtė, pra, tė mendosh vetėm veten tėnde tė shtrenjtė e tė shenjtė dhe t'i ikėsh detyrės qė ke si pjestar i njė shoqėrie e pret tė ndriēohet prej teje. Nga ana tjetėr, tė shfaqėsh mendimi tėnd, autentik e tė sinqertė, nuk ėshtė sikur tė firmosėsh njė traktat politik ose ekonomik nė dėm tė vendit e pra s'ka se si tė tė kompromentojė. Mendimi i shfaqur ėshtė si njė plaēkė e ekspozuar: po tė pėlqeu, e merr, e bėn tenden; po s'tė pėlqeu, s'e merr; nuk ėshtė njė dekret tė cilit do t'i bindesh me doemos. Veē kėsaj kur njė shkrimtar shfaq mendime, ky shkrimtar ėshtė duke kryer funksionin, detyrėn e tij si mentar. Nėse tė tjerėt i quajnė tė gabuara mendimet e tij (them "i quajne", pse nuk e dimė se ku ėshtė e vėrteta, ose e dimė se ėshtė futur thellė brenda nė njė pus!), atėherė kėto mendime s'bėjnė veēse t'ushqejnė e tė forcojnė mendime tė tjera; nė kėtė mėnyrė, njė mendim i kundėrshtuar plotėson funksionin e mentarėve qė janė tė njė mendimi tjetėr. Kėtu me popullin s'kemi tė bėjmė: populli nė vetvete, si turmė, varet nga ata qė e udhėheqin, dhe bisedimi i njė ēėshtjeje u pėrket vetėm mentarėve kompetentė. E pra, mentarėt tanė janė nėn ndikimin e njė rrethi qė bėn kėrdine. Ky rreth qė thyen vullnetet, qė tė shtrėngon tė rrish duarkryq e fatalist, qė tė tremb me gogolin e "kompromentimit", ka lindur tipe njerėzish tė cilėt pėr tė bėrė karrierė, ose pėr cmirė e xhelozi (zili), nuk druajnė t'ulen, nė dinakėrinė e tyre, gjer nė pėrdorimin e mjeteve politike tė shpifjes e tė keqinterpretimit tė paramenduar pėr tė tė paraqitur si njeri me "qėllime t'errta', ose, nga njė ekstrem nė tjetrin, si"tė shitur"; ky rreth ka lindur njė traditė e cila lyp qė miqėsia tė zėrė vendin e parimeve nė rregullimin e punėve shtetėrore dhe vendin e tė gjitha vlerave tė vėrteta, dhe pra ka lindur hipokrizinė dhe dallkaukllėkun, tė cilėt si pėrfundim kanė sjellė zėnien e ofiqeve me rėndėsi prej "miqve" dhe hipokritėve, nė dėm t'interesit tė pėrgjithshėm. Nė mes tė njė rrethi tė kėtillė, edhe unė e di se c'mė pret me rastin e kėtyre mendimeve qė po shfaq; i marr me mend mbiemrat me tė cilat do tė kėrkojnė tė mė cilėsojnė apatikėt dhe "opinioni" i cili, nėn ndikimin e rrethit, e ka humbur toruan. Por si t'ia bėj hallit qė mua m'ėshtė mbushur mendja se njeriu i pjekur, i cili dėshiron tė jetė element ndėrtonjės, s'mund tė jetė robi i opinionit dhe s'mund tė shkruajė kurrė pėr t'i siguruar vetes njė popullorėsi, pasi ndjekja e popullorėsisė ėshtė sikur tė pranosh tė varesh nga mendimi i pakontrolluar i njė turme moskompetentėsh, tė cilėt askush do t'i linte tė pėrziheshin individualisht nė punėt e tij.
Kjo varėsi i thyen lidhjet e sinqeritetin e tė besnikėrisė (leainą). Nėse, pra, unė po e marr edhe sot pendėn nė dorė, kėtė e bėj sepse me shtyn gaileja e sė nesėrmes, jo vetiake, por kombtare. Dhe po shkruaj pėr kėndonjėsit, tė cilėt, sikundėr nė tė shkuarėn, shpirtin e tyre do t'ia hapin "kuptimit" tė fjalės sime. Unė nuk dua veēse t'i ftoj kėta kėndonjės tė mendohemi sė bashku mbi problemin themelor tė sė ardhmes sonė si qėnie kombtare, pa marrė parasysh kontigjencat e jashtme, siē janė qeveritė, sjelljet e autoriteteve, kufizime qė imponon lufta, etj. Kėto janė gjėra qė vijnė e shkojnė dhe qė s'janė veēse lėvizje nė sipėrfaqen e jetės sė kombeve e jo nė rrėnjėt e saj.

Botuar mė 1943